Skip to main content

“Cilat politika anti-varfëri funksionojnë?” plus 2 more Telegrafi Opinione

“Cilat politika anti-varfëri funksionojnë?” plus 2 more Telegrafi Opinione


Cilat politika anti-varfëri funksionojnë?

Posted: 25 Jun 2018 03:35 AM PDT

Bjorn Lomborg

Disa politika duken aq altruiste saqë është thuajse e pamundur të imagjinosh të ketë ndonjë refuzim për to. Për shembull, dhënia kredi e sasive të vogla të parave apo fshirja e borxheve për ata që janë në varfëri ekstreme supozohet të ndihmojnë ata që janë më në nevojë dhe të dyja qasjet duken krejt të natyrshme. Megjithatë, shqyrtimi tregon se këto politika me qëllim të mirë çojnë në rrugë të gabuar.

Rreth një dekadë më parë, OJQ-të, organizatat ndërkombëtare dhe filantropët e trumbetuan mikrokredinë si një zgjidhje që do t'i jepte fund varfërisë ekstreme. Kombet e Bashkuara e projektuan vitin 2005 si Vitin Ndërkombëtar të Mikrokredisë dhe kur Çmimi Nobel për Paqen iu dha Muhammad Yunus dhe Bankës Grameen vitin pasues, komiteti i Nobelit deklaroi se mikrokredia "ishte një instrument edhe më i fuqishëm në luftën kundër varfërisë". Ylli i popit Bono shkoi më tej: "Jepi një burri një peshk dhe ai do të hajë atë ditë. Jepi një gruaje mikrokredit, ajo, bashkëshorti i saj, fëmijët e saj dhe e gjithë familja do të hajë për gjithë jetën".

Për fat të keq, prova të mbledhura me kujdes gjatë shumë viteve tregojnë se nuk ekziston një zgjidhje e artë për varfërinë – dhe sigurisht nuk ka diçka si një politikë e lehtë dhe e thjeshtë që të ushqejë një familje për gjithë jetën. Një seri provash kanë ulur rëndësinë e programit të mikrokredisë dhe në shumë raste, këto skema thjesht nuk rezultojnë shumë dobisjellëse në luftën ndaj varfërisë. Rrallë është zbuluar se ato kanë rritur të ardhurat mesatare ndjeshëm. Më keq akoma, ato kanë rrezikun të zhysin edhe më në borxhe të varfrit.

Kërkimi i ri zbulon se pyetje të vështira duhen bërë për politikat e fshirjes së borxhit, që janë zbatuar në disa shtete në Indi. Vitin e shkuar, Uttar Pradesh, Maharashtra dhe Punjab ndërmorën fshirje masive borxhi për fermerët që në total i kushtuan Indisë 0.5 për qind të PBB-së.

Komisionuar nga Tata Trusts dhe Konsensusi i Kopenhagës për Konsensusin e Indisë, profesor Nilanjan Banik nga Universiteti Bennett në Greater Noida, studioi skemat. Analiza e tij tregon se nëse për shembull shteti indian i Rajasthan do të kopjonte shtetet e tjera dhe do të fshinte kreditë e pronarëve të tokave me më pak se 2 hektarë, kjo do të kushtonte 117.4 miliardë rupi (1.7 miliardë dollarë).

Megjithatë, vetëm 15 për qind e fermerëve më të margjinalizuar (ata me më pak se një hektar tokë) do të kishin akses në kredinë formale, ndaj ky tolerim bën pak për të ndihmuar më të varfrit. Megjithatë, eksperienca të mëparshme kanë treguar se toleranca e treguar i bën bankat më të kujdesshme në huadhënie, duke çuar në një pakësim prej 15% të kredidhënies në vitet në vazhdim. Kjo ul të ardhurat për 13.5 për qind e fermerëve më të cenueshëm.

Pra, ndërsa toleranca ofron ca para më shpejt, përfundon duke bërë më pak mirë se sa kushton. Çdo rupi e shpenzuar kthen vetëm 0.8 rupi përfitime. Ashtu si mikrokredia, fshirja e borxhit është një mënyrë me qëllime të mira për të ndihmuar më të varfrit por që dështon të gjenerojë përfitimet e premtuara.

Megjithatë, kërkime të tjera zbulojnë qasje që do të bënin më shumë. Analizat e reja nga Konsensus India pasojnë qasjen e Konsensus Kopenhagës për të studiuar kostot dhe përfitimet, përdorur më parë për të përmirësuar prioritetet e miliarda dollarëve shpenzime në Haiti dhe Bangladesh dhe për të ndihmuar OKB në arritjen e Synimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Në shtetet indiane ku shumë fermerë jetojnë në varfëri ekstreme, përmirësimi i rrjedhës së prodhimeve në tregje është më i rëndësishëm se heqja e borxheve apo ofrimi i mikrokredisë. Aktualisht, rreth 20% e prodhimeve të freskëta të Indisë shkon dëm për shkak të problemeve në ruajtje, ndaj shumica e fermerëve të vegjël nuk rrezikojnë të rrisin kultura që mund të prishen shpejt por që do të jepnin më shumë të ardhura.

Duke përdorur sërish shtetin e Rajasthan si shembull, krijimi i infrastrukturës për të ruajtur dhe transportuar qumësht, fruta dhe perime do të kushtonte gjysmën e heqjes së kredisë. Pakësimi në ushqimin e çuar dëm, kombinuar nga inkurajimi i fermerëve për të kaluar te prodhimet që sjellin më shumë fitime, do të gjeneronte përfitime që vlejnë 15 herë më shumë.

Edhe më i rëndësishëm është promovimi i farërave me cilësi të lartë për të sjellë prodhime më të mira, rritje të sasisë së prodhuar dhe shtim të të ardhurave. Kërkimet nga Surabhi Mittal of TARINA (Asistenca dhe Kërkimi Teknik për Bujqësinë dhe Ushqimin Indian) tregojnë se kjo do të rriste fitimet me 10% duke sjellë 20 herë më shumë fitime se kosto.

Kërkimi i ri tregon se ka më shumë mënyra për të ndihmuar më të varfrit sesa thjesht ndihma e fermerit.

Kërkimi nga William Joe dhe Abhishek Kumar i Institutit për Zhvillim Ekonomik dhe Shkolla e Shkëndetit Publik T. H. Chan zbulon se investimi në ushqim është një mënyrë e lirë për të ofruar ndihmë të fuqishme afatgjatë. Diarreja është një vrasës madhor i fëmijëve dhe këshillimi i nënave për të përmirësuar ushqimin me gji, përgatitjen e ushqimit dhe larjen e duarve mund të kushtojë më pak se 20 dollarë për çdo nënë, gjë që do të sillte transformim të jetës së foshnjave dhe rritje të prodhimit dhe begatisë. Përfitimet janë 40 herë më të larta se kostot në Rajasthan dhe deri 60 herë më të larta në Andhra Pradesh.

Politika të tjera me përfitime shumë të larta që ndihmojnë ata në pozita më të këqija përfshijnë përmirësimin e parashikimit të sektorit privat në kujdesin për tuberkulozin dhe sigurimin që kushdo ka akses në planifikimin familjar.

Këto nuk janë gjëra që ne i mendojmë si politikat tradicionale anti-vërfëri. Por duhet të favorizojmë qasje që ndihmojnë të varfrit më shumë për çdo qindarkë të shpenzuar, pavarësisht se si emërtohen politikat. Në luftën ndaj varfërisë, duhet të jemi skeptikë ndaj politikave që zgjidhin gjithçka me një të rënë të lapsit dhe të sigurohemi se çdo politikë, sado me qëllime të mira, të hetohet thellë. Ne gjithashtu duhet të favorizojmë politika që bëjnë përmirësimet më të mëdha në jetët e atyre që jetojnë më keq. /Project Syndicate/reporter.al/

The post Cilat politika anti-varfëri funksionojnë? appeared first on Telegrafi.

Welcome to America!?

Posted: 25 Jun 2018 03:31 AM PDT

Aleksander Rena

Nëse ju kujtohet marrëveshja e Obamës që bëri me Lindjen e Mesme, Azinë dhe Afrikën e Jugut, për të sjellë në SHBA qindra-mijëra emigrantë nga këto vende dhe ku embargo njerëzore në atë kohë ishte: pesë njerëz nga këto vende dhe një nga një vend i Evropës apo Ballkanit. Më pas Obama nënshkroi traktatin, që, kush nuk iu jep privilegj këtyre kombeve, do ta ketë punën pisk me qëndrimin në SHBA dhe kështu bëri.

Filloi të pastrojë të gjithë evropianët dhe ballkanasit deri me ndarje familjare. E bëri këtë me bindje të fortë, pasi në shumicën e punëve të krahut, e sidomos në Nju Jork, disponohen nga evropianët dhe ballkanasit. Pra, ishte një luftë e hapur, pasi monopoli i ndërtimit (aty ku shumica punonin në të zezë), disponohej nga këto vende të sipërpermendura.

Kjo natyrisht nuk ishte një gjë e mirë për SHBA-të, sidomos për ata që kërkojnë të paguajnë taksa dhe të jetojnë te rregullt si qytetarë të nderuar. Në rrafshin ekonomik, vendet e Lindjes së Mesme, Azisë dhe Afrikës, i dhanë një dëm shumë të madh vendit si p.sh.: ulja e çmimeve të punës, pagesat shume të dobëta, cilësia e punimeve, ofertat me zero kosto për të pa një punë etj etj si këto. Sot, tregu po ka vështirësi të mëdha dhe hendek midis kompanive, të cilat një pjesë e mirë e tyre janë ushqyer me krah të lirë pune dhe aspak profesionalizëm të treguar.

Kjo mbase ishte metoda e shfrytëzimit, ku shtyrja për të punuar sa më shumë, të garantonte vendin e punës nga pronari. Por jo, kjo nuk ishte dhe nuk është aspak e drejtë, sepse një njeri nuk jeton me kacidhe për lëmoshë dhe nuk duhet kurrë të jetojë si i braktisur nga jeta edhe pse jeton në SHBA. Çdo kush duhet të jetojë në mënyrë te rregullt, të disiplinuar, duke paguar ato çfarë ai/ajo merr në këmbim pas. Kjo është një drejtësi e mohuar për të gjithë ata/ato që SHBA-të e shohin si tokën e premtuar dhe që udhëtojnë qindra orë larg ilegalisht për të ngecur, pastaj këtu në meshire të fatit. Politikat e Trump, nuk po e lejojnë këtë gjë. Paraja pa në ëe zezë, është shfrytëzim, baltosje, sakatosje, ç'nderim dhe përbuzje për cilindo që i nënshtrohet fatit të mbijetesës.

Politikat e Trumpit po mbyllin kapitullin Obama, ku pas tij fshihej Sorosi si dhe kukuvajka Hilari, që kjo e fundit e deklaroi haptazi, se për punët e rënda në Amerikë, duhet fuqi punëtore nga jashta dhe treg të lirë transaksionesh.

Me pak fjalë: kërkohej shfrytëzimi i krahut të punës deri ne palcë dhe paraja të përfundojë në kontot e George Sorosit, si njeriu që njihet për shkatërrimin e disa shteteve nga ekonomia. Pra, Trump nuk është këtu për të përçarë njerëzit, por për t'i shtyrë ata të kenë integritetin e tyre si njerëz të rregullt. Nëse Obama dhe kompania e tij që i vjen nga pas mendoi se do zëvendësonte ekonominë e SHBA-ve me një kolaps të kësaj natyre, tani është koha e duhur për t'i thënë ndal çdo zullumi pabesie që është thurur ndërkohë në kurriz të miliona njerëzve që presin një shans dhe një jetë më të mirë për të kaluar. Ështe koha për t'i thënë çdo kujt që e meriton, pa allishverishe apo jetë të shfrytëzuar: Welcome to America. Time is now!

The post Welcome to America!? appeared first on Telegrafi.

“Provokacja” e syve që t’ju pëlcasin!

Posted: 25 Jun 2018 03:21 AM PDT

Fatmir Popja

FIFA ka nisur një hetim disiplinor për futbollistët kosovarë që luajnë në përfaqësuesen e Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, pas ankesës së serbëve se festimet e tyre në golat e shënuar ishin me përmbajtje politike.

Por, çarë provokimi ishte ky?

Përse i provokon simboli i një shpendi këta njerëz?

Asgjë, asnjë shenjë nacionalizimi nuk ka, asnjë lloj provokimi politik nuk kishte.

Provokimi i vetëm është në kokën e sëmurë, historikisht, të politikës serbe e cila nuk qëndron dot as jashtë gardhit të fushës së futbollit, por kërkon të viktimizohet edhe në sport.

Serbët, populli që i kanë shkaktuar kaq shumë tragjedi e vuajtje fqinjëve të tyre, sa nuk ka histori ti lajë, preferojnë të viktimizohen për çdo gjë, të quhen të provokuar, të quhen të urryer, të përjashtuar, të përçmuar e nëpërkëmbur.

Sepse kështu justifikojnë të gjitha të zezat që kanë bërë e po bëjnë në dëm të të tjerëve. Kështu përpiqen të justifikojnë edhe një ndeshje futbolli të humbur.

The post "Provokacja" e syve që t'ju pëlcasin! appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more