Skip to main content

“Munishi: Xhaka dhe Shaqiri nuk mund të dënohen për festimin me shqiponjë” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Munishi: Xhaka dhe Shaqiri nuk mund të dënohen për festimin me shqiponjë” plus 9 more Telegrafi Futboll


Munishi: Xhaka dhe Shaqiri nuk mund të dënohen për festimin me shqiponjë

Posted: 24 Jun 2018 04:04 PM PDT

Festa e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës dhe inicimi i procedurave disiplinore nga FIFA, ka qenë temë edhe në emisionin Dueli Botërorit që transmetohet në RTV Dukagjini.

Në ndeshjen ndërmjet Zvicrës dhe Serbisë realizuan dy futbollistë shqiptarë, të cilët gjatë festës së tyre e bënë simbolin e shqiponjës me duar.

Festa e Xherdan Shaqirit (Foto: Getty Images)

Dy mesfushorët mund të dënohen sipas Nenit 54 të Kodit disiplinor të FIFA-s dhe nëse ndodh kjo, dënimi maksimal është pezullim me dy ndeshje moslojë dhe gjobë prej 5.000 frangash zvicerane.

Të gjitha lajmet nga DUELI BOTËRORIT Të gjitha lajmet nga DUELI BOTËRORIT

Në ndërkohë po jepen opinione të ndryshme lidhur me të drejtën apo jo të dënimit të dy përfaqësuesve të Zvicrës, kur kihet parasysh se edhe Shqipëria edhe Kosova janë të pranuara në organizatën më të madhe të futbollit në botë dhe flamujt e tyre shpalosen në ndeshje ndërkombëtare, prandaj nuk ka asgjë të ndaluar në realizimin e simboleve kombëtare.

Festa e Granit Xhakës ( Getty Images)

I të njëjtit mendim është edhe trajneri dhe analisti, Ismet Munishi, i cili në emisionin Dueli Botërorit ka thënë se Xhaka dhe Shaqiri nuk mund të dënohen për simbolin e shqiponjës me duar.

“Për festim që e kanë bërë festimin me shqiponjë, nuk mund të dënohen”, ka deklaruar Munishi.

Sipas tij, ekziston një video që mund të merret për bazë, me ç’rast ka ndërrim fjalësh nga tabori zviceran duke mos i specifikuar dy futbollistët, e cila mund ta ndëshkojë edhe Zvicrën edhe Serbinë. Por, trajneri shpreson që dënimi të jetë me të holla dhe jo me suspendime. /Telegrafi/

The post Munishi: Xhaka dhe Shaqiri nuk mund të dënohen për festimin me shqiponjë appeared first on Telegrafi.

Sokoli: Japonia ka planifikuar të shpallet kampione në vitin 2050, plani i tyre po shkon mirë

Posted: 24 Jun 2018 03:34 PM PDT

Përfaqësuesja e Japonisë ka pasur rritje të madhe në vitet e fundit në futboll.

Ata aktualisht në renditjen e vendit janë në pozitën e 61-të, kurse në Grupin H të Kampionatit Botëror ‘Rusia 2018’ janë në pozitën e parë.

Rritja dhe paraqitjet e tyre u komentuan edhe në emisionin e RTV Dukagjinit, Dueli Botëror, ku u shpjegua mirë nga trajneri dhe analisti Bylbyl Sokoli, i cili tregoi se ai ata kanë planifikuar të bëhen kampion në Botëror në vitin 2050.

Keisuke Honda duke festuar golin e barazimit ndaj Senegalit se bashku me Yuto Nagatomon (Foto: Getty Images)

“Ata kanë planifikuar që të kualifikohen në këtë kampionat dhe janë kualifikuar ashtu siç kanë planifikuar”.

“Një administrator i lartë i Japonisë gjatë një ligjërate ka thënë se ata planifikojnë që në vitin 2050 të shpallen kampion”, ka thënën Sokoli, duke folur për planin e Federatës së Futbollit të Japonisë.

Se Japonia punon në detaje, e tregon edhe momenti kur me një lëvizje të planifikuar i futën lojtarët e Senegalit në kurthin e pozitës jashtë loje Se Japonia punon në detaje, e tregon edhe momenti kur me një lëvizje të planifikuar i futën lojtarët e Senegalit në kurthin e pozitës jashtë loje

Shteti japonez shquhet për përkushtimin e madhe, se si me detaje i planifikojë rritjet në shumë fusha, përshirë këtu edhe sportin e futbollit. Aktualisht lojtarët japonez luajnë në ligat dhe klubet më të mëdha evropiane.

Ndeshja e ardhshme e Japonisë është ndaj Polonisë, vendimtare për kualifikimin në fazën e eliminimit direkt.

Të ftuarit tjerë në këtë emision ishin edhe: Ismet Munishi (trajner/analist), Adelina Emini (këngëtare), Gen Zeqiraj (trajner fitnesi) dhe Dardan Belegu (zv.drejtor në RTV Dukagjini). /Telegrafi/

The post Sokoli: Japonia ka planifikuar të shpallet kampione në vitin 2050, plani i tyre po shkon mirë appeared first on Telegrafi.

Se Japonia punon në detaje, e tregon edhe momenti kur me një lëvizje të planifikuar i futën lojtarët e Senegalit në kurthin e pozitës jashtë loje

Posted: 24 Jun 2018 02:36 PM PDT

Përveç golave, ka dhe shumë detaje tjera në lojën e futbollit që të kënaqin kur i shikon.

Një nga ato është kur një skuadër arrin të bëjë një grackë të pozitës jashtë loje ekipit kundërshtar.

Së fundmi kjo është parë në ndeshjen mes Përfaqësueses së Japonisë dhe Senegalit në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

Trajneri i Japonisë, Akira Nishino (Foto: Getty Images)

Skuadra e trajnerit Akira Nishino, në minutën e 44-të arriti të bëjnë një lëvizje e cila i la gjashtë lojtarë senegalez në pozitë jashtë loje.

E gjitha kjo pas ndeshjes që përfundoi me rezultat 2-2 u bë temë në media dhe mes tifozëve në rrjetet sociale.

"E vështirë që perëndimorët të dallojnë aziatikët", trajneri i Koresë së Jugut tregon taktikën që ka përdorur për të shpërqendruar kundërshtarët "E vështirë që perëndimorët të dallojnë aziatikët", trajneri i Koresë së Jugut tregon taktikën që ka përdorur për të shpërqendruar kundërshtarët

Aktualisht në Grupin H prinë Japonia me katër pikë, aq sa Senegali në vendin e dytë, kurse Kolumbia në vendin e tretë me tri pikë.

Në ndeshjen e ardhshme Japonisë është ndaj Polonisë (e fundit në grup pa asnjë pikë). /Telegrafi/

The post Se Japonia punon në detaje, e tregon edhe momenti kur me një lëvizje të planifikuar i futën lojtarët e Senegalit në kurthin e pozitës jashtë loje appeared first on Telegrafi.

Poloni 0-3 Kolumbi, notat e lojtarëve

Posted: 24 Jun 2018 01:46 PM PDT

Përfaqësuesja e Kolumbisë fitoi me rezultat 0-3 ndaj asaj të Polonisë në kuadër të Grupit H të Kampionatit Botëror ‘Rusia 2018’.

Kështu edhe zyrtarisht faza e eliminimit direkt për polakët është tashmë i pamundur.

Golat për Kolumbinë i shënuan Yerry Mina (40′), Radamel Falcao (70′) dhe Juan Cuadrado (75′).

Më i miri në takim nga WhoScored ishte Cuadrado (James nga FIFA), që përveç golit, bëri edhe paraqitje të mirë në këtë takim.

Notë të lartë kishte edhe James Rodriguez, por edhe golashënuesit tjerë të Kolumbisë.

Juan Cuadrado duke festuar golin ndaj Polonisë (Foto: Getty Images)

Grzegorz Krychowiak ishte më i miri te Polonia, kurse pas tij vijnë Jan Bednarek e Robert Lewandowski.

Ndeshja e fundit në grup e Kolumbisë është ndaj Senegalit dhe në rast të një fitore vazhdojnë në fazën e eliminimit direkt. /Telegrafi/

Notat e lojtarëve të Polonisë:

Notat e lojtarëve të Kolumbisë: 

The post Poloni 0-3 Kolumbi, notat e lojtarëve appeared first on Telegrafi.

Kolumbia mposht Poloninë dhe shpreson në kualifikim

Posted: 24 Jun 2018 12:54 PM PDT

Kolumbia e ka regjistruar fitoren e parë në Kampionatin e sivjetmë Botëror duke fituar me rezultat 3-0 kundër Polonisë në Kazan Arena.

Gjysma e parë nuk prodhoi shumë raste shënimi, mirëpo rezultati u zhbllokua në minutën e 40-të të takimit.

Yerry Mina e shënoi golin e parë (Foto: Getty Images)

James Rodriguez shfaqi aftësitë e tij teknike duke bërë një harkim të bukur në zonë, të cilin e priti Yerry Mina për të shënuar me kokë.

Në pjesën e dytë, mundësi për të rrezikuar patën Rodriguez nga njëra anë dhe Robert Lewandowski në anën tjetër, por asnjëri nuk ishte efektiv.

Radamel Falcao shënoi golin e dytë (Foto: Getty Images)

Kolumbia e dyfishoi epërsinë në minutën e 70-të. Juan Quintero asistoi te Radamel Falcao, i cili doli i vetëm para portierit kundërshtar dhe e mposhti.

Vetëm pesë minuta më pas, James dhuroi një tjetër asistim të bukur, këtë herë drejt Juan Cuadrados, i cili shënoi golin e tretë të përfaqësueses së tij (75′).

Juan Cuadrado ishte njëri prej golashënuesve (Foto: Getty Images)

Me këtë fitore, Kolumbia numëron tri pikë në Grupin H dhe ndeshjen e fundit grupore, kundër Senegalit, do ta ketë betejë të drejtpërdrejtë për kualifikim në 1/8 e finales. Kolumbianët kualifikohen vetëm me fitore, derisa senegalezëve u mjafton edhe barazimi.

Nga ana tjetër, Polonia është përshëndetur nga Kampionati Botëror dhe do ta zhvillojë vetëm edhe ndeshjen e fundit grupore kundër Japonisë së motivuar që i mjafton vetëm një barazim për të vazhduar tutje. /Telegrafi/

The post Kolumbia mposht Poloninë dhe shpreson në kualifikim appeared first on Telegrafi.

Nainggolan arrin në Milano, të hënën vizitat mjekësore te Interi

Posted: 24 Jun 2018 12:40 PM PDT

Radja Nainggolan ka arritur në qytetin e Milanos para kalimit te Interi nga Roma.

Mesfushori belg nesër (e hënën) pritet të përfundojë vizitat mjekësore te klubi zikaltër.

30-vjeçari u prit nga shumë tifozë të Interi para Hotel Melian dhe normalisht qe edhe lojtari ishte i emocionuar.

Nainggolan ishte pjesë e Romës që nga viti 2015 ku iu bashkua atyre nga Cagliari.

Ky transferim pritet t’i kushtojë Interit 24 milionë euro, plus Davide Santon dhe lojtarin e ekipit të të rinjve Nicolo Zaniolo.

Nainggolan: Roma vendosi të më shiste, Interi më donte më shumë se kushdo tjetër   Nainggolan: Roma vendosi të më shiste, Interi më donte më shumë se kushdo tjetër  

Për klubin nga kryeqyteti italian në total Radja ka luajtur 203 ndeshje në të gjitha garat dhe ka shënuar 33 gola dhe ka dhuruar 29 asistime.

Nga sezoni i ri Interi është pjesë e Ligës së Kampionëve dhe ardhja e Nainggolan është e nevojshme pasi ai sjell provojë në mesfushë. /Telegrafi/

The post Nainggolan arrin në Milano, të hënën vizitat mjekësore te Interi appeared first on Telegrafi.

Ish-ambasadori gjerman në Kosovë: Bërja e simbolit nuk dallon nga shfaqja e flamurit dhe flamujt shfaqen në secilën ndeshje

Posted: 24 Jun 2018 11:16 AM PDT

Ish-ambasadori gjerman në Kosovë, Ernst Riechel, ka sqaruar se bërja e simbolit me duar nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri nuk dallon nga shfaqja e flamurit dhe se flamujt shfaqen në secilën ndeshje ndërkombëtare.

Prandaj, një veprim i tillë nuk duhet të konsiderohet si ofendues. Këto komente, diplomati gjerman i ka bërë përmes një postimi në Facebook, në kohën kur FIFA ka nisur hetimet në lidhje me festën e dy futbollistëve shqiptare pas fitores ndaj Serbisë.

Festa e Granit Xhakës ( Getty Images)

Zvicra triumfoi me rezultat 2-1 në takimin e dytë në kuadër të Grupit E, ndërsa të dy golat u shënuan nga lojtarët shqiptarë që e përfaqësojnë atë shtet. Dhe me rastin e festës, edhe Xhaka edhe Shaqiri bënë simbolin e shqiponjës me duar.

Të gjitha lajmet për Kampionatin Botëror Të gjitha lajmet për Kampionatin Botëror

Veprimi i tyre mund të ndëshkohet në rast se merret në konsideratë Neni 54 i Kodit disiplinor të FIFA-s, mirëpo Reichel e ka bërë të qartë se veprimet e dy futbollistëve nuk bien ndesh me rregullat.

Festa e Xherdan Shaqirit (Foto: Getty Images)

“Nuk mund ta kuptoj pse mund të ofendohet dikush kur dy lojtarë të Zvicrës bëjnë simbolin e flamurit shqiptar pas golave të tyre”.

“Shqiponja dykrenore është simbol në flamurin shqiptar (dhe disa flamuj të tjerë). Bërja e simbolit nuk dallon nga shfaqja e flamurit. Ndërsa flamujt shfaqen në secilën ndeshje ndërkombëtare”.

“Prandaj nuk ka asgjë të keqe që të jesh krenar me vendin tënd apo origjinën tënde”, ka shkruar Reichel në një postim në Facebook duke e shoqëruar me flamurin shqiptar.

The post Ish-ambasadori gjerman në Kosovë: Bërja e simbolit nuk dallon nga shfaqja e flamurit dhe flamujt shfaqen në secilën ndeshje appeared first on Telegrafi.

Transmetim direkt i ndeshjes Poloni – Kolumbi për Kosovë

Posted: 24 Jun 2018 10:54 AM PDT

Grupi H është një nga ato grupet më interesante në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

Pas barazimit 2-2 mes Japonisë dhe Senegalit, ndeshja mes Përfaqësueses së Polonisë dhe Kolumbisë është bërë vetëm më emocionuese.

Për të mbajtur gjallë shpresën për një vend në fazën e eliminimit direkt, fitorja është shumë e nevojshme për secilën skuadër në këtë përballje.

Një tifoz kolumbian pas ndeshjes ndaj Polonisë (Foto: Getty Images)

Që kjo ndeshje mos t’i ikë asnjë futbolldashësi nga Kosova është përkujdesur platforma online, GjirafaVideo.

Ajo në bashkëpunim me Radio Televizioni i Kosovës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për të shfaqur këtë ndeshje në internet.

Shikimi i ndeshjes mundësohet në kualitet shumë të lartë, pa reklama dhe normalisht në komentim shqip.

Nuk duhet harruar, video e mëposhtme është e vlefshme vetëm për ata brenda territorit të Kosovës. /Telegrafi/

The post Transmetim direkt i ndeshjes Poloni – Kolumbi për Kosovë appeared first on Telegrafi.

Derisa pritet vendimi i FIFA-s, Shaqiri rikujton deklaratën e tij: Kur të hyj në fushë në këpucë do ta kem edhe flamurin e Zvicrës edhe të Kosovës

Posted: 24 Jun 2018 10:30 AM PDT

Ndërkohë që simbolet shqiptare janë bërë temë në të gjitha mediat botërore dhe pritet vendimi i FIFA-s për dënimin eventual të Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, ky i fundit ka rikujtuar vendimin e tij për Kampionatin e sivjetmë Botëror.

Në një rrëfim të gjatë për The Players Tribune, mesfushori shqiptar kishte folur për jetën e tij që nga fëmijëria deri në arritjen e kulmit të karrierës si futbollist i klasit ndërkombëtar.

Festa e Xherdan Shaqirit (Getty Images)

Në një pjesë të deklaratës në platformën ku shprehen sportistët më të mëdhenj, 26-vjeçari e kishte bërë të qartë se në Rusi do të luante me këpucët në të cilat, pos flamurit të Zvicrës ishte edhe flamuri i vendlindjes së tij, Kosovës.

Dhe pikërisht ashtu bëri – në këpucën e tij të djathtë ndodhet flamuri i Kosovës, ndërsa në të majtën, ai i Zvicrës.

Këpucët e Xherdan Shaqirit (Foto: Getty Images)

Ndërkaq, origjina e tij doli në pah sidomos në ndeshjen kundër Serbisë, në të cilën e shënoi golin e fitores dhe festoi duke e bërë simbolin e shqiponjës me duar.

Të gjitha lajmet për Xherdan Shaqirin Të gjitha lajmet për Xherdan Shaqirin

Dhe tani kur FIFA i ka nisur hetimet dhe ekziston mundësia që Shaqiri së bashku me Granit Xhakën të dënohen me nga dy ndeshje moslojë (në rast të dënimit maksimal, sipas Nenit 54 të Kodit disiplinor), Xherdani ka rikujtuar një pjesë të deklaratës së tij lidhur me flamujt që do t’i përdorte në Kampionatin Botëror.

Postimi i Xherdan Shaqirit në IsntaStory (Foto: Instagram/ShaqiriXherdan)

“Kur të hyj në fushë në Kampionatin Botëror 2018, do ta kem edhe flamurin e Zvicrës edhe atë të Kosovës në këpucët e mia”.

“Jo për arsye politike apo diçka të ngjashme. Por, sepse flamujt rrëfejnë tregimin e jetës sime. Prandaj mos u shqetësoni, flamuri i Zvicrës është në këmbën time të majtë”, ka thënë Shaqiri, ndërsa postimin e ka shpërndarë në InstaStory. /Telegrafi/

The post Derisa pritet vendimi i FIFA-s, Shaqiri rikujton deklaratën e tij: Kur të hyj në fushë në këpucë do ta kem edhe flamurin e Zvicrës edhe të Kosovës appeared first on Telegrafi.

Japoni 2-2 Senegal, notat e lojtarëve

Posted: 24 Jun 2018 10:27 AM PDT

Kombëtarja e Japonisë dhe ajo e Senegalit kanë barazuar me rezultat 2-2.

Japonia dhe Senegali kanë ndarë pikët në ndeshjen e dytë të Grupit H dhe tani ndajnë vendin e parë dhe dytë me nga katër pikë.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Takashi Inui (34′) dhe Keisuke Honda (78′) për japonezët, ndërsa për Senegalit shënuan Sadio Mane (11′) dhe Moussa Wague (71′).

Japonia dhe Senegali ndahen baras Japonia dhe Senegali ndahen baras

Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte anësori sulmues i Japonisë, Inui, i cili pas golit dhe asistimit i notua me 8.1.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes ishte 5.9 dhe shkoi për dy lojtarët senegalezë, Khadim N’Diaye dhe Youssouf Sabaly. /Telegrafi/   

Japonia:

Senegali:

The post Japoni 2-2 Senegal, notat e lojtarëve appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more