Skip to main content

“6 këshilla nga psikologët për të rritur fëmijë “të mbarë”” plus 9 more Ekonomia Online

“6 këshilla nga psikologët për të rritur fëmijë “të mbarë”” plus 9 more Ekonomia Online


6 këshilla nga psikologët për të rritur fëmijë “të mbarë”

Posted: 25 Feb 2018 09:40 AM PST

Psikologët e Harvardit kanë bërë një hulumtim, se si mund të edukohen fëmijet në mënyrën më të mirë dhe kanë dhënë disa këshilla për prindërit.

Këto janë 6 këshillat nga psikologët e këtij universiteti:

1) Merruni me fëmiëjt.

Ky është themeli i gjithçkaje. Kaloni kohë rregullisht me fëmijët tuaj, bëjuni pyetje të hapura për veten, për mënyrën si e shohin botën dhe dëgjoni me vëmendje përgjigjet e tyre. Jo vetëm që do të njihni më shumë botën e tyre, por do u tregoni kështu se kujdeseni për ta.

2) Nëse është e rëndësishme, thuajeni me zë të lartë.

Sipas studiuesve, edhe pse prindërit mendojnë se të qënurit i dashur dhe i sjellshëm është cilësi parësore që duhet të kenë fëmijët e tyre, jo gjithmonë shkon ky mesazh tek ata, ndaj sigurohuni që t'ua thoni këtë qartazi fëmijëve. Në këtë mënyrë ata dinë se çfarë kërkohet dhe ju konsultoheni me mësuesit, trajnerët dhe persona të tjerë që punojnë me fëmijën tuaj rreth sjelljes së fëmijës suaj.

3)Tregojini fëmijës si "të zgjidhë probleme".

Drejtojini fëmijët nëpërmnjet proçeseve të vendimmarrjes që marrin parasysh të gjithë njerëzit që janë të prekur nga problemi i caktuar. Për shembull, nëse fëmija juaj dëshiron të ndërpresë stërvitjen, nxiteni të zbulojë shkakun e shqetësimit dhe konsideroni detyrimin e tij ndaj skuadrës.

4) Bëjeni mirënjohjen dhe dhënjen e ndihmës një rutinë

Studiuesit shkruajnë " Njerëzit që e bëjnë zakon shprehjen e mirënjohjes kanë më shumë gjasa të jenë ndihmues, bujarë, të dhembsur dhe të mëshirshëm dhe po ashtu ata janë të prirur për të qënë më të lumtur dhe më të shëndetshëm." Ndaj është mirë që prindërit të japin detyra për të ndihmuar të tjerët dhe për të falenderuar.

5) Monitoroni emocionet negative te fëmijës

"Aftësia për tu kujdesur ndaj tjetrit ngarkohet nga inati, turpi, zilia, ose emocione të tjera negative" thonë studiuesit. Ndihma që mund tu jepet fëmijëve për të identifikuar dhe përpunuar këto emocione, dhe më pas për t'i udhëzuar ata drejt zgjidhjeve të sigurta të konfliktit, bën që ata të jenë të fokusuar në qëllimin e të qënurit një individ i dashur.

6) Tregojuni fëmijëve pamjen e plotë

"Pothuajse të gjithë fëmijët bashkëndjejnë dhe përkujdesen për një rreth të vogël familjarësh dhe miqsh" thonë studiuesit. Qëllimi është t'i mësojmë ata të tregojnë kujdes për njerëz që janë jashtë rrethit të tyre social, kulturor dhe madje gjeografik. Ju mund të ndihmoni në zhvillimin e këtyre cilësive duke i mësuar ata të jenë dëgjues të mirë dhe të vendosin veten në situatën e tjetrit.

Studimi mbyllet me një këshillë frymëzuese për të gjithë prindërit:

"Të rritësh një fëmijë të dashur, të respektueshëm dhe të mbarë është dhe ka qënë gjithmonë një punë shumë e vështirë, por është diçka që secili nga ne mund ta bëjë. Asnjë punë tjetër nuk është më e rëndësishme apo më shpërblyese."

The post 6 këshilla nga psikologët për të rritur fëmijë "të mbarë" appeared first on Ekonomia Online.

12 gjëra “moderne” që kanë ekzistuar para mijëra vitesh

Posted: 25 Feb 2018 09:20 AM PST

1. Proteza dhe kirurgji plastike, 3000 para Krishtit

Përpjekjet e para për të korrigjuar të metat e paraqitjes datojnë që në kohët më të lashta dhe ato nuk ishin të pasuksesshme. Një shembull është një protezë gishti egjiptiane që nuk ishte vetëm estetike, por gjithashtu mjaft efektive. Një shembull tjetër është nga India e lashtë: që nga viti 800 para Krishtit, ata mund të rregullonin formën e hundës, duke përdorur lëkurën nga balli ose faqet.

2. Sistemi i kanalizimit, 2600 para Krishtit

Instalimet më të hershme të ujërave të zeza i përkisnin qytetërimit të Luginës së Indit: në Mohenjo-daro, kishte tualete publike dhe një sistem kanalizimesh të qytetit. Kanalizimi gjithashtu njihej në Babiloninë e lashtë, disa qytete kineze dhe në Romë, ku u vu në zbatim një projekt inxhinierik kolosal i quajtur Cloaca Maxima ("Kanalizimet më të mëdha"), i cili mbijeton deri më sot.

3. Bateria, 2500 para Krishtit

Bateria e Bagdadit është një "tenxhere" qeramike që përmban një tub bakri me një shufër hekuri brenda. Replikat e kësaj baterie janë me të vërtetë të afta për të krijuar tension. Ndoshta babilonasit e lashtë e dinin metodën e galvanizimit, për të cilën u përdorën këto enë, edhe pse skeptikët argumentojnë se ato shërbenin vetëm për të ruajtur dorëshkrime.

4. Flakëhedhësi, 420 para Krishtit

Prototipi i kësaj arme të frikshme u përdor për herë të parë në Betejën e Deliumit. Flakëhedhësi i lashtë, ose "zjarri grek", ishte një tub bakri i përdorur për të projektuar një përzierje të lëngshme e të djegshme. Ajri i kompresuar ose shigjetat e mëdha shërbenin si forcë lëvizëse.

5. Ora me alarm, 400 para Krishtit

Filozofi grek Platoni përdori një orë uji që mund të lëshonte një sinjal të fortë, për t'i kujtuar se ishte koha për të filluar leksionet. Alarmet me ujë u zhvilluan më tej në Romën e lashtë dhe në Lindjen e Mesme. Orë mekanike me alarm që ishin në gjendje të binin në një kohë të caktuar të ditës u shfaqën së pari në Kinë në shekullin e 8-të pas Krishtit dhe erdhën në Evropë në shekullin e 14-të.

6. Robotët, 323 para Krishtit

Prototipet e robotëve modernë ishin figura femrash të montuara në farin e ishullit të Pharos. Në intervale të rregullta kohore, ato ktheheshin dhe godisnin këmbanat. Natën, ato lëshonin tinguj me zë të lartë, duke paralajmëruar detarët për afërsinë e bregut. Shumë më vonë, në shekujt e 17 dhe 18, makinat e quajtura automatë fituan popullaritet në Evropën Perëndimore. Ata ishin mekanizma me orar, të bëra për t'u dukur si njerëz ose kafshë, dhe të afta për të kryer veprime të ndryshme.

7. Dyer automatike, shekulli i 1 pas Krishtit

Dyert automatike të tempullit tashmë njiheshin në Greqinë e Lashtë. Në atë kohë, ato komandoheshin nga aeolipili i Heroit, prototipi më i vjetër i motorit me avull. Një zjarr ndizej në altar, nën të cilin fshiheshin tuba me ujë. Avulli aktivizonte një sistem blloqesh të lidhur me dyert. Kjo krijonte një iluzion të magjisë, e cila ishte vetëm për dobi të priftërinjve.

8. Makineria e shitjes, shekulli i 1 pas Krishtit

Në kohën tonë, makinat shitëse, mund të shesin çdo gjë që mund të imagjinohet, nga lodrat tek picat e sapopjekura. Në kohën e Heroit të Aleksandrisë, ju mund të blinit ujë të shenjtë për të larë duart tuaja në tempuj, pikërisht prej tyre. Pas depozitimit të një monedhe në pajisje, vihej në lëvizje një mekanizëm që lëshonte një pjesë të ujit tek blerësi.

9. Rrugëmatësi, shekulli i 1 pas Krishtit

Një instrument për matjen e distancës së udhëtuar nga një automjet ose rrugëmatësi, ndoshta ishte shpikur nga Arkimedi i Sirakuzës. Rrugëmatësi i parë duket se ishte një seri rrotash të vogla me numra që tregonin gjatësinë e distancës së udhëtuar nga mjeti. Një pajisje e ngjashme u shpik edhe nga filozofi dhe dijetari kinez Zhang Heng.

10. Sizmoskopi, 132 pas Krishtit

Një tjetër shpikje e Zhang Heng është një sizmoskop që mund të reagojë ndaj një tërmeti të ardhshëm. Ishte një ndërtim mjaft i çuditshëm, por i saktë: një top prej bronzi projektohej nga një prej 8 tubave të formuar si koka dragoi, dhe binte mbi kokën e një zhabe metalike korresponduese që rrinte poshtë tyre, duke treguar drejtimin nga ku po vinin tronditjet.

11. Kompjuteri, 100 para Krishtit

Mekanizmi Antikythera konsiderohet si një "kompjuter i lashtë", sepse kjo pajisje mund të gjurmojë lëvizjen e trupave qiellorë dhe të parashikojë eklipset diellore dhe hënore. Gjithashtu përdorej për të llogaritur datën e fillimit të Lojërave Olimpike.

Objekti që mban kjo vajzë duket si një laptop modern, gjë që ofron shumë nxitje për teoritë e ndryshme të komplotit. Sigurisht, nuk kishte laptopë në 100 para Krishtit, dhe ky objekt është me sa duket vetëm një kuti bizhuterish ose një tabletë dylli.

12. Syze dielli, shekulli i 10-të

Besohet se ky objekt u shpik nga Inuitët dhe duhej të mbronte sytë nga "verbëria e borës". Syzet nuk kishin xham të vërtetë: ato ishin syze të bardha prej fildishi me rreshta të ngushta. Syzet e para me xham të vërtetë (kuarci i tymosur, në fakt) u shfaqën më vonë, në Kinën e shekullit të 12-të. Ato u përdorën për të fshehur shprehjen e fytyrës së përdoruesit dhe jo si mbrojtje nga rrezet e diellit.

The post 12 gjëra “moderne” që kanë ekzistuar para mijëra vitesh appeared first on Ekonomia Online.

E vërteta e “i”-së para gjithë produkteve të Apple

Posted: 25 Feb 2018 09:15 AM PST

Produktet e Apple kanë fituar një identitet unik në mbarë botën për shkak të dizajnit dhe funksionimit të pashembullt.

Një tipar tjetër që i bën këto produkte të dalin "jashtë turmës" është shkronja "i." Marka e Apple e "i-produkteve" filloi me iMac.

Gjatë debutimit të iMac, bashkë-themeluesi i Apple dhe më pas CEO i kompanisë, Steve Jobs, tha se "i" ishte gërma e parë e fjalës "Internet" dhe "Mac" për Macintosh.

Më vonë, Steve Jobs caktoi katër kuptime të tjera për "i" në "i-produktet". Ata janë: "individuale, instruktuese, informuese dhe inspiruese".

The post E vërteta e "i"-së para gjithë produkteve të Apple appeared first on Ekonomia Online.

MPJ: Komisioni për Grada dhe Disiplinë nuk i vlerëson ambasadorët

Posted: 25 Feb 2018 08:57 AM PST

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) ka vërejtur se sot ka pasur disa raportime në media përkitazi me detyrat dhe përgjegjësitë e Komisionit për Grada dhe Disiplinë, duke raportuar se ky Komision do të bëjë vlerësimin dhe Gradimet e Ambasadorëve të Republikës së Kosovës.

Nëpërmes një komunikate për shtyp, kjo ministri sqaron “për hirë të korrektësisë dhe parimit të raportimit të drejtë dhe të saktë”, se Komisioni për Grada dhe Disiplinë, i cili themeluar me vendim të Ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, do të bëjë vlerësimin e gradimeve për shërbyesit diplomatik dhe konsullor të Republikës së Kosovës, që posedojnë grada diplomatike apo konsullore nën nivelin e Ambasadorit, por jo edhe të vetë asaj të Ambasadorit, ashtu siç është raportuar.

“Në lidhje me këtë të fundit, procedurat janë të përcaktuara në Ligjin për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës”, thekson MPJ.​

The post MPJ: Komisioni për Grada dhe Disiplinë nuk i vlerëson ambasadorët appeared first on Ekonomia Online.

Demi bëhet nostalgjike

Posted: 25 Feb 2018 08:49 AM PST

Është shkëputur disi nga jeta publike dhe ka shmangur edhe daljet nëpër klabet e famshme të Londrës, të paktën në sy të paparacëve.

Por, për të kujtuar se ajo vazhdon të jetë aty, Demi Rose është rikthyer pas në kohë duke publikuar një kolazh me fotot e saj më të nxehta të së shkuarës.

Modelja britanike shfaqet nostaligjike në disa prej këtyre shkrepjeve.

Demi thotë se në verë do t'i rikthehet pasionit të saj për muzikën dhe shpreson që të kryejë punën si DJ në plazhet spanjolle.

The post Demi bëhet nostalgjike appeared first on Ekonomia Online.

“Pyetja magjike” për kolegun e ri

Posted: 25 Feb 2018 08:45 AM PST

Përgjigjja e kësaj pyetjeje do t'ju tregojë shumë mbi personalitetin e një njeriu…Jeni në dhomën e pushimit me një koleg të ri, të cilin nuk e njihni mirë dhe ai person nis një bisedë. Ju bëni kujdes në bisedën tuaj. A është ai një person të cilit ju mund t'i besoni dhe të ndërtoni një marrëdhënie me të? Si mund ta kuptoni?

Për këtë, shkenca ju vjen në ndihmë. Ju mund të zbuloni kaq shumë gjëra për një person me vetëm një pyetje magjike.

Sipas një studimi të vitit 2010 të profesorit të psikologjisë Dustin Wood në Wake Forest University, mënyra se sa pozitivisht një person të cilin jeni duke e njohur shikon njerëzit e tjerë është lidhur me se sa i lumtur, zemërmirë dhe emocionalisht i qëndrueshëm është ai.
"Perceptimet tuaja mbi të tjerët thonë shumë mbi personalitetin tuaj. Të parit e të tjerëve në mënyrë pozitive zbulon tiparet tona pozitive – thotë Wood, autori kryesor i studimit.

Studimi gjeti po ashtu se sa më shumë pozitivisht t'i shihni të tjerët, aq më shumë të kënaqur jeni me jetën tuaj dhe se sa shumë ju pëlqeheni nga të tjerët.

Në anën tjetër, nëse tendenca e një personi është të flasë dhe të përshkruajë dikë negativisht (edhe nëse personi për të cilin po flisni është vërtet i tillë) kjo është një shenjë se personi që keni përballë ka nivele të larta të narcizizmit dhe sjellje antisociale. Bëni kujdes!
Wood shton: "Tendenca për t'i parë njerëzit negativisht tregon se me shumë gjasa keni përballë një njeri në depresion dhe me çrregullime të ndryshme personaliteti".

Pyetja magjike

Dhe le të vijmë te pyetja magjike. Duke pyetur bashkëpunëtorin tuaj se çfarë mendon rreth dikujt tjetër – tregon shumë mbi personalitetin e tij.

Arsyeja? Njerëzit kanë prirjen të shohin shumë prej cilësive të veta te të tjerët. Tani që keni armën sekrete, le të kthehemi sërish te dhoma e pushimit – pyetja juaj duhet të jetë: "A ju pëlqen të punoni këtu?" – e ndjekur nga "A ju pëlqen të punoni me bashkëpunëtorët/shefin tuaj (duke përmendur emrin e tij)?"

The post “Pyetja magjike” për kolegun e ri appeared first on Ekonomia Online.

Lëkura nuk do ta përballojë motin e ftohtë nëse nuk respekton 4 rregulla bazë

Posted: 25 Feb 2018 08:30 AM PST

Shumë femra ankohen për problemet me lëkurën gjatë muajve të ftohtë të dimrit. Një pjesë janë shumë të kujdesshme gjatë muajve të verës, ndërsa kur vjen dimri, kujdesi zbehet. Po çfarë ndodh kur është koha e ftohtë?

Në muajt e ftohtë, lëkura bëhet më e ndjeshme, ndaj trajtimi edhe në muajt e dimrit duhet të jetë po aq i madh sa edhe në muajt e nxehtë të verës. Janë gjithsej katër hapa që dermatologët i këshillojnë vazhdimisht për të pasur një lëkurë të shëndetshme edhe gjatë muajve të ftohtë.

Gati për të filluar trajtimin gjatë muajve të ftohtë? Ja cilët janë hapat që nuk duhet t'i shmangësh asnjëherë:

1. Përdor një korrektor cilësor. Fytyra ka nevojë të trajtohet në mënyrë të veçantë gjatë kësaj periudhe të ftohtë, ndaj edhe shenjat, njollat apo problemet e ndryshme me të cilat përballet lëkura mund të zbehen pas përdorimit të një korrektori cilësor (Marini Luminate Face Lotion, është një variant i mundshëm) është një investim i mirë për këtë periudhë të vitit. Përveç neutralizimit të problemeve të diellit, korrektori redukton edhe shenjat e moshës dhe rrudhat duke e bërë fytyrën të ndihet më e re.

2. Përdor gjithmonë kremin e diellit. Për këtë nuk mund të thuash asnjëherë 'mjaft'. Mos dil asnjëherë nga shtëpia pa e marrë kremin e diellit. Mund të të duket sikur nuk ka shumë rreze dielli, por e vërteta është që edhe gjatë kësaj periudhe, ato janë po njëlloj të dëmshme dhe ta dëmtojnë njëlloj lëkurën. Mos e neglizho. Përdor një krem me SPF çdo ditë.

3. Përdorni një pastrues të lehtë për fytyrën. Pastruesi normal i fytyrës mund të jetë shumë i fortë, pasi lëkura nuk mund të hidratohet njëlloj në muajt e ftohtë. Në vend të pastruesit të zakonshëm, përdor një më të lehtë gjatë muajve të ftohtë, në mënyrë që të mos e thajë më shumë lëkurën.

4. Mos harro buzët. Lëkura e buzëve është një zonë mjaft e ndjeshme që zakonisht anashkalohet, por edhe ato mund të të plasariten gjatë kohës që temperaturat bien. Mos harro të përdorësh edhe një hidratant për buzët që t'i kesh gjithmonë të buta.

The post Lëkura nuk do ta përballojë motin e ftohtë nëse nuk respekton 4 rregulla bazë appeared first on Ekonomia Online.

Express: Në mars nisin arrestimet e para nga Gjykata Speciale

Posted: 25 Feb 2018 08:24 AM PST

Pasi të përmbyllet demarkacioni me Malin e Zi, pasi Kosova ta marrë dritën e gjelbër për liberalizim të vizave, në epiqendër të zhvillimeve do të rikthehet me gjithë fuqinë e tij, Tribunali Special.

Gazeta Express ka mësuar se më së largu deri në fund të muajit mars do të mund të ngritët aktakuza e parë për krime të luftës. Një burim i sigurt i ka treguar Gazetës Express se arrestimet e para janë shumë afër.

“Kryeprokurorit në largim, David Schwendiman, i është kërkuar që deri më 31 mars, kur është dita e tij e fundit e punës në Tribunal, ai të nënshkruajë një aktakuzë”, ka thënë një burim i lartë i Gazetës Express, i cili ka qasje në këtë proces.

“Pritet që të arrestuarit e parë të jenë profil i ulët, nuk bëhet fjalë për personalitete të rëndësishme. Ky është një proces i gjatë. Partnerët e Kosovës, shtetet më të fuqishme, ato që edhe kanë kërkuar që të themelohet ky Tribunal, po kërkojnë me ngulm që tash procesi të fillojë”.

Gazeta Express ka mësuar se njëra prej arsyeve përse Schwendiman është larguar nga detyra ka qenë insistimi i tij që të mos ketë arrestime, të mos ketë aktakuza, deri në fund të këtij viti. Kjo qasje e tij ka shkaktuar nervozë në BE dhe SHBA, të cilat vende kanë pritur që ky proces të fillonte shumë më herët.

Tensionet në Perëndim janë ngritur posaçërisht muajt e fundit kur krerët e institucioneve të Kosovës e nisën një ofansivë për ta zhbërë Tribunalin Special.

Gazeta Express ka mësuar që kjo qasje, kjo vonesë, ky mobilizim i klasës politike në Kosovë, ka shtyrë Perëndimin që t’i lëvizë të gjitha levat për ta jetësuar këtë proces.

Por, pse është themeluar Gjykata Speciale e cila ishte cak i zhbërjes në fund të vitit të kaluar?

Përgjigja është e qartë: për t'i sqaruar akuzat që janë shkruar nga një zviceran, Dick Martyt, në një raport 30 faqesh, ku i bën përgjegjës udhëheqësit e UÇK'së për krimet e kryera gjatë dhe me krimin e organizuar pas luftës.

Për t'i hetuar këto akuza ishte emëruar edhe Prokurori, Clint Williamson, i cili kishte thënë se do të ngritën përafërsisht dhjetë aktakuza ndaj ish-udhëheqjes së UÇK'së.

"Ne besojmë se Task Forca do të jetë në gjendje të ngrejë aktakuza kundrejt disa ish-drejtuesve të lartë të UÇK-së për krime kundër Serbëve, Romëve dhe etnive tjera si dhe Shqiptarëve që janë besuar të kenë qenë bashkëpunëtorë të Serbisë dhe rivalëve politikë", kishte thënë Williamson, në korrik, të vitit 2014.

Ky Prokuror kishte përmendur numrin dhjetë të aktakuzave, por jo edhe numrin e të akuzuarve, shkruan Gazeta Express.

“Kaq, pak a shumë, ndoshta me pak por afërsisht 10 aktakuza", kishte shtuar ai.Deri më tash, askush s'ka përmendur emrat e atyre që do të akuzohen, por Prokurori Williamson, kishte treguar adresën se ku janë ata njerëz që do të ndiqen penalisht.

"Nuk do të hyjë në specifika për të folur për individë, por të dhënat tona janë në koherencë me atë që ka thënë Dick Marty në raportin e tij, që këta individë kanë qenë në menaxhment të lartë të UÇK'së", kishte shtuar ai.

Në vend të Williamson ishte emëruar amerikani David Schwendiman në postin e kryeprokurorit të Grupit Hetues të Bashkimit Evropian, për hetimin e pretendimeve të raportit të Këshillit të Europës për krime lufte në Kosovë. Por, edhe pse e themeluar më 2015, ende nuk ka pasur asnjë aktuakuzë

Por, kush janë emrat që përmenden në këtë raport?

Ata janë: Hashim Thaçi, Shaip Muja, Kadri Veseli, Azem Syla, Fatmir Limaj , Xhavit Haliti, Haradinaj janë personazhet kryesorë në Raportin e Dick Martyt.

Këta ish-udhëheqës të UÇK'së, Marty, i ndërlidh me veprime kriminale të kryera gjatë kohës së luftës dhe pasluftës.

Pesë herë përmenden emrat e udhëheqësve të UÇK'së në Raport?

Më së shumti përmendet emri i ish-udhëheqësit politik të UÇK'së, Hashim Thaçit. Pra, emri i tij figuron në pothuajse secilën prej 30 faqeve të Raportit. Konkretisht, pesë herë përmendet emri dhe mbiemri, ndërsa, 21 herë të tjerë mbiemri i tij. Në total, emri i Ish-Kryeministrit Thaçi përmendet 26 herë.

Pas tij vjen deputeti tjetër i PDK'së, Shaip Muja, i cili përmendet 20 herë në Raport. Ai ka pasur pozita edhe në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK'së.Pos tyre, në Raport përmendet shtatë herë edhe emri i Kadri Veselit, aktualisht, Kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Gjashtë herë përmendet edhe emri i Fatmir Limajt, aktualisht, deputet dhe udhëheqës i një partie të vogël politike.

Azem Syla dhe mbiemri Haradinaj përmenden nga dy herë në raport.

Emërtimi "Grupi i Drenicës" përmendet pesë herë, ndërsa, udhëheqës i tij, thuhet se është Lideri i PDK'së, Hashim Thaçi.

"Ky lloj aktiviteti kriminal ka vazhduar të veprojë edhe pas luftës në forma të tjera, të ndërlidhura me krimin e organizuar, derisa Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX­i zbuloi rastin e klinikës Medicus në Prishtinë për trafikim organesh", thekson raporti.

"Disa anëtarë të tjerë të 'Grupit të Drenicës' na janë dhënë indikacione gjatë hulumtimit se kanë luajtur rol vital si bashkë­konspiratorë në aktivitete të ndryshme kriminale. Këtu përfshihen Xhavit Haliti, Kadri Veseli, Azem Syla dhe Fatmir Limaj. Të gjithë këta janë hetuar vazhdimisht gjatë dekadës së fundit si të dyshuar për krime lufte dhe ndërmarrje të përbashkëta kriminale, duke përfshirë raste të mëdha të udhëhequra nga UNMIK­u, Tribunali i Hagës, dhe EULEX­i. Deri më sot, të gjithë i kanë ikur drejtësisë", shkruan mes tjerash Marty.

"Burimet e drejtpërdrejta që disponojmë tregojnë në mënyrë të besueshme se Haliti, Veseli, Syla e Limaj, si dhe Thaçi e anëtarët e tjerë të rrethit të bashkëpunëtorëve të tyre të ngushtë, do kenë urdhëruar, e ndonjëherë do kenë ndjekur edhe personalisht, realizimin e një numri vrasjesh, burgosjesh, agresionesh dhe marrjesh në pyetje, në rajone të ndryshme të Kosovës dhe konkretisht, çka na intereson në mënyrë më të veçantë, gjatë operacioneve të kryera nga UÇK-ja në territorin shqiptar, në vitet 1998-2000", thuhet në raport.

The post Express: Në mars nisin arrestimet e para nga Gjykata Speciale appeared first on Ekonomia Online.

40 % e lënë punën shkaku i shefit të keq

Posted: 25 Feb 2018 08:03 AM PST

Njëra prej gjërave të cilën punonjësit nuk mund ta durojnë është kur shefi i tyre merr meritën për punën e tyre.
Pavarësisht se a merr meritën për punën tuaj apo promovon njerëzit e gabuar, një shef i keq mund t'a bëjë shkuarjen në punë të tmerrshme.

Një studim i fundit nga BambooHR, i cili anketoi më shumë se 1,000 punonjës rreth Shteteve të Bashkuara, zbuloi arsyet kryesore pse punonjësit nuk e pëlqejnë shefin e tyre. Dhe për shumicën, arsyeja më e madhe ishte kur ai merrte meritën për punën e cila nuk ishte e tyre. Mungesa e besimit dhe inkurajimit, punonjësit të cilët punojnë me orar të zgjatur dhe promovimi i njerëzve të gabuar janë gjithashtu në mes të sjelljeve më të këqija të shefëve.

Nga të gjithë pjesëmarrësit, 40 përqind thonë se arsyeja primare pse ata lanë punën ishte për shkak të shefit. Dhe nga ai 44 përqind, sjellja e papërshtatshme e shefit ishte faktori kryesor e cila i shtyu të largohen. Tjera çështje të lidhura me menaxhim të cilat detyrojnë punonjësit të largohen janë stili i menaxhimit, qëndrimi mospërfillës dhe temperamenti i keq.

Mirëpo, shefat gjithashtu nuk duhet të jenë shumë të shoqërueshëm me punonjësit e tyre. Në fakt, në mesatare, 64 përqind e të anketuarve thanë se është në rregull që shefi i tyre të refuzojë kërkesën e një punonjësi për miqësi në media sociale. Dhe 54 përqind gjithashtu thonë se është e pranueshme që një shef të mos kalojë kohë me punonjësit jashtë zyrës.

The post 40 % e lënë punën shkaku i shefit të keq appeared first on Ekonomia Online.

Pse nuk duhet të gënjeni në CV tuaj

Posted: 25 Feb 2018 07:40 AM PST

Edhe pse kjo mund të duket diçka joshëse, nuk është e këshillueshme të gënjeni në CV tuaj, sidomos kur ju po aplikoni për punën për të cilën keni ëndërruar.

Ekzistojnë shumë mënyra që rekrutuesit mund të kontrollojnë vlefshmërinë e informacionit që ju keni përfshirë në CV tuaj dhe gjëja e fundit që ju nuk doni ta dëgjoni nga shefi juaj është se ju nuk e keni fituar punën sepse keni gënjyer.

Fushat e zakonshme të gënjeshtrës në një CV:
•         Fillimi dhe fundi i datave
•         Titujt e punëve
•         Arsimimi
•         Aftësitë
•         Përgjegjësitë e punës

Pse është e rëndësishme të thuash të vërtetën?
Është e rëndësishme që ju të thoni vetëm të vërtetën dhe asgjë tjetër veç saj në CV tuaj, sepse  rekrutuesit janë bërë të ndërgjegjshëm rreth faktit se shumica e kandidatëve fabrikojnë fakte në përpjekje për t'u punësuar  me pretekse të rreme. Kjo do të thotë se rekrutuesit marrin guximin për të kontrolluar nëse informacioni që ju përfshini në CV tuaj përmban fakte të sakta. A doni vërtet të merrni përsipër riskun duke u quajtur gënjeshtar?

Si i kontrollojnë rekrutuesit  CV-të  për gënjeshtrat?
Ekzistojnë 5 strategji kryesore që rekrutuesit kanë adoptuar për të verifikuar informacionin që ju keni pëfshirë në CV…

1.      Kryejnë një kontroll standart të background-it
2.      Kontaktojnë referuesit përmes websiteve të kompanive për tu siguruar se referencat janë të vërteta
3.      Kontrollojnë për flamuj të  kuq, dmth për boshllëqet e punësimit
4.      Kërkojnë për kandidatë nëpërmjet faqeve të rrjeteve sociale
5.      Testojnë aftësitë e kandidatëve me testet e realizuara në fazën e intervistimit

The post Pse nuk duhet të gënjeni në CV tuaj appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more