Skip to main content

“Arrat dhe vlerat e tyre” plus 9 more Ekonomia Online

“Arrat dhe vlerat e tyre” plus 9 more Ekonomia Online


Arrat dhe vlerat e tyre

Posted: 22 Jun 2018 10:10 AM PDT

Arrat, në veçanti, përdoren edhe në kozmetikë, për bukurinë e lëkurës, në fakt prej tyre nxirret edhe vaji më shumë vlera të mira. Por cilat janë të gjitha të mirat e tyre terapeutike dhe ushqyese?
I njihni vlerat e arrave? Ose me në përgjithësi të frutave të thata (bajame, lajthi etj), kanë vlera të ndryshme për shëndetin. Për shembull, këto fruta, janë në gjendje të rregullojnë nivelin e kolesterolit, për të parandaluar sëmundje kardiovaskulare, janë të ideale kundër diabetit etj. Arrat, në veçanti, përdoren edhe në kozmetik, për bukurinë e lëkurës, në fakt prej tyre nxirret edhe vaji më shumë vlera të mira. Por cilat janë të gjitha të mirat e tyre terapeutike dhe ushqyese?

Vlerat ushqyese

Arrat kanë shumë kalori, rreth 650 kal për 100 gramë. Në arra gjejmë 16% proteina, 12% glucide dhe më shumë se 60% yndyra. Për sa i përket këtyre të fundit, nuk flitet për yndyra negative për organizmin, përkundrazi, por për të famshmen omega 3 dhe omega 6, të cilat kanë një aksion pozitiv mbi kolesterolin dhe trigliceridet. Arrat janë të pasura me kripëra minerale, si potas, hekur, fosfor, magnez, kalcium dhe vitamina. Mes tyre B1, B2, B6 dhe vitamina E, e cila ndihmon për te parandaluar radikalet e lira dhe si pasojë plakjen.

Vlerat shëndetësore të arrës

Vlerat ushqyese dhe shëndetësore të arrave janë më të vërtet të shumta. Fillimisht, arrat përmbajnë një substance aminoacide bazike të quajtur argininë, shumë e rëndësishme për të parandaluar arterosklerozën.

Për më tepër, arrat mund të konsumohen edhe si qëllim për të parandaluar këto patologji. Duke qenë shumë ushqyese, arrat mund të konsumohen edhe për të luftuar stresin, për të njëjtin motiv, mund të futen në dieta vegjetariane për të shtuar sasinë e proteinave.

Arrat gjithashtu janë të këshilluara edhe në periudhën e shtatzënisë, për përmbajtjen e lartë të omega 3, për një zhvillim të fetusit. Kundër ndikimet, janë të pakta dhe me tepër janë të lidhura me konsumin e tepërt të arrave.

The post Arrat dhe vlerat e tyre appeared first on Ekonomia Online.

Nëse keni këto shenja, duhet të pini më shumë ujë

Posted: 22 Jun 2018 10:00 AM PDT

Nuk ka shumë gjëra më freskuese sesa uji, në këtë mot të nxehtë.

Prapëseprapë, shumica prej nesh nuk pimë ujë mjaftueshëm në baza ditore. E duke bërë kështu, ne e dëmtojmë trupin tonë.

Nëse i vëreni këto shenja tek vetja juaj, ju rekomandojmë që të pini më shumë ujë.

1. Goja juaj është e thatë
Kjo duket diçka shumë e qartë, por nëse ndjeni se ju është tharë goja, ju është bërë bajate, atëherë sigurisht duhet të pini një gotë ujë. Kjo pasi pijet me sheqer nuk janë zgjidhje – sepse do t'ju bëjnë të ndjeheni edhe më të etur. Uji lagë membranat e mukozës në gojë dhe fyt, të cilat vazhdojnë ta mbajnë gojën të lagur me pështymë edhe shumë kohë pas një gllënjke ujë.

2. Lëkura juaj është e thatë
Lëkura është organi më i madh i trupit tuaj, kështu që natyrisht se ka nevojë të qëndrojë i hidratuar. Në fakt, lëkura e thatë është një shenjë e dehidratimit, që mund të çojë në shumë probleme të tjera. Mungesa e ujit nënkupton mungesë të djersës, që çon në paaftësi të trupit për të hequr yndyrën dhe pisllëkun e akumuluar gjatë ditës.

3. Sytë tuaj janë të thatë
Deri tani ndoshta e keni të qartë se uji ndikon më shumë se veç në gojë dhe fyt. Mungesa e ujit çon në sy të thatë dhe të skuqur. Pa ujë në trup, thahet edhe loti në sy. Nëse po mendoni 'Çfarë nëse s'mund të qajë?', kuptojeni se kjo shkakton edhe më shumë dëme në sytë tuaj, sidomos nëse vendosni lente të syrit çdo ditë.

4. Po përjetoni dhimbje në nyje
Kërci i eshtrave dhe kurrizit përbëhet nga 80% ujë. Uji është shumë i rëndësishëm për shëndetin e eshtrave. Duke e mbajtur trupin të hidratuar, nyjat janë në gjendje që të përballojnë 'tronditjen' e lëvizjeve të papritura, si vrapim, kërcim ose rënie.

5. Keni probleme me tretje
Folëm për rëndësinë e ujit në gojë dhe fyt, dhe se si uji mundëson funksionimin e rregullt e të gjitha proceseve. Kjo përfshin edhe sistemin e tretjes. Pa hidratim të duhur, sasia dhe fortësia e mukusit në stomak pakësohet, duke lejuar acidin e stomakut që të bëjë dëme të mëdha brenda. Kjo çon në atë çfarë njihet si "dispepsi".

The post Nëse keni këto shenja, duhet të pini më shumë ujë appeared first on Ekonomia Online.

Reshitaj në Vjenë bën thirrje për zbutjen e pasojave të ndryshimeve klimatike

Posted: 22 Jun 2018 09:33 AM PDT

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Vjenë mori pjesë në Panelin e Lartë "Politikat e Energjisë dhe Klimës pas vitit 2020" organizuar nga Komuniteti i Energjisë, në të cilën po marrin pjesë ministra nga shtetet e rajonit dhe ekspertë që kanë përgatitur dokumente të rëndësishme në fushën e ndryshimeve klimatike.

Në fjalën e saj në këtë panel ministrja Reshitaj foli për të arritur e Kosovës në fushën e ndryshimeve klimatike dhe energjisë së ripërtëritshme duke theksuar se për të zbutur pasojat dhe për t'u përshtatur me ndryshimet klimatike duhet që secili shtet të jep kontributin e vet.

Reshitaj deklaroi se Kosova ka punuar në hartimin e legjislacionit duke filluar me transpozimin e Rregullores per Mekanizmin e Monitorimit. Poashtu sipas saj është përfunduar drafti i Strategjisë për Ndryshime Klimatike, objektivi kryesor i së cilës është zvogëlimi i emetimet të gazrave serrë përmes rritjes së efiçiencës së energjisë në të gjithë sektorët, zhvillimit të burimeve të energjisë së ripërtëritshme dhe shfrytëzimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore.

"Duke marrë parasysh që ndryshimet klimatike janë problem global që rrezikon mirëqenien e tërë qytetareve të botës, edhe angazhimi dhe zgjidhjet duhet të jenë të përbashkëta. Pra secili shtet duhet ti kryej detyrat dhe përgjegjësitë që ka në këtë drejtim, në mënyrë që të përmirësojmë gjendjen e ndotjes se ajrit, andaj duhet të fokusohemi se si ne mund ta përmirësojmë atë duke e ulur përdorimin e gazrave të dëmshme, thëngjillit dhe lendeve tjera të cilat ulin kualitetin e jetës dhe që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien dhe jetëgjatësinë tonë" tha nder të tjerash ministrja Reshitaj.

Gjatë këtij forumi ministrja Reshitaj ka realizuar takime bilaterale me përfaqësues të shteteve e mekanizmave ndërkombëtar si: Komuniteti Energjetik, Agjencia Ndërkombëtare për Energji të Ripërtëritshme- IRENA, Agjencia e Mjedisit- Austri etj, nga të cilët mori përkrahje për realizimin e projekteve në fushën e ndryshimeve klimatike dhe energjisë së ripërtëritshme.

Image may contain: 4 people, people sitting and indoor

Image may contain: 2 people, people standing and indoor
Image may contain: 4 people, people standing

Image may contain: 3 people, people standing and indoor

The post Reshitaj në Vjenë bën thirrje për zbutjen e pasojave të ndryshimeve klimatike appeared first on Ekonomia Online.

Java e parë e verës e ftohtë e me shi

Posted: 22 Jun 2018 08:57 AM PDT

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për parashikimin e motit për këtë vikend.

Vendi ynë, thuhet se do të jetë nën ndikimin e masave të ftohta të ajrit me origjinë nga veriu. Në këtë situatë meteorologjike parashihet të mbajë mot i ftohtë dhe pa reshje shiu.

"Temperaturat minimale parashihen të ulën ndjeshëm në të dy vlerat ekstremale, minimalet nga 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksiamlet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të lëvizë rreth vlerave të normales. Indeksi UV mbetet i ulët deri mesatar. Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperendimi me shpejtësi 1-6m/s", thuhet në njoftim, transmeton Koha.net.

Pjesa e parë e javë së ardhshme parashihet të jetë me reshje shiu dhe me temperatura afërsisht të ngjashme me të vikendit.

The post Java e parë e verës e ftohtë e me shi appeared first on Ekonomia Online.

Reagimi i Dardan Molliqajt për zgjedhjen e Gent Begollit kryeshef të Telekomit

Posted: 22 Jun 2018 08:47 AM PDT

Deputeti nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas zgjedhjes së Gent Begollit, në postin e kryeshefit ekzekutiv të Telekomit.

Molliqaj ka shkruar në Facebook, se emërimi i Begollit është vazhdimësi i kapjes së ndërmarrjeve publike nga pushtetarët.

"Zgjedhja e Gent Begollit (AAK) në pozitën e kryeshefit ekzekutiv të Telekomit është vazhdim i kapjes së ndërmarrjeve publike nga pushtetarët", ka shkruar Molliqaj.

Molliqaj shton se ndërmarrjet shoqërore duhet të udhëhiqen nga profesionistë, duke aluduar në joprofesionalizmin e Begollit.

"Ndërmarrjet tona publike e shoqërore duhet të udhëhiqen nga njerëz profesionistë e jo nga njërëz të partisë sikurse rasti i Begollit i cili nuk e ka as idenë më të vogël në lidhje me telekomin", vazhdon tutje Molliqaj.

Për deputetin e PSD-së, Kosova ka nevojë për një gjeneratë të re të politikës, që sipas tij ka guxim për ta luftuar kapjen dhe kriminalizimin e shtetit.

"Kosovës i duhet një gjeneratë e re në politikë, e cila ka guximin dhe dijen për ta luftuar kapjen e shtetit dhe kriminalizimin e tij", përfundon shkrimi i Molliqat.

Gent Begolli ka qenë drejtor i shërbimeve publike në qeverisjen e kaluar në Prishtinë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ai kishte qenë bartës i listës së AAK-së në zgjedhjet lokale për Komunën e Prishtinës.

The post Reagimi i Dardan Molliqajt për zgjedhjen e Gent Begollit kryeshef të Telekomit appeared first on Ekonomia Online.

Disa zona të Prishtinës nesër do të mbesin pa ujë, shkak punimet

Posted: 22 Jun 2018 08:34 AM PDT

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" sh.a. njofton konsumatorët e rrugës "Luan Haradinaj", konsumatorët e lagjes "Pejton", "Dardania", "Lakrishte", "Kalabria" se, gjatë ditës së nesërme, 23 qershor 2018 e shtunë, duke filluar nga ora 09:00 – 17:00, gjithsej 8 orë, do të kenë mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm.

Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë janë punimet teknike, gjegjësisht mundësimi i instalimit të pusetave zonale në kuadër të projekteve investive të KRU "Prishtina" sh.a., puseta që do të instalohen te Stacioni i Policisë në Qendër të Prishtinës dhe te Pallati i Rinisë dhe Sporteve.

Me këtë rast, përveç zonave të lartëcekura, mungesën e ujit të pijshëm do e ndjejnë edhe konsumatorët te Qendra e Regjistrimit Civil.

Këto punime teknike po realizohen me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, thuhet në njoftimin nga KRU "Prishtina".

The post Disa zona të Prishtinës nesër do të mbesin pa ujë, shkak punimet appeared first on Ekonomia Online.

Shpërthen gypi i kanalizimit, vërshohet rruga “Gazmend Zajmi”

Posted: 22 Jun 2018 08:32 AM PDT

Një gyp që i kanalizimit ka shpërthyer në rrugën “Abdyl Frashëri” ka vërshuar rrugën “Gazmend Zajmi”, në lagjen Aktash në Prishtinë, transmeton Koha.net.

Kalimtarët e kanë pasur të vështirë kalimin nëpër ngushticën në të cilën është krijuar një ujëvarë e vogël shkaku i ujit që kalonte nga shpërthimi i gypit të kanalizimit.

The post Shpërthen gypi i kanalizimit, vërshohet rruga "Gazmend Zajmi" appeared first on Ekonomia Online.

Këshilltari i Hamzës i përgjigjet Haradinajt: Nuk jemi në odë, jemi në institucione

Posted: 22 Jun 2018 08:29 AM PDT

Ministri i Financave, Bedri Hamza së bashku me 7 këshilltarë të tij nuk e kanë pranuar pagën me rritje.

Edhe pse i kanë kryer të gjitha procedurat që zyrtarëve qeveritarë t'i dalin pagat me rritje, vet drejtuesi i ministrisë së financave, Bedri Hamza me këshilltarët e tij po refuzon të ia qes edhe vetës këtë pagë të lartë.

"Ministri Hamza ka kërkuar që të mos e marrë pagën me rritje dhe s'po dëshiron me shftyrëzu këtë të drejtë. Njëjtë edhe 7 këshilltaret e tij, nuk po dojnë me shfrytëzu pagën me rritje", tha për KALLXO.com Lulzim Rafuna, këshilltar i ministri Hamza.

Rafuna e ka konfirmuar se të tjerët që i prek ky vendim i Qeverisë do e marrin pagën me rritje.

Kryeministri Haradinaj sot gjatë ditës në mes tjerash tha se ministri Hamza mundet me kallxu "burrni", por vendimin duhet ta zbatojë.

Sipas Rafunës, kjo nuk lidhet me burrni, sepse bëhet fjalë për institucione e jo oda.

"Është çështje individuale kjo, nuk ka të bëjë kjo me burrni, nuk jemi në odë, jemi në institucione. Ideja është që a mendon që është vendim i drejtë një vendim i tillë apo ligjor. Ligjor është mëndu që është sepse kushtetuesja e ka thënë këtë, mirëpo tash s'po dojmë me shfrytëzu sepse kemi kërku që kjo gjë  të rregullohet me ligj", tha tutje Rafuna.

Ndërsa sa i përket asaj që Kryeministri tha se Hamza ta tregoj burrninë e tij duke e sjellë ligjin për nivelizim të pagave, Rafuna thotë se Ministria e Administratës Publike duhet ta punojë ligjin.

"Ne si ministri e kemi mbështetë këtë, zyrtarët e buxhetit e kanë përgatitë këtë, kanë punuar që disa ditë. Tani është çështje e Ministrisë së Administratës Publike sepse ata janë sponzorizues të këtij ligji. Ne e mbështesim veç në kuptim të buxhetimit. Pavarësisht kostos, Ministria e Financave do ta mbështesë", tha tutje Rafuna për kallxo.com.

The post Këshilltari i Hamzës i përgjigjet Haradinajt: Nuk jemi në odë, jemi në institucione appeared first on Ekonomia Online.

Vajza e pronarëve të RTV21 martohet me gazetarin Fatmir Aliu

Posted: 22 Jun 2018 08:23 AM PDT

Vajza e pronarëve të RTV21, Afërdita Saraçini – Kelmendi dhe Florin Kelmendi, Parta, i ka dhënë fund beqarisë, duke u martuar me gazetarin Fatmir Aliu, i cili është po ashtu pjesë e këtij televizioni, kryeredaktor i RTV21 në Maqedoni.

Parta dhe Fatmiri kurorëzimin e martesës e kanë bërë në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga ku kanë postuar edhe foto në rrjetet e tyre sociale, shkruan gazetametro.net.

Aliu para se të kalonte në RTV21, ka punuar edhe në Koha Ditore, Radio Evropa e Lirë dhe Klan Kosova. Ndërsa Parta, një kohë të gjatë ka qenë producente në RTV21, por prej rreth 3 vitesh nuk ka qenë aktive në media.

Gazetari Aliu ka qenë i martuar me vajzën e historianit të njohur, Jusuf Buxhovi, martesë nga e cila ka dy vajza.

The post Vajza e pronarëve të RTV21 martohet me gazetarin Fatmir Aliu appeared first on Ekonomia Online.

Rezultatet e shigjetarëve në kualifikime përballin mes vete Atdhe Luzhnicën dhe Hazir Asllanin

Posted: 22 Jun 2018 08:12 AM PDT

Ekipi i shigjetarisë ka përfunduar garën kualifikuese për renditje më të mirë në disiplinën hark olimpik, të Lojërave Mesdhetare Tarragona 2018.

Pas rezultateve të sotme, do të kemi nesër përballjen e dy garuesve nga Kosova, Atdhe Luzhnica dhe Hazir Asllani, të cilët do të sfidohen në 1/24 e finales.

Në garat kualifikuese, Atdhe Luzhnica pati rezultatin më të mirë, duke u renditur në vendin 31 nga 40 garues. Luzhnica mblodhi 570 pikë nga të dy seritë. Shigjetari tjetër, Hazir Asllani, u rendit tri pozita më poshtë (34), me 549 pikë.

Në bazë të këtyre pozitave, shorti deshi që të kemi një përballje kosovare.

Në konkurrencën e femrave, Ardita Zejnullahu, doli e 21-ta (494 pikë) nga 24 garuese. Ajo në 1/16-ën e finales takohet me sllovenen, Ana Umer.

Garat e nesërme fillojnë nga ora 9:30.

The post Rezultatet e shigjetarëve në kualifikime përballin mes vete Atdhe Luzhnicën dhe Hazir Asllanin appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more