Skip to main content

“3 mënyra për të marrë më shumë oksigjen” plus 9 more Ekonomia Online

“3 mënyra për të marrë më shumë oksigjen” plus 9 more Ekonomia Online


3 mënyra për të marrë më shumë oksigjen

Posted: 28 Feb 2018 09:52 AM PST

A e dini se oksigjeni është ndoshta substanca më e rëndësishme për funksionimin e shëndetshëm të trupit dhe ndoshta edhe kundër plakjes? Kur gjaku juaj furnizohet mirë me oksigjen, shumë mekanizma hyjnë në lojë, që barazohen me shëndet më të mirë dhe parandalim të kancerit. Mbani mend, qelizat e kancerit lulëzojnë në një mjedis acid, me oksigjen të ulët.

Frymëmarrja!

A e dini se frymëmarrja e papërshtatshme mund të zvogëlojë nivelin e oksigjenit në gjak me 20 përqind? Nivelet e ulëta të oksigjenit në gjak quhen hipoksemia dhe mund të çojnë në ankth, lodhje, dhimbje koke dhe në nivele seriozisht të ulëta të oksigjenit të gjakut, shkaktojnë cianozë, koma dhe vdekje.

Ushtrimi

Të paktën 30 minuta ushtrime, mund të rrisin ndjeshëm nivelin e oksigjenit në gjakut. Kjo ndodh nëpërmjet një komunikimi të ndërlikuar midis trurit dhe trupit. Ndërsa punoni, qelizat tuaja djegin oksigjenin më shpejt. Nga ana tjetër, nivelet e dioksidit të karbonit rriten dhe truri rrit frymëmarrjen. Rezultati: më shumë oksigjen për çdo qelizë në trupin tuaj. Ushtrimi gjithashtu stimulon zgjerimin e enëve të gjakut, të cilat mund të ndihmojnë në qetësimin e presionit të gjakut për ata me hipertension dhe diabet tip 2.

Hani ushqimet e duhura

Kjo do të thotë të hani ushqime që përmbajnë mjaft antioksidantë, si dhe acide yndyrore esenciale. Para së gjithash, antioksidantët mund të ndihmojnë trupin të përdorë oksigjenin që merr në mënyrë më efikase. Konsumoni ushqime që përmbajnë mjaft vitamina: A, C dhe E si manaferrat, bishtajore të caktuara dhe perime me gjethe të errëta të errëta. Acidet yndyrore esenciale ndihmojnë në rritjen e nivelit të oksigjenit në hemoglobinë, e cila është mekanizmi i transportit të oksigjenit në gjak. Mos harroni se trupi nuk mund të prodhojë shumë lloje të acideve yndyrore, kështu qëduhet të konsumoni peshk, vaj liri, vaj ulliri dhe arra që kanë sasi të lartë të acideve yndyrore dhe omega 3.

The post 3 mënyra për të marrë më shumë oksigjen appeared first on Ekonomia Online.

Thaçi udhëtoi për në Sofje, merr pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimorë

Posted: 28 Feb 2018 09:38 AM PST

Presidenti i Republikës së Kosovë, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për në Sofje, ku me ftesë të kryeministrit bullgar, Boyko Borisov, do të marrë pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së.

Gjatë qëndrimit atje, presidenti Thaçi do të marrë pjesë në takimin e përbashkët me liderët e Ballkanit Perëndimor, kryeministrin bullgar, Boyko Borisov, presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherinin, si dhe komisionerin Johannes Hahn.

Presidenti, po ashtu do të zhvillojë takime bilaterale me krerë shtetërorë të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të lartë të BE-së.

Në këto takime do të diskutohet lidhur me perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, pas publikimit të Strategjisë së BE-së.

Gjatë ditës, presidenti Thaçi ka pritur presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherinin, si dhe komisionerin Johannes Hahn.

The post Thaçi udhëtoi për në Sofje, merr pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimorë appeared first on Ekonomia Online.

Miratohet Strategjia Sektoriale dhe Plani i Veprimit i MPMS-së

Posted: 28 Feb 2018 09:28 AM PST

Sot, në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, u miratua Strategjia Sektoriale dhe Plani i Veprimit i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale 2018-2022.

Ministri i MPMS-së, Skender Reçica theksoi se Strategjia Sektoriale ka për qëllim përmirësimin e politikave të shërbimeve publike në fushën e punësimit dhe mirëqenies së qytetarëve dhe synon të udhëzojë dhe koordinojë veprimet për arritjen e objektivave zhvillimore të parapara në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim, e që kanë të bëjnë me uljen e nivelit të papunësisë me fokus tek të rinjtë dhe gratë, ngritjen e aftësive profesionale të fuqisë punëtore, si dhe fusha tjera të rëndësishme.

Ai më tej theksoi se, për ta realizuar vizionin e kësaj strategjie, janë paraparë katër objektiva si: ulja e inaktivitetit, nëpërmjet rritjes së punësimit dhe zhvillimit të kapaciteteve në përputhje me nevojat e tregut të punës; përmirësimi i kushteve të punës dhe zvogëlimi i informalitetit, përmes fuqizimit të mbikëqyrjes dhe forcimit të dialogut social; rritja e mirëqenies sociale, përmes zgjerimit dhe ngritjes së cilësisë së mbrojtjes dhe shërbimeve sociale e familjare; si dhe realizimi i të drejtave në përfitime për pensionistët, përmes zhvillimit të sistemit të qëndrueshëm pensional, harmonizimit të kornizës ligjore dhe ngritjes së kapaciteteve institucionale njerëzore e teknologjike.

Kjo strategji është pjesë përbërëse e dokumenteve strategjike të Republikës së Kosovës dhe bazohet edhe në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim, gjithashtu edhe në masat e parapara në Agjendën për Reforma Evropiane, Programin e Reformave Ekonomike, Strategjinë e Evropës Juglindore 2020 dhe në Planin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

MPMS, me miratimin e Strategjisë Sektoriale ka përmbushur edhe një aktivitet, të paraparë në Agjendën për Reforma Evropiane dhe Planin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe gjithashtu përbën një dokument strategjik, i cili jep udhëzime të qarta për politikat e punësimit dhe mirëqenies në drejtim të integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

The post Miratohet Strategjia Sektoriale dhe Plani i Veprimit i MPMS-së appeared first on Ekonomia Online.

Hahn: Vonesat nuk e bëjnë më të lehtë ratifikimin e demarkacionit

Posted: 28 Feb 2018 09:23 AM PST

Komisioineri për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, i cili po qëndron në Prishtinë, e ka bërë të qartë se ratifikimi i Demarkacioni me Malin e Zi nuk do të bëhet më i lehtë me kalimin e kohës. Thotë se tani është momenti për të vepruar.

Në një shkrim në rrjetin social Twitter, Johannes Hahn, ka shkruar për debatin që e zhvilluan më herët në bibliotekën e Qytetit.

"Gjatë dialogut me qytetarët në Prishtinë: kriteret e liberalizimit të vizave janë të përshtatura. Vendimtar trajtimi i dy kritereve të mbetura. Demarkacioni i kufirit nuk do të bëhet më i lehtë me kalimin e kohës. Tani është momenti për të vepruar", ka shtuar ai.

The post Hahn: Vonesat nuk e bëjnë më të lehtë ratifikimin e demarkacionit appeared first on Ekonomia Online.

Juncker: Luftojeni korrupsionin dhe krimin e organizuar

Posted: 28 Feb 2018 09:20 AM PST

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në një takim që ka zhvilluar me qytetarë në Bibliotekën Kombëtare ka thënë se Kosova është pjesë e strategjisë së Bashkësisë Evropiane por e ardhmja e saj varet nga reformat të cilat do të ndërmerren, raporton Ekonomia Online.

“Nuk jam i lumtur me këtë situatë. Kjo duhet të ndërpritet në muajt e ardhshëm. Kosova është pjesë e strategjisë së Bashkësisë Evropiane dhe nganjëherë e kam përshtypjen se duke i lexuar gazetat ekziston zhgënjim mes Kosovës dhe Bashkësisë Evropiane. Kosova është e përfshirë në strategjinë por kur është te e ardhmja i takon Kosovës se a do të bëjë reforma. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është shumë e rëndësishme dhe kjo ju takon juve”, tha Juncker.

The post Juncker: Luftojeni korrupsionin dhe krimin e organizuar appeared first on Ekonomia Online.

Qeveria e Kosovës e miraton programin mbështetës për ujësjellës dhe kanalizim në zonat rurale

Posted: 28 Feb 2018 09:02 AM PST

Qeveria e Kosovës miratoi Nismën për negocimin e Marrëveshjes së Grantit me Departamentin Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës për financimin e projektit "Programi Mbështetës për Ujësjellës dhe Kanalizim në zonat rurale, Faza VI”, raporton Ekonomia Online.

Ministri Hamza tha se kjo është e rëndësishme për të përmirësuar rrjetin e ujit të pijshëm në vend.

"Ministria e Financave me vazhdimin financiar të realizuar me donatorët bilateral, është duke zhvilluar negociata për projektet me rëndësi për qytetarët. Ky projekt është realizuar në disa faza dhe ka pasur sukses për disa zona rurale për furnizim me ujë te pijës. Marrëveshja financiare, është faza e fundit. Qeveria e Zvicrës me 7.1 milionë euro mjete pa kthim, do të financoj  fazën e pestë të këtij projekti”, tha Hamza.

Kjo pikë e rendit të ditës kaloi më të gjitha votat për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

 

The post Qeveria e Kosovës e miraton programin mbështetës për ujësjellës dhe kanalizim në zonat rurale appeared first on Ekonomia Online.

Veseli: Sot mund të ishim krenarë, por demarkacioni do të kalojë dhe vizat do të hiqen

Posted: 28 Feb 2018 08:51 AM PST

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë përgjegjës deputetët që janë kundër ratifikimit të demarkacionit, të cilët sipas tij po e dëshirojnë mbajtjen në izolim të qytetarëve të Kosovës.

Por megjithatë, ai ka konfirmuar se do të vazhdoj angazhimin, me përkushtim të plotë, për t'i hapur rrugë liberalizimit, duke arritur konsensusin e domosdoshëm që në ditët e ardhshme të ratifikohet Marrëveshja për Kufirin me Malin e Zi.

Statusi i plotë i Veselit:

Takimi dhe biseda me Presidentin e Komisionit Europian, Jean Claude Juncker dhe zyrtarët tjerë të lartë të BE-së, ishte një konfirmim i perspektivës së qartë europiane të Kosovës. BE-ja, me gjithë vështirësitë që ka, po e qartëson pozicionin ndaj Kosovës.

Për fat të keq, një pjesë e përfaqësuesve të popullit, duke u thirrur zëshëm në emër të tij, nuk reflektuan sot për të ratifikuar Marrëveshjen e Shënimit të Kufirit me Malin e Zi dhe për t'i hapur rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët tanë.

Sot, ne mund të ishim të suksesshëm dhe krenarë. Izolimi dhe dështimi nuk janë opsione që ndihmojnë qytetarët tanë. Shtyrja e seancës, si kërkesë disaditëshe për konsensus, dhe mosvotimi pikërisht në ditën e vizitës së zyrtarëve më të lartë të BE-së, nuk do t'i ndihmojë lëvizjes së lirë të qytetarëve tanë.

Unë do të vazhdoj angazhimin, me përkushtim të plotë, për t'i hapur rrugë liberalizimit, duke arritur konsensusin e domosdoshëm që në ditët e ardhshme të ratifikohet Marrëveshja për Kufirin me Malin e Zi.

The post Veseli: Sot mund të ishim krenarë, por demarkacioni do të kalojë dhe vizat do të hiqen appeared first on Ekonomia Online.

Klubit të Futbollit “Prishtina” i ndahen 56 mijë hektarë në fshatin Bërnicë

Posted: 28 Feb 2018 08:43 AM PST

Në mbledhjen e mbajtur të Qeverisë së Kosovës, pika e 9 e rendit të ditës, ishte shqyrtimi i Propozim-vendimit për autorizimin e klubit Kf Prishtina, që të ndërrmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar dokumentacionin sa i përket dhënies në shfrytëzim të parcelës në fshatin Bërnicë, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, tha se kjo parcelë ka për qëllim të ndihmojë sportistët përmes të cilëve vendi do arrijë suksese.

"MKRS-ja mbetet e përkushtuar të zhvillojë politika që të përmirësojnë infrastrukturën në vend. Kjo parcelë ka rreth 56 mijë metra katrorë e vendosur në Bërnicë të poshtme dhe është për nevojat e klubit për zhvillimin e aktiviteve. Këtë kërkesë të klubit MKRS-ja e konsideron të arsyeshme sepse në mandatin tonë është që të krijoj kushtet. Dhënia në shfrytëzim e kësaj hapësire do të ndikojë në rritjen e talentëve të rinjë dhe do avanconte sportin në përgjithësi", tha Gashi.

Më të gjitha votat për dhe asnjë kundër u aprovua Propozim-vendimi.

The post Klubit të Futbollit “Prishtina” i ndahen 56 mijë hektarë në fshatin Bërnicë appeared first on Ekonomia Online.

Gërxhaliu viziton komunën e Prizrenit, i kënaqur me qasjen e kryetarit Haskuka

Posted: 28 Feb 2018 08:29 AM PST

Kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu dhe drejtuesit e Odës rajonale të Prizrenit, kanë vizituar kryetarin e komunës së Prizrenit, Mytaher Haskukën dhe është biseduar për avancimin e klimës për biznes në këtë komunë.

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, tha se gjatë takimit u bisedua për çështjet ekonomike të cilat janë problem në qeverisjen lokale dhe bashkëpunimin me Odën Ekonomike.

"Janë kërkesa për komuna të cilat besojmë që do t’i plotësojmë. U diskutua çështja e zonës ekonomike, do të mundohemi bashkarish me i adresu disa çështje të cilat kanë të bëjnë me ministrin dhe qeverinë e Kosovës që më pas të kemi funksionalizimin sa më të shpejt të zonës ekonomike. Më bashkëpunim të përgjithshëm mendoj se shumë komuna do të punojnë në të ardhmen. Do të punojmë bashkërisht me Odën Ekonomike në mënyrë që ti adresojmë çështjet ashtu siç duhet dhe që të kemi një zhvillim të mirëfillt ekonomik", tha Haskuka.

Ndërkaq kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, tha se kjo komunë për Kosovën ka rëndësi multidimensionale.

"Kjo komunë me numrin e bizneseve është ndër komunat më të mëdha, në aspektin e kontributit për tatim pagim është ndër më të mëdhatë dhe besoj se kjo komunë meriton rrespekt dhe partneritet më të fuqishëm se sa që ka pasur deri më tani. Më befasoj fakti për një përgatitje të kryetarit me një qasje pro-biznes ku u biseduan disa tema që do të jenë të rëndësishme në shumë dimensione. E para ka të bëjë me një orientim të një ambienti biznesor më të favorshëm për bizneset ekzistuese. E dyta një trajtim më professional të zonës së lirë ekonomike. Ajo çka është më esenciale është se u bisedua për partneritetin që këto aktivitete të komunës të prezantohen dhe të promovohen", tha Gërxhaliu.

The post Gërxhaliu viziton komunën e Prizrenit, i kënaqur me qasjen e kryetarit Haskuka appeared first on Ekonomia Online.

Haradinaj thotë se votimi i demarkacionit është çështje ditësh

Posted: 28 Feb 2018 08:16 AM PST

Pas mbledhjes së 33-të të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Haradinaj, tha se dështimi i seancës së sotme nuk është çudi, pasi që sipas tij gjërat e mëdha nuk kryhen për një ditë. Por është shprehur optimist se votimi i demarkacionit është çështje ditësh, raporton Ekonomia Online.

"E dini që seancat për tema të tilla nuk kryhet për një ditë, një pjesë e punës ndodhi. Ajo e komisionit është një punë më pak për ditën e radhës. Jam optimist se do kryhet agjenda për demarkacionin", tha Haradinaj.

Haradinaj tha se Juncker nuk u jep atyre detyra por se ata i kanë prioritet dy detyrat të cilat kanë mbetur për liberalizimin e vizave.

"Presidenti Juncker tha se nuk vijmë më ju jep detyra dhe porosi. Angazhimi i Kosovës është serioz, ratifikimi i marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi dhe luftimi i rendit dhe korrupsionit janë dy kushtet e mbetura”, tha Haradinaj.

Haradinaj u pyet nga gazetarët edhe për takimin me Listën Serbe. Por ai u përgjigj se takimi në fjalë ishte një takim si gjithë të tjerët.

The post Haradinaj thotë se votimi i demarkacionit është çështje ditësh appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more