Skip to main content

“Sampaoli: Messi është drita e Argjentinës, duhet t’ia bëjmë më të lehtë” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Sampaoli: Messi është drita e Argjentinës, duhet t’ia bëjmë më të lehtë” plus 9 more Telegrafi Futboll


Sampaoli: Messi është drita e Argjentinës, duhet t’ia bëjmë më të lehtë

Posted: 29 Jun 2018 02:45 PM PDT

Trajneri i kombëtares së Argjentinës, Jorge Sampaoli, e ka zbuluar planin e tij ndaj Francës, e që sipas tij është që t’i lehtësohet puna Lionel Messit.

Messi hapi serinë e shënimeve duke realizuar golin hapës ndaj Nigerisë dhe ishte njeri kyç në kualifikimin e Argjentinës pas fitores ndaj Nigerisë.

Kundërshtari i radhës është kombëtarja e Francës dhe Sampaoli ka treguar se si do të luajë ekipi i tij.

“Leo është plotësisht i përkushtuar ndaj ekipit, ju e shihni këtë në fushë”.

“Ai është një njeri me vizion të qartë për futbollin që na lejon të shohim gjëra që vetëm një gjeni i sheh”.

“Është e vështirë të jesh në nivelin e Leos sepse ai është dritë shkëlqyese për të gjithë ne, e duhet të luajmë duke mbajtur në mend kapacitetin e tij, duke luajtur në nivel të përafërt me të. Disa lojtarë mund të përshtaten shpejt me të për shkak të përvojës, të tjerë kanë më shumë kohë”.

“Jam i sigurt se ata kanë plan për ta neutralizuar Messin, por ne kemi planin tonë për t’ia lehtësuar atij”.

“Le të shohim kush e ka planin më të mirë. Ne kemi lojtarin më të mirë në botë, por ne kemi edhe të tjerë që mund t’i bëjnë gjërat të vështira për ta”, u shpreh Sampaoli.

Argjentina përballet me Francën nga ora 16:00 të shtunën në ndeshjen e eliminimit direkt. /Telegrafi/

The post Sampaoli: Messi është drita e Argjentinës, duhet t’ia bëjmë më të lehtë appeared first on Telegrafi.

E merituan plotësisht – festë e madhe në zhveshtoren e Dritës pas triumfit historik

Posted: 29 Jun 2018 02:35 PM PDT

Ekipi i KF Dritës ka festuar në mënyrë të çmendur pas fitores ndaj Lincoln Red Imps në Gjibraltar.

Kampioni i Kosovës shkatërroi kamiponin e Gjibraltarit pas vazhdimeve me rezultat 4-1.

Menjëherë me të përfunduar takimi, është publikuar një video nga Gjibraltari ku shihen lojtarët e Dritës duke festuar.

“Kush nuk kërcen, është Skifter o hej”, është kori tradicional i Intelektualëve me të cilin festojnë futbollistët e Dritës.

Drita kështu vazhdon aventurën duke u përballur me Malmon e Suedisë.

Edhe në rast të eliminimit nga kuailfikimet e Ligës së Kampionëve, Drita vazhdon rrugëtimin në rrethin e dytë të Europa League. /Telegrafi/

The post E merituan plotësisht – festë e madhe në zhveshtoren e Dritës pas triumfit historik appeared first on Telegrafi.

Lutfi Haziri: Drita po na e zdritë fytyrën në Evropë

Posted: 29 Jun 2018 02:21 PM PDT

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i është gëzuar tej mase triumfit të Dritës në turneun parakualifikues të Ligës së Kampionëve.

Drita mposhti së pari Santa Coloman dhe sonte mbrëma deklasoi Lincolnin, të dy këto ndeshje në vazhdime, duke fituar në turneun parakualifikues.

Dhe, suksesi historik për inkuadrim në kualifikimet e Ligës së Kampionëve ka gëzuar kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirin.

“Çdo fitore spektakolare. Drita jonë po vazhdon me na e zdritë fytyrën në Evropë”.

“Ju jeni ambasadorët tanë më të mirë. Urime dritasha”, u shpreh Haziri në rrejtin social Facebook.

Drita fillon aventurën në kualifikimet për Ligën e Kampionëve ndaj kampionit të Suedisë, Malmo.

Ndeshja zhvillohet gjatë muajit korrik. /Telegrafi/

The post Lutfi Haziri: Drita po na e zdritë fytyrën në Evropë appeared first on Telegrafi.

Drita shkruan historinë për futbollin kosovar, fiton turneun parakualifikues të Ligës së Kampionëve!

Posted: 29 Jun 2018 02:04 PM PDT

Drita ka shkruar historinë e futbollit kosovar duke arritur të fitojë turneun parakualifikues të Ligës së Kampionëve, pasi mposhti në finale kampionin e Gjibraltarit, Lincoln Red Imps, me rezultat 4-1. Drita kështu siguron rrethin e parë të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve ku e pret kampioni i Suedisë, gjiganti Malmo.

Sfida filloi me pak shikues në Victoria Stadium, ku skuadra vendase kishte përparësinë e terenit vendas, një fushë artificiale ku Drita u përshtat shpejt.

Pas vetëm dy minutash lojë një harkim i mirë në zonë e gjeti të lirë Liridon Lecin, i cili u gjend mirë në zonë për të shënuar për 1-0 (2′).

Me të vazhduar takimi vendasit nga Gjibraltari u hodhën në sulm, kjo krijoi kundërsulme të rrezikshme.

Drita pati raste të shumta në vazhdim të pjesës së parë, por nuk arriti që të konkretizonte, ndoshta për shkak të mungesës së përvojës në garat evropiane.

Festa në Gjilan pas golit të Liricon Lecit, Foto: Visar Beqiri

Në pjesën e dytë u intensifikuan sulmet e vendasve të cilët krijuan lojë më të mirë në mesfushë, kurse gjyqtari ndëshkoi plot gjashtë lojtarët të Dritës në këtë fraksion loje.

Pas një harkimi të Gamiz, ishte Corral ai që shënoi për 1-1 dhe gëzimin e tifozëve vendas (61).

Deri në fund dy skuadrat krijuan përpjekje, por Drita nuk gjeti golin e merituar dhe me rezultat të barabartë 1-1 ndeshja shkoi në vazhdime.

Në vazhdime Drita pati sërish dominimin ndaj kampionit të Gjibraltarit, por nuk arriti që të gjente golin, kurse mbeti edhe pa Fidan Gërbeshin i cili u përjashtua me kartonin e dytë të verëdhë në minutën e 100-të të sfidës.

Në minutën e 107-të, Bernardo Lopes shkaktoi penalti, ku Liridon Leci shënoi nga penaltia për 2-1 dhe duke i dhënë fund kështu vazhdimeve me golin e tij të dytë dhe të dytin për Dritën.

Pas disa kundërsulmeve të huqura, ishte Xhevdet Shabani ai që realizoi për 3-1, kurse në fund me parabolë Haxhi Neziraj shokoi vendasit për 4-1 dhe rezultatin përfundimtar.

Pasi triumfoi në këtë turne parakualifikues, Drita vazhdon garat në rrethin e parë të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve ku përballet me gjigantin suedez, Malmo.

Në rast të eliminimit nga Malmo, tash këto ndeshje me sistem vajtje ardhje, skuadra e Dritës mund të vazhdojë në rrethin e dytë të kualifikimeve të Europa League, ku përballet me humbësin e takimit Dudelange (Luksemburg) – Videoton (Hungari).

Prezenca e suksesshme e Dritës në garat evropiane ashtu sikurse e Prishtinës, pos që do të mbushë arkat e këtyre dy klubeve do të sigurojë vlerësim më të lartë të futbollit kosovar te UEFA, ku edhe një ekip i tretë nga edicioni i ardhshëm nga Superliga e Kosovës mund të marrë pjesë në garat evropiane. /Telegrafi/

The post Drita shkruan historinë për futbollin kosovar, fiton turneun parakualifikues të Ligës së Kampionëve! appeared first on Telegrafi.

Drita shumë afër fitores, Leci shënon nga penaltia për epërsinë

Posted: 29 Jun 2018 01:50 PM PDT

Drita është shumë afër fitores së madhe në Gjibraltar ndaj Lincolnit.

Pas një aksioni të mirë në zonë, ishte Bernardo Lopes ai që u detyrua të prek topin me dorë.

Përpos që u përjashtua Lopez, nga pika e bardhë e akorduar i sakt ishte Liridon Leci.

Në minutën e 107-të me këtë gol Leci shënoi të dytin të tij në këtë ndeshje dhe të dytin për epërsinë e Dritës.

Drita shumë afër fitores dhe kualifikimit në rrethin e parë të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve.

The post Drita shumë afër fitores, Leci shënon nga penaltia për epërsinë appeared first on Telegrafi.

Portugalia nuk varet nga Ronaldo, këmbëngul Santos

Posted: 29 Jun 2018 01:18 PM PDT

Fernando Santos beson se kombëtarja e Portugalisë nuk është aq e varur nga Cristiano Ronaldo.

Ishte superylli i Real Madridit ai që shënoi katër gola në këtë Kampionat Botëror për ekipin e tij kombëtar.

Dhe, teksa kritikët e cilësojnë si një ekip të varur shumë nga Ronaldo, kështu nuk mendon Santos.

“Unë duhet të përsëris se gjithmonë e kuptoj pyetjen. Të gjithë e dinë se ne varemi nga lojtarët tanë”.

“Ne kemi një prej lojtarëve më të mirë në botë, por nëse më pyesni mua, atëherë duhet të pyesni edhe Urugain sepse kanë lojtarë të mëdhenj, secili ekip ka lojtarë të mëdhenj”.

“Është ekipi ai që duhet të luajë. Nëse Ronaldo luan vet, ne do të humbasim. Ne duhet të jemi të fortë si ekip ashtu siç është Uruguai i fortë si ekip”.

“Nëse dy skuadrat mbyllin njëra-tjetrtën, atëherë natyrisht se individët vijnë në shprehje. Shpresoj se ekipi im është të jetë në nivel dhe Ronaldo të bëj po ashtu dallimin”, deklaroi Santos. /Telegrafi/

The post Portugalia nuk varet nga Ronaldo, këmbëngul Santos appeared first on Telegrafi.

Analizë: Griezmann vs Messi, Ronaldo vs Godin – guida drejt fazës eliminuese

Posted: 29 Jun 2018 12:07 PM PDT

Francë – Argjentinë dhe Uruguai – Portugali janë pa dyshim dy prej përballjeve më të forta të fazës eliminuese të Botërorit, Rusia 2018.

Plot 32 kombëtare arritën në Kampionatin Botëror, ku 16 ishin lënë në Rusi.

Faza e grupeve ofroi dramë dhe mjaft emocione, si në fushë, ashtu edhe jashtë fsuhave. Sidoqoftë, krizë apo shkëlqim, të gjitha ekipet besojnë se mund t’ia dalin deri në fund.

Qysh në 1/8 e finales janë caktuar ndeshje tejet interesante, ku Franca përballet me Argjentinën në atë që është gjysma e skuadrave të vështira në skemën që çon drejt Kupës së Botës, teksa Angalia e Kolumbia ndjejnë se kanë rrugën të hapur drejt finales me skuadra “më të lehta” në letër para vetes.

Messi shënoi për 1-0 në ndeshjen “o jetë, o vdekje” ndaj Nigerisë. Foto: Getty Images

Francë – Argjentinë

Koha dhe vendi: E shtunë, 30 qershor (16:00) – Kazan Arena

Një duel i kategorisë së rëndë e hapë fazën grupore, teksa Franca dhe Argjentina do të përplasen në kazan. Kjo, në letër, do të jetë një përballje mes dy ekipeve të stërmbushura me yje, por këto dy superfuqi të futbollit ende duhet të bindin në Rusi.

Les Bleus e fituan Gurpin C, pro ata shënuan vetëm tri gola. Argjentina në anën tjetër ka pasur nevojë për një gol në momentet e fundit nga Marcos Rojo për të përfunduar në vendin e dytë në Grupin D. Ëndrra e Lionel Messit për Kupën e Botës është e gjallë, por Albicelestët duhet që të përmirësohen dhe atë sa më shpejt nëse duan të realizojnë një fitore më shumë se në Brazil katër vite më parë.

Beteja kyçe: Ka qenë një kampionat i qetë për Messin, i cili ka shënuar vetëm një herë në Rusi, por superylli i Barcelonës do t’i shfrytëzojë rastet e tij ndaj Francës në krahun e majtë ku gjendet Lucas Hernandez.

Top statistika: 55 ndërhyrjet e shkaktuara ndaj Argjentinës në këtë kampionat është më shumë se secila skuadër, tetë më pak se Panama e eliminuar.

 

Uruguai – Portugali

Foto: Getty Images

Koha dhe vendi: E shtunë, 30 qershor (20:00) – Fisht Stadium

Në Euro 2016, Portugalia kishte probleme në kualifikime para se ta fitonte trofeun. A mund të përsëritet kjo histori në Rusi? Mirë, nëse Cristiano Ronaldo dëshiron ta ngritë edhe këtë trofe, atëherë duhet ta gejjë rrugën që të shënojë në mbrojtjen e Uruguait që s’ka pranuar gol në tri ndeshjet e fazës grupore.

Me Luis Suarezin dhe Edinson Cavanin që janë në gjendje që të shënojnë gol në secilin moment, ekipi i Oscar Tabarez është mirë i pajisur dhe gjithmonë është gati për t’i shfrytëzuar rastet. Nëse Argjentina dhe Portugalia vazhdojnë tutje, atëherë do të shohim Messin përballë Ronaldos në çerekfinale – të gjithë e duam një përballje të tillë, por ka shumë punë deri sa të ndodhë kjo.

Beteja kyçe: Ronaldo ka lënë vulën e tij në Kampionatin Botëror me një hettrik spektakolar ndaj Spanjës. Mbrojtsi i Atletico Madridit, Diego Godin, dot ë jetë një njeri i njohur për portugezin nga derbit e Madridit, por kapiteni i uruguait është një prej qendërmbrojtësve më të fortë në botë.

Top statistika: Uruguai është ekipi i vetëm që nuk ka pranuar gol në këtë Kampionat Botëror, duke mbajtur portën të pa prekur në tri përballjet e grupeve.

 

Spanjë – Rusi

Foto: Getty Images

Koha dhe vendi: E dielë, 1 korrik (16:00) – Luzhniki Stadium

Pas dy fitoreve impresive ndaj Arabisë Saudite dhe Egjiptit, Rusia u kthye në realitet duke humbur nga Uruguai me rezultat 3-0, e që bëri që kjo kombëtare të përfundojë e dyta në grup. Ky rezultat e vuri Rusinë përballë Spanjës, që ka pasur nevojë për një gol në momentet e fundit nga Iago Aspas ndaj Marokut për ta shmangur humbjen. Kampionët e vitit 2010 pranuan pesë gola në fazën e grupeve dhe po ashtu pranuan tri gola në një takim me Rusinë në mqiësore në nëntor të vitit 2017.

Beteja kyçe: Diego Costa është mbrehtësia e Spanjës në sulm dhe do t’i pëlqejë përplasja me Ignashevichin, a do të jetë 38 vjeçari në gjendje që të luftojë?

Top statistika: Me 307 pasime të kompletuara, kapiteni i Spanjës, Sergio Ramos kryeson të gjithë lojtarët për pasimet e kompletuara në Botëror.

 

Kroaci – Danimarkë

Foto: Getty Images

Koha dhe vendi: E dielë, 1 korrik (20:00) – Nizhny Novgorod

Kroacia ishte mbi të gjithë në Grupin D, duke fituar tri nga tri ndeshjet në Kampionatin Botëror për herë të parë në një grup mjaft të vështirë. Rezultati më impresiv erdhi ndaj Argjentinës pasi kroatët shkatërruan rivalët kryesorë për të marrë lidershipin.

Danimarka është rivali i radhës që ka përfituar nga një barazim monoton pa gola ndaj Francës, e ku Kasper Schmeichel është bërë portier me më shumë ndeshje ap pranuar gol se babai i tij, Peter. Kombëtarja skandinave shënoi dy herë, por pranoi vetëm një gol teksa u kualifikua para Australisë dhe Perusë.

Beteja kyçe: Edhe pse nuk është duel direkt, nuk ka dyshim se mesfushorit Luka Modric dhe Christian Eriksen janë lojtarët kyç në këtë përballje. Modric ka shënuar në dy ndeshje në këtë Botëror, teksa mbi supet e Eriksenit është kreativiteti i ekipit.

Top statistika: Me 12 intervenime në këtë Botëror, Schmeichel është vetëm prapa Ochoas i cili ka më shumë intervenime, teksa danezi ka një përqindje prej 92.3 për qind të rasteve të ndalura në këtë Botëror.

 

Brazil – Meksikë

Foto: Getty Images

Koha dhe vendi: E hënë, 2 korrik (16:00) – Samara Arena

Brazili është favorit për ta fituar këtë Botëror, por Meksika premton një test të fortë për Selecaon pasi kombëtarja e vetme e mbetur nga CONCACAF tashmë ka kontribuar në eliminimin e hershëm të GJermanisë.

Brazili është i pamposhtur dhe ka pranuar vetëm një gol deri tani, por ekziston ndjesia se mund të shohim më shumë nga një skuadër që u kualifikua lehtësisht nga amerika latine ku ekzistoi sfidë e madhe. Meksika u eliminua në 1/8 të finales në gjashtë Kampionate Botërore, kështu që edhe kjo pritet të jetë arritja më e madhe e kësaj kombëtare.

Beteja kyçe: Neymari ende nuk e ka arritur top formën në botëror, e ku 20 vjeçari Edson Alvarez në krah dot ë jetë i ngarkuar për të mbajtur të qetë lojtarin më të shtrenjtë në botë.

Top statistika: 57 goditjet e regjistruara nga Brazili deri tash janë më së shumti nga një ekip i mbetur në Botëror, vetëm Gjermania arriti të bëjë 72 goditje dhe të eliminohet!

 

Belgjikë – Japoni

Foto: Getty Images

Koha dhe vendi: E hënë, 2 korrik (21:00) – Rostov Arena

Një numër i madh i talentëve që pasuruan skenën e futbollit e bëjnë Belgjikën një prej pretendentëve, edhe pse Kevin De Bruyne dhe Eden Hazard u eliminuan nga Uellsi dy vite më parë në Euro 2016.

Japonia arriti kualifikimin në rrethana shumë të çuditshme, pasi Senegail u eliminua vetëm për shkak të kartonëve. Japonia që është kombëtarja e fundit e mbetur aziatike do të jetë jofavorite në këtë duel sepse kurrë nuk ka arritur çerekfinalen, e vetëm Rusia ka renditje më të ulët se japoneët në FIFA.

Beteja kyçe: Mbrojtësi i Marseille, Hiroki Sakai, pritet që të startojë në krahun e djathtë ndaj Japonisë, ku ai do të mbajë Hazardin, kurse anësori i Chelseat do të mundohet që të shënojë edhe më shumë gola pasi shënoi dy ndaj Tunizisë në Grupin G.

Top statistika: Me nëntë gola të shënuar në tri ndeshje të fazës grupore, Belgjika është skuadra me më së shumti gola të shënuar këtë kampionat.

 

Suedi – Zvicër

Koha dhe vendi: E martë, 3 korik (16:00) – St. Petersburg Stadium

Rregullat e suspendimit bëjnë që Fabian Schar dhe Stephan Lichtsteiner të mos luajnë kurse Sebastian Larsson mungon te Suedia. Zvicra po nënvlerësohet dhe kjo ka shtyrë Ibrahimovicin që të besojë se Suedia mund ta fitojë Botërorin, por nëse pyeten Brazili dhe Serbia, atëherë suedezet dot ë mendohen dy herë.

Zvicra ndali Brazilin dhe në ndeshjen e dytë shqiponjat fluturuan në Kaliningard për të siguruar një fitore të madhe për zviceranët në atë që ishte ndeshja më e përfolur e këtij kampionati. Zvicra është në vendin e gjashtë të ranglistës së FIFA-s.

Beteja kyçe: Xherdan Shaqiri shënoi në fund të ndeshjes ndaj Serbisë dhe është rreziku kryesor për secilën skuadër, kurse ndaj tij do të testohet Ludëig Augustinsson i cili shënoi golin e parë ndaj Meksikës.

Top statistika: Ndeshaj e Suedisë ndaj Koresë së Jugut pati më së shumti ndërhyrje të palejuara (43) në këtë Kampionat Botëror.

 

Kolumbi – Angli

Foto: Getty Images

Koha dhe vendi: E martë, 3 korrik (20:00) – Spartak Stadium

Këtu do të përmbyllet faza e 1/8 të finales së Kampionatit Botëror, me dy skuadra që do të mendojnë për gjysmëfinalen qysh prej tash duke parë skuadrat tjera në një pjesë të skemës së skuadrave pas fazës grupore.

Gareth Southgate ka pushuar tetë lojtarë, përfshirë kapitenin dhe yllin kryesor, Harry Kane, në ndeshjen ndaj Belgjikës, aty ku anglezët humbën. Trajneri i Kolumbisë, jose Pekerman do të shpresojë që James Rodriguez të rikuperohet shpejt nga lëndimi që e la atë në stol në ndeshjen e parë ndaj Japonisë dhe të zëvëndësuar në pjesën e parë të fitores vendimtare ndaj Senegalit.

Beteja kyçe: Dy golat e Yerry Minas kanë qenë vitale për Klumbinë, por mbrojtësi i Barcelonës duhet të jetë në nivel për ta ndalur Kanen, i cili është i freskët pasi pushoi ndaj Belgjikës.

Top statistika: Kane është top golashënuesi në Botëror, ku kapiteni i Tre Luanëve ka tashmë pesë gola në llogarinë e tij e kryeson garën për Këpucën e Artë – plus nuk luajti fare ndaj Belgjikës.

/Telegrafi/

The post Analizë: Griezmann vs Messi, Ronaldo vs Godin – guida drejt fazës eliminuese appeared first on Telegrafi.

Festë e çmendur nga mijëra tifozë në Gjilan pas golit të Lecit

Posted: 29 Jun 2018 11:59 AM PDT

I gjithë Gjilani është nën ethe duke parë skuadrën e Dritës duke luajtur në finalen e turneut parakualifikues të Ligës së Kampionëve.

Për sfidën kruciale të Dritës ndaj Lincoln Red Imps u mblodhën mijëra tifozë në palestrën e qytetit të Gjilanit.

Gëzimi i tyre nuk vonoi shumë, madje pas vetëm një minuti ishte Liridon Leci ai që shënoi për 1-0 dhe epërsinë e kampionit të Kosovës.

Telegrafi ka siguruar foto nga momenti i festës të cilat i ka realizuar fotografi, Visar Beqiri.

Foto: Visar Beqiri

Drita me fitore në këtë duel do të garantonte festë të madhe në Gjilan, kurse në kualifikimet e Ligës së Kampionëve kundërshtari i ardhshëm do të ishte përballë Malmo.

Rezultati vazhdon të jetë në të mirë të ekipit gjilanas teksa po zhvillohet pjesa e parë. /Telegrafi/

The post Festë e çmendur nga mijëra tifozë në Gjilan pas golit të Lecit appeared first on Telegrafi.

Start i ëndrrave për Dritën, gol në minutën e parë nga Leci i cili feston me shqiponjë!

Posted: 29 Jun 2018 11:38 AM PDT

Drita ka kaluar në epërsi pas vetëm një minut lojë në Victoria Stadium të Gjibraltarit.

Skuadra nga Gjilani befasoi kundërshtarin Lincoln Red Imps pas vetëm një minute lojë.

Liridon Leci u shfaq i sakt në zonë për të shënuar nga afërsia për 1-0 dhe gëzimin e madh në Gjibraltar.

Ky fol lehtëson rrugën e Dritës drejt fitores në këtë takim parakualifikues që është finale e turneut parakualifikues të Ligës së Kampionëve.

The post Start i ëndrrave për Dritën, gol në minutën e parë nga Leci i cili feston me shqiponjë! appeared first on Telegrafi.

Formacionet zyrtare, Lincoln Red Imps – Drita

Posted: 29 Jun 2018 10:48 AM PDT

Kampioni i Kosovës, Drita, do të përballet me kampionin e Gjibraltarit, Lincoln Red Imps, për të siguruar një vend në rrethin e parë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja finale e turneut parakualifikues zhvillohet në Victoria Stadium dhe transmetohet në RTK.

Drita do të paraqitet me formacionin e njëjtë nga ndeshja e parë ndaj Santa Colomas.

Formacioni i Dritës: Rexhepi, Kuka, Leci, Limani, Gërbeshi, B. Shabani, E. Krasniqi, Musaj, Neziraj, Xh. Shabani, Kryeziu

Formacioni i Lincoln Red Imps: Soler, Chipolina, Hernandes, Lopes, Casciaro, Moreno, Calderon, Romero, Oliver, Gamiz, Juanma

The post Formacionet zyrtare, Lincoln Red Imps – Drita appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more