Skip to main content

“Nuk dua vetting për këtë racë të ndyrë… por, tredhje dhe shterpëzim!” plus 2 more Telegrafi Opinione

“Nuk dua vetting për këtë racë të ndyrë… por, tredhje dhe shterpëzim!” plus 2 more Telegrafi Opinione


Nuk dua vetting për këtë racë të ndyrë… por, tredhje dhe shterpëzim!

Posted: 17 Jun 2018 04:49 AM PDT

Anri Bala

Nuk e dua vettingun, sepse nuk është për mua e as për ne, por për ata të parët e tregut në para dhe llojin e mallit që shesin… "jetë njerëzish"! Nuk e dua vettingun, sepse nuk është për ata, që i ka ngjizur mitra e bushtrës politikë në Shqipëri, që për hallet e tyre, na lanë në derë dhe na vunë mbi shpinë qindra piranja, që nuk lanë lëkurë pa shqyer e rrjepur dhe kockë pa bluar!

Vetting nuk ka, përderisa asgjë nuk merr fund, por vetëm ndryshon, evoluon, trashëgohet. Vetting nuk ka për të patur, përderisa këta janë mbarsur dhe pjellin çdo ditë politikanë, gjyqtarë, prokurorë dhe ushtri puthadorësh… të sojit të tyre!

Si mundet, një fjalë "Vetting" të sjell drejtësinë, me gjithë këtë ushtri brezash, që gjeneron me metodën zinxhir, duke mos i lënë kurrë karriget e tyre të ngrohen nga bythët e të tjerëve, por vetëm nga ato të gjakut dhe sojit të tyre?!

Kaq indiferent jeni dhe nuk u ka rënë në sy, shpura fisnore dhe familjare, në drejtësi dhe politikë, pa përmendur administratën?! Vërtet nuk i shikoni se si burrë, grua, motër, vëlla, kunat, baxhanak, nip apo mbesë, e deri tek djali apo vajza e një politikani, gjyqtari apo prokurori të vjetër apo të mesëm… është domosdoshmërisht politikani, prokurori, gjyqtari, përmbaruesi, noteri, avokati… që do të ju drejtojë apo gjykojë?!

A mund të më gjeni një, që nuk është i racës së tyre dhe nuk është si ato?! Kurrë, por edhe nëse ka ndonjë në qarkullim, ai është tamam si ajo hudhra mes "shkëlqimit"… të cilin e mbajnë për t'i mbrojtur nga syri i keq. Nëse nuk më jepni të drejtë, të paktën mos heshtni dhe më kundërshtoni!

Pyetini, deri sa tu nxirrni sytë dhe bojën të pacipëve!

Vettingu do na sjelli drejtësinë do iu thonë! Po cilën drejtësi, atë që duan ata, apo atë që presim ne?! As njërën e as tjetrën, sepse e atyre nuk quhet drejtësi, por mashtrim! Nëse do e kishin dashur, aty e kanë pasur, e kishin zgjedhur! Ajo tashmë nuk vjen për një arsye të vetme, sepse do u hapi punë të gjithë tutorëve të saj… politikanëve.

Tamam si ajo prostituta, që ka punuar në rrugë dhe u kërkon borxh shfrytëzuesve të saj, se i ka humbur të gjitha në ruletën e fundit, edhe kasta e tyre tani kërcënon, deliron, komploton me ish-ortakët në krime. Ndaj, këto janë më të bashkuar se kurrë, nga frika dhe tmerri i përbashkët, që iu krijon vetëm fjala vetting, pa ia ditur kuptimin kësaj fjale… më e lakuara prej së paku një viti, në media, politikë por edhe në radhët e opinionit publik. Aq të paditur janë, sa shpesh herë e ngatërrojnë me fjalën miting, duke imagjinuar ditën, kur njerëzit do mblidhen dhe do protestojnë kundër tyre.

Vettingu në fakt si shprehje, është përdorur për herë të parë nga veterinerët, për kontrollin e kuajve para garës. Por, këto tanët nuk janë për garë… janë kuaj që duhet tu ndalohet garimi, ndërzimi, shumimi e pse jo dhe ushqimi!

Vettingu pra, është për të gjitha kategoritë e kafshëve, një thundrakë, dy thundrakë, dy këmbësh, katër këmbësh, por jo për njerëz kafshë! Ndaj, unë nuk e dua vettingun, sepse ai nuk vlen për këtë ndryshim, në kodin gjenetik të kafshëve të drejtësisë dhe politikës në Shqipëri.

Unë dua diçka të vërtetë dhe bindëse, që do më bëj të besoj, se edhe ky vend do të bëhet dhe dëshira ime dua që të jetë edhe e juaja: Kjo racë politikanësh dhe përfaqësuesish të (pa)drejtësisë, duhet të inkastrohet dhe të sterilizohet!

Atëherë do të ulëras: Rroftë drejtësia, që lindi, sapo vdiq padrejtësia! /ekskluzive.al/

The post Nuk dua vetting për këtë racë të ndyrë… por, tredhje dhe shterpëzim! appeared first on Telegrafi.

Si mund të lexohet kjo G7?

Posted: 17 Jun 2018 03:38 AM PDT

Vasil Kureta

Zhvillimet në marrëdhëniet ndërkombëtare janë të vrullshme dhe me ngjarje shumë të rëndësishme, që pasurojnë me shpejtësi përmbajtjen e marrëdhënieve ndërkombëtare, me ndryshimet që mundësojnë e realizojnë. Brenda këtij procesi vend të veçantë zë dhe samiti i fundit i G7 në Kebek të Kanadasë. Pas deklarimeve para samitit dhe sidomos pas reagimeve komplekse pas samitit, tash lind pyetja, jo vetëm për pritshmëritë dhe pasojat që mundëson, por se si mund të lexohet kjo G7, apo se si mund t'i afrohesh thelbit të vërtetë të saj? Cilat mund të jenë pasojat më të mundshme? Ka shumë rëndësi të mos mbetesh shumë te pamja e jashtme e deklarimeve, se sa te përmbajtja dhe thelbi i problemit, që përmban ky samit. Ky format pune e bashkëpunimi është me histori të gjatë, pavarësisht se ka ndryshuar numri pas G-së.

Ai nuk ka lindur rastësisht, por ka qenë produkt i filozofisë së punës dhe bashkëpunimit të perëndimit, për të diskutuar e vendosur bashkërisht, jo vetëm për probleme të rëndësishme ekonomike e tregtare, të sigurisë, por dhe politike e strategjike, pavarësisht se sa ka qenë pesha dhe vëllimi konkret i këtyre përbërësve. Filozofia e ndërtimit të marrëdhënies dhe bashkëpunimit brenda perëndimit, kishte të harmonizuara edhe ideologjinë, mendësinë e të gjykuarit duke u mbështetur në sistemin e vlerave, por dhe me pragmatizëm funksional. Këto përbërës esencialë definuan qëndrimin, vendimmarrjen dhe veprimin perëndimor, që mendohej se mbronin dhe fuqizonin interesat e përbashkëta, por dhe e ushqenin dhe e mbronin vazhdimisht modelin perëndimor. Kishte kështu një harmonizim e ekuilibër mes ideologjisë dhe pragmatizmit.

Harmonizimi i këtyre përbërësve i kontribuoi forcimit të kohezionit të brendshëm, por dhe efektivitetit në përballimin e sulmeve dhe goditjeve nga jashtë, sidomos në periudhën e luftës së ftohtë 1. Sot nuk ka ndonjë ndryshim thelbësor për të ecur me më pak ideologji dhe me më shumë pragmatizëm, aq më tepër që është bërë tepër e mprehtë mbrojtja e sistemit të vlerave. Nëse vërtet ndodh një ecje e tillë kjo do të thotë një dobësim i forcimit të brendshëm, i vetëmbrojtjes aktive të modelit perëndimor. Nëse vërtet kjo ndodh, atëherë do të ishte një zhvillim vërtet negativ. Është vërtet nevojë historike që modeli perëndimor të udhëheqë, sepse kjo i shërben progresit dhe përballimit të sulmeve e goditjeve aktive nga modelet autokratike apo diktatoriale. Me këtë filozofi pune e përmbajtje ka funksionuar ky format edhe në periudhën e luftës së ftohtë 1, por dhe pas, saj deri në ditët e sotme. Janë mbledhur dhe kanë diskutuar fuqitë perëndimore në këtë format edhe kur kanë dialoguar për bashkëpunimet ekonomike e tregtare, apo për çmimet e produkteve bujqësore, por edhe për çështjen e mprehtë, se si mund e duhej përballuar rënia e shpejtë e komunizmit, apo se si mund të monitorohej ky proces i ri dhe se cila do të ishte përmbajtja konkrete e këtij monitorimi.

Pavarësisht se ka ndryshuar mundësia e njohjes së përmbajtjes së informacionit për këto veprimtari, apo se sa informacion është bërë publik dhe sa jo, apo që është klasifikuar sekret, gjithnjë është punuar me këtë filozofi pune. Në periudhën e luftë së ftohtë 1, kuptohet pjesa e konsideruar sekret me vështirësi mësohej, apo mësohej kur konkretizohej, ndërsa tash situata ka ndryshuar, se ka më shumë informacion, apo mundësi për të mësuar më shumë nga çfarë thuhet e publikohet zyrtarisht, jo thjesht për shkak të teknologjisë së informacionit, por sidomos për një demokratizim të ndjeshëm, sa i përket informimit të publikut. Vendet perëndimore kanë grumbulluar një përvojë të pasur, sa i përket bashkëpunimit dhe tërheqjes së aktorëve të rëndësishëm në bashkëpunim, që ka krijuar dhe formatin tjetër të G20. Në çdo rast këto formate pune kanë fokusuar një problematikë të mprehtë, me qëllim që të përballohej ky zhvillim apo ndryshim i pritshëm.

Pikërisht dhe ky samit i G7 u thirr në një moment të rëndësishëm, kur shihen dukuri e prirje të ndryshimeve brenda rendit botëror, kur ka një problematikë të mprehtë e jo të zakonshme brenda Perëndimet, sa i përket formave të bashkëpunimit, jo vetëm ekonomik e tregtar, por edhe politik, të sigurisë dhe ato strategjike, apo një grindje reale mes BE dhe SHBA; kur janë shfaqur mosdakordësi mes SHBA dhe BE ndaj zbatimit të marrëveshjes bërthamore me Iranin; kur ka zhvillime të rrezikshme në disa kriza, si ajo e Lindjes së Mesme dhe ajo e gadishullit korean, me kërcënimet publike të Koresë së Veriut ndaj SHBA e me vringëllim të armëve bërthamore, apo kur SHBA deklaroi tarifa të njëanshme ndaj importeve të çelikut dhe aluminit, që vendet e BE mendojnë se afektohen rëndë dhe vijnë në një mënyrë të njëanshme e të pa diskutuara; kur ka shumë paqartësi, shqetësim real e pasiguri sa i përket përmbajtjes së bashkëpunimit mes SHBA dhe BE; kur disa lëvizje të SHBA po interpretohen nga aleatët e saj, si shmangie apo ndryshim i filozofisë së komunikimit e bashkëpunimit dhe të punuarit së bashku. Po kështu janë shfaqur edhe lëvizje për të shmangur qëndrimet e dakordësuara, siç ishte dhe një deklarim i ministrit italian të Brendshëm se Roma mund të vendosë veton në BE, sa i përket çështjes së sanksioneve ndaj Rusisë, që e detyroi kreun e NATO-s Soltenberg të deklarojë qartë, se sanksionet ndaj Moskës nuk preken dhe aleatët duhet të kenë qëndrim të përbashkët.

Në thirrjen e samitit të G7 trysni të veçantë ka bërë dhe ka përcaktuar pikërisht kjo problematikë komplekse. Kjo G7 u mendua të zhvillohet pikërisht në një moment ku ka shumë paqartësi, shqetësim real e pasiguri konkrete, sa i përket përmbajtjes së bashkëpunimit brenda perëndimit. Disa lëvizje nga SHBA, duket se po interpretohen nga BE si shmangie apo si ndryshim i filozofisë së komunikimit e të punuarit së bashku. Samiti i G7 u zhvillua pikërisht në këtë klimë apo procese ndryshimesh të padakordësuara e pikëpyetjesh konkrete. Samiti i G7 mund të lexohet e vështrohet në kënde e mënyra të ndryshme, por aktualisht tërheq vëmendjen një ndryshim i filozofisë së krijimit e funksionimit të këtij formati dhe rolit e mundësive që ka për të kontribuar në zhvillimet e qëndrueshme ekonomike, politike e sociale, por dhe strategjike e gjeopolitike, për kontributin real në sigurinë e stabilitetin e sistemit të marrëdhënieve ndërkombëtare. Çdo herë këto formate pune kanë tërhequr vëmendjen veçanërisht, sepse në vazhdimësi kanë sjellë kontribute konkrete, por këtë radhë ndjehet dhe shqetësimi për një ndryshim të filozofisë së punës e të misionit të tij.

Çdo herë ka pasur diskutime e debate të gjalla brenda perëndimit edhe në këto formate bashkëpunime, që kanë harmonizuar qëndrimet, por këtë radhe edhe pse u arrit një dakordësim për nënshkrimin e deklaratës përmbyllëse të samitit, ngjau që SHBA, deklaroi tërheqjen prej saj. Arsyeja e këtij veprimi të presidentit amerikan Trump ishte mendimi apo akuza, se po vendosen tarifa masive ndaj SHBA. Nëse lexon me vëmendje deklaratën e publikuar vëren se në të nënvizohet teza për një sistem tregtie të bazuar në rregulla. Mbështetur në këtë fakt duhet evidentuar një element domethënës se, megjithëse SHBA kishin deklaruar në mënyrë të njëanshme tarifa të reja për çelikun dhe aluminin, nuk i pengoi vendet evropiane, por dhe Kanadanë të nënshkruanin deklaratën. Megjithatë, duket se presidenti Trump nuk ka pritur mirë deklaratën e kryeministrit kanadez Trudeau, se do të nxiste ndërmarrjen e tarifave kundërvënëse ndaj SHBA, duke filluar nga 1 korriku. Kanadezët ka deklaruar Trudeau janë të sjellshëm e të arsyeshëm, por nuk do të merren aspak nëpër këmbë. Në këtë situatë BE lëviz të deklarojë se do t'i qëndrojë deklaratës së përbashkët, pavarësisht vendimit të Trump. Këtë qëndrim shprehu edhe Britania e Madhe.

Që të kuptohet më qartë se është një formë lufte brenda perëndimit apo kontradiktë në zhvillim, duhet sjellë në vëmendje porosia e presidentit amerikan për zyrtarët e vet se po shqyrtojnë edhe tarifat e reja për automjetet. Në se mban në konsideratë edhe pohimin e presidentit amerikan për kryeministrin kanadez si „tepër të pandershëm dhe të dobët", kupton më mirë atmosferën brenda Perëndimit. Natyrisht që pas reagimeve të këtij lloji vjen dhe qetësimi e arsyetimi më i shëndoshë dhe ajo që mbetet e ka vlerë, është teza e deklaratës së samitit për nevojën e një tregtie të lirë, të drejtë dhe me përfitime të ndërsjella, por duke e vënë theksin në luftën kundër proteksionizmit.

Pas kësaj vjen vetiu pyetja: sukses apo dështim ishte ky samit? Nëse nisesh nga përmbajtja e deklaratës së presidentit amerikan se ishte një samit shumë produktiv, apo që në fund u dakordësuam me disa hapa e qëndrime konkrete, por që mban në konsideratë dhe tërheqjen e nënshkrimit nga teksti i deklaratës, atë here më drejtë është të pranosh një realitet me kontradikta e probleme brenda Perëndimit, ku duhen mbajtur në konsideratë edhe ndarjet për marrëveshjen për klimën, për konfliktin izraelito-palestinez, apo për marrëveshjen bërthamore me Iranin etj. Natyrisht ka filluar dhe një proces reflektimi rreth këtyre zhvillimeve, që është vërtet me interes dhe këtu mund të sillet në vëmendje një deklaratë e presidencës franceze, se diplomacia nuk mund të diktohet nga krizat e inatit. Le të jemi seriozë dhe të denjë për popullin tonë, nënvizon Macron. Ne ndërmarrim angazhime dhe i përmbahemi atyre. Bashkëpunimi ndërkombëtar nuk mund të ndikohet nga ndjenjat e zemërimit dhe inatit. Kjo është filozofia, principi dhe metodologjia që Franca mbështet në marrëdhënien perëndimore.

Ka një mendim se ky qëndrim i presidentit Trump mund të interpretohet si një formë aplikimi e konkretizimi i tezës "America first" edhe në marrëdhëniet brenda Perëndimit. Mendohet kështu nga disa se, ajo që ndodhi në këtë samit është vërtet dëshmi se presidenti Trump nuk është i interesuar më shumë për multilaterizmin se sa për unilaterizmin. Edhe pse ministri gjerman Mass ka pohuar, se Evropa e bashkuar është përgjigja e duhur ndaj slloganit "America first", kuptohet se më shumë vlerë ka qëndrimi i bashkuar si Perëndim. Në këto kushte tërheq vëmendjen reagimi shumë i matur i Kancelares Merkel, që pasi e vlerëson këtë samit të G7, por duke mbajtur parasysh tërheqjen e presidentit Trump, flet për një eksperiencë depresive dhe dëshpëruese, duke theksuar se liderët evropianë nuk dëshirojnë të marrin avantazhin në këtë tregti.

Kjo dëshmon qartë se Merkel as e dëshiron e as e ushqen një luftë tregtare. Ky qëndrim i përmbajtur dhe realist i shërben gjetjes së kompromisit e shmangies së një lufte tregtare brenda perëndimit. Natyrisht nuk mund të mos shprehte dhe shqetësimin e saj në formën se unë fola për një eksperiencë dëshpëruese, por që për mua është shumë apo flet shumë. Ajo është e qartë se samiti i Kebekut prodhoi një deklaratë të mirë, por që duhet pranuar, se diferencat me SHBA qëndrojnë. Prandaj duke iu referuar deklaratës së tërheqjes së SHBA, Merkel deklaroi, se kjo na bën esëll dhe pak të dëshpëruar. Kjo deklaratë është më afër realitetit të zhvillimeve brenda Perëndimit e sidomos sa i përket cilësisë së marrëdhënies mes BE dhe SHBA. Merkel u tregua e qartë dhe e shqetësuar për mënyrën e shfaqjes së dallimeve dhe kontradiktave, kur pasi shprehu keqardhjen për tërheqjen e SHBA nga deklarata, nënvizoi se kjo u bë përmes një "cicërime në Tuiter".

Askush nuk mund të parashikojë saktë se si do të evoluojë kjo kontradiktë e grindje brenda tyre, që në këtë moment tregoi fraxhilitetin e konsumimin e marrëdhënies mes BE dhe SHBA. Që të kuptohet më mirë situata, duhet mbajtur parasysh edhe sqarimi i mëtejshëm i presidentit Trump, se nuk ka barazi në partneritetin tregtar apo se nuk mund të lejojmë aleatët tanë të marrin avantazhin në tregti, që në një farë mënyre dëshmon aplikimin e "America first" edhe në marrëdhënien me aleatët e vet. Duket që edhe kërkesa ndaj aleatëve e sidomos ndaj Gjermanisë, për të shpenzuar më tepër për sigurinë e NATO, shkon në këtë linjë të kritikës amerikane për aleatët. Theksohet se Gjermania paguan 1% te GDP për NATO, kur ne paguajmë 4% të GDP, që përbën GDP më të madhe në aleancë. Këto dëshmojnë se ndryshimi i mëtejshëm i marrëdhënies brenda Perëndimit mund të thellohet më tej, të zgjerojë përmbajtjen. Me sa duket ka ardhur koha e një ndalese konkrete që të fokusojë diskutimin e atyre problemeve që ndajnë në aleancë.

Këto zhvillime brenda Perëndimit nuk mund të mos tërheqin vëmendjen e Rusisë dhe Kinës, të cilat, jo rastësisht organizuan në një kohë edhe atë takimin e organizmit ekonomik të bashkëpunimit euro-aziatik SCO, që mund të vlerësohet edhe si një formë rivaliteti. Madje Putini është ndjerë shumë komod përballë këtyre zhvillimeve brenda Perëndimit, duke përcjellë deklaratën, se do të jemi të lumtur të shohim çdonjërin në Moskë. Po kështu, Putin bën dhe parashikuesin, kur deklaron se në një farë mënyre unë ju kam paralajmëruar për sanksionet. Në këtë moment mësohet edhe një sygjerim i presidentit amerikan Trump për ta rikthyer Rusinë në formatin e G7. "Ne takohemi pa Rusinë ka nënvizuar presidenti Trump. Ata duhet të lejojnë Rusinë të kthehet në këtë grup elitar". Z.Trump thekson se Rusia duhet të jetë në takim ne duhet ta kemi atë në tryezën negociuese. Kjo deklaratë në këtë moment grindjeje brenda Perëndimit, nuk mund të mos tërheqë vëmendjen e BE, aq më tepër, kur qëndrimi i Perëndimit për largimin e Rusisë nga formati G8, nuk erdhi rastësisht, por si një masë e sanksion ndaj aneksimit të Krimesë dhe shpërthimit të konfliktit në Lindje të Ukrainës, që akoma nuk është zgjidhur, por është ngurtësuar si një konflikt i ngrirë.

Perëndimi e akuzoi Rusinë kështu, për shkelje të rëndë të ligjit e të drejtës ndërkombëtare, për ndryshimin me dhunë të kufijve të Evropës. Edhe pse Rusia ka nënshkruar dy marrëveshjet e Minskut, nuk ka plotësuar akoma detyrimin e dorëzimit të kontrollit të kufirit Ukrainës. Atëherë lind pyetja se çfarë ka ndryshuar që të rikthehet Rusia në këtë format, apo pse është në interes të të gjithëve rikthimi i Rusisë në këtë format, siç mendon kryeministri i ri italian?

Në përgjigje të pyetjes dhe kërkesës së presidentit Trump, Kancelarja Merkel shfaq konsekuencën perëndimore ndaj këtij gjykimi e qëndrimi, teksa argumenton se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, deri sa të ketë progres substancial në zgjidhjen e konfliktit në Lindje të Ukrainës. Edhe Kanadaja, përmes ministres së Jashtme Freelad, ka theksuar se "Rusia e ka bërë të qartë se nuk ka interesim që të sillet në bazë të rregullave të demokracisë perëndimore. Nuk ka bazë me këto veprime të Rusisë, ajo të rikthehet në G7". Siç shihet jeton brenda Perëndimit harmonizimi i elementit ideologjik, politik dhe ekonomik e tregtar apo një filozofi pune që orientohet nga sistemi i vlerave , por edhe nga ligji e drejta ndërkombëtare.

Siç shihet nga këto zhvillime, mendimi apo deklarimi i tipit se formati G7 duhet futur në muze, duket mjaft i nxituar e jo realist. Ky samit prodhoi shumë lajm e ngjarje, ku duke mos harruar tërheqjen e SHBA nga deklarata pasi e kishte nënshkruar atë, samiti dëshmoi se funksionon, pavarësisht dallimeve dhe kontradiktave, të cilat tash kanë mundësinë të bëhen më të njohura për publikun e gjerë. Edhe ky zhvillim i transparencës do të ndihmojë për zgjidhjen e këtyre kontradiktave, por dhe ndaj zhvillimeve të qëndrueshme ekonomike, politike e sociale, duke i dhënë më tepër inkurajim anëtarëve të këtij formati të përmbushin përgjegjësitë komplekse ndaj popujve të këtyre vendeve, por sidomos edhe sa i përket zhvillimeve të qëndrueshme ndërkombëtare, sigurisë e stabilitetit në botë.

The post Si mund të lexohet kjo G7? appeared first on Telegrafi.

Merkel në stuhinë e krijuar nga konservatorët

Posted: 17 Jun 2018 03:36 AM PDT

Maximiliane Koschyk

"Ne jemi në gjendje ta bëjmë këtë". Një fjali, disa fjalë të thëna nga kancelarja gjermane Angela Merkel kur ndodhi kriza e refugjatëve tre vjet më parë. Fjalia u kthye në moto të politikës gjermane të migracionit, por edhe në mollë sherri. Kur në verë 2015, numri i refugjatëve në Evropë arriti kulmin, Gjermania mori vendim të hapte dyert, ndryshe nga çfarë bënë vendet fqinje.

Me vendimin që mori Merkel mblodhi shumë kritika, edhe mes radhëve të veta. Kritiku më i madh mes tyre: Horst Seehofer, në atë kohë kryeministër i Bavarisë, ndërkohë ministër i Brendshëm në kabinetin e Merkelit.

Kryetari i konservatorëve bavarezë ishte i mendimit se Gjermania nuk është në gjendje ta përballojë këtë. Ai luftoi me të gjithë forcat kundër kursit të Merkelit. Duke qenë kryeministër i Bavarisë, ai kërcënoi në vitin 2015 se do të ngrinte padi në Gjykatën Kushtetuese kundër pranimit të refugjatëve dhe kritikoi hapur kancelaren në një kongres të partisë socialkristiane, CSU. Për të marrë pjesë në qeverisje në nivel federal, CSU vuri si kusht kufizimin e imigracionit.

Tani duke qenë ministër i Brendshëm mund të merret me këtë detyrë, mbase më shumë se e ka për zemër. Skandali për vendimet e manipuluara të azilit të Zyrës Federale të Migracionit dhe Refugjatëve (BAMF) pati shtruar pyetjen, nëse Gjermania nuk ka qenë vërtet e ngarkuar me shtimin e numrit të refugjatëve. Por, sipas njoftimeve të mediave numri i lartë i azileve të dhëna në zyrën e BAMF në Bremen, mund të ketë patur edhe arsye të tjera.

Me një "Masterplan për migracionin", Seehofer kërkon të ndryshojë politikën e imigrimit dhe të marrjes së azilit në Gjermani. Ndër të tjera Seehofer kërkon që futja e azilkërkuesve të pengohet, nëse këta janë regjistruar një herë në një vend tjetër të BE-së.

Kancelarja Angela Merkel refuzon zgjidhje që të përfshijnë vetëm Gjermaninë. Ajo i qëndron besnike vendimit të Gjykatës Evropiane që flet kundër kontrolleve sistematike në hapësirën e Shengenit.

Nga ky kundërshtim i Merkelit për planet e Seehoferit shpërtheu grindja që vazhdon mes vitesh midis dy politikanëve. Ministri i Brendshëm refuzoi të prezantonte masterplanin e tij, pastaj pak më vonë bëri të ditur se nuk do të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë për integracionin që zhvillohet në zyrën e kancelares.

Grindja për çështjen e azilit midis Merkelit dhe Seehoferit godet në zemër të dy partitë motra konservatore. "Përçarje" e quajti këtë kryetari i fraksionit të Unionit, Carsten Linnemann. Në një takim të fraksionit parlamentar Merkel u godit të martën për rezervat e saj ndaj planit të Seehoferit. Kryetari i grupit të partisë CSU, Alexander Dobrindt bëri të ditur se partia e tij do të vazhdojë të këmbëngulë për dëbimin e imigrantëve që në kufirin gjerman, pjesë e masterplanit të Seehoferit.

Por rezistenca kundër kancelares, nuk është duke u formuar vetëm në nivel partie. Seehofer dhe kritikë të tjerë konservatorë të Merkelit kërkojnë të gjejnë aleatë në vende të tjera, si për shembull "koalicionin e atyre që duan", siç e prezantoi shkurt Seehofer në takimin me kancelarin austriak, Sebastian Kurz.

Planet e ministrit të Brendshëm kanë pasoja edhe në Austri, sepse pjesa më e madhe e azilkërkuesve vijnë në Gjermani nga Austria. Kur thotë se kjo nuk përbën problem: "ne presim që këtu të ketë një linjë të përbashkët". Kurz dhe Seehofer kanë një propozim. Mbas telefonatës me ministrin e Brendshëm të Italisë, Matteo Salvini, të dy Kurz dhe Seehofer folën në një konferencë shtypi për krijimin e një "Aleancë të të vullnetshmëve" kundër migracionit ilegal.

Ideja e një "Aleance" të tillë nuk mund të mos jetë e diskutueshme. Kurz është kryetar i partisë së djathtë koservatore austriake FPÖ, Salvini është kryetar i partisë së djathtë Lega. "Aleanca e të vullnetshmëve" është vetëm një pjesë e vogël e konservatorëve të Evropës. Gjatë vizitës së tij në Berlin pati një diskutim kur ambasadori amerikan i dërguar në Gjermani, Richard Grenell donte të ftonte për darkë kryetarët e qeverive të vendeve të tjera.

Grenell pati bërë më parë të ditur në një intervistë me faqen e internetit "Breitbart", se dëshiron të nxisë një kthim konservator të Evropës. Dhe menjëherë pas ardhjes së tij, u takua me një nga kritikët më të fortë të Merkelit, ministrin e Shëndetësisë, Jens Spahn.

Grindja për çështjen e azilit është një temë që bashkon të gjitha forcat konservatore. Edhe vetë kryeministri i Bavarisë Markus Söder, e mbështet në këtë temë Seehoferin megjithëse përndryshe ndodhet në konflikt me të. "Kemi të bëjmë me integrimin, migracionin dhe politikën për refugjatët. Kjo është çështja më e rëndësishme politike aktuale", i tha ai agjencisë gjermane të lajmeve, DPA. "Tek ajo varet edhe zhvillimi i demokracisë në vendin tonë".

"Nëse edhe në Evropë do arrihet të krijohet një politikë e përbashkët në politikën ndaj refugjatëve, atëherë kjo do kthehet në 'çështje jetë a vdekje', që do vendosë nëse Evropa do të mbetet e bashkuar", tha sekretarja e përgjithshme e partisë kristiandemokrate, CDU, Annegret Kramp-Karrenbauer.

Pikërisht në këtë pikë ka aleatë kancelarja "Kurajo, për të çuar Evropën përpara", thotë ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas në fjalimin e tij për Evropën dhe aleancën me Francën. Presidenti francez pati kritikuar vendimin e Italisë, për të mos pranuar anijen me refugjatë "Aquarius".Vetë Merkel nuk është përzier në grindjen midis Italisë dhe Francës. Por në Berlin ajo ka bërë të qartë cilat janë parimet e saj themelore.

The post Merkel në stuhinë e krijuar nga konservatorët appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more