“Betis 0-5 Barcelona: Notat e lojtarëve, maksimale për Messin dhe Suarezin” plus 9 more Telegrafi Futboll
“Betis 0-5 Barcelona: Notat e lojtarëve, maksimale për Messin dhe Suarezin” plus 9 more Telegrafi Futboll |
- Betis 0-5 Barcelona: Notat e lojtarëve, maksimale për Messin dhe Suarezin
- Publikohet fotografia e parë e Sanchezit me fanellë të Unitedit
- Notat e lojtarëve: Inter 1-1 Roma, shkëlqimi i Alisson dhe dështimi i Handanovic
- Lyoni fiton ndaj PSG-së derbin e golave fantastik (Video)
- Spektakël dhe gola, por nuk ka fitues në derbin ndërmjet Interit dhe Romës (Video)
- S’ka rëndësi mysafir apo vendas, fitoret për Barçën tashmë përditshmëri – Lehtësisht ndaj Betisit (Video)
- Barça dy gola në pesë minuta ndaj Betisit, shënojnë Rakitic dhe Messi (Video)
- Motra e CR7 ka një mesazh për të gjithë ata që dyshojnë në Ronaldon
- Gol fantastik nga El Shaarawy, Roma në epërsi ndaj Interit (Video)
- Cagliari 1-2 Milan, notat e lojtarëve
Betis 0-5 Barcelona: Notat e lojtarëve, maksimale për Messin dhe Suarezin Posted: 21 Jan 2018 02:53 PM PST Barcelona ka fituar ndaj Real Batisit me rezultat 0-5 në La Liga. Që klubi katalunas të vazhdojë me fitore golat i shënuan: Ivan Rakitic (59′), Lionel Messi (64′, 80′) dhe Luis Suarez (69′, 89′). Lojtari i ndeshjes ishte Messi, i cili përveç golave asistoi edhe një herë. Me notën maksimale u vlerësua edhe Luis Surez, i cili asistoi dy herë në këtë takim, por paraqitja e Messit bëri që ai të jetë ylli i takimit. Për vendasit më i miri ishte Andres Guardado, por edhe Cristian Tello. Shqiptari Riza Durmishi bëri një paraqitje mesatare, por e kuptueshme kur e mendon se kishte të bëjë me Messin. /Telegrafi/ Notat e lojtarëve të Betisit: Notat e lojtarëve të Barcelonës: The post Betis 0-5 Barcelona: Notat e lojtarëve, maksimale për Messin dhe Suarezin appeared first on Telegrafi. |
Publikohet fotografia e parë e Sanchezit me fanellë të Unitedit Posted: 21 Jan 2018 02:25 PM PST Të hënën pritet edhe zyrtarizimi i Alexi Sanchezit te Manchester Unitedi. Kjo konfirmohet sa do pak edhe me faktin se tashmë është publikuar edhe fotografia e parë e Alexi Sanchez me fanellë të Djajve të Kuq. Imazhi është publikuar fillimisht në rrjetet sociale dhe është shpërndarë edhe nga gazetarë anglez, gjë që të bën të bindesh se është e vërtetë. Sipas Sky Sport, kiliani tashmë ka përfunduar edhe testet mjekësore me sukses dhe të gjithë mezi po presin prezantimin zyrtar. Sanchez me Topçinjtë këtë sezon ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar tri asistime. Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Udineses në fotografi shikohet se ka numrin 7, që në Old Traford është numër i respektuar, sepse në të kaluarën është bartur nga lojtar si: George Best, Bryan Robson, Erik Cantona, David Beckham dhe CristianoRonaldo. Transferimi i tij Man Utd mendohet se i ka kushtuar rreth 40 milionë euro. /Telegrafi/ The post Publikohet fotografia e parë e Sanchezit me fanellë të Unitedit appeared first on Telegrafi. |
Notat e lojtarëve: Inter 1-1 Roma, shkëlqimi i Alisson dhe dështimi i Handanovic Posted: 21 Jan 2018 02:09 PM PST Ka përfunduar pa fitues derbi i javës së 21-të në Serie A, ndërmjet Interit dhe Romës. Ashtu si ishte rezultati ishte edhe paraqitja e plotë të dyjave skuadra që është vlerësuar me notë të përafërt. Ekipi i Nerazzurrëve ka marrë notën e përgjithshme 6.62, kurse skuadra e Romës ka marrë notën 6.64. Te vendasit me notën më të lartë janë vlerësuar golashënuesi Matias Vecino (7.4 ) dhe i inkuadruari nga banka rezervë Marcelo Brozovic (7.4), të ndjekur nga Milan Skriniar (7.1) dhe Joao Miranda (7.1), ndërsa Samir Handanovic ka marrë notën më të ulët (5.5). Nota më e lartë te Roma, por edhe në përgjithësi në këtë ndeshje i ka takuar portierit Alisson (8.2), i cili ishte vendimtar për të penguar humbjen e skuadrës së tij. Golashënuesi i Giallorossëve, Stephan El Shaarawy, ndodhet pas portierit (7.0), kurse Alessandro Florenzi (6.3) dhe Lorenzo Pellegrini (6.3) kanë marrë notat më të ulëta te Roma. Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:
/Telegrafi/ The post Notat e lojtarëve: Inter 1-1 Roma, shkëlqimi i Alisson dhe dështimi i Handanovic appeared first on Telegrafi. |
Lyoni fiton ndaj PSG-së derbin e golave fantastik (Video) Posted: 21 Jan 2018 01:55 PM PST Lyoni dhe Paris Saint Germain janë ndarë me rezultat 2-1 në Ligue 1. Ishte një derbi me raste, por të dy skuadrat u treguan të sigurta në fazën mbrojtëse. I pari që shënoi në takim ishte Nebil Fekir në minutën e dytë të takimit. Francezi shënoi një gol të bukur nga gjuajta e lirë që jo shpesh herë kemi rastin ta shikojmë. Edison Cavani kishte rast të mirë për gol në minutën e tetë, ndërsa goli i barazimit erdhi në minutat shtesë të pjesës së parë erdhi nga Layvin Kurzawa. Ylli i PSG-së u kundërpërgjigj me një tjetër gol të bukur, një volle në zonë pas asistimit nga Dani Alves. PSG në pjesën e dytë kontrolloi lojën, por ishte Lyoni që kishte disa raste për gol dhe në fund kjo u kurorëzua me gol nga Memphis Depay në minutat shtesë. Pas kësaj fitore klubi nga Parisi vazhdon në vendin e parë me 56 pikë, kurse Lyoni ngjitet në pozitën e dytë me 48 pikë. Ndeshja e ardhshme e Paris Saint Germainit është ndaj Montpellierit, ndërsa Lyoni udhëton te Bordeaux. /Telegrafi/
The post Lyoni fiton ndaj PSG-së derbin e golave fantastik (Video) appeared first on Telegrafi. |
Spektakël dhe gola, por nuk ka fitues në derbin ndërmjet Interit dhe Romës (Video) Posted: 21 Jan 2018 01:40 PM PST Interi dhe Roma kanë zhvilluar një ndeshje mjaft atraktive për dashamirët e futbollit, e cila përfundoi me rezultat të barabartë (1-1). Ndeshja ishte shumë e hapur që nga fillimi me të dyja skuadrat që kërkonin ta gjejnë golin. Pas një rasti të mirë të Ivan Perisicit që iu mohua nga Alisson, mysafirët arritën ta zhbllokojnë rezultatin. Ishte pikërisht portieri i Romës që nisi një top të gjatë drejt zonës së zikaltërve, ku e priti Stephan El Shaarawy. Sulmuesi i Giallorossëve shkoi përpara dhe e paraboloi Samir Handanovicin duke i dhënë epërsi skuadrës së tij (31′). Edhe pas golit të shënuar vazhdoi loja e hapur e skuadrave , derisa vendasit dëshironin golin e barazimit. Megjithatë, Roma shkoi në pushim me epërsi. Në pjesën e dytë, Nerazzurrët bënë një lojë shumë ofensive në kërkim që ta ndëshkonin ekipin kundërshtar. Pas disa rasteve, Mauro Icardi arriti ta godiste vetëm shtyllën. Mirëpo, përpjekjet e vazhdueshme për të shënuar, iu shpaguan skuadrës së Luciano Spalletti. Marcelo Brozovic e gjeti në zonë Matias Vecinon, i cili e barazoi rezultatin nga afërsia (86′). Tentativat për të shënuat gol tjetër nuk u ndërprenë deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit, mirëpo takimi u mbyll pa fitues. Interi është i katërti në tabelë me 43 pikë, kurse Roma është një pozitë më poshtë me 40 pikë, mirëpo Giallorossët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. Në xhiron e ardhshme, zikaltrit udhëtojnë te Spali, kurse kryeqytetasit janë nikoqirë të Samdorias. /Telegrafi/ The post Spektakël dhe gola, por nuk ka fitues në derbin ndërmjet Interit dhe Romës (Video) appeared first on Telegrafi. |
Posted: 21 Jan 2018 01:39 PM PST Barcelona ka fituar me rezultat 0-5 ndaj Real Betisit në La Liga, duke mbajtur kështu epitetin e të pamposhturve në kampionatin elitar spanjoll. Vendasit erdhën nga një formë e mirë, ku në dy ndeshje pa humbje kishin shënuar tetë gola, por para klubit katalunas ata ishin thjesht një tjetër skuadër për t’u mundur. Pjesa e parë ishte pa gola edhe pse Sergi Roberto (26′) dhe Lionel Messi (31′) kishin shanse për gol. I pari që shënoi në këtë takim ishte Ivan Rakitic në minutën e 59-të pas asistimit nga Luis Saurez. Pesë minuta më vonë shënoi Messi, i asistuar nga Sergio Busquets. Në minutën e 69-të Rakitic ia ktheu favorit Suarezit, duke i asistuar për golin e tretë në takim nga mysafirët. Pokerin e skuadrës e kompletoi Messi në minutën e 80-të, i asistuar nga Suarez. Dhe këtu favori u kthye pasi për 0-5 Messi asistoi te Suarez. Pas kësaj fitore Barcelona vazhdon në vendin e parë me 54 pikë, 11 më shumë se Atletico Madridi në vendin e dytë, kurse Betisi renditet në vendin e dhjetë me 27 pikë. Ndeshja e ardhshme e klubit katalunas është ndaj Alavesit, kurse Betis udhëton te Celta Vigo. Vlen të theksohet se për vendasit nga minuta e parë edhe shqiptari, Riza Durmishi, i cili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 51-të. /Telegrafi/ The post S’ka rëndësi mysafir apo vendas, fitoret për Barçën tashmë përditshmëri – Lehtësisht ndaj Betisit (Video) appeared first on Telegrafi. |
Barça dy gola në pesë minuta ndaj Betisit, shënojnë Rakitic dhe Messi (Video) Posted: 21 Jan 2018 01:11 PM PST Barcelona ka kaluar në epërsi ndaj Real Betisit duke shënuar dy gola të shpejtë. I pari erdhi nga Ivan Rakitic në minutën e 59-të pas asistimit nga Luis Saurez, ndërsa Lionel Messi shënoi në minutën e 64′. Vlen të theksohet se klubi katalunas ende nuk është mposhtur këtë sezon në La Lia. Ndeshja e ardhshme e Barçës është ndaj Alavesit. /Telegrafi/ The post Barça dy gola në pesë minuta ndaj Betisit, shënojnë Rakitic dhe Messi (Video) appeared first on Telegrafi. |
Motra e CR7 ka një mesazh për të gjithë ata që dyshojnë në Ronaldon Posted: 21 Jan 2018 12:41 PM PST Cristiano Ronaldo iu kthye golave me Real Madridin në La Liga, ai arriti të shënojë dy në fitoren 7-1 ndaj Derpotivo la Corunias. Por, portugezi nuk arriti të luajë deri në fund pasi pak minuta para përfundimit në tentim për të shënuar golin e dytë, u godit nga lojtari kundërshtarë në fytyrë. Me këtë rast Ronaldo u gjakos në fytyrë dhe u detyrua të mjekohet jashtë fushës. CR7 ka qenë cak i kritikave nga tifozët këtë sezon për shkak të formës së dobët dhe pas ndeshjes me Deportivos ka reguar edhe motra e portugezit, Katia Aveiro. “Shumë persona në këtë botë flasin për një ‘lamtumirë’ dhe dëshirojnë të shikojnë të shtrirë në tokë, por ajo që iu bënë juve një kampionë dhe fitues është numri i goditjeve që merr në stomak dhe përkundër kësaj t’i vazhdon të qëndrosh”, ka shkruar Katia. Real Madridi tashmë duket se e ka të humbur titullin në La Liga, por Kupa e Mbretit dhe Liga e Kampionëve mbesin një mundësi. Ronaldo këtë sezon ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar tre asistime. /Telegrafi/
The post Motra e CR7 ka një mesazh për të gjithë ata që dyshojnë në Ronaldon appeared first on Telegrafi. |
Gol fantastik nga El Shaarawy, Roma në epërsi ndaj Interit (Video) Posted: 21 Jan 2018 12:26 PM PST Është zhbllokuar rezultati në derbin ndërmjet Interit dhe Romës që po zhvillohet në Giuseppe Meazza. Që nga fillimi, ndeshja ishte shumë e hapur me të dyja skuadrat që kërkonin ta gjejnë golin. Ndërsa të parët që arritën ta gjejnë rrjetën ishin Giallorossët. Portieri Alisson e nisi një top të gjatë drejt zonës së zikaltërve, ku e priti Stephan El Shaarawy. Sulmuesi i Romës e paraboloi Samir Handanovicin duke i dhënë epërsi skuadrës së tij (31′). Edhe pas golit të shënuar vazhdoi loja e hapur e të skuadrave në kërkim për të shënuar. /Telegrafi/ The post Gol fantastik nga El Shaarawy, Roma në epërsi ndaj Interit (Video) appeared first on Telegrafi. |
Cagliari 1-2 Milan, notat e lojtarëve Posted: 21 Jan 2018 11:35 AM PST Milani ka vazhduar me fitore në Serie A, këtë herë arriti të fitoi ndaj Cagliarit me rezultat 2-1. Goli e vetëm për vendasit e shënoi Nicolo Barella në minutën e tetë. Por, me dy gola për mysafirët u kundërpërgjigj Franck Kessie, në minutat 36′ dhe 42′. Dhe normalisht që lojtari i ndeshjes ishte Kessie, ndërsa paraqitje të mirë arritën të bëjnë edhe: Lucas Biglia, Nikola Kalinic dhe Hakan Calhanoglu. Për Cagliarin më i miri ishte portieri Alessio Cragno, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve. /Telegrafi/ Cagliari: Milan: The post Cagliari 1-2 Milan, notat e lojtarëve appeared first on Telegrafi. |
You are subscribed to email updates from Futboll – Telegrafi. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google, 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: