“Pozonte në cep të bregut, përfshihet nga vala gjigante e detit të trazuar (Video)” plus 3 more Telegrafi Dështime
“Pozonte në cep të bregut, përfshihet nga vala gjigante e detit të trazuar (Video)” plus 3 more Telegrafi Dështime |
- Pozonte në cep të bregut, përfshihet nga vala gjigante e detit të trazuar (Video)
- Nxënësit zbulojnë rastësisht se mësuesi i tyre i matematikës luan në filma porno (Foto)
- Partnerët u përleshën mbi makinën e biletave, në stacionin e trenit (Video)
- Zhytet në pishinën e papastër, vet e ka fajin që është me diarre (Video)
Pozonte në cep të bregut, përfshihet nga vala gjigante e detit të trazuar (Video) Posted: 22 Mar 2018 12:10 PM PDT Turistja e paemëruar, është përfshirë nga një valë gjigante, teksa pozonte në cepin e një bregu në Honduras. Derisa deti ishte shumë i trazuar, ajo provonte të tregonte më të mirën nga vetja para aparatit të shoqes, por përfundoi nëpër shkëmbinjtë e thepisur, transmeton Telegrafi. Megjithatë, ajo ka dalë jashtë brenda sekondave, teksa kishte pësuar disa gërvishtje. "Ky nuk është imazhi, me të cilin do krenohej në rrjetet sociale", ishte përshkrimi i videos, që u realizua nga një i pranishëm. /Telegrafi/ The post Pozonte në cep të bregut, përfshihet nga vala gjigante e detit të trazuar (Video) appeared first on Telegrafi. |
Nxënësit zbulojnë rastësisht se mësuesi i tyre i matematikës luan në filma porno (Foto) Posted: 22 Mar 2018 10:06 AM PDT Nxënësit u “frikësuan” kur zbuluan se mësuesi i tyre i matematikës ka marrë pjesë në filma pornografik, dhe se ka realizuar fotosesion nudo. Scott Sherëood, 50-vjeç, jep lëndën e matematikës në shkollën Peachheaven në lindje të Sussex-it të Australisë, ku nxënësit mbetën të shokuar kur e kuptuan se ai luan në filma për të rritur me nofkën Aaron Cage, transmeton Telegrafi. Australiani së fundmi gjatë një interviste dhënë ka deklaruar se pornografia nuk duhet konsideruar si profesion, duke e përshkruar si “puna më e mirë sekondare”. Ishte një nxënësi i cili rastësisht zbuloi identitetin e vërtetë të yllit të filmave porno, pasi hasi në një video në YouTube përbri të cilës ka shkruar “jam i frikësuar”. Menjëherë filluan edhe nxënësit tjerë të publikojnë fotografi eksplicite të mësuesit të tyre, derisa menaxhmenti i shkollës nuk ishte në dijeni për “punën” e tij të dytë. /Telegrafi/ The post Nxënësit zbulojnë rastësisht se mësuesi i tyre i matematikës luan në filma porno (Foto) appeared first on Telegrafi. |
Partnerët u përleshën mbi makinën e biletave, në stacionin e trenit (Video) Posted: 22 Mar 2018 08:20 AM PDT Të pranishmit në një stacion trenash në Kent të Anglisë, u befasuan me një çift që grindeshin dhe rriheshin, sipër makinës së biletave. E reja që ndodhej sipër, vetëm bërtiste dhe refuzonte të zbriste, derisa nuk i ngjit lart edhe partneri saj, transmeton Telegrafi. "Është në rregull, po ta blej biletën", dëgjohej ai duke thënë, ndërsa poshtë ndodhej edhe një tjetër, që besohet të jetë motra saj. Por, ajo nuk i bindej asnjërit. Nuk dihen motivet, apo si përfundoi kjo përleshje e çuditshme, që u zhvillua në mesin e shumë të pranishmëve. "Në stacionet e trenave, u pa edhe kjo përleshje" është një koment për ngjarjen, që u bë virale. /Telegrafi/ The post Partnerët u përleshën mbi makinën e biletave, në stacionin e trenit (Video) appeared first on Telegrafi. |
Zhytet në pishinën e papastër, vet e ka fajin që është me diarre (Video) Posted: 22 Mar 2018 08:17 AM PDT Sue Brewer nga South Wales, kishte paguar rreth tremijë euro, për një pushim dyjavor në Kubë. Por, qëndrimit në hotelin me pesë yje i erdhi fundi më herët se që kishte parashikuar, sepse nisi të ketë diarre të vazhdueshme, transmeton Telegrafi. Turistja 61-vjeçare, ishte zhytur në pishinën shumë të papastër, ku uji kishte marrë ngjyrën e gjelbër, si pasojë e mungesës së klorit. Derisa po trajtohej në spital dhe tregoi fotografitë e pishinës ku është zhytur, të gjithë nisën ta kritikojnë gjyshen e shtatë nipave, se si vendosi të zhytej kur pishina ishte në atë gjendje. Inspektorët kërkuan që turistët të shpërndahen dhe hoteli të mbyllet në tërësi, deri ën një vendim tjetër. Ende nuk është bërë i ditur, dëmshpërblimet që do të marrin vizitorët. /Telegrafi/ The post Zhytet në pishinën e papastër, vet e ka fajin që është me diarre (Video) appeared first on Telegrafi. |
You are subscribed to email updates from Dështime – Telegrafi. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google, 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: