Skip to main content

“Vëllai i Xhafajt: Do drejtohem që sot tek autoritetet italiane për të vuajtur dënimin” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Vëllai i Xhafajt: Do drejtohem që sot tek autoritetet italiane për të vuajtur dënimin” plus 9 more Gazeta SHQIP


Vëllai i Xhafajt: Do drejtohem që sot tek autoritetet italiane për të vuajtur dënimin

Posted: 16 May 2018 01:19 AM PDT

Përmes një letre publike, vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj ka bërë kthesën e papritur.

Agron Xhafaj, në letrën e bërë publike, shprehet se do të drejtohet vetë tek autoritetet italiane për të ekzekutuar një vendim dënimi penal të tyre kundrejt tij, ndërsa shton se "asnjëherë (nuk ka akoma edhe sot) asnjë kërkesë dhe asnjë interes nga organet e drejtësisë italiane për të ekzekutuar këtë vendim".

Drejtuar opinionit publik

Unë jam Agron Xhafaj.

Për shkak të gjithë akuzave që janë ngritur ndaj meje gjatë ditëve të fundit, por edhe si vëllai i Fatmir Xhafaj, sot Ministër i  Brendshëm, ndihem i detyruar të bëj publike sa vijon:

Kam vendosur që t'i drejtohem vetë autoriteteve italiane të drejtësisë për të ekzekutuar një vendim dënimi penal të tyre kundrejt meje.

Kam vendosur ta bëj këtë duke u paraqitur sot në Itali tek autoritetet përkatëse.

Edhe pse nuk ka patur asnjëherë (nuk ka akoma edhe sot) asnjë kërkesë dhe asnjë interes nga organet e drejtësisë italiane për të ekzektuar këtë vendim, edhe pse unë asnjëherë nuk kam qënë në kërkim për ekzekutimin e këtij vendimi, unë po e kryejë këtë akt.

Unë kam gabuar në rininë time. Si jo pak të tjerë. Aspak dhe për asnjë arsye nuk e justifikoj dhe nuk e përligj atë gabim. Edhe pse cilido që ka patur mundësinë të shohë atë dosje penale dhe ka parë rrethanat e kryerjes së asaj vepre penale, e kupton shumë mirë shkallën e përfshirjes dhë rolin tim në atë histori.

Ka edhe një TË VËRTETË të madhe që dua ta bëj publike përkundrejt shpifjeve që janë bërë vazhdimisht për këtë cështje.

Unë jo vetëm që NUK I JAM SHMANGUR HETIMIT dhe GJYKIMIT tim në këtë çështje, por përkundrazi, kam bërë të gjitha përpjekjet e mundshme për të qënë prezent në Itali gjatë hetimit dhe më pas gjatë gjykimit tim. Janë të plota dhe të dokumentuara të gjitha përpjekjet e mia në këtë drejtim.

Ishin vetë autoritetet italiane që më liruan pas një muaji ndalimi dhe urdhëruan largimin tim nga Italia. Për rreth një dekadë kam bërë disa kërkesa për tu pajisur me vizë pikërisht për të ndjekur pranë drejtësisë italiane çështjen time. Në të gjitha rastet kjo kërkesë më është refuzuar.

Sot jam 43 vjeç dhe prej vitit 2002 e deri më sot NUK KA ASNJË sjellje, apo vepër time që të ketë qënë në kundërshtim me ligjin dhe me moralin. Kam bërë të gjitha përpjekjet dhe jam krenar që sot e prej shumë kohësh ia kam dalë që të kem një jetë normale si gjithë qytetarët e ndershëm të këtij vendi. Prej shumë kohësh energjitë dhe vëmendja ime i janë kushtuar tërësisht familjes time.

I detyrohem shumë bashkëshortes time që më ka ndihmuar dhe mbështetur që të dy fëmijët tanë, djali dhe vajza, edhe pse akoma të vegjël, të shohin tek ne dy prinder të përkushtuar, që përkujdesen me ndershmëri në mënyrën më të mirë të mundshme për ta.

Për hatër të tyre, për shkak të dashurisë për ta, për shkak të dëshirës time për të qënë pranë tyre dhe për të gëzuar çdo ditë me ta dhe për ta, (besoj e kuptueshme kjo për cilindo prind), kam gjithë këto vite që mbaj përbrenda meje këtë barrë. Edhe pse e dija shumë mirë që duhej të paguaja për çfarë kisha gabuar në rininë time. Pavarësisht se ajo që më kërkon drejtësia të shpaguaj, është shumë më shumë se gabimi që kam kryer.

Sot, si rrjedhojë e këtij presioni politik dhe publik kundrejt familjes time, në pamundësinë për t'i ofruar fëmijëve një jetesë të qetë e pa stresin e përditshëm të shpifjeve e shantazhit, por edhe në bindjen time se ky është vendimi i duhur, marr guximin të kryejë vet këtë hap të rëndësishëm dhe të përballem në rrugë ligjore me ekzekutimin e vendimit.

Njëkohësisht, pranë Prokurorisë, kam deklaruar e dhënë shpjegime konform ligjit, se audio e publikuar, përfshirë efektet zanore si dhe imazhet e sajuara janë false, dhe janë bërë publike në media me qëllim shantazhin dhe presionin ndaj meje e vëllait tim, Ministër i Brendshëm. Ditën e djeshme, datë 15 Maj 2018, kam kryer të gjitha procedurat e nevojshme, të parashikuara nga ligji, përfshirë depozitmin e zërit tim pranë Prokurorisë së Tiranës dhe në prani të ekspertit të fushës, duke ofruar në këtë mënyrë të gjithë bashkëpunimin e mundur në funksion të zbardhjes së të vërtetës. Shpresoj që prokuroria dhe gjykata t'i shkojnë deri në fund hetimit penal dhe civil ndaj montazhit te paskrupullt ndaj meje e familjes time.

Agron Xhafaj

Tiranë më 16 Maj 2018

16 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Dhjetë këshilla dhe sa dini për përdorimin e limonit?

Posted: 16 May 2018 01:14 AM PDT

I domosdoshëm në kuzhinë, i shkëlqyer për lëkurën dhe flokët, ky agrum është një koncentrat i jashtëzakonshëm i vlerave ushqyese: i zbuloni të gjitha

I verdhë si askush, aromatik, tërheqës: limoni, i cili në shumë tarraca dhe kopshte nuk mund të mungojë, është një aleat i pazëvendësueshëm për bukurinë tonë. Një ushqim shumë i pasur me vitaminë C, limoni përdoret për të parandaluar sëmundje të ndryshme, është i çmuar për bukurinë e lëkurës dhe flokëve, është i përkryer për sallata dhe i domosdoshëm në shumë përgatitje të kuzhinës, i ëmbël dhe i shijshëm.

Jo vetëm vitamina C: limoni është gjithashtu i pasur me kalcium, magnez, kalium dhe antioksidantë. Për vlerat e tij të jashtëzakonshme konsiderohet gjithashtu një aleat i shkëlqyer i lëkurës dhe flokëve. Si mund t'i shfrytëzojmë më së miri vlerat që e karakterizojnë këtë agrum me ngjyrën e diellit? Këtu janë disa sugjerime të thjeshta që mund t'i përgatisni lehtësisht në shtëpi.

Kush fillon më mirë?: Një gotë me ujë të ngrohtë me limon është një ilaç i vërtetë për shëndetin tonë. Në mëngjes në stomak bosh, kjo pije është një ilaç për shumë funksione të trupit tonë, duke përfshirë ato të zorrëve, por është gjithashtu thelbësor për të ngritur sistemin imunitar. Mënyra më e mirë për të filluar ditën.

Pastrues shumë i mirë: Pastruesi më i mirë i fytyrës? I thjeshtë dhe efektiv: lëng limoni, kos i bardhë dhe disa pika vaj esencial: një përzierje fantastike për pastrimin e fytyrës. Vetëm përzieni përbërësit dhe masazhoni këtë masë në lëkurë, duke e lënë atë në fytyrë për rreth dhjetë minuta. Ndonjëherë zgjidhja për papastërtitë dhe lëkurën e vdekur është më e thjeshtë sesa mund të imagjinojmë!

Pa njolla: Fuqia ndriçuese e limonit ka qenë e njohur që nga kohërat e lashta. Në fakt, në sajë të acidit limoni dhe vitamina C ka veti të pabesueshme ndriçuese dhe prandaj është një ilaç i shkëlqyeshëm kundër pikave të moshës ose që rrjedhin nga ekspozimi i diellit. Ilaç në shtëpi? Vetëm përzieni pak sheqer në lëng limoni dhe aplikojeni këtë locion çdo ditë në fytyrë: rezultat i garantuar në disa javë. Kur thuhet "një fllad" …

Lamtumirë pikave të zeza: Përveç zbardhjes së njollave, limoni është një ilaç i shkëlqyer për të pastruar tërësisht poret e lëkurës dhe për të luftuar pikat e zeza dhe aknet. Edhe në këtë rast ilaçi është i lehtë: në lëngun e gjysmë limoni shtojmë një lugë çaji mjaltë, e përziejmë dhe e aplikojmë për një çerek ore maskën e marrë direkt në pjesën që do të trajtojmë. Përfitimet do t'i shihni shumë shpejt.

Të buta dhe të bukura: Për një gojë të "ëmbël" eliminojmë thatësinë dhe dehidrimin e shkaktuar nga agjentët atmosferikë dhe përdorimi i tepruar i ngrohjes ose ajrit të kondicionuar. Vetëm aplikoni disa pika limoni në buzët tuaja natën para se të flini për t'u zgjuar në mëngjes me buzë të buta. Për një veprim ndriçues në vend të kësaj ne përziejmë pak lëng me sheqer dhe e kalojmë atë butësisht në buzë: e pamundur t'u rezistosh!

Gjithnjë e më të trashë: Për flokë për t’u pasur zili, ne përgatisim një maskë me lëng limoni të filtruar, vaj ulliri, vaj kokosi dhe mjaltë. Ajo duhet të aplikohet në flokë të thatë dhe të lihet për rreth dhjetë minuta. Një pije e mirë dhe një shampo: në fund, flokë të butë të siguruar.

Më pak është më mirë: Nëse duam një ndriçim natyral, limoni është pikërisht ai që bën për ne. Mjafton të aplikoni lëng limoni në flokë para ekspozimit në diell: të mrekullueshme!

Zbokth … çfarë?: Me të vërtetë i urryer, zbokthi mund të jetë një problem i vërtetë. Për këtë na vjen në ndihmë limoni: acidi citrik, i cili dizinfekton flokët dhe eliminon zbokthin. Një maskë e marrë nga një përzierje e lëngut të limonit dhe ujit që do të aplikohet në kokë për disa minuta është e lehtë dhe efektive. Kujt i shkonte mendja?

Të fortë dhe të shëndetshëm: Limoni forcon flokët dhe riparon dëmet. Për të forcuar flokët, ju mund të aplikoni një maskë një herë në javë: një filxhan lëng limoni dhe një nga uji i kokosit janë përbërësit magjik. Mbajeni çerek ore për të marrë rezultatin e vërtetë.

Kundër rënies së flokëve: Kemi thënë se ky frut është i pasur me vitaminë C, por jo vetëm. Në fakt, acidi folik, vitamina B dhe kripërat minerale e bëjnë limonin një frut kundër rënies së flokëve, duke qenë në gjendje të ribalancojë pH natyral të kokës. Forca e lëngut është e aftë të eliminojë qelizat e vdekura dhe të parandalojë dobësimin e folikulave të flokëve. Nuk do të jetë vendimtare, ndoshta … por parandalimi është më i mirë se kurimi, le ta kujtojmë këtë.

16 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Rusia rrit kapacitetin ushtarak, raketa të reja brenda vitit

Posted: 16 May 2018 01:13 AM PDT

Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se këtë vit do të jenë të gatshme për përdorim armët e reja ruse, duke shtuar se të njëjtat do të rrisin kapacitetin ushtarak dhe do të sigurojnë balancim strategjik për dekada.

Marrëdhëniet mes Perëndimit dhe Rusisë gjenden në pikën më të ulët nga periudha e Luftës së Dytë Botërore. Putin ka thënë se nuk dëshiron luftë armësh, mirëpo shteti i tij është duke zhvilluar gjeneratë të reja të armëve të cilat i ka përshkruar të pamposhtura nga rivalët e huaj.

Presidenti rus ka thënë se raketat "Topol" do të zëvendësohen me raketat ndërkontinentale "Yars", derisa forcat ajrore të Rusisë do të pajisen me bombardues të modernizuar të pajisur me raketa me rreze të gjatë veprimi. "Forcat strategjike bërthamore kanë rëndësi kyçe në mbrojtje dhe siguri", ka thënë Putin.

16 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Haley: Hamasi, jo Izraeli fajtor për dhunën në Gazë

Posted: 16 May 2018 01:12 AM PDT

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Nikki Haley, të martën i doli në mbrojtje përgjigjes izraelite, duke fajësuar Hamasin për trazirat e djeshme në kufirin e Izraelit me Gazën.

“Ditët e fundit, terroristë të Hamasit, me mbështetjen e Iranit, kanë nxitur sulme ndaj forcave të sigurisë dhe infrastrukturës izraelite", – tha zonja Haley në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të martën, për situatën e krijuar.

Amb. Haley i hodhi poshtë thëniet se dhuna e kishte burimin tek hapja e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Jerusalem.

“Dhuna nuk e minon perspektivën e paqes. Për disa, hapja e ambasadës ishte shkaku i dhunës. Por le të kujtojmë që organizata terroriste Hamas ka vite që nxit dhunën, shumë kohë para se Shtetet e Bashkuara të vendosnin për zhvendosjen e ambasadës."

Haley shtoi se ambasada "reflekton vullnetin e popullit amerikan dhe të drejtën tonë sovrane për të vendosur mbi vendin ku duhet ngritur ambasada jonë, një e drejtë që gjithsecili në këtë dhomë e kërkon për vendin e vet."

Një numër i madh udhëheqësish të vendeve arabe e dënuan këtë veprim: kryeministri libanez Saad Hariri e cilësoi atë një veprim "provokues", ndërsa Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif tha se e hëna ushte "një ditë turpi".

Qeveria turke tha se do ta thërriste ambasadorin e vet në Shtetet e Bashkuara, "për konsultime" lidhur me veprimin e hapjes së ambasadës.

16 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Sherr mes të rinjve, plagosen me kaçavidë dy vëllezërit

Posted: 16 May 2018 01:01 AM PDT

Dy vëllezër janë goditur me kaçavidë mbrëmjen e të martës, teksa është arrestuar autori dhe është shpallur një tjetër në kërkim.

Serxhjo Bedinaj, 23 vjeç është vënë në pranga pasi në lagjen "Pavarësia" pranë shkollës së mesme profesionale, në bashkëpunim me të miturin B.B dhe M.G, 24 vjeç gjatë një konflikti fizik për motive banale kanë plagosur me kaçavidë , shtetasit N.A., 18 vjeç dhe E.A., 18 vjeç, vëllezër, banues në Panaja, Vlorë, të cilët kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spital dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Po punohet për kapjen dhe ndalimin e 24 -vjeçarit M.G, i shpallur në kërkim.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim".

16 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lezhë, sekuestrohen armë, municione e bizhuteri të vjedhura, në pranga 26-vjeçari

Posted: 16 May 2018 12:55 AM PDT

Policia e Lezhës në bashkëpunim me FNSH. Shkodër, ka  sekuestruar një armë zjarri pistoletë Bereta me një krehër me 15 fishekë, 14.600 Euro, një sasi bizhuterish dhe ka vënë në pranga një 26-vjeçar si posedues të tyre.

Burime nga policia lokale bëjnë me dije se këto materiale u sekuestruan gjatë kontrollit të mjetit tip Lancia që drejtohej nga shtetasi i arrestuar, R. B, 26 vjeç, banues në Lezhë si dhe dyshohet të jenë të përfituara nga veprimtaria kriminale e vjedhjes.

Në ngarkim të tij veprat penale ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” , “Vjedhja” , “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

16 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Finalja në orën 20:45, Marseille vs Atl. Madrid, për Championsin dhe titullin

Posted: 16 May 2018 12:48 AM PDT

Finalja e nëntë e Europa League-s përfaqëson një ndër finalet më të veçanta në histori, teksa vë përballë në Lyon Atletiko Madridin, skuadrën që në vitin 2010 ka fituar edicionin hapës të këtij kompeticioni dhe Olimpikun e Marsejës, klubin që në vitin 1993 triumfoi në sezonin inaugurues në Champions League.

Që të dy këto ekipe përfaqësojnë dy klube me shumë emër në historinë e Kupave të Evropës, sidoqoftë rruga e tyre ka qenë krejtësisht e ndryshme. "Los colchoneros" u pozicionuan në vendin e tretë në fazën e grupeve në Champions, ndërsa klubi francez e filloi aventurën në mesin e muajit korrik, kur kaloi në turin e tretë eliminator skuadrën e Oostendes.

Natyrisht, duke parë ecurinë e deritanishme, "bardhekuqtë" konsiderohen favoritët e mëdhenj të këtij aktiviteti, por sigurisht kjo është e kuptueshme, duke marrë në konsideratë faktin që emra të tillë si Filipe Luis, Gabi, Diego Godin, Juanfran, Koke apo dhe Saul kanë qenë pjesë e skuadrës që në sezonin 2011-12 ia doli mbanë për ta ngritur këtë trofe, pa harruar që dyshja Vitolo – Kevin Gameiro e ka fituar këtë kupë tri herë radhazi me ekipin e Seviljes.

Atletiko Madridi përfaqëson një ndër skuadrat me më shumë eksperiencë në Kupat e Evropës në dekadën e fundit. 2 finale të humbura në Champions me Realin në pesë vitet e fundit tregojnë vërtet shumë në këtë aspekt, madje, si për të konfirmuar diferencat, klubi madrilen kërkon trofeun e tretë në Europa League në harkun e nëntë viteve të fundit, pas suksesit të vitit 2010 në Hamburg, ku "bardhekuqtë" të drejtuar nga Quique Sanchez Flores, falë një goli të realizuar 4′ para ekzekutimit të 11-metërshave nga sulmuesi i famshëm uruguajan Diego Forlan, mundën 2-1 Fulham-in e trajnerit Roy Hodgson, ndërsa në vitin 2012 "los colchoneros" shkatërruan në finalen e Bukureshtit 3-0 Athletic Bilbaon falë një 2-golëshi të Radamel Falcao-s, për më tepër me trajnerin Diego Simeone në timon.

Trajneri argjentinas e mori drejtimin e skuadrës në fundin e vitit 2011, për ta shndërruar shumë shpejt në një ekip tepër solid, që shquhet për forcën fizike dhe mbrojtjen hermetike, duke thyer vetëm pak vite më vonë hegjemoninë e gjigantëve Real – Barça në Primera Division. "Bardhekuqtë" priteshin në një finale të tillë që nga momenti i eliminimit nga Championsi, megjithatë duhet të kenë qenë fare të pakët ata që kanë parashikuar Marsejën në takimin përmbyllës të këtij kompeticioni.

Ekipi nga Provansa e kaloi fazën e grupeve me vetëm katër gola të shënuar dhe për të mbërritur deri në finalen e Lionit l'OM ka zhvilluar plot 18 ndeshje në këtë aktivitet, sidoqoftë merita kryesore i takon arkitektit Rudi Garcia, që riktheu besimin në skuadër, duke siguruar në këtë mënyrë finalen e pestë në historinë e klubit në Kupat e Evropës.  gjithsesi ky kompeticion është shndërruar gati-gati në mallkim, sepse asnjë klub francez nuk ka arritur për të fituar Europa League-n, apo qoftë edhe Kupën UEFA në histori.

Katër dekada më parë Bastia u mund në dy ndeshje nga PSV Eindhoveni, ndërsa në vitin 1996 Bordeaux u mposht me rezultatin e përgjithshëm 5-1 nga Bajerni i Mynihut. Pasi u thye fillimisht në Bari me 11-metërsha nga Crvena Zvezda, çerek shekulli më pare, ekipi marsejez mundi Milanin në "Olympiastadion" të Mynihyt në edicionin e parë në Champions, por që nga ajo kohë klubi nga Provansa ka dështuar në dy finale në Kupën UEFA, në vitin 1999 në Moskë, kur ishte Parma që fitoi 3-0, si dhe në finalen e vitit 2004 në Gothenborg, kur triumfoi Valencia me rezultatin 2-0. Ky ishte edhe takimi që i hapi rrugë dominimit spanjoll në këtë aktivitet, pasi klubet e këtij vendi në vazhdim numërojnë plot 8 trofe në 14 edicionet e fundit.

Kurioz është fakti që Diego Simeone është i vetmi trajner joevropian që ka triumfuar në Europa League, kompeticion që në tetë edicionet e mëparshme është fituar vetëm nga trajnerë spanjollë apo portugezë, gjithsesi është e kuptueshme që kjo finale përbën mundësinë e vetme për të siguruar një trofe për këto dy klube në këtë sezon.

Falë vendit të dytë në Primera Division skuadra e argjentinasit nuk ka kurrfarë presioni, në një kohë kur Marseja pozicionohet në vendin e katërt në Le Championnat dhe jashtë Zonës Champions. Rrugës për në finale Marseja ka eliminuar një klub spanjoll, Athletic Bilbaon, duke i fituar që të dy takimet e fazës së 1/8, ndërkaq l'OM kaloi me shumë vështirësi dhe vetëm pas kohës shtesë Salzburgun, falë një goli të Rolandos 4′ para goditjes së 11-metërshave, ndërsa Atletiko e Madridit eliminoi Arsenalin me rezultatin e përgjithshëm 2-1, përballje tepër e ashpër që i kushtoi trajnerit Simeone një pezullim prej katër ndeshjesh nga UEFA.

Tek Atletico spikat pikërisht një francez si Antoine Griezmann me 4 gola në Europa League dhe 19 në kampionat, ndërsa te skuadra e Rudi Garsisë bie në sy Florian Thauvin me 3 gola në Evropë dhe 22 në Ligue 1. Kjo është finalja e dytë për "los colchoneros" në Lion, që në vitin 1986 në finalen e Kupës së Kupave në Stade de Gerland u mundën 3-0 nga Dinamo e Kievit, ndërkaq dy skuadrat janë përballur vetëm dy herë ndërmjet tyre, një dekadë më parë në fazën e grupeve në Champions League, me Atletikon që barazoi 0-0 në Velodrome dhe fitoi 2-1 në Vincente Calderon, gjithsesi, interesant është fakti që "bardhekuqtë" nuk fitojnë në Francë në Kupat e Evropës ndaj një klubi transalpin që nga viti i largët 1961. Finalja do të luhet në orën 20:45, në Stadiumin e ri "Parc Olympique Lyonnais" dhe do të drejtohet nga 45-vjeçari holandez Bjorn Kuipers.

16 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Sondazhi i KE: Shqiptarët, më të pakënaqurit dhe më të palumturit në Europë me jetën e tyre

Posted: 16 May 2018 12:43 AM PDT

Shqipëria është vendi ku qytetarët e saj perceptojnë që kanë cilësinë më të ulët të jetesës në Europë janë gjithashtu më të palumturit, kanë një opinion shumë të dobët për cilësinë e edukimit dhe standardet e jetesës, ndonëse optimizmi për të ardhmen nuk u mungon dhe familjet i kanë të forta.

Sondazhi për "Cilësinë e Jetës në Europë" u publikua nga Komisioni Europian fillimisht në mars, vetëm me të dhënat e shteteve anëtare, ndërsa së fundmi janë përditësuar edhe të dhënat për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Për pyetjen "Sa të kënaqur jeni ju me jetën tuaj ditët e sotme", për të gjitha moshat dhe gjinitë, Shqipëria ka një mesatare prej 4.9 pikë, që është më e ulëta në Europë. Pas Shqipërisë renditen Maqedonia me 5.1 pikë, Greqia me 5.3 pikë dhe Bullgaria me 5.6 pikë (shih grafikun).

Nga rajoni, më të kënaqur me jetën janë serbët dhe malazezët, me nga 6.3 pikë secili. Të dhënat për Kosovën mungojnë.

Shtetet që marrin pikët më të larta janë Danimarka, Finlanda dhe Suedia.

Sondazhi i "Cilësisë së Jetës në Europë" jep një këndvështrim unik mbi cilësinë e jetës së europianëve në ditët e sotme. Të dhënat e analizuara mbulojnë cilësinë e jetës, cilësinë e shoqërisë dhe shërbimet publike, thuhet në raport.

Edhe për pyetjen tjetër, "Duke i marrë të gjitha në konsideratë, sa të lumtur do të thoni që jeni?", Shqipëria ka një pikëzim prej 5.2, që është sërish më i ulëti në Europë dhe shumë më i ulët sesa i dyti më i palumtur pas nesh, që është Maqedonia me 6.1 pikë (shih grafikun në fund) .

Për edukimin, Shqipëria ka gjithashtu vlerësimin më të ulët, me 5.8 pikë dhe pas saj vjen Turqia, me 6 pikë dhe Maqedonia me 6.1 pikë.

Kënaqësia me standardet e jetesës është gjithashtu më e ulëta në Europë, me 5.1 pikë, shumë afër nesh është Maqedonia, me 5.2 pikë. Më të kënaqurit me standardet e jetesës në Europë janë danezët dhe suedezët, me përkatësisht 8.3 dhe 8.2 pikë.

Më i ulëti në Europë është dhe perceptimi për cilësinë e akomodimit, me 6.5 pikë dhe i dyti pas nesh është Turqia me 6.6 pikë. Më të kënaqurit me akomodimin janë austriakët, danezët dhe irlandezët, me 8.4 pikë secili.

Shqiptarët mbajnë rekord për vështirësitë që hasin për të zgjidhur problemet e tyre. 57% e tyre kanë pohuar se "kanë vështirësi për të zgjidhur probleme të rëndësishme që u dalin gjatë jetës". Përqindja e dytë më e lartë është ajo e maqedonaseve dhe grekëve, me 38%.

Një tjetër pyetje, ku nuk ngurrojmë ta shfaqim pakënaqësinë me jetën është "Në jetën time të përditshme, unë rrallë kam kohë që të bëj gjëra që realisht më pëlqejnë", ku Shqipëria ka përqindjen më të lartë të atyre që bien dakord me këtë shprehje (52%). Të dytët janë turqit me 49%, të ndjekur nga maqedonasit dhe rumunët.

67% e shqiptarëve bien dakord se "bëjnë diçka të vlefshme në jetë ", ndër më të ulëtat në Europë, pas grekëve (53%) dhe turqve (59%). Më të vlefshëm në Europë ndihen irlandezët (90%).

Ndryshe nga ambienti i jashtëm, perceptimi për kënaqësinë e jetës familjare është ndër më të lartët në Europë, me 8.6 pikë, në të njëjtat nivele me Danimarkën, Austrinë, Maltën etj., ndërsa me vlerësimin më të ulët në këtë pyetje janë Turqia, Bullgaria, Italia.

Pavarësisht se janë të pakënaqur me jetën, shqiptarët janë përgjithësisht optimistë për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve. 67% e tyre janë optimistë se do të kenë një të ardhme pozitive.

16 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Fabregas nuk pret më, martohet me Daniella Semaan

Posted: 16 May 2018 12:31 AM PDT

Cesc Fabregas e ka kurorëzuar me martesë lidhjen e tij disavjeçare me partneren Daniella Semaan. Futbollisti spanjoll ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale nga dita e rëndësishme e jetës së tij.

Ceremonia martesore është mbajtur në Cliveden House, në Berkshire, dhe gjithçka ishte e përgatitur në detaje.

Fabregas ka tre fëmijë nga lidhja me Semaan, ndërsa gruaja e tij i ka edhe dy fëmijë të tjerë nga një lidhje e mëparshme.

16 maj (gazeta-Shqip.com)

Spitalet në Gaza të tejmbushur, mezi përballojnë numrin e lartë të viktimave

Posted: 16 May 2018 12:27 AM PDT

Pacientët e plagosur me armë zjarri kanë mbushur spitalin kryesor në Gaza dhe shumë prej tyre janë duke pritur në radhë për mjekim, një ditë pasi ushtarët izraelitë kanë vrarë 59 palestinezë dhe kanë plagosur qindra të tjera si shkak i protestave në kufirin e Gazës.

Numri i lartë i të vdekurve ka nxitur pakënaqësi kundër Izraelit për siç është thënë përdorimin e tepruar të forcës kundër protestuesve të paarmatosur.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka nisur sesionin e së martës me një minutë heshtje në nderim të të vdekurve, ndërsa i dërguari i posaçëm i Lindjes së Mesme ka thënë se nuk ka arsyetime për vrasjet.

Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley ka mbrojtur Izraelin duke thënë se asnjë shtet anëtar "nuk do të vepronte me më shumë përmbajtje se Izraeli".

Përleshjet e së hënës kanë qenë vazhdimësi e disa javëve protesta të udhëhequra nga Hamasi.

Në po atë ditë ambasada amerikane është bartur nga Tel Avivi në Jerusalem, hap i cili ka pasur vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.

16 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more