Skip to main content

“Kërkohej në Austri për drogë, kapet në Morinë kosovari” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Kërkohej në Austri për drogë, kapet në Morinë kosovari” plus 9 more Gazeta SHQIP


Kërkohej në Austri për drogë, kapet në Morinë kosovari

Posted: 14 Feb 2018 01:52 AM PST

Foto ilustruese

Në prangat e policisë kufitare të Kukësit ka rënë një shtetas nga Kosova, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Mësohet se është arrestuar Arijan P., 26 vjeç, lindur në Gmunden Austri dhe banues në Mitrovicë, Kosovë.

“Ky shtetas u kap në hyrje të PPK.Morinë, ku gjatë regjistrimit në sistem, rezultoj me status” Arrest”, lëshuar më datë 03.01.2018 nga NCB Vienna Austri, për veprën penale “Trafik të lëndëve narkotike”, njofton policia.

Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

14 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Aksioni për ujin, kontrollohen 900 subjekte, 15 të shoqëruar në Tiranë

Posted: 14 Feb 2018 01:45 AM PST

Në të gjithë territorin e Bashkisë së Tiranës ka vijuar puna për disiplinimin e përdorimit të ujit të pijshëm duke ndërprerë lidhjet e paligjshme si dhe për nënshkrimin e aktmarrëveshjeve me UKT për detyrimet e prapambetura.

Janë 15 Grupe Task-Force, të cilat me ndihmën e Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake, përfaqësuesve të Drejtorisë së Taksave dhe stafit teknik të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, kanë bërë verifikimin në 900 subjekte private, ku kanë konstatuar e shoqëruar 15 persona, kryesisht për lidhje të jashtëligjshme dhe ndërhyrje në ujëmatës.

Kur kanë mbetur edhe 14 ditë nga afati i lënë në dispozicion të konsumatorëve familjarë për të formalizuar lidhjet e tyre apo për të lidhur aktmarrëveshje për detyrimet e prapambetura, një numër i konsiderueshëm qytetarësh i janë drejtuar sporteleve të UKT. Vetëm në këto 10 ditë, janë nënshkruar 300 aktmarrëveshje.

Bashkia e Tiranës u ka bërë thirrje konsumatorëve familjarë që të përfitojnë nga afati deri më 28 shkurt, për të lidhur kontratat e rregullta me UKT-në dhe për të nënshkruar akt-marrëveshje për pagesat e prapambetura, duke përfituar nga skema e pagesës me këste.

Nga 1 marsi, do  të vijojnë verifikimet edhe te konsumatorët familjarë.

14 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Olimpiada Dimërore, shtyhet gara e skiatores Suela Mëhilli

Posted: 14 Feb 2018 01:41 AM PST

Gara e slalomit për femra në Lojërat Olimpike Dimërore, ku do të garojë edhe skiatorja shqiptare Suela Mëhilli, u shty për ditën e premte.

Gara që ishte parashikuar të zhvillohej këtë të mërkurë do të niste me provat teknike, por erërat e forta bënë që organizatorët, për arsye sigurie për sportistët, të vendosin shtyrjen e saj me 2 ditë.

Ndërkaq, nuk ka ndryshim të datës së garës tjetër ku do të garojë Suela Mëhilli, slalomin gjigand.

Ajo do të zhvillohet në datën e përcaktuar që në fillim, ditën e enjte në 15 shkurt. Ndërkohë që në 18 dhe 22 shkurt do të garojë edhe skiatori tjetër, Erjon Tola në slalomin gjigand dhe atë special.

Në këto dy disiplina do të garojë për herë të parë dhe një skiator kosovar, Albin Tahiri.

14 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Izrael, kryeministri Netanjahu hedh poshtë akuzat për korrupsion

Posted: 14 Feb 2018 01:38 AM PST

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka folur në një televizion lidhur me pretendimet se ai do të akuzohet për korrupsion nga policia.

Netanjahu i ka quajtur akuzat “të pabaza” dhe u zotua të vazhdojë si udhëheqës. Ai shprehu sigurinë se e vërteta do të zbulohet.

Komentet e tij pasojnë një deklaratë të policisë që tha se kishte prova të mjaftueshme për ta paditur atë për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit në dy raste të veçanta.

Sipas Netanjahut akuzat “do të përfundojnë me asgjë”. “Unë do të vazhdoj ta udhëheq Izraelin me përgjegjësi dhe besnikëri për sa kohë që ju, qytetarët e Izraelit, më zgjidhni që t’ju udhëheq”, tha ai pasi u publikua lajmi për akuzat.

“Unë jam i sigurt se në zgjedhjet e ardhshme, të cilat do të mbahen në kohë, unë do të fitoj besimin tuaj përsëri, me ndihmën e Perëndisë”, tha ai.

68-vjeçari po gëzon mandatin e tij të dytë si kryeministër dhe ka shërbyer në këtë rol për një total prej 12 vjetësh.

Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm do t'i duhen disa muaj për të vendosur nëse Netanjahu duhet të përballet me akuza.

“Gjatë viteve, unë kam qenë objekt i të paktën 15 hetimeve dhe investigimeve,” tha ai në fjalimin e tij televiziv.

“Disa kanë përfunduar me rekomandime të ashpra të policisë si ato sot. Të gjitha këto përpjekje nuk kanë rezultuar me asgjë, dhe këtë herë përsëri do të jenë asgjë”.

14 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Menaxheri Giuffredi: Hysaj rendiment te lartë, sepse ndërroi këpucët

Posted: 14 Feb 2018 01:19 AM PST

Për Elseid Hysajn parashikohet një pjesë e dytë e sezonit mjaft intensive në radhët e Napolit. Mbrojtësi shqiptar, një titullar i padiskuetueshëm për Maurizio Sarrin në në krahun e djathtë të mbrojtjes, tani duhet të mendojë edhe për mbulimin e roleve që nuk janë natyrale për të.

Kjo për shkak të dëmtimit të ri të pësuar nga Ghoulam dhe mosndërhyrjes gjatë merkatos së janarit për të marrë një mbrojtës ta djathtë si alternativë.  Tashmë futbollisti i Kombëtares Shqiptare ka mbetur si "ujtë e paktë" në formacionin e Sarrit për fazën mbrojtëse, me trajnerin që duhet t'i lutet Zotit që të mos i ndodhë ndonjë dëmtim i papritur.

Pas paraqitjes shumë të mirë të Hysajt ndaj Lazios, menaxheri i tij Mario Giuffredi deklaroi me humor në Radio Kiss Kiss se "Hysaj ka treguar se mund të bëjë mirë në fazën sulmuese".

Pikërisht ndaj Lazios ishte i fokusuar më shumë në sulm, ndërsa në ndeshjet e tjera ka menduar më shumë për mbrojtjen. Iu drejtova me një batutë: "rendimenti i tij i lartë ka ardhur pasi ndërroi këpucët".

Hysaj është aktivizuar në 21 nga 23 ndeshjet e këtij sezoni në Serinë A dhe në asnjë rast nuk është dëmtuar apo zëvendësuar, qoftë edhe për arsye fizike. Madje sezonin e kaluar e mbylli si futbollisti me më shumë minuta në këmbë te skuadra e Napolit. 24-vjeçari, falë përshtatjes së tij, pritet të aktkvizohet nga Sarri edhe në krahun e majtë të mbrojtjes, aty ku Napoli ka më shumë probleme në organikë.

14 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Kumbaro: TK nuk mbyllet, ‘Turbina’ është ambient shtesë

Posted: 14 Feb 2018 01:18 AM PST

Mirela Kumbaro dha një lajm të mirë për artistët e Teatrit Kombëtar, me një pjesë të të cilëve u përball në emisionin Top Show, në Top Channel.

Ajo tha se ambientet te 'Turbina' nuk janë zëvendësuese të godinës aktuale të Teatrit Kombëtar, por ambiente shtesë, në dispozicion të Teatrit Kombëtar.

"Ambientet te 'Turbina' janë identifikuar dhe rikonstruktuar, për t'u vënë në dispozicion të Teatrit Kombëtar, por jo për të zëvendësuar godinën aktuale. Pra, te 'Turbina' ne kemi ndërtuar ambiente me kushte shumë më të mira se godina aktuale, për t'ua vënë në dispozicion, por normalisht që do të vijojë të funksionojë edhe teatri aktual", tha Kumbaro.

14 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

GUNGËN E KURRIZOS E DREJTON VETËM VARRI

Posted: 14 Feb 2018 01:16 AM PST

Nga Spartak Ngjela

Ky është gjykimi i prerë për korrupsionin shqiptar. Ai duhet shpërbërë duke likuiduar menjëherë të gjithë elitën politike të korruptuar.

Në kohën e sotme, politika amerikane, si ndihmuese në partnership me Shqipërinë dhe shqiptarët, duhet të tregohet me vendosmëri maksimale kundër korrupsionit shqiptar.

Korrupsioni shqiptar kërkon më çdo mjet të bllokojë politikën amerikane në Ballkanin Perëndimor. Konflikti midis moralitetit dhe vjedhjes korruptive në Shqipëri do jetë në rritje në të ardhmen e afërt.

Kjo është arsyeja që politika amerikanë duhet ta mbajë në informim permanent opinionin publik shqiptar.

Në të njëjtën kohë duhet theksuar se elita e korruptuar kërkon destabilizimin e Shqipërisë si të vetmen shpresë ku ka mbështetur metodën e saj të bllokimit të Reformës në Shqipëri. Por në të njëjtën kohë, për ta kuptuar më qartë bashkimin e elitës politike aktuale për të bllokuar Reformën në Drejtësi, duhen parë më radhë të gjitha aspektet aktualë të korrupsionit shqiptar.

l.

Cilat janë aspektet e këtij korrupsioni?

  1. Korrupsioni kryeministror. Ky është kryesori.
  2. Korrupsioni në prokurori
  3. Korrupsioni në gjykatë.
  4. Korrupsioni në bashki.

Këta janë katër aspektet kryesorë që përbëjnë korrupsionin shqiptar sot; dhe duhet të likuidohen të katër, sepse të katër janë të lidhur në mënyrë organike më njëri-tjetrin.

Nga këta të katër, kuptohet se korrupsioni kryesor është korrupsioni kryeministror.

Me korrupsion kryeministror duhet të kuptojmë korrupsionet që janë bërë në rangun e të gjitha qeverive të korruptuara që kanë kaluar pas rënies së komunizmit në Shqipëri.

Sipas dukjes dokumentare, kush më shumë e kush më pak, dhe, sipas emrave të kryeministrave, janë katër qeveri të përfshira në korrupsion: qeveria Nano1, qeveria Meta, qeveria Nano 2; qeveria Berisha 1 dhe 2; dhe qeveria Rama 1 dhe 2.

Pra, janë gjashtë qeveri dhe katër kryeministra.

Deri tani nuk janë dhënë prova për korrupsion në lidhje me qeverinë Meksi dhe qeverinë Majko.

Il.

Ekzistenca e korrupsionit shqiptar është rrjedhojë direkte e pushtetit gjyqësor. Këtu vjen dhe grumbullohet pastaj e gjithë e keqja korruptive shqiptare. Por, duke përmendur faktin se i gjithë pushteti gjyqësor sot, në një rrjedhë historike, është mbajtur në këmbë nga maxhorancat parlamentare që kanë ardhur njëra-pas-tjetrës, kuptohet se i gjithë korrupsioni shumë i madh në Shqipëri është përkrahur dhe është zmadhuar deri në këtë pikë, sepse në fakt ka pasur një marrëveshje të heshtur midis tre pikave kryesore të këtij rregjimi politik abuziv: kryeministër, gjykatë dhe prokurori.

Të tri pikat kanë funksionuar në Shqipëri në funksion të krimit. Është formuar bashkëpunimi konspirativ kriminal midis kryeministrave absolut që kanë drejtuar maxhorancat parlamentare dhe dy qëndrave të drejtësisë: gjykatës dhe prokurorisë.

Ky konspiracioni ka sjellë në Shqipëri pushtimin e shtetit nga krimi. Se nuk kishte mundësi që të ndodhte ndryshe.

Kur të tre këta institucione bashkohen në funksion të abuzimit me pushtetin, një shoqëri ose pushtohet nga krimi shtetëror politik që krijon tiranitë, ose pushtohet nga krimi ordiner që krijon partnership më politikën e lartë qeverisëse.

Duke u nisur nga kjo arsye që është një e vërtetë apodiktike me logjikën e shtetit , kuptohet se ne sot, si shoqëri, drejtohemi nga partnershipi që ka bërë politika e lartë e korruptuar me krimin ordiner, por, duke shtuar këtu edhe konspiracionin midis pushtetit gjyqësor dhe korrupsionit kryeministror, atëherë kuptohet se shoqëria shqiptare sot sundohet nga krimi ordiner.

ll.

Politika amerikane që kërkon partnership me politikën shqiptare se e ka nevojë të domosdoshme të interesit të vet politik; dhe Bashkimi Europian që e njeh si interes politik të dorës së parë futjen e Shqipërisë në Bashkim, të dy bashkë, nuk mund ta pranojnë partnershipin politik më një klasë politike të korruptuar deri në poret e saj.

Prandaj, pikërisht në këtë shkak dhe në këtë arsye të shkakut, të dy partnerët e Shqipërisë formuluan Reformën në Drejtësi.

Politika amerikane, në lidhje me këtë Reformë, duke e parë që politika e lartë shqiptare ishte refrakare, ndërhyri në mënyrë drastike dhe tani gjithçka është e finalizuar.

lll.

Reforma në Shqipëri nuk filloi me korrupsionin kryeministror, por me korrupsionin në pushtetin gjyqësor: në gjykatë dhe prokurori në të njëjtën kohë.

Kjo sepse, duke eliminuar një nga partnerët e konsipracionit politik, gjykatë – prokurori, partneri tjetër (korrupsioni kryeministror) mbetet i pambrojtur dhe drejt shpronësimit të tij e drejt penalizimit të tij.

Kjo ka qënë metoda e ekspertizës perëndimore, e cila ndërkohë pati një apendiks të shpejtë, që ishte Prokurorja e Përgjithshme e Përkohëshme.

Ardhja e kësaj prokuroreje si pjesë e veçantë e Reformës, shpëton edhe Reformën, por edhe fillon godetjen e krimin ordiner i cili është partner edhe me politikën, por edhe me pushtetin gjyqësor.

Ndërkohë, për çështje ditësh, pritet eliminimi i pjesës së parë të korrupsionit në gjykatë dhe në prokurori.

Atëherë koha ka ardhur.

Korrupsioni i lartë shtetëror nuk e destabilizon do Shqipërinë; Prokurorja e Përgjithshme do vijojë goditjen e krimit ordiner; kurse sigurisht që Reforma në Drejtësi fillon finalizimin kur të dalin aktet e para të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, të cilat, të strukturuara tashmë, po pritet të formojnë Prokurorinë Speciale dhe Gjykatën Speciale.

14 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi për ditën e Shën Valentinit dhe ritet e dashurisë

Posted: 14 Feb 2018 01:15 AM PST

Dita e Shën Valentinit i bën të gjithë pak më romantik. Ka nga ata që mezi e presin këtë ditë feste dhe ka të tjerë që mbeten indiferentë. Sidoqoftë, për ata që duna të kenë dashuri në jetën e tyre, Horosopi ju sugjeron disa rite të thjeshta të vogla që duhet t’i ndiqni këto ditë për të shlyer dashurinë dhe për ta bërë marrëdhënien më të lumtur, apo edhe për të tërhequr bashkëshortin. Në bazë të shenjës suaj të zodiakut, Yjet ju sugjerojnë një ritual të vogël për secilin prej jush!

DASHI – Aventura më e këndshme për të favorizuar dashurinë me rastin e Ditës së Shën Valentinit është të shkruash një poezi ose fjalë dashurie për t’ia kushtuar partnerit. Sigurisht që nuk i përshtatet zakoneve tuaja dhe për këtë arsye mund të mahnisë partnerin! Udhëhiquni nga emocionet dhe përdorni fjalët pa u shqetësuar për formën. Ju mund të shkruani fraza të bukura dashurie, edhe nëse jeni i vetmuar, për të miratuar dashurinë tuaj të ardhshme (që së shpejti do të mbërrijë).

DEMI – Në këto ditë ju nevojitet relaksim dhe festa e të dashuruarve korrespondon me një aspekt disonant të Hënës. Për të tërhequr përfitimet e perëndeshës së dashurisë për ju, mund të përpiqeni të përgatitni një infuzion të ngrohtë me barëra të shenjta në Venus. Ju pastaj mund të zgjidhni trëndafilin, i cili shpesh përdoret për të shprehur dashurinë, ose shegë, e cila në Greqinë e lashtë ishte një simbol i frytshmërisë dhe dashurisë. Zgjidhni bimët tuaja me kujdes dhe nëse jeni çift ia dhuroni të dashurit tuaj.

BINJAKËT – Kurioziteti juaj është gjithmonë shumë i gjallë dhe Hëna në Ujëderdhje, në ditën e Shën Valentinit, krijon një interes të fortë në feng-shui. Ndër zakonet e ndryshme të rekomanduara nga feng-shui për të tërhequr dashurinë ose për të bërë marrëdhënien tuaj të lumtur dhe besnike, është mirë të vendosni një çift rosash në cepin e krevatit. Krevati është pikërisht ai që korrespondon me dashurinë. Gjithmonë është mirë ta shikosh dhe ta marrësh jetën si lojë në të cilën të argëtohesh!

GAFORRJA – Për të festuar më mirë festën e të dashuruarve, yjet ju sugjerojnë të shkoni dhe të kërkoni të gjitha fotot që përfaqësojnë momentet më të mira të historisë suaj të dashurisë, t’i shtypni dhe t’i vendosni në një album dhe t'i mbani me kujdes. Një ide tjetër për të pajtuar jetën tënde të dashurisë është të bësh një foto-enigmë për veten dhe dashurinë tënde, pastaj ta bashkoni së bashku. Nëse jeni vetëm, ju mund të merreni me skena të përshkruara të dashurisë ose puthjeve të famshme të veprave të artit.

LUANI – Me rastin e Ditës së Shën Valentinit, yjet ju ftojnë të lexoni seksin tantra dhe tantrik. Përkundër aspektit disonant të Hënës, është e rëndësishme që të mësoni të njihni dyert e kënaqësisë së trupit tuaj. Kjo disiplinë ju magjeps dhe ju mund të zbuloni disa pozicione për të bërë me partnerin tuaj për të përmirësuar bashkëpunimin tuaj më intim dhe pasionant. Nëse jeni single, ju mund të zbuloni ushtrime që ju lejojnë të kanalizoni energjinë tuaj seksuale në mënyrë korrekte.

VIRGJËRESHA – Gjëja më e mirë që mund të bëni për ta përvetësuar dashurinë, me rastin e festës së të dashuruarve, është të kapërceni stresin tuaj, të tejkaloni ato frikëra që shpesh ju pengojnë të shprehni emocionet tuaja dhe t'i besoni partnerit tuaj një sekret ose i thoni atij “Unë të dua”: ato janë fjalë magjike, të cilat mund t’ju ndihmojnë të keni gjithçka që keni brenda. Nëse jeni single, duhet të keni guximin t’i tregoni dikujt sa ju pëlqen dhe mbase i propozoni të dilni së bashku. Ji i guximshëm!

PESHORJA – Saturni në pamjen disharmonike mund të krijojë energji të rënda përreth jush dhe, ndër mënyrat e shumta për të sjellë ekuilibrin, sigurisht që ka për të rregulluar rreth shtëpisë shumë qirinj të kuq dhe rozë, ose në formën e një zemre, për të mbajtur ndezur një mbrëmje të tërë. Flakët e tyre mund të djegin energjitë disonante dhe nxehtësia e tyre mund të ndezë zemrën tek ju dhe tek njeriu që doni. Zgjidhni aromën më të ëmbël dhe më të këndshme që mund t'iu japin ndjenjat më të forta!

AKREPI – Për të favorizuar dashurinë, Neptuni ju fton të bashkoni fantazinë me kreativitetin. Merrni një shishe qelqi dhe bëni shumë shënime të vogla për të shkruar gjërat që dëshironi të bëni me personin që doni. Shkruajini së bashku, në fletë të ndryshme me ngjyrë, dhe pastaj zbavituni duke i hapur dhe lexuar e pastaj duke i komentuar me zë të lartë. Nëse është e mundur, bëjeni menjëherë atë që është shkruar. Nëse jeni single, ju mund të shkruani cilësitë që dëshironi të gjeni tek partneri i ardhshëm!

SHIGJETARI – Sipas yjeve, gjëja më e bukur që mund të bëni në ditën e të dashuruarve është përgatitja e ëmbëlsirës së bashku me partnerin, duke shtuar përbërësit bazë dy përbërës të personalizuar (një për person). Ju mund të keni për të kombinuar çokollatë dhe luleshtrydhe ose fëstëk dhe mollë ose rrush të thatë dhe kokos. Do të habiteni nga vetja dhe imagjinata juaj. Nëse jeni single, përgatitni një tortë duke vënë gjithë dashurinë që jeni në gjendje dhe pastaj ia ofroni atë personit që ju pëlqen, ose, përndryshe, miqve tuaj!

BRICJAPI – Ju nuk bëni dhurata dhe festa e të dashuruarve ju shqetëson më shumë se çdo festë tjetër. Venus, megjithatë, ju fton që të jetoni me ndjeshmëri më të madhe dhe të miratoni  dashurinë duke dekoruar shtëpinë tuaj me shumë imazhe që përfaqësojnë imazhet dhe dashurinë. Duke krijuar një ambient romantik rreth jush, është e pamundur të mos tërheqësh dashuri. Nëse jeni single, gjithashtu mund të varni një figurë në muret që ju rrethojnë.

UJORI – Në Ditën e Shën Valentinit, me Hënën në shenjën tuaj, merrni dy fletë letre dhe dy pupla të kuqe. Kërkojini partnerit t'iu kushtojë disa minuta për të përpiluar dhjetë arsye që ju mbajnë së bashku. Pasi t’i keni shkruar të dy, shkëmbeni shënimet dhe lexoni ato me radhë, me zë të lartë, duke komentuar mbi to. Ky stërvitje pak mund t’ju ndihmojë të rifitoni një pjesë të madhe të bashkëpunimit. Nëse jeni single, shkruani dhjetë karakteristikat që dëshironi të gjeni tek partneri juaj ideal!

PESHQIT – Me Venusin nga ana juaj, gjëja më e mirë që mund të bëni për të favorizuar dashurinë është që të rrethoheni me artin dhe bukurinë. Ju mund të blini një vepër arti që përshkruan dy të dashuruar ose një vepër në të cilën simboli i zemrës është i dukshëm. Ose do të ishte edhe më mirë nëse do të arrini të kuptoni diçka që flet për dashurinë, si një vizatim i thjeshtë me ngjyrë, duke çliruar imagjinatën dhe krijimtarinë. Jini të frymëzuar nga ndjenjat tuaja: dikush mund të bie në dashuri me ty!a

14 shkurt 2018 (gazeta-shqip.com)

Librazhd, 6-vjeçari u var në pemë nga xhaxhai, shoqërohen 3 persona

Posted: 14 Feb 2018 12:58 AM PST

Foto e një 6-vjeçari nga Librazhdi, ku ai dukej i keqtrajtuar, teksa ishte varur në një pemë nga xhaxhai i tij bëri xhiron e rrjeteve sociale gjatë ditëve të fundit.

Lidhur me foton në fjalë Policia e Elbasanit nisi një hetim dhe mëngjesin e sotëm ka sqaruar të gjithë dinamikën e ngjarjes.

Uniformat blu në Librazhd kanë shoqëruar 3 persona nga fshati Zdrajsh, mes tyre edhe babain e 6-vjeçarit.

“Në deklarime, babai i fëmijës ka pohuar se djali nuk është dhunuar, por këtë veprim vëllai i tij e ka bërë para dy vjetësh në formë shakaje. I pranishëm ka qenë dhe ai vetë”, sqaron policia.

Ndërkohë hetimet për këtë rast vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Policia sekuestroi një aparat celular në cilësinë e provës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit” parashikuar nga neni 124/b i Kodit Penal.

14 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Fondet për bujqësinë, Rama: Drejtoritë të zëvendësohen me struktura informimi

Posted: 14 Feb 2018 12:53 AM PST

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në një aktivitet të zhvilluar në ambientet e Universitet Bujqësor të Tiranës. Tema e diskutimit lidhet me bujqësinë dhe zhvillimin e këtij sektori nëpërmjet ngritjes së një ure bashkëpunimi mes studentëve dhe fermerëve.

Në fjalën e tij para studentëve Rama tha se studentët duhet të shërbejnë si një rrjet bashkëpunëtorësh të qeverisë, për të ngritur në një tjetër nivel informimin e fermerëve.

"Ne duhet të kemi kapacitetin që të shkojmë në sa më shumë shpi dhe në sa më shumë fermerë të çojmë informacionin e duhur që çfarë është më e mira për t'u kultivuar në një zonë të caktuar. Ka dy programe. Ai i qeverisë shqiptare dhe i BE-së. Me projekte bindës merren financimet e BE-së, pasi çdo para që të vë në dispozicion të bën ta paguash me mund dhe me djersë. E merr duke pasur kapacitetin të shpjegosh pse ke nevojë dhe çfarë do bësh. BE kërkon dije ndaj ju duhet ta konsideroni si një front pune dhe fitimi, në vend që të mbaroni masterin dhe të rrini tek kafja e lagjes ose të prisni nga partia", i tha Rama, studentëve.

Këshilla e kryeministrit për studentët ishte që ata të mendojnë të punojnë si konsulent të fermerëve për shkrimin e projekteve, që do t'i paraqiten BE-së për të marrë fonde dhe në këtë mënyrë do të marrin fitimin e tyre.

Qeveria ka planifikuar që studentët me master shkencor të Universitetit të Bujqësisë të angazhohen në krah të fermerëve, për shpjegimin e skemave, plotësimin e aplikimeve, si edhe shkrimin e projekteve.

Rama theksoi se sistemi i alokimit të fondeve dhe bashkëpunimit me fermerët është në krizë ndaj duhet ndryshuar.

"Mënyra si është organizuar struktura jonë e formimit nuk funksionon. Të shkrihen drejtoritë e bujqësisë dhe të zëvendësohen me struktura informimi që të gjenden më pranë fermerëve", deklaroi Rama.

14 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more