Skip to main content

“Emri i Maqedonisë, Tsipras e Zaev hedhin firmën: Bashkë drejt Europës” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Emri i Maqedonisë, Tsipras e Zaev hedhin firmën: Bashkë drejt Europës” plus 9 more Gazeta SHQIP


Emri i Maqedonisë, Tsipras e Zaev hedhin firmën: Bashkë drejt Europës

Posted: 17 Jun 2018 02:06 AM PDT

Aleksis Tsipras udhëtonte i qetë mëngjesin e së dielës drejt zonës greke të Prespës, ku do të takohej me homologun maqedonas, Zoran Zaev.

Kryeministri grek kishte marrë në xhep votëbesimin dhe njëherësh edhe mbështetjen e parlamentit vendas për emrin e ri të Maqedonisë, megjithëse nga opozita u quajt si tradhti.

Zoran Zaev nga ana tjetër do t'i duhet të kalojë pengesat, që s'janë të pakta. Fillimisht marrëveshja duhet të miratohet në Parlament dhe më pas të vuloset nga Presidenti vendas, Gjorge Ivanov. Ky i fundit ka paralajmëruar se do të vendosë veton për këtë marrëveshje dhe nuk përjashtohet edhe mundësia që të mbahet një referendum.

Megjithatë, Zaev dhe Tsipras u takuan në Prespë dhe hodhën të zezë mbi të bardhë ujdinë e arritur mes tyre thuajse një javë më parë, që e ndryshin emrin e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë Veriore.

Në fjalën e mbajtur, Tsipras i mëshoi rëndësisë që ka pakti për qytetarët, jo për politikanët.

"Është një marrëveshje për përmirësimin e jetës së qytetarëve. E kemi për detyrë që të vazhdojmë këtë rrugë historike dhe jam i bindur e optimist se do ta realizojmë këtë, që të shndërrohemi në shembuj paqeje dhe miqësie për rajonin dhe botën", tha ai.

Zoran Zaev nga ana tjetër tha se marrëveshja hedh pas krahëve 3 dekada ngërç, mosbesim dhe armiqësi dhe sheh nga e ardhmja.

"Së bashku me Greqinë të shtrojmë rrugën për një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë. Së bashku do të ruajmë stabilitetin dhe sigurinë e të ndërtojmë ura bashkëpunimi në të gjitha fushat. Qytetarët tanë meritojnë paqen", deklaroi ai.

Pati një mesazh edhe për kundërshtarët e ujdisë, që nuk janë të paktë si në Athinë, ashtu edhe në Shkup.

"Grekët, maqedonasit dhe gjithë europianët janë më të fortë se frika që mbjellin ata që janë kundër paqes, ata që janë ksenofobë dhe propagandues.

Në ceremoni morën pjesë edhe ndërmjetësuesi i OKB-së për çështjen e emrit, Methju Nimiç dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini.

17 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Protestë për Ramën në Dibër, PD: Policia dhunoi deputetin Gjunkshi (Video)

Posted: 17 Jun 2018 01:59 AM PDT

"RRUGA E ARBERIT kapitulli parë i një mandati që me shumë kapituj të tillë për Shqipërinë që duam"!

Me këtë fjali, kryeministri Edi Rama i kujtoi sot dibranëve se aksi jetik për qarkun është një premtim i mbajtur i qeverisë socialiste dhe për më tepër ka shkuar vetë në Peshkpopi për një takim me qytetarët këtë të dielë kur edhe nisa puna për ndërtimin e rrugës.

Por mbështetësit e Partisë Demokratike kanë protestuar përpara zhvillimit të takimit të Ramës. Sipas PD-së në Peshkopi është shënuar një incident i rëndë, pasi policia ka dhunuar deputeti demokrat Xhemal Gjunkshi.

Sipas PD deputeti Gjunkshi është tërhequr zvarrë nga efektivët e policisë, të cilët kanë tentuar të bllokojnë  protestën e qytetarëve kundër kryeministrit Rama.

"Deputeti Gjunkshi ka shenja të dhunës në trup nga tërheqja e policëve. Ky është një akt i paligjshëm kundër një deputeti", deklaron PD.

17 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Milinkovic-Savic “minierë ari”, Reali ka gati 150 mln euro

Posted: 17 Jun 2018 01:44 AM PDT

Milinkovic-Savic është një minierë ari për Lazion. Shuma që pretendonte presidenti Claudio Lotito po bëhet realitet. Real Madridi është gati për t'u hedhur në sulmin përfundimtar me një ofertë "faraonike". Për xhevahirin serb Florentino Perez nuk heziton për të paguar 150 miliinë euro.

Një ofertë që ende nuk ka mbërritur në "Formello", por që së shpejti pritet të jetë zyrtare. Zërat për një transferim të tillë të çmendur janë intensifikuar orët e fundit, sidomos pas zyrtarizimit të Julen Lopeteguit në krye të "Los Blancos", me ish-trajnerin e "La Rojas" që e pëlqen shumë mesfushorin.

Që dhjetorin e kaluar Reali ishte identifikuar si destinacioni më i mundshëm i 23-vjeçarit, por interes për talentin serb kanë shfaqur edhe PSG dhe Manchester United. Kampionët e Francës, edhe pse ishin të parët që lëvizën, u tërhoqën shumë shpejt për shkak të kufizimeve në merkato, të diktuara nga "Fair Play Financiar". Nga ana tjetër, Manchester United ishte gati për të paguar 110 milionë euro plus bonuset, por Lotito refuzoi, duke e konsideruar të ulët ofertën e "Djajve".

Për shkak të bilancit pozitiv, drejtuesit e Lazios mund t'ia lejojnë vetes të rezistojnë, duke kërkuar shuma marramendëse. Në fund të fundit, nuk humbin asgjë. E kjo për meritë të drejtorit sportiv, Igli Tare.

17 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

KRIZA E EMIGRANTËVE, BE PRANË DËSHTIMIT

Posted: 17 Jun 2018 01:37 AM PDT

Të gjithë në BE mendojnë në radhë të parë për veten. Nëse parimi i solidaritetit nuk merret seriozisht, atëherë Bashkimi Europian merr fund, mendon Max Hofmann.

„Dimri po afron”, thuhet gjithmonë në serinë e njohur „Game of Thrones”. Një dimër i gjatë, i ashpër, që shuan mirëqenien dhe jetën në siguri, dhe shkatërron atë që është arritur. Edhe në Bashkimin Europian po fryjnë erëra të ftohta dhe ato vijnë nga të gjitha drejtimet. Në çështjen e migracionit këto erëra vinin tani vetëm nga Lindja: Hungaria, Polonia, Çekia. Por një stuhi e fortë po afrohet nga jugu italian. Ato mbajnë me vete kërcënimin e shpërbërjes së BE, ashtu siç e njohim deri më tani. Sepse parimi bazë i solidaritetit vihet në pikëpyetje.

Populizëm = Egoizëm

“Unë shpresoj me gjithë zemër që Franca dhe Italia të punojnë dorë për dorë në gjetjen e zgjidhjeve europiane për krizën e migrimit dhe euros”, tha presidenti francez, Macron të premten në Paris, dhe miku i ardhur, kryeministri italian, Conte miratoi. Por kjo nuk të bën të harrosh që këtu përplasen forca nga më të ndryshmet. Macron bazohet tek solidariteti, edhe pse fjalëve të tij të mëdha nuk i kanë ardhur pas veprat. Conte vjen nga një qeveri populiste, dhe populizëm do të thotë në radhë të parë egoizëm.

Qofshin Le Pen, Farage, Orbán apo Gauland – të gjithë këta politikanë i injektojnë rregullisht votuesve të tyre potencialë ndjesinë se ata injorohen përballë të suksesshmëve, vendeve të tjera, dhe sidomos përballë migrantëve. Pas diskursit të mbushur me urrejtje fshihet „unë”, „unë”, unë”, siç e dëgjon në kopshte. Por nëse të gjithë merren me „unin”, atëherë „ne” humbet. Dhe kjo shënon fundin e Bashkimit Europian.

 

E përjetuam këtë para dy vitesh. Në Britaninë e Madhe përkrahësit e Brexit predikojnë nga maja e kapulit me hi atë që dogjën. Madje as politikanë elokuentë si Farage nuk  e shpjegojnë dot, pse njerëzit në BE pas daljes nga Bashkimi Europian do t’i kenë punët më mirë. E megjithatë: Shumë votues tërhiqen në këndin e „unit” buzëvarur dhe pretendojnë se Brexit ishte vendimi i duhur.

Natën e mirë Europë!

E kur kaq shumë iracionalitet në popull ndesh me kaq pak kompetencë tek politikanët (populistë) atëherë fundi i BE është i programuar. Në Itali vlerat e partisë populiste, Lega Nord kapin maja të paimagjinueshme. E çfarë ka bërë kreu i kësaj partie Matteo Salvini? Ka fantazuar, kë bërtitur, ka nxitur. Nëse këto janë cilësitë e reja të politikanëve të suksesshëm europianë, atëherë natën e mirë Europë!

Mundësitë e atyre që vizatojnë apokalipsin janë të pafund këto kohë. Në krizën e migrimit madje nuk ka as edhe një fije shprese, që vendet e BE të bien në ujdi për një zgjidhje eficiente e njerëzore, për një sistem të përbashkët azili dhe rishpërndarjen e refugjatëve. Në një kohë që të dhënat demografike të Afrikës rriten, ekonomia nuk ecën me të njëjtin ritëm. Kjo do të thotë – miliona migrantë ekonomikë po rriten. Numri më i madh i tyre kërkon të vijë në Europë.

Solidariteti i përdorur

Në krizën e euros që ende e rrezikon rritjen ekonomike shpresëdhënëse në Europë, tregjet mezi presin që Italia të ndezë katastrofën e ardhshme. Borxhet shtetërore në këtë vend janë tejet mbytëse, ndërsa qeveria e re premton në një formë populiste të mirat e qiellit. Ajo do të shpërndajë para për njerëzit, para që nuk i ka. Ky është egoizëm në formë kombëtare. Me një BE të përgjegjshme dhe të suksesshme kjo nuk ka të bëjë. Solidaritet do të thotë që të respektosh në veprimet kombëtare edhe partnerët në Europë.

Nocioni i solidaritetit europian është bërë si një rrobë e përdorur për njerëzit. Nuk bën më efekt. As për krizën e migrimit dhe as për krizën e euros. Ajo që dikur thirrej „mbretëresha e Europës”, Angela Merkel duhet tani të luftojë për solidaritet në radhët e veta. Në një kohë që kjo është e vetmja gjë e shpëton BE- në në këtë formë. Madje edhe njerëzit e egër të veriut në „Game of Thrones” e kanë kuptuar këtë dhe kërkojnë ndihmë në jugun e pasur (atje). Nëse kjo funksionon nuk dihet, sepse seria ngec në finale.

Ndërkohë që në BE ndoshta ka filluar beteja finale. Por nëse disa të pagdhendur me sëpata në wolfsfellen janë të gatshëm për pak empati dhe solidaritet, atëherë duhet të jetë e aftë për këtë edhe politika europiane e shekullit të 21. Europianë duajeni njëri-tjetrin pak më shumë! Ndryshe do të vijë epoka e akullt.

17 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)/DË

Grabiti me dhunë në Sarandë, kapet në Durrës 25-vjeçari (EMRI)

Posted: 17 Jun 2018 01:33 AM PDT

Foto ilustruese

Një 25-vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë nga Policia e Sarandës është arrestuar në Durrës. Blutë e qytetit bregdetar kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit Robert Kariçi, banues në Xhafzotaj.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, shtetasin e mësipërm e ka dënuar me 2 vite e 6 muaj burg për veprën penale "Vjedhje me dhunë në bashkëpunim" parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.

Mësohet se Kariçi është person me precedentë penalë në fushën e veprave penale kundër pronës dhe për trafikim të mjeteve motorike. Për veprime të mëtejshme procedurale iu dorëzua Efektiveve të Komisariatit të Policisë Sarandë.

17 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

UFO në qiellin e Rusisë? (Foto, Video)

Posted: 17 Jun 2018 01:27 AM PDT

Një dritë e madhe e bardhë ka ndriçuar në qiellin e Rusisë mbrëmjen e të dielës. Njerëzit në të gjithë Rusinë shpërthyen në mediat sociale, duke postuar fotografi dhe video të tërhequr nga drita misterioze që pushtoi qiellin blu.

Duke kërkuar një shpjegim, disa thanë se mund të ketë qenë një UFO. Të tjerë thanë se objekti i bardhë oval që kishte lënë një gjurmë masive mund të jetë një shenjë se anija ruse ICBM Topol-M ishte nisur.

Ndërsa disa kishin frikë se UFO-t kishin hyrë në Tokë ose se lufta kishte shpërthyer, shpjegimi ishte më tepër tokësor.

17 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Modelja nga Peruja “çmend” Rusinë (Foto)

Posted: 17 Jun 2018 01:10 AM PDT

Ju mund të mendoni se ariu Paddington ishte eksporti më i mirë nga Peruja. Por ai nuk është ariu më i mirë.

Për Rusinë me dashuri vjen Nissu Cauti, e njohur si “e dashura” e ekipit të Perusë. Teksa shumica prej nesh ngrejmë lartë fanellën tonë për heronjtë e kombëtares kur bëjmë tifo, ajo ekspozon gjoksin në shkallët e stadiumit dhe motivon "djemtë e saj" me shkrime mbi asetet shpërthyese.

Nissu është super-tifozja, që u bë e famshme tre vjet më parë, kur Peruja luftoi për vendin e tretë në Copa America në Kili.

Kamerat televizive asokohe u fokusuan tek format perfekte të modeles, ndërsa ajo u bë "nxitësja e tifozëve" më e famshme asokohe.

Pas hapjes së grupit C në Rusi 2018, ku Peruja luajti kundër Danimarkës, Nissu pushtoi sërish mediat, ndërsa fansat e saj të shtuar shpresojnë tek një gol i Perusë ndaj Francës të enjten e ardhshme, që ta shohin modelen në versionin e saj shpërthyes.

Ajo doli njëherë lakuriq, pas kualifikimit në Kupën e Botës në ndeshjen e Perusë kundër Venezuelës.

17 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Oskar Wilde, letrat e dashurisë për poetin 20-vjeçar

Posted: 17 Jun 2018 01:00 AM PDT

Historitë e dashurive nuk janë asnjëherë të lehta, aq më tepër të atyre që janë të të njëjtit seks. Një ndër personazhet që e ka vuajtur më shumë persekutimin për shkak të prirjeve të tij dashurore është Oskar Wilde, i cili u burgos disa herë për homoseksualizmin e tij. Por pavarësisht vuajtjeve, historitë e tij të dashurisë janë ndër më të bukurat.

Në qershor të vitit 1891 ai u takua me Lord Alfred "Bosie" Douglas, poet i ri 21 vjeçar që studionte në Oksford, që do të kthehej më pas në muzën e Wilde për të shkruar "Portretin e DorianGrayt". Gjatë kohës që jetuan së bashku, Oskar shkroi veprat themeltare të krijimtarisë së tij. Janë pafund letrat e dashurisë që ata i dërgonin njëri tjetrit, duke u konsideruar si ndër letrat më të ndjera në historinë e çifteve e njohura të artit. Xxx Një letër e shkruar një ditë të ftohtë nëntori, Oksford 1892 nga Wilde: I dashur Bosie …

Do doja shumë të shkoja diku me ty larg, aty ku është ngrohtë e plot ngjyra… Disa javë më vonë, në janar 1893 Wilde shkruan: Djaloshi im, Soneti që më dërgove ishte i bukur, gati një mrekulli sesi buzët e kuqe të gjetheve të trëndafilave, mund të çojnë në çmendinë e muzikës dhe të puthjes. Shpirti yt i hollë i mbështjellë nga pasioni ecën lehtë drejt poezisë. Pse jeni vetëm në Londër dhe kur do të shkosh në Salibury? Apo do të ftohësh duart në muzg…Këtu është një vend i bukur, por më mungon ti…

Me një dashuri të pavdekshme, i joti Oscar Në fillim të marsit 1893, Wilde shkruan një letër ku ndjehet padurimi i dashurisë I dashuri i të gjithë djemve! Letrat jote ishte e këndshme. Verë e kuqe dhe e bardhë për mua…Por jam i trishtuar. Nuk duhet të bësh skena me mua, ato më trishtojnë, më rrënojnë. Unë ju shoh si një krijesë që ke dalë nga antikiteti grek, dhe s'mundt'ju shoh tështrembëruar nga pasioni. S'mund ti dëgjoj buzët e tua të buta të thonë gjëra tëkëqija për mua. Mos e thyej zemrën time.

Ndjej se duhet të shoh sa më shpejt. Do të vij nëSalisbury. Nuk e di si do t'ja bëj. Je diçka hyjnore për mua. Këtu ku jam ka shumë vështirësi. Fatura ime shkon £ 49 për një javë! Tashmë jam ulur në një stol pranëThames – por ju, nuk jeni këtui dashuri im, djali im i mrekullueshëm… Gjithmonë yti Oscar Dashuria e tyre nuk ishte e lehtë dhe për shkak të kushteve ekonomike. Në një letër të dhjetorit të vitit 1893 Wilde i shkruan: Djali im i dashur, Faleminderit për letrën tuaj. Jam i mbingarkuar nga presionet e kreditorëve aq sa duket se jam buzë greminës por ndjehem i lumtur që jemi sërish miq, dhe se dashuria jonë ka mundur të sfidojë hijen për të mbetur mes dritës, ashtu si një trëndafil i vjetër.

Le të jemi gjithmonë të dashur për njëri-tjetrin, siç kemi qenë gjithmonë. Mendoj për ty çdo ditë e më shumë… Oskar Në qershor të atij viti Wilde shkruan: I dashuri im i shtrenjtë! Shpresoj që cigaret të kenë ardhur të gjitha. Drekova sot me Gladys de Grey, dhe dy të tjerë këtu. Ata më ftuan të shkoj në Paris me ta të mërkurën, por ti e di nuk kam shumë para të udhëtoj. Më ka marrë malli dhe dua të shoh.

Është absurde por nuk mund të jetoj pa ty. Ti je shumë i dashur, i mrekullueshëm…Mendoj për ty gjithë ditën, më mungon lëkura jote, duket sikur lëviz duart në ajër dhe të ndjej…E di që nuk më beson, por në janar të premtoj do ikim bashkë larg, në një udhëtim të gjatë, ku duart e tua të jenë gjithë kohën pranë meje. Do jetë një kohë e bukur djalosh, aq sa do të duam të mos mbarojë. Të dy e meritojmë këtë arratisje. Më shkruaj, ma ndrysho këtë vetmi

I joti përgjithmonë Oskar.

17 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Krim i rëndë në Kurbin, gruaja ekzekuton burrin në mes të pazarit (EMRAT)

Posted: 17 Jun 2018 12:53 AM PDT

Kjo e dielë ka nisur më një krim të rëndë në familje, të ndodhur në Kurbin, ku një 42-vjeçar është vrarë nga bashkëshortja e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 07:10 të mëngjesit në tregun e Milotit.

Policia sqaron se 42-vjeçari Kujtim Donaj është është qëlluar me armë zjarri të llojit pistoletë nga bashkëshortja e tij, 35-vjeçarja Violeta Donaj.

"Menjëherë pas ngjarjes, shtetasja V.D. ka tentuar të largohet por ndërhyrja në kohë e forcave policore, ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e saj në flagrancë si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit tip pistoletë me të cilën është kryer krimi", njofton policia.

Mësohet se çifti banonte në Rrëshen dhe punonin si tregtarë. Ata janë prindër të dy fëmijëve të mitur, një djalë dhe një vajzë.

Ndërkohë grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vazhdojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

17 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Jo vetëm emigrantët, Salvini: Ndalim anijet me oriz aziatik dhe grurë kanadez

Posted: 17 Jun 2018 12:50 AM PDT

“E vërteta është se ne kemi përfunduar duke u bërë vegël” në temën e emigracionit.

Është kjo ajo ç'ka ministri i brendshëm i Italisë, Matteo Salvini ka thënë në orët e para të mëngjesit të së dielës, pasi në Spanjë kanë zbarkuar emigrantët e parë nga anija Aquarius, të cilës ai i mbylli 'dyert".

“Pas anijeve të OJQ-ve, ne mund edhe të ndalojmë ato që sjellin në portet tona oriz kamboxhian. Ata na morën për të mirëqënë. Tani, që ajo muzikë është ndryshuar të gjithë e kanë kuptuar", thotë Salvini.

Fërkimet e shumta diplomatike në vetëm dy javë të qeverisë nuk e shqetësojnë atë.

“Unë kam dëgjuar kryeministrin Conte dhe nuk mendoj se ndjehet i izoluar, thjesht ne jemi duke marrë një rol qendror që në vitet e fundit nuk e kemi pasur ….”, thekson antiemigranti Salvini.

Por ai ka shkuar edhe më tej duke sulmuar CETA-n, e njohur si liberalizimi i marrëveshjes tregtare me Kanadanë, një front i hapur nga Ministri i Bujqësisë, Gian Marco Centinaio.

“CETA, sa për fillim, legjitimon tingullin italiane të falsifikimit të produkteve italiane. E hap tregun për parmixhanon dhe mozarelën, por ajo hap tregun edhe për grurin kanadez, cilësia e së cilit është në dyshim legjitim”, thotë ai.

Por Salvini tonet më të ashpra i ka për importet nga Lindja. “Ne jemi absolutisht në anën e Coldirettit. Jemi të gatshëm për të bllokuar anijet me oriz aziatik", thekson ministri i Brendshëm i Italisë.

17 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more