Skip to main content

“Tentimi më i ngathtë për tu fshehur prej policisë (Foto)” plus 1 more Telegrafi Dështime

“Tentimi më i ngathtë për tu fshehur prej policisë (Foto)” plus 1 more Telegrafi Dështime


Tentimi më i ngathtë për tu fshehur prej policisë (Foto)

Posted: 13 Feb 2018 10:12 AM PST

Një grua e rritur, provoi të fshihej duke vënë në kokë koshin e rrobave të palara.

Andaj, shumë lehtë mund të thuhet se policia nga Derbyshire e Anglisë, nuk patën nevojë të kontrollojnë më gjatë, transmeton Telegrafi.

Fotografia e postuar, e tregon derën e hapur të banjës, si dhe objektin e dyshimtë që ndodhej aty. Sikur mos të ishin këmbët e gjata dhe gjysma e pjesës së sipërme të zbuluara, mbase edhe mund të mos e shihnin, por duket se policët ishin të vëmendshëm.

Fshehja e ngathtë

E dyshuara, ishte në ndjekje dhe kishte thënë se do të paraqitej të hënën në gjykatë, por këtë nuk e kishte bërë as pas një jave.

"U desh ta kërkonim në shtëpi për ta arrestuar. Ajo do ishte e dobët edhe në lojën fshehtas të fëmijëve", është thënë në raportin policor.

Pos përpjekjeve të ngathëta për fshehje, nuk bëhet e ditur se çfarë shkelje ka bërë dhe pse i nevojitet të paraqitej para autoriteteve. /Telegrafi/

The post Tentimi më i ngathtë për tu fshehur prej policisë (Foto) appeared first on Telegrafi.

Hyri nëpër makinën e skanimit të bagazhit, nga frika se ia vjedhin çantën (Foto)

Posted: 13 Feb 2018 05:03 AM PST

Punonjësit e sigurimit në një stacion trenash në Guangdong të Kinës, janë habitur kur në ekranin e makinës për skanim, panë siluetën e një gruaje.

Ajo ishte ulur në gjunjë në shiritin lëvizës, që të jetë pranë çantës së saj, nga frika se mund t'ia vjedhin, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë, kanë filmuar atë teksa është ngjitur dhe në momentin kur doli së bashku me bagazhet tjera.

Veprimi saj fillimisht është menduar të jetë ndonjë lojë, por ajo ka insistuar se kishte gjëra shumë të çmueshme dhe nuk guxonte t'i mbante larg. /Telegrafi/

The post Hyri nëpër makinën e skanimit të bagazhit, nga frika se ia vjedhin çantën (Foto) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more