Skip to main content

“Llapi zyrtarizon tre lojtarë” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Llapi zyrtarizon tre lojtarë” plus 9 more Telegrafi Futboll


Llapi zyrtarizon tre lojtarë

Posted: 17 Jun 2018 04:09 PM PDT

Fatbardh Latifi do të jetë lojtar i Llapit në katër sezonet e ardhshme. Qendërmbrojtësi shtatlartë që luajti të gjithë sezonin për Ramiz Sadikun, është lojtari më i ri i klubit nga Podujeva.

“Ai ka arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit dhe do jetë pjesë e klubit për katër edicionet e ardhshme. Ne i dëshirojmë mirëseardhje Fatbardhit në familjen e madhe të KF Llapit dhe suksese në vazhdim!”, thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook.

Llapin e ka përforcuar edhe Shend Kelmendi përforcon. Sulmuesi është transferuar nga Trepça ’89 dhe ka nënshkruar me Llapin për dy vitet e ardhshme

“Shend Kelmendi, 23 vjeç, i lindur më 21.09.1994 në Prishtinë, e nisi te Prishtina ku nga juniorët kaloi tek ekipi i parë ku realizoi 11 gola. Pas katër viteve, ai u largua te Trepça ’89 ku më pas Skënderbeu bleu kartonin e futbollistit. Ai u rikthye për gjashtë muaj te Trepça ’89 dhe nga ky stinor do jetë nën ‘ombrellën’ e Llapit. Kelmendi luan si sulmues i dy krahëve dhe si qendërsulmues”, thuhet në njoftimin e klubit.

Llapi e ka zyrtarizuar edhe talentin Albion Osmani, i cili ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin e ri.

“Krahas transfereve për titull, Llapi mendon edhe për talentët e së ardhmes që t’i mbrojnë ngjyrat e Llapit dhe kështu talenti Albion Osmani ka nënshkruar me Llapin për tre vitet e ardhshme. Albion Osmani, 16 vjeç, i lindur më 15.12.2001 në Podujevë. Ai e nisi te Besiana ku i kaloj kategoritë e reja. Albioni luan si sulmues dhe para një edicioni iu bashkua Llapit, ndërsa tani ka nënshkruar kontratë profesioniste me klubin”, ka bërë të ditur klubi nga Podujeva.

Llapi u rendit në vend të tretë në tabelë në sezonin e kaluar në Superligën e Kosovës në futboll. Me 16 fitore, gjashtë barazime dhe 11 humbje, kjo skuadër arkëtoi 54 pikë dhe mbeti prapa kampionit Drita (67 pikë) dhe nënkampionit Prishtina (64 pikë). /Telegrafi/

The post Llapi zyrtarizon tre lojtarë appeared first on Telegrafi.

“E vështirë që perëndimorët të dallojnë aziatikët”, trajneri i Koresë së Jugut tregon taktikën që ka përdorur për të shpërqendruar kundërshtarët

Posted: 17 Jun 2018 03:43 PM PDT

Ndeshja e parë e së hënës në Kampionatin Botëror është ajo mes Përfaqësueses së Suedisë dhe Koresë së Jugut.

Pas raportimeve se suedezët kanë spiunuar Korenë e Jugut duke tentuar të kuptojnë taktikat e tyre para përballjes së tyre në Grupin F.

Por, për këtë ka kohë që ka menduar trajneri korean, Shin Tae-yong, i cili ka treguar një taktik që e ka përdorur deri më tani për të shpërqendruar skuadrat kundërshtare.

Shin Tae-Yong në miqësoren ndaj Hondurasit (Foto: Getty Images)

Ai ka thënë se i ka kërkuar lojtarëve që të shkëmbejnë fanellat dhe numrat e tyre gjatë stërvitjes dhe ndeshjeve miqësore.

Këtë e ka bërë pasi ai e kupton që evropianët e kanë të vështirë të kapin dallimet mes aziatikëve.

Son Heung-Min (lojtari i Tottenhami) gjatë një momenti në miqësoren mes Koresë së Jugut dhe Hondurasit (Foto: Getty Images)

“Ne kemi dashur të shpërqendrojmë përfaqësuesen e Suedisë. Ja pse e kemi bërë”, ka thënë fillimisht Shin Tae-Young në konferencën për media, kur u pyet pse ndërrojnë fanellat.

“I kemi ndërruar pasi nuk dëshirojmë t’i tregojmë asgjë kundërshtarëve tonë. Ki Sung-Yueng me siguri e njohin, ashtu si Son Heung-min, por te lojtarët tjerë mund të jetë pak të shpërqendruar”.

Ki Sung-Yueng, lojtari i Swansea Cityt (Foto: Getty Images)

“Është shumë e vështirë për perëndimorët të vërejnë dallimet mes aziatikëve, ja pse e kemi bërë atë”, shtoi për fund trajneri.

Me siguri kjo deklaratë ka prishur paska taktikat e suedezëve, por kjo më së miri do shihet në fushë. /Telegrafi/

The post “E vështirë që perëndimorët të dallojnë aziatikët”, trajneri i Koresë së Jugut tregon taktikën që ka përdorur për të shpërqendruar kundërshtarët appeared first on Telegrafi.

Munishi: Behrami ishte lojtari i ndeshjes në përballjen ndërmjet Zvicrës dhe Brazilit

Posted: 17 Jun 2018 03:29 PM PDT

Trajnerët Ismet Munishi dhe Bylbyl Sokoli , si dhe panelistët tjerë, kanë dhënë opinionet e tyre në emisionin Dueli i Botërorit që transmetohet në RTV Dukagjini, për ndeshjet e zhvilluara ditën e diel në fazën grupore të Kampionatit Botëror.

Në kuadër të ditës së katërt të turneut më të madh të futbollit që po zhvillohet në Rusi, u zhvilluan tri ndeshje, të cilat u komentuan nga panelistët Blerand Stavileci (ish-ministër i Zhvillimit Ekonomik/President i klubit basketbollistik Prishtina), Bylbyl Sokoli (trajner), Ismet Munishi (trajner) dhe Valdete Mustafa (dizajnere).

Zvicra e përfaqësuar nga katër shqiptarë bëri një befasi të madhe duke i bërë ballë Brazilit dhe arriti të nxjerrë rezultat pozitiv (1-1).

Ismet Munishi (Foto: YouTube/Dukagjini)

“Behrami ka qenë lojtar i ndeshjes sot. Deri në ato momente kur ka luajtur Behrami, edhe Xhaka, kanë qenë të jashtëzakonshëm, së bashku me portierin. Ndërsa Shaqiri nuk ka qenë mirë”, ka theksuar Munishi.

Të gjitha lajmet nga DUELI BOTËRORIT Të gjitha lajmet nga DUELI BOTËRORIT

Sokoli nga ana e tij ka thënë se Shaqiri ka qenë i rrezikshëm në sulm, ndërsa në këtë pikë nuk pajtoheshin me Munishin, i cili theksoi se Xherdani dhe Blerim Xhemajli nuk kanë bërë paraqitje të mirë.

Sipas Munishit, goli i Zvicrës ishte ndërhyrje e palejuar, pasi Steven Zuber e ka shtyrë markuesin e tij dhe sipas tij, gjyqtari është dashur ta konsultojë sistemin VAR.

Bylbyl Sokoli (Foto: YouTube/Dukagjini)

Bylbyl Sokoli ka thënë se shpreson në kualifikim e Zvicrës, pasi pas Brazilit është një prej favoritëve për ta kaluar Grupin E.

Dueli i Botërorit transmetohet në RTV Dukagjini çdo ditë nga ora 22:30 dhe i kushtohet Kampionatit Botëror. Arta Nitaj dhe Fisnik Zymi janë prezantues të emisionit. /Telegrafi/

The post Munishi: Behrami ishte lojtari i ndeshjes në përballjen ndërmjet Zvicrës dhe Brazilit appeared first on Telegrafi.

Behrami pësoi lëndim dhe u largua pas dhimbjeve të konsiderueshme

Posted: 17 Jun 2018 03:05 PM PDT

Valon Behrami pati një prej ndeshjeve më të mira të tij në fanellën e kombëtares së Zvicrës.

Futbollisti shqiptar pati një paraqitje të shkëlqyer duke neutralizuar rrezikun e superyllit Neymar.

Valon Behrami gjatë një dueli me Gabriel Jesus (Foto: Getty Images)

Por, pas 70 minutash lojë Behrami është larguar nga loja, që ashtu siç u besua, ishte për shkak të një lëndimi.

Këtë e ka konfirmuar trajneri Vladimir Petkovic, i cili potencoi se ishte momenti i fundit që Behrami të largohej nga loja pas dëmtimit të pësuar.

“Ai ka pasur probleme me aduktorët. Filloi të ndjente dhimbje të mëdha”.

Behrami nuk e lejoi Neymarin ta bënte lojën e tij (Foto: Getty Images)

“Ishte momenti i fundit që unë ta largoja nga loja. Ne kemi nevojë për të në ndeshjet e ardhshme”, theksoi Petkovic në këtë takim.

Ky dëmtim i lehtë i Behramit sipas mediave zvicërane do të trajtohet gjatë ditës së hënë kur edhe do të mësohet nëse mesfushori do të luajë ndaj Serbisë.

Valon Behrami dhe Zvicra do të përballen me Serbinë të premtën në ndeshjen vendimtare për kualifikim në 1/8-ën e finales. /Telegrafi/

The post Behrami pësoi lëndim dhe u largua pas dhimbjeve të konsiderueshme appeared first on Telegrafi.

Sokoli: Gjermania do të rikthehet – Munishi: Meksika ka lojtarë shumë të shpejtë dhe teknikisht të përsosur

Posted: 17 Jun 2018 03:02 PM PDT

Në emisionin Dueli i Botërorit që transmetohet në RTV Dukagjini, Bylbyl Sokoli dhe Ismet Munishi kanë dhënë opinionet e tyre për ndeshjet e zhvilluara ditën e diel, në fazën grupore të Kampionatit Botëror.

Në kuadër të ditës së katërt të turneut më të madh të futbollit që po zhvillohet në Rusi, u zhvilluan tri ndeshje, të cilat u komentuan nga panelistët Blerand Stavileci (ish-ministër i Zhvillimit Ekonomik/President i klubit basketbollistik Prishtina), Bylbyl Sokoli (trajner), Ismet Munishi (trajner) dhe Valdete Mustafa (dizajnere).

Bylbyl Sokoli (Foto: YouTube/Dukagjini)

Befasia e ditës ishte humbja e kampionit në fuqi, Gjermanisë, nga Meksika me rezultat 1-0, ndërsa Bylbyl Sokoli është shprehur i bindur se Die Mannschaft do ta kalojën grupin.

“Jam i sigurt që Gjermania do të rikthehet, sepse e ka atë qetësinë, atë kontrollin që i duhet grupit dhe jam shumë i sigurt që Gjermania do t’u kthehet rezultateve dhe jam i bindur se do të kualifikohet tutje”, është shprehur Sokoli.

Ismet Munishi (Foto: YouTube/Dukagjini)

Nga ana e tij, Munishi ka thënë se e kishte pritur lojën e Meksikës me kundërsulme dhe i është referuar deklaratës së trajnerit Juan Carlos Osorio si shumë serioze. Por, sipas tij, largimi i një lojtari shumë të rëndësishëm ia pamundësoi ta shënonte edhe golin e dytë.

Të gjitha lajmet nga DUELI BOTËRORIT Të gjitha lajmet nga DUELI BOTËRORIT

“Analistët e quajnë Meksikën, ‘Brazili i vogël’. Meksika ka lojtarë shumë të shpejtë, teknikisht të përsosur”, ka thënë Munishi duke sqaruar se që lojtarët gjermanë nuk mund t’i arrinin dhe meksikanët dilnin shumë shpejt në kundërsulme, duke e bërë në mënyrë të përsosur tranzicionin nga faza e mbrojtjes në fazën e sulmit.

Stavileci ka thënë se në të gjitha Kampionatet Botërore, Meksika është gjithmonë një skuadër që ka merituar respekt.

Blerand Stavileci (Foto: YouTube/Dukagjini)

Ndryshe, Arta Nitaj dhe Fisnik Zymi janë prezantues të emisionit Dueli i Botërorit që transmetohet në RTV Dukagjini çdo ditë nga ora 22:30 dhe i kushtohet Kampionatit Botëror. /Telegrafi/

The post Sokoli: Gjermania do të rikthehet – Munishi: Meksika ka lojtarë shumë të shpejtë dhe teknikisht të përsosur appeared first on Telegrafi.

Granit Xhaka: Kemi thënë se do të luftojmë, një start i mirë që na bën krenarë

Posted: 17 Jun 2018 02:37 PM PDT

Superylli i Përfaqësueses ssë Zvicrës, Granit Xhaka, ka shprehur gëzimin e tij pas barazimit 1-1 ndaj Brazilit.

Granit Xhaka i cili ishte një prej liderëve të Zvicrës pati paraqitje të mirë në mesfushë.

Ai ishte i pakalueshëm bashkë me Valon Behramin, të cilët bllokuan tërësisht lojtarët më të mirë brazilianë.

Granit Xhaka në duel me Neymarin, Foto: Getty Images

Granit Xhaka me anë të një postimi në Instagram tha se ekipi mbajti premtimin duke luftuar.

“Ne kemi thënë se do të luftojmë dhe e kishim seriozisht”.

“Çfarë luftëtari ky djalosh”, Xhaka ka komplimentuar Behramin për paraqitjen, Foto: Instagram.com/GranitXhaka

“Një fillim i mirë në Kampionatni Botëror dhe jemi krenarë që e bëmë këtë për të gjithë ju”, shkroi Granit Xhaka në postimin e tij në rrjetin social Instagram.

Zvicra ndeshjen e radhës e zhvillon të premten ndaj Serbisë. /Telegrafi/

The post Granit Xhaka: Kemi thënë se do të luftojmë, një start i mirë që na bën krenarë appeared first on Telegrafi.

Tite: Kishim ankth dhe presion, nuk jam i kënaqur me rezultatin

Posted: 17 Jun 2018 02:28 PM PDT

Trajneri i përfaqësueses së Brazilit, Tite, ka pranuar gabimet e skuadrës së tij pas barazimit ndaj Zvicrës.

Një gol i Philippe Coutinhos u zhvleftësua nga një gol me kokë i shënuar prej Zvicrës.

Zvicra ishte e pathyeshme në mbrojtje dhe Tite thotë se mënyra e lojës së helvetëve vuri në vështirësi ekipin e tij.

Behrami dhe Neymari gjatë një dueli (Foto: Getty Images)

“Natyrisht se nuk jam i kënaqur me rezutlatin. Ne kemi dashur fitore. Por, ankthi na goditi. Presioni ishte i madh. Na mungoi preciziteti kur kishim mundësinë t’i finalizonim rastet”.

“Disa prej rasteve ishin mjaft të pastra dhe ne është dashur të jemi më precizë”, u shpreh Tite pas ndeshjes në konferencën për shtyp.

Valon Behrami ishte një prej lojtarëve më të mirë duke neutralizuar plotësisht superyllin, Neymar. /Telegrafi/

The post Tite: Kishim ankth dhe presion, nuk jam i kënaqur me rezultatin appeared first on Telegrafi.

Kështu do të luajmë edhe ndaj Serbisë, thotë trajneri i Zvicrës

Posted: 17 Jun 2018 02:25 PM PDT

Strategu i Zvicrës, Vladimir Petkovic, ka përgëzuar futbollistët e tij për paraqitjen ndaj kombëtares së Brazilit.

Superylli Philippe Coutinho ishte ai që i dha epërsinë Brazilit, por Steven Zuber me anë të një goli me kokë arriti që të barazojë rezultatin.

Zvicra luftoi dhe shfaqi paraqitje mbresëlënëse ndaj pesë herë kampionit të botës dhe Vladimir Petkovic thotë se është koha që të gjithë ta marrin më seriozisht ekipin e tij.

“Shpresoj se njerëzit tash do të na marrin më seriozisht”.

Gëzimi i Shaqirit dhe Steven Zuber (Foto: Getty Images)

“Ndonjëherë ka mungesë të mirënjohjes dhe mendoj se kjo është keq sepse shumë herë ne luajmë shumë mirë. Ne kemi humbur vetëm një herë në kualifikime”.

“Kemi treguar se ky ekip gjithmonë beson në vete dhe luan mirë me konsistencën e njëjtë të të shkuarit përpara. Ne do të luajmë kështu edhe ndaj Serbisë”, u shpreh Petkovic pas ndeshjes.

Në Rostov on Don ishin të pranishëm 47 mijë shikues. /Telegrafi/

 

The post Kështu do të luajmë edhe ndaj Serbisë, thotë trajneri i Zvicrës appeared first on Telegrafi.

Behrami pjesë e formacionit të ditës së katër të Botërorit

Posted: 17 Jun 2018 02:19 PM PDT

Ka përfunduar edhe dita e katër e Kampionatit Botëror ‘Rusia 2018’.

Së pari Serbia fitoi ndaj Kosta Rikës me rezultat 0-1 në Grupin E, ndërsa po në këtë grup Brazili barazoi me Zvicrën me rezultat 1-1.

Ndërsa befasia e ditë ishte fitorja e Meksikës ndaj Gjermanisë me rezultat 0-1.

Behrami dhe Neymari gjatë një dueli (Foto: Getty Images)

Pas paraqitjes së mirë meksikanëve, lojtarët e tyre dominuan edhe formacionin e ditës të përpiluar nga BR Football.

Behrami komandoi mesfushën në ndeshjen e tij historike, statistikat fantastike të shqiptarit ndaj Brazilit Behrami komandoi mesfushën në ndeshjen e tij historike, statistikat fantastike të shqiptarit ndaj Brazilit

Në njëmbëdhjetëshin më të mirë është edhe shqiptari që përfaqëson Zvicrën, Valon Behrami.

Më poshtë keni formacionin e plotë nga dita e katër:  

Portier: Guillermo Ochoa (Meksikë); Carlos Salcedo (Meksikë), Nikola Milenkovic (Serbi), Fabian Schar (Zvicër), Aleksandar Kolarov (Serbi); Valon Behrami (Zvicër), Hector Herrera (Meksikë), Steven Zuber (Zvicër), Sergej Milinkovic-Savic (Serbi), Hirving Lozano (Meksiko), Javier Hernandez (Meksikë). /Telegrafi/

The post Behrami pjesë e formacionit të ditës së katër të Botërorit appeared first on Telegrafi.

Festime të çmendura në Zvicër pas përfundimit të ndeshjes ndaj Brazilit

Posted: 17 Jun 2018 02:10 PM PDT

E gjithë Zvicra ishte në festë pas barazimit historik ndaj Brazilit në Rostov on Don.

Kombëtarja e Zvicrës shfaqi performancë të mrekullueshme ndaj Brazilit duke arritur një barazim shumë të vlefshëm.

Në Zurich në sallën Maag Event mijëra adhurues ishin në delir duke u gëzuar pas këtij barazimi.

E njëjta ndodhi edhe në Winti Arena, ku po ashtu qindra tifozë nuk u përmbajtën nga gëzimii madh.

Festa kishte gjithandej në qytete të mëdh në ekranët gjigantë të ngritur për tifozët për t’i shikuar këto ndeshje.

Sfida Zvicër – Brazil u karakterizuza me një paraqitje të shkëlqyer të lojtarëve shqiptarë të kombëtares helvete.

Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Blerim Xhemaili dhe Granit Xhaka ishin të shkëlqyer ndaj Brazilit të superyjeve si Neymar dhe Coutinho para 47 mijë shikuesve në Rostov Arena. /Telegrafi/

The post Festime të çmendura në Zvicër pas përfundimit të ndeshjes ndaj Brazilit appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more