Skip to main content

Lajm i mirë për zjarrëfikësit e Drenasit

Lajm i mirë për zjarrëfikësit e Drenasit


Lajm i mirë për zjarrëfikësit e Drenasit

Posted: 15 May 2018 06:36 AM PDT

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë, ka filluar implementimin e projektit "Rregullimi i poligonit" në Qendrën e Shërbimit të Zjarrëfikësve në Gllobar.

Drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi ka theksuar se ka filluar rregullimi i poligonit në Qendrën e Shërbimit të Zjarrëfikësve në Gllobar, me sipërfaqe prej 420 m2, i cili ka qenë i nevojshëm për këtë shërbim.

Gjithashtu Drejtoresha Krapi ka theksuar se "jemi duke vazhduar edhe me implementimin e projekteve tjera që janë paraparë për vitin 2018". /Drenica Press/

The post Lajm i mirë për zjarrëfikësit e Drenasit appeared first on DRENICA PRESS.

Edhe një sukses i nxënësve të Drenasit, do të përfaqësojnë regjionin e Prishtinës

Posted: 15 May 2018 06:26 AM PDT

Sot në Fushë Kosovë u mbajtën garat regjionale për shkolla të mesme të larta në Pingpong dhe Shah, transmeton Drenica Press

Shkollat pjesmarrëse ishin:

1- ShML “Hivzi Sylejmani” (F,M) Shah, Pingpong – Fushë Kosovë

2- Gjimnazi ” Matematikorë ” (F,M) Shah, Pingpong – Prishtinë

3- ShML “Gj.K.Skëndrebeu” (M,F) Shah dhe (M) Pingpong -Drenas

4-ShMP “Fehmi Lladrovci” (F) Shah – Drenas

Bëhet e ditur se në këto gara, suksese ka shënuar gjimnazi “Gj.K.Skënderbeu” nga Drenasi, i cili do t’a përfaqësoj regjionin e Prishtinës në Gara Republikane me meshkuj. /Drenica Press/

Image may contain: 10 people, including Valdet Istogu, people standingImage may contain: 4 people, people standingImage may contain: 6 people, including Elmi H. Zymeri, indoorImage may contain: 5 people, people sitting, chess, table and indoorImage may contain: 11 people, including Elmi H. Zymeri, people playing sport and indoorImage may contain: 4 people, including Agron Dubovci, people smiling, people standingImage may contain: one or more people and people standing

The post Edhe një sukses i nxënësve të Drenasit, do të përfaqësojnë regjionin e Prishtinës appeared first on DRENICA PRESS.

Skenderaji përkujton rënien e dëshmorit

Posted: 15 May 2018 06:14 AM PDT

Kryetari i Skenderajt, z. Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin, z. Nuredin Lushtaku, kryesuesen e kuvendit komunal, znj. Fatbardha Haliti, Drejtorë komunal, përfaqësues të shoqatave të dalura nga lufta, deputetë, asamblistë, familjarë dhe qytetarë, ka bërë homazhe dhe ka vendosur buqeta lulesh pran varrit të dëshmorit në Rezallë.

Image may contain: 9 people, people standing, suit, wedding, flower and outdoor

Në përkujtim të dëshmorit Malush Ahmeti dhe ditës së shkollës që mban po të njëjtin emër, u mbajt edhe manifestim.

Të pranishmëve në këtë manifestim iu drejtua me një fjal rasti Kryetari, z. Bekim Jashari, ndërsa në emër të familjes foli, djali i Malush Ahmetit, z. Bahri Ahmeti.
Për historikun e shkollës foli, Drejtori i kësaj shkolle, z. Bajram Rukolli.

Manifestimi u përmbyll me një progran kulturo-artistik

Image may contain: 2 people, people smiling, sky, cloud and outdoor

The post Skenderaji përkujton rënien e dëshmorit appeared first on DRENICA PRESS.

Shkarkoi vëllanë e Agim Veliut, ministri propozon njeriun e PDK-së për anëtar bordi

Posted: 15 May 2018 06:06 AM PDT

Rreth një javë pasi Qeveria e Kosovës miratoi propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, për shkarkimin e katër anëtarëve të bordit të Ndërmarrjes Publike "Ibër-Lepenc", ministri Lluka propozoi sot një emër për bordin e kësaj ndërmarrjeje publike.

Për dallim nga katër anëtarët e shkarkuar të bordit javën e kaluar, të cilët janë njerëz të afërt me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), ministri Valdrin Lluka propozoi sot në mbledhjen e qeverisë votimin e një njeriu të afërt me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) për anëtar bordi të "Ibër-Lepencit".

Bëhet fjalë për Ejup Qerimin, ish-drejtorin e Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK), i cili gjatë periudhës 2002-2005 kishte shërbyer si asamblist në Komunën e Gjilanit, nga radhët e PDK-së.

"Pas lirimit të 4 vendeve në Ibër-Lepec, propozoj që të votojmë një anëtar të paktën që të mundësohet kuorumi i mbledhjeve të kësaj ndërmarrjeje", tha Lluka, teksa më pas e propozoi për anëtar të këtij bordi Ejup Qerimin, që sipas Llukës, është në listë të pritjes.

Por, kryeministri Ramush Haradinaj propozoi që kjo çështje të shtyhet për një javë.

Qeveria me propozim të ministrit Lluka shkarkoi katër anëtarë të Bordit të Ndërmarrjes "Ibër-Lepenci" para një jave. Anëtarët e shkarkuar janë: Fatos Salihi, Albina Maloku, Imer Hamiti dhe Sami Veliu.

Momentalisht kryesues i bordit të "Ibër-Lepencit" është Fatos Sahiti, i cili është i afërt me LDK-në. Ai është vëllai i gruas së ish-ministrit të Infrastrukturës Lutfi Zharkut. Është në listën e anëtarëve që ministri Lluka dëshiron t'i shkarkojë.

Ndërkaq, anëtarja tjetër e padëshirueshme në bord është Albina Maloku. Ajo është motra e Vlora Dumoshit, raporton Insajderi.

I afërt me LDK-në aty njihet edhe Imer Hamiti, ish-kryesues i Bordit në "Termokos". Edhe ai është në listën e "shkarkimit" të ministrit Lluka. Po ashtu, edhe Sami Veliu është i afërt me LDK-në. Ai është vëllai i Agim Veliut, nënkryetarit të Lidhjes Demokratike. /Insajderi.com

The post Shkarkoi vëllanë e Agim Veliut, ministri propozon njeriun e PDK-së për anëtar bordi appeared first on DRENICA PRESS.

Vendi ku Putini çdo vit gërmon 114 milionë euro (Foto)

Posted: 15 May 2018 06:02 AM PDT

Lideri rus, Vladimir Putin, është adhurues i madh i gjërave me shkëlqim, ndërsa masivi Kondyor në Siberinë lindore është miniera e mineraleve të tij të preferuara.

Putini besohet se ka një pasuri prej 150 milionë funteve, për çka bën një jetë mbreti.

Derisa bosi i Kremlinit kënaqet me pasurinë e deritashme, Daily Star raporton për burimin e tij të pashtershëm të pasurisë.

Minerali i platinit…

Fjala është pra për masiv Kondyor, ku ka diçka më të vlefshme se ari: platini!

Që nga koha e Bashkimit Sovjetik, nga aty janë gërmuar 85 mijë tonelata të platinit.

Më 2011 nga aty janë nxjerrë afro 3,500 kilogramë që vlerësohen në 100 milionë funte (114 milionë euro).

Ora e Putinit…

Gërmimi aty nuk ndalet kurrë. Dhe, si dëshmi e "dashurisë" ndaj platinit, Putini e ka një orë nga ky metal që kushton hiq më pak se 464 mijë euro.

Kur ka nisur shfrytëzimi i masivit, ekspertët thanë se ishte formuar nga goditja e meteorit ose vullkanit.

Duke kërkuar përgjigjen ata kuptuan se ky është vend i metaleve të çmuara.

Gërmimet nuk ndalen…

Platini vlen më shumë se ari.

Në vit nxirren veç 160 ton platin në krahasim me 1,500 ton ar.

Kështu, presidenti rus që ka një flotë prej 700 makina dhe rreth 20 prona luksoze, nuk e ka pasë problem të realizojë pasurinë veç nga këto minerale të çmuara të Siberisë.

Nga Kremlini mohohen pretendimet e tilla duke thënë se ai bën jetë modeste dhe se kishte veç 100 mijë funte të ardhura më 2015.

The post Vendi ku Putini çdo vit gërmon 114 milionë euro (Foto) appeared first on DRENICA PRESS.

‘Ezel’, nuk do ta besoni gabimin që u zbulua vite më vonë!

Posted: 15 May 2018 05:58 AM PDT

Megjithëse ka përfunduar më shumë se 6 vite më parë, seriali "Ezel" vazhdon të ndiqet dhe debatohet ende në Turqi dhe më gjerë.

Kjo ka bërë që një gabim i pabesueshëm të vihet re vetëm tani nga shikues të kujdesshëm.

Gabimi i dalluar së fundmi ka ndodhur në seritë e fundit të serialit, një ndër prodhimet më të suksesshme të kinematografisë turke.

Në skenën kur "Daja Ramiz" po jepte shpirt pasi ishte qëlluar, në pemën pas tij dhe "Ezelit" shihet teksa urinon një burrë.

Skena zgjat vetëm pak sekonda dhe duhet një sy i kujdesshëm për ta dalluar.

Kjo skenë që ka përlotur shikuesit shihet dhe shpërndahet gjerësisht në rrjetet sociale ende, ku edhe është më e vështirë që gabimet të kalojnëpa u vënë re.

E dua atë rehati/ Shumë komentues në rrjetet sociale kërkonin "/rehatinë/" e burrit që urinon teksa Daja Ramiz jepte shpirt.

Personazhi i Dajës Ramiz, i cili u luajt nga Tuncel Kurtuz, ishte më emblematiku i serialit që u shikua shumë edhe në Shqipëri.

Per me shume shikoni videon ne linkun ne vazhdim:

 

The post 'Ezel', nuk do ta besoni gabimin që u zbulua vite më vonë! appeared first on DRENICA PRESS.

Eugent Bushpepa rrëfen për herë të parë ‘incidentin’: Qipro kërkoi të heq…

Posted: 15 May 2018 05:54 AM PDT

Eugent Bushpepa ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të hëne në një intervistë përball gazetarit Blendi Fevziu.

Ai foli për eksperiencën në Eurosong 2018 dhe shprehu falenderimet për mbështetjen e shqiptarëve e po ashtu lumturinë për rezultatin e arritur.

Veç të tjerash Eugenti rrëfeu edhe për takimin me Eleni Fourierën dhe Ermal Metën. Eugenti u shpreh se raportet mes tyre ishin shumë të mira.

Ai tregoi për herë të parë në "Opinion" se pati një incident pasi publikoi foton me këngëtaren teksa bënin simboli e shqiponjës.

Qipro kishte kërkuar heqjen e fotografisë sepse sipas tyre dëmtohej performanca dhe përfaqësimi i tyre.

Por Eleni Fouriera e kishte ndaluar diçka të tillë duke u ndjerë e lumtur dhe krenare për prejardhjen e saj.

"Në patëm një ftesë të takonim Elenin, unë nuk e kisha takuar asnjëherë më parë. Ajo ka shkuar që e vogël dhe është rritur në Greqi.

Eleni ishte shumë e lumtur për prejardhjen e saj saqë në një fotografi që realizuam bashkë bëmë simbolin e shqiponjës.

Ajo fotografi i hapi avaze. Ajo nuk u shqetësua aspak. Në fakt unë i kërkova falje që e publikova dhe ajo tha madje shumë mirë ke bërë që e kë lënë, sepse ata të Qipros tentuan që të hiqnin fillimisht fotografinë. Ata donin ta hiqnin sepse nuk donin që performanaca të merrte një konotacion negativ. Por ajo kërkoi që të mos hiqet fotografia sepse tha që jam e lumtur për prejardhjen time", u shpreh Bushpepa.

The post Eugent Bushpepa rrëfen për herë të parë 'incidentin': Qipro kërkoi të heq… appeared first on DRENICA PRESS.

Shkencëtari prodhon veturën me ujë |Video

Posted: 15 May 2018 05:51 AM PDT

Alaeddin Qassemi, pretendon se ka bërë një shpikje të re; një veturë që funksion vetëm me ujë.

Në një video të publikuar në Youtube, shkencëtari thotë se makina është në gjendje të mbajë 60 litra ujë dhe mund të udhëtojë në 900 km për 10 orë

Fuqi vjen pasi H2O është e ndarë midis hidrogjenit dhe oksigjenit, të cilat reagojnë kimikisht për të prodhuar energji.

Sipas shpikësit, motori i veturës prodhon avujt e ujit, duke shkaktuar zero ndotje të ajrit.

Në video, shkencëtari shfaqet duke pirë ujë, për të treguar se bëhet fjalë për një shpikje të vërtetë dhe më pas furnizon automjetin e tij.

Një litër ujë thuhet se mund të gjenerojë 96 megajoules (MD) të energjisë, ndërsa një litër benzinë prodhon vetëm 29 megaxhaul(MD) të energjisë.

Do të ishte fantastike nëse këto makina do të dilnin në treg.

Përveç uljes drastike të shpenzimeve, njerëzit do të përfitojnë edhe një mjedis më të pastër.

 

The post Shkencëtari prodhon veturën me ujë |Video appeared first on DRENICA PRESS.

Zbulohet identiteti i njërit nga personat që u rrah me Policinë e Kosovës dje!

Posted: 15 May 2018 05:43 AM PDT

Arrestimi i dy të dyshuarve si të përfshirë në plagosjen që ka ndodhur të hënën në lagjen "Arbëria" në Prishtinë, nuk ka kaluar pa probleme.

Edhe pse Policia e Kosovës ishte prezente kontrolla nuk ishte në anën e tyre, personat e arrestuar ju dolën nga vetura duke u përleshur me policët.

Situata nuk ishte e mirë, kur në tentim në ikje nga dy personat e arrestuar, njëri nga i dyshuari kryesor sulmoi njërin nga pjestarët e policisë.

"Metro" mëson se njëri nga personat që sulmoi policinë e Kosovës dje dhe ishte pjesmarrës në plagosjen në lagjen Arbëri, është Glauk Krasniqi.

Krasniqi gjatë vitit 2014 kishte qendruar në njërin nga burgjet e Kosovës, më poshtë mundeni të shihni disa nga fotot ku shihet derisa vuante dënimin.

Sipas policisës së Kosovës një person është plagosur nga arma e zjarrit dhe dy persona janë arrestuar në këtë rast.

"Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe disa gëzhoja. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve, është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 308 gramë. Gjatë intervenimit në rast, lëndime trupore kanë pësuar edhe dy zyrtarë policorë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje", thuhet në njoftimin e policisë.

Mësohet se personi është plagosur në të dyja këmbët e tij dhe i njejti po merr tretmanin mjekësor.

The post Zbulohet identiteti i njërit nga personat që u rrah me Policinë e Kosovës dje! appeared first on DRENICA PRESS.

“Shembulli evropian” i parkimit të veturave në Kosovë (FOTO)

Posted: 15 May 2018 05:40 AM PDT

Nuk është shumë e shpeshtë të shihen vetura me targa të misioneve ndërkombëtare në Kosovë të jenë parkuar në vende të ndaluara.

Megjithatë, nuk është diçka që nuk ndodh. Një veprim i tillë është bërë sot në rruga "Andrea Gropa" në Prishtinë. Aty është parë një veturë me targa të misionit të OSBE-së në Kosovë të jetë parkuar në mënyrë shumë të pazakonshme, raporton Insajderi.

Shoferi i saj e ka parkuar veturën në shkallët që janë të dedikuara për këmbësorë. Kjo ngjarje ka ndodhur disa metra larg objektit të Qeverisë.

The post "Shembulli evropian" i parkimit të veturave në Kosovë (FOTO) appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more