Skip to main content

“Itali, gjendet i vdekur në shtëpi shqiptari, dyshohet për vrasje” plus 9 more - Gazeta Dita

“Itali, gjendet i vdekur në shtëpi shqiptari, dyshohet për vrasje” plus 9 more - Gazeta Dita


Itali, gjendet i vdekur në shtëpi shqiptari, dyshohet për vrasje

Posted: 22 Jun 2018 01:40 AM PDT

Një shqiptar është gjetur i vdekur në rrethana të mistershme në banesën e tij në Romë, .

Mediat vendase raportojnë se ngjarja ka ndodhur gjatë natës në rrugën 'Tota', Valmontone në Romë dhe ka dyshime se 33-vjeçari shqiptar është vrarë.

Nga hetimet e para dyshohet se shqiptari është vrarë me anë të mbytjes.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

l.h/ dita

Kërcënim për bombë në Londër, evaukohet stacioni i trenit

Posted: 22 Jun 2018 01:31 AM PDT

Policia britanike ka arrestuar një person i cili pohonte se kishte një paisje shpërthyese, pranë stacionit të trenit Charing Cross në Londër

Ngjarja në fjalë shkaktoi panik tek udhëtarët, ndërsa forca policore bllokuan zonën.

Policia britanike tha se: “Tani po punojmë për të rihapur stacionin sa më parë që të jetë e mundur dhe dëshirojmë të falënderojmë stafin e udhëtarëve dhe hekurudhave për durimin dhe mirëkuptimin e tyre gjatë këtij incidenti”.

l.h/ dita

Merr fund kriza, Greqia nënshkruan marrëveshjen historike

Posted: 22 Jun 2018 01:20 AM PDT

Ditë historike për Greqinë.

Qeveritë e eurozonës kanë ndërmjetësuar një marrëveshje të shumëpritur për lehtësimin e borxheve për Greqinë, duke i shtyrë afatet e ripagimit të kredisë prej thuajse 100 miliardë euro, ndërsa vendi përgatitet të dalë nga epoka e programeve të shpëtimit financiar.

Ministrat e financave të Eurozonës ranë dakord në orët e vona të së enjtes për t'i thënë fund planit të asistencës financiare që u vendos në vitin 2010 për të shmangur falimentin ekonomik të vendit.

Marrëveshja u përshëndet menjëherë nga qeveritë si një hap "historik" pas tetë viteve në të cilin Greqia ka kaluar tre programe shpëtimi dhe ka vuajtur depresionin më të keq të çdo ekonomie evropiane në kohët moderne.

"Është një moment i jashtëzakonshëm," tha Pierre Moscovici, komisioneri i ekonomisë së BE, pas takimit. "Kriza greke përfundon këtu sonte në Luksemburg".

Marrëveshja nënkupton shlyerjen e 96 miliardë eurove kredi, duke përfshirë interesin, për 10 vjet dhe një vendim paralel për zgjatjen e maturimeve të tyre për të njëjtën kohë. Afatet më të hershme të ripagimit ndryshojnë nga 2023 në 2033..

Prej më shumë se një viti ekonomia greke ka dalë nga stanjacioni dhe ka hyrë në rrugën e rritjes ekonomike që ka arritur së fundi 1.9%.

Kreditorët vendosën ti japin Greqisë edhe një tjetër këst prej 15 miliardë Eurosh dhe shtim me 10 vjet të periudhës së shlyerjes së kredive ndërkombëtare.

Ndihma financiare që Greqia ka marrë në këto 8 vite arrin në 275 miliardë Euro.

l.h/ dita

Mediat gjermane: A mundet Shqipëria të shpëtojë pushtetin e Merkel?

Posted: 22 Jun 2018 01:07 AM PDT

Pakënaqësinë për poltikat e kancelares Merkel rreth refugjatëve, shefi bavarez Seehofer i është përgjigjur me një pyetje: “Ku jemi ne atëherë”?

Seehofer, i cili është njëkohësisht edhe ministër i brendshëm i Gjermanisë, i ka dhënë dy javë kohë Merkelit për të zgjidhur ngërçin e refugjatëve në BE.

"Unë jam udhëheqës i CSU, një nga tre partitë e koalicionit dhe kam mbështetjen e plotë nga partia. Nëse zyra e kancelares është e pakënaqur me punën e ministrit të brendshëm, që shqetësohet për sigurinë e qytetarëve gjermanë, atëherë koalicioni duhet të përfundojë," tha Seehofer për "Neue Deutsche Presse",

Shqipëria mund të shpëtojë pushtetin e Merkel?

Ideja e krijimit të "qendrave grumbulluese" për të zgjidhur krizën e refugjatëve në BE u parashtrua fillimisht në vitin 2016 nga kryeministri hungarez Viktor Orban, i njohur për qëndrimin e tij kundër refugjatëve. Kjo ide kohën e fundit është mbështetur hapur nga Austria dhe Danimarka që kanë propozuar Shqipërinë si vend ku duhet të ndërtohet kjo qendër grumbullimi.

"Do ishte një zgjidhje e artë për Merkel dhe BE," shkruan media DW. Edhe pse zyrtarisht pala shqiptare thekson se nuk ka pasur asnjë bisedim rreth kësaj teme, ekspertët deklarojnë se për konservatorët e djathtë europianë Shqipëria do ishte zgjidhja më e mirë: pasi përveç që ka dalje në det dhe një port të madh si ai i Durrësit, gjithashtu është e rrethuar me male dhe do krijonte vështirësi për refugjatët që të largoheshin nga andej.

Kjo ide mbështetet edhe nga bavarezët e CSU, të cilët do e quanin si fitore në politikën e refugjatëve dhe në zgjedhjet e ardhshme do synon edhe votuesit e popullistëve të AfD. Pra një "Marrëveshje shqiptare" do ishte e një rëndësie të madhe për çtensionimin e raporteve ndër gjermane.

"Një zgjidhje shqiptare" do i shërbente edhe Shqipërisë me qeverinë socialiste, e cila do përfitonte hapjen e negociatave me BE-në, përkundër problemeve të mëdha në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit. Gjithashtu qeveria socialiste e Shqipërisë ndjehet e vetmuar karshi qeverive konservatore të djathta të shteteve anëtare të BE, shkruajnë më tej një sërë mediash gjermane.

Për këtë me një pranim nga Shqipëria të gjithë mund të mbijetonin: BE, Shqipëria dhe gjithashtu Angela Merkel dhe Horst Seehofer.

l.h/ dita

Çmimi i karrierës/ Ruçi: Kadare, i skalitur në letrat, kulturën dhe qytetërimin shqiptar

Posted: 22 Jun 2018 12:54 AM PDT

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Z. Gramoz Ruçi uron akademikun dhe shkrimtarin Ismail Kadare për çmimin e karrierës akademike.

Letra:

Z.Ismail Kadare, Tiranë

Shumë i nderuari zoti Kadare,

Përjetova me gëzim të veçantë shpalljen Tuaj si fituesi i Çmimit të Karierrës të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë për vitin 2017.

Ky Çmim i shtohet gjerdanit të vlerësimeve e çmimeve për veprën Tuaj letrare dhe kontributin intelektual në Shqipëri, Europë dhe në globin mbarë. Rrallë herë ndodh në kohën e sotme që krijimtaria e famshme letrare e njohur botërisht, kontributi intelektual plot finesë, vepra e thellë studimore e akademike, identiteti dhe vizioni europian, simbolet e vlerat kombëtare, dhe dedikimi shoqëror e qytetar të bashkohen në një individ të vetëm, si në rastin Tuaj.

Ju jeni ngjitur në Olimpin e letrave dhe të shkencës dhe prej andej ndriçoni historinë, të sotmen dhe të ardhmen e shqiptarëve. Letërsia, kultura dhe qytetërimi shqiptar janë sot të njohur sepse në to është skalitur emri Ismail Kadare. Ju jeni ndër margaritarët e kombit dhe na bëni të ndihemi të gjithë krenar si bashkëkombësit, bashkëkohësit dhe lexuesit Tuaj.

Po Ju shkruaj me mirënjohje të pafund këtë letër si një ndër lexuesit dhe adhuruesit e panumërt të Veprës Tuaj.

l.h/ dita

Drejtoria e Tatimeve: Nuk do ketë kontrolle për subjektet e rregullt

Posted: 22 Jun 2018 12:41 AM PDT

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se është shtuar numri i subjekteve që operojnë në turizëm, të cilat kanë rezultuar me risk të lartë nga vjet, por që kanë përmirësuar vetëdeklarimin e tyre në lidhje me xhiron, pagesat e TVSH dhe numrin e të punësuarve.

Sipas njoftimit të Tatimeve, janë rreth 1.200 tatimpagues, të cilët kanë reaguar pozitivisht ndaj ftesës së Administratës Tatimore për të përmirësuar deklaratën e TVSH-së, duke filluar nga muaji maj 2018. Kjo, në kuadër të planit të masave që po zbaton Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për sezonin turistik.

Këta tatimpagues, të cilët duhet ta reflektojnë këtë sjellje edhe duke realizuar pagesat për të gjithë muajt e sezonit turistik, nuk do të bëhen objekt i verifikimeve nga strukturat e zbatimit, i vizitave fiskale, i monitorimit të xhiros së realizuar apo i kontrolleve nga zyra.

Objekt i kontrolleve të plota do të jenë vetëm tatimpaguesit, të cilët nga analiza kanë rezultuar me risk të lartë për sezonin e kaluar turistik dhe nuk përmirësojnë në nivele të pranueshme vetëdeklarimin e tyre lidhur me xhiron pagesat e TVSH-së, numrin e të punësuarve për të gjithë muajt e sezonit turistik.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, inkurajon tatimpaguesit që të përmbushin në kohë dhe me korrektësi detyrimet e tyre.

l.h/ dita

Tiranë/ Përplasen dy autobusë linje, 6 pasagjerë në spital

Posted: 22 Jun 2018 12:32 AM PDT

Dy urbanë të linjës së Kamzës janë përplasur mëngjesin e sotëm, nga ku kanë mbetur të lënduar 6 persona,

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:10, në kthesën e Kamzës dhe të lënduarit janë transportuar në spital.

Të lënduarit janë të gjithë pasagjerë , përkatësisht të moshës 22, 43, 23, 53, 19 dhe 22 vjeç.

Shërbimet e policisë dhe drejtuesit e autobusëve ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të përplasjes.

l.h/ dita

Autostrada Tiranë-Durrës hapet sot, e lirë gjatë fundjavës

Posted: 22 Jun 2018 12:26 AM PDT

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore njofton se sot në orën  14:00 përfundon ndërhyrja për riparimin e shtresave asfaltike në segmentin rrugor  Maminas-Sukth-Shkozet.

Pas orës 14:00 dhe gjatë gjithë fundjavës aksi Tiranë-Durrës dhe ai anasjelltas Durrës-Tiranë do jenë plotësisht  të hapura në funksion të lehtësimit të lëvizjes së qytetarëve që zgjedhin plazhet gjatë fundjavës.

Ditën e shtunë, ARRSH dhe Policia Rrugore do të informojnë serish për vazhdimin e ndërhyrjes në Shkozet-Durrës dhe më tej në aksin Durrës-Tiranë.

l.h/ dita

VIDEO: Nis ristrukturimi muzeal i shtëpisë së vëllezërve Frashëri

Posted: 22 Jun 2018 12:19 AM PDT

Kryeministri Rama ka njoftuar nisjen e punimeve për rimëkëmbjen muzeale të Shtëpisë së vëllezërve Frashëri.

Duke uruar mirëmëngjes dhe një ditë të mbarë për ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook, Rama shkruan se me këtë investim gjallërohet një rajon zemrek i historisë sonë kombëtare.

“Mirëmëngjes dhe me fillimin e punimeve për rimëkëmbjen muzeale të Shtëpisë së Frashërllnjve të mëdhenj, në kuadrin e ndërhyrjeve tërësore në një zonë zemrek të historisë sonë kombëtare, me potenciale të mëdha turistike, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.


l.h/ dita

Edhe pula qorre e gjen një kokërr

Posted: 22 Jun 2018 12:18 AM PDT

 

Nga Bedri Islami

Ndoshta janë ditët më të ethshme të këtij viti: çasti kur do të vendoset nëse hapen apo jo negociatat me BE është fare i afërt dhe në këtë vlim të politikës asgjë më nuk është e papritur.

Ka disa javë që opozita luan në dy krahët, për fat të keq luan fort e keq; në një pjesë të fjalorit të saj, shumë të pakët dhe kalimthi, ajo është shprehur se i mbështet aspiratat e Shqipërisë për të qenë pjesë e procesit të gjatë në BE, në pjesën më të fortë të saj, mjerisht, ka bërë e po bën gjithçka, deri në mohimin e vetvetes për të prishur gjithçka që mund të prishet dhe një gëzim ogurzi, deri në gjëmë, e ka përfshirë sa herë që dëgjon se në një vend apo në një tjetër janë shfaqur dyshime apo ka ende ngurrim, qoftë ky edhe i arsyeshëm.

Është e çuditshme se si mund të ndodhë kjo me një forcë politike, e cila, megjithëse vetë nuk e besonte dhe nuk e dëshironte, shpalli aspiratën për të bërë Shqipërinë si gjithë Europa. Në lëvizje kundër devizës së tyre janë vënë të gjithë, që nga plaku Berisha dhe deri tek njomzakët që aspirojnë të jenë rishtas deputetë. Një ethe deri në kllapi i ka përfshirë gjithnjë e më shumë dhe, si duke dhënë një kumt të mirë, çirren se nuk do të hapen negociatat, se burimet e tyre të brendshme e kanë dhënë këtë si një gjë të sigurtë; kanë vënë në lëvizje figura politike, qoftë edhe të dorës së tretë, për të thënë mesazhin e tyre, si një Krishbaum; kanë thirrur në ndihmë harresa të së djeshmes, por gjithnjë ujkërojnë, si Doris Pack dhe, kur nuk i del e gjithë kjo, atëherë bëhen vetë tellallë të një kumti që e duan me gjithë shpirt, ndërkohë që askush tjetër nuk e do veç tyre.

Në këtë gëzim të lig kam pritur gjithnjë me besim se, duke qenë disi më të arsimuar, figurat politike të LSI-së, do të jenë diçka më të moderuar, në mos tjetër do të zgjedhin heshtjen, mirëpo dëshira për pushtetin e humbur i ka bërë të jenë në një linjë që është larg asaj që kanë predikuar. Nëse ata vetë kanë vendosur që kalit të tyre të betejës t'i prijë një " figurë" si Vasili, ëndërrimtari për shef qeverie, kjo është punë e tyre, por, të paktën, të gjejnë kohën për t'i thënë se, përmes shfaqjeve të tij, po heq perden e një force politike që ka në emërtimin e saj Integrimin.

Në 5 vitet e fundit PD është drejtuar në paraskenë nga Basha dhe në passkenë nga Berisha. Një përputhje e çuditshme për nga karakteri, lloji dhe shfaqja e tyre politike. Njëri, i vjetri, i rrahur me djallëzinë, tjetri, me të pështirën. I pari, edhe në mes të ditës, nuk e ka për gjë, në fakt nuk e ka pasur kurrë, të thërrasë përmbysjen si mjet drejt pushtetit dhe e ka provuar disa herë; tjetri, i riu, njeriu që të gënjen edhe për orën, e ka lidhur politikën me financën e xhepit të tij, të gruas, kunatit dhe tani ka dalë në skenë edhe kunata me të vëllanë.

Nëse i pari, për pesë vite kishte vetëm një kauzë të tijën: thirrjen për përmbysjen e qeverisë së tashme, edhe përmes dhunës, çka e ka e ripërsërit në çdo mundësi që i shfaqet; i dyti, mund të thyhet lehtësisht nëse ia vlerësojnë fort pallatin e vjehrrit, të ndërtuar me leje abuzive, nëse i japin ndonjë dikaster burimdhënës apo i delegojnë një licencë për shkollë private të nivelit të lartë.

Në 5 vite, as njëri e as tjetri dhe as të dy bashkë, për fat të keq edhe të qeverisjes, nuk kanë ngritur asnjë kauzë legjitime, nuk kanë hedhur në tregun e politikës asnjë mendim të saktë dhe nuk kanë pasur një vijë të tyre të qëndrueshme. Kaosi dhe shfaqja e Mul Nokës ai figurë përdalluese kanë qenë tiparet e një lëvizjeje politike pa bosht, pa ide dhe pa mesazh.

Më shumë se e gjithë opozita në 5 vite ka bërë në pak muaj Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili vazhdon të jetë institucioni me shkallën më të lartë të besimit në Shqipëri dhe që, ndryshe nga sa ka ndodhur kur kryetarët e mëhershëm janë bërë gati të largohen, dhe kanë bërë kompromise me qeverinë, tani e gjitha vazhdon si në një ditë të parë. Opozita, as këtë resort të shkëlqyer të dhënash nuk e ka shfrytëzuar asnjëherë, të paktën për të qenë mbështetëse e një strukture që ka ndërtuar tani një fizionomi të qartë, pavarësisht se drejtohet nga një ish-deputet dhe ish-ministër i saj.

Të gjitha fillesat e lëvizjes politike të PD-së, në pesëvjeçarin e Bashës kanë përfunduar në një flluskë të çuditshme, edhe kur ata kanë zgjatur dhe është dukur se mund të sjellin diçka ndryshe.

"Gjetja" më e madhe e Bashës ishte Çadra. Ndoshta shumë njerëzve u kujtohet edhe sot. Në një mbrëmje hyra në atë çadër. Po shikoja me vemendje se çfarë bëhet dhe se cili motiv i ka mbledhur ata njerëz në atë gjysëm shesh, ku njerëzit ishin më të pakët se karriket e stolat dhe ku era e qofteve halimjane ishte dominuese.

Kam menduar shpesh, e besoj se jo pa të drejtë, se kjo ka qenë edhe fizionomia politike e Bashës e, përmes tij, edhe e kësaj PD-je që krijoi. Zhurmë pa ide, ashtu si çadra pa njerëz.  Njeriu i fillesave, pasi kaloi përmes pistoletës së Strazimirit, një çoroditje politike e shkallës së lartë, aq më tepër në sheshin e lojërave për fëmijë; pasi hyri në rrumpallën e Pazarit të Ri, defiçitoi në zgjedhjet e shkuara politike; krijoi skenarin budalla të mbajtjes në funksion të një figure, të cilën, si mos më keq, e penalizoi Departamenti i Shtetit dhe që ishte kthyer në aga; pasi krijoi modelin e deputetit sipas Mulit dhe tani shejtan budallait të çunit të atij tjetrit; ngriti një ngrehinë marroqe, babale 1 dhe po përgatit të tjera Babale. Ndoshta dikush një ditë do të përgjigjet për këtë, qoftë edhe deputet.

Edhe pula qorre e gjen një kokërr, thotë një fjalë e hershme. Pulat qorre të shqupasve ende nuk e kanë gjetur dhe, duke mos pasur as mendësi se si ndërtohet një shkallinë politike tani i janë sulur teatrit, duke menduar se, duke qenë pjesë e atjeshme, ndoshta bëhen edhe tani më të kulturuar.

Përse ndodh e gjithë kjo? Përse PD i është kundërvënë kaq verbërisht mos hapjes së negociatave dhe cilat shkaqe e shtyjnë atë drejt një versioni dërmues, pas së cilës ata po kapen si drejt një fitoreje? Vërtet është kaq e furishme urrejtja e tyre ndaj shefit të qeverisë, Edi Rama dhe ndaj të majtës në pushtet? Janë vërtetë të djathtë ata dhe po synojnë që vlerat e një konservatorizmi europian ta sjellin në këtë vend? Është diçka përtej saj apo mllefi i ka mbërthyer nga që shohin se si pjesë të pushtetit i kanë rrëshqitur thellësisht nga duart?

Kam shumë miq që më thonë se ata, aq dijnë dhe aq bëjnë. Të jetë vetëm kjo? Që Basha nuk di dhe as që lodhet të dijë, këtë e besoj. 5 vite si shef i opozitës kanë qenë fati më i madh i Edi Ramës dhe fati i keq i këtij vendit. Por rreth tij dhe rreth forcës së tij politike ka mjaft këshilltarë, edhe nga ata që paguhen si lobistë, të cilët e kanë sjellë dikur në pushtet dhe e kanë mbajtur aty edhe kur është dashur të dalë jashtë ligjit, si në vitin 1997.

Problemi është se cilët këshilltarë bëjnë ligjin sot në PD-në e shqupasve, përse ata kanë kaq shumë forcë dhe autoritet në këtë parti dhe cili shkak i bën ata si një atu e padiskutueshme?

Ka shumë kohë që mendjet e urta në këtë vend nuk janë më pjesë e mendimit politik të PD-së. Janë disa analistë, ndonjëri prej tyre shfaqet edhe si intelektuali dhe shkrimtari më i shquar i Shqipërisë, por ata njihen për mllefin e verbërinë politike ndaj shokut të tyre të djeshëm, Ramës, se sa si vizionarë që mund të lënë mënjanë hasmërinë dhe të sjellin mendimin. E çuditshme është, por jo e rastësishme se që në momentin kur ata bëhen pjesë e kupolës së mendimit në PD shfaqen patjetër si nuk kanë qenë më herët, dmth, shfaqen të tensionuar, rrëmihës, çjerrës, sharës dhe mohues. Nuk e di pse ndodh kjo, ndoshta sipas asaj fjalës së urtë se " sheh rrushi – rrushin e piqet", por shpesh herë ky është rrush i hidhur.

Nëse, qoftë për një çast, të shkon mendja se truri lëvizës i PD-së janë figura të tilla si Flamur Noka, Salianji, Balliu, Strazimiri, Basha, Alibeaj, me një prapavijë të Berishës së vockël, atëherë ajo kafkë mendimi , ose nuk ka gjë brenda, ose i janë sjellur prapsht.

Por, le të kthehem edhe një herë tek pula qorre që në fund e gjen një kokërr dhe tek këndezët tanë që duan me çdo kusht, me çdo egërsi dhe mllef që vendi i tyre të mos jetë në fillimin e qenies si vend i BE.

Shkaku është gjithnjë në gjenezë dhe, për deri sa gjeneza nuk ndryshon, por trashëgohet, atëherë linja mbetet e njëjtë.

PD, fillimet e saj politike i kishte në zyrat e katit të tretë të Komitetit Qendror dhe hija e tribunarëve të byrosë politike i ndoqi ata deri në skajin tjetër të botës së tyre. Kjo hije, si mendësi dhe si praktikë vazhdon të jetë e njëjtë, e pranishme dhe metodologji pune. Nuk e heq dot as Basha dhe as nuk e largon Berisha. I dyti e solli, i pari e mban.

PD fillimet e saj financiare i kishte tek donacionet serbe, të nisura nga pjesa e lartë e saj dhe me korrierë njerëz të afërt në lidhje familjare me liderët e ardhshëm, që erdhën drejt saj në janarin e vitit 1991 dhe që për to, i ndjeri Hajdari, kur e kërcënuan, tha preras se "unë kam qenë Njëshi dhe Njëshi di shumë gjëra".

Sot, e gjithë ngrehina e PD-së mban në vete dhe, në enigmën e saj, një lëvizje financiare lobiste nga klane të ndryshme ruse.

E njëjta tabllo: ka ndryshuar vetëm dërguesi; dje ishte nipi, sot është daja i madh!

Është ndër ato rastet e rralla kur një pulë qorre e gjen larg një kokërr të saj.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more