Skip to main content

“Kim Kardashian fton fansat të takohen me të” plus 9 more Ekonomia Online

“Kim Kardashian fton fansat të takohen me të” plus 9 more Ekonomia Online


Kim Kardashian fton fansat të takohen me të

Posted: 19 Jun 2018 10:02 AM PDT

Kim Kardashian West po ju ofron fansave një mundësi që të kalojnë kohë me të, përderisa blejnë produktet nga linja e saj e kozmetikës.

Bukuroshja do të hapë një dyqan në Los Angeles ku mund të gjinden produktet nga linja e kozmetikës KKW Beauty si dhe parfumet e KKW Fragrance.

Kostumerët e javës së parë gjithashtu do të kenë shansin që të kalojnë kohë me yllin televiziv dhe grimerin e saj Mario Dedivanovic.

50 emra do të përzgjidhen në formë të rastësishme dhe fituesit do të takohen në fund të muajit me Kim dhe Mario.

The post Kim Kardashian fton fansat të takohen me të appeared first on Ekonomia Online.

Zakonet e thjeshta që ju ndihmojnë të kurseni para

Posted: 19 Jun 2018 10:00 AM PDT

Nëse habiteni se sa shpejt ju mbarohen paratë, mendoni se sa ju kushtojnë zakonet e përditshme.

A shpenzoni 10 apo 15 dollarë për ushqime të shpejta çdo ditë? A vraponi për të blerë diçka që në të vërtet nuk iu nevojitet? A bëni blerje të ndryshme vetëm për të qenë në të njëjtin nivel si miqtë tuaj?

Këto zakone, në dukjet të vogla, mund t'iu ndihmojnë të kurseni qindra madje dhe mijëra para çdo vit.

Ja disa nga gjërat më të mira dhe të thjeshta që njerëzit mund të bëjnë për të kursyer para çdo ditë:

Bëjini punët vet

Sfidoni veten duke mësuar aftësi të reja dhe duke provuar kënaqësinë e të bërit diçka vet. Punë që realizohen lehtë si: lyerja e shtëpisë me bojë, rregullime të vogla hidraulike, qepje, mirëmbajtje të biçikletës, pjekje, gatim pse jo dhe kopshtari ju ndihmojnë të kurseni dhe njëkohësisht të argëtoheni.

Llogaritni shpenzimet

Është e rëndësishme të dini në fund të çdo muaji se si janë shpenzuar paratë tuaja. Të gjithë bëjmë gabime, kur vjen puna te shpenzimet. Mendoni për faturat, makinën, qeranë, internetin, etj.

Shpenzoni vetëm paratë që keni

Në ditët e sotme është e thjesht të futesh në borxhe dhe të blesh çdo gjë që ti dëshiron. Është e kuptueshme të zotërtoni një kartë krediti për një emrgjencë, por mos e shfrytëzoni sa herë që nuk keni para mjaftueshëm. Ruajeni për ditë të vështira dhe shpenzoni vetëm paratë që jeni në gjendje të shepnzoni.

Rrini larg jetës së natës

Besoj e keni dëgjuar shprehjen "Nata është me barrë, s'dihet ç'pjellë." Dhe kjo është një këshillë shumë e mirë për ata që duan të kursejnë. Nata i bën njerëzit t'i boshatisin xhepat për gjëra të panevojshme, sidomos kur jeni të rinj. Pije, argëtim dhe çmenduri të tjera që në mëngjes ju bëjnë të pendoheni.

Jini të lumtur me ato që keni

Ndihuni të lumtur dhe vlerësoni atë që keni. Mos u ndjeni ziliqar sepse zotërimi i "gjërave" është një garë që askush nuk mund t'a fitoj. E mira nuk ka fund! Të mësosh të duash gjërat që ke të bën të ndihesh mirë me veten dhe do të të kursejë shumë para.

Investoni për produktet cilësore

Mos u tregoni dorështërnguar në produktet që ju i përdorni shumë. Sidomos për produktivitet, për shembull: thika, paisje, krevat, mobilje zyre, etj. Ju duhet vetëm një të krevat me cilësi të mirë, edhe nëse ai kushton, kjo thjesht do të thotë që ju nuk do të shpenzoni për 5 vitet e ardhshme. Mendoni për jetgjatësinë e investimeve tuaja për të identifikuar nëse është janë të vlefshëm. Mendoni për jetëgjatësinë e investimeve tuaja pët të kuptuar nëse ja vlen të shpenzoni për to.

The post Zakonet e thjeshta që ju ndihmojnë të kurseni para appeared first on Ekonomia Online.

Mblidhen në Prishtinë persona me emra nga Labëria e Shqipërisë, emrat vlerësohen pasuri kombëtare

Posted: 19 Jun 2018 09:54 AM PDT

Shoqata Kulturore Atdhetare "Labëria – nderi i kombit", ka mbledhur në Prishtinë persona që mbajnë emrin me prejardhje nga krahina Labërisë, e cila gjendet në Shqipërinë jugperëndimore, raporton Ekonomia Online.

Ata që janë ftuar të jenë pjesë e këtij aktiviteti kulturor janë personat me emrat: Labërie, Labe, Vlora, Saranda, Vlonjat, Gjirokastrit, Vjosa, Shqiponjë etj.

Me këtë rast, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, theksoi se këta emra janë mesazh i madh që tregojnë se shqiptarët janë një gjak e një komb.

Ai bëri të ditur se mbi 7 mijë vajza mbajnë emrin Vlora dhe kjo sipas tij tregon se shqiptarët kurrë nuk kanë qenë te ndarë, por të bashkuar.

"Si pjesë e rëndësishme e Labërisë është edhe Vlora, mbi 7 mijë vajza kanë emrin Vlora. Kjo tregon se asnjëherë s'kemi qenë të ndarë, kemi qenë të bashkuar. Këta emra janë mesazh i madh që ne jemi një gjak, një komb.  Labëria është shumë e madhe, është një treve atdhedashëse me histori të madhe, duhet të jeni krenarë për këta emra që keni dhe do të bëheni edhe më kranarë kur të vizitoni ato vise".

Minxhozi ka treguar një histori interesante të tijën me një shqiptar nga Kosova, i cili pasi kishte qëndruar në Labëri, kishte pagëzuar më pas vajzën e tij me emrin "Labërie".

"Kam një histori te veçantë. Kisha vetëm katër ditë që erdha në Kosovë dhe desha të rregullojë diçka në shtëpi dhe erdhi një ustah dhe më tregoi që ka qenë një herë në Labëri. I ishte prishur makina atje dhe kishte shkuar në fshat, kishte kaluar natën atje dhe të nesërmën ishte kthyer në Kosovë. Pas dy muajsh ishte bërë me vajzë dhe ia kishte lënë emrin Labëria".

Ago Nezha, kryetar i shoqatës "Labëria", ka falënderuar qindra familje nga Kosova që kanë emëruër fëmijët e tyre me emra nga Labëria. Këta emra sipas tij janë vlerë dhe trashëgimi kulturore atdhetare.

Nezha deklaroi se emrat dhe gjuha janë pasuri kombëtare të cilat duhet të ruhen me fanatizëm, por sipas tij këto dy elemente janë të cenuara sot në Shqipëri, sepse sipas tij po ka cdo herë e më shumë emra italianë dhe të vendeve tjera.

Nezha tutje deklaroi se krahina e Labërisë e ka përkrahur fuqishëm luftën e UCK-së për clirimin e Kosovës përmes dërgimit të kuadrove ushtarak.

"Jemi sot në një takim unikal për të nderuër këta persona që janë në sallë dhe jo vetëm, në Kosovë, Shqipëri. Ju e meritoni të iu nderojmë dhe falënderojmë prindërit që ju vunë emra patriotik nga Labëria. Ne si krahinë ndihemi krenarë që qindra familje nga Kosova kanë nderuar me emrat nga Labëria. Kosova ka pasur nostalgji për Shqjpërinë por edhe ajo për të. Patriotizmi ka filluar të bjerë si pasojë e rrymave të globalizmit. Emrat dhe gjuha janë pasuri kombetare që duhet të ruhen me fanatizëm, por këto të dyja janë cenuar rëndë në Shqipëri, aty gjen emra italianë etj. Emrat tuaj janë traditë e vlerave të popullit tonë si trashëgimi kulturore atdhetare. Labëria ka përkrahur fuqishëm luftën e UÇK-së dhe ka dërguar kuadra ushtarak në ndihmesë të saj".

Nezha bëri të ditur se Shoqata "Labëria" është gjithkombëtare dhe në përbërje të saj ka profesre e doktorë shkencash.

Akademik Rexhep Qosja, kryetar nderi i kësaj shoqate, tha se emrat janë pasuri jashtëzakonisht e madhe e një populli, pasi sipas tij ata mbajnë vulën e kulturës, historisë dhe traditave.

Qosja ka inkurajuar shoqatën "Labëria" që të organizojë një konferencë shkencore në të cilën studiues shqiptarë do të merreshin me rëndësinë e emrave në kombin shqiptar.

"Emri është shenjë e rëndesishme e veçantisë së lirisë me të cilën dallon prej njerëzve dhe popujve të tjerë. Emri është dokument në saje të cilit ecim, lëvizim e ekzistojmë në kohë e hapësirë. Emrat janë pasuri e madhe e krjimtarisë popullore e gjuhës e kulturës. Emrat mbajnë vulën e kulturës historisë, traditave, adeteve, psikologjisë e filozofisë së popullit. Emrat na tregojnë çka duam dhe kë duam ne, sa e duam atdheun, sa i duam luginat, fushat, lumenjtë".

"Emrat na tregojnë kush jemi, çka jemi dhe çka duam dhe çka s'duam. Për shkak të këtyre, emrat konsiderohen pasuri jashtëzakonisht e madhe e një populli. E falenderoj shoqatën që na takoi sot duke na vënë përpara rëndësinë e emrit në përgjithësi. E uroj shoqatën që të frymëzojë një konferencë shkencore në të cilën studiues shqiptarë do të merren me rëndësinë e emrit për të kaluarën e të sotmen e kombit shqiptar".

Pjesë e këtij aktiviteti ishin edhe dy vajza me emrin Saranda.

Saranda Kuleta nga Prishtina, e cila ka qenë në mesin e 40 vajzave me emrin Saranda që kanë vizituar para pak kohësh Shqipërinë, tha për Ekonomia Online, se ky aktivitet është mundësi e mirë të takohen vajzat dhe djemtë nga trojet shqiptare.

"Kam ardhur këtu sepse bëhet mbledhja e të gjithë emrave të pjesës jugore të Shqipërisë, dhe ka një domethënie sepse ne përveç emrave që i mbajmë si simbolikë e Shqipërisë, bëhet edhe bashkimi i djemëve dhe vajzave shqiptare".

Ndërsa edhe Saranda Provoliu u shpreh e lumtur që është pjesë e këtij aktiviteti. Ajo tha se ka dëgjuar që do të mbahet ky takim dhe pa hezitim është bërë pjesë e tij.

Ky aktivitet është organizuar në kuadër te vitit të Skënderbeut, 140-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe të Kuvendit të gjashtë të shoqatës "Labëria".

The post Mblidhen në Prishtinë persona me emra nga Labëria e Shqipërisë, emrat vlerësohen pasuri kombëtare appeared first on Ekonomia Online.

Senegali në epërsi me dy gola nga gabimet (VIDEO)

Posted: 19 Jun 2018 09:51 AM PDT

Një autogol i Thiago Cionek dhe një dalje e gabuar nga porta e Wojciech Szczesny i kanë kushtuar rëndë Polonisë, që ka pësuar dy gola nga Senegali

Senegali ka kaluar në epërsi ndaj Polonisë në minutën e 37-të të takimit, pas një autogoli të Thiago Cionek.

Me këtë rezultat është mbyllur pjesa e parë, ndërsa në të dytën epërsinë e ka dyfishuar Mbaye Niang.

Një dalje e gabuar e portierit Wojciech Szczesny i ka kushtuar rëndë Polonisë, që është dy gola prapa senegalezëve.

The post Senegali në epërsi me dy gola nga gabimet (VIDEO) appeared first on Ekonomia Online.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Neymar largohet nga stërvitja me lot në sy (Foto)

Posted: 19 Jun 2018 09:47 AM PDT

Brazili është në alarm. Vetëm pas 15 minutash stërvitje, sulmuesi kryesor Neymar ka braktisuar fushën duke çaluar, pasi ndiente dhimbje në kaviljen e këmbës së djathtë.

Pas kritikave në ndeshjen e parë, Neymar duhet të përballet edhe me një dëmtim, pikërisht në këmbën që e mbajti jashtë për 3 muaj në këtë sezon. Sulmuesi PSG është larguar i shoqëruar nga fizioterapistët e skuadrës, vetëm pas 15 minutash nga stërvitja e së martës.

Federata braziliane, ndërkohë në një postim në rrjetet sociale sqaroi: "Neymar ndjeu dhimbje de ka kryer vetëm fizioterapi, nesër do të stërvitet normalisht".

The post Neymar largohet nga stërvitja me lot në sy (Foto) appeared first on Ekonomia Online.

Lluka: Në Kosovë trajtohen vetëm 2% të ujërave të zeza, kemi mbetur jashtëzakonisht mbrapa në këtë aspekt

Posted: 19 Jun 2018 09:09 AM PDT

Gjatë ceremonisë së vënies të gurthemelit të impiantit për trajtimin e ujërave të ndotura në komunën e Gjakovës, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se Kosova ka mbetur mbrapa me trajtimin e ujërave të zeza.

"Sot në Kosovë trajtohen vetëm diku 2% të ujërave të zeza. Kudo në botë është e kundërta, 98% e trajtojnë dhe 2% mund të humbë. Edhe kjo për ne tregon se kemi mbetur jashtëzakonisht mbrapa në këtë aspekt dhe këto janë hapat e parë që ne duhet ta ndërrojmë këtë kahje".

Lluka tregoi se me impiant për trajtimin e ujërave të zeza shumë shpejt do të bëhet edhe komuna e Pejës, raporton Ekonomia Online.

"Impianti për trajtimin e ujërave ka filluar në Prizren, tash po fillon në Gjakovë dhe shumë shpejt do të fillojë edhe në Pejë. Të gjitha këto me përkrahjen e qeverisë zvicerane dhe gjermane dhe me këto tre impiante dhe me impiantin që është në proces e sipër në Prishtinë ne presim të trajtojmë diku rreth 60% të ujërave në Kosovë".

"Sa i përket ujit të pijes, Kosova ka momentalisht rreth 84 përqind të banorëve kanë qasje në ujësjellësat rajonal të ujit dhe kemi diku rreth 7% që janë nëpër fshatra që kanë sistem vetanak të ujësjellësit mirëpo që jemi duke i integruar në sistem të ujësjellësave rajonalë".

Lluka ka bërë të ditur gjithashtu edhe se MZH ka ndarë një fond prej 10 milionë euro në 3 vitet e ardhshme për integrimin e të gjithë fshatrave në sistemin rajonal të ujësjellësit.

Ismet Ahmeti, drejtor menaxhues i KRU Gjakova, tha se ky investim është një ndër investimet më të mëdha që nga viti 1983.

Ahmeti bëri të ditur se i gjithë projekti kap vlerën 17 milionë euro.

“Implementimi i projektit të ujërave të zeza është një ndër investimet më të mëdha që nga viti 1983 në Gjakovë. Ky investim është shumë i rëndësishëm, jo vetëm për të gjithë qytetarët e Gjakovës por do të ketë rëndësi edhe për rrethin dhe regjionin në tërësi. Vlera e investimit është 17 milionë. Qeveria zvicerane 8 milionë euro i ka paraparë për KRU Gjakovën, qeveria gjermane 6 milionë, komuna e Gjakovës 3 milion”.

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, tha se një ndër sfidat më të mëdha, përveç furnizimit me ujë, mbetet zgjerimi i rrjetit të kanalizmit.

Ajo tha se vendosja e themelit të këtij impianti është hap i rëndësishëm në përmirësimin e gjendjes së mjedisit në përgjithësi.

“Vendosja e themelit të impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Gjakovë është një hap tejet i rëndësishëm, një mision dhe përkushtim për përmirësimin e gjendjes së mjedisit në përgjithësi dhe trajtimin e duhur të ujërave të ndotura në veçanti”.

“Një ndër sfidat në të mëdha të sektorit të ujërave përveç furnizimit me ujë të pijshëm është zgjerimi i rrjetit të kanalizimeve dhe përballimi i ndotjes së madhe të shkaktuara nga shkarkimet e ujërave të ndotura e atyre industriale në lumenj”.

LEXO EDHE:

Gjakova do të bëhet me impiant për trajtim të ujërave të ndotura

The post Lluka: Në Kosovë trajtohen vetëm 2% të ujërave të zeza, kemi mbetur jashtëzakonisht mbrapa në këtë aspekt appeared first on Ekonomia Online.

Sipas Komisionit, Raporti për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale i plotëson kushtet për miratim

Posted: 19 Jun 2018 08:57 AM PDT

Gjatë shqyrtimit të Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017, Besa Gaxherri, në emër të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim hapësinor tha se ky raport i plotëson kushtet për t'u miratuar.

"Komisioni pas shqyrtimit vlerësoi se raporti i plotëson kushtet për t'u miratuar ngase paraqet gjendjen reale dhe mënyrën e menaxhimit".

Ndërsa në emër të GP të LDK-së, Gaxheri ka theksuar se arsyet pse kjo agjenci ishte në, siç thotë ajo, kaos total, janë neglizhenca e qeverisë, e agjencisë dhe Ministrisë së Ambientit, raporton Ekonomia Online.

"Neglizhenca e qeverisë, agjencisë dhe Ministrisë së Ambientit që nuk janë bartur të gjitha projektet, financat e agjencisë në fjalë për menaxhimin e komplekseve memoriale bënë këtë agjension të jetë në një kaos total. Në bazë të raportit shohim se buxheti fillestar për vitin 2017 është 3 milionë e 911 mijë e 878 euro, buxheti final në fundvit është 3 milionë e 231 mijë e 838 euro. Buxheti total i shpenzuar gjatë vitit është 3 milionë e 175 mijë e 882 euro ku prej tyre për paga janë 86 mijë e 600 euro, mallra dhe shërbime 531 mijë euro shpenzime komunale 30 mijë euro, 3 milionë për shpenzime kapitale. Ndarja finale e buxhetit ka ndryshuar për shkak të vendimit të qeverisë për tërheqjen e mjeteve të lira".

Ganimete Musliu, në emër të GP të PDK-së, u shpreh kundër miratimit dhe shqyrtimit të raporteve të agjencive të pavarura në Kuvend, raporton EO.

"Raportet e agjencive të pavarura që shqyrtohen në Kuvend për mua vazhdojnë të jenë dokumentet më të pakuptimta që miratohen në këtë Kuvend. Për ta vërtetuar pakuptimësinë e raporteve, dua të bëj një pyetje: Çka ndodh nëse një raport i ndonjë agjencie nuk miratohet në Kuvend, përgjigjja është se nuk ndodh asgjë, agjencia vazhdon punën por rritet arroganca dhe keqmenaxhimi".

Faton Topalli, në emër të GP të PSD-së, tha se deri më tani nuk ka pasur trajtim dinjitoz të memorialeve në Kosovë.

"Raporti përmbush obligimet ligjore, por ky agjension prej themelimit të tij e deri më 2017 është përballë me probleme sa u përket kompetencave që atij ia përcakton Kuvendi, një problem që deri me tani nuk është zgjedhë dhe shpresoj të zgjidhet gjatë vitit 2018 me drejtuesin e ri të këtij agjensioni. Po shihet se deri më tani nuk ka pasë trajtim dinjitoz të memorialeve në Kosovë duke e parë që është treguar përkushtim i vogël për vlerat tona historike gjë që është detyrë e këtij agjensioni, me planifikimin e tij është treguar që ky trajtim ka qenë jo dinjitoz dhe nuk është në mbështetje të vlerave që ka ky kompleks memorial".

The post Sipas Komisionit, Raporti për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale i plotëson kushtet për miratim appeared first on Ekonomia Online.

Presidenti Thaçi takoi ambasadorët e Kuintit për t’u koordinuar për dialogun

Posted: 19 Jun 2018 08:35 AM PDT

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur ambasadorët e vendeve të Kuintit, ambasadorin Delawie të SHBA-së, ambasadorin O'Connell të Britanisë së Madhe, ambasadorin Chabert të Francës, ambasadorin Sardi të Italisë, zëvendësambasadorin Voss të Gjermanisë dhe shefen e Zyrës së BE-së, Natalyia Apostolova.

Presidenti Thaçi i njoftoi ambasadorët se e ka pranuar ftesën e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, për takimin e ri në Bruksel, të dielën më 24 qershor.

Përfaqësuesit e shteteve të Kuintit rikonfirmuan përkrahjen e tyre për fillimin e fazës përfundimtare të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve.

"Kosova është e gatshme për dialog dhe për normalizim të marrëdhënieve", u shpreh presidenti Thaçi, duke theksuar nevojën e një përfshirjeje sa më të gjerë të partive politike, shoqërisë civile dhe mediave.

The post Presidenti Thaçi takoi ambasadorët e Kuintit për t'u koordinuar për dialogun appeared first on Ekonomia Online.

LDK-ja kritikon raportin vjetor buxhetor, përmend rënien e të hyrave indirekte nga doganat

Posted: 19 Jun 2018 08:25 AM PDT

Lumir Abdixhiku, në emër të GP të LDK-së, ka thënë se raporti vjetor për buxhetin e Kosovës ka mungesë të të dhënave narrative, veçanërisht ka mungesë të shpjegimit në hollësi të shifrave të prezantuara brenda atij raporti.

Ai po ashtu shprehi shqetësimin e tij lidhur me të hyrat indirekte nga doganat që sipas raportit kanë shënuar rënie në vitin 2017 për 4 milionë euro për dallim prej vitit paraprak.

"Raporti ka mungesë të të dhënave narrative, ka mungesë të shpjegimit të numrave që prezantohen aty dhe një vërejtje e tillë është thënë edhe në vitet paraprake. Sipas raportit, detyrimet, të hyrat indirekte nga dogana kanë pasur rënie për 4 milionë krahasuar një vit më parë dhe kjo rënie vjen si rezultat i dy vendimeve të njëpasnjëshme. E para me marrëveshjen e MSA-së dhe ndikimet e tilla do priten të vazhdojnë edhe në buxhetin e tanishhëm edhe të ardhshëm, MSA po ka ndikim në të hyra më të pakta doganore në Kosovë dhe neve na duhet të gjejmë një rrugë për të kompensuar këto të hyra, sidomos në vitin e tanishëm këto të hyra janë pakuar më shumë".

"Shqetësim tjetër janë vendimet gjyqësore, rreth 11.5 milionë euro janë paguar për vendimet gjyqësore të përmbaruesve nga institucione të Kosovës. Është shumë që vazhdon të jetë kështu në vazhdimësi. Po ashtu qiraja është shqetësim, buxheti i Kosovës për institucionet e veta në vit paguan qira 8.2 milionë euro, në fakt një shumë e tillë do mjaftonte të paguanim një këst kredie dhe t'i kishim objektet tona".

Safete Hadërgjonaj, në emër të GP të PDK-së, tha se për një menaxhim më të mirë të financave publike dhe llogaridhënies është e rëndësishme të përmirësohet klasifikimi buxhetor në fazën e planifikimit, raporton Ekonomia Online.

"MF nga viti në vit ka bërë ndryshime pozitive në raportimin e financave publike, ka bërë ndryshime që rrisin saktësinë e të dhënave, lehtësojnë të kuptuarit e tyre, dhe ofrojnë të dhëna me kohë sipas raporteve periodike. Për një menaxhim më të mirë të financave publike dhe llogaridhënies është e rëndësishme të përmirësohet klasifikimi buxhetor në fazën e planifikimit në mënyrë që të ketë përmirësime në ekzekutimin e buxhetit. Shohim se janë bërë hapa pozitivë në këtë drejtim por duhet bërë edhe më shumë në planifikimin më të mirë buxhetor në mënyrë që të ketë ekzekutim më të mirë të buxhetit dhe mos të ketë nevojë për të bërë ndërhyrje gjatë vitit".

Ali Lajçi, në emër të GP të LVV-së, shprehi shqetësim lidhur me buxhetin i cili shpërndahet për objektet me qera i cili tha se duhet të ketë kujdes në mënyrën si shpërndahet buxheti.

"Duhet të flasim për menaxhimin, shpërndarjen e buxhetit në kuadër të këtyre sektorëve institucionalë, se ne kemi skandale buxhetore jo vetëm në akumulimin e tyre por të shpërndarjes buxhetore  e që vlen të theksohet keqpërdorimet siç bëhen në kohë fushata, siç vërehen punësimet në kontratë në vepër. Ne ndajmë buxhetin disa milionësh  për qira kurse objektet që i paguajmë me fondin e qeverisë, sigurisht se i kemi objektet që pronar është vetë qeveria dhe si duket ne kemi kërkuar që të shikohet një analizë të tillë të shikohet numri i objekteve me qira dhe të merren në administrim nga qeveria dhe të kemi kështu një buxhet që mos të  shpërndajmë në mënyrë klienteliste, keqpërdoruese e deri te korrupsioni''.

The post LDK-ja kritikon raportin vjetor buxhetor, përmend rënien e të hyrave indirekte nga doganat appeared first on Ekonomia Online.

Thaçi takoi ambasadorët e Kuintit “për t’u koordinuar për dialogun”

Posted: 19 Jun 2018 08:19 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur ambasadorët e vendeve të Kuintit, ambasadorin Delawie të SHBA-së, ambasadorin O'Connell të Britanisë së Madhe, ambasadorin Chabert të Francës, ambasadorin Sardi të Italisë, zëvendësambasadorin Voss të Gjermanisë dhe shefen e Zyrës së BE-së, Natalyia Apostolova.

Presidenti Thaçi i njoftoi ambasadorët se e ka pranuar ftesën e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, për takimin e ri në Bruksel, të dielën më 24 qershor.

Përfaqësuesit e shteteve të Kuintit rikonfirmuan përkrahjen e tyre për fillimin e fazës përfundimtare të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve.

"Kosova është e gatshme për dialog dhe për normalizim të marrëdhënieve", u shpreh presidenti Thaçi, duke theksuar nevojën e një përfshirjeje sa më të gjerë të partive politike, shoqërisë civile dhe mediave.

The post Thaçi takoi ambasadorët e Kuintit “për t'u koordinuar për dialogun” appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more