Skip to main content

“Markoviq: Demarkacioni i mbyllur për Malin e Zi, por do të ndihmojmë (Live)” plus 9 more Ekonomia Online

“Markoviq: Demarkacioni i mbyllur për Malin e Zi, por do të ndihmojmë (Live)” plus 9 more Ekonomia Online


Markoviq: Demarkacioni i mbyllur për Malin e Zi, por do të ndihmojmë (Live)

Posted: 14 Feb 2018 09:43 AM PST

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, në një konferencë të përbashkët me Ramush Haradinajn, ka thënë se Demarkacioni ka përfunduar në momentin që u ratifikua në Kuvendin e Malit të Zi, por si një fqinj i mirë, Markoviq thotë se dëshirojnë ta ndihmojnë Kosovën.

Pas takimit mes kryeministrit Ramush Haradinaj dhe homologut të tij nga Mali i Zi, Dushko Markoviq, të dy kanë mbajtur konferencë për medie, ku temë e pashmangshme ishte dhe çështja e demarkimit të kufirit mes dy vendeve.

Markoviq ka thënë se Mali i Zi ka përfunduar obligimin lidhur me këtë çështje, por marrë parasysh pengesat që ka hasur Demarkimi në Kosovë, ai ka treguar se janë të gatshëm për t'i ndihmuar Kosovës në gjetjen e një zgjidhjeje.

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka thënë se me Kosovën duan fqinjësi dhe miqësi të shëndoshë dhe se mes dy shteteve nuk ka probleme. Çështja e Demarkacionit, sipas Markoviqit, nuk është problem por vetëm një çështje e hapur.

"Ne nuk kemi probleme, kemi disa çështje të hapura dhe besoj që në ta ardhmen të gjejmë një përgjigje cilësore", ka thënë Markoviq.

Por Markoviq nuk ka dashur të flasë më konkretisht si mund të zgjidhet kjo çështje. “Nuk është koha për të thënë diçka më konkrete", deklaroi ai.

Ai ka thënë se Mali i Zi është i prirë që të ndihmojë Kosovën në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian.

Ndërkaq, kryeministri kosovar ka thënë se ekziston një frymë e mirë për të dalë nga kjo gjendje, por pa dhënë detaje.

"Ka një shpresë se do të dilet nga kjo gjendje dhe është parë një dëshirë për këtë", ka thënë Haradinaj.

Haradinaj e ka cilësuar si historike vizitën e parë të Markoviqit në Kosovë.

The post Markoviq: Demarkacioni i mbyllur për Malin e Zi, por do të ndihmojmë (Live) appeared first on Ekonomia Online.

Limaj e pret Markoviqin në aeroport, “e prekin” demarkacionin

Posted: 14 Feb 2018 09:18 AM PST

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur në Aeroportin e Prishtinës kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq.

Brenda Aeroportit “Adem Jashari”, zv/kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj dhe kryeministri malazez Dushko Markoviq kanë zhvilluar një takim, bëhet e ditur në një njoftim të partisë së Limajt – Nismës Socialdemokrate.

“Temë diskutuese e këtij takimi ka qenë demarkacioni mes dy vendeve, Kosovë-Mali i Zi”.

“Zëvendëskryeministri Limaj prej tetorit është marrë me gjetjen e një zgjidhje të demarkacionit me Malin e Zi, çështje kjo shumë e rëndësishme për vendin që lidhet ngushtë edhe me liberalizimin e vizave”, theksohet në komunikatën e Nismës.

Image may contain: 9 people, people standing and suit

Image may contain: 7 people, people standing, suit and ocean

Image may contain: 6 people, people standing and suit

Image may contain: 4 people, people standing and suit

Image may contain: 1 person, sitting, table and indoor

The post Limaj e pret Markoviqin në aeroport, “e prekin” demarkacionin appeared first on Ekonomia Online.

Hamza: Çështja e rritjes së pagave duhet të rregullohet me ligj

Posted: 14 Feb 2018 09:18 AM PST

Në konferencën e mbajtur me rastin e vizitës së zëvendësdrejtorit të FMN-së në Ministrinë e Financave, ministri Hamza është përgjigjur rreth pyetjeve në lidhje me refuzimin e rritjes së pagava nga ana e tij.

“Duke respektuar në plotësi rëndësinë e Gjykatës Kushtetuese, ky vendim nuk ka prodhuar efekt financiar. Ky vendim nuk është zbatuar në dhjetor e as në janar. Tani është pezulluar vendimi deri të qartësohet situata. Pagat e qeverisë janë caktuar me vendim. Qëndrimi im është që kjo cështje të rregullohet me ligj. Ka anomali brenda nivelit të pagave prej atyre që marrin pagë nga shteti. Zgjidhja e duhur është miratimi i ligjit për reformë në administratë publike. Kjo situatë nuk zgjidhet me vendimi të Kushtetueses por me aprovim të ligjit për reformë në administratë publike”, tha Hamza.

Sipas tij shteti i Kosovës ka nevojë për sundim të ligjit, reforma në arsim dhe shëndetësi.

The post Hamza: Çështja e rritjes së pagave duhet të rregullohet me ligj appeared first on Ekonomia Online.

Paris Hilton, festë “e çmendur” për ditëlindje

Posted: 14 Feb 2018 09:06 AM PST

Trashëgimtarja e perandorisë Hilton, ka festuar ditëlindjen e saj, padyshim në mënyrën më të bujshme të mundshme.

"Çmenduri" në këtë festë ka qenë emri i dytë i Paris Hilton, puthje, kërcim, argëtim dhe një tortë gjigante ishin temat e kësaj mbrëmjeje ku bukuroshja u shfaq së bashku me të fejuarin e saj.

E gjithë kjo festë e "çmenduar" u organizua në Brazil, ajo së bashku me partnerin e saj ka festuar në njërën prej diskotekave më të famshme të Brazilit.

#BirthdayKiss 🎉😍😍🎉

A post shared by Paris Hilton (@parishilton) on

#Killingit in #Brazil. 🎶🎧👸🏼🎶 #PartyPrincess 👑

A post shared by Paris Hilton (@parishilton) on

Epic night performing at @PoshClubOficial! 🎶👸🏼🎶 #BirthdayGirl

A post shared by Paris Hilton (@parishilton) on

The post Paris Hilton, festë “e çmendur” për ditëlindje appeared first on Ekonomia Online.

Ambasadorët në UBT: E ardhmja evropiane e Kosovës, proces i pakthyeshëm

Posted: 14 Feb 2018 08:55 AM PST

Të gjitha shtetet evropiane e kanë të ardhmen e përbashkët, përfshirë edhe Kosovën, andaj vendi duhet ta lë pas të kaluarën dhe të fokusohet në ndërmarrjen e hapave konkretë për përshpejtimin e këtij procesi.

Këtë konstatim e kanë bërë ambasadorët e mbledhur në tryezën e diskutimit: “Strategjia e Zgjerimit: Bashkëpunimi rajonal si një faktor kyç për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor”, që u mbajt në UBT.

Në hapje të këtij diskutimi aktual dhe të rëndësishëm për procesin nëpër të cilin po kalon Kosova, rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi, tha se secili duhet të ketë obligim dhe përgjegjësi të ofrojë kontribut për ta përafruar vendin me Bashkimin Evropian.

"E ardhmja evropiane e Kosovës është një aspiratë e gjithë shoqërisë kosovare, andaj edhe Strategjia e re për Zgjerim e Bashkimit Evropian duhet të duartrokitet për artikulimin e një vizioni që parasheh për vendin tonë dhe të gjithë rajonin brenda Bashkimit Evropian", theksoi Hajrizi.

Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq, u shpreh se procesi nëpër të cilin po kalon momentalisht Kosova është sfidues dhe duhet bërë shumë punë dhe nevojitet angazhim më i madh politik që të arrihet deri tek rezultatet.

"Pika e parë në të cilën Kosova duhet të punojë është harmonizimi i legjislacionit dhe implementimi i tij, si dhe përshtatja e tyre me kërkesat dhe nevojat e BE-së. Sa më shumë marrëveshje të implementohen, vendi mund të lëvizë përpara drejt procesit të integrimit", vlerësoi ajo.

Sipas saj, në krijimin e reformave për integrim në BE, Kosova duhet ta ndjekë shembullin e Kroacisë, në vitet kur të gjitha partitë politike kroate i kishin lënë anash të gjitha dallimet dhe bënë konsensus për të punuar të gjithë së bashku për përshpejtimin e procesit të integrimit.

Shefja e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, ambasadorja Konstantina Athanassiadou, potencoi se nuk duhet lejuar që dallimet politike të turbullojnë vizionin e vendeve të Ballkanit për një të ardhme të përbashkët në BE.

"Ne e kemi një të ardhme të përbashkët, por duhet të negociojmë dhe negociatat në të shumtën e rasteve janë të vështira, megjithatë çështjet e ashtuquajtura të hapura kanë nevojë për negocim dhe finalizim, në mënyrë që të arrihet deri tek rezultatet", u shpreh Athanassiadou

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, tha se vonimi i secilit proces është veprim i dëmshëm, andaj, sipas tij, vonesat dhe zvarritjet janë të pakuptimta dhe e ndalojnë përparimin e Kosovës dhe të secilit shtet.

"Sa më tepër që zvarritet procesi i afrimit me BE-në, aq më tepër do të vuajmë në aspektin ekonomik, por në tejkalimin e këtyre vështirësive, rol të madh mund të luajë edhe elita akademike", sqaroi Minxhozi, nën arsyetimin se për përafrimin e mendimeve politike, paraprakisht duhet të përafrohen mendimet në fusha të tjera, sidomos në arsim.

"Ne duhet ta liberalizojmë mendjen tonë për të qenë në gjendje t'i bëjmë gjërat tjera si duhet.

Bota akademike duhet të lëvizë në hapa dhe studime konkrete drejt BE-së. Kjo organizatë është e ardhmja jonë e padiskutueshme dhe përderisa Ballkani Perëndimor nuk është pjesë, BE mbetet proces dhe projekt i papërfunduar", konstatoi ai.

Aktiviteti në fjalë u organizua nga Instituti i UBT-së për Politikë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në prag të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe në një kohë kur vendi po kalon nëpër një situatë sfiduese drejt proceseve t+ integruese.

Instituti i UBT-së për Politikë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare angazhohet për të promovuar të ardhmen euroatlantike të Republikës së Kosovës dhe e bën këtë duke bashkuar akademinë, studentët dhe politikë-bërësit për të debatuar çështjet më të rëndësishme për procesin e integrimit evropian. Në këtë kontekst, Instituti po organizon sot këtë aktivitet kushtuar rëndësisë së bashkëpunimit rajonal, për rrugën e përbashkët të Ballkanit Perëndimor në BE.

Image may contain: 12 people, people sitting and indoor

Image may contain: 1 person

The post Ambasadorët në UBT: E ardhmja evropiane e Kosovës, proces i pakthyeshëm appeared first on Ekonomia Online.

Kosova do të vazhdojë reformat ekonomike

Posted: 14 Feb 2018 08:51 AM PST

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim Zëvendësdrejtorin Menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang.

Kryeparalmentari Veseli falënderoi FMN-në për mbështetjen që i ka dhënë dhe po i jep Kosovës.

U vlerësua lart gjendja stabile financiare në Kosovë, si dhe u theksua fakti se Kosova ka shënuar përparim të konsiderueshëm në menaxhimin e financave publike. Në të njëjtën kohë u konfirmua fakti tjetër se Kosova është vendi me normën e rritjes më të madhe ekonomike në rajon.

Kryetari Veseli foli për nevojën e fuqizimit të mëtutjeshëm të sektorit privat, i cili kontribuon shumë në progresin ekonomik të vendit tonë dhe mirëqenien e qytetarëve tonë. Në këtë drejtim, ai theksoi se reformat ekonomike së bashku me qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit do të jenë prioritete të përhershme.​

The post Kosova do të vazhdojë reformat ekonomike appeared first on Ekonomia Online.

Thaçi për TRT World: Dy objektivat jetësore m’u plotësuan, ka mbetur edhe një

Posted: 14 Feb 2018 08:47 AM PST

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për Televizionin TRT World ka theksuar se në jetën e tij kishte tri objektiva jetësore, të cilat u shndërruan më vonë në qëllime politike.

"E para ka qenë liria që e kemi arritur në qershor të vitit 1999; e dyta ka qenë bërja e Kosovës së pavarur dhe sovrane që e kemi arritur në vitin 2008; dhe tash jemi në fazën e tretë – atë të integrimit në NATO dhe Bashkim Evropian", ka thënë Thaçi për televizionin turk, i cili transmeton në gjuhën angleze.

Ai ka theksuar se nuk ka rrethanë, nuk ka çmim që mund të cenojë raportet e përjetshme të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n.

The post Thaçi për TRT World: Dy objektivat jetësore m’u plotësuan, ka mbetur edhe një appeared first on Ekonomia Online.

Beqaj viziton Qendrën e Inovacionit në Shkup, bisedojnë për shkëmbimin e përvojave

Posted: 14 Feb 2018 08:39 AM PST

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, gjatë vizitës së tij në Shkup, ka vizituar pilot-projektin e Bankës Botërore për Qendrën e Inovacionit në Shkup. Ai ka takuar drejtorin e kësaj qendre, Jovan Despotovski, dhe drejtorin e Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni, Marko Mantovanelli, raporton Ekonomia Online.

Ministri kosovar, Beqaj, tha se ky takim është i rëndësishëm për të dyja palët. “Besoj që ishte një takim jashtëzakonisht i mirë. Maqedonia e ka fondin qe 5 vite dhe funksionon si fond i pavarur brenda qeverisë, por që e kanë avancuar”.

“Në këtë drejtim ne u pajtuam që të kemi një shkëmbim të përvojave, një bashkëpunim në drejtim të asaj që në të ardhmen ta kemi një qasje të përbashkët sa i përket ndërtimit të projekteve, të cilat do të mund të kishin kapacitet shumë më të fuqishëm”, u shpreh Beqaj.

“Me ne sot ishte edhe menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni, i cili në mënyrë të drejtpërdrejtë përkrahë edhe fondin edhe ministrinë tonë. Në këtë drejtim bashkëpunimi ishte i një niveli të lartë dhe besoj qe nga ky takim do të kemi rezultate konkrete”, tha ai.

Jovan Despotovski, drejtor i Qendrës së Inovacionit në Republikën e Maqedonisë, tha se së bashku me ministrin kosovar, Beqaj, diskutuan mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy qeverive.

“Fondi për qendrën tonë është rregulluar para 5 vitesh; gjithashtu kemi rregulluar edhe inovacionin, rregullat e inovacionit në Maqedoni. Kemi biseduar gjithashtu për ekonomitë e vendeve. Pothuajse kemi të njëjtën madhësi gjeografike, kemi ndarë eksperienca të cilat mund të jenë të rëndësishme edhe për Kosovën. Gjithashtu nga miqtë tanë kuptuam se si është e organizuar ministria në Kosovë, duke qenë se është ministri e re, dhe cilat janë planet e saj”.

“U pajtuam që të vazhdojmë bashkëpunimin, gjithashtu që të shkëmbejmë përvojat, në mënyrë që të mbështesim njëra-tjetrën në të ardhmen në ketë fushë”, tha ai

Ndërkaq, drejtori i Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni, Marko Mantovanelli, tha se është i lumtur të marrë pjesë në dialogun e të dy shteteve

“E dimë sa e rëndësishme është agjenda e inovacionit në Ballkan dhe çfarë roli mund të ketë një shtet në zhvillimin e inovacionit. Ne jemi aktivë në të dy vendet, Maqedoni dhe Kosovë. Shpresoj që ky dialog do të sjellë të mira për të dyja vendet”, tha Mantovanelli ai.

The post Beqaj viziton Qendrën e Inovacionit në Shkup, bisedojnë për shkëmbimin e përvojave appeared first on Ekonomia Online.

Seanca plenare e paralajmëruar për nesër, shtyhet për një ditë tjetër

Posted: 14 Feb 2018 08:01 AM PST

Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i paralajmëruar të mbahet të enjten, më 15 shkurt 2018, në orën 10:00, me kërkesë të kryeministrit është shtyrë për një ditë tjetër.

Për ditën e mbajtjes së seancës do të njoftoheni me kohë.

The post Seanca plenare e paralajmëruar për nesër, shtyhet për një ditë tjetër appeared first on Ekonomia Online.

Zëvendësdrejtori i FMN-së vlerëson të arriturat e shtetit të Kosovës

Posted: 14 Feb 2018 07:58 AM PST

Ministri i Financave, Bedri Hamza e priti në takim zëvendësdrejtorin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang, ku u diskutuan sfidat dhe problemet me të cilat është ballafaquar Kosova në këto vitet e fundit.

Zëvendësdrejtori menaxhues i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang, vlerësoi të arriturat në Kosovë dhe përkushtimin e Qeverisë për adresimin e çështjeve me qëllim të zhvillimit ekonomik dhe stabilitetit fiskal.

“Kjo është vizita ime e parë në Kosovë dhe po shoh një ekonomi që është duke u zhvilluar. Në takimet tona kemi qenë të inkurajuar me ato që kemi dëgjuar për zhvillimet që janë bërë. Jemi inkurajuar me përkushtimin e kryeministrit për të vazhduar reformat që kanë nisur qe disa vite. Kosova duhet ta mbajë këtë disciplinë fiskale dhe për të arritur pastaj synimet. Kjo është e rendësishme kur kemi parashysh që Kosova ka popullsi të re. Punësimi është shumë i rëndësishëm dhe duhet të trajtohet”, tha Zhang.

Ai tha se nesër e mirëpret takimin me studentët e UP-së, me të cilët do të diskutoj për nevojat e tyre.

Ndërsa ministri Hamza, ka vlerësuar ardhjen e zyrtarit të FMN-së, duke thënë se Kosova ka përfituar në shumë segmente nga bashkëpunimi me FMN-në.

“Është hera e tretë që Kosovën e viziton një nivel kaq i lartë i FMN-së . Kosova ka përfituar në shumë segmente nga bashkëpunimi me FMN-në. Sidomos FMN-ja ka qenë bartëse dhe përkrahëse e përgatitjes së draftimit të legjislacionit shumë të lartë”, tha ministri Hamza.

Sipas tij pavarësisht që ka pasur rritje ekonomike që vlerësohet të jetë mbi 4 për qind, shteti i Kosovës ka nevojë që të kalojë në një nivel tjetër të rritjes ekonomike.

The post Zëvendësdrejtori i FMN-së vlerëson të arriturat e shtetit të Kosovës appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more