Skip to main content

“Dihen kundërshtarët me të cilët mund të ndeshen Drita dhe Prishtina nëse e kalojnë një raund në Evropë, klube të mëdha dhe kampion” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Dihen kundërshtarët me të cilët mund të ndeshen Drita dhe Prishtina nëse e kalojnë një raund në Evropë, klube të mëdha dhe kampion” plus 9 more Telegrafi Futboll


Dihen kundërshtarët me të cilët mund të ndeshen Drita dhe Prishtina nëse e kalojnë një raund në Evropë, klube të mëdha dhe kampion

Posted: 18 Jun 2018 04:38 PM PDT

Drita dhe Prishtina do të përfaqësojnë Kosovën në garant ndërkombëtare këtë vit.

Drita do të luajë në turin paraeliminator të Ligës së Kampionëve ku do të takohet me Santa Coloman, ndërsa në rast fitoreje pret fituesin e çiftit Lincolon – La Fiorita.

Drita nuk do të ndeshjet me Kukësin e as me Shkëndijën nëse e kalon këtë raund.

Kundërshtarët e gjilanasve do të jenë të frikshëm.

Ludogorets Razgrad (Bullgari), Legia Varshava (Poloni), Malmo (Suedi), Rosenborg (Norvegji) dhe HJK Helsinki (Filandë) janë kundërshtarët e mundshëm të Dritës.

Shorti do të hedhet të martën nga ora 12:00.

Në anën tjetër nëse Prishtina fiton ndaj FC Europa, mund të ketë short më të lehtë.

Kundërshtarët e mundshëm të Prishtinës janë Zalgiris Vilnius (Lituani), Molde (Norvegji), Nomme Kalju (Estoni), Fola Esch (Luksemburg) dhe Slavia Sofia (Bullgari).

Shorti hidhet nga ora 13:00. /Telegrafi/

The post Dihen kundërshtarët me të cilët mund të ndeshen Drita dhe Prishtina nëse e kalojnë një raund në Evropë, klube të mëdha dhe kampion appeared first on Telegrafi.

‘Lufta’ e lojtarëve anglezë me insektet para dhe gjatë ndeshjes me Tunizinë

Posted: 18 Jun 2018 03:22 PM PDT

Ndërsa Anglia hynte në fushë në Volgograd Arena të hënën në mbrëmje, ata kishin një kundërshtarë më shumë se Tunizinë me të cilin kishin për t’u ndeshur.

Jesse Lingard, Raheem Sterling dhe Danny Welbeck ishin disa nga ata në mesin e atyre që u sulmuan.

Insektet irrituan lojtarët, ku shihej Sterling, i cili ishte duke fërkuar fytyrën.

Ashley Young madje iu drejtua zhveshtoreve pasi ishte me pantallona të shkurër.

Ëelbeck, Jordan Henderson dhe Trent Alexander-Arnold, shfrytëzuan rastin dhe u mbuluan veten nga koka deri te këmbët.

Megjithatë, ky nuk ishte fundi i çështjes, pasi lojtarët e të dyja skuadrave vazhduan luftën me insekte deri në mesnatë.

Në këtë kohë të vitit insektet janë në çdo anë, udhëtojnë në tufa dhe janë të vogla.

Zyrtarët e qytetit kishin thënë se kanë spërkatur zonën e Volgogradit dhe kënetat aty pranë, por pak ka pasur efekt.

Duket se insektet janë një tipar i rregullt në verë në këtë qytet, për shkak të ajrit të ngrohtë dhe bazës së tyre pjellore që e vënë buzë lumit Volga. /Telegrafi/

The post 'Lufta' e lojtarëve anglezë me insektet para dhe gjatë ndeshjes me Tunizinë appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Atletico Madrid rinovon kontratat e Griezmannit e Hernandezit, nënshkruajnë edhe me Lemar  

Posted: 18 Jun 2018 03:00 PM PDT

Atletico Madridi ka vazhduar kontratat e dy yjeve të skuadrës, Antoine Griezmann dhe Lucas Hernandez, teksa kanë nënshkruar edhe me yllin tjetër francez, Thomas Lemar.  

Klubi i madh spanjoll ka blinduar dy nga yjet më të mëdha të skuadrës duke treguar se në sezonin e ri kanë objektiva të mëdha.

Është ylli i shumëpërfolur francez, Griezmann dhe mbrojtësi tjetër francez Hernandez, të cilët kanë vazhduar me Los Colchoneros.

Griezmann ka vazhduar kontratën e tij deri në qershor të 2023, ndërsa Hernandez deri në qershor të 2024.

(Foto: Aletico Madrid/Twitter)

Është vet klubi spanjoll që ka bërë publike vazhdimin e kontratave me dy yjet e skuadrës me anë të një postimi në faqet e tyre zyrtare.

“Lajme të mira nga Rusia. Griezmann ka nënshkruar rinovimin deri në 2023, Hernandez deri në 2024 dhe Lemar ka nënshkruar kontratë”, thuhet në njoftimin e Atleticos.

(Foto: Aletico Madrid/Twitter)

Atletico Madrid gjithashtu ka njoftuar se gjatë vizitës në Rusi të drejtorit të klubit kanë nënshkruar kontratë edhe me yllin francez, Lemar.

Megjithatë, Lemar do të bëhet zyrtare kur të arrihet edhe marrëveshja definitive me klubin francez, Monaco. /Telegrafi/

 

The post Zyrtare: Atletico Madrid rinovon kontratat e Griezmannit e Hernandezit, nënshkruajnë edhe me Lemar   appeared first on Telegrafi.

Trajneri Bylbyl Sokoli thotë se Belgjika ka yjet të mëdha, por ende dyshon tek trajneri

Posted: 18 Jun 2018 03:00 PM PDT

Bylbyl Sokoli, trajner dhe analist në emisionin 'Dueli i Botërorit' në RTV Dukagjini, ka vlerësuar lartë Belgjikë.

Por trajneri Sokoli ende ka dyshimi mbi trajneri Roberto Martinez që udhëheq këtë kombëtare.

"Ndeshja më bindëse në aspektin teknik dhe taktik. Ka qenë më bindëse se Rusia".

"Belgjika ka bindur me raste, me pasime, ku shkëlqyen Lukaku, Hazard e De Bruyne. Gjithçka ka qenë perfekt"

"Belgjika ka potencial. Por duhet të them se edhe ekipi kundërshtar ka qenë i dobët".

"Unë vazhdoj të besoj që trajneri nuk është i duhur, dhe nuk arrin të mbajë disiplinën, që nga ai start i Januzajt në stërvitje"

"Mbetet të shihet në ndeshje më të mëdha se çfarë do të tregojë Belgjika", ka thënë Sokoli.

Lartë e ka vlerësuar Belgjikën edhe Ismet Munishi, ndërsa fjalë të mira kishte edhe për Kevin De Bruynen i cili luajti para mbrojtjes. /Telegrafi/  

The post Trajneri Bylbyl Sokoli thotë se Belgjika ka yjet të mëdha, por ende dyshon tek trajneri appeared first on Telegrafi.

Southgate: Krenar me paraqitjen e lojtarëve, merituam fitoren

Posted: 18 Jun 2018 02:38 PM PDT

Gareth Southgate ka folur pas ndeshjes që Anglia e fitoi në fund ndaj Tunizisë.

Anglia ka fituar mes shumë vështirësive në fund ndaj Tunizisë me rezultat të ngushtë 2-1.

Megjithatë, kjo fitore e anglezëve u kritikua shumë nga njohësit e futbollit, të cilët nuk e shohin si pretendent Anglinë dhe thonë se nuk bindën.

Anglia i falet Kanet, fiton më vështirësi në fund ndaj Tunizisë Anglia i falet Kanet, fiton më vështirësi në fund ndaj Tunizisë

Por, kështu nuk mendon edhe trajneri Southgate, i cili është krenar me paraqitjen e lojtarëve të tij dhe thotë se fitorja ishte e merituar.

Festa e anglezëve tek goli i parë i Kane (Getty Images)

“Edhe në rezultatin 1-1 unë isha shumë krenar për paraqitjen e ekipit. Nëse luajtëm në atë nivel të paraqitjes kjo është tregues që ne mund të kontrollojmë”, ka thënë fillimisht Southgate.

“Ne krijuam shumë shanse të pastra në pjesën e parë. Edhe në pjesën e dytë kemi dominuar lojën, kemi mbajtur durimin dhe kemi kërkuar mundësi të mira në vend që të hedhim topin në zonë dhe të shpresojmë”.

Tunizi 1-2 Angli, notat e lojtarëve Tunizi 1-2 Angli, notat e lojtarëve

“Unë mendoj se treguam unitet sonte. Kemi pasur liderë në fushë, të cilët vazhduan të dorëzonin mesazhet e duhura”.

“Ne vazhduam të bëjmë gjërat e duhura dhe të marrim vendime të mira dhe mendoj se merituam fitoren pas 90 minutave”, përfundoi trajneri anglez. /Telegrafi/

The post Southgate: Krenar me paraqitjen e lojtarëve, merituam fitoren appeared first on Telegrafi.

Nata e sulmuesve në Grupin G, rivalitet i Ligës Premier edhe në Kampionatin Botëror

Posted: 18 Jun 2018 02:33 PM PDT

Romelu Lukaku dhe Harry Kane kanë shkëlqyer ne fanellat e Belgjikës dhe Anglisë në ndeshjet debutuese në Grupin G.

Belgjika pasdite arriti të shënojë fitore ndaj Panamasë me rezultat të pastër 3-0.

Shkëlqimi ka ardhur nga sulmues i Manchester United, Romelu Lukaku.

Romelu Lukaku (Getty Images)

Sulmuesi i Belgjikës ka arritur të shënojë dy herë, ndërsa një gol e ka shënuar Dries Mertens.

Lukaku është zgjedhur lojtar i ndeshjes.

Natë të bukur dhe të paharruar kishte edhe sulmuesi i Tottenahm, Harry Kane.

Sulmuesi kryesor i Anglisë u tregua 'vrasës' para portës, duke shënuar dy herë kundër Tunizisë.

Harry Kane (Getty Images)

Edhe Kane u zgjidh lojtar i ndeshjes.

Sulmuesit e Ligës Premier sot ishin në formë duke i zgjedhur ndeshjet për kombëtaret e tyre.

Më tri gola prinë Ronaldo i Portugalisë, ndërsa me nga dy janë edhe Cheryshev dhe Costa. /Telegrafi/

The post Nata e sulmuesve në Grupin G, rivalitet i Ligës Premier edhe në Kampionatin Botëror appeared first on Telegrafi.

Munishi kritikon lojën e anglezëve dhe trajnerin: Nuk u treguan pretendent, në të ardhmen duhet ta emërojnë Beckhamin apo Gerrardin

Posted: 18 Jun 2018 02:15 PM PDT

Ismet Munishi ka folur për Kombëtaren e Anglisë dhe lojën e zhvilluar sonte (e hënë) ndaj Tunizisë.

Anglia ka fituar mes shumë vështirësive ndaj Tunizisë me rezultat të ngushtë 2-1.

Fitorja e Anglisë erdhi vetëm në minutat shtesë falë një goli me kokë nga Harry Kane, i cili shënoi edhe të parin.

Anglia i falet Kanet, fiton më vështirësi në fund ndaj Tunizisë Anglia i falet Kanet, fiton më vështirësi në fund ndaj Tunizisë

Loja e Anglisë nuk ishte aq bindëse dhe kështu mendon edhe trajner i njohur nga Kosova, Ismet Munishi.

Munishi pati kritika ndaj lojën së Tre Luanëve dhe trajneri të tyre, Gareth Southgare, në emisioni “Dueli i Botërorit” në RTV Dukagjini.

“Anglia nuk ka bindur me lojë as në ndeshjen e sotme ndaj Tunizisë. Nuk ka treguar se janë pretendent për të fituar Kupën e Botës”, ka thënë fillimisht Munishi për emisionin e drejtuar nga Fisnik Zymi dhe Arta Nitaj.

“Anglia mundet me kalua grupin pasi nuk është shumë i vështirë mirëpo për më tutje i kemi pesë apo gjashtë shtete që kanë treguar seriozitet shumë më të madh se Anglia”.

“Unë kam rezerva te selektori i Anglisë. Ma merr mendja që në të ardhmen trajner i Anglisë duhet të jetë David Beckham apo Steven Gerrard. Lojtarë që kanë qenë yje dhe lider”.

“Puna e trajnerit ka të bëjë shumë me lidership dhe Southgate nuk e ka karizmin e duhur për të qenë trajner i Anglisë. Për të qenë trajner i Anglisë nevojitet shumë”, përfundoi trajneri kosovar. /Telegrafi/

The post Munishi kritikon lojën e anglezëve dhe trajnerin: Nuk u treguan pretendent, në të ardhmen duhet ta emërojnë Beckhamin apo Gerrardin appeared first on Telegrafi.

Pancerët në ankth – skenaret që mund ta çojnë Gjermaninë në shtëpi qysh të shtunën!

Posted: 18 Jun 2018 02:04 PM PDT

Pas fitores së Suedisë ndaj Koresë së Jugut, gjendja në kampin e Gjermanisë është alarmante.

Në rast të një tjetër disfate të gjermanëve ndaj Suedisë të shtunën në ora 20:00 në Sochi, kampioni aktual i botës do të ishte i eliminuar qysh në fazën grupore në rast të katër skenareve të ndryshme.

Skenari 1:

Nëse Meksika mposht Korenë e Jugut dhe Suedia mposht Gjermaninë. Meksika dhe Suedia do të kishin nga gjashtë pikë dhe dyjat do të ishin në 1/8-ën e finales.

Foto: Getty Images

Skenari 2:

Meksika luan me rezultat të barabartë. Më pas Suedia me një fitore do të kishte gjashtë pikë dhe do të ishte sigurt në 1/8-ën e fniales. Meksika në atë rast do të kishte katër pikë dhe do të mund të arrihej nga Korea e Jugut, por jo nga gjermanët që do të ishin pa pikë dhe të eliminuar.

Skenari 3:

Gjermania barazon me Suedinë dhe pavarësisht nga rezultati i ndeshejs Meksikë – Kore e Jugut do të mund të arrinte fazën tjetër. Por, nëse Meksika fiton ndaj Koresë së Jugut, atëherë Gjermania edhe në rast të fitores në ndeshjen e fundit ndaj Koresë së Jugut do të kishte nevojë për ndihmën e latino-amerikënve në sfidën e tyre të fundit ndaj Suedisë. Në rast të barazimit në këtë situatë të Meksikës dhe Suedisë, ose fitoreje të Suedisë, Gjermania do të ishte e eliminuar.

Meksika e ka një ëndërr, Foto: Getty Images

Skenari 4:

Nëse Gjermania fiton ndaj Suedisë, kualifikimi në fazën tjetër do të jetë në dorë të vet Gjermanisë në ndeshjen e fundit ndaj Koresë së Jugut.

A mendoni se Gjermania do të kualifikohet në fazën tjetër, apo do të ndodh befasia e madhe e eliminimit qysh në fazën e grupeve?

/Telegrafi/

The post Pancerët në ankth – skenaret që mund ta çojnë Gjermaninë në shtëpi qysh të shtunën! appeared first on Telegrafi.

Roma arrin marrëveshje personale me Pastoren, pritet vetëm konfirmimi i PSG-së

Posted: 18 Jun 2018 01:49 PM PDT

Mediat italiane raportojnë se Roma ka arritur marrëveshje personale me Javier Pastoren, i cili do të fitojë katër milionë euro në vjet dhe pritet vetëm marrëveshja me Paris Saint-Germain.

Burime të shumta, si Tuttomercatoweb, SportItalia dhe Corriere dello Sport raportojnë për një marrëveshje të Romës me yllin argjentinas.

Sipas këtyre mediave italiane, takimi i sotëm mes drejtorit sportiv të Romës, Monchi dhe agjentit Marcelo Simonian, ka rezultuar me një marrëveshje.

Pastore afër kalimit te Roma Pastore afër kalimit te Roma

Raportohet se palët kanë arritur marrëveshje për një kontratë katër vjeçare, me Pastoren që do të përfitojë katër milionë euro në sezon te Roma.

Javier Pastore (Getty Images)

Tani Roma është duke punuar për një marrëveshje me PSG-në, në bazën e 15-20 milionë eurove plus bonuseve.

Në rast transferimi të Pastores, ky do të ishte një rikthim në Serie A për reprezentuesin 29-vjeçar argjentinas, i cili luajti te Palermo.

Nainngolan ka zgjedhur edhe numrin te Interi, preferon 'stilin Zamorano'? Nainngolan ka zgjedhur edhe numrin te Interi, preferon 'stilin Zamorano'?

Ai u transferua nga klubi sicialian te ai parisien në vitin 2011 për shifrën e 42 milionë eurosh.

Me ardhjen e Pastores te Roma, Radja Nainggolan pritet t’i bashkohet Interit. /Telegrafi/

The post Roma arrin marrëveshje personale me Pastoren, pritet vetëm konfirmimi i PSG-së appeared first on Telegrafi.

Sarri te Chelsea, e kryer

Posted: 18 Jun 2018 01:44 PM PDT

Maurizio Sarri tashmë ka nënshkruar për dy vit me Chelsean dhe opsion për vitin e tretë, ndërsa Napolit do t'i paguhet edhe klauzola prej 5 milionë eurove.  

Sipas CalcioNapoli24.it, ka pasur takime shumë të shpeshta mes shefes së Chelseat, Marina Granovskaia dhe drejtorit të Napolit, Cristiano Giuntoli.

Sarri ka marrëveshje personale me Chelsean, me një kontratë valide në deri vitin 2020 dhe me opsion për sezonin e tretë.

Maurizio Sarri (Getty Images)

Më e rëndësishmja është se Napoli janë të gatshëm që të pranojnë një kompensim prej 5 milionë euro për ta liruar nga kontrata.

Megjithëse se ai u shkarkua për t;ia liruar vendin Carlo Ancelottit, ai mbetet nën kontratë me klubin derisa të përfundojë me pëlqimin e ndërsjellë.

Klauzola për lëshimin me 8 milionë euro ka skaduar me 31 maj.

Sarri (Getty Images)

Ajo do të jetë aktive përsëri nga muaji i ardhshëm, por Chelsea nuk mund të presë deri atëherë dhe duhet të negociojë drejtpërdrejt me Napoli.

Gjithashtu sot, ka pasur raportime se Chelsea ka rënë dakord të përfundojë kontratën e tyre me Antonio Conte dhe stafin e tij për një kosto totale prej 11 milion euro.

Sarrit do t'i bashkohet Gianfranco Zola si menaxher i ekipit ose drejtor sportiv. /Telegrafi/

The post Sarri te Chelsea, e kryer appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more