Skip to main content

“Zidane: Nuk e merituam humbjen” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Zidane: Nuk e merituam humbjen” plus 9 more Telegrafi Futboll


Zidane: Nuk e merituam humbjen

Posted: 27 Feb 2018 02:26 PM PST

Real Madrid vuan nga një disfatë tjetër befasuese e ardhur nga Espanyoli, ndërsa Zinedine Zidane beson se merituam më shumë.

Trajneri ka folur pas ndeshjes duke thënë se nuk e merituan humbjen.

“Nganjëherë nuk mund ta kuptosh futbollin. Duhet t'i pranosh momentet e vështira".

“Pas pesë ndeshjeve me rezultat të mirë dhe lojë, sot nuk arritëm të menaxhonim siç duhet".

Zinedine Zidane gjatë ndeshjes. (Photo by Alex Caparros/Getty Images )

Sipas trajnerit paraqitja e sotshme ka merituar më shumë se asgjë, pas atij goli të Gerard Moreno.

“Nuk e merituam humbjen. Dhemb. Espanyoli kishte disa gjasa. Është një rezultat i keq", ka thënë Zidane

Trajneri francez në fund tha se e nisën lojën keq në pjesën e dytë dhe kjo i kushtoi skuadrës. /Telegrafi/  

The post Zidane: Nuk e merituam humbjen appeared first on Telegrafi.

Bild për Rashicën: Kur do të ndizet raketa e blerë me miliona nga Werderi?

Posted: 27 Feb 2018 02:15 PM PST

Mesfushori i Përfaqësues së Kosovës, Milot Rashica, është blerja më e shtrenjtë në histori të Werderit.

Erdhi para katër javësh nga Holanda, pikërisht nga Vitesse Arnheim, por deri më tani nuk ka arritur të tregojë edhe shumë nga talenti i tij.

E dashura e tij Belkiz Kera, e ka lënë nën hije lojtarin në këto javët e para, pasi para ndeshjes me Schalke, ajo postoi një foto ku dukej shumë e bukur, shkruan Bild.

Foto e postuar nga Belkiz Kera

Ndaj  Freiburgut ai luajti vetëm 16 minuta, ndërsa nuk luajti fare me Wolfsburgun dhe Hamburgun.

Por a janë humbur 7.5 milionë euro që u paguan për raketën?

Rashica gjatë një dueli ndaj Schalkes

Sipas Jeroen Kapteijns, ekspert i futbollit holandez, që punon në De Telegraaf, lojtarit duhet t'i ipet kohë.

"Rashica nuk ka nevojë për ndihmë, është investim për të ardhmen", ka thënë Kapteijns për BILD.

“Kampionati holandez e ka humbur kualitetin, sidomos në vitet e fundit. Miloti duhet të mësohet tani me nivelin e lartë të Bundesligës. Mund të ndodh që të mos e shohim më të mirën e tij deri në sezonin e ardhshëm".

Rashica në debutimine tij te Werder

Rashica aktualisht sa i përket formacionit mbetet prapa Aron Johannssonit dhe Zlatko Junuzovicit.

Kapteijns beson në kualitetet e Rashicës: “Ai do të bëhet lojtar startues i Werderit. Ai e ka talentin e Marko Arnautovicit. Vetëm se nga mendja është më i qetë (qesh)". /Telegrafi/

The post Bild për Rashicën: Kur do të ndizet raketa e blerë me miliona nga Werderi? appeared first on Telegrafi.

Pochettino: Maradona para Messit, gjithçka e hapur me Juventusin

Posted: 27 Feb 2018 01:50 PM PST

Mauricio Pochettino ka thënë se Diego Maradona vjen para Lionel Messit, në pikëpamjen e tij.  

Dyshja llogaritet si ndër më të mirët që kanë luajtur në histori, por sipas trajnerit të Tottenhamit, ylli i Napolit është më lartë.

“Messi? Maradona i pari", ka thënë ai në një intervistë në radio.

Messi dhe Maradona

The Spurs do të takohen me Juventusin, në ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve që u mbyll 2-2.

“Juventus është një skuadër e madhe me lojtarë të mëdhenj".

“Mbetet një ndeshje e hapur. Kemi ende punë për të bërë".

Pamje nga ndeshja e parë. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

“Rezultati nga ndeshja e parë është shumë i mirë, por nuk ka favorit".

Ndeshja kthyese zhvillohet në Wembley me 7 mars. /Telegrafi/  

The post Pochettino: Maradona para Messit, gjithçka e hapur me Juventusin appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve: Espanyol 1-0 Real Madrid, dështim i sulmit madrilen

Posted: 27 Feb 2018 01:17 PM PST

Real Madridi ka pësuar humbje nga Espanyoli me rezultat 1-0 në kuadër ta javës së 26-të të La Ligas.

Mbretërit kishin pushuar Cristiano Ronaldon, por doli lëvizje e pamenduar edhe pse skuadra ishte në formë të mirë para kësaj ndeshje, ku vinin nga disa fitore radhazi.

Lojtari më i mirë në ndeshje te Real Madridi ishte Mateo Kovacic me notën 8.4.

Notë të njëjtë mori edhe sulmuesi i Epsanyolit që e shënoi golin e fitores, Moreno.

Konkurrencë e fortë për lojtarin më të dobët të ndeshjes, pasi e gjithë vija e sulmit te Real Madridi dështuan.

Bale, Vazquez dhe Asensio janë notuar me 6.5.

Në anën tjetër te vendasit kishte disa lojtarë të notuar lartë si Garcia dhe Sanchez. /Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve: Espanyol 1-0 Real Madrid, dështim i sulmit madrilen appeared first on Telegrafi.

Real Madridi mposhtet nga Espanyoli, vendos goli i Morenos në kohën shtesë (Video)

Posted: 27 Feb 2018 12:51 PM PST

Real Madridi ka pësuar humbje si mysafir nga Espanyoli me rezultat 1-0. 

Me Cristiano Ronaldon në pushim, Real Madridi duket një skuadër normale që as ndaj Espanyolit nuk arrin ta bëjë diferencën.

'Mbretërit' e nisin me një rast të mirë me Gareth Bale që në minutën e 7-të, por Diego Lopez tregon reflekse të jashtëzakonshme.

Espanyol rrezikon me një rast shumë të mirë me Gerard Morenon, por gjuajtja e tij shkoi jashtë portës.

Vendasit arritën të shënojnë në minutën e 31, por goli u anulua nga pozita e jashtëlojës që ishte mjaftë e dyshimtë.

Gareth Bale. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Në pjesën e dytë vendasit kishin disa raste, ndërsa Reali nuk arriti të rrezikojë pothuajse asnjëherë.

Oscar Duarte i pari, pastaj edhe Moreno kishin raste të mira që në fillim.

Getty Images

Moreno që ishte më i miri në fushë, gjuajti edhe dy herë të tjera bukur, por nuk kishte fat.

Kur të gjithë pritën barazimin, në skenë doli Moreno i cili e meritoi golin dhe me një gjuajtje të fortë shënoi për 1-0.

Pas këtij barazimi mbretërit mbesin në pozitën e tretë me 51 pikë të tubuara. /Telegrafi/

The post Real Madridi mposhtet nga Espanyoli, vendos goli i Morenos në kohën shtesë (Video) appeared first on Telegrafi.

Queiroz: Ronaldo më i mirë në botë, Messi nuk futet në konkurrencë

Posted: 27 Feb 2018 12:21 PM PST

Të gjithë ata që përcjellin futboll kanë marr pjesë në një debat se kush është më i mirë, Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi, por trajneri aktual i Iranit, dhe ish trajneri i Real Madridit, Carlos Queiroz, ka dhënë një përgjigje interesante. 

Sipas tij Ronaldo është më i miri nga njerëzit, ndërsa Mess nuk është i tillë.

“[Cristiano Ronaldo] është lojtari më i mirë në botë".

“Gjithmonë e kam thënë se Messi është një lojtar i jashtëzakonshëm, ai është jashtë kësaj bote".

“Nëse do të ishte njeri, ai nuk do ta kishte atë moment magjik kundër Iranit në Kupën e Botës 2014".

“Nuk më pëlqen të humbas, por nga ajo ndeshje u largova jo me ndjenja negative".

“Ishte një moment magjik ai që ndodhi në atë ndeshje".

Queiroz që do ta ketë përballë Portugalinë ka bërë shaka duke thënë se ka disa Ronaldos në skuadrën e tij.

“Kohët kanë ndryshuar, tani kam disa Ronaldo të tjerë me mua".

“Lojtarë të rëndësishëm si [Alireza] Jahanbakhsh, [Reza] Goochannejad dhe [Ali] Karimi", ka thënë Queiroz. /Telegrafi/ 

The post Queiroz: Ronaldo më i mirë në botë, Messi nuk futet në konkurrencë appeared first on Telegrafi.

Nga infuzioni që i dha mjekja bukuroshe, Nasri dënohet me gjashtë muaj nga UEFA

Posted: 27 Feb 2018 11:53 AM PST

Ish mesfushori i Arsenalit dhe Manchester Cityt, Samir Nasri, është dënuar me gjashtë muaj nga UEFA për mos përmbajtje të rregullave anti-doping. 

Nasri kur ishte në një udhëtim në Los Angelos në vitin 2016 ai kishte shkuar në një klinikë ku kishte marr infuzion, gjë që u zbulua nga World Anti-Doping Agency (WADA).

Wada parashikon një infuzion të limtuar me 50 mililitra brenda gjashtë orëve, por ai mësohet se ka marr infuzion 500 mililitra.

Në atë kohë ai ishte në huazim nga City te Sevilla, ndërsa francezi ndihej i sëmurë dhe kishte të vjella.

Ai fillimisht vizitoi Dr Sarabjit Anand, ku mori një diagnozë fillestare.

Pastaj ai thirri në hotel një doktoreshë, të kompanisë, Drip Doctors, me emrin Jamila Sozahdah, e cila publikoi edhe një foto në rrjetet sociale.

Nasri është aktualisht pa klub, pasi është larguar nga Antalyasporin në janar pas vetëm gjashtë muajve me ekipin turk.

Ish-mesfushori 30-vjeçar francez ka luajtur dhe për Arsenalin. Ai ka fituar dy tituj në Ligën Premier me klubin nga Etihad.

Në përputhje me rregullat e UEFA-s, Nasri ka të drejtën të apelojë vendimin për ndalimin e tij për gjashtë muaj.

Ai ishte në kërkim të skuadrës së re, ku Las Palmas ishte një mundësi e mirë për të. /Telegrafi/

The post Nga infuzioni që i dha mjekja bukuroshe, Nasri dënohet me gjashtë muaj nga UEFA appeared first on Telegrafi.

Statistikat thonë se Neymari është i pazëvendësueshëm, Emery ka dy opsione për Real Madridin nëse braziliani nuk luan

Posted: 27 Feb 2018 11:06 AM PST

Lëndimi i Neymarit ndaj Marseille është një humbje e madhe e Paris Saint-Germain për ndeshjen ndaj Real Madrid në Ligën e Kampionëve.

Braziliani është kthyer në një ikonë të futbollit në Francë pasi e theu rekordin si transferimi më i shtrenjtë në histori.

Ai ka marrë pjesë në 46 gola të shënuar nga skuadra, duke shënuar 29 herë vetë dhe duke dhuruar 17 asistime.

Pamje nga lëndimi dhe mjekët rreth tij

Në Evropë vetëm ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka shënuar më shumë se ai  (34), ndërsa edhe sa i përket rasteve të krijuara ai mbetet vetëm pas Kevin De Bruyne (84), Dimitri Payet (76) dhe Mesut Ozil (72).

Braziliani është i pari edhe sa i përket tentimeve me (232), driblime të kompletuara (142) dhe duele të fituara i dyti me (269), pas Richarlison të Watfordit.

Neymar (Getty Images)

Nëse ai mungon do të ketë kokë dhembje për Unai Emeryn, por sa i përket zëvendësimit, mund ta gjejë atë mes Angel Di Marias dhe Julian Draxlerit.

Argjentinasi ka shënuar nëntë gola dhe ka dhënë gjashtë asistime vetëm në viti 2018, ndërsa gjermani në Ligën e Kampionëve ka treguar paraqitje të mira.

Trajneri spanjoll duhet të mendojë që ta ndryshojë edhe taktikën ndoshta për këtë ndeshje.

Në ndeshjen e fundit ka luajtur me 4-3-3, por që mund ta ndryshojë me dy mesfushorë, ku do të zgjedh mes Giovani Lo Celso, Marco Verratti dhe Lassana Diarra. /Telegrafi/

The post Statistikat thonë se Neymari është i pazëvendësueshëm, Emery ka dy opsione për Real Madridin nëse braziliani nuk luan appeared first on Telegrafi.

Guardiola nuk dorëzohet: Mund të më dënoni, por fjongon nuk e largoj

Posted: 27 Feb 2018 10:48 AM PST

Pep Guardiolas i është  ngritur një akuzë nga Federata Angleze, pasi në ndeshjet e fundit ai ka bartë një fjongo të verdhë dhe sipas tyre, ajo përmban mesazh politik.

Guardiola është nga Katalunia dhe është një përkrahës i flaktë i pavarësisë së këtij vendi.

Edhe pse pritet të dënohet ai ka thënë se do ta paguajë dënimin, por nuk do ta largojë fjongon.

Guardiola gjatë ndeshjes

"I pranoj gjobat. Unë jam një njeri para se të jem trajner"

"Në Kataluni janë katër burra në burg. Kjo fjongo do të jetë gjithnjë me mua".

Tifozët gjatë ndeshjes Arsenal – Manchester City

"Nuk ka lidhje me politikanët, por me demokracinë", ka thënë Guardiola.

Ai e ka bartur këtë fjongo në disa ndeshje, ndërsa në finale ndaj Arsenalit shumë tifozë e kanë përkrahur. /Telegrafi/

The post Guardiola nuk dorëzohet: Mund të më dënoni, por fjongon nuk e largoj appeared first on Telegrafi.

Agjenti i Eriksenit: I lumtur që lojtari im lidhet me klubet si Barcelona, Reali dhe United

Posted: 27 Feb 2018 10:33 AM PST

Agjenti i Christian Eriksenit ka thënë se është i entuziazmuar kur e sheh se klienti i tij është i lidhur me klube si Manchester United dhe Real Madrid.

Eriksen është duke shkëlqyer me Tottenhamin këtë sezon, duke shënuar nëntë gola dhe duke dhënë nëntë asistime.

Ai pati paraqitje të mirë edhe ndaj Juventusit në kuadër të Ligës së Kampionëve, ku shënoi një herë në barazimin 2-2.

Harry Kane dhe Christian Eriksen. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Martin Schoots, ka thënë se gjigantët spanjoll, por edhe Manchester United e pëlqejnë klientin e tij.

“Nuk i komentoj thashethemet aq shumë".

“Por kur klube si Real Madrid, Barcelona dhe Manchester United, përmenden, është gjithmonë  kompliment".

Eriksen (Getty Images)

“Që nga mosha 14 vjeçare Christian ka bërë që klube të njohura të jenë të shfaqin interes".

“Fillimisht ishin Chelsea, AC Milan dhe Barcelona, që nga atëherë ka pasur interesim të vazhdueshëm nga klubet", ka thënë agjenti Schoots. /Telegrafi/

The post Agjenti i Eriksenit: I lumtur që lojtari im lidhet me klubet si Barcelona, Reali dhe United appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more