Skip to main content

“Ta urresh vendin tënd si shqiptarët!” plus 1 more Telegrafi Opinione

“Ta urresh vendin tënd si shqiptarët!” plus 1 more Telegrafi Opinione


Ta urresh vendin tënd si shqiptarët!

Posted: 18 May 2018 04:12 AM PDT

Siç ndodh rëndom në të gjitha vendet e vogla, ku banorët mundohen të identifikojnë sa më shumë gjëra universale të lidhura me vendin e tyre, edhe shqiptarët nuk bëjnë përjashtim. Ata mëtojnë se janë të vjetër. Në himnin e tyre është e përcaktuar se të gjitha kombet mund të shuhen por vetëm ata janë të zgjedhurit specialë të Zotit. Ata kanë origjinë mitike me këtë apo me këtë figurë dhe mundohen të veshin me legjenda gjithçka. Ky fenomen në kohë të ndryshme ka shtresëzime të ndryshme, varësisht nivelit por edhe kohës ku jetohet. Qysh në krye të herës, Shqipëria konsiderohej si një vend i vjetër nga banorët e vet, më i lashti në botë, atë që sot e kësaj dite shqiptarët, sidomos ata me nivel kulturor të mesëm dhe poshtë e kanë si moto identiteti. Në frymë të kësaj mohohet gjithçka, që s'ka lidhje me shqiptarët, zbehet ai fill që lidhet me fqinjët dhe shqiptarët mbeten qendër e botës.

Shqiptarët e vazhduan këtë ndjesi deri në Luftërat e Mëdha Botërore, por përballja e tyre me Luftën e Dytë do jetë shumë zhgënjyese. Shqiptarët dhe mbreti i tyre jo vetëm e shitën vendin e tyre, por në masë bashkëpunuan me okupatorin. Në Kosovë, atëherë strukturë organike e Shqipërisë, ata ishin pjesë e formacioneve SS kundër shqiptarëve dhe serbëve, pa morën pjesë kundër hebrenjve, ashtu si treguan një nivel të dobët atdhedashurie me lëvizjet e tyre. Janë reale citimet që bëjnë komandantët gjermanë asokohe. Ata kanë vlerësimet më të pakta për këto njësi, por nga ana tjetër edhe për çdo gjë të shqiptarëvet. Në materialin e Ëehrmacht-it ka akuza direkte për administratën shqiptare, që tregohet hileqare por edhe që qëndron në dy karrige. Konjuktura e tyre u duket e pështirë, por edhe aspak me sens në ato rrethana politike. Paradoksalisht, në kujtesa dhe shkrime të këtyre personazheve, ata na hiqen si personazhe të pastra e kështu me radhë.

Por më i dhimbshëm është vështrimi përçmues në kohë për Shqipërinë, deri në ofendim nga vetë shqiptarët. Duket se Shqipëria urrehet më shumë nga vetë bijtë e saj. Princ Vidi dikur në përpjekjen e tij të madhe për sheshimin e mosmarrëveshjeve të shqiptarëve do të shprehej se vendi do të shpëtonte nëse vendi do të hiqte qafe dy njerëz: Ismail Qemalin dhe Esat Pashë Toptanin. Të mendosh ishin njerëzit kryesorë në vend.

Në kohën e Luftës së Dytë Botërore personazhet anti-patriotë u shtuan, por sërish jo pak nga shqiptarët mendonin se çështja e pushtuesve ishte e zakonshme, kurse problemi i brendshëm ishte ai që duhej të zgjidhej. Kaq e rrënjosur është kjo saqë edhe ndaj sot e kësaj dite ne vuajmë pa fund mosmarrëveshje të pakuptimta mes vete.

Në Shqipëri ka një garë në art sesi të tregohet më atraktiv vendi për të huajt, duke e nxirë atë, ashtu si në kinematografi për ta paraqitur vendin si të errët dhe grotesk në mënyrë që të pëlqehet nga të huajt.

Të gjithë shqiptarët duken në garë në këto ditë të fundit kur Shqipëria është në finish të hapjes së negociatave për t'u anëtarësuar se kush do t'ia bëjë vendit rrugën më të vështirë. Ofendon pozita dhe përdor një retorikë ofenduese por nuk i lë asgjë opozita që po nxjerr themelet dhe po shan me çfarë të mundet sensin e Shqipërisë për drogën dhe krimin.

Dhe, nuk mbaron këtu. Ka një kënaqësi gati perverse kur ndonjë organ i huaj shkruan se në Shqipëri është zbuluar aksh sasi drogë. Po a mundet që një pjesë e Shqipërisë të përfitojë dhe një tjetër jo?! Jo kjo është e pamundur ashtu si është e pacipë ta shesësh vendin tënd, në formën që bëhet tek ne.

Shqipëria i ka mbijetuar regjimeve ekonomiko- sociale të ndryshme, i ka shpëtuar asimilimit të huaj, por duket se do e ketë më të vështirë me politikanët e saj, që po e shfarosin nga shqiptarët e saj. Të dhënat thonë se pas pak dekadash do ekzistojnë vetëm një milion shqiptarë! Duket se të gjithë duan të ikin dhe e urrejnë vendin, që do të jetojë edhe pas shuarjes së kombeve. Ka një ngutje për shqiptarët të hidhen kundër shqiptarëve, qoftë dhe pa ngacmimin e dorës së huaj si na pëlqen ta quajmë. Një gjë dihet qartë dhe është konstatuar me kohë. Armiqtë më të mëdhenj të shqiptarëve janë vetë shqiptarët, thoshte Faik Konica. Ai, njeriu, që e kishte shprehur këtë citat të jashtëzakonshëm ishte po vetë personazhi që nuk la gjë pa artikuluar kundër bashkatdhetarëve të vet, duke flirtuar me Mbretin që e urrente dhe ata që e hodhën atë, duke ofenduar, por edhe shfaqur cinizmin e vet. Jo s'ka përjashtim, në çdo kohë, Armiqtë e Shqiptarëve jemi vetë ne shqiptarët! /Homo Albanicus/Gazeta Shqiptare/

The post Ta urresh vendin tënd si shqiptarët! appeared first on Telegrafi.

Si të shpëtosh demokracinë, kur punë nuk ka

Posted: 18 May 2018 04:11 AM PDT

Gwynne Dyer

Nëse një model nuk funksionon, është më mirë të përpiqesh ta ndreqësh, apo të blesh një të ri? Në fushën e teknologjisë, gjithnjë e më shpesh përgjigjja është të blihet një i ri. Dyqanet e specializuara në riparimin e kompjuterëve janë duke u zhdukur. Nëse laptopi nuk funksionon, më mirë hiqeni qafe. Por ajo që është e mirë për teknologjinë, nuk është domosdoshmërisht e përshtatshme për politikën. Modeli politik i demokracisë perëndimore, i rritur krah për krah dhe më pas brenda ekonomisë kapitaliste, është prishur. Dëshmia e parë për ta mbështetur këtë tezë është padyshim Donald Trump, por ka të tjerë.

Në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, një e treta e votuesve francezë votuan për Marine le Pen, një fashiste e "ripastruar". Në zgjedhjet gjermane në shtator, një e teta e elektoratit votoi për "Alternative für Deutschland" (AfD, Alternativa për Gjermaninë), një parti, krahu më ekstrem i të cilës, është haptazi neonazist, dhe tani udhëheq opozitën në Bundestag, parlamentin gjerman. Muajin e kaluar, në Itali, të dy partitë që morën rezultatet më të mira në zgjedhje, udhëhiqen nga agjitatorë populistë. Për të mos përmendur Brexit në Mbretërinë e Bashkuar. Temat që dominonin retorikën populiste ishin racizmi, nacionalizmi, armiqësia ndaj imigrantëve dhe punësimi.

Gjatë fushatës zgjedhore, Trump nuk fliste në thelb për ndonjë gjë tjetër: emigrantët vjedhin vendet e punës, sipërmarrësit amerikanë, paladinët e tregut të lirë, eksportojnë vendet e punës, të huajt po i vjedhin mëngjeset Amerikës. Poshtë tregu i lirë! Amerika e parë! Etj. etj. (një sqarim i vogël: Donald Trump nuk është republikan, Donald Trump është populist). Trump nuk di shumë, por një gjë e di me siguri: jetojmë në një epokë të shënuar nga papunësia masive dhe askush nuk duket se e ka vënë re. Siç vuri në dukje Presidenti i SHBA, të nesërmen e fitores së tij në primaret në New Hampshire, në shkurt të vitit 2016, "mos i besoni shifrave të rreme që po ju ofrojnë. Ata flasin për papunësinë në 4.9 ose 5 për qind. Përqindja e vërtetë është ndoshta 28, 29 ose 35 për qind. Kohët e fundit kam dëgjuar rreth 42 për qind". Papunësia nuk është sigurisht 42 për qind, por as edhe 4.1 për qind (të dhënat zyrtare aktuale në Shtetet e Bashkuara). Sipas "Njerëz pa punë", e Nicholas Eberstadt, shkalla reale e papunësisë midis meshkujve amerikanë në moshë pune të plotë (24-55 vjeç), duke përfshirë të gjithë ata që nuk llogariten për shkak se kanë pushuar së kërkuari një punë, është 17 për qind.

Pse nuk e kemi vënë re? Për shkak se të papunët nuk protestojnë në rrugë, sikurse kanë bërë gjatë depresionit të madh të viteve 1930, edhe nëse shkalla e papunësisë i afrohet këtyre niveleve. Pas Luftës së Dytë Botërore, të gjitha demokracitë ndërtuan shtetet e mirëqenies sociale, kryesisht për të parandaluar një gjeneratë të ardhshme të populistëve radikalë, që të merrnin pushtetin, në rast të një faze të re të papunësisë në masë. Kjo ka funksionuar, në kuptimin që këtë herë nuk ka gjak në rrugë. Por miliona të papunë janë të zemëruar, edhe nëse ndihma sociale i parandalon që të vdesin urie. Ata janë njerëz që votojnë dhe – nëse nuk bëni diçka për të zbutur zemërimin e tyre – herën tjetër ata mund të zgjedhin dikë që do ta bëjë Trumpin të duket si politikan i madh. Prandaj, problemi është papunësia. Por përgjigja nuk është e qartë, sepse shkaku kryesor i papunësisë në vendet perëndimore nuk është imigrimi apo zhvendosja e vendeve të punës, siç thotë Trump. Shkaku kryesor është kompjuteri

Një e treta e vendeve të punës në sektorin amerikan të prodhimit janë zhdukur gjatë njëzet viteve të fundit dhe shumica e tyre (85 për qind), janë shkatërruar nga automatizimi. Algoritmet dhe makineritë tashmë kanë vrarë Rust Belt (ish-shtetet industriale) dhe është e arsyeshme të mendosh se gjysma e punëve të tanishme do të automatizohen gjatë njëzet viteve të ardhshme.

Si do të shfaqet politika në atë moment? Ndoshta jo shumë demokratike, përveç se, nëse gjendet një zgjidhje për të reduktuar zemërimin e të papunëve. Kjo nuk nënkupton vetëm dhënien e më shumë parave për ata që nuk punojnë (me një zgjerim të madh të shtetit të mirëqenies), por gjithashtu të gjendet një mënyrë për të fshirë turpin, që lidhet me mungesën e një pune, sepse zemërimin e prodhon vetëm poshtërimi i të konsideruarit humbës.

Propozimi kryesor që po shqyrtohet aktualisht është ai i të ardhurave bazë universale, ose të ardhurat e nënshtetësisë. Me futjen e tij, çdo qytetar do të merrte para të mjaftueshme për të jetuar me dinjitet, pavarësisht nëse ka një punë, edhe nëse shumica e njerëzve do të vazhdonin të punonin për të fituar më shumë para. Futja e këtyre të ardhurave universale nënkupton zhdukjen e turpit dhe zemërimit. Do të ishte një e drejtë që në lindje, jo një gjest dashurie ndaj atyre që humbën punën. Në praktikë mund të mos funksionojë, por së paku adreson problemin e duhur. Përveç kësaj, ka mjaft para për të ndjekur këtë qasje. Cilado qoftë zgjidhja, ajo duhet të plotësojë dy kritere: të vendosë para në xhepin e atyre që nuk punojnë (që është në interes të pronarëve dhe menaxherëve, modeli i biznesit i të cilëve nuk mund të funksionojë, nëse konsumatorët nuk kanë para për të shpenzuar, për të blerë produkte dhe shërbime) dhe ta bëjë atë pa krijuar poshtërim, pakënaqësi dhe radikalizëm. Disa mund të argumentojnë se në këtë mënyrë, kapitalizmi ruhet, nuk shkatërrohet. Është e vërtetë, por evolucioni është gjithmonë më i mirë se revolucioni. Riparimi i një modeli të prishur, në thelb nëpërmjet një zgjerimi të madh të shtetit të mirëqenies, sigurisht që është më mirë se ta hedhësh poshtë atë. /bota.al/

The post Si të shpëtosh demokracinë, kur punë nuk ka appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more