Skip to main content

“U tha se ka fyer Berishën ‘’ky ka rrjedhur’’, Rama nuk e mohon” plus 9 more Lajmi i Fundit

“U tha se ka fyer Berishën ‘’ky ka rrjedhur’’, Rama nuk e mohon” plus 9 more Lajmi i Fundit


U tha se ka fyer Berishën ‘’ky ka rrjedhur’’, Rama nuk e mohon

Posted: 12 Oct 2017 08:44 AM PDT

Paraditen e sotme, u fol se kryeministri Rama ka fyer Berishën, duke i thënë se ka rrjedhur.

Vetë kryeministri i vendit pranon se një gjë të tillë e ka thënë, por "nëpër dhëmbë".
E ndërsa tha këtë, kryeministri sqaroi për gazetarët se: "duhet të merremi me anën serioze të çështjes dhe pastaj me aspektin qesharak. Nuk po ia dalim dot që të arrijmë në momentin kur opozita të bindet që parlamenti me një klub të dehurish ka vdekur më 25 qershor.

Ky parlament funksionon në bazë të rregullave të shkruara bashkërisht", shtoi ai.
"Edhe ju kur dëgjoni çudira nga tjetri do thoni nëpër dhëmbë: Mos ke rrjedhur gjë",- tha Rama duke shtuar se ajo që ndodhi nuk ishte arsye për të shkaktuar tensione deri në ndërprerjen e seancës.

The post U tha se ka fyer Berishën ''ky ka rrjedhur'', Rama nuk e mohon appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Mendoi se kanceri e shkatërroi, burri gjen bimën që i shpëtoi vdekjes

Posted: 12 Oct 2017 08:39 AM PDT

Kanceri cdo ditë po vret njerëz, por, shumë të tjerë shpëtojnë. Njihuni me historinë frymëzuese.

Në vitin 2002, mjekët kishin konstatuar një tumor beninj në trurin e tij, me një madhësi prej 5.5 centimetra. Mirëpo, pas operacionit, kanë kaluar vetëm dy vite dhe tumori ishte kthyer përsëri. Ndaj, pas operacionit të dytë me laser, këmba dhe dora e majtë i mbetën të paralizuara. Kishte shkuar në rrezatime, por as kjo nuk i kishte ndihmuar.

Tumori përsëri ishte rritur dhe ishte caktuar një operacion tjetër.
Kur kishte shkuar në rehabilitim, kishte takuar një person i cili i ndryshoi jetën. Ai njeri kishte vuajtur nga kanceri në veshka. Për fat të keq, operacioni i tij nuk kishte dalë i suksesshëm dhe mjekët i kishin thënë se i kishin mbetur 3-4 muaj jetë.
Më pas ai kishte njohur një grua e cila i kishte treguar për një bimë, e cila mund ta shërojë sëmundjen e rëndë dhe si ta përgatisë ilaçin prej saj, transmeton ;Kosova Sot Online'.
Për cilën bimë bëhet fjalë? Bima quhet shtogu (lat. Sambucus nigra). Prej kësaj bime mund të përgatiten shurupe, komposto dhe pekmez, lëngje, verë e uthull. Shtogu rritet nëpër fusha të hapura, përreth shtëpive, rreth kanaleve të lumit dhe fryti na kujton boronicat.
Fruti duhet të jetë i pjekur mirë për të pasur efekte shëruese. Kur t'i merrni frutat, pastrojini dhe vendosini në kavanoz, duke radhitur një radhë fruta një radhë sheqer, derisa kavanozi të jetë mbushur plot. Kavanozin ruajeni në një vend ku ta zërë dielli.
Pasi të ketë qëndruar dy javë, duhet ta mbyllni dhe vendoseni në frigorifer. Mund të përgatisni 2, 3 ose 4 kavanoza, por së paku duhet pasur dy të tillë për të pasur ilaç të mjaftueshëm.
Përdorimi: Konsumoni së paku një lugë në mëngjes esëll, së paku dhjetë minuta para se të hani diçka.
Vetitë shëruese të ilaçit
Ilaçi i ndihmoi pacientët të cilëve mjekët u kishin dhënë edhe 2-3 muaj jetë. Muajt po kalonin e personi që e kishte filluar përdorimin e ilaçit ishte ende në jetë. Nga vizitat mjekësore ishte konstatuar se kanceri ishte zhdukur. Shtogu është ilaç për forcimin e sistemit imun dhe shëron shumë sëmundje. Në fillim shija e këtij ilaçit nuk është aspak e këndshme, derisa të mësoheni. Sa herë ta përdorni, mbani mend qëtualetin ta keni afër, sepse 30 minuta pas konsumimit duhet të shkoni në tualet.

The post Mendoi se kanceri e shkatërroi, burri gjen bimën që i shpëtoi vdekjes appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Lajmi i fundit/ Opozita kërkon përjashtimin e Ramës, Ruçi e refuzon

Posted: 12 Oct 2017 08:29 AM PDT

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka refuzuar kërkesën e deputetëve të Partisë Demokratike,të LSI-së dhe PR-së të cilët kërkuan përjashtimin e kryeministrit Rama nga punimet e parlamentit, me të njëjtin argument me të cilin kërkoi fjalën për procedurë demokrati Noka.

Që në fillimet e seancës së orës 17:00 Ruçi komunikoi vendimin se nuk do të marrë për bazë kërkesën e opozitës.

"Pasi u depozitua drejt kryetarit të Kuvendit kërkesa nga 9 deputetë, për të marrë masa ndaj deputetit Edi Rama. Lidhur më këtë kam detyrimin të njoftoj seancën se pas konsultova me nenet 64, pika 1,2,3,4.5 me nëmin 65, pika 1,2,3 dhe pasi pashë të zbardhur procesverbalin e mbajtur gjatë seancës, nuk mund ta marr në konsideratë pasi nuk përmbush asnjë nga kërkesat e rregullores të neneve 64 dhe 65."
Më herët deputetët e opozitës firmosën kerkesen qe shihni me poshte, mund te lexohet qartesisht se ne kete levizje, deputeteve te PD-se, i eshte shtuar edhe LSI-ja, pasi ne te duket firma e kreut te grupit parlamentar, deputetetit Petrit Vasili, si edhe firma e kryerepublikanit, Mediu.

Kujtojme se gjate kohes se ish-kryeministri fliste ne foltore per projektligjin per pakicat dhe akuzoi se kjo ishte pasoje e luftes mafioze te klaneve ne qeveri, Rama reagoi pa mikrofon nga vedni duke i thene "e dhjeve".

The post Lajmi i fundit/ Opozita kërkon përjashtimin e Ramës, Ruçi e refuzon appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Vullkani alarmon Japoninë, kolona e hirit e lartë 2 kilometra

Posted: 12 Oct 2017 08:19 AM PDT

Japonia vazhdimisht kërcënohet nga natyra.

Pas një faze të një aktiviteti që kishte gjeneruar një seri tërmetesh, vullkani japonez i Shinmoedake ka shpërthyer.
Ky është shpërthimi i parë pas 6 vitesh në gjendje i këtij vullkani.

Shpërthimi ka alarmuar banorët e zonës Takaharu, shumë pranë vullkanit, për shkak të hirit të madh që ka shkaktuar.

 

The post Vullkani alarmon Japoninë, kolona e hirit e lartë 2 kilometra appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Shkatërrohet grupi kriminal i shqiptarëve në Itali, arrestohen mafiozët nga Berati dhe Fieri

Posted: 12 Oct 2017 08:06 AM PDT

Policia italiane ka shkatërruar grupin kriminal të shqiptarëve, pasi akuzohen për vepren penale të trafikimit të lëndeve narkotike. Ata furnizonin me kokainë zonën e Arezzo.

Shqiptarët janë Erald Avduli i lindur në Berat më 25 maj 1991, Aurel Braho i lindur më 18 korrik 1974, Enklajd Upgrade i njohur si Klajdi lindur në Fier 6 gusht 1989, Artur Shabanaj, lindur në Fier me 9 Korrik , 1989, si dhe shqiptari me inicialet H.L. i lindur në vitin 1990.

Por mësohet se dy prej anëtarëve të këtij grupi janë arrestua pak ditë më parë pasi i kishin shpëtuar ndjekjes së policisë. Ata janë Erald Avduli dhe Aurel Braho. Ky grup e kishte kthyer një shtëpi të braktisur pranë varrezave në Cortona Creti në fermë drogë. Dy shqiptarët ishin gjurmuar nga hetuesit në kataninë dhe me datë 29 shtator 2017 është bërë i mundur ndalimi i tyre.

The post Shkatërrohet grupi kriminal i shqiptarëve në Itali, arrestohen mafiozët nga Berati dhe Fieri appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

‘’E keni kthyer Parlamentin në bordello’’, Rama i kthen përgjigje qytetarit

Posted: 12 Oct 2017 07:56 AM PDT

Rama i rikthehet replikave. Në statusin për seancën në Kuvend, Rama u shpreh se "Perseri pushtohet foltorja e ndërpritet puna e Kuvendit, sepse PD nuk thahet dot nga rrebeshi i zgjedhjeve dhe di vetëm e lagu s'e lagu⛈💦💧".

Por të menjëhershme kanë qenë reagimet nga ana e qytetarë të cilët i kanë komentuar lidhur me këtë status. Por disa prej komenteve vetë kryeministri nuk ka nguruar pa u kthyer përgjigje.

Qytetari: Po ikim drejt kaosit o bish, si ben derman me asigjo ktij vendit. Ka shku thika ne palc dhe se mulon dot as me propagand tv as me propagand portalesh. Vrasje perdit, grabitje, vjedhje ikje ne mas te popullit. Perfundimin vetem zoti e di, ama do jet keq e me keq se jo ti po asnjeri sben hajer per kte vend
Rama:Mos u shqeteso Ariel, sepse vrasjet jane shume me pak se c'kane qene dhe mos u merr shume me portale e me tv, ndersa sa per ikjen ne mase, shqiptaret kane ikur e kane ardhur, ikin e vijne dhe do ikin e do vijne, sepse lavdi Zotit jetojme ne nje vend te lire e nuk jemi me ne kohen e bunkerit ku rrinim te tere pa levizur brenda mureve!
Qytetari: h juve doni litarin që të gjithë, pa përjashtim. Vetëm talleni me popullin!! S'keni faj ju, por kemi faj ne që ju lem juve të bëni si të doni me be (popullin) kshu do bësh shtet ti lol Albanian state is a total joke 😂😂

Rama: Lini, litarin mbaje per te kercyer se te shkarkon helmet e trupit qe te ndikojne direkt trurin dhe pastaj truri te punon si skapamento qe nxjerr tym te zi nga goja😂
Qytetari: Ket pun keni ju elagu se lagu ma ne fund i pagun populli zoti rama.
Rama: Ndue s'jemi te gjithe njesoj Ndue, sa per popullin lere te flase vete
Qytetarja : Tallu tallu kur te mban populli. O te shperlafte mortja.
Rama: Ah e shkreta Espanjola, ngushellimet e mia per gjithe ate zift qe paske ne fyt
Qytetari: E keni ber bordello ate lesh parlamenti
Rama: Fluard, parlamenti tani po kthehet ne binaret e rregullave te shkruara nga te gjitha palet, po ti mos e lesho veten keshtu me kete gjuhe se s'eshte mire per ty jo per mua
Qytetari: Turp çfar ne kemi votur hapu dhe
Rama: Mos u merzit, voto heren tjeter qe te jesh krenar!

The post ''E keni kthyer Parlamentin në bordello'', Rama i kthen përgjigje qytetarit appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

‘’Kërcënohet’’ Europa, pritet të goditet nga uragani “Ofelia”

Posted: 12 Oct 2017 07:40 AM PDT

Uragani ''Ofelia'' pritet të godasë Europën.

Paralajmërimin e dha Qendra Kombëtare e Uraganëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që vlerëson se stuhia e radhës e këtij sezoni në Atlantik ndodhet rreth 1 200 km në jugperëndim të Azoreve dhe po lëviz drejt Kontinentit të Vjetër me erërat e saj që mbërrijnë shpejtësinë 135 km/h. Mediat në Britani shkruajnë se "Ofelia" do ta godasë shtetin-ishull në 30-vjetorin e stuhisë së madhe të vitit 1987, nëse modelet kompjuterike rezultojnë të sakta, shkruan tesheshi.

Në "dyert" e Britanisë ajo pritet të "trokasë" mbrëmjen e 15 tetorit e pas kësaj trajektorja e lëvizjes parashikohet të jetë në verilindje të Europës.
Stuhia e madhe e tre dekadave më parë në Mbretërinë e Bashkuar goditi pikërisht në datat 15 dhe 16 tetor, duke vrarë 22 persona në Britani e Francë. Asokohe, ajo e preku tokën në Kornuoll, vendi ku besohet se do ta nisë edhe "Ofelia" furinë e saj, ndërsa industrisë vendase të sigurimeve i kushtoi 2 miliardë paundë, çka e bën fenomenin e dytë më të shtrenjtë metereologjik në historinë e vendit.
"Ofelia" është uragani i dhjetë i këtij viti e pason stuhi të një force shkatërrimtare si "Harvey", "Irma", "Maria" dhe "Nate", të cilat shkaktuan kaos në Ishujt Karaibe e disa shtete amerikane.

The post ''Kërcënohet'' Europa, pritet të goditet nga uragani "Ofelia" appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Enca zhvishet para kamerave, njofton për projektin e ri (Foto)

Posted: 12 Oct 2017 07:35 AM PDT

Enca i rikthehet rrjeteve sociale dhe provokimeve. Këngëtarja seksi, është rikthyer me shpërthyese se kurrë, përmes një postimi në Instagram.

Ajo shfaqet në tualet e veshur me një palë reçipeta ngjyrë bezhë ku nis e kërcen dhe më pas tregon edhe mbathjet e zeza.

Nuk mund të mbetet pa u vënë re gjoksi shpërthyes i këngëtares, e cila e tregon atë më shumë se kurrë në këtë postim.

Në fytyrë, Enca shfaqet tërësisht pa grim./

The post Enca zhvishet para kamerave, njofton për projektin e ri (Foto) appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Historiku i frikshëm i Bandës së Lushnjes, vrasjet monstruoze

Posted: 12 Oct 2017 07:34 AM PDT

Edhe pse kanë kuluar 21 vite nga krijimi i Bandës së Lushnjes përsëri, hasmëritë në atë qytetet, vijojnë të jenë prezent. Banda kriminale famëkeqe e qytetit të Lushnjes e cila kishte si kryetar të saj Alfred Shkurtin, i njohur ndryshe si Aldo Bare e kishte pikun e saj të gjatë viteve 1997 dhe 1998.
Gjatë pretences së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, kundërshtari kryesor i Aldo Bares ishte Artur Daja dhe konflikti kishte nisur nga vitit 1996.
Vrasjet janë të shumta të realizuara nga "Banda e Lushnjes" si prerja e kokës e deri te ekzekutimi i kundërshtarëve me tritol dhe me breshëri automatiku.
Vetëm një vit më vonë, konkretisht në korrik '97 në qytetin e Lushnjes u vra Ramadan Shkurti, vëllai i të pandehurit Alfred Shkurti.
Aldo Bare, së bashku me viktimën dhe Enver e Bardhyl Rabija ishin nisur në drejtim të lokalit ku ndodhej Artur Daja. Gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vdekur shtetasi Genci Kashari, i cili ishte në verandën e lokalit ku ndodhej edhe shënjestra Artur Daja. Aldo Bare së bashku me shokun e tij Enver Rabija, u larguan nga vendi i ngjarjes. Por të plagosur kishin mbetur ne automjet Ramadan Shkurti dhe Bardhyl Rabija. Vetëm pak çaste më vonë Daja, edhe ky i plagosur i afrohet kundërshtarëve të tij dhe qëllon nga afër villain e Aldo Bares dhe mikun e tij të ngushtë Bardhyl Rabija.
Në këto rrethana, pas vrasjes së vellait të Aldo Bares, ky i fundit me qellim hakmarrrjen ndaj Artur Dajës, krijoi të ashtëquajturën "Bandë e Lushnjes". Sipas organit të akuzës, anëtar ishin Ilir Stergu, Afrim Hoxha, Arben Borici, Enver Borici dhe Enver Dondollaku.
Kalvari i vrasjeve vijoi. Objektivi ishte ekzekutimi dhe terrorizimi i të gjithë të familjarëve, të afërmve dhe miqve të Dajës. Kështu në 03 korrik të '97 në qytetin e Lushnjes u vra me armë zjarri shqiptaro-maqedonasi Xhevat Demiri, i cili ishte miku i Daja. Gjashtë muaj më vonë më 13 shkurt vritet Nimet Zeneli. Por historia e vrasjeve të përgjakshme të cilët ishin kundërshtarë të Aldo Bares dhe miq të Artur Dajës vazhdon. Brenda muajit shkurt të '98 vriten në rrugën Kolonjë–Bitaj të rrethit Lushnjë, Masar Aliu dhe personi që ishte rastësisht me të Idajet Beqiri. Më 18 korrik të 98'në vendin e quajtur "Kodrat e ullinjve" u vra me breshëri automatiku Luan Bilbili, i cili konsiderohej si shok i ngushtë iArtur Dajës.
Por objektivin kryesor Ado Bare do ta realizonte 3 muaj më vonë. Konkretisht më 21 tetor 1998 në fshatin Grabian të Lushnjes, pasi e kishin djegur trupin më herët të Artur Dajës i presin kokën, duke e ekspozuar në të gjithë qytetin e Lushnjes.
Gjithashtu, emri i Aldo Bares lidhet edhe me akte të tjera kriminale të ndodhura gjatë viteve 2000-2005. Ai akozohet për vendosjen e lëndës eksploziv me telekomandë në stadiumin e futbollit të qytetit të Lushnjës. Për vrasjen në vitin 2000 të inspektorit të Policisë Krimianle Klejdi Bano.
Gjithashtu Bare u akuzua në janar të vitit 2005 për ekzekutimin e Klodian Haxhiut, si edhe vrasjen e biznesmenit Baki Taullaut. Ndërkohë dyshohet edhe me vrasje të tjera që janë të pazbardhura si ekzekutimi i ish-kryetarit të SHIK-ut, të rrethit Lushnjë Bashkim Shkurti dhe për vrasjen e ish-nënkryetarit të Bashkisë së qytetit Lushnjë, Drago Voshtima, vrasje këto të kryera në vitin 1998.abcnews

The post Historiku i frikshëm i Bandës së Lushnjes, vrasjet monstruoze appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Plot 64 kg kanabis sekuestrohen në Memaliaj, arrestohet 50-vjeçari

Posted: 12 Oct 2017 07:27 AM PDT

Plot 64 kg kanabis sekuestrohen në Memaliaj, arrestohet 50-vjeçari
Të paktën  64 kilogramë kanabis janë sekuestruar paraditen e së enjtes në Memaliaj, ku në pranga rënë shtetasi me inicialet M.M, 50 vjeç.

Autoritetet lokale bëjnë me dije se materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë së rrethit përkatës, për procedimin e mëtejshëm të çështjes.

Njoftimi i policisë
Memaliaj.
Goditet një rast i "Prodhim dhe shitje e lëndës narkotike".
Sekuestrohen 64 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.
Arrestohet në flagrancë autori.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër në banesën e shtetasit M.M, në fshatin Kurtëz, Memaliaj u gjetën disa pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.
Pesha totale e lëndës rezultoi 64 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
M. M, 50 vjeç, banues në fshatin Kurtëz, njësia administrative Buz, Memaliaj.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

The post Plot 64 kg kanabis sekuestrohen në Memaliaj, arrestohet 50-vjeçari appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more