Skip to main content

“Biletat për koncertin e Lipës në Singapor deri në 1300 dollarë” plus 9 more Ekonomia Online

“Biletat për koncertin e Lipës në Singapor deri në 1300 dollarë” plus 9 more Ekonomia Online


Biletat për koncertin e Lipës në Singapor deri në 1300 dollarë

Posted: 26 Feb 2018 09:45 AM PST

Janë shitur të gjitha biletat për koncertin e Dua Lipës në muajin maj në Singapor.

Këngëtarja kosovare, që së fundmi fitoi dy çmime në Brit Awards, është kthyer ndër këngëtarët më në trend në botë, pas hitit të vitit të shkuar "New Rules".

Biletat për koncertin në "Esplanade Theatre" janë shitur për pak orë, por ajo që e veçon këtë koncert janë çmimet e disa biletave që në uebfaqe të ndryshme arrijnë edhe në më shumë se 1000 dollarë, shkruan “bandwagon”.

Biletat origjinale dallojnë prej 50 eurove e deri në 100 euro, ndërsa në tregun online ka deri në 1300 dollarë.

Lipa do të performojë në Singapor më 4 maj.

The post Biletat për koncertin e Lipës në Singapor deri në 1300 dollarë appeared first on Ekonomia Online.

Kocijançiq: dialogu sot u mbajt në frymë konstruktive, nesër flitet për Asociacionin

Posted: 26 Feb 2018 09:39 AM PST

Prishtina dhe Beogradi kanë vazhduar sot dialogun në Bruksel, ku është diskutuar për implementimin e marrëveshjes së lirisë së lëvizjes, drejtësisë dhe IBM-në, ndërkohë që takimet do të vazhdojnë nesër dhe do të diskutohet për marrëveshjen për asociacionin serb, energjinë dhe urën në Mitrovicë.

Kështu ka thënë sot zëdhënësja e Bashkimit Evropian Maja Kociançiq, pas takimit ndërmjet delegacionit të Kosovës, të udhëhequr nga Avni Arifi dhe delegacionit serb, të prirë nga Marko Gjuriq.

"Takimi u zhvillua në një atmosferë të përzemërt dhe konstruktive. Të dyja palët konfirmuan gatishmërinë e tyre për të rifilluar diskutimet mbi tema të ndryshme që u diskutuan sot", ka thënë ajo.

The post Kocijançiq: dialogu sot u mbajt në frymë konstruktive, nesër flitet për Asociacionin appeared first on Ekonomia Online.

Ronaldo: Kam fituar gjëra të bukura në karrierë sa që nuk kam më ëndrra

Posted: 26 Feb 2018 09:35 AM PST

Cristiano thotë se nuk ka më ëndrra në futboll, i ka realizuar të gjitha ato për të cilat ka ëndërruar kur ishte fëmijë.
5 Topa të Artë, 4 Këpuca të Arta, 4 Champions League, shumë trofe tjerë individual dhe ekipor, shumë rekorde historike dhe gjithçka tjetër ka arritur gjatë karrierës Cristiano Ronaldo, i cili thotë se nuk ka më ëndrra për t'i realizuar.

Portugezi ka fituar gjithçka në nivelin personal dhe kolektiv, i mungon vetëm Kupa e Botës me Portugalinë.

"Ëndrra për t'i realizuar? Sinqerisht jo. Gjithçka që kam ëndërruar, i kam arritur. Ëndrra kemi të gjithë, por besoj se kam arritur kaq shumë gjëra të bukura sa që nuk kam më ëndrra", tha ai.

"Nëse më pyesni nëse dua të fitojë sërish. Natyrisht se dua të fitojë, shembull Kupa e Botës është një objektiv. Por, nëse tani do t'i jepja fund karrierës, do të isha krenar, shumë i lumtur… kurrë nuk kam menduar që do të kem një karrierë kaq të bukur", theksoi mes tjerash Cristiano. /Gazeta Express/

The post Ronaldo: Kam fituar gjëra të bukura në karrierë sa që nuk kam më ëndrra appeared first on Ekonomia Online.

Presidenti Thaçi dekoron Rrahman Ramën me medalje presidenciale

Posted: 26 Feb 2018 09:23 AM PST

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,ka vazhduar me dekoratat e tij për personalitetet të cilat kanë kontribuar në shtetndërtimin e Kosovës.

Gjatë ditës së sotme ai ka dekoruar edhe Gjeneral Lejtnant Rrahman Ramën, për të cilin ai shkruan në Facebook se ka dhënë kontribut të çmuar gjatë luftës çlirimtare, si dhe në zhvillimin dhe transformimin e FSK-së.

Ky është postimi i plotë i Thaçit në Facebook:

"Me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të Pavarësisë dekorova ish- komandantin e Zonës Operative të Shalës, gjeneralin Rrahman Rama, dhe komandantin e FSK-së.

Gjenerali Rama ka dhënë kontribut të çmuar gjatë luftës çlirimtare, derisa tash e dy dekada ka ndihmuar në transformimin dhe zhvillimin e FSK-së."

The post Presidenti Thaçi dekoron Rrahman Ramën me medalje presidenciale appeared first on Ekonomia Online.

Turqia merr kontrollin e shkollave afgane të lidhura me Gulenin

Posted: 26 Feb 2018 09:17 AM PST

Turqia ka marrë nën kontroll 12 shkolla në Afganistan, të cilat udhëhiqen nga organizata që ka lidhje me klerikun fetar, Fetullah Gulen, të cilin Ankaraja zyrtare e fajëson për tentim-puçin e vitit 2016.

Shkollat afgano-turke, tash do të udhëhiqen nga fondacioni shtetëror turk për edukim Maarif, pavarësisht kundërshtimeve të studentëve afganë dhe prindërve të tyre.

Kjo lëvizje ndaj organizatës joqeveritare ATCE, që udhëheq shkollat, duket se është pjesë e fushatës turke kundër mbështetësve të Gulenit.

Organizata ATCE, operon me shkolla në disa qytete afgane, përfshirë Kabulin, Mazar-e Sharif, Kandahar dhe Herat, që prej vitit 1995.

Ministri i Edukimit në Turqi, Ismet Yilmaz dhe homologu i tij afgan, Mohammad Ibrahim Shinwari, kanë marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të drejtimit të këtyre shkolla.

Pas marrjes së udhëheqjes së shkollave, Turqia ka premtuar se do të dyfishojë numrin e shkollave turke në Afganistan, do të dërgojë mësues të kualifikuar dhe ndihmesa të tjera për studentët afganë.

The post Turqia merr kontrollin e shkollave afgane të lidhura me Gulenin appeared first on Ekonomia Online.

Ismaili: Duhen dy vite punë të madhe për të arritur sigurimet shëndetësore

Posted: 26 Feb 2018 09:04 AM PST

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë të ditur se qytetarët e Kosovës duhet të presin edhe dy vjet për të marrë sigurimet shëndetësore.

Sipas tij, sistemi shëndetësor është shumë larg realizimit të një plani të tillë dhe se duhet shumë punë, kryesisht menaxheriale për të arritur deri te sigurimet shëndetësore. Ai i ka quajtur "flluskë sapuni" deklaratat se qytetarët në qershor mund të pajisjen me sigurime shëndetësore.

"Është padrejtësi e madhe sa i përket fondit të sigurimeve shëndetësore. Nuk e kemi dhe ky është realitet. Jemi në një situatë delikate. Është thënë që duhet ta kemi për gjashtë muaj. Kjo është ajo që më ka shty që pas analizimit të shohim se kur mund ta kemi. Tani i marrim disa shërbime ku mungojnë edhe barnat e pajisjet e të tjera. Çka nëse paguajmë sigurimet e shërbimet janë të njëjta. Nuk po ngutem të jap deklaratë, por shërbimet shëndetësore do të jenë për dy vjet. Në fund të vitit 2018 do të punojmë për pilotim. Për herë të parë kemi arritur të mbledhim pako bazike të shërbimeve, që secila klinikë të dijë çfarë shërbime të japë. Nuk mund një ditë të japë disa shërbime e një ditë jo. Kjo është hera e parë që kemi arritur ta bëjmë dhe kemi nisur tani të bëjmë kostimin, vënien e çmimeve. Çmimorja nuk rrjedh vetëm nga dëshira e tyre, ka kritere: kohën për sa e kryejnë një operacion për shembull të 500 eurove, sa pajisje përfshihen, cili duhet të jetë personeli. Të gjitha duhet të mblidhen dhe realiteti tregon se kushton për shembull100 euro dhe nuk do të ketë çmime veç se ata thonë ashtu. Do të ketë mbikëqyrje të të gjithave. Është proces i komplikuar sepse çdo shërbim duhet ta ketë koston e vet. Të mblidhen në qershor ka qenë deklaratë si 'fluskë sapuni' sepse prapa saj nuk ka pas institucion të gatshëm që i mbledh ato para dhe di si t'i menaxhojë atë. Dy vite duhet të jenë të mjaftueshme për ta përfunduar. Është punë që s'është bërë që 15 vite. Kur e jap afatin dy vjet është me një punë shumë të madhe prapa saj", ka thënë Ismaili për Express Intervistën.

Ismaili ka thënë po ashtu se kanë krijuar një sistem softuerik i cili do të përcjellë të gjitha kontratat lidhur me barnat dhe është zotuar në menaxhim më të mirë lidhur me këto kontrata.

Sa i përket borxheve lidhur me kontratat ka treguar se ka shumë borxhe në kontratat e lidhura me pajisje me barna, por ka shtuar se ka edhe kontrata lidhur me produktet që spitalet s'kanë pasur nevojë fare për to, por janë blerë.

Ismaili ka thënë po ashtu se Oda e Mjekëve së shpejti do të nisë të merret me trajtimin e ankesave të qytetarëve. Ai ka thënë se kjo Odë do të ketë autorizim që të marrë vendime, varësisht se çfarë parashihet.

The post Ismaili: Duhen dy vite punë të madhe për të arritur sigurimet shëndetësore appeared first on Ekonomia Online.

Ymeri: Rasti i aktivistëve në rigjykim, tregon se mbajtën burg pa faj

Posted: 26 Feb 2018 08:58 AM PST

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka bërë me dije se aktgjykimi i Gjykatës Themelore ku aktivistët e partisë së tij janë dënuar me 21 vite burg, është anuluar dhe procesi është kthyer në rigjykim.

Sipas tij, kjo nënkupton se procesi nuk ka pasur asnjë mbështetje në prova dhe se aktivistët janë mbajtur në burg pa faj, transmeton Indeksonline.

Ymeri ka kujtuar vdekjen e Astrit Deharit duke thënë se po të mos ishte mbajtur pafajësisht në burg, ai sot do të ishte duke festuar ditëlindjen e tij të 28-të.

Ky është komenti i plotë i Ymerit:

Frashëri, Atdheu e Egzoni u liruan sot nga burgu. Ndërkohë që aktgjykimi i gjykatës themelore që i kishte dënuar këta dhe Adean me 21 vite e gjysmë burg u anuluar dhe procesi është kthyer në rigjykim.
Që do të thotë që procesi nuk ka pasur bazë ligjore e as mbështetje në prova a dëshmi.
Që do të thotë që këta janë mbajtur në burg pa pas kurrfarë faji.
Që do të thotë se janë arrestuar pa pasur asnjë dëshmi a provë.
Pra që janë arrestuar pa faj.
Janë mbajtuar në burg pa faj.
Këta katër dhe Astriti.
Po të mos ishte mbajtur pafajësisht në burg, sot Astriti do ta festonte ditëlindjen e 28-të.
Për këtë rast të montuar e për Astritin pushteti ka përgjegjësi. Dhe për këtë duhet të jap përgjegjësi.

The post Ymeri: Rasti i aktivistëve në rigjykim, tregon se mbajtën burg pa faj appeared first on Ekonomia Online.

Ministri Sefaj priti në takim një delegacion të lartë të policisë britanike

Posted: 26 Feb 2018 08:56 AM PST

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka pritur në takim një delegacion të lartë të policisë së Britanisë së Madhe. Në këtë takim ministri Sefaj falënderoi delegacionin për vizitën në Kosovë dhe i njoftoi për rolin e MPB-së.

Me këtë rast ministri Sefaj e njoftoi delegacion policor britanik me strukturën aktuale të Policisë së Kosovës dhe për nivelin e lartë të besueshmërisë që ka policia e Kosovës tek qytetarët e Republikës së Kosovës.

Ministri Sefaj falënderoi Qeverinë e Mbretërisë së Britanisë për mbështetjen që kanë dhënë për institucionet e sigurisë së Kosovës, në veçanti vlerësoi bashkëpunimin e mirë që kanë policitë e të dy vendeve.

Në këtë takim u konfirmua vazhdimi i mbështetjes së Britanisë së Madhe për Kosovën në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Delegacioni britanik vlerësoi progresin që është arritur në Kosovë, veçanërisht sa i përket Policisë së Kosovës, e cila është profesionale dhe e përgatitur për tu ballafaquar me situata të ndryshme. Ata premtuan se do të vazhdojnë të përkrahin Policinë e Kosovës dhe institucionet e sigurisë në anëtarësim e tyre në organizatat ndërkombëtare të sigurisë.


The post Ministri Sefaj priti në takim një delegacion të lartë të policisë britanike appeared first on Ekonomia Online.

E jashtëzakonshme: Buffon rikthehet në Kombëtaren e Italisë

Posted: 26 Feb 2018 08:52 AM PST

Karriera e Gianluigi Buffonit me ekipin kombëtar të Italisë mund të mos ketë mbaruar.

Ushtruesi i detyrës së trajnerit të Kombëtares së Italisë, Luigi Di Biagio, beson se e ka bindur portierin e Juventusit për të qëndruar edhe në miqësoret kundër Argjentinës dhe Anglisë që zhvillohen muajin e ardhshëm.

Buffon në tetor pati njoftuar largimin nga Kombëtarja e Italisë, pas dështimit për t'u kualifikuar në Kupën e Botës.

"Një lojtar si ai nuk mund të largohet pas asaj humbje me Suedinë", ka thënë Di Biagio në një kamp trajnimi për lojtarët e rinj.

"I kam propozuar që të jetë me ekipin kombëtar edhe dy apo tre ndeshje, pastaj të vendos për vendimin e tij përfundimtar".

The post E jashtëzakonshme: Buffon rikthehet në Kombëtaren e Italisë appeared first on Ekonomia Online.

UEFA shpërndan 371 milionë euro për pjesëmarrësit e Euro 2020

Posted: 26 Feb 2018 08:48 AM PST

UEFA do të shpërndajë 371 milionë euro, për 24 ekipet që do të kualifikohen për në fazën finale të Evropianit të vitit 2020.

Ky është një nga vendimet e marra nga Komitet Ekzekutiv i UEFA, në prag të Kongresit të 42-të të saj, që u mbajt në Bratislavë.

Shifra prej 371 milionë eurosh e akorduar për ekipet e "Euro 2020" është 23% më e lartë sesa ajo për Evropianin e Francës, që ishte 301 milionë euro.

Më pas, UEFA dha edhe detajet e shpërndarjes së këtij fondi. 9.25 milionë euro do të përfitojnë të 24 skuadrat për pjesëmarrjen. Në fazën e grupeve shpërblimi do të jetë 1.5 milionë euro për çdo fitore dhe 750 mijë euro për çdo barazim. Në 1/8-at e finaleve, skuadrat do të marrin 2 milionë euro; ato që kalojnë në çerekfinale do të përfitojnë 3.25 milionë euro të tjera; ndërsa për kualifikimin në gjysmëfinale shpërblimi do të jetë 5 milionë euro.

Finalja e "Euro 2020" do të luhet në "Wembley" të Londrës dhe skuadra që do të ngrejë trofeun do të përfitojë një shpërblim prej 10 milionë eurosh, ndërsa ekipi finalist do të përfitojë 7 milionë euro. Kjo do të thotë se skuadra kampione, nëse i fiton të gjitha ndeshjet në grup, do të përfitojë në total 34 milionë euro.

Një tjetër vendim që u mor nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ishte miratimi i fondit prej 775 milionë eurosh për programin e zhvillimit të futbollit "Hattrick", për periudhën 2020-2024. Secila prej federatave anëtare të UEFA-s, mes të cilave edhe ajo shqiptare, do të sigurojë 14.1 milionë euro në 4 vitet e ardhshme nga ky program i UEFA-s.

The post UEFA shpërndan 371 milionë euro për pjesëmarrësit e Euro 2020 appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more