Skip to main content

“Thaçi udhëtoi për në Bruksel, nesër takon Vuçiqin” plus 9 more Ekonomia Online

“Thaçi udhëtoi për në Bruksel, nesër takon Vuçiqin” plus 9 more Ekonomia Online


Thaçi udhëtoi për në Bruksel, nesër takon Vuçiqin

Posted: 23 Jun 2018 09:21 AM PDT

Me ftesë të përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe për Siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Bruksel.

Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, presidenti Thaçi nesër do të zhvillojë takim me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuqiç, në kuadër të fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

The post Thaçi udhëtoi për në Bruksel, nesër takon Vuçiqin appeared first on Ekonomia Online.

Turkish Airlines planifikon të punësojë 1 000 pilotë

Posted: 23 Jun 2018 09:17 AM PDT

Kompania “Turkish Airlines” ka në plan të punësojë 1 000 pilotë dhe ndihmëspilotë, kanë njoftuar zyrtarët e burimeve njerëzore.

Marka e shoqërive ajrore turke THY, e cila fluturon në më shumë destinacione, si rrjedhim i suksesit që ka arritur vitet e fundit dhe kërkesës në rritje të pasagjerëve nga njëra anë zgjeron flotën e avionëve, kurse nga ana tjetër ajo i shton pilotë të rinj ekipit të kokpitit, që sot numëron 4 mijë e 500 pilotë.

Përgjegjësi i kompanisë për burimet njerëzore, Abdülkerim Çay, tha se THY planifikon që këtë vit të punësojë në kompani të gjithë kandidatët e suksesshëm nga apikuesit për të marrë pjesë në kursin e trajnimit të pilotëve.

Në rast të kalimit me sukses të procesit 4-mujor të përzgjedhjes, kandidatët do të fillojnë Akademinë e Përgatitjes së Pilotëve.

Trajnimi në këtë akademi zgjat rreth 18-24 muaj dhe kandidatët këtu marrin të gjitha dijet e nevojshme që duhet të mësojmë për pilotimin civil.

Kandidatët e diplomuar nga kjo akademi do të fillojnë punë në kompani si pilot i dytë.

The post Turkish Airlines planifikon të punësojë 1 000 pilotë appeared first on Ekonomia Online.

Anulimi i njohjeve, diplomaci apo propagandë?

Posted: 23 Jun 2018 08:55 AM PDT

Një betejë e ashpër diplomatike po zhvillohet ndërmjet Serbisë, e cila po lobon për pengimin dhe anulimin e njohjeve të shtetit të Kosovës dhe diplomacisë së Kosovës, e cila synon jo vetëm shtimin e numrit të njohjeve, por edhe anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Rasti më i freskët ishte me Liberinë, për të cilën, nga Beogradi zyrtar u plasuan informata se ka anuluar njohjen e Kosovës dhe më pas demantimi i këtij informacioni jo vetëm nga Prishtina zyrtare, por edhe nga vetë Qeveria e Liberisë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës thotë se Prishtina vazhdon të ketë marrëdhënie të shkëlqyera me të gjitha shtetet, të cila deri me tash e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, thotë për Radion Evropa e Lirë se Liberia ishte një nga vendet e para që njohu sovranitetin e Kosovës pas shpalljes së pavarësisë, dhe siç shprehet ai, të dyja shtetet mbeten të përkushtuara ndaj komunikimit dhe marrëdhënieve diplomatike.

Zyberaj thekson se veprimet e Serbisë për kinse tërheqjen e njohjeve të Kosovës, nuk janë asgjë tjerë veçse një propagandë për konsum të brendshëm në Serbi.

“Serbia në fakt, bën falsifikime në këtë drejtim, kryesisht për të manipuluar opinionin e vet publik. Siç e dini, atje edhe mediat janë të kontrolluara, por fatkeqësisht nganjëherë zënë vend edhe tek opinioni publik i yni. Por, ne, si institucione, jemi të vendosura që mos të biem pre e provokimeve të kësaj natyre, jo vetëm me shtetin e Liberisë, por me secilin shtetet që e ka njohur, por edhe me ato që nuk e kanë njohur ende Republikën e Kosovës, kemi kontakte permanente”, sqaron Zyberaj.

Për me tepër, Zyberaj thotë se me shtetin e Liberisë, Kosova ka marrëdhënie jashtëzakonisht të mira dhe pas pak kohe pritet që të akreditohet ambasadori i Kosovës në atë shtet.

Të mërkurën, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se ka pranuar një notë nga homologu liberian, Gbehzohngar Milton Findley, me të cilën, siç është shprehur, është njoftuar se Liberia e ka anuluar njohjen e Kosovës.

Lajmi është përgënjeshtruar në të njëjtën ditë nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Këshilltari i ministrit të Jashtëm, Zyberaj thotë se Ministria e Punëve të Jashtme është e fokusuar me punë në shtimin e numrit të njohjeve të reja dhe konsolidimin e marrëdhënieve me shtete që kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Fokusi ynë është lidhja e marrëdhënieve diplomatike. Në Afrikë kemi akredituar ambasadorin jorezident në shumë shtete deri më tash dhe ky proces po rrjedh sipas planifikimeve. Sa i përket pyetjes suaj, Serbia ka filluar një fushatë agresive me qëllim të 'tërheqjes' së njohjeve të Kosovës, edhe pse ky koncept fare nuk ekziston".

"Ka qenë dhe vazhdon të jetë një propagandë e shtetit serb me qëllim të largimit të fokusit të shtetit të Kosovës, që ka prioritet. Realisht, ato nuk kanë ndodhur asnjëherë. Siç mund të marr shembull, rastin e Guinea Bisaut, për të cilin shtet është lansuar si lajm nga ministri i Jashtëm (i Serbisë), Daçiq, që e ka tërhequr njohjen e Kosovës. U lansua me pompozitet dhe u bë zhurmë në këtë drejtim, kurse Kosova akreditoi ambasadorin e vet, zotin Ramadan Gashi si ambasador në Guinea Bisau. Dhe, rasti tjetër ishte se gjoja Gana e ka tërhequr njohjen, kurse Republika e Ganës akreditoi ambasadorin e saj në Prishtinë”, shton Zyberaj.

Politologët dhe njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se institucionet e Kosovë duhet të punojnë më shumë në afirmimin e Kosovës, përmirësimin e imazhit dhe prurjen e njohjeve të reja.

Ramush Tahri, politolog, thotë se Serbia është duke bërë një propagandë të ashpër kundër Kosovës në të gjitha shtetet që e kanë njohur dhe që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Loja që po bëhet mes Serbisë dhe Kosovës, në ketë rast, për ta zvogëluar numrin e njohjeve apo tërheqjen e njohjeve, po shfrytëzohet politikisht dhe mediatikisht për forca të caktuara politike. Ndërsa, sa i takon Kosovës, nuk ka ndonjë pasojë, sepse Kosova me ato shtete që e kanë njohur, ka marrëdhënie ndërkombëtare dhe nuk është një çështje që tërheqja e një njohjeje nga një shtet i caktuar bëhet për shkak të armiqësive, ose për shkak të moskuptimit ose raporteve jo të mira mes Kosovës dhe atij shteti".

"Thjesht, është një propagandë e fuqishme e shtetit serb, e cila ndikon dhe duke shfrytëzuar edhe dialogun në Bruksel si dialog statusor dhe jo si dialog teknik dhe duke argumentuar se derisa të mos zgjidhet çështja në dialog, shtetet së paku duhet ta pezullojnë njohjen e Kosovës”, vlerëson Tahiri.

Kosova ende nuk e ka siguruar ulësen që i takon në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, si dhe nuk e ka fituar mbështetjen unike të Bashkimit Evropian, ngase pesë shtete anëtare të BE-së, nuk e njohin atë si shtet.

Tahiri thotë se Kosova është një shtet i vogël dhe nuk mund të ketë marrëdhënie bilaterale me të gjitha shtete e botës.

“Republika e Kosovës e ka kaluar më shumë se gjysmën e shteteve anëtare të OKB-së sa i takon njohjes. Për shtetin e Kosovës është e rëndësishëm njohja duke pasur parasysh që ka mospajtime me shtetin e Serbisë dhe duke pasur parasysh se Kosova ka pengesa për t'u anëtarësuar në OKB dhe organizata të tjera rajonale për shkak të vetos që e vënë aleatet e shtetit serb”, thekson Tahiri.

Më 17 shkurt, Kosova ka shënuar jubileun e parë të pavarësisë. Për 10 vjet të shtetësisë, Kosovën e kanë njohur 116 shtete.

The post Anulimi i njohjeve, diplomaci apo propagandë? appeared first on Ekonomia Online.

Zbulohet formacioni, Gjermania shumë sulmuese ndaj Suedisë

Posted: 23 Jun 2018 08:48 AM PDT

Gjermania e humbi befasisht ndeshjen e parë në grup ndaj Meksikës dhe tashmë duhet medoemos të fitojë dy ndeshjet e mbetura, ndaj Suedisë dhe Koresë Jugore, për të siguruar kualifikimin për në raundin tjetër të Botërorit.

Në ndeshjen ndaj Meksikës, panzerët patën probleme me disa lojtarë individualë të cilët nuk luajtën siç pritej nga ta. Më të kritikuarit ishin Mesut Ozil, Sami Khedira e Timo Werner, gjë që mund të detyrojë trajnerin Joachim Low që të bëjë ndryshime për ndeshjen e sotme, transmeton Gazeta Metro.

Siç raporton gazeta gjermane Bild, në formacion nga fillimi pritet të futet sulmuesi me përvojë Mario Gomez, i cili pritet të luajë në sulm bashkë me Timo Werner.

Në mesfushë, pritet të jenë Kroos, Ozil, Gundogan/Reus dhe Muller, ndërsa në mbrojtje do të luajnë Kimmich, Boateng, Hummels dhe Hector me Neuerin në portë.

The post Zbulohet formacioni, Gjermania shumë sulmuese ndaj Suedisë appeared first on Ekonomia Online.

Komuna e Prishtinës me nënkryetar të ri

Posted: 23 Jun 2018 08:38 AM PDT

Komuna e Prishtinës është bërë me nënkryetar të ri. Kryetari Shpend Ahmeti ka njoftuar që Muhedin Nushi është bërë nënkryetar.

Nushi deri më tash kishte qenë në krye të Drejtorisë së Administratës, pozitë në të cilën vlerësohet që ka kryer reforma të thellë në funksionimin e administratës së komunës.

Lajmin për këtë emërim e ka bërë të ditur Ahmeti, i cili përmes Facebookut bëri të ditur që Nushi do të jetë numri dy në Prishtinë.

Përveç tij, postin e nënkryetarit të komunës e mban edhe Selim Pacolli nga Aleanca Kosova e Re, parti me të cilën Ahmeti kishte lidhur koalicion pas zgjedhjeve lokale.

The post Komuna e Prishtinës me nënkryetar të ri appeared first on Ekonomia Online.

Goli i Xhakës në histori, i pari shqiptar që i shënoi Serbisë

Posted: 23 Jun 2018 08:32 AM PDT

Shqiptarët kundër kombetares së Serbisë, nëse përjashtohen ato ndeshjet e Shqipërisë kundër Jugosllavisë, nuk është që kanë luajtur shpesh.

Në kualifikimet për Evropian, Shqipëria la jashtë Serbinë, por pa i tundur portën asnjëherë, shkruan gazetametro.net.

Granit Xhaka mbrëmë duke i shënuar gol Serbisë, bëhet shqiptar i parë që i tund rrjetëm serbëve. Ai këtë gol, sikurse edhe Shaqiri më pas e festuan duke bërë shiponjën me duart e tyre.

Ndërsa ndaj Jugosllavisë, Shipëria kishte luajtur 5 ndeshje, në të cialt kishte shënuar 4 gola dhe kishte pranuar 13. Në të pesë këto ndeshje, asnjërën nuk e kishte fituar, duke nxjerrë vetëm një barazim.

Megjithatë, shqiptarët viteve të fundit kanë nxjerr futbollist të talentuar, dhe historia e viteve të fundit flet në favor të shqiptarëve, sidomos te kualifikimi për në Evropian.

The post Goli i Xhakës në histori, i pari shqiptar që i shënoi Serbisë appeared first on Ekonomia Online.

Festimi me shqiponjë, Serbia ndihet e provokuar edhe nga Dua Lipa

Posted: 23 Jun 2018 08:22 AM PDT

Fitorja e madhe e kombëtares së Zvicrës ndaj Serbisë u karakterizua me super performanca nga shqiptarët prezent në këtë ndeshje.

Në Serbi janë komentuar ashpër edhe festimet nëpër rrjetet sociale të famshëve, ku një prej tyre është Dua Lipa që përgëzoi shqiptarët për paraqitjen duke bërë shqiponjën në rrjetin social Instagram.

Blici i Serbisë e ka cilësuar reagimin e Dua Lipës si një provokim të madh të saj, e për këtë kanë reaguar edhe gazetarë serb të showbizit dhe adhurues të Duas.

 

The post Festimi me shqiponjë, Serbia ndihet e provokuar edhe nga Dua Lipa appeared first on Ekonomia Online.

Zbulohet kokainë e fshehur në trofetë false të Kupës së Botës

Posted: 23 Jun 2018 08:17 AM PDT

Një bandë që trafikonte drogë u shkatërrua në Argjentinë këtë javë, pasi policia gjeti kokainë dhe marihuanë të fshehur brenda trofeve false të Kupës Botërore.

Policët zbuluan 1,5 kg drogë të fshehur brenda topit të trofesë false dhe kapën dy armë dhe dy makina gjatë bustit të saj, shkruan 'The Sun'.

Gjashtë të dyshuar u arrestuan gjatë bastisjeve të kryera në Isidro Casanova në La Matanza Partido, në Buenos Aires.

"Banda kishte shfrytëzuar 'bumin' e shitjeve të Kupës Botërore 2018", thonë zyrtarët.

Ministri i sigurimit në Buenos Aires, Cristian Ritondo, tha: "Dënimet për trafikun e drogës duhet të respektohen rreptësisht, pasi trafikantët nuk dalin nga ai lloj biznesi.  Ata që janë të burgosur, duhet të vuajnë dënimin e tyre deri në fund".

"Është e rëndësishme që ata të burgosen, në mënyrë që të mos kthehen më në atë biznes", përfundoi ai.

The post Zbulohet kokainë e fshehur në trofetë false të Kupës së Botës appeared first on Ekonomia Online.

Liverpooli nuk i ndahet Strakoshës, gati oferta e re

Posted: 23 Jun 2018 08:04 AM PDT

Liverpooli po vazhdon ndjekjen e portierit të Lazios, Thomas Strakosha, me një ofertë të raportuar me vlerë 30 milionë euro plus bonuse.

Reds janë në kërkim të një portieri të ri pasi Loris Karius dëshpëroi me dy gabime të mëdha në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.

Kështu, me Karius dhe Simon Mignolet që nuk po bindin, drejtuesit e klubit anglez kanë kthyer gjithë vëmendjen në Serie A.

Sipas mediumit anglez Daily Mirror, ekipi i Ligës Premier është i bindur se Strakosha është objektivi i tyre kryesor për portën.

23-vjeçari është një reprezentues i Shqipërisë dhe ka qenë zgjedhja e parë në Stadio Olimpico për dy sezone radhazi, transmeton Telegrafi.

Është raportuar se propozimi i Reds tani qëndron në 30 milion euro, por me disa bonuse që mund të arrijë çmimi prej 35 milionë eurosh.

Strakosha është nën kontratë deri në qershor të vitit 2022 dhe Lazios i kushtoi vetëm 75 mijë euro nga Panionios në vitin 2012.

Për portierin shqiptar interesim ka shprehur edhe skuadra gjermane, Bayer Leverkusen, të cilët kanë ofruar 30 milionë euro.

The post Liverpooli nuk i ndahet Strakoshës, gati oferta e re appeared first on Ekonomia Online.

Zbulohet dorëshkrimi i panjohur i Marin Barletit (Video)

Posted: 23 Jun 2018 08:00 AM PDT

Kërkimet shkencore disavjeçare individuale dhe të përbashkëta të studiues Lucia Nadin dhe historianit Aurel Plasari, kanë çuar në zbulimin e një teksti të panjohur të Marin Barletit. Ai ndodhet në Bibliotekën Kombëtare të Francës, i ardhur nga Venecia.

Nga studimi i deritanishëm, ky dorëshkrim që vjen i ilustruar përmes dy fotografive, është më i hershmi i zbuluar nga Marin Barleti, si dëshmues i rrethimit të parë të Shkodrës mbi pesë shekuj më parë.

Albanologia Lucia Nadin nënvizoi faktin se ishin disa të dhëna që çuan në këtë studim, ndërsa nënvizoi se bashkë me studiuesin Aurel Plasari ka punuar për vite me radhë.

Plasari tha se fakti që dokumenti daton shumë më herët seç studiuesit kishin menduar, përfshirë edhe vetë atë, përkthehet në një "vetëkorrigjim" që i duhet bërë historisë.

"Ky dorëshkrim përmban rrethimin e Shkodrës të datuar në 1500. Botimi i librit i dedikohet një dogje, kreut të Republikës, më 1504. Botimi ose teksti i tanishëm i dedikohet dogjës paraardhës dhe kjo është siguria maksimale që është shkruar shumë vite më parë se Beçikemi. Kjo ndryshon shumë gjëra në kontekstin kur është shkruar vepra e Barletit. Është menduar se është shkuar gjatë paqes që bënte Republika e Venedikut me otomanët, por në të vërtetë vitet na japim diçka tjetër. Është viti i kryengritjes shqiptare, kryengritjes së Lezhës, për çlirimin e Krujës dhe Shkodrës dhe kur në Arbëri vjen nipi i Skënderbeut, ose Skënderbeu i Ri. Pra, rrethanat përmbysen krejtësisht. Pretendimet e autorëve që duke llogaritur botimin dhe pa njohur këtë vepër kanë menduar se Barleti ka marrë pasazhe nga Beçikemi në 1503, pra ka kopjuar prej tij. Këto marrëdhënie kthehen kokëposhtë, sepse rezulton që është Barleti vite përpara Beçikemit dhe nuk është Barleti ai që ka marrë nga Beçikemi, por e kundërta", shpjegoi studiuesi Plasari.

Nga ajo që është studiuar deri tani bëhet fjalë për një dorëshkrim që i përket fundit të 1494-ës. Sipas Nadinit dhe Plasarit, dorëshkrimi duket si një kopje luksi e përgatitur për botim, pa shënime anash, i pastër, me një shkrim të thjeshtë, lehtësisht e korrigjueshme. Një kopje e këtij dorëshkrimi në formatin digjital do t'i jepet edhe Bibliotekës Kombëtare.

Zbulohet dorëshkrimi i panjohur i Marin Barletit, Plasari dhe Nadin ndajnë detaje të rëndësishme

Kërkimet shkencore disavjeçare individuale dhe të përbashkëta të studiues Lucia Nadin dhe historianit Aurel Plasari, kanë çuar në zbulimin e një teksti të panjohur të Marin Barletit.https://ata.gov.al/2018/06/22/zbulohet-doreshkrimi-i-panjohur-i-marin-barletit-plasari-dhe-nadin-ndajne-detaje-te-rendesishme/Ai ndodhet në Bibliotekën Kombëtare të Francës i ardhur nga Venecia. Nga studimi i deritanishëm, ky dorëshkrim që vjen i ilustruar përmes këtyre dy fotografive, është më i hershmi i zbuluar nga Marin Barleti, që si dëshmues i rrethimit të parë të Shkodrës mbi pesë shekuj më parë.Në një deklarim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Albanologia Lucia Nadin nënvizoi faktin se ishin disa të dhëna që çuan në këtë studim, ndërsa nënvizoi se bashkë me studiuesin Aurel Plasari ka punuar për vite me radhë.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on Friday, 22 June 2018

The post Zbulohet dorëshkrimi i panjohur i Marin Barletit (Video) appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more