Skip to main content

“U bë viktimë e mahisë së vet: Urinoi në butona, bllokoi ashensorin dhe mbeti i përlyer (Video)” plus 2 more Telegrafi Dështime

“U bë viktimë e mahisë së vet: Urinoi në butona, bllokoi ashensorin dhe mbeti i përlyer (Video)” plus 2 more Telegrafi Dështime


U bë viktimë e mahisë së vet: Urinoi në butona, bllokoi ashensorin dhe mbeti i përlyer (Video)

Posted: 26 Feb 2018 11:29 AM PST

Fëmija i paemëruar u bllokua në një ashensor në Chongqing të Kinës, pasi urinoi në butonat komandues.

Para se të dilte, ai uli pantallonat dhe u zbraz, mbase për ta përlyer dikë tjetër, por ka përlyer duart e tij, në përpjekje t'i hapte dyert e mbyllura, transmeton Telegrafi.

Kujdestarët e ndërtesës e larguan atë të padëmtuar, por filmimi nga kamera e sigurisë, bëri që ai të jepte disa sqarime. Pasi, ishte arsyetuar se ashensori u ndal papritmas.

"Është shumë i shkurtër, të urinonte butonat", kishin thënë prindërit e tij, para se të shihni pamjet që tregonin gjithçka.

Derisa dëmtimi platformës komanduese ka bllokuar ashensorin, banorët po duhet të shfrytëzojnë shkallët, ndërsa po kërkojnë që prindërit e fëmijës të paguajnë për riparimin. /Telegrafi/

The post U bë viktimë e mahisë së vet: Urinoi në butona, bllokoi ashensorin dhe mbeti i përlyer (Video) appeared first on Telegrafi.

Kthehet prej pushimit njëvjeçar rreth botës, gjeti shtëpinë të kthyer në fermë kanabisi (Foto)

Posted: 26 Feb 2018 08:24 AM PST

Tanya Lavarty nga Liverpuli i Anglisë, që u nis për një pushim njëvjeçar rreth botës, kur është kthyer e ka gjetur shtëpinë të kthyer në fermë kanabisi.

Pronën familjare, 45-vjeçarja e kishte dhënë me qira dhe ishte nisur në udhëtim në Azi së bashku me partnerit, transmeton Telegrafi.

Nëna e këtij të fundit, kishte kaluar një ditë nga shtëpia dhe vërejti një gyp të çuditshëm, në pjesën anash shkallëve. Në anën tjetër, pronarja kishte nisur të dyshonte, sepse për dy muaj nuk ia paguan qiranë.

Lavarty në pronën e kthyer në fermë kanabisi

"Sapo u njoftova që diçka nuk është në rregull, e ndërpreva pushimin. Me të hapur derën, pashë aktivitetin kriminal  dhe nisa të qajë", ka thënë Lavarty.

Policia e ka bastisur pronën, ku janë gjetur 200 bimë kanabisi, ndërsa dyshohet se kultivuesit që vepruan për më se dhjetë muaj, kanë arritur të arkëtojnë rreth 800 mijë euro. Qiraxhinjtë që janë paraqitur si familjarë nga Koreja e Jugut, janë në arrati.

Kulmi i adoptuar për kultivim të fshehtë

Pronarja që dikur ka pasur një kuzhinë për të ushqyer të pastrehët, tani kërkon ta ndihmojnë për të riparuar shtëpinë. /Telegrafi/

The post Kthehet prej pushimit njëvjeçar rreth botës, gjeti shtëpinë të kthyer në fermë kanabisi (Foto) appeared first on Telegrafi.

Olimpistja me fanellën ‘nuk marr doping’, dështoi në testin e dopingut (Foto)

Posted: 26 Feb 2018 03:40 AM PST

Nedezhda Sergeeva nga Rusia, që garoi në disiplinën e lëshimit me sajën bob në Lojërat Olimpike Dimërore që u zhvilluan në PyeongChang të Koresë së Jugut, ka dalë të jetë nën ndikimin e dopingut.

Pak qaste para ceremonisë mbyllëse, Komiteti Ndërkombëtar Olimpik, bëri me dije se ajo nuk e kalon testin, duke e bërë e dyta ruse që kapet duke mashtruar, transmeton Telegrafi.

Lajmi për të është shpërndarë me shpejtësi, meqë ajo kishte bërë xhiro me një fanellën ku shkruante "Nuk merrem me doping, këtu jam për sport".

Sergeeva me fanellën kontroverse

Rastin e kanë shoqëruar shumë tallje në rrjetet sociale, por disa kanë shkuar edhe më larg duke supozuar, se ajo ka mundur të përdorte ndonjë doping që nuk detektohet.

"Mund të ketë përdorur ndonjë substancë, që i rritë fuqinë dhe nuk vërehet në analiza. Prandaj ishte aq e bindur" ishte komenti që mblodhi më së shumti pëlqime. /Telegrafi/

The post Olimpistja me fanellën 'nuk marr doping', dështoi në testin e dopingut (Foto) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more