Skip to main content

“Kungujt dhe sqetullat” plus 1 more Telegrafi Opinione

“Kungujt dhe sqetullat” plus 1 more Telegrafi Opinione


Kungujt dhe sqetullat

Posted: 25 Feb 2018 02:19 PM PST

Sigurisht që ndonjë fabul e frëngut La Fonten mund të fillonte kështu: "Na ishin një herë / ca kunguj të mjerë, që kërkonin ca sqetulla / sa për t'u marrë erë…"; sigurisht, gjithashtu, që ndonjë përrallë e sajuar mund të fillonte edhe kështu: "Na ishin se ç'na ishin ca kunguj të vonë, që strehim kërkonin nën sqetullat e qeverisë sonë…". Por, që të mos i zhgënjej lexueset e lexuesit e kësaj rubrike, më duhet t'u mësoj se kungujt dhe sqetullat e titullit të saj prejardhjen e kanë nga fjala e urtë e popullit tonë shumë të urtë (madje më tepër sesa duhet) "Nuk mbahen dy kunguj nën një sqetull".

Mirëpo, çuditërisht, ai që dikur e formuloi i pari këtë fjalë të urtë, harroi se njeriu ka dy sqetulla, çka në mënyrë krejt të pashmangshme të shpie te përfundimi logjik se një njeri mund të mbajë nga një kungull nën secilën sqetull, pra dy kunguj. Mandej, po ta shtyjmë edhe më tutje arsyetimin tonë, mund të themi se njeriu i zgjuar e i pajisur me sadopak imagjinatë pjellore, mund të mbajë edhe tre kunguj njëherësh po të fusim në valle edhe shalët. Sigurisht, do ta ketë shumë të vështirë të ecë i ngarkuar kësisoj me tre kunguj, por kjo nuk është e pamundur, sepse mund ta bëjë duke u hedhur pupthi!

Gjithsesi, le të hyjmë pa vonesë në temë: Kur më lart, pra, në krye të këtij shkrimi, përmenda kungujt që kërkonin strehim nën sqetullat e qeverisë, fjalën e kisha, ç'është e vërteta, te dukuria e kundërt: në fakt, qeveria e sotme, nën shembullin e paraardhëses (asaj të viteve 2013-2017), i la të kuptonte popullit se do të realizonte shumë gjëra në dobi të tij, duke marrë kështu jo më tre kunguj (dy nën sqetulla e një midis shalëve), por më shumë kunguj të rëndë, oh, sa të rëndë, të quajtur hapje vendesh të reja pune, luftë kundër korrupsionit, luftë kundër kriminalitetit, transformim rrënjësor të organeve të drejtësisë, zgjidhje të problemeve sociale, lehtësim të varfërisë, rritje të mirëqenies dhe integrim të lavdishëm në Bashkimin e largët Europian.

Por, me sa duken bathët (zakonisht me "a", veçse nganjëherë edhe me "y"), kaq premtime nuk mund të mbahen njëkohësisht brenda afatesh të ngushta, sepse ato përbëjnë sfida madhore të cilat, për t'u përballuar me sukses, kërkojnë jo vetëm një sërë kushtesh që ende nuk janë krijuar, por edhe një klimë socialekonomike që fatkeqësisht mungon e, siç duken të njëjtat bathë, do të mungojë edhe për disa vite, për të mos thënë dekada.

Tani do t'u lutem lexueseve dhe lexuesve të mi pa paragjykime të imagjinojnë se çfarë do të ndodhte sikur (largqoftë!) qeverisë sonë, pavarësisht përpjekjeve të saj heroike për të mbajtur barrën kungullore masive e rraskapitëse, t'i binin nga sqetullat dy nga kungujt e premtuar, mandej t'i rrëshqiste prej shalëve kungulli i tretë, pastaj t'i rrokulliseshin nga shpina e nga vithet i katërti, i pesti, i gjashti, i shtati e së fundi i teti (se kaq, vetëm tetë, sapo përmenda, ndonëse mund të ketë edhe të tjerë) dhe ajo të detyrohej të vraponte për t'i kapur në rrëpirën rrëshqitëse të tragjikomedisë shqiptare me emrin bombastik e cinik "rilindje".

Në mbyllje, nuk mund të rrija pa i informuar lexueset e lexuesit e mi – sidomos ato e ata që, me gjithë të papriturat sfilitëse të jetës së përditshme, e kanë ruajtur ndjenjën e humorit – se në "Fjalorin e gjuhës shqipe" (Tiranë, 2006) ka edhe një variant tjetër të fjalës së urtë "Nuk mbahen dy kunguj nën një sqetull": "Nuk mbahen dy shalqinj nën një sqetull". O Perëndi, po si paske vënë në gjuhën e në gojën tonë, pra të shqiptarëve, fjalën "shalqi" të përbërë nga dy rrokje, "shal-qi", e cila shpalos kështu pa pikë droje kumbimin e saj të dyfishtë erotik! Mos vallë ngaqë te vetë emri "shqiptar" gjejmë jo vetëm rrokjen e dytë të fjalës "shalqi", por edhe mbaresën "ar", e cila për një shkronjë më tepër do të kishte marrë një kumbim edhe më erotik?

I bie kështu që edhe qeveria jonë të ketë një dozë të veçantë erotizmi në bartjen e shalqinjve nën sqetulla, midis shalëve, mbi shpinë e mbi vithe! Ec e thoni pastaj që shalqiri nuk është një frutë i bekuar nga Perëndia! Le ta bekojë, pra, edhe qeveria, aq më tepër që këtë frutë ne, shqiptarët, e quajmë edhe karpuz, pra, thjesht dy rrokje: "kar-puz"! Rrjedhimisht, po nxitoj t'u propozoj shtatë autorëve të "Fjalorit të gjuhës shqipe" që të përfshijnë gjithashtu, në botimin e ardhshëm të veprës së tyre, variantin "Nuk mbahen dy karpuzë nën një sqetull" ose, edhe më këndshëm, "Nuk mbahen dy karpuzë vetëm me një palë buzë"! /Panorama/

The post Kungujt dhe sqetullat appeared first on Telegrafi.

Rikthimi i problemit Irlandez

Posted: 25 Feb 2018 02:12 PM PST

Pothuajse ekzaktësisht 20 vjet më parë, pasi muajsh të tëra bisedimesh delikate dhe të vështira, udhëheqësit e dy kampeve kryesore politike në Irlandën e Veriut – nacionalistët Katolikë dhe republikanët nga njëra anë; Unionistët protestantë nga ana tjetër – nënshkruan Marrëveshjen e të Premtes së Mirë, duke i dhënë fund më shumë se 30 viteve dhune dhe gjakderdhje. Tani, ajo marrëveshje – dhe marrëdhënia me respekt të ndërsjellët dhe në harmoni që kjo marrëveshje mundësoi – është nën kërcënim.

Marrëveshja e të Premtes së Mirë u ndërmjetësua nga kryeministrat e Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Irlandës – Tony Blair dhe Bertie Ahern, respektivisht – me ndihmën e senatorit të Shteteve të Bashkuara George Mitchell. (Një pjesë të madhe të punës së krahut ishte bërë nga paraardhësi i Blair, John Major.) Ajo mbështetej në propozimin që, për sa kohë të gjithë binin dakord se ndryshimet në statusin kushtetues të Irlandës së Veriut mund të vinin vetëm si rrjedhojë e zgjedhjes së lirë demokratike, njerëzit do të përcaktonin besnikërinë ndaj identitetit të tyre të parapëlqyer: britanike, irlandeze ose të dyja.

Për të mbështetur paqen, marrëveshja krijoi një qeveri të përbashkët për Irlandën e Veriut, me përfaqësues nga të dyja palët në konflikt. Ajo themeloi gjithashtu edhe Komisionin e Pavarur për Policimin e Irlandës së Veriut, të cilin unë e drejtova, me synimin për të reformuar shërbimin policor. Përpjekjet tona ndihmuan për të reduktuar sulmet mbi policinë duke i bërë policët të pranueshëm nga të gjitha grupet dhe solli një rritje thelbësore në rekrutimin e policëve nga radhët e Katolikëve.

Sapo marrëveshja u firmos, statusi i Britanisë dhe Irlandës si anëtarë të Bashkimit Europian e bëri tranzicionin veçanërisht më të lehtë. Po kështu, kufiri mes tyre ishte diçka më shumë se sa thjesht një vizë në hartë: nuk kishte barriera, poste doganore apo simbole të tjera ndarëse për të treguar se ku përfundonte një vend dhe fillonte një tjetër. Tregtia dhe njerëzit mund të lëviznin lirshëm mes tyre.

Në fakt, statusi i tyre si partnerë Europianë – që kur Irlanda u bë anëtar i Bashkësive Europiane më 1973 – ka përforcuar prej kohësh lidhjet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës. Që të jemi të qartë, historia e tyre e dhunshme – e cila ka përfshirë pushtime, kolonizime, rebelime dhe zi buke – ka lënë pas armiqësi të thellë. Megjithatë, partnerët Europianë, pa përmendur që ata janë fqinjë në një arkipelag jashtë brigjeve të Europës, janë të lidhur ngushtësisht. Më shumë se pesë milionë njerëz në Angli, Uells dhe Skoci kanë së paku një gjysh irlandez. Nëse shkojmë më pas një gjeneratë, ky numër rritet.

Përgjatë dy dekadave të fundit, Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda kanë shijuar frytet e një marrëdhënieje të ndërsjelltë me respekt dhe paqe. Ka natyrisht shumë prej britanikëve që admirojmë Irlandën sot: rritjen e saj ekonomike, rilindjen e saj kulturore në letërsi dhe muzikë, tërheqjen që ka ky vend për emigrantët nga e gjithë bota, të cilët tashmë përbëjnë 17% të popullsisë së vendit. Me një maturitet të jashtëzakonshëm, Irlanda ka lënë pas klerikalizmin e ngushtë dhe është bërë një shtet modern dhe bujar.

Megjithatë sfida të mëdha po shfaqen tashmë. Në Irlandën e Veriut, qeverisja e përbashkët është shkatërruar dhe qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk është në pozicion të fortë për të ndihmuar në rikthimin e bashkëpunimit konstruktiv.

Në mënyrë që të sigurohet një shumicë funksionale në Dhomën e Ulët pas zgjedhjeve shkatërrimtare të parakohshme të vitit të kaluar, Kryeministrja e Britanisë Theresa May the konservatorët e saj kanë bërë një marrëveshje me Partinë Demokratike Unioniste të Irlandës së Veriut, parti që i ka rrënjët në traditat më ekstremiste unioniste. Për rrjedhojë, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duket e paaftë për të vepruar si një ndërmjetës i mirë.

Bisedimet aktuale për Brexit po i komplikojnë gjërat edhe më shumë për shkak se askush nuk e di se çfarë marrëveshjeje do të kemi dhe çfarë pasojash do të ketë kjo për Irlandën e Veriut dhe Republikën e Irlandës, të cilat do të jenë të ndara tashmë nga kufiri mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Europian. Ndërsa shumë politikanë thonë se ata duan një kufi pa pengesa, May dhe disa nga kolegët e saj kanë diskutuar largimin si nga tregu i përbashkët ashtu edhe nga bashkimi doganor, rrjedhimisht duke e vënë Mbretërinë e Bashkuar jashtë zonës së lirë të tarifave në të cilën tregtia lehtësohet nga rregullat e përbashkëta. Irlanda e Veriut, thonë ata, do të duhet të ketë të njëjtat rregulla tregtie si pjesa tjetër e Mbretërisë së Bashkuar.

Kjo lë dy mundësi: ose një regjim tregtar pa pengesa që operon në të gjitha ishujt Britanikë, ose një kufi i fortë përmes Irlandës. Në fund të fundit, vendet e tjera të BE-së nuk do të lejojnë vetëm Anglinë, Skocinë dhe Uellsin të lënë tregun e përbashkët dhe bashkimin doganor, ndërkohë që lënë Irlandën e Veriut në të. Kjo mund ta bëjë tepër të lehtë shmangien e rregullave, të tilla si rregullat e origjinës, me një vend jo-BE që eksporton mallra në Irlandë si hallkë ndërmjetëse për tregtinë mes BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar. Probleme të ngjashme shfaqen në lidhje me lëvizjen e lirë të njerëzve brenda BE-së – një rregull ndaj të cilit Mbretëria e Bashkuar nuk dëshiron t'i nënshtrohet.

Asnjë nga këto sfida nuk duhet të vijë si surprizë. Paralajmërimet janë dhënë shumë kohë më parë; qeveria e Britanisë thjesht i injoroi ato. Zgjidhjet potenciale mbeten një mister, por autoritetet do të duhet të përballen me problemin herët apo vonë.

Është e sigurt se nuk ka një zgjidhje të lehtë teknologjike. Çdo sistem kontrolli do të përfshijë në mënyrë të pashmangshme kontroll fizik. Zyrtarët e doganave të ngarkuar me detyrën për zbatimin e këtyre kontrolleve do të bëhen në mënyrë të pashmangshme simbole të ndasive, dhe potencialisht një provokim për dhunë nga ekstremistët republikanë, siç ka ndodhur në të shkuarën. Gjithçka që do të nevojitet do të jetë një sulm që do të shtyjë qeverinë të fuqizojë sigurinë, duke thelluar ndarjet dhe duke nxitur më shumë dhunë.

Rivendosja e kufirit të fortë në Irlandë do të jetë shkatërrimtare, për shkak se do të minojë Marrëveshjen e të Premtes së Mirë. Dikush shpreson se udhëheqësit e Irlandës do ta ngulitin këtë mirë në mendjet e politikanëve të Mbretërisë së Bashkuar, duke shtyrë për një zgjidhje që nuk kërcënon paqen e fituar me shumë mund në Irlandë si dhe mirëqenien e ishullit. /Project Syndicate/reporter.al/

The post Rikthimi i problemit Irlandez appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more