Skip to main content

“Pesëvjeçari deshi ta përqafojë skulpturën, e rrëzon në tokë – prindërit detyrohen t’i paguajnë 132 mijë dollarë (Video)” plus 5 more Telegrafi Dështime

“Pesëvjeçari deshi ta përqafojë skulpturën, e rrëzon në tokë – prindërit detyrohen t’i paguajnë 132 mijë dollarë (Video)” plus 5 more Telegrafi Dështime


Pesëvjeçari deshi ta përqafojë skulpturën, e rrëzon në tokë – prindërit detyrohen t’i paguajnë 132 mijë dollarë (Video)

Posted: 18 Jun 2018 07:46 AM PDT

Prindërit e djalit 5-vjeçar do të jenë të detyruar t’i paguajnë 132 mijë dollarë, pasi që ai rastësisht kishte thyer skulpturën e çelqtë duke tentuar ta përqafojë.

Vogëlushi ishte prezent në një dasmë, kurse në objektin ku po mbahej ceremonia ishte e ekspozuar skulptura e qelqtë “Afrodita Kanzas City”, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur vogëlushi i afrohet skulpturës duke u munduar ta përqafojë, derisa nëna e tij Shanon Goodman dhe të rriturit tjerë qëndronin të ulur nëpër tavolina.

Ai pa dashje e kishte rrëzuar në tokë, dhe si pasojë është dëmtuar në kokë e duar, kurse vogëlushi ka pësuar disa gërvishtje në fytyrë.

Tani autori i kësaj vepre artistike Bill Lions, kërkon të dëmshpërblehet, pasi që kjo vepër është shkatërruar në shumicën e pjesëve dhe nuk mund më të shitet.

Vlerësohet se kushton rreth 132 mijë dollarë, kurse autoritetet lokale kanë informuar Shanon Goodman, që duhet ta paguaj shumën që mbeti pa fjalë kur e kuptoi se për sa para bëhet fjalë.

“Është e qartë se ka ndodhur pa dashje. Nuk dua t’i zvogëloj vlerën artistike, por atë shumë nuk mund ta përballoj”, ka deklaruar ajo.

 

The post Pesëvjeçari deshi ta përqafojë skulpturën, e rrëzon në tokë – prindërit detyrohen t’i paguajnë 132 mijë dollarë (Video) appeared first on Telegrafi.

Teknikja farmaceutike vodhi nga kasaforta, tabletat që shiten vetëm me recetë mjeku (Video)

Posted: 18 Jun 2018 07:07 AM PDT

Kamerat e sigurisë e kanë filmuar tekniken farmaceutike, teksa vidhte barna të rënda që shiten vetëm me recetën e mjekut, nga kasaforta e barnatores ku kishte filluar të punonte para një muaji.

Katie Jean Williams është arrestuar nga policia e Floridës së Shteteve të Bashkuara, pasi u mësua se ka vjedhur shishe me tableta oksidoni dhe amfetamine, transmeton Telegrafi.

Me t'i fshehur ato nën uniformë, 28-vjeçarja është larguar me një copë pice dhe shishen me lëng, sikur asgjë të mos ketë ndodhur.

Policia ishte ftuar në atë barnatore gjatë muajit maj, për shkak se mungonin shumë shishe me barna dhe pronarët u frikësuan se janë plaçkitur.

Gjithçka u zbulua nga filmimit, ku u pa Williams që i merrte tabletat që janë qetësues të fortë dhe përdoren shumë nga narkomanët.

Mësohet se ajo është dërguar në mbajtje dhe mbi të rëndon akuza për kontrabandim me medikamente të ndaluara. Nuk raportohet nëse është lidhur me ndonjë grup kriminal, apo për çfarë nevoja i ka pasur. /Telegrafi/

The post Teknikja farmaceutike vodhi nga kasaforta, tabletat që shiten vetëm me recetë mjeku (Video) appeared first on Telegrafi.

Pakot me dekorimet e thyeshme, postieri i gjuajti shkallëve qëllimisht (Video)

Posted: 18 Jun 2018 05:33 AM PDT

Postieri i një kompanie për dërgesa të shpejta, i hodhi qëllimisht pakot me dekorime të thyeshme, nëpër shkallët e një shtëpie në West Yorkshire.

Për fat të mirë, pronari ishte afër dhe reagoi me shpejtësi, megjithëse dy prej pakove ishin hedhur teposhtë, transmeton Telegrafi.

"Kur i bërtita, ai ndaloi dhe pjesën tjetër i zbriti ngadalë prej furgonit. Ishte e vrazhdë të shihej", ka thënë blerësi, që pagoi afro 600 euro për dekorimet kineze.

Me të hapur pakot, ai pa se objektet që ishin brenda nuk ishin thyer dhe nuk deshi ta paditë kompaninë që e kontraktoi për transport. Por, nuk e la pa e turpëruar postierin e papërgjegjshëm, që bëri kreu këtë veprim të qëllimshëm. /Telegrafi/

The post Pakot me dekorimet e thyeshme, postieri i gjuajti shkallëve qëllimisht (Video) appeared first on Telegrafi.

Fokat u detyruan të hidhen prej shkëmbit, të frikësuara nga adoleshentët që i gjuanin me gurë (Video)

Posted: 18 Jun 2018 05:26 AM PDT

Adoleshentët e paedukatë i ndoqën me gurë disa foka, që po pushonin në një bregdet të Newcastle të Anglisë.

Gjallesat u desh të kërcenin nga shkëmbi në ujë, në mënyrë që t'i shpëtojnë goditjeve, transmeton Telegrafi.

Derisa dy të rinjtë po hidhnin gurët, një shoqëruese e tyre i filmonte, mbase për të treguar këtë në rrjetet sociale. Kjo pasi, njëri nga ta, e shkuli prej toke një tabelë sinjalizuese.

"Nuk po e bëjmë për t'i turpëruar, por të tregojmë se çfarë paedukate ka në mesin e disa të rriturve. As po të ishin fëmijë, kjo nuk do t'ju falej", shkruan në përshkrimin e videos që është shpërndarë në internet. /Telegrafi/

The post Fokat u detyruan të hidhen prej shkëmbit, të frikësuara nga adoleshentët që i gjuanin me gurë (Video) appeared first on Telegrafi.

Çfarë nuk duhet bërë kur jeni në ndonjë rezervat kafshësh – të zgjatni dorën nga dritarja e veturës, për të prekur një luan (Video)

Posted: 18 Jun 2018 02:32 AM PDT

Vizitori që ndodhej në një rezervat kafshësh të egra në Afrikën e Jugut, u tmerrua kur zgjati dorën nga dritarja e veturës për ta ledhatuar një luan, i cili lëshoi një hungërimë rrëqethëse.

Gjallesa ktheu shpinën dhe u hodh në sulm, por ai arriti ta largojë dorën me shpejtësi, transmeton Telegrafi.

"Vetëm ne që punojnë në këto ambiente, e dimë sa të shpejtë janë luanët. Ka mundur t'ia këpusë dorën, por edhe ta nxjerrë përjashta dhe ta copëtoi të tërin", ka thënë një prej mirëmbajtësve të rezervatit.

Me videon që mund ta shihni më poshtë, po kërkohet që mos të bëhen veprime të tilla, po që se vizitohen zona të mbrojtura ku ka luanë apo kafshë tjera të egra. /Telegrafi/

The post Çfarë nuk duhet bërë kur jeni në ndonjë rezervat kafshësh – të zgjatni dorën nga dritarja e veturës, për të prekur një luan (Video) appeared first on Telegrafi.

Brenda ushqimit vegjetarian, pretendon se gjeti një mi të ngordhur (Video)

Posted: 18 Jun 2018 01:36 AM PDT

Burri i njohur vetëm si Ramesh, që vizitoi një restorant në Telangana të Indisë, pretendon se në ushqimin e shërbyer, e gjeti edhe një mi të ngordhur.

Vizitori që kërkoi një specialitet vegjetarian, mendoi se kjo pjesë me ngjyrë të errët është patëllxhan i fërguar, por u tmerrua kur e pa nga afër, transmeton Telegrafi.

Pasi u tregoi të gjithë të pranishmëve dhe rastin e njoftoi në polici, Ramesh e postoi edhe një video në internet për të turpëruar pronarët e restorantit.

Inspektorët kanë gjetur se higjiena në sallën e mysafirëve dhe në kuzhinë ishte në limitet e duhura, megjithëse punonjësit nuk po mbanin doreza, përparëse dhe kapela. Për këtë iu është dhënë një gjobë, ndërsa lokali është mbyllur për tri ditë, derisa të kryhen kontrollet e duhura.

Pronarët e lokalit kanë thënë se ky është inskenim, për t'ia prishur imazhin restorantit. Nëse vërtetohet e kundërta dhe gjenden fajtorë, biznesi tyre mund të mbyllet dhe i pret një dënim i rëndë.

The post Brenda ushqimit vegjetarian, pretendon se gjeti një mi të ngordhur (Video) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more