Skip to main content

“Vdekja në burg e të riut, Basha: Çnjerëzore, produkt i policisë së krimit” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Vdekja në burg e të riut, Basha: Çnjerëzore, produkt i policisë së krimit” plus 9 more Gazeta SHQIP


Vdekja në burg e të riut, Basha: Çnjerëzore, produkt i policisë së krimit

Posted: 18 May 2018 12:45 AM PDT

Vdekja e një të riu ditën e djeshme në qelinë e paraburgimit në Korçë, për kreun e Partisë Demokratike është një krim çnjerëzor dhe derivat i tmerrshëm i dhunës së policisë së shtetit.

Lulzim Basha shkruan në Facebook se ai dënon "me force vrasjen makabre brenda komisariatit te policisë te 27 vjecarit Enea Ftoi".

Më tej ai shton se duhet të dalin ne drite emrat e atyre që i shkaktuan vdekjen këtij kryefamiljari dhe te hetohen e te përballen me ashpërsinë e ligjit.

"Ky krim çnjerëzor është shkaktuar nga tortura barbare ndaj te riut rom qe është dhe babai i 3 fëmijëve. Unë dhe Partia Demokratike kërkojmë hetim te menjëhershëm dhe transparence te plote, se kush është ai, ose ata qe kryen këtë krim makaber", shprehet kryedemokrati.

Sipas Bashës nuk kemi të bëjmë me një ngjarje sporadike, pasi policia që është vënë në shërbim të kapove të bandave e krimit po dhunon çdo ditë të pamundurit.

"Është ne fakt, produkti i një policie qe është vene ne shërbim te shefave qeveritare, te bandave, te kapove, te vëllezërve te ministrave e kryeministrit. Kjo polici qe shërben krimin dhe qeveritaret e lidhur me krimin, i merr shpirtin ne torture te pamundurit. Çdo polic qe nuk zgjedh ligjin dhe uniformen, por krimin, urdhrat dhe shërbimin ndaj kapove, do te përgjigjet para ligjit, pa asnjë diskutim", thekson Basha.

18 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

May në Shkup: Mbështesim integrimin euro-atlantik të Maqedonisë

Posted: 18 May 2018 12:30 AM PDT

Me rastin e 25 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Britanisë së Madhe dhe Maqedonisë, kryeministrja britanike Theresa May vizitoi të enjten Shkupin ku prit me një ceremoni të lartë ushtarake.

Kryeministrja britanike shprehu mbështetjen për integrimin e Maqedonisë në strukturat euro-atlantike, ndërsa theksoi nevojën për unitet kundër ndikimit rus në Ballkan.

Duke folur para gazetarëve, ajo theksoi nevojën për zgjidhjen e problemeve të së kaluarës:

"E di se konfliktet e së kaluarës ndonjëherë duken si të pamundura për t'u kapërcyer. Shumë çështje të vështira mbeten të pazgjidhura, përfshirë konfliktet e brendshme në rajon, kriminalitetin e organizuar, migracionin e paligjshëm dhe ekstremizmin. Duhet t'i kujtoni sfidat e së kaluarës por të mbeteni me ambicje për të siguruar të ardhmen paqësore, të begatë dhe demokratike, të cilën qytetarët dhe komunitetet tuaja e meritojnë. Me vullnetin e duhur politik, përparimi mund të arrihet shpejtë", tha ajo.

Ndërkaq, kryeminstri maqedonas Zoran Zaev tha se itntegrimet euro-atlantike janë të rëndësishme për Maqedoninë dhe për rajonin.

"Për qytetarët e Maqedonisë paraqesin ekonomi dhe mirëqenie, ndërsa për rajonin, për BE-në dhe për botën paraqesin qëndrueshmëri dhe siguri. (Integrimet) janë pengesë për faktorë të tjerë që të qndrojnë në rrugën e së ardhmes të përbashkët që është në interes të të gjithëve", theksoi Zaev.

Zonja May u takua me kryeministrin Zoran Zaev dhe me kryetarin e parlamentit, Talat Xhaferi. Kjo është vizita e dytë e një kryeministri britanik në Maqedoni, pas asaj të Tony Blair-it në vitin 1999.

18 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

PSE SOLLI KAQ SHUMË TRAZIM NË OPINION, GAZ BARDHI?!

Posted: 18 May 2018 12:25 AM PDT

Nga Edi LESI

Ditët e fundit, një djalë i ri, i hijshëm me sqime, po dhe me syze ka qene ne krye te nje fushate denoncimesh te Partisë Demokratike.

Gazment Bardhi është kthyer ne një fenomen, veçanërisht për saktësinë e paraqitjes dhe interpretimit te fakteve ligjore dhe juridike.

Kjo duket qarte nga reagimi i publikut, qe e ka pritur mire daljen e këtij politikani te ri, ne një ambient te ndenjur analistesh, ku një pjese e mire e tyre dredhin tespihet, dhe mendojnë se nuk ka nevoje te lexojnë, te kërkojnë, e sidomos te hetojnë rreth te vërtetës, pasi sipas tyre, mjafton qe ata janë ata qe janë.

Pra, është boll te jesh muchi, lenchi, ske pse i hap zallave krese per te ditur gjerat. Statusi qe kane fituar si VIP-a, ua justifikon menjelehtesine dhe nganjëherë ata kujtojnë se janë aq gjeni, sa u lejohen dhe budallallëqet, apo fyerjet.

Me këtë lloj bullizmi te dënueshëm, këta analiste marrin para këdo qe është i huaj, i ri ne ambientin e tyre. Kështu bene mbrëmë edhe me Bardhin. Por, me nje nderkryerje te pazakonte, se keta medemek jane aq te stervitur, pasi dalja ne tv eshte nje nga vaktet e dites se tyre, sa duhet ta kontrollojne nervozizmin, ta terheqin e leshojne sipas kurbes qe u intereson.

Por nja 12 ore me pare, ata u cmeriten, u leshuan fare, dolen nga fiaskoja ne nje fare feje sa as vete nuk po mblidhnin dot copat e terbimit.

Pse?

Bardhi e ka shkundur rehatine e boseve te debatit, me standardin qe perfaqeson. Me saktesine e argumentit, dhe me faktet qe sjell. Faktet, po faktet. Keto prishin pune, demtojne rendin, menyren e tyre te jeteses ne nje hapesire ku zakonisht tirren llafe pa fund.

Bardhi, ka prishur rehatine e boseve te debatit se ai nuk ka asnje kompleks ne ato qe thote, beson ne to, dhe nuk eshte aspak i detyruar te qendroje ne ato teza. Ai mbron zgjedhjen qe ka bere. Ketu eshte superioriteti natyral, mbi dike qe merr te shkruara disa talking points, dhe shfaqet ne anen e keqe te historise.

Me rastin e Bardhit, terbimi i analisteve te ndenjur, vjen vecanerisht nga ajo se, nuk gjeten nje vjege ku ta godasin personalisht, megjithe hetimet qe kane bere. Nuk kane ku e kapin.

Kjo eshte nje diference e madhe, ne nje ambjent sedentar mendimtaresh ku pasanike te medhenj shume, shpesh dhe miliardere, te gjithe te dyshimte, flasin per parime, per drejtesi, flasin madje dhe ne emer te popullit.

Keto rrethana sollen terbimin mbreme ne opinion, ku titane te vizioneve dhe ideve, perfunduan si lace lagjesh duke share me fjalor si; kerric, palaco, sateme, e deri duke i permendur z.Bardhi, nje defekt ne shikimin e tij, sic shume njerez e kane, pra duke e share nga syzet.

Keta mujshare qe ushtrojne kete bullizem, kane shkuar aq larg ne mendjemadhesine e tyre, sa per asnje moment nuk reflektojne per te kuptuar se te jesh ne nje studio, ne nje emision me audience te larte si Opinion, eshte privilegj i madh, eshte po ashtu pergjegjesi publike, pasi te eshte dhene mundesia qe pak vete e kane, per te komunikuar me dhjetra mije qytetare.

18 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

E premtja me diell, vranësira pasdite

Posted: 18 May 2018 12:18 AM PDT

Zonat veriore mbeten kryesisht me kthjellime për vranësira të herë pas hershme do të ketë në jug dhe pjesërisht në zonat qendrore.

Ndërsa pasditja sjell vranësira në të gjithë vendin, më të dendura në zonat jugore dhe juglindore. Era do fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi juglindor ndërsa në det dallgëzimi mbetet 2 ballë.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por rritje me 2 gradë Celcius sjell mesdita, kryesisht në zonat Perëndimore.

18 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Assad udhëton drejt Rusisë, takohet me Putin

Posted: 18 May 2018 12:11 AM PDT

Presidenti sirian, Bashar al-Assad është takuar me homologun rus Vladimir Putin për të biseduar rreth konfliktit në Siri. Takimi është zhvilluar në qytetin rus të Sochi.

Prej nisjes së luftimeve në Siri më 2011, Assad ka udhëtuar rrallë, mirëpo megjithatë ka bërë tri vizita publike në Rusi dhe në secilën prej tyre është takuar me Putinin.  Rusia është përfshirë në luftën në Siri më 2015, duke kthyer konfliktin në favor të Assadit.

Gjatë takimit, Assad ka uruar Putinin për mandatin e tij të ri si president dhe ka falënderuar ushtrinë ruse për mbështetjen e saj në Siri. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë se takimi i paralajmëruar është zhvilluar dje.

Rusia ka deklaruar se ka ndërhyrë në Siri për të mposhtur ekstremistët islamikë, të cilat kanë kontrolluar disa pjesë të këtij shteti.

Kremlini ka cituar Putin të ketë përgëzuar liderin sirian për "suksesin e madh të arritur nga ushtria siriane".

18 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Rama tregon rastin e mjekut që la Italinë për të punuar në Korçë (Video)

Posted: 18 May 2018 12:03 AM PDT

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me rastin e një mjeku, i cili ka lënë Italinë për të punuar në spitalin e Korçës. Rama thekson se kjo është arritur falë bonusit që qeveria jep për mjekët specialistë që do punojnë larg vendit të tyre të banimit.

"Mirëmëngjes dhe me dëshminë e Dr. Martinit që falë Programit Kombëtar të mbështetjes me bonus për punësimin e mjekëve të specializuar në të gjitha spitalet e vendit, ka lënë Italinë për të kryer shërbimin e tij në Spitalin Rajonal të Korçës, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan kryeministri.

MIRËMËNGJES 😃dhe me dëshminë e Dr. Martinit që falë Programit Kombëtar të mbështetjes me bonus për punësimin e mjekëve të specializuar në të gjitha spitalet e vendit, ka lënë Italinë për të kryer shërbimin e tij në Spitalin Rajonal të Korçës, ju uroj një ditë të mbarë 🌹

Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 17. Mai 2018

18 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Trump takim me Stoltenberg: Të shtohen kontributet financiare për NATO-n

Posted: 17 May 2018 11:52 PM PDT

Presidenti Donald Trump u takua në Uashington me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, ndërsa ekzistojnë konflikte mes Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve europianë në Aleancën më të rëndësishme të Perëndimit.

Pas takimit, ata mbajtën një konferencë shtypi, ku midis të tjerash theksuan rëndësinë e fuqizimit të Aleancës përmes bashkëpunimit dhe rritjes së kontributeve financiare nga vendet anëtare.

Trump tha se Aleanca është fuqizuar në saje të rritjes gjatë vitit të fundit të kontributeve financiare. Por ai shtoi se ka ende vende, siç është Gjermania, që duhet t'i shtojnë kontributet për Aleancën.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se në saje të bashkëpunimit mes vendeve anëtare dhe fuqizimit të Aleancës, gjatë vitit të fundit janë shënuar suksese në luftën kundër terrorizmit.

Presidenti Trump e falenderoi Stoltenberg për presionin ndaj vendeve anëtare të NATO-s për të rritur buxhetin e tyre për mbrojtjen.

Javën e kaluar Trump u rezistoi udhëheqësve europianë, duke u tërhequr nga marrëveshja ndërkombëtare që synonte kufizimin e programit bërthamor të Iranit. Tre vende europiane – nënshkruese të marrëveshjes: Britania, Franca dhe Gjermania, po vazhdojnë ta mbështesin marrëveshjen, edhe pse Trump ka thënë se ajo nuk ka bërë asgjë për t'i parandaluar provat me raketa balistike të Iranit, apo ndërhyrjet e Teheranit në Lindjen e Mesme.

"Ne jemi duke punuar për gjetjen e një zgjidhjeje praktike për marrëveshjen me Iranin. Jemi duke biseduar për të gjetur zgjidhje që ta ruajmë marrëveshjen", – tha këtë javë kryediplomatja e BE-së, Federica Mogherini.

Veç kësaj, Trump ka vendosur tarifa ndaj importeve të huaja të aluminit dhe çelikut, përfshirë nga vendet europiane, megjithëse më vonë ai e përjashtoi deri më 1 qershor nga tarifat, organizatën 28-vendëshe.

18 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Vila luksoze e Rooney në Washington, komshi me Obamën dhe Ivanka Trump (Foto)

Posted: 17 May 2018 11:47 PM PDT

Kjo është shtëpia që përflitet se do të jetë rezidenca e Wayne Ronney-t, kur sulmuesi anglez të transferohet në Uashington për të luajtur në kampionatin amerikan me skuadrën e qytetit, DC United. E sikur të mos mjaftonte luksi, fqinjët e tij më të afërt do të jenë as më pak e as më shumë Barack Obama dhe Ivanka Trump.

32-vjeçari me shumë mundësi të kalojë Atlantikun pas vetëm një viti tek Everton, klubi ku nisi karrierën, ku u transferua verën e kaluar nga Manchester United. Bashkë me të do të lëvizin edhe bashkëshortja Coleen, si dhe fëmijët Kai, Klay dhe Kit dhe i sapolinduri Cass. Ronney do të fitojë 405 mijë dollarë amerikanë në javë në Uashington dhe mund t'ia lejojë vetes këtë shtëpi, e cila ka 7 dhoma, 9 tualete, sallë kinemaje dhe qilar vere. Çmimi i saj në treg vlerësohet të jetë 5,6 milionë dollarë.

Ndryshe nga yje të tjerë të futbollit që kanë zgjedhur të luajnë te Los Angeles Galaxy, familja Rooney do të ketë pranë aktorë e këngëtarë, por elitën politike amerikane.

18 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

ÇËSHTJA “XHAFAJ” DHE MORALI INDIVIDUALIST

Posted: 17 May 2018 11:30 PM PDT

Nga Spartak NGJELA

Çështja Xhafaj, kështu siç u zgjidh, krijoi hapjen e një epoke të re: Shqipëria më në fund dhe shenjën se do të jetë një shtet borgjez – kapitalist i mbështetur te morali individualist. Kurse korrupsioni i lartë sot duket i tronditur. Natyrisht, është e kuptueshme.

Por politika shqiptare më në fund po duket se është duke ecur drejt moralit individualist perëndimor.

l.
Në një shtet demokratik perëndimor morali individualist mbrohet me ligj, ku ndëshkimi dhe fajësia janë vetëm individuale.
Në kapitalizmin modern risku apo rreziku është vetëm individual.
Dhe, drejtësia është nocion racional që konceptohet nga arsyeja më e lartë njerëzore, dhe jo nga besimet ideologjike.

Revolucioni amerikan i Shekullit të Tëtëmbëdhjetë i dha njerëzimit krijimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përfundimisht ngritjen e personalitetit individualist të njeriut të lirë, dhe që është i çliruar nga vargonjtë e fajësisë kolektive.

Pikërisht për këtë, mosdhënia e dorëheqjes nga ministri Fatmir Xhafaj ka qenë një akt rezistence që do të shërbejë shumë në krijimin e moralitetit të shtetit shqiptar, por dhe për ecjen drejt aplikimit të plotë të Reformës në Drejtësi.

ll.
Shqipërinë, komunizmi hoxhist e futi me dhunë në një kulturë ekstreme ku morali duhej të imponohej nga partia komuniste dhe ai nuk mund të ishte kurrë një moral individualist por një moral kolektivist. Individualizmi ishte armiqësi kundër shtetit.

Në tiraninë ideologjike hoxhiste, ku, kudo dhe në çdo hap jetësor kishte biografi dhe luftë klase, u kultivua morali sipas konceptit të përgjegjësisë kolektive. Një i dënuar në fis, implikon të gjithë karierën shtetërore të fisit.

Një kundërshtar i regjimit komunisto-hoxhist në Shqipëri, i jepte të drejtën shtetit që të akuzonte të gjithë fisin.
Përgjegjësi kolektive, madje dhe historike, e krejt një fisi të tërë – ky ka qenë inkuzicioni mesjetar hoxhist në Shqipëri.

Dhe shoqëria shqiptare nga ky moral ka vijuar të vuajë edhe në këto 27 vjet të paskomuniznit në Shqipëri sipas moralit të luftës së klasave që aplikoi Partia Demokratike në pushtet gjatë periudhës 1992-1996

Deri diku edhe Partia Socialiste ka qenë e orientuar nga morali hoxhist i fajsisë dhe përgjegjësisë kolektive, por jo sa qeveritë e Partisë Demokratike.
Dje, befas, nga frika apo nga arsyeja, kryetari aktual i Partisë Socialiste doli nga kjo rrjedhë.

Çështja Xhafaj e prishi dje këtë rrjedhë për ta futur Shqipërinë realisht në rrugën e moralit të një shteti modern kapitalist me filozofinë e individualizmit perëndimor, dhe jo të një shteti ideologjik, të një ideologjie që përpunohet nga partia politike.

Sot, qytetërimi perëndimor ndahet ose përplaset me të gjitha qytetërimet orientale kolektiviste pikërisht te filozofia e individualizmit dhe personalitetit individual perëndimor.

lll.
Shtet demokratik kapitalist modern do të thotë shtet individualist, ku individualiteti dhe personaliteti i njeriut është i lidhur ngushtë me prestigjin dhe dinjitetin individual.

Shteti i mbeshtetur te individualizmi do të thotë personalitet individual që vjen vetëm nga përgjegjësia individuale.

Shtet modern demokratik do të thotë që shteti nuk ka asnjë të drejtë që të dhunojë nderin dhe dinjitetin e individit, dhe do të thotë gjithashtu që individi ka të drejtë të pasurohet në mënyrë të ndershme me anë të tregtisë së lirë dhe të profesionit të lirë, në një treg të lirë që garantohet nga ligji.

Shtet kapitalist individualist do të thotë përgjegjshmëri individuale me risk dhe ku risku apo rreziku është vetëm individual. Shoqëri moderne kapitaliste don të thotë inisiativë private me risk drejt pasurimit individual, kurse prona private është një shenjtëri që mbrohet në mënyrë drastike nga ligji.

Nga e gjithë kjo rrjedh koncepti absolut se fajësia është vetëm individuale dhe si pasojë edhe përgjegjësia është vetëm individuale, prandaj inisiativa individuale drejt pasurimit të paligjshëm është vetëm rrezik individual dhe i ndëshkueshëm vetëm individualisht.

Fajsia dhe përgjegjësia kolektive është koncept tiranik i tiranive ideologjike, prandaj çdo tendencë drejt fajësisë kolektive është amoralitet.

Po shqiptarët sot, a janë ndarë përfundimisht nga ky lloj morali mesjetaro-komunist?
Ende jo plotësisht, por dje u dha një shenjë pozitive drejt individualizmit perëndimor.

17 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Gina Haspel, gruaja e parë që drejton CIA-n

Posted: 17 May 2018 11:26 PM PDT

Senati amerikan ka miratuar nominimin e Gina Haspel në pozitën e drejtores së CIA-s, pavarësisht rolit të saj në këtë agjenci në kohën e sulmeve të 11 shtatorit 2001.

Haspel, e cila bëhet gruaja e parë që udhëheq këtë institucion është përballur me debate të forta lidhur me teknikat e përdorura më parë të marrjes në pyetje siç është ajo e zhytjes në ujë.

Ajo ka monitoruar një zonë në Tajlandë në të cilën janë praktikuar teknika të tilla pas sulmeve të 11 shtatorit.

Metoda e zhytjes së kokës në ujë është teknikë e ndaluar, ndonëse është përdorur nga CIA për të marrë në pyetje disa të dyshuar për terrorizëm.

Hapel zëvendëson Mike Pompeon, i cili është larguar nga kjo pozitë pasi është emëruar Sekretar amerikan i Shtetit.

18 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more