Skip to main content

“Lluka: Ndotja më e madhe nga thëngjilli nëpër shtëpi, sesa nga termocentralet” plus 9 more Ekonomia Online

“Lluka: Ndotja më e madhe nga thëngjilli nëpër shtëpi, sesa nga termocentralet” plus 9 more Ekonomia Online


Lluka: Ndotja më e madhe nga thëngjilli nëpër shtëpi, sesa nga termocentralet

Posted: 31 Jan 2018 10:20 AM PST

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, gjatë seancës së sotme në Kuvend në lidhje me ndotjen enorme të ajrit, ka dhënë disa shifra për ndotësit me të mëdhenj të ajrit në bazë të një studimi që po e bën Banka Botërore.

Sipas tij, djegia e thëngjillit të papërpunuar nga shtëpitë private është ndotësi më i madh i ajrit, derisa veturat kontribuojnë me 12 për qind në ndotjen e ajrit. Megjithëse më ri, termocentrali “Kosova B” është ndotës më i madh sesa “Kosova A”.

Ai tha se këto janë të dhëna zyrtare nga raporti i BB-së që pritet të dalë në qershor të vitit që vjen.

Sipas këtij hulumtimi, termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B” ndikojnë nga 1 deri në 9 për qind në ndotjen e mjedisit në Prishtinë.

“Ndotës më i madh është ‘Kosova B’ sesa ‘Kosova A’, sepse ‘Kosovës A’ filtrat i janë ndërruar në vitin 2011, ndërsa në ‘Kosovën B’ që nga viti 1985. Ndotësi më i madh sipas të njëjtit studim në Prishtinë mbetet shtëpitë që djegin thëngjill të papërpunuar", tha Lluka.

Mes tjerash, ministri i MZhE-së tha se investimi në zgjerimin e projektit të ngrohjes përmes koogjenerimit do të zbuste ndotjen në kryeqytet.

“‘Termokosi’ më procesin e koogjenerimit ka kapacitet 140 megawatë energji termike të prodhojë dhe po shfrytëzohen vetëm 80 megawatë. Pra, ka hapësirë për investime".

The post Lluka: Ndotja më e madhe nga thëngjilli nëpër shtëpi, sesa nga termocentralet appeared first on Ekonomia Online.

Sherifi: Ndotja nuk tejkalohet duke folur

Posted: 31 Jan 2018 10:00 AM PST

Deputeti i Nismës, Bilall Sherifi, në seancën e Kuvendit, ku po diskutohet në lidhje me ndotjen enorme të ajrit, tha se problemet nuk zgjidhen duke folur në Kuvend.

"KEK-u është ndotës i madh i ambientit. Të gjithë e dimë që numri i veturave dhe cilësia e dobët e derivateve është ndotës tjetër, por kjo nuk na bën që duke folur nga këtu t'i zgjidhim problemet", tha Sherifi.

Ai kërkoi politika afatgjata kundër ndotjes.

"Ne bëjmë rezolutë, shkojmë në shtëpi, por ndotja vazhdon. Na duhen politika afatgjate", tha Sherifi.

Ai konstatoi se reduktimi i ndotësve duhet të bëhet prioritet.

"Në vend të numërimit të shkaqeve pse kemi ardhur në këtë gjendje, ejani së bashku të gjithë që reduktimin e ndotësve të ambientit ta shndërrojmë në top prioritet", tha Sherifi.

Në seancën ku po debatohet për ndotjen alarmante të ajrit në Prishtinë të pranishëm janë 68 deputetë.

Seanca u iniciua nga kryetari i Kuvendit Kadri Veseli me mbështetjen e 40 deputetëve nënshkrues.

The post Sherifi: Ndotja nuk tejkalohet duke folur appeared first on Ekonomia Online.

Shpend Ahmeti njofton në Facebook se nesër lahen rrugët

Posted: 31 Jan 2018 09:39 AM PST

Duket se larja e rrugëve në kryeqytet është aq e rrallë saqë kur kjo ndodh bëhet lajm.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka informuar se nga nesër prej orës 10:00 do të pastrohen rrugët e ndaluara për qarkullim.

"Sot, një qytet ndryshe. Vazhdojmë edhe nesër pastaj e vlerësojmë. I kuptojmë telashet për disa grupe të qytetarëve por ju lus që të ja falni këto ditë qytetit tonë. Nesër prej orës 10:00 do t'i lajmë rrugët e ndaluara për te qarkullim" ka shkruar Ahmeti në rrjetin social.

LEXO EDHE:

Fillon zbatimi i planit për uljen e ndotjes së ajrit, krijohen tollovi

The post Shpend Ahmeti njofton në Facebook se nesër lahen rrugët appeared first on Ekonomia Online.

Veseli mbështet nismën për vendosjen e shtatores së Anton Çettës në Prishtinë

Posted: 31 Jan 2018 09:27 AM PST

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka pritur në takim këshillin organizativ për ngritjen e shtatores së veprimtarit të njohur shqiptar Anton Çetta.

Në takim me Mulla Xhevat Kryeziun, Don Lush Gjergjin, Riza Krasniqin dhe dy vajzat e Anton Çettës, Agatta dhe Donika, kryeparlamentari Veseli diskutoi për iniciativën e tyre dhe u dha mbështetje të plotë.

Kryeparlamentari Veseli tha se ngritja e shtatores së veprimtarit të shquar Anton Çetta do ta nderonte kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën, ndërsa u ofroi gatishmërinë e ndihmës në çdo aspekt të nevojshëm këtij Këshilli për realizimin e iniciativën e tyre.

Këshilli organizativ e falënderoi Kryeparlamentarin Kadri Veseli për pritjen dhe ofrimin e mbështetjes për ngritjen e shtatores për Anton Çettën.

The post Veseli mbështet nismën për vendosjen e shtatores së Anton Çettës në Prishtinë appeared first on Ekonomia Online.

Lartësohet figura e Zahir Pajazitit dhe shokëve të tij, në 21-vjetorin e rënies

Posted: 31 Jan 2018 09:22 AM PST

Rënia e Zahir Pajazitit me shokët e tij ishte një goditje dhe lëkundi besimin se mund të krijohet një ushtri që do të luftonte për lirinë e vendit. Por, rënia e tyre nuk solli dëshpërim te populli shqiptar, por rikthim edhe më të fuqishëm në luftën për liri.

Kështu u tha sot në akademinë përkujtimore kushtuar 21-vjetorit të rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu.

Kryeministri Ramush Haradinaj, nën patronazhin e të cilit u mbajt kjo akademi, tha se rënia e komandantit të UÇK-së, Zahir Pajaziti, aso kohe ishte një goditje për besimin se mund të krijohet një ushtri që do të luftonte për lirinë e vendit.

"Ishin përpjekjet e para të asaj kohe se do të kemi UÇK-në apo jo; ishte punë vetëmohuese dhe angazhim i madh për luftën për liri. Në të njëjtën kohë, shqiptarët po e kuptonin momentin historik dhe veprimet që i jepnin Kosovës forcën e vet. Ishte një periudhë shumë sfiduese”, tha Haradinaj.

"Por për fat të mirë, ashtu siç kishin qenë vetë Zahiri, Hakifi dhe Edmondi, kjo nuk solli dëshpërim te populli shqiptar, por nga rënia e tyre patëm rikthim edhe më të fuqishëm në luftën për liri”.

“Nga pikëpamja ime mendoj se shqiptarët janë popull me fat, sepse në kohërat e vështira kanë nxjerrë zbatues të projekteve për liri”, tha Haradinaj.

Edhe një ish-luftëtar tjetër i UÇK-së, Rrustem Mustafa, lartësoi figurën e Zahir Pajazitit.

"Kur armiku mbylli rrugët dhe shqiptarët mbetën pa alternativa, atëherë shqiptarët u hodhën në mbrojtje të lirisë me komandant Zahir Pajazitin. Shumë shpejt u pa se komandanti Pajaziti me shokë ishin të matur dhe udhëheqës të duhur. Kur të tjerët ishin pothuajse të humbur, të heshtur dhe gati të nënshtruar, kur në zemrat tona nuk kishte më shpresë, u shfaq Pajaziti në betejën historike dhe me bindjen se me kapacitet që ka Kosovë fitorja është e sigurt”.

“Komandanti fliste, organizonte por edhe vepronte, ndërsa ne e dëgjonim dhe ëndërronim, frikësoheshim dhe organizoheshim në strukturat ushtarake që ai organizonte. Komandanti po sfidonte kohën dhe po krijonte njësi luftarake në çdo vend", u shpreh ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit.

Sipas tij, falë Pajazitit dhe atyre që e ndoqën pas, shqiptarët janë të lirë dhe kanë përkrahjen e aleatëve të mëdhenj ndërkombëtarë.

Bajram Pajaziti, i cili foli në emër të familjeve të dëshmorëve, tha se këta heronj i kishte bashkuar ideja për liri. “Këta të tre kanë vepru, kanë luftu dhe u flijuan së bashku. Sot kur kujtojmë këta heronj, kujtojmë të gjithë dëshmorët që u flijuan për popull”.

“Falë këtyre e ndërtuam shtetin dhe e fituam lirinë”, theksoi ai.

The post Lartësohet figura e Zahir Pajazitit dhe shokëve të tij, në 21-vjetorin e rënies appeared first on Ekonomia Online.

Ahmet Isufi propozon rezolutë për përmirësimin e cilësisë së ajrit

Posted: 31 Jan 2018 08:55 AM PST

Kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për ndotjen e ajrit në Kosovë, ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që në fund të debatit të dalë me një rezolutë, e cila do t’i obligonte institucionet përgjegjëse që të angazhohen në përmirësimin e gjendjes me ndotjen e ajrit.

"Nxjerra e një rezolute e cila do të ndikonte në përmirësimin e kësaj gjendje është e domosdoshme. Gjendemi në gjysmën e dimrit dhe është e pamundur të merren masa. Gjatë kësaj periudhe të vitit gjithmonë ka pasur ndotje të ambientit. Konsideroj se alarmimi krijon mundësi që sa më shpejtë të merren masa që përmes zbatimit të ligjit dhe inspektoratit të bëhet një kontroll më i madh në të gjithë kapacitetet", tha Isufi.

Sipas tij, mbipopullimi në Prishtinë ka ndikuar në shfrytëzimin pa kontroll të automjeteve, që sipas tij, është një nga shkaqet kryesore të ndotjes.

Por, Isufi tha se gjendja e kaosit në qytet pas ndalimit të lëvizjes së makinave nuk është e pranueshme dhe kjo nuk prodhon një efekt afatgjatë.

The post Ahmet Isufi propozon rezolutë për përmirësimin e cilësisë së ajrit appeared first on Ekonomia Online.

Hoxha: 2018-ta të jetë vit i lëvizjes së lirë

Posted: 31 Jan 2018 07:58 AM PST

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në rrjetin social ka theksuar se ka qenë këmbëngulëse që nga dita e parë në krye të kësaj ministrie për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, si të domosdoshëm për liberalizimin e vizave.

Ministrja Hoxha ka ftuar institucionet përgjegjëse të veprojnë për përmbylljen e këtij procesi, madje ka theksuar “le t’u mundësojmë qytetarëve tanë lëvizjen e lirë gjatë vitit 2018! Të jetë viti 2018, vit i lëvizjes së lirë për Kosovën”.

Ja postimi i plotë i Ministres Hoxha në rrjetin social:

“Plotësimin e kushtit të mbetur për liberalizimin e vizave, ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, e kam kërkuar që nga intervistat e para si Ministre e Integrimit Evropian, si të domosdoshme.

Ftoj të gjitha forcat politike parlamentare, miqtë ndërkombëtar dhe institucionet ekzekutive të vendit tonë, pa dallim, të angazhohemi për përmbylljen me sukses të ketij procesi. Ditët po ecin ndërsa çdo vonesë na pamundëson liberalizimin e vizave gjatë vitit 2018.

Ftoj dhe lus të gjitha institucionet që të përmbyllet ky proces dhe t’u mundësojmë qytetarëve lëvizjen e lirë. Qytetarët tanë nuk meritojnë izolimin e aq më pak kur ky izolim vjen si pasojë e mungesës së konsensusit të brendshëm.

Demarkacioni mbetet kusht për hapjen e proceseve tjera që çojnë vendin tonë në rrugën e finalizimit të lëvizjes së lirë dhe proceset tjera integruese.

Le t’u mundësojmë qytetarëve tanë lëvizjen e lirë gjatë vitit 2018! Të jetë viti 2018, vit i lëvizjes së lirë për Kosovën!”

The post Hoxha: 2018-ta të jetë vit i lëvizjes së lirë appeared first on Ekonomia Online.

Gaxherri: Institucionet s’po mund ta menaxhojnë mjedisin, çdo gjë jashtë kontrollit

Posted: 31 Jan 2018 07:38 AM PST

Besa Gaxherri, nga grupi parlamentar i LDK-së, tha se institucionet duhet të ndihen keq që nuk po mund ta menaxhojnë mbrojtjen e mjedisit.

"Duhet të ndihemi keq të gjitha institucionet. Në Kosovë nuk ekziston asnjë hallkë që monitoron ambientin, kemi lumenj të ndotur, kodra dhe male të dëmtuara nga prerja e pyjeve, çdo gjë është jashtë kontrollit”, u shpreh ajo.

“Problematika e ndotjes së ajrit nuk fillon nga sot, ne kemi bërë ligje por duhet të respektohen. Kush është përgjegjës për situatën e mjedisit, ndotësi kryesor dhe masat qe duhet ndërmarrë? Asnjë institucion nuk ka fakte të bëjë radhitjen e ndotësve saktë, inspeksioni nuk e kryen punën që obligohet nga ligji. Vendimi me u ndal qarkullimi i mjeteve është skandaloze i padrejtë dhe joligjor. Të merren masa në kontrollon e automjeteve, të kontrollohet cilësia e karburantit”, shtoi ajo.

"Propozimi i grupit parlamentar i LDK-së. Ndotja nga KEK të sanohet duke respektuar ligjet dhe të vendosen filtrat. Të evitohet ndotja nga ngrohja me materie të rrezikshme, të shtrihet ngrohja në Podujevë Obiliq dhe Fushë Kosovë të angazhohen komuna qeveria qe të shfrytëzohet avulli nga KEK-u. Komuna e Prishtinës është shembulli më i keq që nuk ka kryer projektin e koogjenerimit dhe merr vendime të papranueshme për ndaljen e qarkullimit të mjeteve brenda Prishtinës dhe është vendimi më i lehtë i mundshëm. Duhet të fillojmë projektet e gjenerimit të rrymës alternative dhe të respektohen ligjet në fuqi", tha ajo.

The post Gaxherri: Institucionet s’po mund ta menaxhojnë mjedisin, çdo gjë jashtë kontrollit appeared first on Ekonomia Online.

Dardan Sejdiu: Çështja e ndotjes së ajrit mund të zgjidhet me angazhim serioz

Posted: 31 Jan 2018 07:27 AM PST

Dardan Sejdiu, nga Lëvizja Vetëvendosje në seancën e jashtëzakonshme të kuvendit tha se çështja e ndotjes së ajrit mund të zgjidhet me angazhim serioz.

" Tema për të cilën jemi mbledh është temë që do bëhet aktuale çdo vit nëse nuk marrim diçka konkrete dhe serioze edhe pse duket alarmante dhe problematike për ta zgjidhur, por me angazhim serioz me anë të qeverisë kuvendit komunave mund të bëjmë zgjidhje afatgjate. Projekti i koogjenerimit është shembull i mirë se si mund të largohet përdorimi për shembull i mazutit si është bërë në Termokos."

Ai propozoi 5 pika se si mund të dilet nga kriza e ndotjes së ajrit.

Unë do propozoj 5 politika konkrete që do mund ti përmblidhnim me grupet parlamentare. me 24 milionë shtesë mund të shtohet kapaciteti i koogjenerimit nga 240 megawat në 280 mg do ti mundësonte Termokosit lidhjen me 180 mijë konsumatorë sa i kemi tash 90 mijë. edhe komuna e Obiliqit duhet të merret me këtë ndotje. Mënjanimi i thëngjillit nga ekonomitë familjare. 28 shtetet anëtare të BE secili prej tyre të bë donacion prej dy autobusëve, do të zgjidhte problemin e transportit publik atë të Prishtinës, Obiliqit dhe Fushë Kosovës që do të shkarkonte komunikacionin.

" Janë shpërndarë një numër i caktuar i licencave për ndërtimin e fermave për prodhimin e energjisë elektrike nga era, në këto ferma fryn era për 7,2 metra në sekondë 9,2 metra në sekondë , potenciali për ndërtimin e fabrikave për ndërtim , qeveria së bashku më ZRE të ecin më shpejtë në pajisjen e dokumentacioneve për donatorët që të prodhohet energji nga era. Propozoj në komunën Kastriotit Mitrovicës të bëjë furnizimin e komunave me pajisjet filtrues të ajrit, që zëvendësojnë 250 drunj, gjë që po zbatohet në shumë kryeqytete evropiane", tha ai.

The post Dardan Sejdiu: Çështja e ndotjes së ajrit mund të zgjidhet me angazhim serioz appeared first on Ekonomia Online.

Papunësia në Gjermani në nivelin rekord të ulët

Posted: 31 Jan 2018 07:07 AM PST

Këtë muaj shkalla e papunësisë në Gjermani ka tejkaluar pritshmëritë e tregut dhe është zvogëluar për 25 mijë persona, ndërsa mesatarja është ulur në 5.4 për qind, që është nivel i ri rekord.

Sipas të dhënave të Agjencia Federale e Punës (BA) në janar të këtij viti shkalla e papunësisë ka shënuar rënie për 25 mijë persona. Mësohet se numri i të papunëve, i rregulluar në baza sezonale këtë muaj është 2 milionë e 415 mijë persona.

Mesatarja e papunësisë së rregulluar sezonalisht në muajin e parë të vitit ka shënuar rënie historike në 5.4 për qind. Rekordi i mëhershëm 5.5 për qind është shënuar në dhjetor të vitit 2017.

Numri i të papunëve të përhershëm dhe të përkohshëm është 5.8 për qind. Nga 30 mijë të papunë sa ishin në dhjetor tani janë 29 mijë.

Kreu i BA-së, Detlef Scheele lidhur me çështjen deklaroi se tregu i forcës së punës ka nisur në mënyrë të fuqishme vitin e ri.

The post Papunësia në Gjermani në nivelin rekord të ulët appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more