Skip to main content

“Bregu: Zgjedhja në KBR, nder dhe një përfaqësim që do ndihmojë Shqipërinë!” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Bregu: Zgjedhja në KBR, nder dhe një përfaqësim që do ndihmojë Shqipërinë!” plus 9 more Gazeta SHQIP


Bregu: Zgjedhja në KBR, nder dhe një përfaqësim që do ndihmojë Shqipërinë!

Posted: 26 Apr 2018 01:52 AM PDT

Majlinda Bregu ishte e ftuar mbrëmjen e së mërkurës në "Top Show", ku ndër të tjera foli edhe për pozicionin e saj si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Ajo thotë se është nder për të, ndërsa shprehet se ky përfaqësim do të jetë një ndihmë për Shqipërinë.

"Pozicioni është drejtues i këshillit të bashkëpunimit rajonal, pozicion i cili është më lart se drejtori. Unë e kam për nder të mbaj këtë pozicion, por mbi të gjitha shpresoj të ndihmojë sa më shumë shqiptarët", tha Bregu.

Sa i përket zgjedhjes së saj në këtë pozicion, ajo u shpreh se i vetmi që nuk ka takuar është kryeministri Rama, pavarësisht atyre që janë thënë deri tani.

"Shumë detaje nuk janë elegante në këtë proces. Kam takuar shumë kryeministra dhe drejtues në rajon, por i vetmi që nuk kam takuar është Kryeministri Rama", u shpreh Bregu.

26 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Melania refuzon Trump, ai ia “rrëmben” dorën me forcë (Video)

Posted: 26 Apr 2018 01:41 AM PDT

Provat që Melania Trump dhe bashkëshorti i saj Donald nuk gëzojnë më një lidhje të shëndetshme, duket se shtohen në çdo dalje publike të tyre, pasi zonja e parë e SHBA-ve tregon shumë për një konflikt në çift me gjestet e saj.

Në një video që po bën xhiron e rrjetit, Melania duket të largojë gishtat e saj nga dora e Trump të martën, teksa Presidenti i SHBA u përpoq me kujdes për t'ia kapur dorën gjatë një ecje, ku përkrah kishin çiftin e dashuruar që udhëheq Francën.

Ata po bënin fotografi pas një ceremonie, që shënoi mirëpritjen për vizitën e Presidentit Emmanuel Macron në Uashington, kur ndodhi skena e shumëdiskutuar. Të dy presidentët qëndronin pranë njëri-tjetrit me gratë e tyre në të dyja anët dhe të katërt paraqiteshin formalisht për momentin, me duart e tyre nga anët e tyre.

Pas disa sekondave, gishti i vogël i Trump u 'lëshua' ngadalë ndaj gruas së tij. Shprehja e saj ndryshoi në mënyrë drastike dhe frymëmarrja iu bë e rëndë. Ajo i rezistoi prekjes së Trump, por presidenti duket se ja "rrëmbeu" dorën me të fortë.

Kur e pati Melani "në kthetrat e tij", Trump tha një “faleminderit” të ekzagjeruar dhe më pas filloi të ecë përpara shtypit që ishte mbledhur për të bërë fotografitë e tyre.

Nuk është kjo hera e parë që Melania ka qenë e turpshme nga ekspozimi i dashurisë që bën burri i saj. Gjatë një vizite zyrtare në Izrael më parë këtë vit, ajo refuzoi të mbante duart e lidhura me Trump teksa ecnin nëpër pistë duke iu drejtuar Air Force One.

Në raste të tjera ajo ka shmangur ecjen përkrah Trump, duke bërë rrugën e tyre të ndarë dhe në distancë.

26 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Kim Kardashian, parfum me trupin e saj (Foto+Video)

Posted: 26 Apr 2018 01:29 AM PDT

Për ditë me radhë ajo ka ngacmuar fansat e saj me foto provokuese, ku shfaqet lakuriq. Mirëpo e gjithë kjo tashmë e ka një shpjegim.

Kim Kardashian ka lancuar imazhin e shishes së saj të parfumit dhe ai do ketë formën e trupit të saj.

37-vjeçarja ka postuar foto dhe video në rrjetet sociale për të promovuar produktin e saj më të ri dhe sigurisht të veçantë, siç di ta sjellë vetëm Kim.

26 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Arsenal-Atletico Madrid, finalja e parakohshme në “Emirates”

Posted: 26 Apr 2018 01:21 AM PDT

Dëshira e gjithë të apasionuarve ishte që këto dy ekipe të përballeshin pas tri javësh, në pengesën e fundit, por shorti i datës 13 prill u tregua i pamëshirshëm. Dy klubet përballen për herë të parë ndërmjet tyre në gjithë historinë e Kupave të Europës, me takimin e vajtjes që do të luhet në Londër, në orën 21:05, në stadiumin "Emirates".

Për të mbërritur deri këtu Arsenali eliminoi me radhë kundërshtarë të tillë si Ostersunds, Milan si dhe CSKA-në e Moskës, ndërsa "bardhekuqtë" në krahun tjetër kaluan ekipe si Copenhagen, Lokomotiv të Moskës si dhe Sportingun e Lisbonës.

Nëse klubi madrilen pozicionohet në vendin e dytë në Primera Division Arsenali në anën tjetër renditet vetëm në vendin e gjashtë në Premier League, sidoqoftë është e sigurtë që njëri prej këtyre dy klubeve do ta mbyllë sezonin pa asnjë trofe.

Klubi spanjoll viziton kryeqytetin britanik pa dyshen Juanfran – Filipe Luis, ndërsa Diego Costa ka udhëtuar drejt Anglisë, pavarësisht se ka munguar në tri ndeshjet e fundit të Atleticos, më saktë që pas dëmtimit që pësoi në takimin e kthimit me Sportingun. "Topcinjtë" nuk do të mund të mbështeten dot te emra të tillë si Aubameyang, Mkhitaryan apo dhe Mohamed Elneny, që ka humbur gjithë pjesën e mbetur të sezonit, gjithsesi trajnerit Arsene Wenger i rikthehen në kohë lojtarë shumë të rëndësishëm si Ozil, Wilshere dhe Petr Cech. Pas plot 22 vjetësh në krye të Arsenalit kjo është ndeshja e fundit në shtëpi në Kupat e Europës për 68-vjeçarin francez, që vetëm pak kohë më parë deklaroi largimin në fund të sezonit nga ekipi i famshëm londinez.

Arsenali është kualifikuar në 6 nga 7 përballjet gjysmëfinale në Kupat e Europës, ndërsa Atletico në krahun tjetër ka kaluar dy gjysmëfinalet që ka patur në formatin Europa League, me Liverpulin në vitin 2010 dhe Valencian në 2012. "Bardhekuqtë" nuk dështojnë në fazën gjysmëfinale që nga viti 1999, kur i eliminoi Parma, sidoqoftë bëhet fjalë për një përballje anglo-spanjolle dhe trajneri Diego Simeone nuk njeh humbje në Angli si trajner i klubit madrilen. Nëntë vjet më parë dy ekipet janë përballur në një takim miqësor në stadiumin "Emirates", ku "Topçinjtë" fituan me rezultatin 2-1, ndërsa këtë herë dy ekipet do të masin forcat dy herë në harkun e tetë ditëve, me ndeshjen e parë që do të drejtohet në mënyrë kurioze nga një francez, 35-vjeçari jurist për nga profesioni Clement Turpin.

Në mënyrë të pabesueshme në gjysmëfinalen tjetër do të duelojnë Marseja me Salzburgun, dy skuadra që ishin bashkë edhe në Grupin I të këtij edicioni. Çerek shekulli më parë klubi nga Provansa fitoi Champions League-n duke mposhtur Milanin, ndërsa një vit më vonë ekipi i Salzburgut nën drejtimin e ish-trajnerit të përfaqësueses kuqezi, kroatit Otto Baric, mundej me rezultatin e përgjithshëm 2-0, pas dy ndeshjeve finale me sistem vajtje-ardhje.

Skuadra e Rudi Garsisë ka eliminuar me radhë Bragën, Athletic Bilbaon si dhe Laipcigun, ndërsa ekipi austriak ka patur një rrugëtim shumë më të vështirë, teksa ka kaluar kundërshtarë si Real Sociedad, Borusia Dortmund dhe Lazio. Në fazën e grupeve ekipi i futbollistit të përfaqësueses kosovare, Valon Berisha, që është njëkohësisht edhe zëvendëskapiten i Salzburgut, fitoi 1-0 në shtëpi dhe barazoi 0-0 në Francë, e këto në fakt janë edhe përballjet e vetme ndërmjet tyre, gjithsesi këtë radhë takimi i parë do të luhet në stadiumin "Velodrome" dhe do të drejtohet nga 39-vjeçari skocez Willie Collum.

26 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Çifti shet videot e tyre porno për të financuar udhëtimet (Foto)

Posted: 26 Apr 2018 01:18 AM PDT

Një çift argjentinas ka zbuluar se si të fitojnë para duke shitur klipet e pornografisë shtëpiake. Daily Star shkruajnë se ata po financojnë mënyrën e tyre luksoze të jetesës, duke shitur video të marrëdhënieve seksuale që kryejnë me njëri-tjetrin në shtëpi.

Lauren, 26 vjeç, dhe Johan, 25 vjeç, kanë tërhequr vëmendjen duke shitur videot në internet. Çifti pranoi se fitimet i kanë ndihmuar ata të udhëtojnë nëpër botë.

Çifti nisi të shiste video porno amatore kur Lauren ishte duke punuar si një vajzë në ëebcam. Një nga miqtë e tyre sugjeroi që ata të regjistroheshin në Lustery, një faqe interneti pornografike që u lejon çifteve të ngarkojnë videot e jetës së tyre seksuale.

Lauren kujtoi: “Kemi filluar të filmojmë videot tona të para seksuale në shtëpi. “Ishte shumë ‘amatore’, pasi nuk e kishim bërë më parë. Por ne me të vërtetë e pëlqenin çfarë bënim”.

Çifti së shpejti filloi të kërkonte të ardhura të qëndrueshme nga postimi i videove. Kjo i lejoi ata të paguanin qiranë e tyre dhe të udhëtonin në botë, pa pasur nevojë për një punë tradicionale.

Vajza zbuloi: “Ne e duam udhëtimin, kështu që shpenzojmë paratë tona për të zbuluar botën. Ne gjithashtu mbajmë një shtëpi me qira dhe kemi dy qen". Lauren pranoi: “Ne bëjmë video klasike seksi. Bëmë një në dhomë gjumi dhe një tjetër në ballkon".

26 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

ÇFARË PRITET TË NDODHË PAS VETTINGUT!?

Posted: 26 Apr 2018 01:18 AM PDT

Nga Spartak NGJELA

Çfarë pritet të ndodhë, pas vetingut, me Gjykatën Kushtetuese dhe pushtetin gjyqësor në Shqipëri?

Gjykata kushtetuese tani është jashtë funksionit, sepse ajo nuk ka më forcë juridike.

Vetingu i gjyqtarëve të lartë, si hapi i parë i kontrollit antikorrupsion, po jep shenjat se një përqindje e lartë gjyqtarësh do të skualifikohen nga ONM.

Po, a nuk po krijon kjo një paralizim të pushtetit gjyqësor? Dhe, a ka ndonjë zgjidhje?

I.

Duhet të theksojmë se, në lidhje me gjyqtarët, ka sot vetëm dy zgjidhje të mundshme: ose ndërkombëtarët do t’i drejtohen shtresës së juristëve në Shqipëri, ose duhet angazhim me gjyqtarë të nivelit të lartë nga vendet e Bashkimit Europian dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kooptimi i gjyqtarëve nga shtresa e juristëve aktualë shqiptarë, nuk është zgjidhje e shpejtë; sepse këta duhet të kontrollohen në nivel profesional, por edhe duhet të trajnohen, kurse magjistarët janë ende të rinj, pavarësisht se janë në nivel të mirë profesional.

Kjo është arsyeja që rruga e dytë është rruga më e shpejtë dhe më e sigurt. Dhe nuk ka asnjë pengesë.

Shqipëria ka nevojë për angazhimin e gjyqtarëve të mëdhenj, sepse ka nevojë të ristrukturohet juridikisht çështja e pronës dhe të goditen abuzimet me tregun, gjithashtu nevoja është edhe në krijimin e mendimit të ri juridik profesional në arsyetimin e vendimit gjyqësor. Aspekt tjetër është sigurisht dhënia e drejtësisë, e cila nuk mund të ekzistojë pa gjyqtarë të mëdhenj.

Në një vend ku për një shekull nuk është dhënë drejtësi, mungon koshienca e ligjit dhe gjithashtu edhe besimi se ligji ka funksion objektiv dhe të barabartë.

Gjyqtarët e mëdhenj emancipojnë shoqërinë dhe ngrenë personalitetin e individit në një vend. Personaliteti i gjyqtarit që jep vetëm drejtësi, në fakt ngre vetë personalitetin e shoqërisë.

Në Shqipëri deri tani nuk ka pasur kurrë gjyqtarë të mëdhenj që të krijojnë modelin shoqëror të moralitetit dhe të drejtësisë, prandaj ka dhe abuzim terribël me pushtetin.

Kjo është arsyeja që huazimi i gjyqtarëve të mëdhenj dhe drejtimi i gjykatave shqiptare prej tyre, minimumi në një dhjetëvjeçar, do të jetë një proces që do krijojë premisat për ngritjen e personalitetit të individit dhe të vetë shoqërisë në Shqipëri.

Edhe magjistarët e rinj shqiptarë e kanë nevojë të domosdoshme këtë proces.

ll.

Në Shqipëri, në një të ardhme të shpejtë, do jenë në funksionim dy kolona ku do të mbështetet ristrukturimi i shtetit shqiptar:

SPAK dhe gjykata e reformuar me gjyqtarë shqiptarë të pakorruptuar të nivelit të lartë dhe me gjyqtarë të huaj me kapacitet të spikatur profesional.

Vetëm gjyqtarë të mëdhenj mund ta nxjerrin Shqipërinë nga kriza e identitetit të individit dhe nga kriza juridike ku është futur çështja e pronësisë. Por çështja e pronësisë nuk mund të zgjidhet nëse nuk goditet korrupsioni kryeministror që tani është tërësisht në shënjestrën e politikës amerikane. Kjo është realisht edhe pika ku takohen SPAK-u dhe reformimi i pushtetit gjyqësor që do të vijë pas vetingut.

Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, janë tre institucionet që formojnë SPAK- un, dhe në fakt, këta janë tre organet që do të godasin në mënyrë drastike korrupsionin e lartë politik në Shqipëri.

Korrupsioni shtetëror shqiptar ka qenë dhe mbetet një korrupsion kryeministror.

Numuri i të korruptuarve si korrupsion kryeministror sot në Shqipëri është jo i vogël: janë katër kryeministra, që do të penalizohen të parët; dhe një varg i madh i taboreve të tyre. Është shpronësimi i këtyre që do të çlirojë tregun nga uzurpimi klientelist, sepse dhe konfiskimi i parasë që është gjetur nëpër bankat e huaj bën pjesë në këtë ndërmarrje, e cila do të rrafshojë gjithçka që ka të bëjë me pronësinë abuzive.

Duhet të jetë e qartë se liria ekonomike nuk funksionon në Shqipëri si rrjedhojë e korrupsionit të madh kryeministror.

Ja pra pse Shqipëria ka nevojë sot që të huazojë gjyqtarë të mëdhenj, sepse personaliteti i tyre profesional, në funksion të drejtësisë, do të satabilizojë me drejtësi në Shqipëri tregun si organizim ligjor, dhe shtetin institucional si administrim në ruajtje të jetës dhe dinjitetit të njeriut.

Pikërisht këtu, menjëherë pas këtij hapi historik që do të hedhë SPAK-u, do të fillojë edhe funksionimi i gjykatës shqiptarë, e cila do të zgjidhë me kompetencë çështjen e pronësisë në Shqipëri. Pa u shkatërruar korrupsion i kryeministror, në Shqipëri nuk mund të ketë zhvillim.

Prandaj, në procesin antikorrupsion do të konfiskohen disa miliardë dollarë dhe me mijëra hektarë të grabitura nga korrupsioni kryeministror në rreth 20 vjet; pastaj do të filloi analiza e pavlefshmërisë së veprimit juridik, me anë të vendimeve gjyqësore të cilët do të arsyetohen nga gjyqtarët e nivelit të lartë që do të vinë në ndihmë të pushtetit gjyqësor nga vendet perëndimore, dhe do të fillojë nga puna normale e ekspertizës Instituti Shkencor i Pronës në Shqipëri.

Për zgjidhjen ligjore të çështjes së pronësisë në Shqipëri, duhet që domosdoshmërisht të ngrihet Instituti Shkencor i Pronës, me specialistë shqiptarë dhe të huaj. Ky Institut do të analizojë të gjithë gjendjen faktike, dhe do të mbështesë gjykatat me ekspertizë të lartë profesionale. Instituti do të pranojë të gjitha ankesat dhe materialet që do t’i vinë nga gjykatat dhe nga individët; dhe do të krijojë bazën e plotë të ekspertizës për zhbërjen e abuzimit që korrupsioni kryeministror shqiptar ka bërë në afër njëzet vjet.

Sistemi ynë është kombinimi i lirisë ekonomike më lirinë politike. Asnjëra nga këto të dyja nuk ekziston sot në Shqipëri, sepse nuk ka drejtësi për të garantuar këto dy liri. Ja pra, kjo është reforma jonë në drejtësi: garantimi i kombinimit të lirisë ekonomike me lirinë politikë. Kurse, gjithashtu, edhe vetë korrupsioni sigurisht që është rrjedhojë e mungesës së drejtësisë në një treg të uzurpuar nga abuzimet klienteliste.

Kjo është gjendja sot në Shqipëri; dhe vetëm gjyqtarët e mëdhenj do ta zhvendosin gjendjen shqiptate pa drejtësi, në garantimin dhe kombinimin e dy lirive të mëdha: lirinë politike me lirinë ekonomikë.

Pa gjyqtarë të mëdhenj të huazuar nga Perëndimi, sot për sot, nuk mund të arrihet dot ndërmarrja që arsyetuam më lart. Huazimi i tyre është domosdoshmëri historike dhe prandaj do të ndodhë.

lll.

Të tre këta grupe profesionalë: SPAK, Pushteti Gjyqësor i reformuar dhe Instituti Shkencor i Pronës, në disa vjet, do të godasin me penalizim dhe shpronësim korrupsionin e lartë shtetëror; do zgjidhin drejt çështjen e pronësisë; dhe do të krijojnë më në fund shtetin ligjor dhe ekonominë e tregut në Shqipëri.

Vetëm një lidhje organike e këtyre tre kolonave do të sjellë më në fund shtetin juridik shqiptar dhe do të godasë me ligj dhe drejtësi padrejtësinë abuzive që ka ndodhur në Shqipëri, sidomos në këta njëzet vjetët e fundit.

26 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Autobusi përplaset me trenin, 13 fëmijë të vdekur në Indi

Posted: 26 Apr 2018 01:06 AM PDT

Trembëdhjetë fëmijë kanë humbur jetën në Indi, pasi autobusi me të cilin ktheheshin në shtëpi nga shkolla, u përplas me një tren në shtetin verior të Uttar Pradesh.

Policia indiane sqaron se autobusi ishte duke udhëtuar në një kalim hekurudhor kur ndodhi aksidenti. Incidenti vjen pas javë pasi 24 fëmijë vdiqën kur autobusi i tyre ra në një grykë në shtetin Himachal Pradesh.

Aksidentet rrugore janë të zakonshme në Indi, shpesh për shkak të gjendjes së mjerueshme të mjeteve ose rrugëve të shkatërruara.

Incidenti i fundit ndodhi në rajonin Kushinagar të shtetit Uttar Pradesh. Nuk dihet akoma se sa fëmijë po udhëtonin në autobus. Qeveria e shtetit ka urdhëruar një hetim mbi incidentin dhe ka shpallur kompensim për familjet e të vrarëve në aksident.

26 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Macron në Kongresin amerikan: Mbyllja e derës ndaj botës nuk do ndalojë evolucionin e saj

Posted: 26 Apr 2018 01:06 AM PDT

Presidenti francez Emmanuel Macron përdori fjalimin e tij në Kongresin amerikan për të dënuar nacionalizmin dhe izolacionizmin. Macron tha se politika të tilla përbëjnë një kërcënim për prosperitetin global. Fjalimi u interpretua gjerësisht si një sulm me takt kundër politikës së Donald Trump.

"Izolimi, tërheqja dhe nacionalizmi mund të jenë tunduese për ne si një ilaç i përkohshëm për frikën tonë. Por, mbyllja e derës ndaj botës nuk do të ndalojë evolucionin e saj. Mbyllja e derës ndaj botës nuk qetëson, por ndez edhe më shumë frikën e qytetarëve tanë. Ne nuk do të lejojmë që nacionalizmi ekstrem të tronditë një botë plot shpresa për prosperitet më të madh", theksoi Macron.

Macron tha se SHBA dhe Franca janë aleatë të ngushtë, pasi lidhja e tyre është formuar në liri, tolerancë dhe të drejtat e barabarta. Megjithatë, ai e bëri të qartë se me presidentin Trump nuk bie gjithnjë dakord.

26 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

SHBA, kapet pas 40 vjetësh vrasësi-serial i Kalifornisë

Posted: 26 Apr 2018 01:05 AM PDT

Pas 40 vjetësh, kërkimi për mostrën në Kaliforni ka përfunduar: policia dhe FBI-ja kanë kapur njeriun që ka kryer 12 vrasje, 45 përdhunime dhe 120 grabitje.

Joseph James DeAngelo, një ish-agjent që sot është 72 vjeç, i mbiquajtur “Golden State Killer”, duke përhapur panik e terror në Kaliforni në vitet '70-'80. Përveç pamjes fizike, vendimtare për kapjen e tij ka qenë dhe verifikimi nga analizat e ADN-së.

Për më shumë se 40 vjet qëndroi një pasqyrë pa fytyrë. Krimet e tij shkonin nga Sakramento deri në Orange County prej dekadash deri sa u zbuluan nga një hetues, por falë edhe një libri të një autoreje që përshkruante rastet e vrasësve serialë.

Përdhunimi i parë i “Golden State Killer, daton në 18 qershor 1976: viktima, Jane, po flinte me djalin 3 vjeç, ndërsa bashkëshorti kishte shkuar në punë. I maskuar agresori ka hyrë në dhomën e gjumit me një thikë kasapi në dorë, lidhi nënën dhe djalin dhe pastaj përdhunoi gruan. Nga ai moment mostra u bë një nga njerëzit më të kërkuar të Amerikës.

Por ai ndërkohë vazhdonte të kryente krime, përdhunime e grabitje në lokalitete të ndryshme, gjithnjë në Kaliforni. Në fillim shënjestronte gra të vetmuara me fëmijë, duke u bërë i njohur si  “Original Night Stalker”, pastaj deri në vitin 1986, sulmonte edhe çifte brenda shtëpive të tyre. Asnjëherë nuk është kapur apo identifikuar. Në vitin 2001, FBI ofroi një shpërblim prej 50 mijë dollarësh për atë që jepte informacion për të mbërritur te arrestimi i tij. Çështja u mbyll pas 40 vjetësh.

26 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Alergjitë ushqimore dhe bebet, 5 mite të rreme që duhet të zhbëhen

Posted: 26 Apr 2018 01:00 AM PDT

Lajme të rreme dhe informacione të rrezikshme për shëndetin

Alergjitë e ushqimit nuk janë me të vërtetë serioze, etiketat e ushqimit ju ndihmojnë të orientoheni dhe ngrënia e një ushqimi “të ndaluar” nuk dëmton shumë. Këto janë disa mite të rreme për alergjitë ushqimore të vëna në pah nga një ekspert, Ruchi Gupta, një pediatër në Universitetin Northwestern.

Ja 5 mitet e rreme, në të cilat është përqendruar:

1. A janë alergjitë ushqimore të rralla dhe shpesh jo serioze? Gupta kreu një studim që zbuloi, për shembull, se 8% e fëmijëve në SHBA – 6 milionë – kanë të paktën një alergji ushqimore. Këto alergji mund të jenë fatale. Në fakt, 40% e fëmijëve me alergji ushqimore kanë pësuar një reaksion kërcënues për jetën. Nëntë ushqime përfaqësojnë shumicën dërrmuese të alergjive ushqimore: kikirikë, vezë, qumësht, soje, grurë, arra, peshk, molusqe dhe susam.

2. Etiketat e ushqimit e bëjnë të lehtë të dimë se çfarë është e sigurt? Për fat të keq, ato mund të jenë një fushë e minuar. Në SHBA, për shembull, ekziston një detyrim për të treguar në etiketë të gjitha alergenet kryesore, por jo të ashtuquajturat ‘paraprake’.

3. Ngrënia e një ushqimi “të ndaluar” nuk do të dëmtojë? T'i japësh një personi alergjik një sasi të vogël të ushqimit “të ndaluar” nuk do të zvogëlojë domosdoshmërisht alergjinë dhe mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme, madje fatale. Por dhënia e produkteve me bazë kikiriku, dozimi i kujdesshëm, për fëmijët rreth 6 muaj mund të ndihmojë në reduktimin e shanseve për zhvillimin e një alergjie ndaj kikirikëve. Megjithatë, Gupta paralajmëron se kjo praktikë kërkon një vlerësim të kujdesshëm të rrezikut nga një pediatër dhe ndoshta kontrollin e një specialisti.

4. A ndikojnë alergjitë ushqimore kryesisht familjet me të ardhura të larta? Jo, ato ndodhin në mënyrë transversale sa i përket niveleve të të ardhurave dhe prejardhjes etnike dhe racore.

5. Përveç shmangies së disa ushqimeve, çfarë mund të bëhet tjetër? Ka disa hapa për familjet. Për shembull, flasim për alergjinë me ata që kujdesen për fëmijën. Është e rëndësishme të siguroheni që gjithkush të kuptojë se çfarë duhet të bëjë në rast urgjence, shenjat e një reaksioni alergjik dhe si të përdorin një auto-injektor adrenaline nëse është e nevojshme.

26 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more