Skip to main content

“Pochettino: E dominuam Juventusin, merituam më shumë se barazim” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Pochettino: E dominuam Juventusin, merituam më shumë se barazim” plus 9 more Telegrafi Futboll


Pochettino: E dominuam Juventusin, merituam më shumë se barazim

Posted: 13 Feb 2018 03:00 PM PST

Mauricio Pochettino ka thënë se Tottenhami e ka dominuar Juventusin në të shumtën e kohën në ndeshjen që u mbyll 2-2. 

Gonzalo Higuain shënoi dy herë brenda 10 minutave, por Harry Kane dhe Christian Eriksen barazuan rezultatin, duke mos harruar një penallti të humbur nga Pipita në fund të pjesës së parë.

"Ne e dominuam Juventusin në pjesën më të madhe të lojës, luajtëm stilin tonë të futbollit".

"Ndoshta në golin e parë Higuain ishte në pozitë jashtë lojës. Pas 2-0, ekipi im reagoi në mënyrën e duhur".

Mauricio Pochettino. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

"Kualifikimi për çerekfinale është ende i hapur, pasi Juve mbetet skuadër shumë e fortë. Do të jetë një ndeshje e fortë, ajo e dyta".

"Jam i lumtur që njerëzit janë kënaqur me këtë ndeshje".

Tottenham duke e festuar golin e barazimit (Foto: Getty Images)

"Mendoj që merituam më shumë se barazimi në këtë ndeshje. Dua t'i përgëzoj lojtarët për karakterin e treguar sonte", ka thënë Pocchettino.

Ndeshja kthyese mes Tottenhamit dhe Juventusit zhvillohet në Wembley me 7 mars. /Telegrafi/  

The post Pochettino: E dominuam Juventusin, merituam më shumë se barazim appeared first on Telegrafi.

Allegri: U desh të menaxhojmë më mirë epërsinë, kemi gjithçka që na nevojitet të kalojmë në fazën tjetër

Posted: 13 Feb 2018 02:47 PM PST

Sipas Massimiliano Allegrit, Juventusi e kishte në dorë mundësinë që të menaxhonte më mirë lojën dhe të kalonte tutje. 

Bianconerët e nisën shkëlqyeshëm ndeshjen duke shënuar dy herë brenda 10 minutave.

"Ishte ndeshje e mirë, Juve bëri disa gabime, por kjo edhe falë lojës së kundërshtarit".

"Gigi Buffon bëri pritje të madhe, kishim rastin ta qonim ndeshjen në 3-0  dhe pasi humbëm edhe një penallti. E dinim që ishte e vështirë, tani në ndeshjen e dytë duhet të provojmë të fitojmë".

Pamje nga ndeshja (Foto: Getty Images)

"Është gjë e rëndë që nuk fituam, por kemi gjithçka që të na kualifikojë në fazën tjetër".

"Tottenhami është ekip fizik dhe teknik. Përveç pritjes së Buffon dhe golave, ata nuk kishin raste të tjera. Ne humbëm topin në mbrojtje dhe pësuam gola".

Bernardeschi: Keq që nuk fituam, besojmë në ndeshjen kthyese Bernardeschi: Keq që nuk fituam, besojmë në ndeshjen kthyese

Juventusu u paraqit në këtë ndeshje me formacionin 4-2-3-1 dhe kishte shumë mungesa si Paulo Dybala, Juan Cuadrado, Blaise Matuidi, Andrea Barzagli, Stephan Lichtsteiner dhe Benedikt Howedes.

Penalltia e humbur nga Higuain (Foto: Getty Images)

"Dybala dhe Matuidi do të rikthehen për ndeshjen e dytë,por ka kohë pothuajse edhe një luaj dhe në duhet të fokusohemi për ndeshjen me Torinon që e zhvillojmë në vikend", ka thënë Allegri.

Ndeshja kthyese mes Tottenhamit dhe Juventusit zhvillohet në Wembley me 7 mars. /Telegrafi/

The post Allegri: U desh të menaxhojmë më mirë epërsinë, kemi gjithçka që na nevojitet të kalojmë në fazën tjetër appeared first on Telegrafi.

Kane: Treguam karakterin tonë, morëm rezultat shumë të mirë

Posted: 13 Feb 2018 02:36 PM PST

Harry Kane ka thënë se skuadra ka treguar karakterin e Tottenhamit pasi ishin duke humbur 2-0, dhe e riktheu rezultatin në 2-2.  

Gonzalo Higuain shënoi dy herë dhe humbi penallti, ndërsa Kane dhe Christian Eriksen, barazuan rezultatin në 2-2.

"Ne kemi mundur të dështojmë kur ishim 2-0 në një ndeshje si kjo në Ligën e Kampionëve, por ne kemi treguar karakterin e skuadrës".

Harry Kane pasi humbjes së rastit me kokë. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

"Bëmë një paraqitje të shkëlqyer pas kësaj, dhe e merituam që të kthehemi në lojë. Kur e shikon, dy gola si mysafirë dhe kthemi me një barazim në Wembley, është rezultat i shkëlqyeshëm".

Remi në Torino, Juve shënon dy gola - por aq i realizon edhe Tottenhami Remi në Torino, Juve shënon dy gola - por aq i realizon edhe Tottenhami

"Kisha një rast të mirë para golit me kokë, u desh ta shënoja atë, por prita për këtë të dytin. Dele Alli dha një pasim shumë të mirë dhe u desh që ta ktheja në gol".

Kane gjatë aksionit të golit (Getty Images)

"Na ktheu në lojë dhe ajo ishte e rëndësishme

Ndeshja kthyese mes Tottenhamit dhe Juventusit zhvillohet në Wembley me 7 mars. Anglezët kanë marr një rezultat të rëndësishëm për ndeshjen kthyese. /Telegrafi/

The post Kane: Treguam karakterin tonë, morëm rezultat shumë të mirë appeared first on Telegrafi.

Bernardeschi: Keq që nuk fituam, besojmë në ndeshjen kthyese

Posted: 13 Feb 2018 02:26 PM PST

Federico Bernardeschi ka thënë se Juventusi e ka merituar fitoren në përballjen me Tottenhamin ku rezultati përfundimtar doli të jetë 2-2.

Bianconerët ishin në avantazh 2-0 në 10 minutat e parë të ndeshjes, por Harry Kane dhe Christian Eriksen, barazuar me golat e tyre.

"Të luash nën presion është normale në këtë nivel, ishim përballë një kundërshtari të fortë, por luajtëm me karakter dhe vendosmëri".

"Pas u bë 2-0, nuk mundëm ta menaxhonim tempin e lojës”.

Federico Bernardeschi i Juventusit. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Italiani që e fitoi penalltinë e parë, beson që mund të fitojnë në ndeshjen kthyese.

"Është për të ardhur keq që u mbyll 2-2, pasi ne merituam të fitonim, por është edhe një ndeshje e dytë. Ne do të shkojmë atje me vendosmëri që mund të fitojmë".

Bernardeschi. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Ndeshja kthyese mes Tottenhamit dhe Juventusit zhvillohet në Wembley me 7 mars.

Anglezët kanë marr një rezultat të rëndësishëm për ndeshjen kthyese. /Telegrafi/

The post Bernardeschi: Keq që nuk fituam, besojmë në ndeshjen kthyese appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve, Basel 0-4 Manchester City: Gundogan yll, Xhaka më i vlerësuari te vendasit

Posted: 13 Feb 2018 02:05 PM PST

Manchester City ka arritur të marrë një fitore të pritur, por të madhe përballë Baselit në Ligën e Kampionëve.

Fitorja 4-0 e shpien me një këmbë Cityn në çerekfinale të kësaj garë, por për këtë duhet të pritet edhe tri javë të tjera.

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte Ilkay Gundogan që u notua me notën maksimale 10.0.

Sergio Aguero dhe Bernardo Silva po ashtu morën nota të larta për paraqitjen e tyre.

Pamje nga ndeshja. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Të tre ishin shënues në këtë ndeshje, por turko-gjermani arriti të shënojë dy herë.

Te Baseli edhe pse ishin vendas notën më të lartë e mori mesfushori i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka.

Në anën tjetër në fushë u paraqit edhe Albian Ajeti për 20 minuta dhe u notua me 5.9.

Lojtari më i dobët në ndeshje ishte portieri vendas Tomas Vaclik. /Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve, Basel 0-4 Manchester City: Gundogan yll, Xhaka më i vlerësuari te vendasit appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve: Juventus 2-2 Tottenham, Buffon me vlerësimin më të ulët

Posted: 13 Feb 2018 01:58 PM PST

Juventusi dhe Tottenham Hotspur kanë luajtur baras (2-2) në ndeshjen e parë të të tetës së finales të Ligës së Kampionëve.

Nga vlerësimi i skuadrave sa i përket notës mesatare, Bianconerët janë vlerësuar me 6.73, kurse Spursat me 6.62.

Remi në Torino, Juve shënon dy gola - por aq i realizon edhe Tottenhami Remi në Torino, Juve shënon dy gola - por aq i realizon edhe Tottenhami

Notën më të ulët te vendasit e ka marrë portieri Gianluigi Buffon (5.6), i cili gaboi në rastin e golin të dytë.

(Foto: Getty Images)

Më i vlerësuari te Juve individualisht, por edhe në gjithë takimin është Gonzalo Higuain (8.6), i cili ishte shumë i rrezikshëm, shënoi dy gola, por edhe humbi një penallti.

Dy golashënuesit e Tottenhamit, Harry Kane (8.2) dhe Christian Eriksen (8.1) kanë marrë notat më të larta te skuadra e tyre.

Me notën më të ulët te ekipi anglez janë vlerësuar dy mbrojtësit e krahut që shkaktuan penallti, Serge Aurier (5.6) dhe Ben Davies.

Vlerësimi i plotë i të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Juventusit

 

Notat e lojtarëve të Tottenham Hotspur

/Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve: Juventus 2-2 Tottenham, Buffon me vlerësimin më të ulët appeared first on Telegrafi.

Remi në Torino, Juve shënon dy gola – por aq i realizon edhe Tottenhami

Posted: 13 Feb 2018 01:36 PM PST

 

Juventusi ka luajtur baras (2-2) kundër Tottenham Hotspurit në Torino, përkundër se pati epërsi të dyfishtë ndaj kundërshtarit, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.

Nikoqirët e nisën në mënyrë fantastike takimin duke e zhbllokuar rezultatin që në minutën e dytë. Miralem Pjanic e gjeti për mrekulli Gonzalo Higuainin në zonë nga gjuajtja e lirë dhe argjentinasi goditi me të parën për të shënuar.

(Foto: Getty Images)

Në minutën e nëntë u akordua penallti për Bianconerët pas një ndërhyrjeje të gabuar të Ben Davies, ndërsa Higuain u tregua i saktë nga pika e bardhë për ta dyfishuar rezultatin.

(Foto: Getty Images)

Mysafirët e dominuan takimin në vazhdim, ndërsa pas një rasti shumë të mirë të krijuar përmes Pjanic e Higuan, i cili u shpërdorua nga argjentinasi, Spursat e ngushtuan rezultatin me anë të Harry Kane (35′).

Në fund të pjesës së parë, Zonja e Vjetër e pati mundësinë ta shtonte epërsinë, mirëpo Gonzalo Higuainin e goditi transversalen nga pika e bardhë.

(Foto: Getty Images)

Spursat vazhduan të luanin mirë edhe në fraksionin e dytë duke e mbajtur në presion skuadrën vendase dhe duke rrezikuar kohë pas kohe.

Në minutën e 72-të u barazua rezultati në Torino. Christian Eriksen e mposhti Gigi Buffonin me një goditje të ulët nga gjuajta e lirë.

(Foto: Getty Images)

Në minutat e mbetura, vendasit u përpoqën që ta fitonin lojën, mirëpo tentativat e tyre nuk u treguan efektive.

Ky rezultat është shumë i mirë për Tottenham Hotspur, pasi mund të kualifikohet edhe me barazim pa gola ose 1-1. Juventusi duhet doemos të shënojë gol si mysafir- të përpiqet ta fitojë lojën ose të barazojë më shumë se 2-2.

(Foto: Getty Images)

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas tri javësh (7 mars) në stadiumin White Hart Lane. /Telegrafi/

 

The post Remi në Torino, Juve shënon dy gola – por aq i realizon edhe Tottenhami appeared first on Telegrafi.

City me një këmbë në çerekfinale, e nëpërkëmb Baselin në ndeshjen e parë (Video)

Posted: 13 Feb 2018 01:35 PM PST

Manchester City ka shënuar fitore të thellë në udhëtim te Baseli me rezulta 4-0. Ishte kjo ndeshja e parë e rrethit të parë të fazës së eleminimit direkt.

Ndeshja filloi me dominim të madh të Cityt që parreshtur sulmonte portën kundërshtare.

Ilkay Gundogan gjeti golin pas 14 minutash lojë duke shënuar për 1-0 falë ndihmës së De Bruyne.

Sterling asistoi për Silvan vetëm katër minuta më vonë për 2-0.

Sergio Aguero në minutën e 23-të e vulosi atë që do të ishte një fitore tjetër rutinë e “qytetarëve.

Ishte ky rezultati i pjesës së parë mjaft bindës.

Baseli provoi të bëjë diçka në këtë takim, por nuk arriti që të zvogëlonte, e qysh në fillim pranoi kur Gundogan me asist të Agueros shënio për 4-0.

Deri në fund të takimit nuk pati më gola dhe rezultati mbeti i tillë.

Me këtë fitore City më shumë se me një këmbë mund të thuhet se ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër, pasi në Ettihad vështirë se Baseli mund të rivalizojë klubin lider të Ligës Premier.

/Telegrafi/

The post City me një këmbë në çerekfinale, e nëpërkëmb Baselin në ndeshjen e parë (Video) appeared first on Telegrafi.

Kane ngushton epërsinë, Higuain humb penallti (Video)

Posted: 13 Feb 2018 12:38 PM PST

Ndeshja mes Juventusit dhe Tottenhamit po del të jetë e jashtëzakonshme.

Pas dy golave të shënuar nga Higuain në fillim të ndeshjes, Harry Kane ka zbutur epërsinë e bardhëezinjëve në 2-1.

Kane kaloi edhe Buffonin për ta dërguar topin në rrjetë.

Në anën tjetër Juventusi ka humbur penallti në minutën e fundit të ndeshje.

Argjentinasi goditi shtyllën pas një gjuajtje të fortë./Telegrafi/    

 

The post Kane ngushton epërsinë, Higuain humb penallti (Video) appeared first on Telegrafi.

Juventusi shton epërsinë, Higuain përsëri shënon (Video)

Posted: 13 Feb 2018 12:02 PM PST

Juventusi është duke zhvilluar lojë të shkëlqyer kundër Tottenham.

'Zonja e Vjetër' është duke avancuar me rezultat 2-0.

Higuain përsëri ka shënuar fillimisht në minutën e 2-të, ndërsa pas shtatë minutash e ka shtuar epërsinë në 2-0.

Bernardeschi u ndal në mënyrë të palejuar nga Davis në zonë dhe gjyqtari tregoi në pikën e bardhë.

Higuain mori përsipër penalltinë dhe e shndërroi në gol. /Telegrafi/

The post Juventusi shton epërsinë, Higuain përsëri shënon (Video) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more