Skip to main content

Krijimi i “Kalifatit amerikan” Telegrafi Opinione

Krijimi i “Kalifatit amerikan” Telegrafi Opinione


Krijimi i “Kalifatit amerikan”

Posted: 21 Jun 2018 12:16 PM PDT

Nesrine Malik

Po të kishte një libër udhëzues për diktatorë, administrata e presidentit Donald Trump do të ishte në kapitullin e "instrumentalizimit të fesë". Javën e shkuar, Prokurori i Përgjithshëm i Amerikës, Jeff Sessions, në atë që dukej si nisja e një kalifate amerikane, përmendi një pjesë të Biblës për të mbrojtur politikën e Trumpit për të ndarë fëmijët nga prindërit emigrantë në kufirin me Meksikën, duke sugjeruar se Zoti e mbështet qeverinë.

"Dua t'ju citoj apostullin Pal dhe urdhëresën e tij të mençur e të qartë te Romakët 13, ku thotë se duhen zbatuar ligjet e qeverisë, sepse Zoti e ka një qëllim që e ka urdhëruar atë qeveri", tha Sessions. "Procedurat e ligjshme janë të mira. Zbatimi i qëndrueshëm dhe i drejtë i ligjit është një gjë e mirë dhe e moralshme, që mbron të dobëtin dhe të ligjshmit."

Sekretarja e Shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Sarah Sanders, u pyet nga gazetarët për deklaratën e Sessionit. Ata madje e sfiduan të citonte një pjesë të Biblës që pranon ndarjen e fëmijëve nga prindërit. Ajo u përgjigj: "Nuk jam në dijeni të komenteve të Prokurorit të Përgjithshëm apo të referencave që ka bërë ai. Por mund të them që është shumë biblike të zbatosh ligjin. Kjo përsëritet shpesh në Bibël."

Është e vështirë t'i japësh kuptim politikave të administratës së Trumpit. Ato janë pasojë e tekave të një presidenti fëminor dhe kanë qëllim të kënaqin një Shtëpi të Bardhë të dobët, cinike dhe ideologjike. Nuk kanë asnjë plan që ta ndjekin rregullisht, por thjesht vrapojnë sa më fort për të arritur sa më shumë, në mënyrë që të kënaqin bazën e votuesve, të cilët janë të mbushur me mëri e zemërim. Megjithatë, në disa çaste tregojnë se po ndryshojnë drejtim, edhe pse pa plan, vetëm për të treguar që e kanë një drejtim. Forcat të cilat e vunë Trump-in në pushtet kanë hartuar një udhë që duan të ndiqet, dhe këto forca duhen ushqyer. Të ushqyerit e duhet bërë me gjithçka që të jetë e mundur.

Pas tragjedisë në Charlottesville, ku një grua humbi jetën pasi u shtyp me makinë nga një person që kishte pikëpamje raciste e pro-naziste, Trump tha se për dhunën duheshin fajësuar të dyja palët. Kështu po normalizonte idenë e supremacisë së të bardhëve. Kur Trump nisi politikën për të sulmuar shtypin, ishte një sulm kundër llogaridhënies së qeverisë . Tani, administrata e tij po përdor fenë për të shfajësuar veprimet e tyre, dhe ky është një tjetër hap që hidhet në një drejtim shumë alarmues. Qeveria jo vetëm që nuk jep llogari, por po i shërben vullnetit të Zotit. Njeriu nuk duhet të përqendrohet te mizoria e ligjit, duhet vetëm t'i bindet sovranit. Sessions, myftiu i madh, është ai që e shpalli këtë fetva.

Ata që janë rritur në botën arabe, ku islami përdoret shpesh nga regjimet "laike" për të goditur kundërshtarët politikë, janë mësuar me këto farsa përkushtimi fetar. Për ata, evolucioni autoritar i administratës së Trumpit u jep një ndjesi ngjethëse por edhe ngushëlluese, njëkohësisht. Ka arsye se pse ato regjime nuk i heqin ligjet e blasfemisë. Ato ligje janë shumë praktike për të "spastruar" radhët e kundërshtarëve politikë. Është e frikshme të shohësh se si feja po përdoret kështu edhe në një vend që supozohet i sofistikuar, me demokraci liberale. Sidomos për faktin që përdoret ky element i fesë, që e kthen politikën në thjesht nënshtrim. Por është ngushëlluese, në një mënyrë mizore, që të vërtetohet se njerëzit nuk kanë evoluar në asnjë vend të botës aq sa të shkojnë përtej instrumentalizimit të fesë për të shfajësuar tiraninë. Gjëja më acaruese për diktatorin në SHBA nuk është se kjo po ndodh, por sepse po ndodh në mënyrë kaq të parashikueshme.

Tmerri i doktrinës së Trumpit nuk është te rinovimi, por te imitimi që bën. Muajt e fundit janë një dëshmi e faktit që historia nuk i përket të shkuarës; që kalimi i viteve nuk do të thotë se ka patjetër zhvillim. Citimi biblik i kryeprokurorit Session është përdorur edhe në vitet 1840 e 1850 për të shfajësuar skllavërinë. Kur kundërshtarët argumentonin se skllavëria ishte mizore dhe që ndarja e familjeve ishte shkelje e etikës fetare, ata kundërshtoheshin nga argumenti se feja thotë që duhet zbatuar ligji. John Fea, një profesor historie në kolegjin Messiah të Pensilvanisë, tha për Uashington Post se "Romakët 13" citohej në shekullin e 18-të dhe të 19-të si manipulim i shkrimeve të shenjta për të shfajësuar programet politike. Sessions po bën të njëjtën gjë. Pra, nga kjo pikëpamje, ka vazhdimësi.

Përdorimi i besimit të thellë fetar bëhet bajat sidomos kur merr parasysh sjelljen e këtij sovrani të shenjtë që hiqet sikur Zoti i ka caktuar vullnetin e Tij. Trump ka shkelur kurorën në të tria martesat. Se sa shkon në kishë, shpjegohet me pak fjalë nga deklarata ku thotë se "nuk i ka kërkuar kurrë falje Zotit", dhe kungimit i është referuar si "vera dhe biskota e vogël". Megjithatë, mori 80% të votave nga evangjelistët e bardhë. Amy Sullivan tha në New York Times se "propaganda e përdorur për dhjetëra vite kundër liberalëve dhe liberalëve fetarë ka funksionuar. 80 për qind e evangjelistëve të bardhë do të votonin edhe kundër Jezu Krishtit, nëse ai kandidon si demokrat".

Ky është elementi më i mbrapshtë dhe më i fuqishëm në librin udhëzues të një diktatori: pakti me bazën e votuesve. Çdo politikë, çdo fjali, shprehet për të kënaqur audiencën specifike, jo për kuptimin objektiv. Gjatë fushatës zgjedhore, kur Trump tha se "nuk e sheh më gjëkundi shprehjen Gëzuar Krishtlindjet", ai nuk po shprehte shqetësimin e tij për humbjen e vlerave të krishtera. Ai po ushqente paranojën dhe ankthin e nativistëve për humbjen e racës dhe identitetit. Nuk ka asnjë doktrinë Trump-i, por ka një kod Trump-i, që përcillet nga Shtëpia e Bardhë te votuesit. /TCH/

The post Krijimi i "Kalifatit amerikan" appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more