Skip to main content

Bota Sot: “E vran? apo u vet?vra? Policia dhe Prokuroria me pista t? ndryshme hetimi p?r rastin e Art Kurtit” plus 15 more

Bota Sot: “E vran? apo u vet?vra? Policia dhe Prokuroria me pista t? ndryshme hetimi p?r rastin e Art Kurtit” plus 15 more


E vran? apo u vet?vra? Policia dhe Prokuroria me pista t? ndryshme hetimi p?r rastin e Art Kurtit

Posted: 26 Apr 2018 09:28 AM PDT

Vdekje e dyshimtë po cilësohet rasti i Art Kurtit. Prokuroria nuk përjashton mundësinë që ish aktori i “O Sa Mirë” të jetë vrarë. Të enjten, Policia dhe Prokuroria në Gjakovë, por edhe të afërmit e zyrtarit komunal kanë qenë të rezervuar, për të mos thënë të izoluar, për të komunikuar rreth rastit që shokoi qytetin. Policia në Gjakovë dhe Prokuroria Themelore kanë dyshime të ndryshme për rastin e 23 vjecarit që u gjet i vrarë me një plumb, para tre......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shesheli pas kroat?ve shan me n?n? edhe serb?t

Posted: 26 Apr 2018 08:44 AM PDT

Lideri i Partisë radikale serbe, Voisllav Sheshel, ishte në qendër të vëmendjes pasi përdhosi flamurin kroat dhe shau delegacionin e Kroacisë në Beograd, e cila çoi në tensionimin e raporteve ndërmjet dy shteteve, më të ashprat këto pas përfundimit të luftës në ish-Jugosllavinë. Por, ai nuk ka përtuar të fyejë as deputetët e Kuvendit të Serbisë, përkatësisht deputeten Marinika Tepiq. Deputetja serbe gjatë diskutimit ka pyetur prokuroren Zagorka Dolovac nëse do të marrë nismën......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

20 minuta ushtrime ?do dit?, ul rrezikun e prekjes nga depresioni

Posted: 26 Apr 2018 07:33 AM PDT

Hulumtimet e reja kanë treguar se ushtrimi për 20 minuta në ditë redukton rrezikun me 1/3 për të rënë në depresion, gjatë jetës. Një ekip ndërkombëtar hulumtuesish, duke përfshirë ekspertë nga King’s College në Londër, zbuloi se njerëzit me nivele më të larta të aktivitetit fizik kishin norma më të ulëta të depresionit në jetë, pavarësisht faktorëve të jetesës si mosha, pirja e duhanit dhe indeksi i masës trupore (BMI). Studimi, që përfshiu më......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ky ?sht? serbi ndaj t? cilit u ngrit aktakuz? p?r krime lufte

Posted: 26 Apr 2018 06:22 AM PDT

Prokuroria Speciale ka ngritur sot aktakuzë për krime lufte ndaj një serbi, i cili po pretendohet se ka qenë pjesëtar i forcave policore rezervë apo forcave paramilitare serbe në fshatin Krushë e Vogël në mars të 99’ës. Akuza ndërlidhet edhe me një sulm në këtë fshat, gjatë të cilit popullata civile u ishte nënshtruar vrasjeve brutale. Merret vesh se PSRK ka ngritur sot aktakuzë ndaj serbit, Darko Tasiq, i cili u arrestua në nëntor të vitit të kaluar në Bërnjak, për shkak të dyshimit......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Biznesmeni nga Kamenica tenton t’ia v? flak?n vetes p?r ta mbrojtur tok?n

Posted: 26 Apr 2018 05:44 AM PDT

Pronari i kompanisë së ujit “Kika” ka tentuar ta hedhë veten në erë me një bidon benzinë, për shkak se Gjykata Themelore e Gjilanit, dega në Kamenicë, ka vendosur që mbi një pronë të tij të kalojnë telat e tensionit të lartë të rrymës të një kompanie tjetër. Pamjet të cilat i ka siguruar Gazeta Insajderi shihet pronari Abdullah Bajra, i cili me një shkrepëse tenton t’ia vë flakën një bidoni me benzinë dhe kështu ta djegë veten. Policia ka ndërhyrë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Aktakuz? p?r nj? serb q? kreu krime n? Krush? t? Vog?l

Posted: 26 Apr 2018 05:47 AM PDT

Një prokuror ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore të Prizrenit kundër D.T. për krime të luftës që pretendohet se janë kryer në kapacitetin e tij si pjesëtar i forcave policore rezervë apo forcave paramilitare serbe në fshatin Krushë e Vogël mes datave 25 -27 mars 1999. I akuzuari akuzohet për plaçkitje, shkatërrim me paramendim dhe krim kundër dinjitetit personal dhe njerëzor, shkelje këto të ligjit të vendit si dhe të së drejtës......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

P?rfaq?suesi i KE k?rkon sqarime p?r numrin e madh t? z?vend?sministrave

Posted: 26 Apr 2018 03:10 AM PDT

Grupi i Veçantë për Reformën e Administratës Publike (GVRAP) ka mbajtur mbledhjen e radhës ku u vu në pah rëndësia e vullnetit politik në rrugën e reformave shtetërore. Derisa Komisioni Evropian kërkoi sqarime lidhur me numrin e madh të zëvendësministrave në Qeverinë e Kosovës. Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, tha se ashtu siç është paraparë në Strategjinë për Modernizimin e Administratës Publike 2015 – 2020, Ministria e Administratës Publike në tetor të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Institucionet t? p?rkushtuara p?r mbrojtjen e t? drejtave t? autorit

Posted: 26 Apr 2018 02:31 AM PDT

Në Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Kulturës dhe Dogana e Kosovës kanë deklaruar se janë të përkushtuara në mbrojtje të drejtave të pronësisë intelektuale. Në shënimin e kësaj dite, që për moto kishte “Forca e ndryshimit: Gratë në Inovacion dhe Krijimtari”, ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani ka deklaruar se do të vazhdojw të punojw në forcimin e sistemit të pronësisë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kritikohet vendimi i gjykat?s serbe p?r lirimin e Cvjetanit

Posted: 26 Apr 2018 02:26 AM PDT

Fondi për të Drejtën Humanitare ka kritikuar lirimin e hershëm të Sasha Cvjetanit, duke thënë se gjatë gjyqit ai nuk ka shprehur kurrë keqardhje dhe pretendonte se procesi ishte “politik”. Cvjetan ishte një anëtar i njësitit Shkorpionët i cili mori pjesë në vrasjen e 14 shqiptarëve në Podujevë me 28 mars të vitit 1999. Nga të vrarët kishte gra dhe fëmijë. "Bëhet fjalë për gra dhe fëmijë, por edhe se ai gjatë gjithë vazhdimit të procesit ka mohuar fajësinë e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Abrashi pret vendim t? drejt? nga Kushtetuesja

Posted: 26 Apr 2018 02:26 AM PDT

(E plotësuar) - Arban Abrashi, kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e fundit lokale, përmes një konference për media ka adresuar kritika ndaj qeverisjes komunale të drejtuar nga Shpend Ahmeti. Abrashi, i cili me një përqindje të vogël kishte humbur nga Ahmeti në balotazhin e nëntorit të vitit të kaluar, shpreson se Gjykata Kushtetuese do të vërtetojë se në zgjedhjet për Prishtinën, janë shkelur të drejtat e tyre. Abrashi: Shpresojmë që kushtetuesja do ta vërtetojë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

BSPK protest? p?r 1 Maj

Posted: 26 Apr 2018 01:52 AM PDT

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës më 1 Maj do të mbajnë një protestë gjithëpopullore. BSPK  u bën thirrje të atyre që përballen me mohim të së drejtës për punë , të dinjitetshme, siguri dhe shëndet në punë, t‘i bashkohen protestës gjatë Ditës Ndërkombëtare të Punës. Protesta do të fillojë në orën 11:00 tek Sheshi “Zahir Pajaziti” për të vazhduar drejt Teatrit Kombëtar, tek ndërtesa e Qeverisë së Kosovës. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pacolli dhe Gashi n? konferenc?n “ Jo Para p?r terrorin”

Posted: 26 Apr 2018 01:29 AM PDT

Në Paris të Francës mbahet konferenca Ndërkombëtare e nivelit të lartë “Jo Para për terrorin”, me praninë e ministrave të brendshëm, të drejtësisë, të jashtëm nga gjithë vendet e globit. Në këtë konferencë, Kosova përfaqësohet nga ministri i Punëve të Jashtme  Behgjet Pacolli, dhe ministri i brendshëm, Bejtush Gashi. Në panelet e ndryshme kryesuar nga ministrat e jashtëm, të brendshëm, të drejtësisë së Francës, do të diskutohet për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sh?nohet Dita Bot?rore e Pron?sis? Intelektuale

Posted: 25 Apr 2018 11:28 PM PDT

Me 26 prill shënohet Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale, me aktivitete të ndryshme që kanë për qëllim promovimin e të drejtës së pronësisë intelektuale dhe mbrojtjen e kësaj pronësie. Në Kosovë në nder të kësaj dite, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi nga ora 09:00 do të marrë pjesë në Konferencën Kombëtare “Të Drejtat Pronësore Intelektuale”. Pronësia intelektuale që përfshinë pronësinë industriale dhe të drejtat......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Prokurorit t? shtetit ia vjedhin vetur?n zyrtare

Posted: 25 Apr 2018 10:55 PM PDT

Zëvendës-kryeprokurorit të Prishtinës, Ibrahim Berisha i është vjedhur vetura zyrtare në oborrin e shtëpisë së tij. Sipas informatave rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në shtëpinë e prokurorit Berisha në fshatin Gllanasellë të Komunës së Drenasit. “Me datë 25.04.2018  rreth orës 23:08 ankuesi Ibrahim N. Berisha, prokuror i shtetit, raporton  se persona të panjohur ia kanë vjedhur veturën zyrtare e cila ka qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë në fshatin......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Krasniqi: PDK nuk ?sht? e interesuar p?r zgjedhje

Posted: 25 Apr 2018 02:42 PM PDT

Nënkryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka qenë i ftuar në DPT të Fidani në T7. Deputeti i PDK’së, ka bërë me dije se Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje në këtë kohë. Ai ka thënë se këtë nuk e donë as PDK. “ Ne nuk jemi të interesuar për zgjedhje. S’ka nevojë që të ketë edhe zgjedhje. Qeveria është duke vazhduar mirë. Në zgjedhje shkohet veç në kriza”, ka thënë Krasniqi. Ai ka treguar se nëse dikush donë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lutfi Dervishi n? gjykat?: Vet?m nj? transplantim veshke u krye n? ‘Medicus’

Posted: 25 Apr 2018 12:31 PM PDT

Në gjykimin e mjekëve të klinikës “Medicus”, Lutfi Dervishit, i cili akuzohet për trafikim me qenie njerëzore dhe krim të organizuar si dhe Sokol Hajdinit, i akuzuar për lëndim të rëndë trupor, i akuzuari i parë ka dhënë mbrojtjen e tij, duke iu përgjigjur vetëm pyetjeve të prokurores ndërsa i akuzuari i dytë ka vendosur që të mbrohet në heshtje. I akuzuari Lutfi Dervishi ka thënë se në klinikën “Medicus” në vitin 2008 është kryer një transplantim i veshkave,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more