Skip to main content

““Një argjentinas, uruguaian dhe spanjoll…”: Bëhet hit në internet video e Suarezit, Messit dhe Albas” plus 9 more Telegrafi Futboll

““Një argjentinas, uruguaian dhe spanjoll…”: Bëhet hit në internet video e Suarezit, Messit dhe Albas” plus 9 more Telegrafi Futboll


“Një argjentinas, uruguaian dhe spanjoll…”: Bëhet hit në internet video e Suarezit, Messit dhe Albas

Posted: 14 Feb 2018 03:22 PM PST

Rrjetet sociale janë në kulmin e përdorimit aktualisht dhe mjafton një postim i një personi të rëndomtë për një temë të caktuar dhe menjëherë gjithçka bëhet virale.

Shembull i kësaj është një video e Luis Suarezit, Lionel Messit dhe Jordi Albas, ku pas postimit të saj është krijuar një debat, por këtë herë në kuptimin edukativ.

Një argjentinas, uruguaian dhe spanjoll, takojnë një pengesë…“, shkruhej në përshkrimin e një video ku treshja e Barcelonës kalojnë një barrierë, secili në mënyrën e vetë.

Messi dhe Suarez kalojnë në mënyrë të palejuar pengesën

Video u postua nga një llogari në Twitter me emrin ‘Fede Pramal’ dhe brenda 24 orëve ka marrë mbi 70 mijë retweets (shpërndarje) dhe rreth 130 mijë pëlqime.

Duke lënë shifrat anash, kryefjala është debati që ka krijuar kjo video e thjeshtë e postuar nga një person i rëndomtë. Debati i gjerë tema e të cilit janë lojtarët, ku secili përfaqëson një kulturë dhe një edukim ndryshe.

Jordi Alba vazhdon ashtu siç e thonë rregullat, në rrugën e duhur

Messi vendos të futet përfundi barrierës (shufrës metalike), Suarez mbi, ndërsa Alba nuk u ndikua nga bashkëlojtarët e tij dhe vendos të ec rrugës së ndërtuar.

E postua si një shaka e thjesht, por e gjitha kjo u shndërrua në temë se sa ndryshojnë modelet e arsimit të Amerikës Latine me atë të Evropës.

Po ju si thoni, jeni pjesë e debatit se është mënyrë kulture/arsimimi, apo thjesht refleks i rastit. /Telegrafi/

 

 

The post “Një argjentinas, uruguaian dhe spanjoll…”: Bëhet hit në internet video e Suarezit, Messit dhe Albas appeared first on Telegrafi.

Unai Emery i pakënaqur me vendimet e gjyqtarit

Posted: 14 Feb 2018 03:20 PM PST

Real Madrid ka shënuar fitore në takimin e parë të fazës pas grupore në Ligën e Kampionëve.

Madrilenët triumfuan para shikuesve të vetë në saje të tre golave të shënuar dhe një të pranuar kundër Paris Saint-Germain.

Pas takimit ka folur trajneri i skuadrës franceze, Unai Emeryt, i cili tërthorazi ka akuzuar gjyqtarët se kanë ndikuar në rezultatin përfundimtar.

Unai Emery – (Getty Images)

“Shpjegimi është i thjeshtë, ne duhet të marrim parasysh 90 minutat e lojës. Ekipi ynë ka luajtur një lojë fantastike, por edhe pse rezultati nuk është i mirë, ne luajtëm me personalitet. Por me dy qëllimet e tyre të fundit ishte e vështirë”.

“Ndoshta çdo gjë është e vendosur nga detajet e vogla, gjyqtari nuk na ka ndihmuar, por ishte e qartë se na ka dëmtuar”, tha spanjolli.

Emery më tutje ka folur rreth gjyqtarit italian Gianluica Rocchi, të cilin e ka krahasuar me gjyqtarin e ndeshjes së vitit të kaluar, Deniz Aytekin, i cili u kontestua me gjykimin në takimin e PSG-së kundër Barcelonës.

“Po mund të jetë, u ripërsërit. Prej fillimit ishte më i afërt me Real Madridin, por për mua nuk ishte penalti në rastin e Kroosit. Ai përdori kritere të ndryshme sa i përket te Ramosi”.

“Unë kam shumë besim te ekipi, së pari e shoh rezultatin, i cili nuk është pozitiv, por mund të kthehemi, por jam i lumtur me ekipin tim”, tha Emery.

Zinedine Zidane: Kishim paraqitje të shkëlqyer, por asgjë s'ka përfunduar Zinedine Zidane: Kishim paraqitje të shkëlqyer, por asgjë s'ka përfunduar

Ndryshe, takimi i ardhshëm mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet më 6 mars, në stadiumin Parc de Princes. /Telegrafi/

The post Unai Emery i pakënaqur me vendimet e gjyqtarit appeared first on Telegrafi.

Gerrard thotë se Emre Can po largohet, konfirmon transferimin e tij te Juve në verë?

Posted: 14 Feb 2018 03:06 PM PST

Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard, i ka forcuar akoma spekulimet se Emre Can do t’i bashkohet Juventusit.

Ka kohë që raportohet se mesfushori që e përfaqëson Gjermaninë ka arritur marrëveshje bazë për të kaluar te Zonja e Vjetër në verën e ardhshme, duke qenë se atij i përfundon kontrata me Redsat në fund të këtij sezoni.

(Foto: Getty Images)

Can nuk luajti kundër Portos për shkak të suspendimit, ndërsa ish-mesfushori anglez që tash ishte i angazhuar si ekspert nga BT Sport, ka folur rreth opsioneve të Jurgen Kloppit në mesfushë.

Marotta gëzon tifozët e Juves, bisedimet po shkojnë mirë me Emre Canin Marotta gëzon tifozët e Juves, bisedimet po shkojnë mirë me Emre Canin

Strategu gjerman vendosi të luante në mesfushë me Henderson, James Milner dhe Georginio Wijnaldum, ndërsa Gerrard ka thënë se Liverpooli duhet të mësohet të luajë pa 24-vjeçarin.

(Foto: Getty Images)

Kur është pyetur se a do të mund të luajë Hendersoni pas transferimit të Naby Keitas nga RB Leipzigu, legjenda e ‘Të Kuqve’ la thënë: “Duhet të shohim çfarë do të ndodhë, sepse Emre Can po largohet dhe është e qartë se Keita po vjen”.

Gerrard mendon se Henderson luan futbollin më të mirë në një pozitë më të avancuar dhe beson se Can është përshtatur më shumë të luajë në pozitën e mesfushorit defensiv.

(Foto: Getty Images)

Liverpooli ka arritur marrëveshje me RB Leipzigun për transferimin e Keitas për 52 milionë funte (58.5 milionë euro) dhe ai do të luajë në Anfield nga korriku i këtij viti. /Telegrafi/

The post Gerrard thotë se Emre Can po largohet, konfirmon transferimin e tij te Juve në verë? appeared first on Telegrafi.

Zinedine Zidane: Kishim paraqitje të shkëlqyer, por asgjë s’ka përfunduar

Posted: 14 Feb 2018 02:49 PM PST

Real Madrid ka shënuar fitore në takimin e parë të fazës pas grupore në Ligën e Kampionëve. 

Madrilenët triumfuan para shikuesve të vetë në saje të tre golave të shënuar dhe një të pranuar kundër Paris Saint-Germain.

Pas takimit ka folur trajneri i kampionëve aktual, Zinedine Zidane, i cili ka pohuar se të besuarit e tij kanë pasur një paraqitje të shkëlqyer.

“Ne kemi luajtur një ndeshje të shkëlqyer si ekip që nga fillimi. Ishte një fitore e merituar, jemi shumë të kënaqur me rezultatin dhe me paraqitjen. Kemi pasur personalitet dhe tifozët tanë kanë qenë gjatë gjithë kohës në mbështetje të ekipit”.

“Iscos i kam kërkuar kontrollimin e topit dhe atë e bërë. Me katër mesfushorë kundër tre prej tyre, Isco bëri një lojë të madhe”.

“Rezultati 3-1 nuk do të thotë se gjithçka ka mbaruar. Është edhe një ndeshje kthyese, ne duhet ta luajmë atë dhe të besojmë, sepse do të jetë një histori tjetër dhe e dimë se do të vuajmë. Nuk e di nëse ndeshja më e mrekullueshme e sezonit”, tha Zidane.

Sergio Ramos: Reali kurrë nuk duhet të llogaritet i vdekur Sergio Ramos: Reali kurrë nuk duhet të llogaritet i vdekur

Ndryshe, takimi i ardhshëm mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet më 6 mars, në stadiumin Parc de Princes. /Telegrafi/

The post Zinedine Zidane: Kishim paraqitje të shkëlqyer, por asgjë s’ka përfunduar appeared first on Telegrafi.

Porto 0-5 Liverpooli: Notat e lojtarëve, maksimale Mane

Posted: 14 Feb 2018 02:43 PM PST

Liverpool ka fituar me rezultat 0-5 ndaj Portos në Ligën e Kampionëve.

Golat për Reds i shënuan: Sadio Mane (25′, 53′, 85′), Mohamed Salah (28′) dhe Roberto Firmino (69′).

Sadio Mane duke festuar golin e parë në takim (Getty Images)

Më i miri në ndeshje ishte Mane, i cili mori notën maksimale në këtë takim.

Dy golashënuesit tjetër kanë notë të lartë dhe pastaj James Milner dhe Virgil van Dijk.

Për Porton më i miri ishte Hector Herrera, Alex Telles dhe Yacine Brahimi.

Notat e lojtarëve të Portos:

Notat e lojtarëve të Liverpoolit:

The post Porto 0-5 Liverpooli: Notat e lojtarëve, maksimale Mane appeared first on Telegrafi.

Sergio Ramos: Reali kurrë nuk duhet të llogaritet i vdekur

Posted: 14 Feb 2018 02:14 PM PST

Real Madrid ka shënuar fitore në takimin e parë të fazës pas grupore në Ligën e Kampionëve.

Madrilenët triumfuan para shikuesve të vetë në saje të tre golave të shënuar dhe një të pranuar kundër Paris Saint-Germain.

Reali tregon kush është kampioni, nënshtron PSG-në në Bernabeu Reali tregon kush është kampioni, nënshtron PSG-në në Bernabeu

Pas takimit ka folur kapiteni i vendasve, Sergio Ramos, i cili ka pohuar se asgjë s’ka përfunduar dhe se duhet përqendrim maksimal në Paris.

“Real Madridi kurrë nuk duhet të llogaritet i vdekur. Ka ditë që mbeten për t’u kujtuar dhe mënyra më e mirë ishte të bëhet me personalitet. Është një fitore e rëndësishme për rikthim.”

“Çdo gabim mund të na lërë jashtë dhe në Paris duhet të mbajmë përqendrimin maksimal. Kemi qenë më efektiv se javë më parë”.

“Ne kemi vuajtur pak me gabimet dhe se lojtarë e tyre ishin të shpejtë, por ne i rikuperuam. Sa i përket penaltive, topi më godet në gjoks dhe në krah. Ne kemi bërë një hap të rëndësishëm, por ndeshja është e hapur. Duhet të vazhdojmë të punojmë”, tha spanjolli.

Ish-gjyqtari spanjoll, Iturralde Gonzale: Nuk ishte penalti në rastin e Toni Kroosit Ish-gjyqtari spanjoll, Iturralde Gonzale: Nuk ishte penalti në rastin e Toni Kroosit

Ndryshe, takimi i ardhshëm mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet më 6 mars, në stadiumin Parc de Princes. /Telegrafi/

The post Sergio Ramos: Reali kurrë nuk duhet të llogaritet i vdekur appeared first on Telegrafi.

Ish-gjyqtari spanjoll, Iturralde Gonzalez: Nuk ishte penalti në rastin e Toni Kroosit

Posted: 14 Feb 2018 02:00 PM PST

Real Madrid ka shënuar fitore në takimin e parë të fazës pas grupore në Ligën e Kampionëve.

Madrilenët triumfuan para shikuesve të vetë në saje të tre golave të shënuar dhe një të pranuar kundër Paris Saint-Germain.

Një nga momentet të kryesore të pjesës së parë ishte kur gjyqtari italian Gianluca Rocchi, sinjalizoi një penallti në favor të Los Blancos.

E gjithë kjo pas ndërhyrje të palejuar në zonën e rreptësisë të mesfushorit Lo Celso në Toni Kroosin, në minutën e 43 të takimit.

Koha kur Iturralde Gonzalez ndëshkonte Casillasin me të verdhë në El Clasico

Megjithatë, për Iturralde Gonzalez, gjyqtarin e pensionuar spanjoll, nuk ishte aspak penalti për ekipin vendas.

“Mund ta shihni se si Kroos bie në tokë në momentin që kundërshtari i vendos krahun para trupit të lojtarit”, tha Gonzalez.

Gjithashtu në minutën e 53-të, një goditje e fuqishme nga Adrien Rabiot goditi krahun e Sergio Ramosit.

Disa lojtarë parizianë kërkuan një penallti, por gjyqtari italian vendosi të mos gjykonte penalti, gjë që pajtohet edhe Iturralde.

Ndryshe, takimi i ardhshëm mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet më 6 mars, në stadiumin Parc de Princes. /Telegrafi/

The post Ish-gjyqtari spanjoll, Iturralde Gonzalez: Nuk ishte penalti në rastin e Toni Kroosit appeared first on Telegrafi.

Porto ‘viktimë’ e mungesës së Liverpoolit në fazën e eliminimit direkt në LK

Posted: 14 Feb 2018 01:38 PM PST

Liverpooli është një nga klubet që personifikohet me suksesin në Ligën e Kampionëve, pesë kupa në garën më të madhe për klube nuk janë pak. Fitorja e Stambollit është e paharrueshme, nga kjo mund të themi se Reds janë të lindur për të qenë pjesë e LK-së.

Por, kishte nëntë vite që kur skuadra angleze ishte paraqitur në fazën e eliminimit direkt (1/16) të kësaj gare.

Një tifoz i Liverpoolit në Estadio do Dragao (Getty Images)

Këtë mungesë e pagoi Porto, e cila në shtëpi të vetë ishte asgjë më shumë se një turistë, skuadra portugezi humbi në fund me rezultat 0-5 në takimin e parë.

Ishte Sadio Mane ai që shënoi i parë në minutën e 25-të, ndërsa pas katër minutash shënoi edhe Mohamed Salah për golin e 30-të sezonal për Liverpoolin në të gjitha garat.

Roberto Firmino duke festuar me stil golin e katër në takim (Getty Images)

Me rezultatin 0-2 dhe me Porton që nuk gjuajti asnjëherë në portën kundërshtare përfundoi pjesa e parë.

Mane shënoi edhe një herë në minutën e 53-të, kurse Roberto Firmino në minutën e 73-të.

Sadio Mane duke festuar golin e tretë në takim (Getty Images)

Senegalezi kompletoi het-trikun në minutën e 85-të, duke i siguruar vetës një ndeshje komode në atë të kthimit.

Ndeshja e këthimit luhet në Anfield me 6 mars. /Telegrafi/

The post Porto ‘viktimë’ e mungesës së Liverpoolit në fazën e eliminimit direkt në LK appeared first on Telegrafi.

Reali tregon kush është kampioni, nënshtron PSG-në në Bernabeu

Posted: 14 Feb 2018 01:37 PM PST

Real Madridi ka shënuar fitore prej 3-1 kundër Paris Saint-Germainin në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve në duelin e shumëpritur që u zhvillua në Santiago Bernabeu.

Nikoqirët i patën dy raste shumë të mira në pjesën e parë përmes Cristiano Ronaldos, mirëpo portugezi nuk arriti të tregohej i saktë.

Derisa angazhimi i vazhdueshëm i mysafirëve, bëri që ata ta gjenin rrjetën. Një aksion i nisur nga Kylian Mbappe, i cili harkoi ulët në zonë, Edinson Cavani e lëshoi topin për Neymar, ndërsa braziliani e ktheu me thembër për Adrien Rabiot, i cili shënoi në qendër të portës (33′).

Pa përfunduar pjesa e parë, Toni Kroos u ndal në mënyrë të parregullt në zonë dhe arbitri akordoi penallti. Crisitano Ronaldo ishte i saktë nga pika e bardhë (45′).

Angazhimi i Los Blancos ishte shumë më i madh në gjysmën e dytë, në të cilën arritën t’i shënojnë dy gola.

Në minutën e 83-të, pas një topi të kthyer në zonë, Cristiano Ronaldo e përmbysi rezultatin duke e kthyer në favor të skuadrës së tij.

(Foto: Getty Images)

Menjëherë pas, Marco Asensio e gjeti Marcelon në zonë, i cili me të parën e goditi topin për ta futur në rrjetë (86′).

Epërsia prej dy golash e favorizon Real Madridin për t’u kualifikuar në çerekfinale, mirëpo duhet pasur parasysh se Paris Saint-Germaini do të luajë para tifozëve të vet më 6 mars. /Telegrafi/

The post Reali tregon kush është kampioni, nënshtron PSG-në në Bernabeu appeared first on Telegrafi.

Ronaldo i rekordeve, futet në histori të Ligës së Kampionëve: Top pesë golashënuesit më të mirë

Posted: 14 Feb 2018 01:08 PM PST

Real Madridi e përfundoi pjesën e parë ndaj Paris Saint Germainit me rezultat 1-1.

Pas golit të Adrien Rabiot në minutën e 33-të, ishte Cristiano Ronaldo që barazoi në minutën e 45-të nga pika e bardhë.

Me këtë rast portugezi bëhet lojtari i parë në histori të Ligës së Kampionëve që ka shënuar +100 gola për një klub.

Top pesë golashënuesit në LK, 116 Ronaldo se shënoi dy herë ndaj PSG-së

Për Los Blancos këtë numër të golave e ka shënuar vetëm në 95 ndeshje.

Por, me golin ndaj PSG-së ai bëhet edhe lojtari i parë që shënon në shtatë ndeshjet e para garën elitare për klube.

Reali barazon rezultatin ndaj PSG-së, shënon CR7 nga penalltia Reali barazon rezultatin ndaj PSG-së, shënon CR7 nga penalltia

Nuk mbaron këtu, Ronaldo gjithashtu arrit të bëhet edhe lojtari i parë që shënon dhjetë (11 në total) gola në sezonin 2017/18.

Vlen të theksohet se Cristiano ka shënuar edhe 15 gola tjetër në LK me Manchester Unitedin. /Telegrafi/

 

The post Ronaldo i rekordeve, futet në histori të Ligës së Kampionëve: Top pesë golashënuesit më të mirë appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more