“Policia arreston tre persona të dyshuar për thyerjen e xhamave të Kuvendit” plus 9 more Ekonomia Online
“Policia arreston tre persona të dyshuar për thyerjen e xhamave të Kuvendit” plus 9 more Ekonomia Online |
- Policia arreston tre persona të dyshuar për thyerjen e xhamave të Kuvendit
- Kryesia suspendon edhe tetë deputetë të VV-së, seanca rinisë në ora 18:15
- Bugajski: Aroma e gazit lotsjellës ndihet edhe në dhomën e hotelit ku po qëndroj
- VV: Arrestohet Arbërie Nagavci dhe Valon Ramadani
- Vetëvendosje kërkon dorëheqjen e Kadri Veselit
- Hoxhaj: Sonte ratifikohet demarkacioni, askush s’mund ta ndalë këtë
- Mblidhet kryesia e Kuvendit
- Kontrabanda me emigrantë, PK-ja në bashkëpunim me policitë e rajonit arreston 8 persona
- Delawie thotë se është i zhgënjyer me VV-në, Lista Serbe ta votojë demarkacionin
- Sulmohet me gurë ndërtesa e Kuvendit, thyhen dy xhama (Video)
Policia arreston tre persona të dyshuar për thyerjen e xhamave të Kuvendit Posted: 21 Mar 2018 10:14 AM PDT Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të cilët dyshohen se kanë hedhur gurë në drejtim të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës dhe kanë thyer dy xhama të kësaj ndërtese, transmeton Ekonomia Online. "Njëkohësisht përderisa janë zhvilluar aktivitete brenda në Kuvendin e Kosovës, diku rreth orës 17:10 është raportuar për një incident ku disa persona dyshohet se kanë hedhur gurë në drejtim të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku si pasojë janë thyer dy xhama të objektit të Kuvendit të RKS-së. Njësitet policore të cilat kanë qenë me detyrë zyrtare në atë lokacion, kanë vepruar menjëherë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta në afërsi të lokacionit kanë ndaluar tre (3) persona të dyshuar të cilët i kanë shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejme", thuhet në komunikatën e Policisë. Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit policor dhe njësia e forenzikës për të ekzaminuar vendin e ngjarjes. Ekonomia Online raportoi për këtë incident. LEXO EDHE:
The post Policia arreston tre persona të dyshuar për thyerjen e xhamave të Kuvendit appeared first on Ekonomia Online. |
Kryesia suspendon edhe tetë deputetë të VV-së, seanca rinisë në ora 18:15 Posted: 21 Mar 2018 10:11 AM PDT Kryesia e Kuvendit ka vendosur që seanca për votimin e demarkacionit me Malin e Zi, të rinisë në ora 18:15. Kryesia gjithashtu ka vendosur që të përjashtohen gjithsej tetë deputetë të Vetëvendosjes. Deputetët e përjashtuar janë: Ali Lajçi, Sami Kurteshi, Ismajl Kurteshi, Fatmir Kolçaku, Arbërie Nagavci, Valon Ramadani, Arbër Rexhaj dhe Shemsi Syla.
The post Kryesia suspendon edhe tetë deputetë të VV-së, seanca rinisë në ora 18:15 appeared first on Ekonomia Online. |
Bugajski: Aroma e gazit lotsjellës ndihet edhe në dhomën e hotelit ku po qëndroj Posted: 21 Mar 2018 10:10 AM PDT Eksperti amerikan, Januzs Bugajski ka komentuar gazin lotsjellës duke thënë që është ndjenjë e mirë të kthehet në Kosovë edhe pse që nga dhoma e hotelit ku po qëndron, po ndihet aroma e gazit lotsjellës. Autori dhe eksperti amerikan për çështjet e Ballkanit Janusz Bugajski tha se është kënaqësi të kthehesh në Kosovë edhe pse po e ndjej erën e gazit lotsjellës në hotel. “Njerëzit më pyesin si e njihni Kosovën dhe unë ju them që e njoh Kosovën më shumë se ju që e njihni. Kosova ka filluar vonë dhe nuk është njohur ende nga disa shtete, pastaj është Serbia e cila po mundohet të hyjë në Be. Pastaj është Maqedonia e cila ka ngelur edhe për shkak të emrit, pastaj është edhe Bosnja e cila po ashtu ka ngecur. NATO është faktor kyç për stabilitetin e rajonit në Ballkan. Rusia ka qenë një nga faktorët kyç të mos stabilitetit që ka ndikuar nga jashtë". "Ju jeni shumë të rijnë për të kujtuar luftën në Kosovë, luftë e cila nuk ishte mes dy apo tri ushtrive por ishte mes një ushtrie dhe një populli civil. Serbia ka gjithmonë prapa Rusin. Nëse je në luftë me Serbinë i bije që je në luftë edhe me Rusinë. Çfarëdo konflikti i nisur në Maqedoni do të prekte edhe Shqipërinë poashtu edhe shqiptarët në Maqedoni. Çdo konflikt i nisur në cilindo shtet të Ballkanit do të ishte prishje e stabilitetit për të gjitha shtetet", tha ai. Rrezarta Reka tha se shtetet e bashkuara dhe Bashkimi Evropian luajnë rol të rëndësishëm në rregullimin e shteteve të botës. “Ne me student kemi diskutuar për shtetet e bashkuara dhe bashkimin evropian, dhe kemi thënë se bota është më e mirë duke i pasur Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ajo. The post Bugajski: Aroma e gazit lotsjellës ndihet edhe në dhomën e hotelit ku po qëndroj appeared first on Ekonomia Online. |
VV: Arrestohet Arbërie Nagavci dhe Valon Ramadani Posted: 21 Mar 2018 10:00 AM PDT Lëvizja Vetëvendosje bën me dije se tashmë janë arrestuar edhe deputetët tjerë të Vetëvendosjes. "Janë arrestuar edhe deputetët Arbërie Nagavci dhe Valon Ramadani. Deputetët po arrestohen dhe përjashtohen nga Kuvendi derisa Kryetari i Kuvendit shan deputetët, jep urdhra për përjashtim dhe zapton atë vend që nuk e meriton. Ai është njeriu më i gabuar për këtë detyrë", thuhet në reagimin e Vetëvendosjes. "Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të deputetëve tanë dhe korrigjimin e kësaj marrëveshjeje mashtruese". The post VV: Arrestohet Arbërie Nagavci dhe Valon Ramadani appeared first on Ekonomia Online. |
Vetëvendosje kërkon dorëheqjen e Kadri Veselit Posted: 21 Mar 2018 09:59 AM PDT Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që Kadri Veseli të jap dorëheqje nga posti i kryetarit të Kuvendit, raporton Ekonomia Online. Ajo në një prononcim për medie ka thënë se kanë shkuar vet në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit pasi ata nuk janë ftuar. Sipas Haxhiut, Kryesia ka marrë vendim për përjashtimin edhe të ndonjë deputeti tjetër. "Unë nuk mbaj mend ndonjë vendim të keq për vendin ku LDK dhe PDK nuk janë bashkë pra siç duket LDK-ja është i vetmi subjek politik. Ne sapo hymë në këtë mbledhje të kryesisë hymë të paftuar sepse nuk na kanë ftuar dhe u bënë kinse nuk dimë". "Me gjasë paskan marrë vendim për me përjashtu edhe dikë tjetër. Duhet të theksoj faktin se për neve është e papranueshme që Kadri Veslei të jetë kryetar i Kuvendit, ky njeri nuk e meriton që jetë në krye të Kuvendit". "Ne kemi ardhur për t'i thënë që të dorëhiqet". The post Vetëvendosje kërkon dorëheqjen e Kadri Veselit appeared first on Ekonomia Online. |
Hoxhaj: Sonte ratifikohet demarkacioni, askush s’mund ta ndalë këtë Posted: 21 Mar 2018 09:55 AM PDT Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka thënë se si partner të koalicionit janë të vendosur që sonte të ndodh ratifikimi i demarkacionit. Ai ka thënë se në demokraci debati zhvillohet me pikëpamje politike e jo me metoda të dhunshme. "Ajo çfarë po ndodh është një situatë absurde. Jemi të vendosur që kjo temë të mbyllet sonte. Këtë proces nuk kanë mundur ta ndalin as para tri viteve dhe nuk do ta ndalë askush as sonte", ka thënë Hoxhaj. Ai ka theksuar se viti 2018 nuk do të jetë vit i tymit por i punës dhe se sonte do ta ratifikojnë demarkacionin. The post Hoxhaj: Sonte ratifikohet demarkacioni, askush s’mund ta ndalë këtë appeared first on Ekonomia Online. |
Posted: 21 Mar 2018 09:43 AM PDT Mblidhet sërish kryesia e Kuvendit të Kosovës pas hedhjes për herë të kartë të gazit lotsjellës. Më parë Kryesia e Kuvendit kishte marrë vendim që të përjashtonte pesë deputetë të Vetëvendosjes, të cilët më pas u arrestuan nga Policët. The post Mblidhet kryesia e Kuvendit appeared first on Ekonomia Online. |
Kontrabanda me emigrantë, PK-ja në bashkëpunim me policitë e rajonit arreston 8 persona Posted: 21 Mar 2018 09:40 AM PDT Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të gjerë policor me bashkëpunim ndërkombëtar, i cili ka rezultuar me arrestimin e tetë (8) personave të dyshuar, për përfshirje në raste të kontrabandës me emigrantë, transmeton Ekonomia Online. Operacioni policor, i bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Departamenti Kundër Krimeve të Rënda, është realizuar nga Sektori i Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare, i asistuar edhe nga njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës. Sipas një komunikate të Policisë së Kosovës si rezultat i planifikimeve dhe veprimeve operacionale policore, janë kryer shtatë (7) kontrolle në disa lokacione që shtrihen në rajone të ndryshme të Republikës së Kosovës si në Prishtinë, Pejë, Gjakovë dhe Ferizaj, ku në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:2 pasaporta të shteteve të ndryshme,
Në komunikatë thuhet se këtij operacioni policor i ka paraprirë edhe një bashkëpunim i vazhdueshëm ndërkombëtar me autoritetet policore të shteteve të ndryshme të rajonit duke përfshirë edhe Slloveninë, nën asistimin dhe koordinimin e EUROPOL-it, në të cilat po ashtu janë realizuar operacione policore me karakter të njëjtë. Me vendim të prokurorit kompetent të gjithë personave të dyshuar iu është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve. The post Kontrabanda me emigrantë, PK-ja në bashkëpunim me policitë e rajonit arreston 8 persona appeared first on Ekonomia Online. |
Delawie thotë se është i zhgënjyer me VV-në, Lista Serbe ta votojë demarkacionin Posted: 21 Mar 2018 09:31 AM PDT Ambasadori amerikan, Greg Delawie, ka thënë se është i zhgënjyer me skenat e sotme në Kuvend, ku për herë të katërt u ndërpre seanca për demarkacionin për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës. Ai po ashtu ka thënë se do të donte të shihte Listën Serbe teksa voton pro demarkacionit. "Jam shumë i zhgënjyer që një parti po e shfrytëzon dhunën për ta penguar demokracinë. Shpresoj që deputetët të kthehen në Kuvend për të votuar po për votimin e demarkacionit”. “Do të doja të shihja këtu edhe deputetët e Listës Serbe që të votojnë për një marrëveshje që qartazi është në të mirë të tyre. Kosova duhet të bëjë përparim". The post Delawie thotë se është i zhgënjyer me VV-në, Lista Serbe ta votojë demarkacionin appeared first on Ekonomia Online. |
Sulmohet me gurë ndërtesa e Kuvendit, thyhen dy xhama (Video) Posted: 21 Mar 2018 09:27 AM PDT Dy xhama të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës janë thyer. Bëhet fjalë për anën e ndërtesës së Kuvendit nga hyrja e komunës së Prishtinës, pranë sheshit “Adem Jashari”, raporton Ekonomia Online. Afër kësaj hapësire të Kuvendit është parë një grumbull i aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Në fotografitë që ka siguruar Ekonomia Online shihen pjesëtarë të Policisë duke qëndruar në këtë hapësirë. Policia ka konfirmuar se për këtë incident ka arrestuar tre persona.
The post Sulmohet me gurë ndërtesa e Kuvendit, thyhen dy xhama (Video) appeared first on Ekonomia Online. |
You are subscribed to email updates from Ekonomia Online. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google, 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: