Skip to main content

Tirana Observer: “Ekonomia, më optimiste. Pozitiviteti te konsumi dhe ndërtimi” plus 9 more

Tirana Observer: “Ekonomia, më optimiste. Pozitiviteti te konsumi dhe ndërtimi” plus 9 more


Ekonomia, më optimiste. Pozitiviteti te konsumi dhe ndërtimi

Posted: 09 Oct 2017 09:00 AM PDT

Optimizmi i biznesit dhe konsumatorëve për ekonominë u rrit në tremujorin e tretë të vitit.

Banka e Shqipërisë deklaroi se indeksi i ndjesisë ekonomike, tregues i cili mat perceptimet e familjeve dhe bizneseve mbi gjendjen e ekonomisë, u rrit me 1.8 pikë përqindje në periudhën korrik-shtator.

Të dhënat e detajuara të publikuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se rritja e optimizmit në ekonomi gjatë tremujorit të tretë ka ardhur kryesisht nga konsumatorët dhe sektori i ndërtimit, ndërkohë që industria dhe shërbimi rezultuan më të ulëta se një tremujor më parë.

Por pavarësisht rënies në shërbime dhe industri, treguesi total i ndjesisë, i cili përfshin perceptimet e të gjithë sektorëve, qëndron 13.8 pikë mbi mesataren e tij afatgjatë.

Kjo do të thotë se në total biznesi dhe individët vlerësojnë se situata aktuale e ekonomisë është dukshëm më e mirë se sa mesatarja e 10 viteve të fundit. Sipas vrojtimit të BSH, vlerësimi i biznesit dhe konsumatorëve për ekonominë filloi të ndryshojë në kahun pozitiv në fillim të vitit të kaluar.

Sipas BSH, pas tremujorit të parë të 2016-s, perceptimi i publikut për gjendjen ekonomike është përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme me mbi 20 pikë, një periudhë kjo e cila përkon edhe me përshpejtimin e rritjes ekonomike./TCH

Mijëra gra palestineze dhe izraelite, marshim paqeje në shkretëtirë (FOTO)

Posted: 09 Oct 2017 08:45 AM PDT

Mijëra gra izraelite dhe palestineze marshuan të dielën nëpër shkretëtirë për t'u bashkuar në brigjet e lumit Jordan, ku mbajtën një tubim paqeje midis palestinezëve dhe izraelitëve.

Të veshura me të bardha, ato zbritën nga kodrat e thata dhe shkëmbore deri te lumi dhe atje ngritën një "tendë për paqe" të quajtur Hagar (Haxhere) dhe Sara, sipas nënave biblike e njëherësh kur'anore të Ismailit dhe Is'hakut, gjysmë vëllezërve dhe paraardhësve të myslimanëve dhe hebrenjve.

"Ne jemi gra nga e majta, e djathta, hebrenje dhe arabe, nga qytete dhe fshatra … kemi vendosur që të ndalim luftën e ardhshme", tha Marilyn Smadja, një nga themeluesit e grupit "Gratë për Paqe".

Pothuajse 5,000 gra morën pjesë në këtë marshim, njoftuan organizatorët.

Tubimet filluan muajin e kaluar në disa vendbanime izraelite dhe do të përfundojnë para zyrës së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

Organizata "Gratë për Paqe" u themelua pas luftës pesëdhjetë ditore në Gazë në vitin 2014, ku u vranë më shumë se 2,100 palestinezë, kryesisht civilë.

Sipas të dhënave izraelite, 67 ushtarë izraelitë dhe gjashtë civilë vdiqën gjatë përleshjeve.

 

Shpenzimet mujore të shqiptarëve: Në Tiranë harxhojnë për rroba, në Dibër për alkool

Posted: 09 Oct 2017 08:31 AM PDT

Pjesa më e madhe e shpenzimeve mujore për konsum nga familjet shqiptare shkon për nevoja jetësore, duke lënë shumë pak vend për shpenzime luksi dhe argëtim.

Nga 12 grupet kryesore të mallrave e shërbimeve, 71,5% e konsumit mujor në rang vendi shkon për baziket si: "Ushqim dhe pije jo-alkoolike", "Shpenzime për banesën, ujë, energji elektrike dhe qira e paguar", "Shëndet", "Transport" dhe "Arsim".

Shpenzimet për ushqim përbëjnë edhe gjysmën e konsumit total mujor për familjet shqiptare.

Në të gjithë vendin, për këtë grup shkojnë 48,7% e blerjeve dhe është në rritje vit pas viti për shkak të ngritjes së çmimeve.

Burimi: INSTAT

Qarku që shpenzon pjesën më të madhe për ushqime është Vlora me 53,3%, ndjekur nga Korça me 53,1% të konsumit mujor.

Më pak në këtë grup shpenzojnë familjet e ndodhura në Tiranë, ku ushqimi zë vetëm 44,5% të shpenzimeve mujore.

Në Vlorë, banorët paguajnë më shumë edhe për energjinë elektrike, ujin dhe qiratë, madje dhe më shumë se në kryeqytet. Për këtë grup, shpenzimet arrijnë në 11,9% të konsumit mujor.

Ndërkohë, qarku që shpenzon më pak për fatura dhe qira, është Gjirokastra.

Në Gjirokastër, ky kursim kompensohet nga shpenzimet për transportin, që zë 8,4% të konsumit mujor.

Në shëndetësi, mungesa e infrastrukturës në zonat e thella bën që në Dibër, shpenzimet për ilaçe dhe mjekime të zënë vetëm 1,9% të konsumit mujor. Ndërkohë, zona ku paguhet më shumë për këtë shërbim bazik është Berati.

Krahas shëndetësisë, Berati paguan më shumë edhe për arsimin, me 3,1% të kostove totale.

Sa i takon mallrave dhe shërbimeve të tjera të konsideruara shpenzime luksi, në Dibër shpenzohet dyfishi në "Pije alkoolike dhe duhan", me 10,6% të konsumit mujor.

Tirana shpenzon më tepër për "Veshje dhe Këpucë" (6,2%) dhe për për "Argëtim dhe Kulturë" (3,6%).

Gjirokastra dhe Kukësi paguajnë më tepër për "Mobilim, pajisje shtëpiake" (5,9%); Kukësi paguan më tepër për komunikim (4,1%).

Në Berat shpenzohet më tepër në "Restorante dhe Hotele" (5%); ndërsa mallrat e tjera dhe shërbimet e mirëmbajtjes kushtojnë më tepër në Lezhë, ku zënë 7,6% të shpenzimeve mujore./SCAN

Njihuni me nr. 2 i Bujqësisë: Dhimo Kote, si e bëri Zvicër një copëz Shqipërie dhe këshilla që i jep Ramës

Posted: 09 Oct 2017 08:20 AM PDT

Ndër 30 e kusur zv.ministra të qeverisë "Rama 2", bie në sy emri i Dhimo Kotes, një mik personal i shefit të qeverisë, të cilin ky i fundit e ka njohur vite më parë nga ajo çfarë ka nxjerrë mendja dhe duart e mursiotit në kodrinat e e fushat e valëzuara të Xarës në cepin më jugor të Shqipërisë, një copëz atdhe që të gjithë do e dëshironim, por që të gjithë, veç atij dhe e ndoca të tjerëve, bëjnë çmos që ai mos bëhet.

Dhimo Kote i zgjedhur për të qenë në krah të Niko Peleshit në sfidën e madhe të bujqësisë, është arkitekti i plantacioneve të mandarinave, që padyshim përbën gjënë më të bukur që ka ndodhur në 27 vjet pluralizëm në Shqipëri; aq e bukur e madhështore, sa brezat e rinj, ato që edukohen në shkolla, duhet ta kenë në program sot vizitën në plantacionet e Xarës dhe një bisedë me Dhimon. Jo thjesht mbi bujqësinë, por mbi vizionin dhe vullnetin e jashtëzakonshëm për të bërë gjëra të mëdha për veten dhe vendin.

I larguar së bashku me vëllezërit në Greqinë fqinje për të punuar si emigrant, aty nga fillimi viteve '90, ai agronomi i lartë me sedër burri, nuk pranon të jetë argat i grekut, dhe kthehet së bashku më vëllezërit për t'ju futur aventurës së bujqësisë, në një kohë që bujqësia po merrte fund dhe kur agrumet e famshme të jugut po priteshin e digjeshin kriminalisht.

Por ai kthehet dhe  i hyn tokës, me talent, aftësi, mençuri e vullnet, duke arritur që brenda disa vitesh të përfitojë prej saj, fillimisht shumë pak me grurë për pula, më pas me shalqij, e në fund hapur ciklin e mandarinave që sot vijon ta zgjerojë tregun në Europë pandalshëm. E bëri këtë duke kostuar dhe me xanxën "i çmendur", të cilën ia ngjitën bashkëfshatarët, teksa e shihnin se si po shkonte kundër rrymës.

E sot, Xara, falë Dhimo Kotes, prodhon deri afro 20 mijë ton mandarina, ndërkohë që tregu i jashtëm i kërkon deri në 35 mijë ton. Po ashtu, ky fshat nuk njeh njerëz të papunë, ndërsa peisazhi që ofron me parcelat tejendanë, ngjan me një copës Zvicre reale në këmbët e Shqipërisë.

Gjatë viteve të qeverisjes së Berishës, ky i fundit financoi shtrimin e një rruge afro 10 km që lehtësonte aksesin e qarkullimit të mauneve me mandarina, nga pika e grumbullimit drejt aksit kryesor nacional, për të vijuar më pas drejt tregjeve shqiptare, kosovare e europiane, ku për herë të parë  nuk pranoi ta priste vetë shiritin e inagurimit, duke ia dhuruar gërshërët Dhimo Kotes, punës të të cilit ia kishte dedikuar rrugën e financuar.

Për Dhimo Koten flitej që mund të zgjidhej dhe ministër nga Rama, porse në këtë mandat të dytë të mikut të tij edhe familjar, do jetë nr.2 i Bujqësisë. Përbetimi i tij, kur i thoshin që mund të jetë ministër, ishte se nuk do linte asnjë zyrtar në zyrë, por do iu mbathte çizmet për t'i nxjerrë në fushë, atje krah fermerit për çdo nevojë.

Ndër të tjera, ai ka një këshillë që ia thotë gjithnjë Ramës: "Mos thuaj 'do bëj shtet', se shtet bëri edhe Enver Hoxha; thuaj 'do bëj treg", duke nisur që nga ai i mendjes"

Edhe diçka tjetër: gjënë e fundit që mendon, ose që nuk e mendon fare, është largimi nga Shqipëria. Nuk e ka menduar as atëherë kur greku ia bënte me sy për xhepat plot dhrahmi, e ky fitonte vetëm 3 milion lekë në vit me grurë për pula.

Burimi: tesheshi.com

Anti-informaliteti/ Rama: Shumë para që duhet t’u kthehen njerëzve përfundojnë tek një grusht të pasurish

Posted: 09 Oct 2017 08:10 AM PDT

Gjatë një vizite në Lezhë, ku ka prezantuar para banorëve buxhetin e vitit të ardhshëm, kryeministri Rama ka rikonfirmuar drejtimin e reformës financiare të ndërmarrë nga kabineti i tij.

Në fjalën e tij, Rama ka deklaruar se të gjitha bizneset do të përfshihen në skemën e TVSH-së, ndërsa ka shtuar se në luftën kundër informalitetit do të merren masa ndaj evazionit të kompanive të mëdha, që sipas tij shfrytëzojnë ato të vogla.

"Kemi nisur operacionin për ta çuar në një fazë të re luftën kundër informalitetit. Ajo çka nuk është normale është se beteja kundër reformës nga opozita bëhet me argumente katastrofike. Do mbyllen kaq biznese në ditë, do bëhet hataja, etj. Njësoj siç bëhej kur do zbatohej reforma në arsimin e lartë", ka deklaruar Rama.

Ai ka theksuar se qeveria do ta çojë reformën kundër informalitetit përpara, për të garantuar më shumë të ardhura për njerëzit, për më shumë shërbime, etj. "Sepse shumë para që duhet t'u kthehen njerëzve përfundojnë tek një grusht të pasurish", ka thënë Rama.

Ai ka theksuar se, biznesi i vogël e ka taksën zero deri në një kufi të caktuar, ndërsa ka shtuar se, tatimi mbi të ardhurat personale në shtet dhe privat nuk do të ndryshojnë.

Më tej Rama ka premtuar se këtë mandat qeverisës do të realizohet plotësimi i segmentit Milot-Lezhë dhe do të nisë puna për rrugën lidhëse Shëngjin-Velipojë, e rëndësishme për turizmin.

"Sot jemi me rritjen ekonomike 4 për qind, por që të ndihet tek familjet duhet të arrijë në 5 për qind dhe ne jemi të sigurt se deri në vitin e fundit të mandatit do ta arrijmë përmes investimeve", ka thënë Rama.

“Nëse aksidenton me pasojë vdekjen dhe largohesh, do akuzohesh për vrasje”

Posted: 09 Oct 2017 08:00 AM PDT

Nëse bëni aksident me pasojë vdekjen dhe largoheni nga vendi i ngjarjes, atëherë mund të akuzoheni për "Vrasje".

Është ky propozimi që kanë bërë ekspertët e Policisë së Shtetit, për të ndryshuar Kodin Rrugor.

Bëhet fjalë vetëm për aksidentet me vdekje, kur shoferët largohen nga vendngjarja, por që tashmë nuk do akuzohen për "Aksident me vdekje" dhe "Largim nga vendi i ngjarjes, por për veprën penale "Vrasje", e cila parashikon një dënim duke filluar nga 20 vite burg.

Propozimi është bërë fillimisht nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri një vit e gjysmë më parë, por sot të gjithë ndryshimet janë hedhur në letër, por që ende projektligji nuk është pjesë e axhendës parlamentare.

Ky propozim sipas ekspertëve do të bëhet për faktin se shumë persona pasi bëjnë aksidente me pasojë vdekjen ose me plagosje, ikin nga vendngjarja dhe Policia synon ndërgjegjësimin e shoferëve për rastet e aksidenteve.

Në dy vitet e fundit janë më shumë se 250 raste kur shoferët e makinave largohen nga vendi i ngjarjes, duke lënë pas persona të plagosur rëndë, ose të vdekur.

Ndryshimet në Kodin Rrugor pritet të prekin edhe masën e gjobave.

Në këtë mënyrë pritet të rritet vlera e gjobës, për mos vendosje të rripit të sigurimit, për përdorim celulari, apo edhe për shpejtësi tej normave të lejuara.

Ndryshimet në Kodin Rrugor pritet që brenda pak muajve të çohen për miratim në Parlament.

Basha: Do të rikthejmë seancën e pyetjeve Kuvend për të vënë para përgjegjësisë qeverinë

Posted: 09 Oct 2017 07:31 AM PDT

Opozita do të rikthehet në Parlament me një tjetër aksion politik, që bëri të ditur kreu i PD-së, Lulzim Basha pas mbledhjes së grupit parlamentar.

"Do të rikthejmë seancën e pyetjeve për të vënë para përgjegjësisë qeverinë", tha Basha.

Sipas kreut tw PD, përmes Ruçit, Rama u mundua të dhunojë rregulloren e Kuvendit.

"Do të intensifikojmë aktivitetin tonë parlamentar duke rikthyer një praktikë konform rregullores që është praktika e seancës së pyetjeve për të vendosur Edi Ramën dhe ministrat e tij para përgjegjësisë, diçka prej të cilët po mundohet të largohet çdo ditë, duke dalë një ditë si bahçevan, si kopshtar. Këtej rrit taksat, këtej më shumë bar për qytetarët. Është përgjegjësi për një Shqipëri të fundosur nga krimi. Në këto kushte ta harrojë se me opozitën dhe PD do të ketë diçka tjetër përveç përballjes totale. Ai e ka zgjedhur kompromisin, e ka me krimin e organizuar, me sejdinët jo vetëm në Elbasan, po anë e mbanë Shqipërisë. Edi Rama ka vënë PS dhe qeverinë në funksion të aleancës me krimin, ne jemi në funksion të aleancës së vlerave me qytetarët shqiptarë", tha Basha.

Theksi mbetet tek zgjedhjet e lira e të ndershme tha Basha, duke u shprehur se Ramën në pushtet e sollën banda dhe krimi, dhe sipas tij "ky është haraç që paguan çdo shqiptar nga mëngjesi në darkë sot".

Guvernatori Sejko takon ambasadoren e re franceze në Tiranë

Posted: 09 Oct 2017 07:12 AM PDT

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi sot takimin e parë zyrtar në ambientet e Bankës së Shqipërisë, me Ambasadoren e re të Republikës Franceze, në Tiranë, Christina Vasak.

Gjatë këtij takimi, Sejko i shprehu vlerësimet ambasadores franceze, për marrëdhëniet e ngushta të bashkëpunimit midis dy vendeve.

Guvernatori prezantoi për ambasadoren zhvillimet ekonomike në vend, ku u shpreh se politika monetare lehtësuese e ndjekur nga Banka e Shqipërisë ka ndihmuar duke influencuar pozitivisht në trajektoren e zhvillimit ekonomik, në qëndrueshmërinë e çmimeve të konsumit, si dhe në stabilitetin financiar të vendit.

Më tej, Sejko e njohu ambasadoren Vasak me zhvillimet financiare në vend, me fokus të veçantë në sektorin bankar.

Guvernatori Sejko theksoi se sistemi financiar karakterizohet nga nivele të kënaqshme kapitalizimi dhe likuiditeti.

Në panoramën e sektorit bankar, Sejko veçoi përmirësimin e treguesit të kredive me probleme, duke u shprehur se plani ndërinstitucional i ndërmarrë i ka dhënë efektet e tij duke bërë që raporti i tyre ndaj kredisë totale të zbresë në nivelin më të ulët që prej vitit 2011.

Në vijim bisedat u përqendruan në marrëdhëniet ekonomike dypalëshe si dhe në rëndësinë e promovimit të potencialeve të vendit tonë. Në këtë drejtim u theksua rëndësia e investimeve të huaja franceze në Shqipëri, mundësitë e rritjes së mëtejshme të shkëmbimeve tregtare, si dhe forcimit të marrëdhënieve në sektorë strategjikë të zhvillimit të vendit, si në industri, bujqësi, turizëm etj.

Guvernatori Sejko përfitoi nga rasti të falënderojë ambasadoren Vasak për bashkëpunimin e suksesshëm të Bankës së Shqipërisë me Bankën e Francës, veçanërisht për asistencën e dhënë prej saj në projekte të përbashkëta të zhvilluara në disa fusha të aktivitetit të Bankës së Shqipërisë.

Nga ana e saj, ambasadorja Christina Vasak vlerësoi rolin e rëndësishëm që ka Banka e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian nëpërmjet kontributit të dhënë në përafrimin e kuadrit rregullator me standardet e BE-së. Bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim mbi rëndësinë e vazhdimit të reformave strukturore, e në veçanti të asaj në drejtësi, të cilat do të ndikonin në përmirësimin e mëtejshëm të klimës së biznesit dhe në përshpejtimin e zhvillimit ekonomik të vendit.

 

Këto janë shifrat e çmendura që fitojnë në javë yjet e telenovelave turke

Posted: 09 Oct 2017 06:46 AM PDT

Të bukur, të talentuar, të suksesshëm, të famshëm dhe të superpaguar. Yjet e serialeve turke, të cilët kanë ditur të vjedhin zemrat e teleshikuesve kudo në botë, por shndërrohen pak nga pak në perandorët e një industrie fitimprurëse që tashmë po depërton kufinjtë e vendeve ballkanike, për t’u shtrirë në zemër të Evropës dhe në atë që njihet si ”atdheu” i telenovelave, Amerika Latine dhe Amerika e Jugut. Orët e gjata të xhirimeve, dublat e pafund dhe lodhja tashmë janë pjesë e përditshmërisë së tyre, sikundër edhe fitimet e çmendura që kalojnë çdo parashikim. Ja cilat janë shifrat marramendëse që fitojnë çdo javë yjet tuaj të preferuar.

1.Burak Özçivit -924.000$ në javë

burak

2.Kenan Imirzalıoğlu – 67.000$ në javë

kenan

3.Erkan Petekkaya – 51.000$ në javë

erko

 

4.Halit Ergenç – 40.000$ në javë

halit

 

6. Beren Saat- 32.000 $ në javë

beren

 

7.Özcan Denis – 24.00$ në javë

istanbul

Poloni, kurorëzohet Miss-i i parë në botë në karrige me rrota

Posted: 09 Oct 2017 06:34 AM PDT

Është mbajtur në Varshavë, në Poloni, edicioni i parë i 'Miss Wheelchair World', konkursi që vlerëson femrën më të bukur në botë, në një karrige me rrota.

Konkursi, i cili këtë vit është bërë ndërkombëtar, ka për qëllim të ndryshojë perceptimin globar përsa i takon personave me aftësi të kufizuara.

Në mënyrë të veçantë 'Cdo femër në karrige me rrota duhet të ketë të drejtën të ndjehet e lirë dhe e bukur' thonë organizatorët.
Bjellorusja Aleksandra Chichikova, 23 vjeç, studente e psikologjisë është kurorëzuar më e bukura e botës, në karrigen me rrota.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more