Skip to main content

“Shaqiri pjesë e formacionit të ditës së nëntë të Botërorit” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Shaqiri pjesë e formacionit të ditës së nëntë të Botërorit” plus 9 more Telegrafi Futboll


Shaqiri pjesë e formacionit të ditës së nëntë të Botërorit

Posted: 22 Jun 2018 07:39 PM PDT

Dita e nëntë e Kampionatit Botëror 'Rusia 2018' ishte një nga më emocionueset për ndjekësit shqiptarë të futbollit.

Përfaqësuesja e Zvicrës fitoi ndaj Serbisë me rezultat 1-2, ndërsa golat u shënuan nga dyshja shqiptare Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Lojtari i ndeshjes, @shaqirixherdan 👐🏆😍

A post shared by Telegrafi Sport (@telegrafisport) on

Dy ndeshjet tjera ishin Brazil 2-0 Kosta Rika dhe Nigeri 2-0 Islandë.

Në formacionin e ditë të përpiluar nga BR Football është Shaqiri, ndërsa dominojnë lojtarët brazilianë:

Portier: Keylor Navas (Kosta Rikë).

Mbrojtësit: Manuel Akanji (Zvicër), Joao Miranda (Brazil), Kenneth Omeruo (Nigeri).

Mesfushorët: Cristian Gamboa (Kosta Rikë), Casemiro (Brazil), Philippe Coutinho (Brazil), Xherdan Shaqiri (Zvicër).

Sulmues: Douglas Costa (Brazil), Ahmed Musa (Nigeri), Aleksandar Mitrovic (Serbi). /Telegrafi/

#Shaqiri pjesë e formacionit të ditës së nëntë të Botërorit 👏 Nga: @brfootball

A post shared by Telegrafi Sport (@telegrafisport) on

The post Shaqiri pjesë e formacionit të ditës së nëntë të Botërorit appeared first on Telegrafi.

Këpuca që shkeli ëndrrën e Serbisë!

Posted: 22 Jun 2018 03:18 PM PDT

U kritikua, u cilësua provokim, por ai vazhdoi tutje!

Xherdan Shaqiri ishte njeriu më i komentuar për një javë në mediat e Serbisë.

Madje, mediat e shtetit fqinj verior kishin filluar një luftë speciale kundër superyllit shqiptar.

Shqiponja, Foto: Getty Images

Dhe, ai u përgjigj në mënyrën më të mirë, me gol, dhe atë në minutën e 92-të të takimit pasi si shqiponjë fluturoi në fushë duke qenë i pandalshëm dhe duke shënuar gol.

Mediat serbe në luftë speciale ndaj Shaqirit Mediat serbe në luftë speciale ndaj Shaqirit

Ishte goli i rikthimit, ishte goli i fitores dhe goli që fundosi shpresat e serbëve që kanë një mision të pamundur – fitore ndaj kombëtares më të trofeshme, pesë herë kampionit, Brazilit.

Për Kosovën, Foto: Getty Images

E gjithë kjo ndodhi me këpucët që u përqeshën dhe u cilësuan si provokative, këpucët ku gjendet flamuri i Kosovës, vendit prej nga vjen Shaqiri, nga Zhegra e Gjilanit e cila festoi ashtu si të gjithë shqiptarët.

Është kjo këpuca që po inspiron Shaqirin, është Kosova që është udhërrëfyesi i tij drejt suksesit dhe bashkë me shqiponjën po fluturon lart pa u ndalur nga askush, as nga kombëtare si Brazili, e as nga armiqt si serbët, që vazhdimisht janë marrë me të.

Është këpuca e cila shkeli ëndrrën e Serbisë.

/Telegrafi/

The post Këpuca që shkeli ëndrrën e Serbisë! appeared first on Telegrafi.

Sokoli dhe Munishi nuk pajtohen për festat e lojtarëve pas ndeshjes, debat interesant mes trajnerëve

Posted: 22 Jun 2018 03:12 PM PDT

Trajneri i Llapit, Bylbyl Sokoli dhe ai i Besës, Ismet Munishin, ishin të ftuar në emisionin Dueli i Botërorit në RTV Dukagjin.

Sokoli e vlerësoi lartë paraqitjen e lojtarëve shqiptarë, duke e lavdëruar punën e tyre.

"Shumë kreativitet, shumë këmbëngulës, luftë në aspektin sportiv, shumë agresivitet sportiv, shumë vetiniciativë brenda fushës, cilësi të personaliteti", tha fillimisht Sokoli.

Ai tha se lojtarët nuk duhet të festojnë shumë dhe të mendojnë për ndeshjen e radhës, ku luhet për kualifikimin.

"Nëse duan kualifikim, kjo zbraz e emocioneve mund të ndikojë në humbje të kontrollit për takimin e radhës".

"Pra unë shpresoj që ka ekspert aty, kuptohet, kjo fitore ka vlerën e vetë dhe vlerën e madhe nëse kalohet grupi", deklaroi Sokoli.

Ismet Munishi nuk u pajtua me konstatimin e Sokolit, duke thënë që lojtarët sot duhet ta festojnë këtë fitore, pse jo të pihet edhe ndonjë birrë.

"Jo nuk pajtohem. Na kemi luajtur dhe kemi festuar. Grupi ka nevojë për festë, për të lidhur më shumë. Për festë, për punë, këto e lidhin grupin".

"Festimi i një fitoreje është gjëja më e bukur që mund t'i ndodh në grupi. Aty vetëm festë, edhe ndonjë birrë me pijë nuk do të ishte keq, bashkohen edhe ma shumë".

Sokoli tentoi ta ndërpres, por Munishi nuk e lejoi, duke thënë që të mos e ndëpres.

"Mos më ndërprit. Festa nëpër dasma shkon me përqafime. A duhet me vazhdu në ditën tjetër me punën me seriozitet, po. Nuk jemi në robotë që të mos festojmë", ka thënë Munishi./Telegrafi/  

The post Sokoli dhe Munishi nuk pajtohen për festat e lojtarëve pas ndeshjes, debat interesant mes trajnerëve appeared first on Telegrafi.

Sokolit: Vlera e Xherdan Shaqirit do të rritet në 50 milionë euro

Posted: 22 Jun 2018 03:00 PM PDT

Xherdan Shaqiri ka zhvilluar një ndeshje të madhe ndaj Serbisë, duke realizuar në minutat e fundit.   

Goli i dha fitoren Zvicrës, ndërsa sipas trajnerit Bylbyl Sokoli, vlera e tij do të rritet bindshëm.

"Xherdan Shaqirit i rritet vlera mbi 50 milionë euro. Me këtë paraqitje ai futet në 10-të lojtarët më të shtrenjtë në Evropë".

(Getty Images)

"Shumë futbollistëve pas botërorit iu rritet vlera".

"Unë mendoj që Xherdan Shaqiri, prej fillimit të kampionit është tregu i rrëzikshëm. Edhe ndaj Brazilit,ai u tregua i fortë".

"Nëse vazhdon kështu do ta shohim në Kupat Evropiane. Do të largohet nga Stoke, pasi ai nuk e ka vendin në atë ekip", ka thënë Sokoli në emisionin Dueli i Botërorit në RTV Dukagjini.  /Telegrafi/

The post Sokolit: Vlera e Xherdan Shaqirit do të rritet në 50 milionë euro appeared first on Telegrafi.

Mediat angleze: Shaqiri dhe Xhaka ja sigurojnë fitoren Zvicrës – dhe Kosovës

Posted: 22 Jun 2018 02:57 PM PDT

Nuk ka kaluar pa u komentuar rikthimi burrëror i Zvicrës së katër shqiptarëve edhe nga mediat angleze.

Pikërisht ylli i Ligës Premier, Xherdan Shaqiri ishte top performuesi në duelin që u zhvillua në Kaliningrad.

Të gjitha lajmet rreth Zvicrës pas fitores ndaj Serbisë Të gjitha lajmet rreth Zvicrës pas fitores ndaj Serbisë

Aty Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka shënuan dy gola fantastik për të tronditur Serbinë dhe duke ja prerë biletën drejt shtëpisë.

The Independent e cilëson këtë fitore të Kosovës.

“Shaqiri dhe Xhaka ja sigurojnë fitoren Zvicrës – dhe Kosovës”, është titulli i prestigjiozes britanike.

The Sun e cilëson festimin me shqiponjë si një gjest drejtuar Serbisë.

Kurse, Guardian e vlerëson këtë një tronditje që Shaqiri ja bëri Serbisë në fund të takimit.

Zvicra vulos kualifikimin ndaj Kosta Rikës më 27 qershor.

/Telegrafi/

The post Mediat angleze: Shaqiri dhe Xhaka ja sigurojnë fitoren Zvicrës – dhe Kosovës appeared first on Telegrafi.

E vetmja kombëtare që është rikthyer nga disavantazhi – Zvicra e shqiptarëve po vë standarde në Rusia 2018

Posted: 22 Jun 2018 02:43 PM PDT

Kombëtarja e Zvicrës ka arritur të tregojë karakter të hatashëm ndaj Serbisë duke u rikthyer nga disavantazhi.

Skuadra e Zvicrës së shqiptarëve kishte pranuar gol në fillim, duke qëndruar në disavantazh deri në fund të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë ndodhi rikthimi me dy gola nga shqiptarët, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Foto: Getty Images

Së pari Xhaka me një raketë shpoi rrjetën serbe dhe më pas Shaqiri e vulosi fitoren në minutat e fundit.

Me këtë rikthim Zvicra bëhet e para kombëtare këtë Kampionat Botëror që ka rikthyer disavantazhin në një ndeshje.

Po ashtu, Zvicra të njëjtën gjë e bëri edhe ndaj Brazilit, duke u rikthyer nga disavantazhi për të marrë një pikë.

Zvicra po tregon karakter të jashtëzakonshëm në këtë Kampionat Botëror dhe këtë e tregojnë edhe statistikat, natyrsith falë shqiptarëve të cilët po zhvillojnë një kampionat të jashtëzakonshëm. /Telegrafi/

The post E vetmja kombëtare që është rikthyer nga disavantazhi – Zvicra e shqiptarëve po vë standarde në Rusia 2018 appeared first on Telegrafi.

Munishi: Granit Xhaka është në nivel me Toni Kroosin

Posted: 22 Jun 2018 02:38 PM PDT

Në RTV Dukagjini sonte (e premte) po diskutohet për ndeshjet e sotme të Kampionatit Botëror.

Tema kryesore është e drejtuar kah ndeshja Zvicër-Serbi, nga e cila fituese doli Zvicra me dy golat e mrekullueshëm të shqiptarëve Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka.

Te ky i fundit, trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi, ka dhënë komentin e tij duke e krahasuar Xhakën me lojtarin e famshëm të Real Madridit, Toni Kroos.

Bomba e Granit Xhakës barazon rezultatin, pasoi festa magjike me shqiponjë! Bomba e Granit Xhakës barazon rezultatin, pasoi festa magjike me shqiponjë!

“Ka fituar atje në Zvicër sepse ambienti është më i mirë, ndërsa këtu është më konfuz. Ky do të bëhet një lojtar i madh, ky mund të luajë në Real Madrid me kualitet që i ka, me forcën që e ka, me karakterin që e ka, me atë çfarë ka treguar, me Toni Kroosin është i barabartë”, ka thënë Munishi gjatë emisionit.

(Getty Images)

Tutje, ai tregon edhe për bashkëbisedimin që kishte pasur me Granitin, duke treguar edhe këshillat që ia kishte dhënë.

“I pata thënë Granitit, sepse nuk e kishte një sezon të mirë në Arsenal, jo sezon të mirë, por kaloi nga një kampionat gjerman në një kampionat anglez, dhe i duhej kohë të ambientohej, edhe po bisedonim gjatë kohës që bënte stërvitje, në pauzë bisedonim. I thosha: Ti je lojtar fantastik por duhet të kesh vetëbesim, dhe është tempo tjetër sepse në Gjermani luhet më avash. Ti duhet të përshtaten në këtë tempo edhe je më i mirë se Toni Kroosi".

Nata e shqiponjave në Rusi Nata e shqiponjave në Rusi

"Krejt njerëzit kënaqen kur i lëvdojnë. Më pyeti: Pse trajner më i mirë, dhe mu desh t’ia shpjegoja: Është më i fortë në duel, është më i fortë në kërcim në ajër, goditjen e ka më të mirë se Toni Kroosi”, ka thënë ndër të tjerash Munishi. /Telegrafi/

The post Munishi: Granit Xhaka është në nivel me Toni Kroosin appeared first on Telegrafi.

Tre musketerët – Festimi muskuloz i Shaqirit si CR7 dhe Balotelli

Posted: 22 Jun 2018 02:32 PM PDT

Xherdan Shaqiri ka festuar në mënryë të veçantë pas golit të tij të shkëlqyer ndaj Serbisë.

Superylli shqiptar realizoi gol fantastik pasi vrapo në një pasim të Gavranovicit duke mposhtur portierin e Serbisë në minutat e fundit.

(Getty Images)

Pasi shënoi, ai festoi duke bërë shqiponjën, njëjtë sikurse Granit Xhaka duke nxitur emocion të papërshkrueshëm te të gjithë shqiptarët.

Por, mediat ndërkombëtare si Bleacher Report janë marrë me festimin e Shaqirit i cili tregoi muskujt.

Ky festim është bërë nga Mario Balotelli kur ishte me kombëtaren italiane pasi reailzoi dy gola ndaj Gjermanisë.

Tre musketieret 💪😜

A post shared by Telegrafi Sport (@telegrafisport) on

Ronaldo në anën tjetër ka festuar shpesh duke treguar muskujt me Real Madridin.

Një mbrëmje e madhe për Shaqirin me festim të madh, i cili me plot meritë gjeti veten te mediat më të mëdha ndërkombëtare. /Telegrafi/

The post Tre musketerët – Festimi muskuloz i Shaqirit si CR7 dhe Balotelli appeared first on Telegrafi.

Graniti i drejtohet Xherdanit: Ia dolëm vëlla

Posted: 22 Jun 2018 02:25 PM PDT

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Këta dy emra do t’i mbajnë mend gjatë tërë jetës së tyre serbët.

Dy futbollistët nga Kosova kanë shënuar golat për fitoren e Zvicrës 2-1 me një rikthim fantastik.

Ajo që i bëri edhe më madhështor këta dy yje që ia fali zoti shqiptarëve, ishte festa e tyre duke bërë me duar simbolin e Shqiponjës.

(Getty Images)

Festa e yjeve shqiptarë, Valoni, Xherdanit, Graniti e Blerimit ishte e jashtëzakonshme.

Por me të përfunduar ndeshja Graniti ka qenë tejet aktiv edhe rrjetet sociale.

Pasi tha fillimisht se i thonë Granit Kosova, Xhaka ka bërë një tjetër postim.

(Getty Images)

Ai ka bërë bashkë me Xherdanin nga festa e tyre.

“Ia dolëm vëlla”, ka shkruar shkurtimisht Xhaka në Insta Story.

Zvicra aktualisht është lider së bashku me Brazilin në Grupin E me nga katër pikë. /Telegrafi/

Postimi i Xhakës në Insta Story

The post Graniti i drejtohet Xherdanit: Ia dolëm vëlla appeared first on Telegrafi.

Petkovic: Kemi zhvilluar mentalitet fituesi

Posted: 22 Jun 2018 02:22 PM PDT

Trajneri i kombëtares së zvicerane, Vladimir Petkovic, u shpreh i qetë pas fitores ndaj Serbisë.

Ekipi i tij u rikthye nga disavantazhi dhe Petkovic vlerësoi lart mentalitetin e lojtarëve ët tij.

“Ishte një ndeshje mjaft interesante, të them së paku. Ne kemi pasur një rënie-ngritje këtu. Personalisht pas golit të parë isha shumë euforik, ishte një mënryë e shkëlqyer e të shënuarit”.

“Pas pjesës së parë asuksh nuk do të kishte besuar se do ta kishim rikthyer rezultatin. Kishte aspekte negative dhe pozitive këtu. Edhe pse ne ishim në disavantazh në pjesën e parë ne mbajtëm kokën lart”.

(Getty Images)

“Ajo që është me rëndësi ishte zhvillimi i mentalitetit të fituesit. Edhe pse jemi në disavantazh ne tentojmë të jemi optimist dhe të fitojmë secilën ndeshje”.

“Kjo është shfaqur edhe në ndeshjet e mëparshme, edhe ndaj Brazilit dhe gjithnjë kemi reagim të mirë e ky është karakter pozitiv i ekipit tonë”, u shpreh Vladimir Petkovic.

Më 27 qershor zhvillohet ndeshja e fundit e Zvicrës ndaj Kosta Rikës në Grupin E. /Telegrafi/

The post Petkovic: Kemi zhvilluar mentalitet fituesi appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more