Skip to main content

“1200 euro për të kaluar palestinezët në Itali, arrestohen 2 gjirokastritë” plus 9 more Gazeta SHQIP

“1200 euro për të kaluar palestinezët në Itali, arrestohen 2 gjirokastritë” plus 9 more Gazeta SHQIP


1200 euro për të kaluar palestinezët në Itali, arrestohen 2 gjirokastritë

Posted: 16 Jun 2018 12:45 AM PDT

Policia ka ndaluar dy të rinj nga Gjirokastra, të cilët akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë dhënë ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit 4 shtetasve pakistanezë.

Kundrejt shumës 1.200 euro shtetasit pakistanezë kanë hyrë nëpërmjet pikës kufitare Kakavijë dhe do të kalonin transit në Itali. Të arrestuarit janë Shahe Koko, 23 vjeç dhe Hamdi Seferi, 18 vjeç, të dy banues në Gjirokastër.

Operacioni i specialistëve të Sektorit për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier u kodua “Premtimi”

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

16 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Arrestohet vrasësi i 20-vjeçares shqiptare në Itali, ishte klient i saj

Posted: 16 Jun 2018 12:37 AM PDT

Autoritetet italiane kanë arrestuar vrasësin e dyshuar të 20-vjeçarës shqiptare Anxhela Meçani. Sipas mediave, i ndaluari është një shtetas italian, i cili mendohet se ka qenë klienti i fundit i shqiptares.

Pas arrestimit të autorit të dyshuar në provincën e Cuneos, policia ka sekuestruar edhe automjetin e tij. Sipas të dhënave të para nga policia, vrasësi kishte kryer marrëdhenie seksuale me 20-vjecaren, por nuk ka pranuar të paguajë.

Kjo ka revoltuar shqiptaren, e cila ka tentuar t'i marrë me forcë paratë. Në këtë moment, autori dyshohet se ka hapur derën e pasagjerëve dhe hedh me forcë nga automjeti të renë, e cila për pasojë gjeti vdekjen.

Skena e ngjarjes së rëndë u pa nga disa dëshmitarë okularë të cilët njoftuan policinë italiane si dhe dhanë detaje për automjetin nga ku u hodh 20-vjeçarja.

Mediat raportojnë se Anxhela Meçani punonte si prostitutë në Itali.

16 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Itali, kërcënoi me vdekje mësuesen e djalit, arrestohet 50-vjeçari shqiptar

Posted: 16 Jun 2018 12:20 AM PDT

Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi kë kërcënuar me vdekje një mësuese.

Sipas mediave italiane, shqiptari e ka bërë këtë veprim, sepse djali i tij nuk është pranuar në një institut profesional në qytetin e Milanos.

I zemëruar prindi ka marrë në telefon mësuesen dhe e ka bërë përgjegjëse për faktin që i biri nuk është pranuar në institut.

Pas kërcënimit mësuesja ka bërë denoncimin në polici dhe autoritetet kanë arrestuar menjëherë 50-vjeçarin.

16 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Autostrada Tiranë-Durrës, Rama: Riparim sipas standardeve europiane (Foto)

Posted: 16 Jun 2018 12:05 AM PDT

Kryeministri Edi Rama ka uruar një fundjavë të mbarë me disa foto ku tregon ndërhyrjen në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas Ramës, riparimi do të jetë i standardeve europiane.

"Mirëmëngjes dhe me këto foto nga operacioni kombëtar i mirëmbajtjes (këtu aksi Tiranë-Durrës), që për herë të parë do të garantojë një riparim sipas standardeve europiane të pjesëve të degraduara të rrugëve të vendit, ju uroj një fundjavë të mbarë", shkruan Rama.

16 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Zjarr në shkollën e artit në Glasgow, u dogj edhe 4 vite më parë

Posted: 15 Jun 2018 11:53 PM PDT

Shkolla e artit në Glasgow, e njohur botërisht, është përshirë nga flakët katër vite pas shkatërrimit të një pjese të ndërtesës nga zjarri.

Raportohet se zjarri nisi rreth orës 23.20 të së premtes dhe më shumë se 120 zjarrfikës po luftojnë me flakët për të shuar zjarrin.

Si pasojë e zjarrit janë prekur edhe ndërtesat aty pranë, përfshirë një lokal nate dhe vendi i muzikës O2 ABC, i cili ka dëme të mëdha materiale.

"Asnjë viktimë nuk është raportuar. Përpjekjet për të vënë nën kontroll zjarret pritet të jenë 'të zgjatura”, raportojnë shërbimet zjarrfikëse.

16 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Të huajt “zbulojnë” parajsën në Shqipëri, mbi 3000 persona vijnë çdo vit

Posted: 15 Jun 2018 11:44 PM PDT

Dikur Shqipëria ishte e preferuar vetëm nga kinezët, sot dominojnë italianët, por nuk mungojnë as indianët e filipinasit. Çdo vit ka mbi 3 mijë kërkesa nga të huajt për t'u pajisur me leje pune, ndërsa gjithsej janë 13 mijë të huaj të pajisur me leje qëndrimi. Ka disa arsye se përse tregu shqiptar i punës josh të huajt, siç është kërkesa ende e lartë për profesionistë, për njerëz të kualifikuar në profesione të vjetra, në sektorët që janë nën zhvillimin e vrullshëm të teknologjisë, por edhe kostoja e ulët e jetës (krahasuar me vendet e origjinës), duke mos harruar edhe një taksim më të favorshëm për bizneset e huaja.

Luigi Triggiani e ka "zbuluar" Shqipërinë në ditët e para të marsit të vitit 1991, si shumë qytetarë të Barit, kur anijet e para të mëdha zbarkuan në Bari dhe Brindisi, me shumë shqiptarë në to. "Në ato vite, kam njohur shumë njerëz, disa prej të cilëve kanë mbetur miqtë e mi përjetë"- thotë Luigi, i cili prej 20 vitesh ka aktivitet në Tiranë dhe është Drejtor i Unioncamere Puglia-Tirana Branch.

Sipas tij, Shqipëria është një ndër dashuritë e tij të para, nga e cila nuk mund të ndahet. Libri i tij "Albania, Latto B" si një manual biznesi për investime në këtë vend, u përpoq që t'i jepte Shqipërisë dinjitet, mes paragjykimesh të shumta.

Si Luigii ka edhe shumë të huaj të tjerë, që kanë zgjedhur këtë vend për të bërë biznes, për t'u punësuar në kompani vendase apo ndërkombëtare apo për të qenë të vetëpunësuar në sektorë të ndryshëm. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Brendshme, në Shqipëri janë aktualisht 13 mijë të huaj, të pajisur me leje qëndrimi.

Statistikat zyrtare nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit tregojnë se çdo vit në Shqipëri, të paktën në tre vitet e fundit janë dhënë mbi 3 mijë leje pune të reja. Sipas të dhënave të vitit 2016, u dhanë 3,326 leje për të huaj, ndërsa në 2017-n, numri i lejeve zbriti në 3,122.

Nga kinezët te italianët
Dikur Shqipërinë e preferonin kinezët, të cilët "zaptuan" tregtinë me pakicë dhe krijuan dhe një zonë në kryeqytet që quhej rëndom tregu kinez. Në vitin 2009, sipas të dhënave të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, dominonin shtetasit kinezë në fushën e tregtisë. Në vitin 2010 dominuan shtetasit turk, kryesisht në ndërtim.

Në vitin 2013 dominuan shtetasit kanadez në industrinë e naftës dhe shtetasit e Kosovës në vepra industriale kryesisht hidrocentraleve. Në vitin 2013 ka sërish një rritje të numrit të turqve duke shkuar në 40% të totalit të lejeve, kryesisht në ndërtimin e veprave industriale kryesisht hidrocentraleve.

Ndërsa në vitin 2016, nga 3,326 leje pune që u dhanë në total, kryesojnë italianët, me 711 leje pune, ose 21% të totalit, të ndjekur nga turqit, me 657 leje, ose 20%. Kinezët janë në vend të tretë, me 197 leje, të ndjekur nga shtetasit nga Kosova, me 195 leje.

Pjesa më e madhe e të huajve, të cilët preferojnë të vijnë në Shqipëri, janë nga shtetet fqinje, me të cilët historia na ka lidhur gjithmonë. Ky është një fenomen që ekspertët shpesh përpiqen ta quajnë "emigracion" i ndërsjellë, për disa janë efekte të globalizimit e për të tjerë janë efekte krize. Gjeografia e të huajve që punojnë në Shqipëri është zgjeruar dukshëm. Nuk mungojnë as indianët, që po tërhiqen nga zhvillimi i bizneseve që kërkojnë teknologji informacioni, apo filipinasit që preferohen si punonjëse shtëpie apo për kujdesin ndaj fëmijëve.

Tirana strehon më shumë
Kryeqyteti shqiptar, Tirana, është "streha" e preferuar e të huajve që zgjedhin të krijojnë një jetë të re në vendin tonë apo të nxitur nga lehtësia për biznes.

Statistikat e 2016-s të Shërbimit Kombëtar të Punësimit (SHKP) tregojnë se tre janë rajonet me numrin më të madh të shtetasve të huaj – Tirana, Durrësi dhe Fieri.

Një vit më parë, qarku i tretë që strehonte më tepër të huaj ishte Lezha. Nëse i referohemi në mënyrë më të detajuar të dhënave të vitit 2016, sipas të njëjtit burim, Tirana me 1,447 shtetas të huaj aplikues zinte vendin e parë sa i përket shtrirjes gjeografike, ndër të cilët 1213 janë të pajisur me leje pune apo vërtetim punësimi. Përkatësisht 495 janë të pajisur me leje pune, 492 me vërtetim për punësim dhe 226 si të vetëpunësuar.

E ndjekur nga Durrësi, me 281 shtetas të huaj, nga të cilët 131 leje pune dhe 150 vërtetim deklarimi për punësim. Në vendin e tretë, sipas të dhënave të SHKP-së, renditet Fieri me 175 shtetas të huaj, nga të cilët 75 leje pune dhe 100 vërtetim – deklarimi për punësim.

Pjesa tjetër e të dhënave u takojnë rajoneve të tjera të vendit. Sipas raportit, dominojnë punëmarrësit, që punojnë në sipërmarrjet private me pronësi të huaj. Sektorë të veçantë të ekonomisë preferojnë të marrin punonjës të huaj për kategori pune të ndryshme. Një pjesë i preferon për nivelin e aftësive të munguara të punonjësve shqiptarë, kryesisht në fushën e industrisë nxjerrëse dhe energjetikës, ndërsa pjesa tjetër për krahun më të lirë të punës.

Si është të punosh në Shqipëri?
Padyshim, ka sfida. Megjithatë, për disa nga të huajt që jetojnë e punojnë në Shqipëri prej më shumë se 5 viteve, Shqipëria ofron mundësi.

Për Yigit Arman, përfaqësues i AYEN Energy në Shqipëri, të jetuarit dhe punuarit në këtë vend, ka lehtësi. "Nga aspekti ekonomik, pasi kemi ardhur nga Turqia, kemi parë lehtësi në këtë drejtim. Në Shqipëri mendoj se është një jetese e përshtatshme. Një ndër gjërat që ndikojnë në këtë drejtim, është trafiku më i lehtë se sa në Stamboll, që do të thotë nuk humbasim kohë për takime apo të ngjashme. Kjo, duke marrë në konsideratë se për punën time, si inxhinier ndërtimi, gjithmonë më duhet të lëviz jashtë qendrës së qyteteve. Që kur nisa të punoj këtu, u ndjeva mirë dhe është si një shtëpi e dytë për mua"- thotë ai.

Për Luigi Triggiani, drejtues i "Union Camere Puglia" Shqipëria ka ndryshuar shumë 10 vitet e fundit, si dhe mundësitë janë rritur në aspektin e biznesit. Megjithatë, sipas tij, vështirësitë e ditëve të sotme janë të ndryshme nga ato që ishin dikur.

"Sot shumë italianë të gjeneratës së fundit, sipërmarrës të vegjël , arritën në Shqipëri pa një plan konkret, por pothuajse vetëm për shkak se shqiptarët flasin italisht. Kjo ka sjellë konfuzion. Kanë mbetur ende disa vështirësi, edhe nëse është bërë shumë në këtë vend: drejtësia, mbi të gjitha, ka nevojë për një reformë të rëndësishme"- shton z. Triggiani.

Fotografja profesioniste Alla Simacheva, duke punuar në studion e saj fotografike kuptoi që tregu i shërbimit fotografik, sidomos shërbimit artistik, vlerësohet shumë pak në vendin tonë dhe të gjithë klientët kanë përshtypjet e gabuara.

"Kjo ndodh për shkak se nuk ekzistojnë kriteret e qarta dhe transparente për fushën tonë. Shpeshherë mendohet që suksesi në realizimin e setit fotografik varet vetëm nga pajisjet të cilat disponon një fotograf dhe jo nga përvoja, aftësitë dhe profesionalizmi i vetë fotografit. Vetëm së fundmi kanë filluar fotografët të mblidhen në një komunitet dhe të ndryshojnë për mirë situatën. Kjo më bëri të ndryshoja fokusin dhe të ktheja punën time online dhe tani jam e kënaqur duke punuar për tregun e jashtëm dhe duke vazhduar jetesën në Tiranë."- thotë znj. Simacheva.

Turizmi në 'spektrin' e të huajve
Yigit Arman thotë se Shqipëria ka një klimë të këndshme dhe natyrë të gjelbëruar. "Ka një strukturë natyrore që ende është e mbrojtur. Ka bukuri të shumta natyrore, si deti, ashtu edhe kodrat, malet etj. Shqipëria ka një pozicion interesant, është e lehtë që të udhëtohet për pak orë në shtetet fqinje; kjo gjë na ka pëlqyer gjithashtu.

Në këtë aspekt dua të bëj edhe një vërejtje: mundësitë natyrore janë të shumta, por investimi në infrastrukturë dhe investime në zona turistike lë për të dëshiruar. Edhe shërbimi nuk është në nivele të mira, sepse investimi para së gjithash, duhet bërë me njerëz të ditur dhe njerëz profesionistë"- thotë z. Arman. Ai shton se Shqipërisë i mungojnë resortet me pesë yje, infrastruktura të tilla që të ofrojnë një shërbim gjithëpërfshirës në një vend, shërbime të tilla cilësore si kudo në botë.

Teksa kërkonte që t'i largohej rutinës dhe një jetë formale, një pune të 'mërzitshme' sipas tij nga mbledhjet e takimet, Tobi Gessler, zvicerian, erdhi në Shqipëri që të përmbushte një pasion të tijin: turizmi rural. Ai drejton, si një guidë profesioniste, një agjenci për cciklizmin në mal, që sipas tij, ofron adrenalinë dhe kënaqësi në relievin aq të bukur të Shqipërisë. Tobi thotë për 'Monitor" që Shqipëria ka potenciale të mëdha në fushën e turizmit, por që 'kërcënohet' nga turizmi masiv i pakontrolluar dhe shkatërrimi i mëtejshëm i bregdetit.

Për Alla Simacheva, një ruse-japoneze që prej 12 vitesh jeton në Shqipëri, vendi ynë është shumë i bukur dhe ofron mundësi ende në sektorin e turizmit, ku sipas saj, duhet punuar më tepër. Ndaj, dhe pamjet më të bukura të Tiranës dhe më gjerë, gjenden në lupën profesionale të fotografes, e cila promovon 'ngjyra e Shqipërisë".

Menaxheri aktual i TAP Albania, Karl Roberts , thotë se turizmi është sektori me rritje të menjëhershme në këtë vend. Karl ka vendosur të jetojë më familjen në vendin tonë, edhe pas përfundimit të projektit në 2019, ndaj dhe ka blerë së fundmi, edhe një banesë në kryeqytet, "Shqipëria ka shumë më shumë për të ofruar për sa i përket zhvillimit të turizmit, duke përfshirë edhe turizmin industrial. Gjithashtu, mendoj se Shqipëria ka mundësi të mira të tërheqë disa industri prodhuese falë vendndodhjes gjeografike, aksesit në det dhe burimeve njerëzore."- thotë më tej ai.

Ligji
Ligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.108/2013, "Për të huajt", i rishikuar, pati në fokus rregullimin e legjislacionit lidhur me punësimin e të huajve në vendin tonë. Sipas ndryshimeve të bëra, u rregullua leja e punës për "Të transferuarit brenda ndërmarrjes", sipas së cilës korporatat shumëkombëshe mund të lëvizin punëtorët e tyre të transferuar, me kualifikim të lartë.

Leja e punës do të jetë e vlefshme për një maksimum prej 5 vjetësh në rastin e menaxherëve dhe specialistëve dhe 1 vit për praktikantët. Ligji specifikon edhe rregullat për të huajt që mund të ofrojnë shërbime në Shqipëri, të cilët pajisen me një leje pune për "shërbime kontraktuese", për një periudhë totale jo më shumë se 1 vit.

Ligji "Për të huajt" bazuar në legjislacionin europian, rregullon edhe nocionin e "punonjësve stinorë", aktivitetin që ushtrohet për profesione të rregulluara, të personit të huaj do t'i duhet të plotësojë kushtet e përcaktuara në përputhje me të drejtën kombëtare të ushtrimit të profesioneve të rregulluara.

16 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com) Monitor

Paradite kthjellime e pasdite shira, por bregdeti me diell këtë fundjavë

Posted: 15 Jun 2018 11:37 PM PDT

Edhe sot moti vijon me kthjellime dhe vranësira të cilat në mesditë sjellin shira në Veri – Qendër por pasditja lokalizon shirat në Qendër dhe zonat Lindore.

Vonë në mbrëmje shirat largohen nga pjesa më e madhe e vendit. Fundjava mbetet me kthjellime dhe vranësira gjatë orëve të paradites por vranësirat fuqizohen në pjesën e dytë të ditës duke sjellë shira afatshkurtër thuajse në të gjithë vendin të shtunë dhe kryesisht në zonat Lindore ditën e dielë.

Temperaturat sot paraqiten me rënie të lehtë duke shënuar maksimalisht 29°C ndërsa fundjava sjell rritje graduale të temperaturave duke ngjitur maksimumin në 32°C.

16 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

INDIVIDUALIZMI EKSTREM TEK SHQIPTARËT

Posted: 15 Jun 2018 11:30 PM PDT

Foto ilustruese

Nga Ledian DROBONIKU

Kryevepra malinje e kastës nuk është, varfëria por mbellja e individualizmit ekstrem tek shqiptarët.

Besimi se mund t’ia dalësh i vetëm, është iluzion por edhe pse pas 27 vitesh njerëzit e kuptojnë, përsëri nuk ndryshojnë dot. Prandaj dhe nuk kanë besim tek ndryshimi i situatës sepse kuptojnë që dhe të tjerët mendojnë si ty. Si individ egoist e indiferent për publiken, për atë që është shtëpia e vetme që kemi: Shqipëria.

Mjaftuan 27 vjet për të humbur aftësinë për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin si kishim bërë ndër shekuj.

Kushtetuta në nenin 3 dikton krijimin e një shoqërie solidare brenda shtetit komb. Por kasta krijoi një shtet paralel antikushtetues. Raportet nuk do rregulloheshin më nga e drejta, por nga raporte force, partia, miku, paraja, prostitucioni e korrupsioni. Fiton “më i forti” ai që ka lidhje me pushtetin e jo i drejti. Por forca është instabël (nesër del një më i fortë se ty) dhe po ashtu shoqëria ngritur mbi të. Prandaj një shoqëri konfliktuale që nuk krijon #siguri e prandaj dhe braktisja e vendit, jo vetëm nga plebenjtë, por tashmë dhe biznesmenët e intelektualët.

Ky model zhduk solidaritetin mes njerëzve që transformohen në kafshë hobsiane për mbijetesë, të braktisur nga shteti social.
Dhe nëse njerëzit humbasin solidaritetin nuk krijojnë dot as ekonomi. Sepse pasuria nuk krijohet individualisht si gabimisht njerëzit mendojnë të dopuar nga propaganda. Pasuria nuk krijohet në shkretëtirë por në shoqëri. Sa më e pasur është shoqëria aq më shumë shanse kemi për fitime me biznes, punë e rroga, si në Perëndim.

Pra diksutimi fillon nga shoqëria e jo individi, solidariteti e jo konkurrenca, publikja pastaj privatja, shteti social e pastaj tregu.

Kalimi nga ekstremi komunist në atë neoliberist, nga vrasja e individualizmit dhe njeriu vegël e sistemit tek vrasja e komunitetit dhe krijimi individit egoist bosh e pa shpresë, nga idealizmi komunist tek vrasja e çdo idealizmi, atdheut, shoqërisë etj KA ÇUAR NË TILT shqiptarët.

Ja pse duhet gjetja e ekuilibrit dhe harmonisë, si çdo popull tjetër, që nuk rend si i dehur nga ekstremi majtas djathtas, por kupton se çfarë është e mirë për kombin/individin, PAVARSISHT dogmave dhe ideologjive!

16 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 16 qershor 2018

Posted: 15 Jun 2018 10:00 PM PDT

DASHI

Dashuria do shkojë mjaft mirë gjatë kësaj dite. Ambienti në çift do jetë i ngrohtë dhe mjaft harmonik. Shfrytëzojeni sa më shumë që të mundni. Mundohuni të ulni shpenzimet. Vetëm në këtë mënyrë buxheti nuk do ketë tronditje të mëdha.

DEMI

Ata që janë në një lidhje do kenë surpriza të këndshme gjatë gjithë ditës. Partneri do ua bëjë qejfin për gjithçka, prandaj shfrytëzoni çdo moment. Financat duan më shumë kujdes dhe maturi. Mos shpenzoni pa menduar sa e keni buxhetin.

BINJAKET

Për të qenë të lumtur me partnerin duhet të bëni disa lëshime të vogla. Mos kërkoni gjithmonë që të dalë e juaja sepse do keni mosmarrëveshje. Financat nga ana tjetër do jenë të stabilizuara.

GAFORRJA

Çiftet do kalojnë një ditë normale vetëm se nuk do kenë asnjë zënkë me njëri-tjetrin. Në sektorin financiar do jetë Saturni ai që do iu mbështesë dhe do iu ndihmojë të vendosni ekuilibrin.

LUANI

Çiftet më në fund do mundin të jenë të lumtur. Bashkëpunimi dhe komunikimi do mbizotërojë gjatë gjithë kohës. Në mbrëmje priten disa momente të zjarrta. Financat do jenë në përgjithësi të mbrojtura.

VIRGJERESHA

Jupiteri do merret sot me jetën tuaj në çift dhe do iu duket sikur po kaloni një muaj mjalti. Klima në sektorin financiar do jetë e dyzuar. Duhet të tregoheni më të matur dhe më të kujdesshëm se më parë.

PESHORJA

Jeta në çift nuk do jetë aspak e mirë gjatë kësaj dite. Do keni debate të shumta me partnerin dhe nuk do ndiheni rehat pranë tij. Flisni dhe shprehini gjithçka. Financat do jenë të qëndrueshme, por për të bërë më tepër shpenzime duhet të prisni.

AKREPI

Gjatë kësaj dite dashuria nuk do jetë në qendër të vëmendjes për çiftet. Do keni shumë gjëra të tjera me të cilat do merreni dhe do i lini ndjenjat pas. Në planin financiar yjet parashikojnë sukses.

SHIGJETARI

Ambienti në çift do jetë shumë i ngrohtë gjatë kësaj dite. Do kaloni më shumë kohë pranë atij që dashuroni dhe do i shprehni më tepër ndjenjat. Financat do kenë përmirësime të ndjeshme.

BRICJAPI

Në planin e ndjenjave pritet që gjithçka të shkojë më së miri. Do i kushtoni rëndësinë e duhur atij që keni në krah dhe do përjetoni kënaqësi të veçanta. Influenca e yjeve do jetë pozitive tek sektori i financave.

UJORI

Do jeni më tepër xhelozë sesa duhet sot dhe kjo mund të sjellë mosmarrëveshje me partnerin. Mos e teproni sepse çdo gjë e ka një kufi. Financat do jenë të qëndrueshme dhe nuk do keni as problemin më të vogël.

PESHQIT

Do e keni të vështirë sot t'i qëndroni besnik personit që keni në krah. Do kërkoni më tepër liri, por kur ta humbi partnerin do ndiheni bosh. Në planin financiar do tregoheni shumë të kujdesshëm dhe nuk do nxitoheni të bëni shpenzime.

“Top Awards”, Dylan vjen me një histori personale, “Ca i bone vetes”

Posted: 15 Jun 2018 02:00 PM PDT

Dilan Reka, i njohur në fushën e muzikës me emrin Dylan, ka vetëm pak ditë që ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor. E titulluar "Ca i bone vetes", kjo këngë është futur menjëherë në klasifikimin e "The Top List", duke zënë vendin e 63-të, falë mbështetjes së publikut.

Në një intervistë të dhënë për "Top Awards", Dylan ka folur më shumë për këtë këngë si edhe iu ka dhënë përgjigje disa kritikave të bëra ndaj tij, lidhur me këtë projekt muzikor. Ai ka folur gjithashtu edhe për projektet në të ardhmen.

Top Awards: "Ca i bone vetes", pse ky titull dhe për çfarë flet kënga?

Dylan: "Ca i bone vetes", mendova se është një titull shumë pikant dhe special që kushdo mundet ta gjejë veten në këtë tekst. Kënga flet për të gjithë njerëzit të cilët janë bërë pishman për një arsye apo një xhest.

TA: Sa kohë të është dashur për përgatitjen e këtij projekti muzikor?

Dylan: Ky projekt ka zgjatur shumë kohë në krahasim me projektet e tjera. Rreth 6 muaj punë për këtë projekt me djemtë e "Big Deal Records" në Prishtinë.

TA: Kush është kujdesur për tekstin, muzikën dhe klipin?

Dylan: Muzika "Big Deal Records", djem shumë të talentuar dhe kolegë shumë të mirë. Teksti i shkruajtur nga unë ndërsa klipi realizuar nga "Full Moon Production" dhe regjisore, Klaudia Shehu. Nuk mund të lë pa përmendur "Image Maker", Miranda Dupi, që i jam mirënjohës për çdo dalje timen në klipe, evente etj. Eshtë një dorë magjike për mua.

TA: Duke qënë se tekstin e keni shkruar ju, nga jeni frymëzuar për të? Ndonjë histori personale?

Dylan: Nga jam frymezuar? (Qesh) Po ja qielli, yjet më frymëzojnë…(Qesh). Bej shaka, sigurisht që ka patur një histori personale dhe i është kushtuar asaj vajzes, por e shkuar e harruar në fakt!

TA: Në rrjetet sociale keni pasur disa kritika, sipas të cilave zëri juaj është përpunuar shumë aq sa nuk njihet… Çfarë mendimi keni për këtë?

Dylan: Zëri im nuk është përpunuar fare. Unë jam gati ta kendoj këngën "live" pa instrumentale dhe si të duan njerëzit dhe më pas ta gjykojnë. Kënga është në tontalitet shumë lart (e folur profesionale) dhe prandaj mund të tingëllojë zëri pak më i hollë.

TA: Çdo të thotë për ty të jesh pjesë e klasifikimit të "The Top List"?

Dylan: Jam shumë i lumtur që sapo doli kënga, u fut në "The Top List". Eshtë një gjë shumë e mirë për mua. Falenderoj të gjithë ata që sugjeruan këngën në faqen e "Top Awards". Shumë i bekuar ndihem.

TA: Një mesazh për mbështetësit e muzikës tende?

Dylan: Ata e dinë shumë mirë që unë i kam shumë të shtrenjtë dhe jam i bekuar që i kam afër suportuesit e mi. Thjesht them që janë forca më e madhe dhe kreativiteti më i madh që një artist mund të ketë.

TA: Do të kemi projekt tjetër për këtë sezon veror apo do e mbyllni me këtë?

Dylan: Jo për këtë verë jo, por në shtator do të vijë projekti tjetër. Mbase do prisni venat ose do çmendeni nga ritmet, këtë ende nuk e dimë…

15 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more