Skip to main content

“Robert Ndrenika: Mos me kryqëzoni se dua teatër të ri” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Robert Ndrenika: Mos me kryqëzoni se dua teatër të ri” plus 9 more Gazeta SHQIP


Robert Ndrenika: Mos me kryqëzoni se dua teatër të ri

Posted: 30 Jun 2018 01:53 AM PDT

Aktori i njohur si skenës shqiptare, Robert Ndrenika këmbëngul se Shqipërisë i duhet një Teatër i ri Kombëtar. Nëpërmjet një komenti në Facebook, Ndrenika kërkon të sqarojë të gjithë ata që këto ditë e kanë kritikuar pse do një teatër të ri.

"Ju lutem mos më kryqëzoni" e nis reagimin e tij Ndrenika duke iu drejtuar pikërisht atyre që sot e kritikojnë pse ai do që të ndërtohet një teatër i ri. Ai sqaron se ky ka qenë mendimi i tij që në fillim të këtij debati dhe se meraku që ai ka pasur ka pasur të bëj vetëm me mos tjetërsimin e pronës së teatrit.

Statusi i plotë i Ndrenikës

Ju lutem… mos më kryqëzoni! Për dijeni mikeshës sime, gazetares Fatmira Nikolli, por le ta dijë dhe 'tan bota mbarë'! Kam qenë (prej vitesh) dhe jam për një Teatër Kombëtar të ri dhe bashkëkohor, të cilin e ka për Detyrë ta bëjë shteti shqiptar (paratë le t'i marrë ku të dojë, ndoshta dhe atje ku i merrte Josif Broz Tito)! Këtë gjë nuk e kam mbajtur të fshehtë, por ua kam bërë të ditur prej kohësh kolegëve të mi, por kur ka qenë rasti dhe në opinionin publik. I vetmi lëshim që kam bërë ditët e fundit është se kam pranuar PPP me kushtin e vetëm që përveç godinës (teatër) që do të ndërtohet në favor të PPP nuk do të lëshohet asnjë cm katror nga TOKA e TEATRIT KOMBËTAR! Të kanë gënjyer do të thotë dikush dhe unë përgjigjem po BESA e shqiptarit ku vete? Së fundi, ju bëj të ditur se nuk jam JEZU KRISHTI bile as BARRABA dhe gojën nuk e kam vetëm për të ngrënë kos (pa yndyrë) dhe të pi ilaçe, por e kam edhe për të FOLUR!. Me respekte të ndërsjella, Robert Ndrenika

30 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Moti i buzëqesh Botërorit, temperatura plazhi në Rusi

Posted: 30 Jun 2018 01:43 AM PDT

Teksa në Shqipëri dhe në pjesën më të madhe të Europës mbizotërojnë reshjet e shiut, në Rusi duket se dhe moti po i buzëqesh Botërorit. Njerëz që lahen në det në këtë periudhë të vitit apo marrin rreze dielli nuk janë shumë të zakonta për Rusinë, por duket se deri tani tifozët kanë pasur jo pak arsye për ta shijuar këtë kompeticion jo vetëm sa i përket futbollit por gjithashtu duke përfituar dhe nga plazhet e Rusisë e sidomos të Socchit, ku temperaturat kanë mbërritur deri në 39 gradë celcius, më se të përshtatshme për ditë të kaluara buzë plazhit.

Ndërkohë dhe në Moskë, tifozët po i gëzohen diellit teksa autobot të posaçëm freskojnë rrugët e kryeqytetit rus për këto ditë me temperatura të pazakonta që në Moskë arrijnë deri në 30 gradë celcius.

Gjithsesi sipas sinoptikanëve, vala e të nxehtit në Botëror nuk do të zgjasë dhe shumë, pasi prej takimeve çerekfinale do të kemi një ulje me disa gradë të temperaturave por dhe reshje shiu, që mund të fillojnë që në sfidat e fundit të 1/8 për të vazhduar deri në cerekfinalet e Botërorit, por sigurisht që deri atëherë tifozët do të kenë futbollin për t'u nxehur.

30 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Rama uron fundjavë të qetë me pamje nga trashëgimia kulturore në Voskopojë (Video)

Posted: 30 Jun 2018 01:40 AM PDT

Kryeministri Edi Rama ka uruar një fundjavë të qetë me pamje nga Voskopoja. Rama ka publikuar një video në Facebook, ku tregon pamje të trashëgimisë kulturore.

"Mirëmëngjesi dhe me këto pamje nga kantieret e rilindjes së vlerave të trashëgimisë sonë kulturore në Voskopojën e bukur, ju uroj një fundjavë të qetë", shkruan Rama.

MIRËMËNGJES 😃dhe me këto pamje nga kantieret e rilindjes së vlerave të trashëgimisë sonë kulturore në Voskopojën e bukur, ju uroj një fundjavë të qetë ☀

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 29. Juni 2018

 

30 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Çfarë ndodh me trupin nëse ndaloni bukën dhe makaronat!

Posted: 30 Jun 2018 01:15 AM PDT

Mania e karbohidrateve të ulëta vazhdon të jetë e fortë, sidomos në disa lloje dietash. Por, kur vendosim të heqim nga pjata të gjitha kategoritë e ushqyesve (gjithmonë zgjedhje e dëmshme) ne duhet të dimë se me çfarë kemi të bëjmë dhe për çfarë përdoren për shembull karbohidratet. Eliminimi i tyre "vetëm" për disa javë nuk justifikon kumarin, sepse pasojat mund të ndjehen edhe në afat të gjatë. Kjo shpjegohet nga Profesor Pietro A. Migliaccio, president i dietologjisë emeritus i Shoqërisë Italiane të Shkencave të Ushqimit (S.I.S.A.)

Ju humbni peshë, por ato janë të lëngëta

Kur zvogëloni marrjen e karbohidrateve, gjëja e parë që vëreni është shpejtësia pothuajse magjike e humbjes së peshës. Por, ne nuk po humbasim yndyrën, po humbim ujin. "Karbohidratet ruhen në trup në formë të glikogjenit, – shpjegon Pietro Migliaccio, president i dietologjisë emeritus i Shoqërisë Italiane të Shkencave të Ushqimit (S.I.S.A.), – çdo gram akumulon tre deri në katër herë peshën e tij në ujë. Pra, jo sapo heqim karbohidratet dhe fillojmë përdorimin e glikogjenit, çdo gram karbohidrate është 3 gramë ujë i humbur".

Sikur të kemi grip

Karbohidratet janë burimi kryesor i energjisë për trurin. Kur një person i zvogëlon (ose eliminon) truri "mjegullohet". "Yndyrnat digjen në zjarrin e karbohidrateve, – specifikon Migliaccio, – nëse nuk ka karbohidrate, metabolizmi i yndyrës bllokohet dhe ndalon në nivelin e trupave ketone, të cilat hyjnë në gjak dhe grumbullohen: ata janë toksike për organizmin dhe zvogëlojnë masën e dobët sepse djegin muskujt. Truri i përdor ato me vështirësi, por gjithsesi i përdor. Rezultati: frymë e keqe, lodhje, dobësi, marramendje, pagjumësi, nauze". Në thelb, ndihemi sikur kemi gripin.

Bie performanca

"Karbohidratet janë energji menjëherë e disponueshme që djegin yndyrnat dhe proteinat. Shtigjet e tjera metabolike janë më të gjata dhe tendosin trupin, kështu që performanca jonë bie", thotë Migliaccio. "Karbohidratet janë burimi kryesor i energjisë së trupit. Ata ndihmojnë dhe 'shtyjnë' të gjitha llojet e stërvitjes, si rezistencë dhe fuqi: në qoftë se hiqni karbohidratet, energjia juaj do të ulet".

Ju do të jeni "të çmendur"

"Karbohidratet nxisin sintezën e serotoninës, neurotransmetuesin e qetësisë, e cila gjithashtu e kalon urinë. Ata janë të thjeshta ose komplekse, kur ato hiqen mirëqenia jonë mendore mund të përkeqësohet", thotë Pietro Migliaccio.

"Varësia"

Karbohidratet e rafinuara janë të famshme për rritjen e nivelit të sheqerit në gjak. Një hulumtim i kohëve të fundit i publikuar në 'American Journal of Nutrition Clinical' sugjeron se këto ndryshime (zakonisht të papritura) gjithashtu aktivizojnë qendrat e varësisë së trurit dhe e bëjnë pothuajse menjëherë kthimin e dëshirës për të marrë ushqimet që kanë këtë "fuqi". "Në vend që të hiqni dorë nga të gjitha karbohidratet, megjithatë, do të ishte e mjaftueshme të shikonit për ato integrale, – sugjeron profesor Migliaccio, – të cilat kanë një përthithje më të ngadalshme dhe për të parandaluar që nivelet e sheqerit në gjak të jenë subjekt i këtyre majave.

Rreziku i sëmundjeve të zemrës dhe diabetit

Sa u përket sëmundjeve të zemrës dhe diabetit zgjedhja e përjashtimit mund të bëjë një ndryshim: një studim në vitin 2014 i publikuar në 'PLoS ONE' gjeti se karbohidratet e rafinuara rrisin nivelet e një acidi yndyror që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të tipit 2, megjithatë, sipas 'American Heart Association', drithërat përmirësojnë nivelet e kolesterolit në gjak dhe reduktojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, goditjes, obezitetit dhe diabetit tip 2. Zgjedhja është e qartë dhe është e njëjtë: në vend që të hiqni karbohidratet, thjesht zgjidhni ato integrale.

Kapsllëk

Marrja e drithërave është e rëndësishme për të rritur sasinë e fibrave që supozohet. Sipas një studimi të fundit të botuar në 'Nutrition Research', 92 për qind e të rriturve amerikanë nuk hanë sa duhet. Fibra (e cila natyrisht gjendet edhe në fruta dhe perime) jo vetëm që ndihmon në stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak dhe redukton rrezikun e obezitetit dhe sëmundjeve kronike, por ndihmon gjithashtu edhe tranzitin e zorrëve.

Rregulli i duhur

Pra, cili është rregulli i duhur për marrjen e karbohidrateve? "E thonë 'LARN', Nivelet e Referimit të Ushqyesve dhe Energjisë për popullsinë italiane. Në 2014 ata vendosën se karbohidratet duhet të bëjnë midis 45 dhe 60% të totalit të kalorive të ditës. Nëse mundemi, është më mirë të hamë ato integrale, por jo vetëm, sepse fibra në disa raste pengon thithjen e kripërave minerale", përfundon Migliaccio.

30 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Protestoi kundër Trump, arrestohet aktorja Susan Sarandon

Posted: 30 Jun 2018 01:09 AM PDT

Aktorja Susan Sarandon ishte në mesin e 575 grave të arrestuara në Uashington pasi organizuan një protestë kundër politikës së emigracionit të Donald Trumpit.

Aktorja së bashku më gra të tjera mbajtën në duar pankarta duke kërkuar dhënien fund të kampeve të emigracionit.

Tubimi ishte edhe një kundërpërgjigje ndaj Melania Trump dhe xhaketës së saj ku shkruhej: "Nuk më intereson, po ju?.

Në pankartat e tyre shkruhej: "Ne na intereson". Sarandon po kundërshton politikat e Trumpit që nga koha kur u zgjodh si president i SHBA-së, ku edhe në fushatën elektorale kishte mbështetur kandidatin e partisë së gjelbër, Jill Stein.

30 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

“Nxehet” Botërori, faza e 1/8 starton me dy supersfida

Posted: 30 Jun 2018 12:53 AM PDT

Pas përfundimit të fazës në grupe dhe një dite pushim ndërmjet, botërori "Rusi 2018" rifillon sërish sot me fazën e tij më të "nxehtë", atë të eliminimit direkt. Kështu sot startojnë dy takimet e para të fazës së 1/8-ave, që do të vijojë deri më 3 korrik, për të përcaktuar 8 skuadrat çerekfinaliste. Francë-Argjentinë është sfida e parë e kësaj faze, një ndeshje që fare mirë mund të quhet edhe finale e parakohshme.

Kjo pasi të dy këto skuadra kanë udhëtuar në Rusi me "petkun" e pretendentit dhe kanë pasur si synim që t'i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni. Gjithsesi, sot në orën 16:00 dy skuadrat do të matin forcat dhe pas kësaj sfide, njëra do të vijojë rrugën për në finale, ndërsa tjetra do të duhet të bëjë gati valixhet për t'u kthyer në shtëpi. Franca e mbylli fazën në grupe si kryesuese, duke marrë dy fitore dhe një barazim, por gjithsesi skuadra e Deschamps nuk arriti të bindë plotësisht në asnjë prej 3 takimeve.

Nga ana tjetër, Lionel Messi u zgjua vetëm në ndeshjen e fundit të Argjentinës, duke shënuar golin e parë të tij në këtë kompeticion, ndërsa "Albiçelestët" u kualifikuan mes shumë vështirësish. Për vetë skuadrat dhe lojtarët që do të zbresin në fushën e lojës, natyrisht që është gati e pamundur të bëhen parashikime për këtë sfidë. Gjithsesi Franca do të synojë të shfrytëzojë atmosferën aspak të mirë në kampin argjentinas, që është gjithnjë e më shumë i varur nga Messi.

Sfida tjetër e ditës së sotme do të jetë ajo mes Uruguait dhe kampionëve në fuqi të Europës, Portugalisë, që do të luhet në orën 20:00. Edhe kjo është një sfidë e vështirë për t'u parashikuar, pasi bëhet fjalë për dy skuadra të të njëjtit nivel, mjaft të kujdesshme në mbrojtje dhe me lojtarë që bëjnë diferencën në sulm.

Portugalia edhe njëherë do të shpresojë te forma e mirë e Cristiano Ronaldos, që pavarësisht 11-metërshit të humbur ndaj Iranit, ka shënuar 4 gola në këtë kompeticion dhe duket në një formë mjaft të mirë fizike.

Nga ana tjetër, edhe Uruguai ka treguar se është një skuadër që lufton shumë dhe nuk ka pësuar ende asnjë gol në këtë kompeticion. Shpresat e skuadrës së Tabarezit janë që të eliminojnë kërcënimin "Ronaldo" dhe të presin ndonjë magji nga dyshja sulmuese Cavani-Suarez, që me kanë një fizik që mund të kërcënojë prapavijën portugeze dhe jo vetëm.

30 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Moti, kthjellime e vranësira në të gjithë vendin

Posted: 30 Jun 2018 12:47 AM PDT

Kthjellime e vranësira kalimtare do të ketë i gjithë territori, më të shpeshta në pjesë e dytë të ditës në verilindje-juglindje ku priten rrebeshe afatshkurtër.

Mbrëmja dhe në vijim risjellin kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë territorin .

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare më shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në det dallgëzim  1 – 2 ballë.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por rritje më të ndjeshme sjell mesdita duke shënuar maksimalisht 31°C.

30 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Alkool në timon dhe me shpejtësi tej normave, pezullohen 18 leje drejtimi

Posted: 30 Jun 2018 12:36 AM PDT

Policia rrugore ka vijuar aksionin për  parandalimin e aksidenteve. Gjatë kontrollit të zhvilluar në autostradën Tiranë-Durrës janë pikasur mjete që udhëtonin me shpejtësi tej normave të lejuara.

Policia njofton se janë pezulluar 18 leje drejtimi gjatë orëve të mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit.

Pavarësisht masave të marra nga Policia Rrugore e Tiranës, përsëri gjatë ditëve të javës e kryesisht në fundjavë ka drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë e alkoolin.

"143 – 179 Km/h, e pa pranueshme kjo shpejtësi dhe në kushtet e lagështirës në rrugë. Festoni, argëtohuni, por mos abuzoni duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor", këshillon policia.

VID-20180630-WA0000

Në rrugen interurbane Durrës-Tiranë.Policia Rrugore e Tiranes e angazhuar per rritjen e parametrave të sigurisë rrugore ne fundjavë.Me Radar për të parandaluar shpejtësinë tej normave te lejuara duke u kthyer në burim aksidenti.143 – 179 Km/h . E pa pranueshme kjo shpejtesi dhe ne kushtet e lageshtires ne rruge.18 Leje Drejtimi te pezulluara gjate oreve te mbremjes dhe oreve te para te mengjezit.Pavaresisht masave represive te nderrmara nga Policia Rrugore e Tiranes, perseri gjate diteve te javes e kryesisht ne fundjave ka drejtues mjetesh qe abuzojne me shpejtesine e alkoolin.Festoni, argetohuni por mos abuzoni duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor

Gepostet von Policia e Shtetit am Freitag, 29. Juni 2018

30 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Shërbimet sekrete amerikane: Koreja “po mashtron” SHBA-në

Posted: 30 Jun 2018 12:16 AM PDT

Agjencisë e shërbimeve sekrete amerikane besojnë se Koreja e Veriut e ka rritur prodhimin e karburantit të nevojshëm për armët bërthamore në disa vende sekrete të shumëfishta gjatë muajve të fundit, e ndoshta po përpiqet ta fshehë një veprimtari të tillë teksa kërkon lëshime në bisedimet mbi çështjen bërthamore me Shtetet e Bashkuara.

Ky është raportimi i "NBC News", që citon disa zyrtarë amerikanë. Në raportin e së premtes, rrjeti informativ tha se, ajo që e përshkroi si vlerësimi i fundit i shërbimeve sekrete amerikane duket se po shkon kundër pritshmërisë së shprehur nga presidenti amerikan Donald Trump, që shkroi në "Twitter" pas samitit të paprecedentë të 12 qershorit me kreun e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, se "nuk ka më kërcënim bërthamor nga Veriu komunist".

"NBC" ka cituar 5 zyrtarë amerikanë në kushtet e anonimitetit të shprehen se gjatë muajve të fundit, Koreja e Veriut ka përshkallëzuar prodhimin e uraniumit të pasuruar për armët bërthamore, edhe pse është angazhuar në bisedime diplomatike me Shtetet e Bashkuara.

Rrjeti citon zyrtarët të thonë se vlerësimi i shërbimeve sekrete arrin në konkluzionin se Koreja e Veriut ka më shumë sesa një vend sekret bërthamor, përveç mjediseve të njohura të prodhimit në Yongbyon.

"Ka prova absolutisht të qarta se ata po përpiqen të mashtrojnë Shtetet e Bashkuara", citohet të jetë shprehur njëri prej zyrtarëve.

Gjithsesi, Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) refuzoi të komentonte raportin e "NBC". Departamenti i Shtetit, ndërkohë, tha se nuk mund ta konfirmojë dhe as të komentojë çështjet e shërbimeve sekrete. Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj gjithashtu kërkesës për komente.

30 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

BE: Thirrja e fundit për Britaninë që të ofrojë plan real për ‘Brexit’

Posted: 30 Jun 2018 12:05 AM PDT

BE i bëri thirrje Britanisë të ofrojë një plan real për procesin e largimit nga blloku, të njohur si Brexit – në të kundërtën u paralajmërua se mund të dalë nga BE-ja pa ndonjë marrëveshje.

“Ka shumë punë përpara dhe detyrat më të vështira janë ende të pazgjidhura”, tha presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk.

“Kjo është thirrja e fundit për t’i nxjerrë letrat në tavolinë”, tha Tusk.

Britania duhet të largohet nga Bashkimi Evropian deri në fund të marsit, 2019.

Kjo pason një referendum të qershorit 2016, në të cilin qytetarët britanikë kanë votuar për dalje nga blloku. Britania dhe BE-ja kanë shprehur dëshirën për të arritur një marrëveshje përfundimtare deri në tetor.

30 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more