Skip to main content

“Këta janë 12 lojtarët nën moshën 23 vjeç që kërkojnë të shpërthejnë në Kampionatin Botëror” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Këta janë 12 lojtarët nën moshën 23 vjeç që kërkojnë të shpërthejnë në Kampionatin Botëror” plus 9 more Telegrafi Futboll


Këta janë 12 lojtarët nën moshën 23 vjeç që kërkojnë të shpërthejnë në Kampionatin Botëror

Posted: 30 May 2018 03:16 PM PDT

Shumë yje të reja janë në pritje për të shpërthyer në Kampionatin Botëror që do të mbahet në Rusi.  

Sportsmail ka zgjedhur 12 lojtarë nën moshën 23 vjeçare që do të jenë në qendër të vëmendjes në Rusia 2018.

Yje si Dele Alli, Leroy Sane dhe Kylian Mbappe, tani vetëm janë yje, por ka edhe nga ata që janë pothuajse në të njëjtin nivel dhe mund ta thonë fjalët e tyre në garën më interesante në botë.

Disa lojtarë si puna e Goncalo Guedes, që ka shkëlqyer me Valencian, mund ta bëjë të njëjtën edhe me Portugalinë.

Edhe Franca ka lojtarë si Presnel Kimpembe dhe Corentin Tolisso që mund ta kenë fjalën e tyre në këtë garë.  /Telegrafi/ 

Jose Gimenez (Uruguai)

Klubi : Atletico Madrid

Andre Silva (Portugali)

Klubi: AC Milan

Achraf Hakimi (Maroku)

Klubi: Real Madrid

Goncalo Guedes (Portugali)

Klubi: Valencia

Presnel Kimpembe (Franca)

Klubi: PSG

Corentin Tolisso (Franca)

Klubi: Bayern Munich

Giovani Lo Celso (Argjentina)

Klubi: PSG

Julian Brandt (Gjermani)

Klubi: Bayer Leverkusen

Hirving Lozano (Meksika)

Klubi: PSV

Trent Alexander-Arnold (Anglia)

Klubi: Liverpool

Yerry Mina (Kolumbia)

Klubi: Barcelona

Keita Balde (Senegali)

Klubi: Monaco

The post Këta janë 12 lojtarët nën moshën 23 vjeç që kërkojnë të shpërthejnë në Kampionatin Botëror appeared first on Telegrafi.

UEFA zyrtarizon ndryshimet e reja në Ligën e Kampionëve dhe në Ligën e Evropës

Posted: 30 May 2018 02:16 PM PDT

UEFA ka prezantuar ndryshimet e reja, që do të hynë në fuqi për garat e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës, për tri sezonet e ardhshme 2018-2021.

Vendimi më i madh është ai i zëvendësimi të katërtë për ndeshjet me eliminim të drejtpërdrejtë, që shkojnë në kohën shtesë prej 30 minutash.

Gjithashtu ka risi edhe për oraret.

Real Madrid . (Photo by Denis Doyle/Getty Images) (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Nuk do të ketë më ndeshje në ora 20:45, pasi tani ndeshjet zhvillohen nga ora 21:00, dy ndeshje, të martë një dhe të mërkurën një do të fillojnë në ora 18:55.

Këto janë ndryshimet e bërë nga UEFA:

Shtimi i një zëvendësimi të katërt, që mund të përdoret vetëm në ndeshjet me eliminim të drejtpërdrejtë dhe vetëm në kohën shtesë prej 30 minutash.  

Vetëm për ndeshjet finale të Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës dhe Superkupës së Evropës, klubet do të ketë të drejtë të grumbullojë 23 lojtarë. Pra do të ketë 12 futbollistë në bankën rezervë. Aktualisht në bankë janë shtatë lojtarë. 

Të gjitha ndeshjet pas fazës së grupeve, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja e Ligës së Kampionëve, do të zhvillohet nga orën 21:00. Vetëm në fazën e grupeve, dy ndeshje do të luhen më ora 18:55.

Sa i përket Ligës së Evropës, nga faza e grupeve, deri në atë të 1/8-ave, do të luhet në dy orare 18:55 dhe 21:00. Ndërsa në fazat tjera do të luhet vetëm nga ora 21:00. 

Pas fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës, një klub mund t'i shtojë në dimër vetëm tre lojtarë të rinj dhe atë vetëm nëse ata nuk kanë probleme si aktivizimi në fazën e grupeve me në tjetër klub.

Çdo skuadër që eliminohet në kualifikueset e Ligës së Kampionëve, do të ketë një shans tjetër në Ligën e Evropës. /Telegrafi/

 

The post UEFA zyrtarizon ndryshimet e reja në Ligën e Kampionëve dhe në Ligën e Evropës appeared first on Telegrafi.

Cafu: Alisson te Real Madridi? Për mua është punë e kryer

Posted: 30 May 2018 01:47 PM PDT

Alisson Becker është kthyer në njërin prej portierëve më të respektuar në botë.

Ai ka pasur sezon fantastik duke e dërguar skuadrën e tij në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Alisson është pjesë e Brazilit ku pritet të jetë portieri kryesor.

Alisson Becker te Roma . (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Por lajmi i madh që ka shpërthyer sot është se Cafu e ka zbuluar skuadrën e re të Alisson, që do të jetë Real Madridi.

Deklarata e mbrojtësit brazilian ka ardhur në një video të bërë për një Fan Club madrilen, në Arabinë Saudite, por ajo vihet re, është bindja e Cafu për mbylljen e këtij transferimi.

"Për mua po, definitivisht. Alisson do të shkojë nga Roma te Real Madrid”, ka thënë ai në këtë video.

Cafu dhe Alisson

Cafu është parë shpesh afër portierit dhe informacioni i tij për këtë transferim mund të jetë i saktë.

Alisson shihet si njëri prej portierëve më të shtrenjtë ndërsa Roma e vlerëson 100 milionë euro. /Telegrafi/  

 

The post Cafu: Alisson te Real Madridi? Për mua është punë e kryer appeared first on Telegrafi.

Moratti: Pse jo Higuain dhe 50 milionë euro për Icardin

Posted: 30 May 2018 01:32 PM PDT

Zërat për një ofertë të Juventusit drejt Interit për sulmuesin Mauro Icardin ku përfshihet Gonzalo Higuain dhe 50 milionë euro, është komentuar shumë në Itali.

Ishte Eric Thohir ai që foli i pari, duke thënë se në Itali kushton më shumë se 110 milionë euro.

I fundit që ka folur është Massimo Moratti, ish presidenti legjendar i Interit.

Icardi (Getty)

"Si tifoz i Interit do të doja që ta mbanim Icardin, pasi jam i bindur se ai do të bëhet edhe më i fortë në vitet e ardhshme".

"Është kapiteni i skuadrës dhe nuk kemi pse ta lirojmë, për më tepër që tani është një lider i vërtetë në fushë".

"Gjithsesi nuk jam brenda klubit, për të ditur situatat ekonomike, ndaj nuk mund të jap një mendim konkret".

Gonzalo Higuain. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

"Ajo që mund të them është se edhe po u shit, me 110 milionë euro do të gjendet një sulmues tjetër cilësor, pse jo mund të pranohet edhe Higuain dhe 50 milionë euro", ka thënë Massimo Moratti. /Telegrafi/

The post Moratti: Pse jo Higuain dhe 50 milionë euro për Icardin appeared first on Telegrafi.

Drejtuesi i Interit në Londër për Dembelen

Posted: 30 May 2018 01:01 PM PDT

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, është në Londër për të negociuar me Tottenham Hotspurin për Moussa Dembélén.

Belgu do t'i mbush 31 vjet në korrik dhe ka mjaftë përvojë, ndërsa është ftuar edhe nga Roberto Martinez te Belgjika për Kampionatin Botëror.

Lojtari ka qenë i lidhur me një lëvizje te Napoli gjatë ditëve të fundit.

Mousa Dembele i Tottenham . (Photo by Steve Bardens/Getty Images)

Por sipas Corriere dello Sport, Ausilio ka fluturuar në Londër për ta parë se a do të mund ta mbyll këtë marrëveshje në favor të Nerazzurrëve.

Spursat kërkojnë 30 milionë euro për Dembéléb, i cili e ka kërkuar largimin nga klubi.

Dembele drejt Interit . (Photo by Clive Rose/Getty Images)

Nëse Interi merr dritën e gjelbër, nuk mundet ta blejë deri në korrik.

Nerazzurrët nuk mund të blejnë lojtarë deri pas 30 qershorit.  /Telegrafi/

The post Drejtuesi i Interit në Londër për Dembelen appeared first on Telegrafi.

Reali nënshkruan me talentin brazilian Rodrigues

Posted: 30 May 2018 11:48 AM PDT

Real Madridi ka kompletuar transferimin e adoleshentit, Rodrigo Rodriguez.

Gremio e ka pasur lojtarin tash e sa kohë, kurse Reali ka ndërhyrë për ta marrë talentin.

Ai ka nënshkruar një kontratë për gjashtë vjet, kurse mesfushori sulmues pritet që t’u bashkohet bashkëkombasve Augusto Galvan dhe Vinicius.

Të gjithë këta lojtarë do t’i bashkohen akademisë së Real Madridit.

“Kjo është një ëndërr për mua që të bart fanellën e klubit më të madh në botë”.

“Ky është klubi më i mirë për mua që të zhvillohen si lojtar dhe shpresoj se mund të fitoj shumë trofe këtu e t’u sjell kënaqësi tifozëve”, u shpreh Rodrigues për AS.

Real Madridi po bëhet gati për një periudhë të nxehtë transferuese në korrik dhe gusht, ku e diskutueshme mbetet e ardhmja e Ronaldos teksa vazhdon edhe saga e Neymarit. /Telegrafi/

The post Reali nënshkruan me talentin brazilian Rodrigues appeared first on Telegrafi.

Salah po punon që të kthehet në ndeshjen e dytë të Egjiptit

Posted: 30 May 2018 11:37 AM PDT

Mohamed Salah ndodhet në Valencia ku po e kryen fazën e riaftësimit nga lëndimi nën kujdesin e fizioterapistit të Liverpoolit, Ruben Pons.

Ylli egjiptian është dëmtuar në krahë pas një dyluftimi me Sergio Ramos në finalen e Ligës së Kampionëve.

Mohamed Salah kur u lëndua . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Sipas gjitha gjasave ai do t'i humbas ndeshjet me Uruguain  dhe Rusinë me 15 dhe 19 qershor.

Ai sigurt do të jetë në fushë ndaj Arabisë Saudite me 25 qershor.

Riaftësimi i tij zgjatë nga tri deri në katër javë, por është duke u punuar që ai ta zë edhe ndeshjen me Rusinë.

Salah (Getty)

"Ne kishim frikë në fillim për më të keqen dhe u përpoqëm të qetësonim lojtarin".

"Nuk është koha të ndjehemi keq, por të punojnë për të arritur gjendjen optimale të lojtarit", ka deklaruar Rubens Pons.

Në Egjipt të gjithë tifozët e futbollit shpresojnë të mrekullia, pasi një lojtar si Salah mund ta bëjë diferencën në fushë. /Telegrafi/

The post Salah po punon që të kthehet në ndeshjen e dytë të Egjiptit appeared first on Telegrafi.

Manchester United janë të bindur që mund ta marrin Gareth Balen

Posted: 30 May 2018 10:30 AM PDT

Gareth Bale është dëshira e madhe e Manchester Unitedi dhe klubi beson që mund të arrijë një marrëveshje me Real Madridin.

Në Old Trafford janë të vetëdijshëm që uellsiani është i shqetësuar pasi edhe në finale të Ligës së Kampionëve ishte rezervist.

Bale e ka bërë të qartë se do ta negociojë të ardhmen e tij me bordin e Real Madridit shumë shpejt.

Gareth Bale . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Djajtë e Kuq janë të bindur se 28-vjeçari e do United si destinacion të ardhshëm.

Marca raporton se Florentino Perez është më shumë i shqetësuar për Balen se sa për Cristiano Ronaldo, pasi janë të bindur se ai do të rinovojë kontratën me Los Blancos.

Gareth Bale i Real Madrid . (Photo by David Ramos/Getty Images)

United me blerjen e lojtarit beson që është veprim i dobishëm edhe për rritjen e emrit të Ligës Premier.

Jose Mourinho e do Balen që nga vera e kaluar.

Edhe pse skuadra e Unitedit është i mbushur me talentë në sulm dhe një përforcim i mundshëm si ky i uellsianit do të ishte i jashtëzakonshëm. /Telegrafi/  

The post Manchester United janë të bindur që mund ta marrin Gareth Balen appeared first on Telegrafi.

Ronaldo afër që ta blejë klubin e Valladolidit

Posted: 30 May 2018 10:05 AM PDT

Ronaldo dëshiron të kthehet në futboll, por kësaj radhe si drejtues klubi.

Sipas gazetës O Globo, ish-lojtari 41-vjeçar i Real Madrid është duke negociuar blerjen e Valladolidit.

Mediat braziliane shkruajnë se operacioni kushton rreth 30 milionë euro, është afër mbylljes.

Ronaldo Luis Nazario . (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Janarin e kaluar në një intervistë të Ronaldos ai kishte thënë se po punon që në të ardhmen të marr drejtimin  një klubi.

“Do të ishte një nder i madh që ta drejtoj Federatën e Futbollit të Brazilit, por së pari unë dua që kem përvoj për të menaxhuar një klub".

Ronaldo . (Photo by Dennis Grombkowski/Getty Images)

"Unë jam duke menduar që ta blej një klub të dytë në Spanjë ose në Angli. Unë dua të bëj diçka inovative. Unë mendoj se jam gati për këtë sfidë”, kishte thënë ai.

Sipas O Globo, ai e ka interes të investojë në një klub si Valladolid, ku kryetar është Carlos Suarez.

Presidenti aktual kishte pohuar se aktualisht nuk ka asgjë në këtë drejtim.  /Telegrafi/

The post Ronaldo afër që ta blejë klubin e Valladolidit appeared first on Telegrafi.

Flet transferi i ri i Prishtinës, Korenica: Nuk kishte dilema, me Plisat luftojmë në të gjitha frontet

Posted: 30 May 2018 09:54 AM PDT

FC Prishtina konfirmoi gjatë ditës transferimin e dytë brenda dy ditësh, kapitenin e Lirisë së Prizrenit, Meriton Korenicën.

Mesfushori 21 vjeçar i cili është pjesë e përfaqësueses U-21 befasoi me hapin e radhës, duke kaluar pa shumë zhurmë e spekulime në klubin e kryeqytetit, edhe pse zërat thoshin se ai ishte në radar të disa skuadrave edhe të rajonit.

Por, vet lojtari i cili luan me dy këmbët dhe di të luaj në disa pozita për Telegrafin thotë se nuk kishte dilema për zgjedhjen që ka bërë.

“Nuk kishte dilema në asnjë moment kur bëhej fjalë për Prishtinën. Ndihem i nderuar që do të jem pjesë e shtëpisë së kampionëve, klubit më të trofeshëm kosovar. Jam falënderues për mundësinë”, thekson ai.

Për synimet me klubin ai tregon se ato mbeten gjithnjë të njëjta – të rrugëtojë sa më larg me Prishtinën në Ligën e Evropës, të mbrohet Kupa e Kosovës dhe të rikthehet titulli i kampionit në kryeqytet. Të lehtë për të vendimin e bëri projekti futbollistik, ashtu sikurse mundësia e performimit në stadiumin e ri të kryeqytetit.

“Të luaj në stadiumin e ri ishte një mundësi atraktive. Pikërisht shtëpinë e re do ta shfrytëzojmë për të rikthyer titullin e kampionit. Por, së pari do të fillojmë një rrugëtim në kualifiimet e Europa League, ku besoj, duke parë ekipin dhe cilësitë që posedojmë, se mund të shkojmë shumë larg. Ishte projekti futbollistik me në krye trajnerin Josa që e bënë këtë vendim shumë të lehtë. Me Plisat prapa nesh do të luftojmë në të gjitha frontet”, potencoi Korenica.

Korenica në momentin e firmosjes në prani të presidentit, Remzi Ejupi. Foto: PrishtinaFC.com

Më tej rreth karrierës së tij personale, ai thotë se prioritet është performanca ekipore dhe plotësimi i synimeve të klubit.

“Jam në dispozicon të trajnerit dhe të klubit. Ekipi është me lojtarë të mrekullueshëm, me cilësi të ndryshme. Do të jap gjithçka për të arritur objektivat, jam i gatshëm të luaj në të gjitha rolet që kërkon trajneri, pasi vazhdoj të mësoj shumë si nga paraqitjet në Superligë ashtu edhe me përfaqësuesen U-21”, përfundoi mesfushori.

Korenica ishte dy sezone pjesë e Lirisë së Prizrenit, kurse performancat më të mira i pati sezonin e kaluar kur ju besua edhe shiriti i kapitenit te klubi prizrenas edhe pse vetëm 21 vjeç, kurse pritet të zhvillojë edhe dy ndeshjet e mbetura me përfaqësuesen U-21 të Kosovës në kuadër të kualifikimeve. /Telegrafi/

The post Flet transferi i ri i Prishtinës, Korenica: Nuk kishte dilema, me Plisat luftojmë në të gjitha frontet appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more