“Donin ta tregonin gjininë e fëmijës përmes lojës, e mbuluan me ngjyrë gjyshin e ardhshëm (Video)” plus 4 more Telegrafi Dështime
“Donin ta tregonin gjininë e fëmijës përmes lojës, e mbuluan me ngjyrë gjyshin e ardhshëm (Video)” plus 4 more Telegrafi Dështime |
- Donin ta tregonin gjininë e fëmijës përmes lojës, e mbuluan me ngjyrë gjyshin e ardhshëm (Video)
- Takimi me krokodilin që mund ta linte pa dorë (Video)
- Kryente nevojën para banesave të fqinjëve, turpërohet para lagjes (Foto)
- Tregon për gjendjen e saj shëndetësore, Trump gabon emrin e “Zonjës së Parë” (Foto)
- Berlusconi e ngacmon gjatë takimit elektoral, koordinatori i thotë se është vajza e tij (Video)
Donin ta tregonin gjininë e fëmijës përmes lojës, e mbuluan me ngjyrë gjyshin e ardhshëm (Video) Posted: 21 May 2018 08:12 AM PDT Familjarët që besohet të jenë nga Shtetet e Bashkuara, ishin mbledhur para shtëpisë, që të mësojnë nga prindërit e ardhshëm, se çfarë gjinie do të ketë fëmija tyre. Por, ai nuk arriti ta godiste topin me shkop, duke bërë që të përfundoi në fytyrën e gjyshit, transmeton Telegrafi. Në momentin që fytyra iu mbulua me pluhur të kaltër, ai u gëzua shumë dhe u nis drejt bashkëshortes për ta përqafuar. Videoja e postuar më poshtë, është pëlqyer në masë të madhe, megjithëse është një dështim në procesin e shfaqjes së gjinisë. /Telegrafi/ The post Donin ta tregonin gjininë e fëmijës përmes lojës, e mbuluan me ngjyrë gjyshin e ardhshëm (Video) appeared first on Telegrafi. |
Takimi me krokodilin që mund ta linte pa dorë (Video) Posted: 21 May 2018 06:51 AM PDT Jay Young është afruar shumë me një krokodil të gjatë afro katër metra, në një rezervat që ndodhet në Kolorado të Shteteve të Bashkuara. Duke dashur të ketë një fotografi sa më të mirë, ai rrezikoi të këpuste dorën nga kafshimi i reptilit që peshon mbi 400 kilogramë, transmeton Telegrafi. "Tani mund të ishte pa dorë", si dhe "veprim që nuk ia vlen për asnjë çmim", ishin dy prej kritikave të shumta, të ngjarjes që u transmetua live përmes rrjeteve sociale. Pasi gjithçka është kthyer kundër tij, Young ka kërkuar falje për shqetësimin, ndërsa u arsyetua se është njohës i mirë i krokodilëve, teksa kërkoi që të mos e provoi askush këtë veprim. /Telegrafi/ The post Takimi me krokodilin që mund ta linte pa dorë (Video) appeared first on Telegrafi. |
Kryente nevojën para banesave të fqinjëve, turpërohet para lagjes (Foto) Posted: 21 May 2018 03:05 AM PDT Banorët e një ndërtese në Brisbane të Australisë, e turpëruan një fqinj, që kryente nevojën para dyerve të banesave të tyre. Të shqetësuar me jashtëqitjet e shpeshta që i gjenin në korridore, ata vendosën kamera, për të zbuluar se kush po i kryente, transmeton Telegrafi. Por, ishte Steve Smith i cili rastisi teksa ai po kryente nevojën. "Ngriti pantallonat dhe më përshëndeti, për tu larguar sikur të mos ketë ndodhur asgjë", ka thënë Smith, në imazhin që e shpërndau në lagje. Shumë banorë e kanë identifikuar atë, si një baba të urtë që ka një shtëpi të këndshme me kopsht, në afërsi të ndërtesës së tyre. Megjithatë, fotografitë kanë mbetur në lagje, për t'ia përkujtuar që të mos veprojë në këtë mënyrë, pasi rasti edhe mund të paraqitet te mbrojtësit e rendit. /Telegrafi/ The post Kryente nevojën para banesave të fqinjëve, turpërohet para lagjes (Foto) appeared first on Telegrafi. |
Tregon për gjendjen e saj shëndetësore, Trump gabon emrin e “Zonjës së Parë” (Foto) Posted: 21 May 2018 01:09 AM PDT Vetëm pak orë pas lajmit se Zonja e Parë ka dalë nga spitali, presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një postim në Twitter, në një përditësim të informatave mbi shëndetin e saj. Por çfarë u ka rënë në sy përdoruesve të Twitter, përcjell Telegrafi, është "lëshimi" që ka bërë presidenti Trump në "shqiptimin" e emrit të saj, në vend të Melania, ai ka shkruar Melanie. “Është e mrekullueshme që Zonja e Parë të kthehet në Shtëpinë e Bardhë. Melanie është duke u ndjerë shumë mirë. Faleminderit për të gjitha lutjet tuaja dhe urimet më të mira!”, ka shkruar Trump. Edhe pse ky gabim në "shqiptim" është rregulluar shumë shpejt, përdoruesit e rrjeteve sociale kanë bërë shumë kritika në drejtim të një veprimi të tillë. /Telegrafi/ The post Tregon për gjendjen e saj shëndetësore, Trump gabon emrin e "Zonjës së Parë" (Foto) appeared first on Telegrafi. |
Berlusconi e ngacmon gjatë takimit elektoral, koordinatori i thotë se është vajza e tij (Video) Posted: 21 May 2018 12:56 AM PDT Në përfundim të një takimi elektoral në Aosta, kreu i "Forca Italia" bën një gafë që nuk ka kaluar në heshtje. Ky është momenti kur ish-kryeministri thërret: A mund të të zgjedh ty? Unë preferoj vajzën… Fjalët e Berlusconit erdhën drejtuar një vajze që po i jepte një dhuratë, përcjell javanews.al, ndërsa koordinatori i takimit iu përgjigj: Është vajza ime! Dhe për ta kaluar radhën, babai që quhet Massimo Lattanzi tha: Duket se keni gusto…! The post Berlusconi e ngacmon gjatë takimit elektoral, koordinatori i thotë se është vajza e tij (Video) appeared first on Telegrafi. |
You are subscribed to email updates from Dështime – Telegrafi. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google, 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: