Skip to main content

“Zonjat mund të kalojnë edhe nëpër të kuqen…” plus 2 more Telegrafi Opinione

“Zonjat mund të kalojnë edhe nëpër të kuqen…” plus 2 more Telegrafi Opinione


Zonjat mund të kalojnë edhe nëpër të kuqen…

Posted: 13 Jun 2018 06:14 AM PDT

Shoqatat kërkojnë dorëheqje. Semaforët duhet të japin dorëheqje. Është antidemokratike, duhet çdo kund me vu rrethrrotullime. Rrotullohu, rrotullohu derisa të merren mentë dhe pastaj provo me ecë drejt nëse mundesh.

Po e marrim një situatë hipotetike, e cila me gjasë ka ndodhur, por ne nuk e dimë kurë. Një zonjë desh u shkel në zebër, sepse e kishte kuptuar gabimisht se zonjat gjithnjë kanë përparësi. Ishte e ndezur e kuqja, dhe të gjithë po prisnin, ndërsa ajo eci nëpër zebër. Polici e kapi nga krahu dhe e ndaloi mbase në të njëjtën kohë kur pranë saj kaloi një veturë e cila mund ta shtypte atë.

Rrjedhimisht, polici i cili intervenoi, duhet të pushohet nga detyra, sepse nuk e kuptoi që një zonjë nuk bën të kapet për krahu, për të zbatuar ligjin. Tash, në vend të policit ka mundur të jetë edhe ministri i Brendshëm, pasi po flasim vetëm në mënyrë hipotetike, sepse te ne kjo nuk mund të ndodhë. Te ne ministrat nuk ecin këmbë dhe nuk presin në semafor.

Do të thoni "mos ja fut kot", se nuk krahasohet semafori dhe rregullat e komunikacionit me protokollin e shtetit. Pra, s'ka tjetër, po kthehemi nga situatat hipotetike në realitet. "Kryeministri të japë dorëheqje", po kërkojnë aktivistet për mbrojtjen e grave dhe shumë shoqatave tjera të veçanta, të cilat ekzistojnë që të harxhojnë buxhet, edhe pse zakonisht nuk kanë elektorat, por mendohet se duhet të jenë diku. Mjafton një deklaratë e paqartë, sjellje e pamatur dhe ja ku është skandali. Problemi ekziston, edhe ata ekzistojnë. Skandali sjell fonde.

Kësaj radhe zëri u ngrit për të mbrojtur një zonjë, me pedigre, e cila "nuk e pa" ose nuk deshi ta shoh protokollin, por dioptria ishte veç shkasi i këtij skandali, se te ne skandalit nuk i shihen dhëmbët. Skandali është skandal dhe portalistët e trajnuar e bëjnë atë mega-ngjarje.

Pastaj, këto grupe, civile, direkt ose indirekt të varura nga buxhetet publike, kanë një spektër të gjerë angazhimesh, se nuk i mbrojnë vetëm zonjat kur kalojnë nëpër të kuqen. Sidoqoftë, ato kanë një logjikë të njëjtë veprimi. U duhet një gaf, një skandal i vogël, një deklaratë e fortë apo e pamenduar mjaftë e ndonjë zyrtari dhe çështja krijohet. Nuk është e thënë të jetë deklaratë zyrtare, mjafton të jetë edhe ndonjë postim në rrjetet sociale, edhe një cicërimë, mjafton. Buxheti gjindet shpejt…

Njëjtë edhe me shtazët. Kur i mbrojmë shtazët, për shembull, sidomos qenët që shëtisin rrugëve dhe e hanë herë pas here ndonjë fëmijë apo pensionist, ringjallet ideja për shfarosjen e tyre. Por, qentë endacak gjithnjë vazhdojnë të shëtisin të papenguar në lagje, të bashkëjetojnë me ne, të mbrojtur nga zhurma që krijohet po "e hangre një qen". Kur e han një qen, ke krijuar lajm, kështu na mësojnë doracakët tashmë të vjetruar për lajmin. Po të hangër qeni, kurgjo kurrkujt! Ku di qeni, askush nuk mban përgjegjësi. Pastaj, edhe grupet e margjinalizuara shpesh krijohen vetëm sa për të arsyetuar fondet. Këto i vetëdijesojnë qytetarët, se të kesh prirje të caktuara mund të jetë profitabile.

Për shembull në paradat e krenarisë, krejt sharmin ngjarjes ja japin, pikërisht heteroseksualët të cilët në krye me presidentin e të tjerë nga hierarkia e shtetit, vizatojnë ngjyrat e ylberit në flamurin politik të shoqërisë, duke e mbuluar kështu me panik të gjelbrën që ka pushtuar gjithkah. Nuk po flasim për të gjelbrën natyrore, por atë ideologjike. Kot ankohesh. Nuk ka ku të ankohet qytetari, i cili do një shtet për të qenë, që të jetë në shërbim të njerëzve të zakonshëm. Të jesh qytetar i zakonshëm, kjo nuk sjell fonde.

Kështu, kësaj radhe krejt filloi kot, pasi dështoi shërbimi protokollar i qeverisë, apo ndoshta thjesht ata kanë menduar se një zonjë do të sillej patjetër si zonjë dhe nuk kanë reaguar. Kështu, kryeministri vet, doli dhe e hoqi nga foltorja atë, pastaj ajo filloi të mos sillet aspak si zonjë. Duke u nisur nga e drejta trashëgimore, si mbesë nga linja e djemve, të një ish ministri të qeverisë së Ismail Qemailit, ajo theu protokollin , jo vetëm në Prizren, por edhe në Tiranë e gjetiu, kudo që mbahet ndonjë ceremoni që shënjon çlirimin nga perandoria e dikurshme osmane. Kjo duket të jetë sikur një mision i zonjës, anti protokoll.

Sido që të jetë, kur jemi te e drejta e trashëguar, pak a shumë, pajtohemi se të gjithë ne, e kemi origjinën nga Ilirët, dhe kjo vetvetiu paraqet meritë dhe na jep të drejtë të përzihemi në të gjitha punët dhe protokollet e Ballkanit, sepse ilirët e kishin sunduar dikur atë, para krejt perandorive që u dyndën këndej pari, sidomos para asaj osmane, pasi kësaj radhe po flasim për ceremoninë shtetërore lidhur me 140 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Kudo të shohim një foltore, do të ngjitemi dhe do fillojmë… derisa të na largojnë.

Pajtohemi edhe kur disa thonë se e kemi origjinën nga majmuni, apo disa të tjerë nga Ademi, sido që të jetë, nuk jemi asnjëri pa origjinë të drejtpërdrejtë dhe secili mund të kemi një arsye për të folur gjerë e gjatë në një ceremoni solemne, pa e bërë hesap protokollin

Në fakt, nëse shohim për protokoll e bonton, ne si popull paskemi qenë krejt gabim. Kompleksohesh kur e sheh sa prapa kemi mbetur. Ne për shembull kemi pirë çaj, thjesht pas buke, ndërkohë që anglezët me shekuj, por edhe sot e kësaj dite shohin orën për të pirë çaj. Krejt është e rregulluar me bonton. Logjikë krejt e gabuar kjo e jona. Ora pra e bënë bazën e kulturës moderne. Edhe protokolli, ose së paku bontoni. Ky popull në fakt nuk është thirrur kurrë në ceremoni shtetërore, mjafton ta largojmë nga ceremonitë e mbyllura, dhe të mos e shajmë…!

Bontoni dhe ne, si dy skaje të një litari, si do të thoshte poeti ynë , i sëmurë rëndë nga sjelljet tona, më shumë se sa nga tuberkulozi. Ne e sëmurëm, ndërsa tuberkulozi vetëm e mbyti.

"Rendi i nderimeve caktohet nga shërbimi protokollar. Ju duhet të u përmbaheni të gjitha pikave që ju janë dhënë: orari, vendet e rezervuara…", thotë libri. Po çfarë protokolli ! S'ka protokoll! Shteti të japë dorëheqje, nuk mjafton veç kryeministri…! Zonjat mund të kalojnë edhe nëpër të kuqen! Kot semaforët! Duhet të japin dorëheqje edhe semaforët… edhe presidenti!

The post Zonjat mund të kalojnë edhe nëpër të kuqen… appeared first on Telegrafi.

Çfarë politike na duhet?

Posted: 13 Jun 2018 03:41 AM PDT

Thjesht fare, nuk ka nevojë për logjikë as formale as dialektike të Hegelit, as për gjeometrinë posteuklidiane të Rienmannit, as për metafizikë spinoziane, aq më pak për aritmetikë më shumë se ajo e Pitagorës.

Kush u kërkon të studiojnë politikat e Aristotelit me themel!

Kush pretendon të dinë utopitë e Thomas Morit!

Kush u thotë ikni se nuk dini parimet demokratike të Makiavelit?

Kush pret të thonë përmendësh tekstet e Qeverisjes Civile të Lokut, Hobsit a të Republikës Teologjike të Spinozës!

Kush pret analiza si të Rusoit mbi delegimin e pushteteve?

As merret me mend të kenë analiza mbi Monteskjenë! Uuu… është shumë!

Thjesht pak kulturë politike dhe dëshirë për t'i shërbyer vendit. Se mos do shumë mend!

Dy krahë politike që bazohen në vlera kundërshtuese por komplementare midis tyre dhe një skenë politike që lëkundet midis tyre me diapazone joçekuilibruese:

E djathta:

– Respekt total i pronës dhe i trashëgimisë

– Atdheu mbi gjithçka

– Trashëgimia kulturore dhe identitare si vlera kryesore për të ecur drejt progresit

– Nxitje e prodhimit të vlerave në të gjitha fushat

– Sistem politik me disa kate.

E majta:

– Prioritet shanseve të barabarta

– Universalizimi planetar si forcë progresi

– Modernizimi kulturor dhe teknologjik si prioritet

– Nxitje e rishpërndarjes për një presion të fuqisë blerëse mbi ekonominë

– Sa më pranë demokracisë direkte

Ja, kaq mo kaq!

As kaq?

Pse shumë është aq?

The post Çfarë politike na duhet? appeared first on Telegrafi.

Mashkulli që po vdes, duke vrarë gruan

Posted: 12 Jun 2018 02:30 AM PDT

Çka po ndodh në Shqipëri, sipas një mikut tim psikoanalist me matricë jungiane, janë "sindromat e dekadencës patriarkale dhe pikë. Rrugëdalja, sipas tij, është puna me thellësinë e brendisë, e cila është krejt femërore, por që e frikëson mashkullin".

Mashkulli patriarkal po vdes, edhe pse po lë pas shumë viktima, sidomos gruan, femëroren. Ai po vdes duke i bërë atentat femërores dhe vendimit të saj për të gjetur vendin që i takon.

Fundi i epokës patriarkale në Shqipëri u nënvlerësua prej të gjithë neve. Menduam se mjaftojnë dy-tre shoqata në mbrojtje të grave, disa të tjera në mbrojte të fëmijëve e ndonjë e tillë në mbrojtje të komunitetit LGBT dhe mori fund patriarkalizmi. Ky kalim është ndër më delikatët në epokën tonë. Të dalë me hapa të shpejtë nga epoka mesjetare, duke kapërcyer etapat, të zhytur më thellë nga regjimi doktatorial që zhvilloi një superun esktrem, paradoksalisht në emër të emancipimit, ne ramë kryekëput në vorbullën e një kaosi transitor që e hapërdau njeriun shqiptar duke e hedhur në krahët e pasigurisë.

Rënia e sistemeve të forta metafiziko-fetare, metafiziko-ideologjike (komunizmi) dhe metafiziko-zakonore (kanuni dhe nënshtrati i traditave patriarkale) do të krijonte me patjetër një situatë, në të cilën më të dobëtit do të ishin viktimat e para. Elementi mashkullor patriarkal nuk i ka rezistuar këtij kalimi, që mua më pëlqen ta quaj zbrazëti, por ka reaguar dhunshëm duke vrarë femrën dhe në përgjithësi më të dobëtin. Po më pak se çdo gjë mashkulli i mesëm shqiptar nuk ka duruar dhe nuk duron çlirimin e femrës dhe faktin se ajo mund të ulet në të njëjtin log kuvendi apo në të njëjtën sofër me të. Ata burra që kanë provuar ta bëjnë këtë gjë menjëherë janë etiketuar burra grash, burra me një "r" etj. etj.

Këtu nuk flitet për emancipim të femrës në kurriz të mashkullit, por për çlirim të njeriut nga kompleksi i sundimit, i frikës së humbjes së pozicionit patriarkal. Nuk janë vetëm burrat që nuk duan çlirimin e grave, por shpesh janë vetë gratë që pasivisht pranojnë situatën. Burrat që vrasin apo dhunojnë femrën jashtë tyre, nuk kanë bërë paqe me femëroren brenda tyre, domethënë me delikatesën, butësinë, zemërgjërësinë, mirëkuptimin, përkujdesjen, jetën. Edhe pas shumë grave që bëjnë abort qëndrojnë burra të papërgjegjshëm dhe të dhunshëm.

Ende burri shqiptar, pa dashur ta përgjithësoj në mënyrë të skajshme, nuk është i zoti të dialogojë me brendinë e tij dhe me brishtësinë e tij, duke i quajtur punë grash e fëmijësh. Ndodh shpesh që ka burra, të cilët kur i pyet pse nuk vijnë në Kishë për me u lut, të përgjigjen: "…kam çu gruan dhe fëmijët, se unë kam punë". Ashtu sikurse t'i ndërrosh pelenat një fëmije e të tjera gjëra plot nuk janë punë burrash, por angari grash.

Naiviteti, me të cilin kemi trajtuar një kalim të tillë na përfshin të gjithëve në mënyrë të veçantë institucionet e edukimit (shkollat) dhe të ndërgjegjes (e kam fjalën për bashkësitë fetare), si dhe shoqërinë civile (shoqatat e mbrojtjes së të drejtave të njeriut).

Këtij naiviteti duhet t'i zërë vendin një punë e vrullshme dhe sistematike duke nisur qysh nga familja. Në një reagim të tijin në rrjetet sociale Edi Oga duket se e kap thelbin e problemit duke u shprehur kështu: "Unë kam edhe djalë, edhe vajzë. Tek vajza nuk kam shumë në dorë, pavarësisht se do t'i mësoj çfarë i duhet për të shpëtuar, por jam i lumtur që do të "shpëtoj" vajzën e dikujt, duke rritur si duhet djalin tim!" Ja hapi i parë, të cilit duhet t'i bëjnë jehonë shkolla dhe insitucionet e tjera, përshi ato fetare.

Po feja, Zoti çfarë lidhje ka këtu? Sipas Niçes, Zoti vdiq, por ne ndalemi vetëm në këtë pohim, duke mos vazhduar çka ai thotë më tej, se "ne e vramë". Pra, vdekja e Zotit nuk ka qenë natyrale, por një artific, diçka e organizuar. Çdo vrasje është vdekje e parakohshme ose së paku me pasoja për ata që e kanë bërë. Ne ende nuk kemi nje autopsi të Zotit të vdekur, sepse ai nuk ka vdekur. Por, gjithsesi vrasja e Zotit ka krijuar nje boshllëk që nuk po mbushet. I vetmi që provoi ta mbushë ishte komunzimi, por nuk ia doli. Në fakt, Niçja nuk pretendoi kurrë ta zëvendësojë Zotin e në këtë pikë ai mbetet ndoshta antimetafiziku më i madh i të gjitha kohërave, pra edhe antiideologjiku më i madh. Do kishte përfunduar në ndonjë gulag ose kamp përqendrimi, po të kishte jetuar në komunizëm. Niçja me një kompleks edipik obez vrau Zotin, i cili ishte edhe Zoti i babait të tij pastor protestant. Vrasja e Zotit dhe shmangia e tij nga jeta publike ka sjell një zbrazëti të madhe, e cila është kthyer në një kaos.

Me vrasjen e Zotit, sikurse thotë vetë Niçja, kemi fshirë horizontin me një sfungjer (nuk ka më objektiva), kemi hequr dheun nga këmbët, kemi hequr ajrin. Duke dashur të vrasim çdo lloj lidhje nga jashtë, kemi hequr edhe sigurinë nga brenda. Duke dashur të vrasë Zotin e moralizmit kristian të babait të tij, ai vrau edhe Zotin Atë, i cili pret me padurim kthimin e të birit për t'i dhënë atij dashuri dhe dinjitet. Nuk është ai i Edipit, por Ati plot dashuri i djalit plangprishës në Ungjillin e Lukës. Dëshira e ligjshme për emancipim na çoi në vrasjen e Zotit dhe tê çdolloj autoriteti që na thotë "ndal", përderi edhe zërin e ndërgjegjes duke zbazur atë totalisht. Vrasja e Zotit ishte një vetëvrasje. Ja pra, nga të fillojmë. Nga ndërgjegja e nga edukimi e formimi i saj. Mos ta japim për të mirëqënë. Të fillojmë. Jemi ende në kohë.

The post Mashkulli që po vdes, duke vrarë gruan appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more