Skip to main content

“I dënuar në Fier për tentativë grabitje , në qeli i gjendet thika 14 cm” plus 9 more - Gazeta Dita

“I dënuar në Fier për tentativë grabitje , në qeli i gjendet thika 14 cm” plus 9 more - Gazeta Dita


I dënuar në Fier për tentativë grabitje , në qeli i gjendet thika 14 cm

Posted: 21 Mar 2018 01:47 AM PDT

I dënuar në burgun e sigurisë së lartë të Fierit, për tentativën e vjedhjes së një banke në Tiranë, shtetasi Nazmi Çaka është pikasur me armë të ftohta në qelinë ku vuan dënimin.

22-vjeçarit nga Durrësi i është gjetur nga grupi i kontrollit një tigan i deformuar, ku një pjesë anësore i mungonte. Në dritaren e dhomës i është gjetur ajo çka i mungonte tiganit: një thikë me gjatësi totale 14 cm, raporton Ballkan Web.

Thika e krijuar nga pjesët e tiganit ishte mbështjellë me leckë ngjyrë blu në formën e dorezës, dhe dyshohet se mund të përdorej nga Çaka gjatë ndonjë konflikti të mundshëm. Përveç saj, i është gjetur edhe një unazë e krijuar po nga pjesë të tjera të tiganit. Dyshohet se mund të përdorej për të sulmuar me grusht.

Edhe pasi është këqyrur vendi i ngjarjes, gardianët e burgut dhe oficerët e policisë gjyqësore nuk kanë arritur dot të gjejnë mjetet me të cilat është prerë tigani e i është dhënë forma dhe mprehtësia thikës e unazës së improvizuar.

I riu është proceduar për veprën penale "futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim". Ndërsa më 5 mars të vitit të kaluar, Nazmi Çaka u akuzua se tentoi të grabisë një bankë në kryeqytet.

s.a/dita

Goditen 2 organizata të lidhura me Camorra-n dhe Ndrangheta-n në Itali, në pranga dhe një grua

Posted: 21 Mar 2018 01:32 AM PDT

Operacioni për çmontimin e dy organizatave kriminale të lidhura me Camorra-n dhe Ndrangheta-n nisi që në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në të morën pjesë 200 karabinierë të Komandës provinciale të Romës në bashkëpunim me të Napolit, të cilët ekzekutuan urdhra arresti për 19 persona, mes tyre disa shqiptarë dhe një grua.

Mediat italiane shkruajnë se për 16 persona është dhënë masa e “arrestit me burg”, ndërsa për 3 të tjerët është dhënë masa “arrest shtëpie”.

Personat në fjalë akuzohen për organizatë kriminale me qëllim trafikimin e kokainës, por në rrethana të rënduara nga përdorimi i armëve.

Dy prej të arrestuarve i është shtuar ndër të tjera edhe akuza për lëndime të kryera në mënyrë mafioze me armë zjarri.

Sipas një njoftimi të Karabinierisë, hetimi i karabinierëve të Njësisë investigative të Romës i shtyrë nga Prokuroria e Romës, ka dokumentuar  veprimtarinë e dy organizatave të njohura kriminale në bashkëpunim me njëra-tjetrën.

Dy organizatat e armatosura janë të lidhura konkretisht me: Camorra-n, të drejtuar nga vëllezërit Salvatore dhe Genny Esposito dhe me mafiozin Vincenzo Polito, i cili bashkëpunonte me eksponentë të Ndrangheta-s në provincën e Reggio Calabria, me familjet Filippone e Gallico.

44 kontrolle të tjera të karabinierëve janë duke vazhduar mes Romës e Napolit.

s.a/dita

Sa kontribuues të rinj në 2017, sa të vetëpunësuar dalin nga skema

Posted: 21 Mar 2018 01:16 AM PDT

Gjatë vitit të kaluar 34,099 kontribuues të rinj iu shtuan skemës së pensioneve, raportohet në të dhënat zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Në total numri i kontribuuesve në skemë u rrit me 4.7 për qind dhe ndikimin më të madh e kanë dhënë të punësuarit në biznes privat. Në bizneset private u raportuan 32,327 persona të siguruar rishtas vitin e kaluar me një rritje prej 9.9 për qind. Kjo rritje ka ardhur për dy arsye kryesore:

  • formalizimi
  • rritja e punësimit në sektorin e fasonit

Qeveria shqiptare vitin e kaluar hyri në fazën e dytë të luftës antiinformalitet, e cila u përqendrua në formalizmin e punonjësve në sektorin privat. Gjithashtu sektori i industrisë, sidomos sektori fason është zgjeruar me shpejtësi vitin e kaluar duke dhënë një kontribut të theksuar në punësim.

Në të kundërt sektori i vetëpunësimit po reflekton një krizë. Vitin e kaluar kanë dalë nga skema e sigurimit rreth 10 mijë persona duke e ulur numrin e kontribuuesve në këtë kategori në 110,472 mijë më 2017 nga raport me 120,460 mijë që ishin më 2016.

Gjithashtu kontribuuesit në ndërmarrjet shtetërorë u rriten me 3,4 për qind. Përmirësim i numrit te kontribuuesve u pa edhe në fshat me rreth 10 për qind. Gjithsesi, kontribuuesit në fshat janë shumë të pakët në numër në raport me vitin 2014, para se të aplikohej reforma e re pensioneve që rriti masën e kontributit për këtë kategori.

Prej rritjes së numrit të kontribuuesve, të ardhurat në skemën e sigurimeve u rritën në 86 ,9 miliardë lekë ose 8.3 për qind më shumë se një vit me parë, sipas të dhënave zyrtare të ISSH-së. Të ardhurat u rritën prej arkëtimeve në personat fizikë dhe juridikë, që përfaqësojnë të punësuarit në sektorin jobujqësor.

Por nga ana tjetër shpenzimet për skemën kanë vijuar rritjen edhe gjatë vitit të kaluar me një total 114 miliardë lekë ose 4.4 për qind më pak se viti i kaluar. Gjithsesi deficiti i skemës është zbutur disi për shkak se ritmet e rritjes së të ardhurave kanë qenë më të larta se rritja e shpenzimeve. /Monitor

s.a/dita

Demarkacioni sërish në Kuvend, sigurohet vota e një deputeti serb

Posted: 21 Mar 2018 01:05 AM PDT

Demarkacioni i vijës kufitare me Malin e zi është shtyrë seancë pas seance në arenën politike Kosovare, për shkak se nuk sigurohen 80 votat e nevojshme për ratifikimin e marrëveshjes.

Seanca e radhës për votimin e marrëveshjes së demarkacionit do të zhvillohet të mërkurën në orën 11:00.

Mësohet nga Top Channel se është siguruar ndërkohë vota e një deputeti serb, por mbetet për t’u parë nëse do të sigurohen apo jo 80 votat e domosdoshme për ratifikimin.

s.a/dita

Raporti i FMN: Shqipëria, me rritjen më të shpejtë ekonomike në rajon

Posted: 21 Mar 2018 12:55 AM PDT

Fondi Monetar Ndërkombëtar mbylli dje programin e parë të monitorimit me qeverinë. Në përfundim të vizitës në vendin tonë, kryesuar nga Anita Tuladhar, përmes një deklarate vlerësoi qëndrueshmërinë e mjedisit ekonomik dhe politik në Shqipëri.

FMN-ja deklaroi se Shqipëria gëzon në rajon një nga rritjet më të shpejta ekonomike.Gjithashtu rekomandoi përshpejtimin e reformave, pasi momenti i mirë ekonomik mund të mos zgjasë shumë.

"Shqipëria po gëzon një prej rritjeve më të shpejta ekonomike në rajon. Mjedisi makroekonomik dhe politik është i qëndrueshëm. Politikëbërësit do të duhet ta shfrytëzojnë këtë periudhë të mirë për të çuar më tej reformat për zbutjen e risqeve, që lindin nga borxhi i lartë publik, detyrimet e kushtëzuara dhe nga kreditë nën standard në sektorin financiar, dhe për ta fuqizuar potencialin e rritjes afatmesme kundrejt një klime të vështirë për investimet me nivel të lartë informaliteti dhe sundim të dobët të shtetit ligjor.

Prioritetet kyçe janë: çuarja përpara e konsolidimit fiskal; rritja e efikasitetit të shpenzimeve të investimeve publike; fuqizimi i kuadrit institucional për mbikëqyrjen bankare dhe zgjidhjen e kredive nën standard; dhe heqja e pengesave në mjedisin e biznesit/investimeve nëpërmjet reformave në gjyqësor dhe kundër korrupsionit", thuhet në deklaratën e FMN-së.

EFEKTET E REFORMAVE

"Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se përpjekjet për vazhdimin e reformave do të rrisnin mundësinë e integrimit të vendit në BE dhe standardet e jetesës për qytetarët. Këto përpjekje do ta hapin ekonominë edhe ndaj mundësive të reja për rritje, do ta ndihmojnë Shqipërinë t'i afrohet më shumë integrimit në BE dhe do të siguronin standarde më të larta jetese për popullin shqiptar. Rimëkëmbja ekonomike po përshpejtohet.

Shqipëria po gëzon një prej rritjeve më të shpejta ekonomike në rajon, ndërsa norma e rritjes ekonomike çmohet se do të arrijë 3,9 për qind në 2017 dhe 3,7 për qind në 2018. Kushtet e financimit janë tejet të favorshme, ndërkohë që norma e inflacionit dhe normat e interesit vijojnë të jenë shumë të ulëta. Po përshpejtohet rritja e investimeve dhe besimi vijon të jetë i lartë. Eksportet po rriten, të mbështetura nga rimëkëmbja e fortë ekonomike e partnerëve tregtarë nga BE-ja.

Rezervat valutore të Bankës së Shqipërisë (BSH) janë të mjaftueshme (mbi 6 muaj mbulim importesh), ndërsa flukset hyrëse të investimeve të huaja direkte (IHD) vijojnë me një ritëm të qëndrueshëm. Megjithëse rimëkëmbja ende nuk mbështetet nga kreditimi, sektori bankar është i qëndrueshëm, likuid dhe rentabël", thuhet në deklaratë.

PARASHIKIMI PËR EKONOMINË

Sipas FMN-së, situata duhet të shfrytëzohet nga qeveria për përshpejtimin e reformave. "Parashikimi për rritjen ekonomike të Shqipërisë mbetet pozitiv, me kusht që të përshpejtohet ritmi i reformave, për ta rritur besimin dhe për të krijuar një mjedis të favorshëm për investime të reja dhe rritje. Risqet vijojnë të mbeten në horizont.

Ndërkohë, ky ritëm i rritjes ekonomike mund të mos zgjasë shumë. Rritja në BE ka ritme përshpejtuese që prej vitit 2016. Por rimëkëmbja e rritjes ekonomike është përgjithësisht ciklike dhe parashikimi afatmesëm mbetet i ulët për shkak të problemeve të pazgjidhura që ka lënë pas kriza të rritjes së dobët të produktivitetit dhe të faktorëve frenues demografikë", citohet në deklaratë.

s.a/dita

21 mars 2018

Posted: 20 Mar 2018 06:00 PM PDT

Horoskopi, 21 mars 2018

Posted: 20 Mar 2018 03:22 PM PDT

Dashi

Sot duhet të tregoheni të përmbajtur,pasi Afërditës në një pozicion jo të favorshëm për ju, i është bashkangjitur edhe një hënë "zevzeke". Prisni të jenë të tjerët ata që sulmojnë të parët.

 

Demi

Sot "mikja"juaj e qiellit është Hëna, e cila do të mbështesë gjithçka në jetën tuaj private, në mënyrë të veçantë raportet me partnerin. Nuk përjashtohet një udhëtim i shkurtër, por interesant.

 

Binjakët

Duhet të bëni kujdes, se vërtet që kërkoni kohë për projektet tuaja, por keni bërë aq shumë premtime sa që tani nuk dini nga t'ia filloni. Ndoshta sot Mërkuri mund "t'ju ftillojë" për të gjetur fillin.

 

Gaforrja

Deri tani "të qëndruarit duarkryq" për disa kohë mund t'ju ketë vlejtur, por që sot ka ardhur momenti të shkundeni e të viheni në lëvizje. Marsi ju ndihmon  të rifitoni besimin në vetvete.

 

Luani

Marsi dhe Jupiteri vërtet që janë yjet tuaj të mirë, por duhet të bëni kujdes sepse stimujt e tyre janë të tillë që mund t'ju bëjnë të bieni në një lloj narcizizmi të dëmshëm. Mirë shëndeti.

 

Virgjeresha

Sot jo vetëm që nuk duhet të qëndroni të mbyllur në vetvete, por është mirë të qëndroni sa më pak në shtëpi. Marsi, me tensionet që sjell ju bën zevzekë dhe të padurueshëm për të tjerët.

 

Peshorja

Edhe sot duket se do të vazhdojë "mëria" e Afërditës me të lindurit e kësaj shenje, prandaj  ka shumë të ngjarë që të jenë pak të shoqërueshëm. Mundohuni të jeni të përpiktë në takime.

 

Akrepi

Eshtë Afërdita ylli që stimulon prirjet tuaja hedoniste dhe një gjendje e tillë shpirtërore do të reflektohet jo vetëm në raportet ndërpersonale, por edhe në rezultate shumë të mira në punë.

 

Shigjetari

Eshtë Mërkuri ai që mund "t'ju "sugjerojë" ndonjë ide gjeniale, por e keqja juaj (dhe kjo ka ndodhur jo rrallë) është se nuk dini ta ruani dhe jua "vjedhin" të tjerët. Interesant erosi.

 

Bricjapi

Duke qenë se (në sajë të yjeve të mirë) gjendja juaj ekonomiko-financiare bëhet më inkurajuese, edhe gjendja psiko-fizike sa vjen e bëhet më e mirë dhe ju më të kthjellët në mendime.

 

Ujori

Nëse punoni në një skuadër dhe, për aftësitë tuaja organizative ju zgjedhin për leader,  duhet ta pranoni këtë rol, por me kusht që ta përdorni me inteligjencë dhe pa keqpërdorur autoritetin.

 

Peshqit

Nëse e vini re se komunikimin me të tjerët e keni "çuditërisht: më të lehtë, mos u çuditni shumë sepse është harmonia e Afërditës dhe e hënës në shenjë që jua imponon. Mirë shëndeti.

Përse shkon ministri Fatmir Xhafaj në Amerikë?

Posted: 20 Mar 2018 03:21 PM PDT

Ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj është nisur sot për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Siç bëhet e ditur, në Shtetet e Bashkuara, ai do të ketë një agjendë të veçantë dhe të ngjeshur, e cila është përgatitur me kujdes dhe do të jetë dëshmi e një bashkëpunimi të frytshëm mes Institucionit që ai drejton dhe strukturave përkatëse në vendin pritës.

Prej shumë kohësh është folur se Ministri i Punëve të Brendshme është, më shumë se gjithçka tjetër, një përzgjedhje e Shteteve të Bashkuara. Si duket, këmbëngulja e tij në ndërtimin dhe Miratimin e Draftit Kushtetues për Reformën në Drejtësi, që ishte kurdoherë në të njëjtën linjë me qëndrimin e Shteteve të Bashkuara, i kanë lejuar atij të krijojë staturën e një politikani të besuar.

Në fakt, veç takimeve zyrtare dhe mbështetjes së plotë që do i jepet atje, do të ketë edhe takime të tjera, të mbajtura brenda një grupi të caktuar, që lidhen jo vetëm me reformën në drejtësi, por edhe me çështje të tjera, për të cilat është e interesuar FBI, por ndoshta,  edhe CIA e struktura të tjera të cilat janë tepër të interesuara për luftimin e krimit dhe të korrupsionit në Shqipëri, por edhe grupimeve të tjera, politike apo jashtë politikës, të cilat i  bien ndesh strategjisë dhe politikës afatgjatë të Shteteve të Bashkuara në Ballkan e sidomos në Shqipëri apo në Kosovë.

Takimet e tij do të jenë mjaft frytdhënëse për përcaktimin e krimit që ka ndodhur dhe parandalimin në të ardhmen; për ndëshkimin dhe rihapjen e shumë çështjeve të mbetura në errësirë dhe forcimin e rolit të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me strukturat përkatëse të këtij vendi.

Edhe gjatë qëndrimit në Landin e Bavarisë, që është çelësi i hyrjes në shtetin gjerman, ai gjeti mbështetje të plotë dhe ranë në një mendje për vazhdimin e punës së përbashkët.

Por në SHBA, vizita e ministrit Xhafaj do të ketë një dendësi më të ngjeshur dhe frytet do të jenë më të mëdha. Nga ana tjetër, kjo vizitë do të dëshmojë se shteti dhe qeveria e SHBA janë në krahun dhe mbështetjen e plotë të aktivitetit të zotit Xhafaj.

Shumë gjëra kanë filluar të lëvizin nga vendi. Më në fund!

E.H/DITA

Trafik droge nga Shqipëria në Greqi, arrestohen 12 persona

Posted: 20 Mar 2018 02:48 PM PDT

 

Një organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike nga Shqipëria në Greqi është shkatërruar nga policia greke, pas disa muajsh hetime.

Janë arrestuar 12 persona, 11 prej të cilëve grekë dhe 1 shqiptar.

Shtypi grek raporton se njëri prej të arrestuarve është oficer policie, 32 vjeç.

Kjo organizatë kriminale importonte lëndë narkotike nga vendi ynë drejt Greqisë. Më pas droga shpërndahej në Selanik, Kostur dhe Kozan. Oficeri i policisë informonte anëtarët e organizatës kriminale duke i vënë në dijeni për lëvizjet policore në vendet ku ata shpërndanin kanabisin.

Gjatë operacionit të policisë greke, u sekuestruan 9.7 kg kanabis, 506 gram kokainë, 3 peshore elektronike, 8995 Euro, 20 celularë dhe një pistoletë.

Në të njëjtën dosje hetimore, përfshihen edhe 100 persona, 96 burra dhe 4 gra, si përdorues të lëndëve narkotike që i kanë blerë nga kjo organizatë kriminale.

l.h/ dita

“Deti”/ Krisafi: Nuk do të ketë gafa si ato të 2009-ës

Posted: 20 Mar 2018 02:29 PM PDT

 

Ksenofon Krisafi, njeriu që kryesoi negociatat me Italinë për kufirin detar, i është kërkuar nga Presidenti dhe ministri Jashtëm t'i bashkohet rinegocimit të detit me Greqinë.

Krisafi si një ndër kundërshtuesit më të mëdhenj të paktit të 2009-s me Greqinë, është shprehur se gabimet që u bënë në 2009-ën nuk kanë për të ndodhur pasi faktorët politikë që ndikuan aso kohe nuk janë më prezent.

 "Besoj që gabimet që u bënë me negociatat në vitin 2009 nuk duhet të ndodhin dhe nuk do ndodhin. Ato faktorë që ndikuan për keq në vitin 2009 nuk janë më prezent. Ndërhyrja brutale, violente e politikës në kompetencën e delegacionit nuk ka pse të jetë. Përbërja e këtij delegacioni ka një përzgjedhje të kujdesshme për t'i dhënë prioritet kompetencës profesionale".

Profesor Krisafi sqaron se cila do të jetë pjesa e vështirë e këtyre negociatave.

"Është fjala për të vendosur kufij, të cila nuk i vendos dot nesër, pasnesër, apo pas 10 vitesh. Këta kufij do të vendosen në një zonë për të cilën flitet gjerë e gjatë se ka pasuri të konsiderueshme dhe këto pasuri duhen ndarë siç i takon të ndahen".

I pyetur nëqoftëse kufijtë mund të negociohen deri për Pashkë, atëherë kur pritet vizita e Kryeministrit Tsipras, ai u përgjigj se "çdo gjë ndodh. Por nëse do i referohemi eksperiencës me vendet e tjera duket pak e vështirë. Në shumë vende të tjera kanë zgjatur negociatat me 5-6 vite".

l.h/ dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more