Skip to main content

“Mjeshtëria e shitjes (15): Trajtimi i pengesës “çmimi i lartë”” plus 2 more Telegrafi Opinione

“Mjeshtëria e shitjes (15): Trajtimi i pengesës “çmimi i lartë”” plus 2 more Telegrafi Opinione


Mjeshtëria e shitjes (15): Trajtimi i pengesës “çmimi i lartë”

Posted: 13 Feb 2018 04:24 AM PST

Të gjithë ne – pa marrë parasysh profesionin që kemi (arkitekt, mjek, avokat, dizajner, gazetar, kamerier, berber, profesor etj.) – jemi në shitje; shesim së pari veten tonë e pastaj produktin apo shërbimin. Shesim duke u paraqitur të këndshëm, pozitivë, entuziastë dhe me plot energji. Këtë e bëjmë për të ndërtuar besimin me klientin. E, pastaj fitojmë sigurinë e klientit. Vetëm atëherë kur fitojmë besimin dhe sigurinë e klientit, mund të fillojmë bashkëpunimin dhe shitjen e produktit apo shërbimit tonë.

Gjatë procesit të shitjes, shumë shpesh keni dëgjuar këtë kundërshtim – nga të paktën një klient i ri potencial: “Kjo kushton shumë"! Ose: “Unë jam i interesuar, por mendoj se mund ta gjejë diku tjetër më lirë “.

Gjithkush dëshiron të bëjë pazar, por jo të gjithë besojnë se mund ta marrin produktin tuaj diku tjetër më lirë. Dhe, shumë njerëz që përdorin këtë produkt apo shërbim, nuk do ta humbnin kohën e nevojshme për ta blerë për çmim më të mirë.

Pra, si ta trajtoni këtë situatë?

Duhet kuptuar se shumica e njerëzve kanë frikë të investojnë paratë e tyre. Paraja barazohet me sigurinë. Nuk ka rëndësi nëse jeni duke u kërkuar atyre të shpenzojnë 19.95 euro apo 195.euro për produktin tuaj. Njerëzit kënaqen kur shpenzojnë paratë e tyre duke parë se ka më shumë vlerë për të poseduar produktin tuaj në këmbim me paratë e tyre. Kjo është arsyeja që ju duhet t’i merrni mendimin e tyre, para se ata ta kenë në konsideratë marrjen e vendimit për blerje.

Kur klienti kundërshton çmimin tuaj, gjëja e parë që duhet të bëni është ta plotësoni me pyetje. Në mënyrë të këndshme, si p.sh.: “Ju mendoni se ky Smart TV kushton shumë”? Ata ose do të pranojnë ose do të hezitojnë, duke menduar përse e kanë thënë këtë. Nëse ata pajtohen, pyesni se sa kishin menduar të paguajnë për një produkt si ai që ju e shitni, me cilësinë dhe përfitimet që ofron. Theksoni shkurtimisht përfitimet e produktit. Ajo që ju po bëni është ndërtimi i vlerës, në mënyrë që të zvogëlohet rezistenca e parave.

Gjate bisedës përdorni terminologjinë në kohën e tashme të kryer, thuajse ai e ka në posedim produktin. Paraprakisht ju duhet të keni ndërtuar një raport me të, të keni kualifikuar dhe prezantuar produktin. Pra, nuk po diskutoni më “një” produkt. Ju po diskutoni për “produktin e tyre”, “përfitimet e tyre”, si në vijim:

• “Paramendoni krenarinë që stafi juaj e shfaq me njohuritë e fituara nga trajnimet e shitjes; rezultatet në përmirësim të shitjeve dhe komunikimit me klientë; e, sidomos se çka mendon konkurrenca e juaj për zhvillimin e nivelit profesional të kompanisë tuaj"!

• “Kur jeni në shtëpi me Smart TV-në tuaj të ri, e keni mundësinë e eksperiencës së re – të pakufishme me internet. Jeni dakord apo jo?”!

• “Keni parasysh se sa po kurseni kohë dhe të holla në bashkëpunim me kompaninë tonë me furnizime me material për zyre duke porositur online vetëm me një klik .Do t'ju hiqet edhe një barrë nga mendja juaj, a po jo?”!

Nëse ata prapë rezistojnë për çmim, mund të thuhet: “E vërtetë është që ju mund të gjeni një produkt të ngjashëm më kosto më të lirë diku tjetër. Në fund të fundit, në ekonominë e sotme ne të gjithë duam më shumë për paratë që i japim. E vërteta që kam mësuar gjatë këtyre viteve është se çmimi më i lirë nuk është gjithmonë ajo që ne më të vërtetë dëshirojmë"!

Shumica e njerëzve kërkojnë tri gjëra kur bëjnë një investim:

1. Cilësinë më të mirë;

2. Shërbimin më të mirë;

3. Çmimin më të ulët.

Unë kurrë nuk kam gjetur deri tani ndonjë kompani që mund të ofrojë cilësinë më të mirë dhe shërbimin më të mirë për çmimin më të ulët. Jam kureshtar se sa të kënaqur do të ndaheni – në afat më të gjatë kohor – me produktin e blerë. Pra, nga cila prej këtyre tri pikave do të ishit të gatshëm të hiqni dorë: Cilësia? Shërbimi? Çmim i ultë?

Ja edhe një model tjetër, kur bisedoni me klientin: shikoni se çfarë telefoni celular ka. Shumica e popullatës ka telefon të zgjuar. Ju shumë lehtë mund të bëni një krahasim të vlerave në mes të telefonit të zgjuar dhe atij të thjeshtë. Pyeteni klientin se a është rahat me telefonin e tij? Me siguri do të përgjigjet kështu: "Po, jam i i kënaqur për shkak se e ka këtë lloj kamere", "ka këto aplikacione"… Kështu ai nis t'ju tregojë specifikat tjera të telefonit. Atëherë, në mënyrën më të mirë të mundshme, e bëni një analogji mes telefonit të cilin e posedon dhe një telefoni të thjeshtë. "E shihni se për specifikat që i ka telefoni i juaj jeni të gatshëm të paguani 10 deri 30 herë me shumë sesa për një telefon të thjeshtë. E njëjta vlen edhe për produktin tonë; janë vlerat, tiparet, përfitimet dhe përparësitë që na dallojnë prej konkurrencës për një përqindje të arsyeshme në çmim". Komunikimi juaj me klientin duhet të jetë sa më i thjeshtë, që ai ta kuptojë më lehtë prezantimin tuaj – edhe pse ndonjëherë ata i dinë vlerat, por provojnë të nxjerrin diçka në çmim apo ndonjë përfitim tjetër.

Mbani në mend: askush nuk dëshiron të ketë produkte të dobëta. Por, shërbimi i mirë ndaj klientit është gjithmonë primar. Shërbimi korrekt ndihmon në minimin e çështjes së çmimit.

Një variant tjetër i shitjes shkon kështu: nëse ndryshimi i çmimit të pllakave të qeramikës për banjo është 1,000 euro, së pari përcaktoni se për sa afat kohor do ta përdor këtë produkt. "Nëse dëshironi të investoni në pllaka të reja të qeramikës, për sa kohë mendoni që do t'i gëzoni në banesën e Juaj? A planifikoni të qëndroni në banesën tuaj më tepër se pesë vite"? Merreni numrin e viteve prej klientit, përpjesëtojeni në vlerën me euro për një vit. Nëse është pesë vite, "atëherë ju bien 200 euro më tepër në vit të paguani për këto pllaka të mrekullueshme". Pastaj, prapë përpjesëtoni atë në 12 muaj, që i bien 16.67 euro në muaj. E, nëse përpjesëtoni në ditë, bien 56 centë në ditë. "A mendoni se ia vlen të mos e lejoni veten pa u kënaqur me këto pllaka të mrekullueshme gjatë pesë viteve për vetëm 56 centë në ditë"?

Kjo strategji e shtynë klientin të mendojë në mënyrë më racionale dhe të vendosë më lehtë në blerjen e produktit më cilësor për një diferencë të çmimit simbolik në baza ditore, në krahasim me atë të cilësisë së dobët. Kur klientët e shohin këtë prezantim plastik dhe të menaxhueshëm, hezitimi i tyre zbutet dhe e shumica bëjnë porosinë.

Për më tepër informacione, pyetje, për trajnime individuale ose të dedikuara për kompaninë tuaj, mund të më kontaktoni në adresat e mëposhtme:
Email: denis.gafuri@smardonline.com
Twitter: @DenisGafuri
LinkedIn: 
https://www.linkedin.com/in/denis-gafuri-1a174334
Facebook: https://www.facebook.com/denis.gafuri

The post Mjeshtëria e shitjes (15): Trajtimi i pengesës "çmimi i lartë" appeared first on Telegrafi.

Kushti “kroato-slloven” i BE për Ballkanin Perëndimor

Posted: 12 Feb 2018 03:37 PM PST

Dy herë brenda një muaji presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka paraqitur një kusht të ri për shtetet e Ballkanit Perëndimor, që duan të anëtarësohen në BE.

Ky kusht nuk figuron në strategjinë e Komisionit Evropian "Një perspektivë e besueshme e zgjerimit për angazhimin e BE me Ballkanin Perëndimor", që u publikua në datën 6 shkurt, dhe as në dokumentet e tjera zyrtare të BE, që kanë të bëjnë me kriteret dhe kushtet, që duhet të plotësojnë shtetet aspirante. Duke qenë se kushti i ri po paraqitet nga presidenti i Komisionit Evropian, do të thotë se kushti jo vetëm ekziston, por edhe duhet konsideruar me seriozitet të madh nga vendet e Ballkanit Perëndimor për domethënien dhe implikimet, që mund të ketë.

Në datën 6 shkurt 2018, në fjalën e mbajtur në parlamentin evropian përkrah kryeministrit të Kroacisë, presidenti i Komisionit Evropian, Juncker, deklaroi se nuk do të ketë zgjerim të Bashkimit Evropian me shtete nga Ballkani Perëndimor, derisa të zgjidhet konflikti midis Kroacisë dhe Sllovenisë për kufirin. Në datën 9 janar 2018 para takimit me kryeministrin e Sllovenisë, presidenti i Komisionit Evropian, Juncker, deklaroi se konflikti slloveno-kroat për kufirin midis tyre rrezikon zgjerimin e BE nga Ballkani Perëndimor. Juncker deklaroi se zgjerimi i ardhshëm i BE me vendet e Ballkanit Perëndimor është në duart e Sllovenisë dhe të Kroacisë.

E thënë shkurt, presidenti i Komisionit Evropian parashtron një kusht të ri, që e lidh pranimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor me zgjidhjen e konfliktit kufitar midis dy vendeve anëtare të BE, Kroacisë dhe Sllovenisë. Duke qenë se kushti i ri vjen nga nivelet më të larta të ekzekutivit të BE, kjo do të thotë që qeveritë dhe diplomacitë e vendeve ballkaniko-perëndimore duhet ta konsiderojnë të tillë.

Natyrshëm pyetja e parë, që lind në këtë rast, është se çfarë lidhje ka dhe përse duhet kushtëzuar pranimi në BE i shteteve të Ballkanit Perëndimor me konfliktin për kufirin midis dy shteteve anëtare të BE. As Sllovenia dhe as Kroacia nuk janë shtete të atij grupimi mekanik, të cilit i është vënë emri "Ballkan Perëndimor". Sllovenia, e cila u pranua në BE në vitin 2004, nuk ka qenë kurrë as formalisht me grupimin "Ballkan Perëndimor", kurse Kroacia, të cilën e futën forcërisht në këtë grup, që përfshinte vendet e procesit të Stabilizim-Asocimit me BE, u shkëput në vitin 2013, kur u bë anëtare e BE. Dy shtetet, qysh kur kanë shpallur pavarësinë e tyre në vitin 1991 kanë një konflikt të vjetër kufitar lidhur me një korridor detar prej 12 kilometra katrore dhe me koregjimin e kufirit tokësor. Bashkimi Evropian mori përsipër ndërmjetësimin e këtij konflikti duke ngritur një gjykatë arbitrazhi, e cila dha vendimin e saj në dhjetor të vitit të kaluar. Por Kroacia ishte tërhequr nga procesi i arbitrazhit për shkak të dyshimeve për neutralitetin e trupit gjykues dhe ajo nuk e njeh vendimin e Gjykatës se Arbitrazhit. Realiteti i konfliktit kufitar midis dy vendeve të BE vazhdon.

Është e natyrshme që Brukseli t'i kushtojë vëmendje çështjes së grindjeve kufitare, që mund të kenë midis tyre shtetet e reja, që do të pranohen në BE, dhe që duhet të kenë zgjidhur mosmarrëveshjet kufitare midis tyre përpara anëtarësimit, me qëllim që BE të mos importojë edhe grindjet kufitare midis anëtarëve të rij. Me të drejtë këtë kërkesë e shpreh edhe strategjia e Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor e datës 6 shkurt 2018.

Por përse zgjidhja e konfliktit kufitar midis dy shteteve anëtare duhet bërë kusht për pranimin e anëtarëve të rij të BE nga Ballkani Perëndimor? Nuk kuptohet dhe nuk shpjegohet se çfarë lidhje kanë mosmarrëveshjet kufitare midis anëtarëve të BE me pranimin e shteteve nga Ballkani Perëndimor. Nuk rezulton dhe nuk konstatohet as një lidhje direkte dhe as një lidhje indirekte midis dy çështjeve.

Sensibiliteti i Komisionit Evropian duket se rrjedh nga përvoja e hidhur, që ai ka me shtetet anëtare, kur pranoi në vitin 2004 Slloveninë, duke e ditur grindjen kufitare të saj me Kroacinë. E po atij viti është përvoja negative me Qipron, ku për arsye të paqarta pranoi anëtar një shtet, i cili ishte gjysmë shteti, sepse gjysma e territorit dhe e popullsisë ishte e ndarë që në vitin 1974. Askush nuk e ka shpjeguar përse BE e ndërmori këtë pranim ekstrapengues duke anëtarësuar vetëm Qipron greke. Edhe argumenti, që ka qarkulluar në qarqet diplomatike se kjo u bë për të ngritur një barrikadë të re kundër pranimit të Turqisë në BE, nuk duket bindës, sepse me këtë anëtarësim BE më shumë pengoi veten e vet se sa Turqinë. Për të mos thënë faktin e hidhur që Qiproja greke nxitoi të rreshtohej në krahun e Rusisë, të cilës i ka ofruar jo vetëm lehtësira ushtarake në territorin e saj, por edhe i ka shprehur gatishmërinë për të lejuar një bazë ushtarake ruse. Pranimi i një gjysmë shteti si Qipro është njësoj sikur në BE të pranohej Spanja pa Katalonjën, Britania e Madhe pa Skocinë apo Belgjika pa rajonin flamand.

Por BE ka ecur në një rrugë jo shumë të arsyeshme edhe në Ballkanin Perëndimor, ku i ka dhënë statusin e shtetit kandidat, ka filluar bisedimet e pranimit dhe madje në 6 shkurt i përcaktoi edhe datën e pranimit në vitin 2025 një shteti si Serbia, që ka gjithë ato probleme me shtetet kufitare. Vështirë të kuptohet avancimi i shpejtuar i Serbisë drejt anëtarësimit në BE, kur ajo nuk njeh një shtet fqinj të saj si Kosova dhe madje kërkon që të rikthejë statusin kolonial, megjithëse e ka të qartë se një ambicie e tillë serbe do të thotë luftë në Ballkan. BE është ndërmjetësuese e bisedimeve midis Serbisë dhe Kosovës dhe në 19 prill 2013 arriti që dy vendet të nënshkruajnë marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve midis tyre, marrëveshje të cilën Serbia e ka shkelur me të dy këmbët dhe vazhdon të njëjtën politikë agresive të mosnjohjes së Kosovës.

Duke iu rikthyer kushtit të ri, që paraqiti presidenti i Komisionit Evropian, Juncker, nuk mund të mos arrish në përfundimin se jo vetëm nuk ka një lidhje, por mund të thuash se ai kusht nuk u përket shteteve të Ballkanit Perëndimor, që aspirojnë të anëtarësohen në BE. Shtetet e Ballkanit Perëndimor as veç e veç dhe as si grup nuk janë në gjendje të ndikojnë apo të ndihmojnë në mosmarrëveshjen kufitare midis Kroacisë dhe Sllovenisë, ku dhe vetë BE po shfaqet e pafuqishme. Nuk mund të ketë lidhje anëtarësimi i Shqipërisë, i Kosovës, i Maqedonisë, i Serbisë, i Malit të Zi dhe i Bosnjë-Hercegovinës me kalendarin e zgjidhjes së grindjeve kufitare midis Kroacisë dhe Sllovenisë.

Konflikti kufitar midis Kroacisë dhe Sllovenisë është i vjetër 27 vjeçar, dhe nuk është zgjidhur dot as me bisedimet e stërgjatura dypalëshe midis tyre dhe as me ndërmjetësimin e BE. 27 vjet kanë bisedimet dypalëshe midis dy vendeve anëtare të BE, Bullgarisë dhe Rumanisë, për grindjen kufitare detare prej 17 kilometra katrore në detin e Zi dhe ende nuk janë zgjidhur. Bisedimet për çështjet kufitare janë çështje serioze shtetërore e kombëtare, që zgjasin me vite e me dekada, dhe nuk janë bisedime, që zgjidhen me dy raunde ahengjesh ballkaniko-perëndimore.

Mund të kërkosh sa të duash, por nuk e gjen dot ndonjë logjikë diplomatike dhe politike që ta lidhë grindjen kufitare kroato- sllovene me pranimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Duket si një artificë për t'i bërë vendet e Ballkanit Perëndimor që të presin aq gjatë në dyert e BE, sa do të kërkojë kohë zgjidhja e konfliktit kroato-slloven. Por nuk ka siguri që edhe pas zgjidhjes së konfliktit kufitar midis Kroacisë dhe Sllovenisë, Komisioni Evropian të nxjerrë kushtin që të pritet derisa dy shtetet e tjera anëtare të BE, Bullgaria dhe Rumania të zgjidhin edhe ata grindjen e tyre kufitare.

Kushti i ri "kroato-slloven" i BE do të thotë që, edhe nëse plotësojnë të gjitha kriteret dhe kushtet e strategjisë së re të Komisionit Evropian, vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të jenë në gjendje të anëtarësohen pa u zgjidhur grindjet kufitare midis shteteve anëtare të BE. Ndaj duket sikur ky kusht, në vend që të nxisë vendet e Ballkanit Perëndimor, ka më shumë efektin që të vonojë procesin e anëtarësimit të tyre në BE. Nëse dy shtete anëtare të BE kanë grindje kufitare midis tyre, ky është problem i vërtetë i tyre në planin dypalësh dhe është gjithashtu problem edhe i BE. Por ai nuk është kurrsesi problem i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe aq më pak duhet të jetë kusht i anëtarësimit të tyre në BE.

Ndaj kushti i ri "kroato-slloven" i BE, paraqitur nga presidenti i Komisionit Evropian, duket tejet i vështirë për t'u kuptuar dhe pranuar nga opinioni publik i vendeve të Ballkanit Perëndimor.

The post Kushti "kroato-slloven" i BE për Ballkanin Perëndimor appeared first on Telegrafi.

Muskulaturë politikanësh dhe akraballëk injorantësh

Posted: 12 Feb 2018 01:28 PM PST

Gjatë një komunikimi të rastësishëm me një mikun timin, më ra të kuptoj se dy-tri kompani nga vendi evropian ku ai jeton aktualisht, po bëhen gati të investojnë në Maqedoni. Miku im ndërmjetësues që është me origjinë nga Kosova, në pika të shkurtra më foli për natyrën dhe profilin e këtyre investimeve dhe u shpreh i entuziazmuar nga pritja që i kishin bërë autoritetet zyrtare në Shkup delegacionit shumëanëtarësh të investitorëve evropianë. Një lajm i mirë gjithsesi që rikthen pakëz shpresë për gjithë ata që po jetojnë minutat e fundit të depresionit social në këtë shtet që nuk e ka filluar aq mirë vitin, sidomos në planin ekonomik.

Por, kureshtja e gazetarit më nxiti ta pyes mikun se, pasi që ishte nga Kosova, se cila ishte arsyeja që investimet në fjalë nuk po bëheshin në atdheun e tij, por në Maqedoni. Lista jo e gjatë e motiveve që kishin shtyrë këta investitorë të zgjedhin pikërisht Maqedoninë e jo Kosovën, më shtyri pak të mendoj, ndonëse nuk ishin gjëra që nuk i kisha ditur.

Përderisa po bluaja në kokë pasojat e kësaj shmangieje që po i bëjnë investitorët e huaj Kosovës, m'u kujtua një komunikatë e para do kohësh e Odës Ekonomike të Kosovës e cila kritikonte burokracinë vendore dhe gjithë mekanizmat shtetërorë për mungesë përgjegjësie institucionale në thithjen e investimeve të huaja. Me sa më kujtohet, ajo komunikatë thoshte që Kosova duhet të mësojë edhe nga Maqedonia se si të motivojë investitorët e huaj e në veçanti ata evropianë dhe të rrisë eksportet.

Deri sa në Kosovë humbet kohë në kërkim të arsyeve për dështim, thuhej afërsisht në atë komunikatë, të tjerët gjejnë rrugë për të arritur synimet e zhvillimit ekonomik, duke përmendur me këtë rast qasjen e Maqedonisë e cila duhej analizohet mirë nga të gjithë.

Kosova e pasluftës, e stërngarkuar me muskuj komandantësh që harruan t'ua lëshojnë rendin atyre që dinë të qeverisin më mirë se ata, është rikthyer në një shkollë të keqe menaxhimi me asetet kombëtare, të cilat, në mungesë të sensit për nikoqirllëk shiten pa fije ngurrimi, duke i orientuar mbrapsht politikat makroekonomike në dëm të investimeve direkte vendore e të huaja dhe në shpërpjesëtim me nevojat dhe faktorët e brendshëm ekonomikë e social.

Përderisa po vazhdon ky “fitnes” kombëtar i politikës muskuloze kosovare, shtetet fqinje, përfshirë edhe Maqedoninë, po përfitojnë pikërisht nga neglizhenca dhe jonikoqirllëku institucional i drejtuesve të shtetit të Kosovës. Mjafton të analizohen, bie fjala, shifrat e qarkullimit tregtar për të kuptuar se në ç'parametra joprofitabilë lëvizin politikat ekonomike zhvillimore kosovare.

Përderisa Maqedonia vitin që lamë pas ka eksportuar mallra në vlerë afro dy miliardë euro, Kosova mezi e ka arritur vlerën 200 milionë euro. Se Kosova vërtetë duhet të mësojë nga Maqedonia flet edhe e dhëna se vetëm nga zonat industriale në lindje të Shkupit, eksporti i kalon mbi 550 milionë euro brenda gjashtë muajve.

Një fakt tjetër që lidhet gjithsesi me gjithë ata politikanë e këshilltarë politikanësh që bëjnë "bajram me veten" në Kosovë, ndërlidhet pikërisht me metodat mafioze të akrabave e kushërinjve të ministrave e kryeministrave në dëbimin e investitorëve seriozë nga vendi i tyre dhe për pasojë riorientimi i tyre pikërisht në Maqedoni. Në zonat e lira industriale të Maqedonisë që funksionojnë në lindje të Shkupit, që nga viti 2009 është duke funksionuar me sukses prodhuesi gjerman i pajisjeve elektronike për vetura, Draexlmaier Automotive Eletronics, i cili në verën e vitit 2008 pati tentuar të instalohet në zonën Prishtinë-Fushë Kosovë, ku parashihej të punësohen fillimisht 100 e më pastaj edhe 500 punëtorë. Pas përpjekjeve të sikletshme tremuajshe të mbushura me ''aktivitete lobuese'' të turli matrapazi e spirihuci, të ardhur rishtas nga katundi, që rastësisht mund të kenë qëlluar miq e familjarë të zyrtarëve të lartë kosovarë, prodhuesi gjerman pat hequr dorë nga Kosova dhe qe orientuar në Maqedonia.

Madje nuk shkoi shumë kohë dhe pronarët e Draexlmaier Automotive Eletronics patën shpallë njoftimin për hapjen e linjës së dytë të prodhimit, e për të rritur numrin e të punësuarve nga 4,300 në 4,900 veta , me paga mesatare të vendit. E njëjta ndërmarrje gjermane tashmë ka edhe dy linja prodhimi në Serbi, sepse edhe atje, sikur edhe në Maqedoni, kishte gjetur gjuhë të përbashkët dhe interes për të prodhuar.

Për gjithë ata që ende kanë dilema se pse nuk ka dinamikë zhvillimi jeta në Kosovë, patjetër që duhet të nxitet nga shembujt e mësipërm për të mësuar se muskulatura e politikanëve dhe akraballëku i injorantëve janë tumoret kancerogen të ardhmërisë së Kosovës.

The post Muskulaturë politikanësh dhe akraballëk injorantësh appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more