Skip to main content

“Sokoli: Unë do ta kisha inkuadruar Salahun nga minuta e parë” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Sokoli: Unë do ta kisha inkuadruar Salahun nga minuta e parë” plus 9 more Telegrafi Futboll


Sokoli: Unë do ta kisha inkuadruar Salahun nga minuta e parë

Posted: 15 Jun 2018 03:16 PM PDT

Trajneri i njohur kosovar me renome ndërkombëtare, Bylbyl Sokoli, ka folur për vendimin e trajnerit të Egjiptit për të mos inkuadruar Mohamed Salahun në ndeshjen ndaj Uruguait.

Egjipti ishte një minut larg prej barazimit ndaj Uruguait, në një ndeshje ku tekniku vendosi të mos inkuadrojë superyllin e Liverpoolit.

Bylbyl Sokoli në Duelin e Botërorit sqaroi se vendimi i trajnerit të Egjiptit nuk është një vendim që ai personalisht e preferon.

“Unë do ta kisha inkuadruar nga minuta e parë. Sepse nëse ai mund të luaj, do të performojë për ekipin, por nëse lëndohet, është një zëvëndësim që do të bëhet”.

“Nëse lojtari i lënduar inkuadrohet si zëvëndësues dhe më pas nuk mund të vazhdojë, janë dy zëvëndësime të realizuara dhe kjo më pas është hendikep”, u shpreh Sokoli në emisionin “Dueli i Botërorit” në TV Dukagjini.

Egjipti ndeshjen e ardhshme e zhvillon ndaj Rusisë në kërkim të një fitore për të shpresuar për kualifikim.

Ndiqni emisionin e plotë:

The post Sokoli: Unë do ta kisha inkuadruar Salahun nga minuta e parë appeared first on Telegrafi.

Ronaldo gjeti golin nga gjuajtja e lirë pas 45 tentimeve në garat e mëdha

Posted: 15 Jun 2018 02:54 PM PDT

Plot 45 herë e kërkoi një gol të tillë – kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, shënoi më në fund nga gjuajtja e lirë dhe gol ky që siguroi një barazim të artë ndaj kombëtares së Spanjës.

Ronaldo kishte tentuar të shënojë shumë herë. Plot 44 herë më parë, ai tentoi të shënojë gol në një Kampionat Evropian ose Botëror.

Më në fund, ai gjeti një gol të tillë në momentet e fundit të takimit të Grupit B ndaj Spanjës, sfidë kjo e zhvilluar në Sochi.

Kapiteni i Portugalisë dy herë kishte shënuar në Fisht para golit nga gjuajtja e lirë që shtangu të gjithë.

Panoramë, Foto: Getty Images

Ronaldo gjeti këndin e djathtë të De Geas nga një distancë mjaft e largët, ku muri po ashtu nuk ishte i vendosur mirë.

Portugezi mbetet të shihet se si do të performojë në ndeshjet e radhës ku sigurisht do të kërkojë gola të tillë sërish. /Telegrafi/

The post Ronaldo gjeti golin nga gjuajtja e lirë pas 45 tentimeve në garat e mëdha appeared first on Telegrafi.

Hierro: Jemi si familje, nuk do ta ndërroja asnjë lojtar me Cristianon

Posted: 15 Jun 2018 02:29 PM PDT

Përzgjedhësi i Spanjës, Fernando Hierro, ka përgëzuar lojtarët e tij për paraqitjen teksa mori përgjegjësinë mbi vete për largimin e Diego Costas si momentin që përcaktoi rënien e lojës së ekipit të tij.

Spanja u rikthye dy herë nga disavantazhi për të krijuar madje epërsinë.

Goli i epërsisë u zhvleftësua nga Cristiano Ronaldo i cili ishte i pakapshëm me një hetrik që u kompletua nga gjuajtja e lirë.

Foto: Getty Images

“Ne kemi treguar karakter, krenari dhe personalitet. Ne jemi ekip i matur me personalitet. Ne jemi ekip. Ne nuk kemi dyshime në lojtarët tanë, jemi si familje. Të gjithë janë të rëndësishëm në këtë ekip”.

“E kam kuptuar se Diego Costa ka mundur të na ndihmojë më shumë. Kemi pasur raste për 2-4, por ekip kishte besim në fitore. Kur ke një lojtar si Cristiano përpara, gjëra të tilla mund të ndodhin”.

“Jam krenar me lojtarët e mi. Nuk do të ndërroja asnjërin për Cristiano Ronaldon. Kur ke lojtarë të tillë, gjithçka është më lehtë”.

“Portieri është pozitë e veçantë, siç e dimë të gjithë. Por, ne nuk kemi dyshime në De Gean”, u shpreh Hierro.

/Telegrafi/

The post Hierro: Jemi si familje, nuk do ta ndërroja asnjë lojtar me Cristianon appeared first on Telegrafi.

Bylbyl Sokoli: Do të ketë befasi në Grupin B nga Irani dhe Maroku, Munishi: Do të befasohen si do ta ndjekin topin

Posted: 15 Jun 2018 02:18 PM PDT

Trajneri i njohur kosovar, Bylbyl Sokoli, ka vlerësuar se rënia e lojës nga Spanja erdhi si pasojë e zëvëndësimeve.

Sokoli vlerësoi si të fuqishëm ekipin e Spanjës pas paraqitjes ndaj Portugalisë.

Por, rënien e lojës në momentin e arritjes së epërsisë ja faturoi zëvëndësimeve, e mbi të gjitha, largimit të Julen Lopeteguit.

“Po flasim për një kombëtare e cila ka larguar trajnerin i cili ka punuar me këtë ekip, ka bërë taktizimet, ishte e vështirë”, theksoi mes tjerash tekniku i njohur kosovar. Ai shtoi se në Grupin B mund të shkaktojnë befasi Irani dhe Maroku ndaj Spanjës dhe Portugali.

Ky pohim nuk u prit mirë nga Ismet Munishi, i cili ironizoi me qëndrimin e Sokolit.

“Do të befasohen si do ta ndjekin topin, po çfarë…”, theksoi i ashtuquajturi, “Baba”, Ismet Munishi.

Bylbyl Sokoli, trajner aktual i Llapit, është pjesë e panelit të rregullt të “Duelit të Botërorit” në TV Dukagjini.

Emisioni transmetohet çdo mbrëmje nga ora 22:30. /Telegrafi/

Ndiqeni emisionin më poshtë:

The post Bylbyl Sokoli: Do të ketë befasi në Grupin B nga Irani dhe Maroku, Munishi: Do të befasohen si do ta ndjekin topin appeared first on Telegrafi.

Munishi: CR7 nuk është ekzekutuesi më i mirë, unë u thosha lojtarëve shkoni festoni para gjuajtjeve të lira

Posted: 15 Jun 2018 01:53 PM PDT

Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi, ka vlerësuar performancën e Cristiano Ronaldos, por jo mjeshtrinë e tij nga gjuajtjet e lira në paraqitjen e tij në emisionin “Dueli i Botërorit” në TV Dukagjini.

Ai deklaroi se Ronaldo shënoi një gol të bukur edhe pse nuk njihet si specialist.

Madje Munishi shtoi se atë e nervozon portugezi kur kërkon ekzekutimin e gjuajtjeve të lira te Real Madridi edhe pse ka të tjerë që gjuajnë më mirë prej gjuajtjeve standarde.

“Nuk është ekzekutuesi më i mirë, por ja që shënoi”.

“E di personalisht kur kam qenë si lojtar, u thosha lojtarëve të bëhen gati të festojnë para gjuajtjeve të lira. Isha aq i sigurt”, shtoi mes tjerash Munishi.

Emisioni “Dueli i Botërorit” ka filluar në ora 22:30 në TV Dukagjini, një emision i veçantë me të ftuar special, analiza, detaje dhe statistika. /Telegrafi/

Ndiqeni këtu emisionin: 

The post Munishi: CR7 nuk është ekzekutuesi më i mirë, unë u thosha lojtarëve shkoni festoni para gjuajtjeve të lira appeared first on Telegrafi.

Cristiano Ronaldo ka shënuar në garën e tetë të madhe rresht

Posted: 15 Jun 2018 01:44 PM PDT

Superylli Cristiano Ronaldo pati një mbrëmje historike për të ndaj kombëtares së Spanjës.

Ylli portugez ishte i pandalshëm, duke realizuar hetrik në barazimin prej 3-3.

Si rezultat, Ronaldo ka arritur në një arritje të paprecedentë të shënuarit në gara të mëdha.

Që prej se shënoi në vitin 2004, ai ka shënuar gola në tri kampionate tjera evropiane dhe në katër Kampionate Botërore.

Ronaldo është lojtari i katërt që shënon në katër Kampionate Botërore, duke ndjekur hapat e Uëe Seeler, Peles dhe Miroslav Kloses.

Ky ishte hetriku i parë për Botërorin, Rusia 2018.

Portugalia dhe Spanja kanë nga një pikë në Grupin B të Botërorit, Rusia 2018. /Telegrafi/

The post Cristiano Ronaldo ka shënuar në garën e tetë të madhe rresht appeared first on Telegrafi.

Dzagoev rrezikon të humbasë Botërorin pas lëndimit

Posted: 15 Jun 2018 01:33 PM PDT

Për Alan Dzagoevin ky Botëror mund të jetë i përfunduar.

Gjithnjë sipas një njoftimi të kombëtares ruse, lojtari do t’u nënshtrohet skanimeve dhe mund të mungojë për pjesën e mbetur të Botërorit.

Ylli rus u lëndua në kofshë gjatë pjesës së parë të ndeshjes hapëse të Botërorit ndaj Arabisë Saudite.

“Alan Dzagoev dëmtoi muskulin prapa kofshës”.

Trajneri i Rusisë me festin interesant, Foto: Getty Images

“Trajtimi do të përcaktohet pas skanimeve MRI”, shkruan në një komunikatë të kombëtares ruse.

Përkundër lëndimit të Dzagoevit, Rusia udhëhoqi me rezultat 2-0 pas pjesës së parë falë golave të Yuri GAzinskiy dhe zëvëndësuesit Denis Cheryshev.

Rusia ndeshjen e ardhshme e zhvillon më 19 qershor ndaj Egjiptit. /Telegrafi/

The post Dzagoev rrezikon të humbasë Botërorin pas lëndimit appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve: Portugali 3-3 Spanjë, CR7 lë gjurmë në Sochi

Posted: 15 Jun 2018 01:06 PM PDT

Kombëtarja e Portugalisë edhe pse pati dy herë epërsinë, në fund arriti vetëm një barazim prej 3-3 ndaj Spanjës.

Por, edhe për barazimin portugezët ju falën Cristiano Ronaldos, i cili kompletoi hetrikun e tij me një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë.

Ronaldo më parë shënoi edhe dy gola tjerë që gjetën përgjigje.

Panoramë, Foto: Getty Images

Diego Costa shënoi dy gola duke treguar se është në top formë.

Një supergol u realizua edhe nga Nacho, i cili vlerësohet lart për performancën e tij.

Jo aq vlerësime meriton De Gea, i cili realizoi gabimin e tretë në tri ndeshje rresht për kombëtaren e tij.

Notat e Portugalisë:

Notat e Spanjës:

The post Notat e lojtarëve: Portugali 3-3 Spanjë, CR7 lë gjurmë në Sochi appeared first on Telegrafi.

Hetriku spektakolar i CR7 shtang Spanjën në barazimin dramatik

Posted: 15 Jun 2018 12:52 PM PDT

Cristiano Ronaldo ka realizuar një hetrik dhe ka qenë vendimtar në barazimin e Portugalisë ndaj Spanjës në sfidën me shumë ndryshim në rezultat e që përfundoi me barazim 3-3.

Sfida në Sochi në stadiumin impozant Fisht Stadium ku dëgjohej zëri i Era Istrefit para ndeshjes, filloi me atmosferë impozante.

Foto: Getty Images

Ronaldo pas vetëm katër minutash lojë kaloi Portugalinë në epërsi pas një penaltie të realizuar mjeshtrisht.

Spanja filloi të krijonte raste të shumta dhe arriti të gjejë golin e barazimit 20 minuta më vonë.

Foto: Getty Images

Diego Costa pas një kundërsulmi pranoi topin në zonë për të mashtruar disa lojtarë, e për të lansuar goditjen që la pa opsione portierin portugez për 1-1.

Në fund të pjesës së parë Ronaldo sërish realizoi, teksa Spanja po kërkonte fuqishëm epërsinë.

Një goditje e ulët e fuqishme befasoi De Gean i cili gaboi dhe la për herë të dytë skuadrën e tij në disavantazh. 2-1 për Portugalinë, e goli i dytë i mbrëmjes për Ronaldon.

Foto: Getty Images

Portugalia mendoi se ishte afër fitores dhe hyri me mungesë përqëndrimi në pjesën e dytë. Kjo u shfrytëzua nga Stuhia e Kuqe.

Diego Costa pas një topi të Busquetsit shënoi nga afërsia për 2-2 (55′) dhe vetëm tri minuta më vonë me një volej fantastik Nacho la të shtangur portierin portugez për 3-2.

Spanja riktheu epërsinë në mënyrë të stuhishme, kurse sulmet e dy skudrave vazhduan deri në fund të takimit, kur edhe Portugalia gjeti barazimin.

Foto: Getty Images

Ronaldo nga gjuajtja e lirë (88′) arriti të fotografojë sërish De Gean për të realizuar për 3-3 dhe barazimin e rezultatit. Gol i çmendur për hetrikun e portugezit.

Pas ndeshjeve të para Irani ka kryesimin në Grupin B me tri pikë, kurse Spanja dhe Portugalia pasojnë me nga një pikë. Maroku s’ka pikë. /Telegrafi/

The post Hetriku spektakolar i CR7 shtang Spanjën në barazimin dramatik appeared first on Telegrafi.

Diego Costa dhe Nacho me dy gola ekspres për ta shokuar Ronaldon dhe Portugalinë

Posted: 15 Jun 2018 12:19 PM PDT

Diego Costa dhe Nacho kanë realizuar dy gola të shpejt për të rikthyer eprsinë në 10 minutat e parë të pjesës së dytë.

Ashtu sikurse ishte pritur, Spanja hyri me ofensive në pjesën e dytë.

Mungesa e përqëndrimit u shfaq kur Diego Costa në minutën e 55-të shënoi me ndihmën e Busquetsit për të eklipsuar Ronaldon dhe për të barazuar rezultatin.

Vetëm tri minuta më vonë Nacho realizoi me një super volej që qëlloi shtyllën dhe më pas përfundoi edhe në rrjetë.

Ndeshja po vazhdon me portugezët që janë të shokuar pas dy golave të shpejtë.

/Telegrafi/

The post Diego Costa dhe Nacho me dy gola ekspres për ta shokuar Ronaldon dhe Portugalinë appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more