Skip to main content

“Indiani kërkon shkurorëzim nga gruaja me të cilën u martua, kur ajo hoqi vellon e kuptoi se ka mjekër dhe zërin e ka si të burrit” plus 4 more Telegrafi Dështime

“Indiani kërkon shkurorëzim nga gruaja me të cilën u martua, kur ajo hoqi vellon e kuptoi se ka mjekër dhe zërin e ka si të burrit” plus 4 more Telegrafi Dështime


Indiani kërkon shkurorëzim nga gruaja me të cilën u martua, kur ajo hoqi vellon e kuptoi se ka mjekër dhe zërin e ka si të burrit

Posted: 19 Jun 2018 07:21 AM PDT

Një burrë nga India ka nënshkruar dokumentet e shkurorëzimit nga gruaja, pasi e zbuloi se ajo kishte mjekër dhe fliste si një burrë.

Ky burrë pretendon se nuk ia kishte parë fytyrën gruas së tij, pasi në ceremoninë martesore e kishte të mbuluar me vello, transmeton Telegrafi.

Ai gjithashtu nuk kishte biseduar me të, pasi ceremoninë martesore e kishte aranzhuar vjehrri i tij, transmeton Telegrafi.

Gruaja e paemëruar, kishte mbajtur vellon gjatë tërë kohës me qëllim që mos t’ia sheh fytyrën deri sa të martohen.

“Kur e pashë për herë të parë, ajo nuk kishte makijazh. Dhe pasi kalova shtatë ditë me të, shkova jashtë qytetit për të kërkuar punë. Kur u ktheva, vërejta se i është rritur mjekra, dhe se zëri i saj ishte shumë i ngjashëm me atë të një burri”, ka deklaruar burri që gjithashtu nuk është emëruar. /Telegrafi/

 

The post Indiani kërkon shkurorëzim nga gruaja me të cilën u martua, kur ajo hoqi vellon e kuptoi se ka mjekër dhe zërin e ka si të burrit appeared first on Telegrafi.

Përplaset qëllimisht për veturën në lëvizje, largohet i turpëruar kur e sheh kamerën (Video)

Posted: 19 Jun 2018 06:37 AM PDT

Çiklisti i paemëruar është përplasur qëllimisht për një veturë në lëvizje, në mënyrë që të përfitojë materialisht nga kompania e sigurimeve.

Mashtruesi që doli para makinës Citroen C4 të cilën po e ngiste Paul Welland, nëpër një rrugë në West Midlands, ka rënë për toke si pasojë e 'goditjes', transmeton Telegrafi.

Megjithëse shtirej se nuk ndjehet mirë dhe ka dhimbje, nisi të largohej i turpëruar, kur pa kamerën e vendosur në pjesën e përparme, që po filmonte gjithçka.

Videoja e postuar më poshtë, e tregon atë teksa qëndron në skaj të rrugës dhe shfrytëzon momentin e duhur që të hidhet, kur vetura ulë paksa shpejtësinë.

Forcat e rendit janë vënë në kërkim të mashtruesit, të cilit sikur t'i shkonte plani si duhet, do të përfitonte së paku tremijë euro. /Telegrafi/

The post Përplaset qëllimisht për veturën në lëvizje, largohet i turpëruar kur e sheh kamerën (Video) appeared first on Telegrafi.

Imazhe të shkrepura në vendin dhe momentin e duhur (Foto)

Posted: 19 Jun 2018 06:18 AM PDT

Edhe po të ishin planifikuar më herët, nuk do të dukeshin më të bukura imazhet e publikuara më poshtë që janë shkrepur në momentin dhe vendin e duhur.

Fotografitë e shkrepura në vende të ndryshme të botës, shfaqin momente para “katastrofës” që për shumëkënd mund edhe të duken si të rreme, transmeton Telegrafi.

Ata janë përshkruar si njerëz të pafat edhe pse kanë mundur ta pësojnë edhe më keq. Megjithatë, disa konsiderojnë se gjërat që u kanë ndodhur atyre nuk janë edhe aq të rënda.

Se për çfarë bëhet fjalë shikoni fotogalerinë e publikuar më poshtë, dhe do ta kuptoni se duhet patur kujdes çdo lëvizje që bëjmë. /Telegrafi/

The post Imazhe të shkrepura në vendin dhe momentin e duhur (Foto) appeared first on Telegrafi.

Policia e Paraguait identifikon gabimisht trupin e karbonizuar, “i vdekuri” habit të pranishmit kur shfaqet në varrimin e tij (Foto)

Posted: 19 Jun 2018 05:31 AM PDT

Një burrë i cili besohej se ishte i vdekur në Paraguai, befasoi familjarët dhe miqtë kur në varrimin e tij u shfaq, dhe e gjithë kjo ndodhi pasi policia gabimisht kishte identifikuar “trupin e tij” të karbonizuar.

Juan Ramon Alfonso Penayo ishte zhdukur për disa ditë, që kur ishte larguar nga shtëpia e tij në fshatin Santa Tereza në lindje të Paraguait, transmeton Telegrafi.

Por, ishte pikërisht policia që kishte zbuluar disa pjesë të një trupi të karbonizuar që assesi nuk mund ta identifikonin – dhe kështu menduan dhe në fund konstatuan se është trupi i Penayos.

Kështu familja e tij e pikëlluar filloi ceremoninë e varrimit të tij, por kur 20-vjeçari u shfaq në “varrimin” e tij, të pranishmit mbetën të habitur.

Sipas mediave lokale, grupe të ndryshme të bandave operojnë shumë në atë zonë, dhe zyrtarët lokalë besonin se Penayo mund të jetë i përfshirë dhe në fund e ka pësuar keq nga ata. /Telegrafi/

 

 

The post Policia e Paraguait identifikon gabimisht trupin e karbonizuar, “i vdekuri” habit të pranishmit kur shfaqet në varrimin e tij (Foto) appeared first on Telegrafi.

Sikur të kishte polici të modës, disa njërës si këta do ishin nën hetime (Foto)

Posted: 19 Jun 2018 05:10 AM PDT

Trendet e modës vinë e shkojnë me sezone, por disa raste të dizajnëve ekstreme, mbesin gjithmonë në mendjet tona. Por, jo vetëm për të mirë.

Imazhet e përmbledhura më poshtë, tregojnë disa njerëz që kanë shkuar në ekstrem, duke veshur rrobe që kërkojnë disa përgjigje, transmeton Telegrafi.

Në mesin e tyre janë takat e mbështjella me ato që duken sikur dhëmbë njerëzish, një njeri i veshur me najlon me flluska ajri, si dhe një tjetër me papuçe që ia vështirësojnë ecjen në masë të madhe.

Dikush i ka prerë atletet në mënyrë shumë të vrazhdë, teksa njëra ka vendosur një maskë që nuk lë shije aspak të mirë.

Të gjitha këto raste, janë komentuar se do ishin nën hetime, sikur të kishte ndonjë njësit policor, që merret ekskluzivisht me dështimet në modë. /Telegrafi/

The post Sikur të kishte polici të modës, disa njërës si këta do ishin nën hetime (Foto) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more