Skip to main content

“SA I SIGURT ËSHTË KAMPIONATI BOTËROR NË RUSI?” plus 9 more Gazeta SHQIP

“SA I SIGURT ËSHTË KAMPIONATI BOTËROR NË RUSI?” plus 9 more Gazeta SHQIP


SA I SIGURT ËSHTË KAMPIONATI BOTËROR NË RUSI?

Posted: 19 Jun 2018 01:03 AM PDT

Autoritetet e sigurisë në Rusi po ndërmarrin të gjitha masat që Kampionati të kalojë pa incidente. Por të shtunën ndodhi një rast që paralajmëron për rreziqet.

Një moment trishtues në Moskë. Një shofer taksie futet me makinën e tij të verdhë të shtunën, në afërsi të Sheshit të Kuq, në masën e njerëzve të mbledhur. Ai ka lënduar shtatë persona, ndër ta edhe fansa të Meksikës. Shoferi ishte nga Kirgistani, një vend aziatik i banuar me shumicë myslimane. Shumëkush në Rusi kishte frikë se fjala ishte për një sulm terrorist.

Por vetëm pak më vonë erdhi shpjegimi nga kryetari i bashkisë në Moskë, Sergej Sobyanin. Shoferi i taksisë e ka humbur kontrollin ndaj makinës! Pra, fjala nuk ishte për një sulm terrorist. “Më vjen keq”, tha shoferi. Ai kishte dashur që pas një dite të lodhshme të shkonte në shtëpi, “për të fjetur”. Duket se ka qenë i stërlodhur. Këtë të hënë do të nxirret para gjykatës, thonë agjencitë ruse të lajmeve.

Paralajmërimet nga sulmet

Por kjo ngjarje ka hapur debatin për sigurinë në vend. Ngjarja ka shkaktuar frikë tek organizatorët, politikanët dhe banorët e Rusisë dhe Moskës. Të premten e kaluar autoritetet amerikane kanë publikuar një paralajmërim për sulme të mundshme terroriste në Rusi. Rreziku më i madh është tek monumentet e rëndësishme, në trafik apo dhe vendet tjera ku mblidhen shumë njerëz.

Në fillim të prillit të këtij viti në metronë e  Shën Peterburgut ka ndodhur një sulm, ku një atentator vetëvrasës ka vrarë 14 persona. Rreth 9.000 luftëtarë me nënshtetësi ruse janë duke luftuar në radhët e të ashtuquajturit Shteti Islamik apo në Lindjen e Mesme. Shumë prej tyre janë me origjinë nga Kaukazi Verior. Autoritetet ruse janë të vetëdijshme se në mesin e tyre mund të ketë edhe terroristë potencialë, të cilët duan të kryejnë sulme gjatë Kampionatit Botëror.

Fansat nuk kanë frikë

Megjithë këto rreziqe, dhjetëra mijëra fansa të futbollit vazhdojë të lëvizin në brendësi të Moskës dhe qyteteve të tjera, duke festuar fitoret e ekipeve të veta – sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Në veçanti të zëshëm janë fansat e Argjentinës, ndonëse ndeshja e parë e kombëtares së tyre përfundoi me rezultat dëshpërues (1:1) kundër Islandës.

Policia me uniforma mund të shihet gjithandej në qendër. Por ka dhe shumë forca të sigurisë me veshje civile. Gjithandej në mure janë vënë edhe kamera të sigurisë, me sistemet për njohjen e fytyrave. Në afërsi të stadiumeve Luzhniki und Spartak janë krijuar zona të posaçme të sigurisë. Banorët duhet të kenë leje të posaçme për lëvizje rreth shtëpive të tyre. Supermarketet dhe dyqanet tjera nuk guxojnë të shesin alkool gjatë apo pas ndeshjeve.

Policia nuk ka kurrfarë tolerance ndaj fansave që krijojnë incidente. Ajo është konsultuar me kohë edhe me autoritetet e vendeve të tjera që marrin pjesë në kampionat dhe ka kërkuar që fansave të dhunshëm të mos u jepen viza. Shtetasit e huaj gjithmonë duhet ta kenë me vete pasaportën. Ai që e ka harruar në hotel, mund të ketë probleme. Ndërsa në stadium mund të futesh vetëm me Fan-ID dhe biletë.

Patrullat e rrepta

Rreth stadiumeve dhe në stadiume po patrullojnë dhe kontrollojnë forca të mëdha të policisë, ushtrisë, njësive speciale dhe gardës kombëtare (të ashtuquajturit Kozakët). Çantat kontrollohen gjithandej, ndërsa njerëzit filmohen me kamera të sigurisë. Ka të dhëna të ndryshme për forcat e angazhuara në Moskë, por ekspertët flasin për shumë më shumë se 100.000 forca të sigurisë dhe mbi 20.000 ndihmës vullnetarë.

Ekspertët janë duke kontrolluar në sfond edhe rrjetet sociale. Telefonat e rasteve emergjente janë në funksion tërë kohën. Në Rusi kanë shkuar edhe ekspertë të sigurisë nga Gjermania, por ata nuk duan që t’u përmendet emri. Ata janë duke bashkëpunuar me autoritetet ruse. Rusia po bën të pamundurën që Kampionati Botëror të kalojë pa probleme, thonë ekspertët.

19 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Botërori, sot debutojnë Kolumbia e Polonia, Rusia përball Salah

Posted: 19 Jun 2018 12:59 AM PDT

E marta e cila përkon me ditën e 6-të të Botërorit do të ulë siparin e ndeshjeve të para në grup për të nisur raundin e 2-të që do të startojnë në mbrëmje me sfidën Rusi-Egjipt. Sot bëjnë debutimin e tyre në Botëorin rus, 4 skuadrat e fundit të gjitha pjesëmarrëse në grupin H.

Dita hapet me duelin e Mordovia Arena në Saransk mes Kolumbisë dhe Japonisë. Ashtu si 4 vite më parë por me ndryshimin e vetëm që këtë herë është ndeshja e parë dhe jo e fundit si në Brazil, Los Cafeteros dhe përfaqësuesja nipone përballen sërish, me Kolumbinë që është favorite e madhe jo vetëm për të fituar këtë ndeshje por edhe për ta mbyllur grupin në vendin e parë.

Ndryshe nga 4 vite më parë këtë herë Kolumbia e Pekerman mund të mbështet edhe kapiteni Radamel Falcao ndërsa James Rodriguez ka më shumë eksperiencë dhe do të provojë t'i mahnisë të gjithë sërish me golat dhe asistet e tij. Japonia ndërkohë shpreson shumë te forma e mirë e tre lojtarëve të saj më të njohur, Kagawa, Honda dhe Nagatomo për të bërë diçka më mirë në këtë Botëror se 4 vite më parë.

Në orën 17:00 në Moskë në stadiumin e Spartakut do të zhvillohet një sfidë me të vërtetë zjarri mes Polonisë dhe Senegalit, një përballje direkte për vendin e dytë në grup ose për ndoshta edhe më tepër. Nga njëri krah është Robert Lewandowski i cili po kalon një formë të shkëlqyer edhe pse e ardhja e tij te Bayerni është një dilemë e madhe.

Në krahun tjetër Sadio Mane një nga tre fantastikët e sulmit të Liverpooli, i cili i mbështetur edhe nga siguria e Koulibaly në prapavijë do të synojë të ndihmojë Senegalin të shkojë sa më larg në këtë Kupë Bote.

Në mbrëmje në Shën Petersburg, Egjipti me Mohamed Salah në fushë do të përpiqet t'i vendosë shkopinjtë nën rrota vendit organizator Rusisë. Vendasit një fitore do të kualifikonte automatikisht në fazën tjetër ndërsa faraonëve të Hector Cuper për të vazhduar ëndrrën mund të mos u mjaftojë as një barazim pasi golevarazhi flet në favor të Rusisë.

19 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Tronditet muzika, një tjetër reper ekzekutohet brenda makinës (FOTO)

Posted: 19 Jun 2018 12:53 AM PDT

Vrasja e reperit nga Florida, XXXTentacion pranë Majemit e tronditi botën e muzikës, pasi risolli në kujtesë atentatin e hyrë në histori ndaj Tupac, por rasti nuk duket të jetë i izoluar pasi një tjetër reper 21-vjeçar është vrarë në Pittsburgh.

Mediat amerikane raportojnë se Jimmy Wopo u vra nga të shtënat me armë teksa lëvizte me makinë në lagjen Hill të qytetit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 4:22 të mëngjesit. "Policia duke iu përgjigjur një raporti për të shtëna në Wylie Avenue pranë Duff Street gjeti dy burra që vuanin nga plagë me armë zjarri", tha zëdhënësi i Departamentit të Sigurisë Publike, Alicia George.

Të dy u dërguan në një spital, por Ëopo vdiq në qendrën spitalore UPMC Presbyterian në Oakland në orën 5:56.

Policia kaloi rreth një orë duke inspektuar një Mazda SUV të bardhë, ku u gjetën trupat. Hetuesit thanë se besojnë se ngjarja ka qenë një incident i izoluar që nuk paraqet kërcënim për sigurinë publike.

Wopo, emri i lindjes i të cilit është Travon Smart, ka një histori akuzash të lidhura me drogën. Para vrasjes, reperi i ri por i talentuar ishte plagosur edhe 6 herë të tjera me armë.

Sipas njoftimeve, ylli në rritje sapo kishte nënshkruar marrëveshjen e tij të parë të madhe rekord pasi gjeti menaxhimin me producentin muzikor Sledgren të nominuar për Grammy.

Pas mësimit të vdekjes së tij, prodhuesi postoi këtë mesazh: “Ne sapo nënshkruam me të. Nuk mund t'i ndal lotët".

Edhe reperi i famshëm Pusha T, i cili duket se ka qenë mik me 21-vjeçarin ka shkruajtur: “Damn R.I.P. JimmyWopo.”

Juicy J, i cili gjithashtu kishte shprehur keqardhjen për XXXTentacion, tha: “R.I.P. Jimmy Wopo. O Zot! Njerëzit po çmenden”.

19 qershor 2018 (gazeta-Shqip.co

Tre shqiptarë arratisen nga burgu në Athinë, akuzohen për 70 grabitje

Posted: 19 Jun 2018 12:33 AM PDT

Një arratisje spektakolare nga qelitë e paraburgimit të tre shqiptarëve ka vendosur në alarm forcat e policisë në Athinë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në rajonin e policisë të Argirupolis, Athinë.

Sipas Zougla.gr tre shqiptarët ndodheshin në qeli si të dyshuar për 70 grabitje në kryeqytetin helen.

Ata mundën të shkulnin dhe prisnin disa nga shufrat e hekurit të dritares dhe të largoheshin, duke u hedhur nga një lartësi prej 10 metra.

Kreu i policisë së Atikës, George Kalliakmanis u informua nga kolegët e tij në lidhje me ngjarjen dhe  shkroi në Facebook se ata "janë zhdukur si macet nga pjesa e prapme e stacionit të policisë".

Policia helene ka nisur aksionin për gjetjen dhe kapjen e tyre.

Shpërthim në Shkodër, hidhet në erë makina e efektivit të policisë (EMRI)

Posted: 19 Jun 2018 12:22 AM PDT

Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër gjatë orëve të para të mëngjesit. Mësohet se automjeti i një efektivi të policisë është hedhur në erë, pas shpërthimit të një sasie tritoli.

Automjeti, ku ishte vendosur tritoli është në pronësi të policit Agim Bushgjoka. Efektivi kishte parkuar mjetin poshtë banesës kur ka ndodhur shpërthimi.

Uniformat blu njoftojnë se nuk ka dëmtime në njerëz, por vetëm dëme materiale. Është ende e paqartë dinamika e ngjarjes, por në vendin ku ka ndodhur shpërthimi kanë  mbërritur menjëherë uniformat blu,  që kanë nisur hetimet.

Ende nuk ka një pistë hetimit, edhe pse është marrë dëshmia e efektivit Bushgjoka. Ai ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd, por policia do ta ketë të vështirë të zbardhë ngjarjen, pasi në vendin ku ishte parkuar mjeti nuk ka kamera sigurie.

Agim Bushgjoka është polic me shërbim në zonën e Bardhaj dhe Grudës në njësinë Rrethina të bashkisë Shkodër. Sipas burimeve shkak për këtë ngjarje mund të jetë pozicioni i punës i Bushgjokës si polic në drejtorinë vendore të Shkodrës.

19 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Kujdes nga shirat e verës, paraditja me kthjellime e pasdite shi

Posted: 19 Jun 2018 12:13 AM PDT

Vijon paraditja me kthjellime dhe vranësira kalimtare, në të gjithë territorin; më të dukshme në ekstremin jugor.

Sërish pasditja fuqizon vranësirat duke sjellë shira afatshkurtër në jug dhe lindje, por shira të izoluar në zonat qendrore.

Shirat e izoluar mbeten prezent në zonat qendrore dhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por mbeten konstante gjatë mesditës ku ruhet maksimumi prej 32 gradë Celcius.

19 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Në 5 vite kërkuan azil 157 mijë shqiptarë, renditemi pas vendeve të luftës

Posted: 19 Jun 2018 12:11 AM PDT

Shqipëria është shteti i shtatë në rang botëror për numrin e azilkërkuesve, duke u renditur pas shteteve të luftës. Që nga viti 2013, janë rreth 157 mijë shqiptarë që kanë bërë kërkesë për azil, ku numri më i lartë ishte në 2015-tën, me rreth 69 mijë persona.

Të dhënat bëhen të ditura në Raportin vjetor të situatës së azilantëve, të sapopublikuar nga BE. Raporti i referohet periudhës 1 janar-31 dhjetor 2017.

Sipas analizës së revistës Monitor, edhe pse me normën më të ulët të pranimeve dhe numrin më të lartë të tërheqjeve nga procedura, Shqipëria vijon të renditet në 10 shtetet me numrin më të lartë të azil kërkuesve (4% e totalit). Bazuar në të dhënat e raportit në 2017-n 10% e aplikantëve ishin tërhequr nga kërkesa e tyre, ndërsa norma e pranimit vijon të mbetet ndër më të ulëtat.

Nisur nga kriteret e forta për pranimin e kërkesës për azil pjesa më e madhe e azilkërkuesve shqiptar heqin dorë nga procedurat e azilit. Franca, Luksemburgu dhe Norvegjia kanë përqindjen më të lartë.

Referuar raportit vjetor që prej 2013-s, Siria, Iraku dhe Afganistani janë tre shtetet kryesore të origjinës së aplikantëve për azil. Afërisht 15% e të gjithë azilkërkuesve ishin me origjinë nga Siria, me Irakun të renditur të dytin dhe Afganistanin të tretin, ku secili përfaqësonte rreth 7% të origjinës së azilkërkuesve në BE. Këto vende ndiqeshin nga Nigeria, Pakistani, Eritrea, Shqipëria, Bangladeshi, Guinea dhe Irani.

Në raport thuhet se vendet me normë më të ulët të pranimit të kërkesës për azil janë vendet e Ballkanit Perëndimor si Shqipëria, Kosova apo Serbia.

Në 2017-n, 29% e pranimeve të kërkesave të azilkërkuesve në Francë iu dhanë shtetasve shqiptarë, një vend që ka një normë shumë të ulët të pranimit të kërkesave të përgjithësi.

Shqipëria vijon të listohet në top 10 vendet me numrin më të lartë të aplikantëve për azil në Bashkimin Europian, ku sipas të dhënave 4% e azilkërkuesve ishin me origjinë nga Shqipëria. Megjithatë numri i aplikantëve për herë të parë ka ardhur në rënie. Në 2016-n sipas raportit numri i aplikantëve nga Shqipëria ishte 32985, ndërsa në 2017-n numri i aplikantëve shënoi 26060. Shqiptarët u renditën të shtatë pas vendeve ku konfliktet civile vijojnë.

Shtete me popullsi shumë më të madhe se Shqipëria, si Rusia dhe Turqia kishin rreth 16-17 mijë aplikime në 2017-n. Serbia kishte 8305 aplikime, Kosova rreth 7600 dhe Maqedonia rreth 6900.

19 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Florida, vritet në një atentat reperi XXXTentacion

Posted: 18 Jun 2018 11:37 PM PDT

XXXTentacion, një nga artistët më popullorë të skenës së repit amerikan është vrarë në Florida me armë zjarri pistoletë.

Reperi, me emrin e vërtetë Jahseh Dwayne Onfroy, 20 vjeç, është qëlluar me disa plumba ndërsa diltë nga një koncesionar motorësh në veri të Ford Laudardale, Florida, SHBA.

Policia dyshon se ai ka mbetur viktimë e një tentative grabitjeje. Sipas burimeve të para të policisë, kanë qenë dy persona ata që kanë qëlluar, të cilët më pas janë larguar me shpejtësi në bordin e një makine.

XXXTentacion ka ndërruar jetë gjatë transportimit të tij në spital.

19 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Aksident në aksin Lezhë-Milot, humb jetën 62-vjeçarja

Posted: 18 Jun 2018 11:13 PM PDT

Një aksident i rëndë i ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot, i ka marrë jetën një gruaje. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, e hënë.

Mjeti tip Benz me drejtues L.Gj., 54 vjeç, banues në Pukë, ka përplasur këmbësoren P.P., 62 vjeçe banuese në Shkodër.

Gruaja ka pësuar dëmtime të shumta nga përplasja, çka ka bërë që të gjejë vdekjen e menjëhershme.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariatin e policisë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

19 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 19 qershor 2018

Posted: 18 Jun 2018 10:00 PM PDT

DASHI

Do jetë një ndër ditët më të bukurat e vitit për të gjithë të dashuruarit. Kujdes nga Jupiteri në planin financiar. Mos ndërmerrni shumë rreziqe sepse do përballeni me një situatë të vështirë.

DEMI

Nga njëra anë do kërkoni qëndrueshmëri dhe nga ana tjetër do kërkoni të provoni gjëra të reja në çift. Nëse vazhdoni të keni ambicie, do mundoheni më tepër të përmirësoni buxhetin. Planetët do jenë në anën tuaj.

BINJAKET

Së bashku me partnerin do bëni çmos ta forconi lidhjen. Shumë prej jush do ndërmarrin aktivitete të përbashkëta dhe do kalojnë më tepër kohë me njëri-tjetrin. Në planin financiar do kaloni një ditë të vështirë por në fund do iu gjeni zgjidhje problemeve.

GAFORRJA

Nëse jeni në çift do përballeni me një dilemë shumë të madhe. Mendohuni mirë dhe merrni gjithë kohën e nevojshme për të reflektuar. Nëse pëlqeni lojërat e fatit do fitoni goxha.

LUANI

Tre planetë mjaft energjikë do ndikojnë në marrëdhënien tuaj në çift sot. Ajo do ua bëjë atë më të animuar dhe do e dëgjoni shumë njëri-tjetrin. Mos u mbështesni shumë tek miqtë për të përmirësuar financat sepse ata nuk do iu ndihmojnë.

VIRGJERESHA

Influenca e yjeve në planin sentimental të çifteve do jetë komplekse. Më shumë se kurrë duhet të menaxhoni me kujdes financat. Mos prisni të pasuroheni menjëherë.

PESHORJA

Ju që jeni në një lidhje mos luani shumë me ndjenjat e partnerit sepse mund ta lëndoni thellë atë. Financat nuk do jenë shumë të stabilizuara. Vëruni fre shpenzimeve që të mos bini në greminë.

AKREPI

Influenca e disa planetëve do jetë kontradiktore për jetën në çift. Disa do kenë një ditë mjaft delikate. Këshilla për sot është të mos i besoni askujt dhe ta mbroni lidhjen tuaj nga sulmet e jashtme. Në planin financiar do iu plotësohen kapriçot.

SHIGJETARI

Jeta sentimentale e çifteve do jetë e mbrojtur gjatë kësaj dite. Nëse kohët e fundit ka pasur pak tension ai do të shuhet tërësisht. Ditë e favorshme për financat, por ende nuk ka ardhur momenti për të bërë investime të mëdha.

BRICJAPI

Jeta sentimentale e çifteve do jetë e qëndrueshme dhe mjaft harmonike. Në planin financiar do kaloni një ditë jo fort të mirë dhe duhet të bëni patjetër disa kufizime me shpenzimet.

UJORI

Nëse keni tashmë një lidhje debatet me partnerin nuk do kenë mbarim. Do keni mendime të ndryshme për diçka dhe asnjëri nuk do pranojë atë që mendon tjetri. Mos shpenzoni shumë dhe tregohuni të matur me çdo veprim në planin financiar.

PESHQIT

Dita e sotme do jetë sa e ngrohtë aq edhe me debate në çift. Mundohuni të mos e ekzagjeroni me ato që do thoni dhe të tregoheni të matur. Tregohuni sa më vigjilentë me financat dhe mos kryeni investime të mëdha

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more