Skip to main content

Kamerat e sigurisë filmojnë momentin rrëqethës kur tërmeti në Japoni dridh gjithçka (Video)

Kamerat e sigurisë filmojnë momentin rrëqethës kur tërmeti në Japoni dridh gjithçka (Video)


Kamerat e sigurisë filmojnë momentin rrëqethës kur tërmeti në Japoni dridh gjithçka (Video)

Posted: 18 Jun 2018 02:14 AM PDT

Raportohet se numri i viktimave të tërmetit në Osaka të Japonisë është rritur në 3, kurse i të plagosurve në mbi 200.

Tërmeti i fuqishëm goditi në orët e para të mëngjesit të sotëm Japoninë, kurse rreth 170 mijë banorë kanë mbetur pa energji elektrike, derisa trafiku hekurudhor dhe ajror është ndalur përkohësisht, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentet dramatike kur gjithçka dridhej nga tërmeti i fuqishëm, madje shtyllat elektrike në një rrugë dukeshin sikur janë nga goma, pasi luhateshin majtas-djathtas.

Kryeministri japonez Shinzo Abe i është drejtuar qytetarëve menjëherë pas tërmetit, duke ua bërë më dije se do të bëjë gjithçka që t'iu sigurojë strehim personave që kanë mbetur pa shtëpi.

Tërmeti prej 6.1 ballë Rihter është regjistruar në thellësi prej 15.4 kilometra, kurse është ndjerë më së shumti në qytetin e Osakës.

Japonia shpesh herë preket nga tërmetet dhe shpërthimi i vullkaneve. /Telegrafi/

Dee@aulaityuri

This 5,9M earthquake quite scary and makes panic especially when youre still sleeping.

PM Breaking News@PMBreakingNews

Breaking: At least 3 dead, 50 injured after magnitude 6.1 earthquake strikes Osaka, Japan.

GaijinGaming@Deadlyscythe1

I hope everyone is ok after that earthquake, my family and i are fine. In Osaka this is a bit of news that they are showing

The post Kamerat e sigurisë filmojnë momentin rrëqethës kur tërmeti në Japoni dridh gjithçka (Video) appeared first on DRENICA PRESS.

Hulumtuesi i njohur, Krenar Gashi, alarmon për vjedhje në ‘Shell’

Posted: 18 Jun 2018 02:12 AM PDT

Studiuesi dhe anëtari i shoqërisë civile, Krenar Gashi, përmes Facebook ka publikuar një shqetësim të tij që lidhet me vjedhje në litër nga kompania e derivateve 'Shell'.

Sipas tij, ai kur ishte futur në pompë, kishte pasur gati në gjysmë rezervuarin 60 litërsh, mirëpo sipas tij, nga pompa u shprazën fiks 56 litra.

"Rezervuari pak përfundi gjysmës, por ende larg rezervës… U ndala në Shell, kinse kompani globale, me marrë naftë. Çuditërisht, rezervuari me kapacitet total prej 60 litrash i nxuni plot 56 litra", ka shkruar ai.

Ndërkaq, ai ka sqaruar se është ankuar në pompë, mirëpo ka thënë se ankesën do ta drejtojë edhe tek Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Ndërkohë, Gashi ka thënë se dikur i injoronte fjalët 'litri është litër', mirëpo ngjarjen e sotme ai e ka konsideruar si të tepërt. Për këtë aryse, Gashi ka thënë se e ka bojkotuar Shell'in.

"Gjithë i kam injoru ato fjalët 'litri nuk është litër' por kjo sot ke e tepërt. Pas skandalit me sulfur në HIB e refuzimit të Petrol Company me lëshu kupona fiskal, tash edhe Shell/Al-Petrol hyjnë në listën e kompanive që i bojkotoj aktivisht", ka shkruar ai.

Sidoqoftë, 'Shell' sapo ka hyrë në tregun kosovar, pasi ka blerë pikat e shitjes së derivateve të Al Petrol. Kjo kompani së fundmi pati probleme me MTI, pasi sipas tyre, kompania nuk kishte marrë licencë.

The post Hulumtuesi i njohur, Krenar Gashi, alarmon për vjedhje në 'Shell' appeared first on DRENICA PRESS.

Rama uron MIRMENGJES-in me një lajm të mirë për të gjithë, ulje e re e taksës për… (VIDEO)

Posted: 18 Jun 2018 02:08 AM PDT

Nderkohe qe shqiptaret ankohen per rritje taksash dhe kete ia kane thene edhe ne sy kryeministrit ne takimet qe kane pasur, Rama ka perseritur se kjo nuk eshte e vertete.

Sot, ai e ka nisur diten duke ndare me ndjekesit e tij ne Facebook, nje video pasqyre me taksat qe jane ulur per biznesin e vogël, Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor dhe investimet në Agroturizëm.

MIRËMËNGJES 😃

dhe me këtë pasqyrë të ULJES SË RE TË TAKSAVE për biznesin e vogël, Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor dhe investimet në Agroturizëm apo në Energjinë Diellore, ju uroj një javë të mbarë😉

The post Rama uron MIRMENGJES-in me një lajm të mirë për të gjithë, ulje e re e taksës për… (VIDEO) appeared first on DRENICA PRESS.

Kënga Halil Uka zën vendin e parë në Malishevë kënduar nga Resmije Krasniqi

Posted: 18 Jun 2018 02:07 AM PDT

Në Malishevë, për nder të ditës së çlirimit u mbajt akademi solemne në sallen e kulurës si dhe tubim madheshtor në sheshin e qytetit.

Në kuader të ketij manifestimi u mbajt edhe gara për këngën më të mirë për deshmoret e lirisë.
Në një konkurencë të fortë ku moren pjesë shumë këngëtar nga Malisheva dhe mè gjerë, nga jurija profesjonale u shperbly me vendin e PARË me këngën për deshmorin HALIL UKAJ, kënduar nga Resmije Krasniqi.
Teksti dhe muzika – Rrustem Xhekaj
Orkestrim – Xhavit Hajdari

The post Kënga Halil Uka zën vendin e parë në Malishevë kënduar nga Resmije Krasniqi appeared first on DRENICA PRESS.

U shërua nga ndihma e juaj, tani do t’i japë mbi 4 mijë euro për gruan që vuan nga veshka

Posted: 18 Jun 2018 02:04 AM PDT

Ditë më parë shumë shqiptarë u bashkuan për t'i dalë në ndihmë ish-ushtarit të UÇK-së, Adnan Hyseni, për mbulimin e shpenzimeve jashtë vendit për shërimin e një sëmundje nga e cila vuante ky i fundit.

Por pas kryerjes së operacionit, Adnani ka shprehur një dëshirë tjetër.

Është pikërisht deputeti, Labinot Tahiri që kishte publikuar një video në të cilën kishte treguar për rastin e një nëne nga Ferizaj, që kishte problem me veshkë e që i duheshin urgjent 4 mijë e 500 euro, e pas kësaj Adnan Hyseni ka shprehur vullnetin e tij pë t'i dhënë këto para, shkruan Indeksonline.

Adnan Hyseni ka thënë se dëshiron t'i jap këto para pasi shumë shqiptarë i dolën në ndihmë dhe i qëndruan pranë që të jetë gjallë edhe pse do ta ketë të vështirë pjesën tjetër të jetës nga shërimi me medikamente të ndryshme.

The post U shërua nga ndihma e juaj, tani do t'i japë mbi 4 mijë euro për gruan që vuan nga veshka appeared first on DRENICA PRESS.

“New York Times” për masakrat serbe ndaj shqiptarëve më 1912 – “Ata qëlloheshin si të ishin minj”

Posted: 18 Jun 2018 02:03 AM PDT

Përparimi i serbëve nuk u ndal. Më 22 tetor ata morën Prishtinën, duke shkatërruar fshatrat shqiptare nëpër të cilat kaluan. Gazeta New York Times jep disa përshkrime rrënqethëse të atij tmerri që u ndodhi shqiptarëvet, shkruan MekuliPress.info

"Afër Prishtinës, pesë mijë arnautë gjetën vdekjen në duart e serbëve, jo në luftë të ndershme, por me anë të vrasjeve të pajustifikuara… Për të kryer këto krime, ushtarët e përfshirë nga çmenduria shpikën metoda të reja mizorie për të kënaqur epshin e tyre për gjak. Në shumë fshatra të gjitha shtëpive iu vu zjarri dhe, kur banorët fatzinj përpiqeshin t'u shpëtonin flakëve, ata qëlloheshin si të ishin minj. Burrat pushkatoheshin në sytë e grave dhe të fëmijëve dhe pas kësaj, gratë detyroheshin të shikonin sesi ua copëtonin fëmijët me bajoneta."

The post "New York Times" për masakrat serbe ndaj shqiptarëve më 1912 – "Ata qëlloheshin si të ishin minj" appeared first on DRENICA PRESS.

Erdhën turiste nga Japonia, kosovarët i ngacmojnë seksualisht në Prizren

Posted: 18 Jun 2018 02:00 AM PDT

Erdiz Driza ka një bujtinë në Prizren, por që atij kohëve të fundit, shpesh po i ndodhë që mysafirët të kthehen të traumatizuar nga shëtitjet në këtë qytet.

Driza ka treguar rastet kur turistet e huaja janë ngacmuar seksualisht, madje edhe tentim për marrëdhënie seksuale. Ai thotë se ka raste kur përveç prekjeve, disa persona po ua tregojnë rrugën gabimisht turistëve, me qëllim që t'i ngacmojnë seksualisht.

"Tash është hera e tretë që po ndodhë një dukuri e tillë. Na jena mësu me ju fol, po ata të huajt nuk e marin shumë të rëndë. Mirëpo, kur po ndodhë me i prekë, është gjë shumë e keqe. Me i ndal në rrugë e me ju ngjitë, ose po jau tregojnë rrugën gabim e po i shtijnë në rrugë të tjera, e po tentojnë me i prekë", ka thënë Driza.
Ai ka treguar se këto raste nuk po raportohen në Polici, për shkak se turistët nuk po dëshirojnë që kohën e tyre ta humbin duke u marrur me policë.

"Nuk po raportohen në Polici, për shkak se koha e tyre e qëndrimit në Prizren po është e vogël. Ata nuk po kanë dëshirë që për dy ditë që rrinë në Prizren, me u marrë me Polici. Për këtë edhe po përtojnë me i raportu", tha ai për Insajderi.

Pronari i një lokali në Prizren, tregoi një rast, ku disa të rinjë e kishin plaçkitur një turist nga Japonia, dhe dëmi më i madh ishte vjedhja e pasaportës, për të cilën ai ishte dashur që të pres 10 ditë, deri në momentin kur i është sjellur pasaporta e re nga vendlindja e tij, Japonia.

"Ka ndodhur një plaqkitje, ku disa të rinj e kanë rrahë një japonez dhe ia kanë marrë qantën. Ky rast është paraqitur në Polici, por që nuk janë gjetur ende fajtorët. Ai turisti ka vuajtur për shkak se është dashur që të pres 10 ditë derisa ia kanë sjellë pasaportën nga Japonia, për arsye se ia kishin vjedhur", ka thënë Driza.

Për të gjitha këto ngjarje nuk janë të njoftuar Komuna e Prizrenit dhe Drejtoria Rajonale e Policisë.

I kontaktuar nga Insajderi, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë se nuk ka informata për raste të tillë, duke kërkuar nga qytetarët, që të drejtohen në Polici, në momentin kur të hasin në këso ngacmimi.

"Nuk jemi të informuar për këso rastesh. Është Policia ajo që duhet ta dijë më mirë. Por, unë kërkoj nga të gjithë qytetarët, që në momentin kur të hasin në raste të tilla, t'i drejtohen Policisë, në mënyrë që ajo të merr masa dhe të ndalohen këto gjëra", ka thënë Haskuka.

Edhe Zëdhënësi Rajonal i Policisë, Hazir Berisha, teksa ka folur për Insajderi, ka thënë se në Polici nuk janë raportuar raste të ngacmimeve seksuale në Prizren. Ai shtoi se Policia e Kosovës, në momentin kur të adresohet si problem do të marr masa ndaj të gjithë atyre që bëjnë këso veprimesh.

"Ne ende nuk kemi pasur raportime për raste të tilla. Por, në momentin kur të raportohen Policia jonë, edhe i posedon edhe do t'i vërë në funksion të gjitha mekanizmat e nevojshme për të ndërmarrë masa ndaj persona që bëjnë gjëra të tilla", ka thënë Berisha.

Qytetari prizrenas, Erdiz Driza, ka shfaqur gjithashtu shqetësimin e tij, për atë se nëse vazhdohet me këso ngacmimesh seksuale, mund të shkaktohen dëme për turizmin e Kosovës.

"Kjo mund të ju shkaktojë probleme turizmit në Kosovë. Tani kur kemi hyrë në Nacionale Geography, nëse flitet për raste të tilla, atëherë bijmë në sy për të keq si shtet sa i përket turizmit", ka thënë Driza.

The post Erdhën turiste nga Japonia, kosovarët i ngacmojnë seksualisht në Prizren appeared first on DRENICA PRESS.

Prangoset i arratisuri në Skenderaj

Posted: 18 Jun 2018 01:58 AM PDT

Në fshatin Vajnikë të Skenderajt, Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar mashkull shqiptar i cili ishte në arrati.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

I arrestuar dyshohet për përdorim të armës dhe armëmbajtje pa leje./Drenicapress.info

The post Prangoset i arratisuri në Skenderaj appeared first on DRENICA PRESS.

Gruaja nxjerr burrin nga shtëpia pas 43-vitesh martesë, i vë kushtin befasues

Posted: 18 Jun 2018 01:26 AM PDT

Një çift bashkëshortësh është bërë pjesë e seancës së ndërmjetësimit në rubrikën "Shihemi në Gjyq". Pas 43 vitesh martesë z.Qani është nxjerrë jashtë shtëpie nga bashkëshortja e tij Fiqiretja. Shkak për këtë është bërë një pronë që ata kanë pasur dhe sot rezulton në emër të dikujt tjetër.

Znj. Fiqirete ka qenë gjatë gjithë seancës mjaft e acaruar me bashkëshortin e saj, duke fajësuar atë për problemin që ata kanë sot, duke u shprehur se ai ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj saj. "E kam nxjerrë përjashta zonja Eni. Ky zotëri më ka sjellë shumë probleme. Është turp të ndahem në këtë moshë 60 vjeçe. Që në vitin `91 që mori pronën e deri në 2002 kam qenë e qetë.

Pas 2002-shit e këtej ky njeri më ka sjellë dramë të madhe në familje, më ka sjellë dhunë në shtëpi", tregoi znj.Fiqirete. I përlotur, pothuajse që në fillim të seancës, Qaniu tha se nuk donte të vinte në këtë përballje. "Jam katandisur sot nga gabimet dhe fajet e mia, jam flakur në rrugë. Po nuk flakem në rrugë unë se jam burri i shtëpisë!", u shpreh ai.

"Po nuk zgjidhe problemin me mua nuk bashkohesh ti. O do bashkohem me kalamajt o do marr rrugë tjetër. Ke paguar dhe nuk e ke pronën! Ta kanë marrë pronën. Ku e ke?", kjo në fakt ishte kërkesa.

Juristja Eni Çobani sqaroi se si qëndron problemi me pronën e familjes në fjalë. Familja e z.Qani është pajisur me një aktmarrje toke në pronësi në vitin `93, për një sipërfaqe prej 2020 metrash katrorë nga Komisioni i Tokës Valas. Ata kanë përfituar nga 1 dynym e gjysëm tokë dhe 400 metra të tjera "në një vend ku rrokulliset breshka", siç e tregoi vetë z.Qani.

"E pagova vreshtin, kam paguar shtëpitë. Kanë ikur miliona. Po nuk e merr njeri atë pronë se jam gjallë unë. Nuk rri si qeni unë në këtë moshë, 70 vjeç! Nuk e lëshoj atë pronë. Atje do vdes", theksoi ai. Bashkëshortja nga ana tjetër tha:

"Ka 16 vjet që më ke mashtruar! Më ke prishur familjen ore! Zonja Eni si ta besosh këtë? Ai ka 16 vjet që përdor dhunë në familje dhe ka dëmtuar gjendjen ekonomike! Sekseri, që i ka dhënë lekët ky, fle në vilë, ndërsa unë në kasolle!" Deri në momentin që kanë shkuar në Hipotekë për të legalizuar një banesë të re, bashkëshortët nuk ishin në dijeni të problemeve që kishin me pronën.

The post Gruaja nxjerr burrin nga shtëpia pas 43-vitesh martesë, i vë kushtin befasues appeared first on DRENICA PRESS.

Godet drejtuesin e biçikletës me traktor

Posted: 18 Jun 2018 01:24 AM PDT

Një person është arrestuar në fshatin Kabash të Vitisë, pasi që i njëjti duke drejtuar traktorin e tij, nga pakujdesia e godet drejtuesin e biçikletës, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktimës i është dhënë ndihma mjekësore në spitalin rajonal në Gjilan, pastaj është transferuar në QKUK në Prishtinë.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

The post Godet drejtuesin e biçikletës me traktor appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more