Skip to main content

Tirana Observer: “De Biasi: Pashë një Shqipëri të madhe me Italinë” plus 9 more

Tirana Observer: “De Biasi: Pashë një Shqipëri të madhe me Italinë” plus 9 more


De Biasi: Pashë një Shqipëri të madhe me Italinë

Posted: 10 Oct 2017 10:30 AM PDT

Gianni De Biasi nuk mund ta humbiste një përballje si Shqipëri – Itali edhe pse nuk është më pjesë e Kombëtares. Ish-trajneri e ndoqi sfidën nga televizori. Në një komunikim me TV Klan ai e vlerësoi paraqitjen e mirë të Kuqezinjve.

"Pashë një Shqipëri të madhe që luajti e barabartë me Italinë. Për fat të keq humbi shansin për një rezultat pozitiv për një gabim në mbrojtje. Por mendoj se zhvilloi një ndeshje me personalitet si ekip."

Një sfidë historike ku u nderua edhe ish-kapiteni Lorik Cana, një lojtar i vlerësuar gjithmonë nga Gianni De Biasi.

"Më emocionoi ceremonia ku Lorik Cana la futbollin, pasi largohet nga fushat një pjesë e historisë së futbollit shqiptar, një pjesë jetuar edhe prej meje."

Kombëtarja zhvilloi 6 ndeshje në kualifikueset e Botërorit 2018 nën drejtimin De Biasi, nga të cilat fitoi 3 dhe humbi po 3.

Buffon bëhet pjesë e programit të Arbana Osmanit

Posted: 10 Oct 2017 10:16 AM PDT

U largua me një fitore, por duket se shumë shpejt legjendën e portës së Italisë, Gianluigi Buffon, do ta kemi sërish në Shqipëri. Edhe mbrëmë ishte një ndër më të mirët në fushën e lojës, duke treguar seriozitet maksimal. Jshtë fushe ai është një njeri i madh.

Siç duket nga fotoja, portieri i Juventusit është bërë edhe pjesë e programit të Arbana Osmanit, "Dua të të bëj të lumtur". Lajmi është bërë i ditur nga vetë moderatorja e njohur me anë të një postimi në Instagram. Arbana e ka shoqëruar foton me shkrimin: "Së shpejti në 'Dua të të bëj të lumtur'." Mesa duket, ajo ka surprizuar një ndër të ftuarit e emisionit të saj, duke i dërguar ndonjë mesazh nga Buffon.

Itali, gjobitet shqiptari që bënte seks në publik me një transeksuale

Posted: 10 Oct 2017 09:48 AM PDT

Një 30-vjeçar shqiptar ka zënë vend në mediat lokale në Itali pasi është kapur nga policia në zonën e Monza-s duke kryer marrëdhënie seksuale me një transeksual.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e fundjavës në Monza.

I riu ka ndaluar makinën e tij në mes të rrugës "Guerrina" dhe ka nisur të kryejë marrëdhënie seksuale.

Një patrullë policie ka pikasur makinën e ndaluar në rrugë dhe ka shkuar për inspektim, për të gjetur aty skena erotike dhe intime.

Për këtë policia e ka gjobitur shqiptarin me 102 euro për veprën 'veprime të turpshme në vende publike'.

Katalonja, Foreign Affairs: Spanja gaboi, zgjodhi “metodat” serbe

Posted: 10 Oct 2017 08:45 AM PDT

Nga të gjitha mënyrat që ofron historia si shembuj sesi një qeveri duhet të përballet me një lëvizje separatiste, Spanja duket se ka zgjedhur "metodën serbe".

Kështu nis një analizë e "Foreign Affairs", që interpreton aksionet e qeverisë së Madridit për të parandaluar shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Katalonjës.

"Tani kërcënon me shfuqizimin e qeverisë rajonale të Katalonjës, ashtu siç bëri Serbia me Kosovën në vitin 1990 dhe që prej 1 tetorit, kur u zhvillua referendumi, ruan një prani të madhe policore të dërguar në Katalonjë nga rajonet e tjera të Spanjës, pavarësisht se kërkoi ndjesë për episodet e dhunës", shkruan Foreign Affairs.

Një tjetër ngjashmëri mes sjelljes së Millosheviçit në vitin 1990 dhe qeverisë spanjolle, artikulli që për autor ka Joseph Huddleston gjen edhe lëvizjen e ushtrisë.

"Që prej të enjtes së kaluar, në Katalonjë janë vendosur trupa të shumta ushtarake, gjithashtu duke kopjuar reagimin e qeverisë serbe pas deklarimit të Pavarësisë nga Kosova. Për katalanasit, kjo ngjason më shumë si një forcë pushtuese sesa prani e domosdoshme e forcave të sigurisë për të ruajtur paqen në rajon", vëren autori.

Foreign Affairs e quan të tepruar reagimin e qeverisë spanjolle, që nëse përshkallëzohet mund të sjellë pasoja të tjera, përfshirë këtu edhe luftën.

"Kjo ka stepur edhe vetë aleatët katalanas të Madridit, që sot nuk e kundërshtojnë më me aq forcë pavarësinë sa bënin para se në rajon të dërgoheshin forca të shumta policore dhe ushtria", vijohet më tej.

Sipas Foreign Affairs, reagimi i tepruar i Madridit nuk argumentohej as nga mbajtja e referendumit, që nuk kishte garanci ligjore.

"Vetëm 42 përqind morën pjesë në votim dhe nëse Madridi do të përmbahej në deklaratat dhe veprimet e tij, me gjasë pjesa më e madhe e vetë katalanasve do ta kishin injoruar këtë referendum dhe vetë rezultatin e dalë prej tij", shkruan revista prestigjioze amerikane.

Paloka: Të hapur për bashkëpunim me LSI-në

Posted: 10 Oct 2017 08:30 AM PDT

Krijimi i një fronti të gjerë opozitar duket se është thjesht çështje kohe pas sinjaleve që Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë dhënë nga selitë e dy forcave politike.

Nënkryetari i demokratëve Edi Paloka e mirëpret bashkëpunimin me LSI-në, teksa fton edhe forca të tjera politike që t'i bashkohen lëvizjes që siç thotë ai ka në shënjestër qeverisjen të bërë njësh me krimin.

"Ne jemi të hapur te bashkëpunojmë jo vetëm me LSI-në, por me çdo qytetar i cili është i gatshëm të bëhet pjesë e një fronti të gjerë kundër një qeverisjeje, e cila mund të jetë më e keqja që ka pasur ndonjëherë Shqipëria."

Reforma Zgjedhore dhe ajo territoriale janë dy nga betejat kryesore të demokratëve.

Edhe pse Paloka thotë se ato do të jenë procese të ndara, pasja e një harte të re shihet si domosdoshmëri për opozitën.

"Sot është domosdoshmëri jo thjeshtë për faktin se kemi të bëjmë me një hartë krejtësisht elektorale, por edhe për faktin se qytetarët nuk po arrijnë të marrin asnjë nga shërbimet që kanë marrë dikur nga pushteti lokal”, ka thënë Paloka në një prononcim për mediat.

Serbia, letër BE-së: Pse Kosova ndryshon nga Katalonja?

Posted: 10 Oct 2017 08:15 AM PDT

Aleksandër Vuçiç deklaroi se teksti i letrës që Serbia do t'i dërgojë BE-së për referendumin e Katalonjës ka përfunduar dhe ai e ka vënë tashmë firmën e tij, por me kërkesë të Spanjës që i druhet një përshkallëzimi të situatës, ka vendosur që Brukselit t'ia nisë në një datë më të vonë.

Në një konferencѱ për shtyp me komisionerin e BE-së për ndihmën humanitare dhe menaxhimin e krizave, Christos Stylianides, Vuçiç shpjegoi se kryeministrja Ana Brnabiç – e nisur drejt Belgjikës të martën- do ta nënshkruajë letrën pas vizitës së saj, sapo të ketë marrë aprovimin e ekzekutivit.

Kjo shtyrje, sipas kreut të shtetit serb, nuk nënkupton se ai vetë dhe qeveria do të reshtin së kërkuari një përgjigje nga Bashkimi Europian, më së pari ndaj pyetjes sesi mëvetësia e Katalonjës nuk shpallet dot legjitime kur e njëjta gjë ishte e mundur me Kosovën.

Përpjekjet e Beogradit për të hequr paralele me situatën e Kosovës vazhdojnë pavarësisht sinjaleve të ndryshme, qoftë nga zyrtarë të bllokut, qoftë nga ish-figura të rëndësishme të BE-së, që tregojnë se nuk ka vend për krahasime.

Zëdhënësi i Komisionit Europian, Margaritis Schinas u përpoq ta shpjegonte javën e kaluar se  ndarja e Kosovës erdhi në një kontekst "shumë specifik", e adoptuar nga deklarata dhe rezoluta të shumta të kombeve të bashkuara dhe komunitetit ndërkombëtar.

Një ditë më parë, edhe ish-presidenti i Parlamentit Europian Josep Borell deklaroi se Katalonja nuk është një shtet si Kosova ku të drejtat e njerëzve ishin shkelur sistematikisht.

Shkëputja e Kosovës u realizua përmes negociatash të ndërmjetësuara nga komuniteti ndërkombëtar në vazhdën e procesit të kryesuar prej tij që synonte përcaktimin e statusit të saj politik.

PD: Të ndalohen punimet brenda Parkut të Butrintit, Prokuroria të nisë hetimet

Posted: 10 Oct 2017 08:00 AM PDT

Partia Demokratike ka reaguar sot për çështjen e ndërtimit brenda Parkut Arkeologjik të Butrinti.

Përmes një deklarate të deputetes Albana Vokshi, PD i bën thirrje qeverisë të ndërpresë menjëherë ndërtimet brenda parkut, si dhe kërkon nga prokuroria të nisë hetimet.

“PD i bën thirrje Qeverisë të ndalojë në mënyrë URGJENTE çdo lloj ndërtimi brenda Parkut Arkeologjik Kombëtar të Butrintit, deri në sqarimin e plotë të të gjitha pretendimeve të ngritura nga profesionistët e fushës, shoqatat dhe media. PD i bën thirrje Prokurorisë të kryejë hetime të thelluara në lidhje me këtë ndërtim i cili pretendohet që po shkatërron pjesë të vlerës e të kulturës shqiptare. Ne kemi kërkuar dëgjesë urgjente me Ministren e Kulturës që do të mbahet nesër në orën 17 në komisionin parlamentar të medias dhe kulturës. Dhe do të bëjmë transparencë të plotë për këtë rast skandaloz. Deri atëherë, ne përsërisim kërkesën që qeveria të ndërpresë menjëherë punimet që po bën brenda Parkut Arkeologjik të Butrintit, pjesë e trashëgimisë botërore kulturore“, tha Vokshi.

Barometri Ballkanik 2017: Papunësia shqetësimi kryesor, rritet ankthi për korrupsionin

Posted: 10 Oct 2017 07:40 AM PDT

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (KBR) prezantoi dje në Bruksel, Barometrin e Ballkanit 2017 (BB), një studim vjetor i opinionit të qytetarëve dhe komuniteteve të biznesit mbi situatën në rajon.

“Ndërsa ka prova të mëtejshme të rimëkëmbjes ekonomike në një numër ekonomish më të mëdha të rajonit, papunësia mbetet shqetësimi kryesor. Me keqardhje, Barometri nxjerr në pah ankthin gjithnjë në rritje mbi korrupsionin; në BB 2015, 15% e vlerësuan korrupsionin si një nga problemet kyçe për rajonin. Numri ishte deri në 27% në 2016 dhe tani është 32%”, tha Sekretari i Përgjithshëm i KBR, Goran Svilanoviç.

“Një rishikim i performancës ekonomike nga ekonomitë e rajonit ka sjellë një opinion gjithnjë e më optimist për të ardhmen, i cili duhet të forcohet nëpërmjet veprimeve vendimtare të qeverisë. Nuk është lajm fakti që rajoni ka shumë punë për të bërë, por shpresa jonë është që gjetjet e Barometrit do të ndihmojnë në caktimin e agjendës që do të nxisë në fund të fundit rritjen e mëtejshme në rajon, veçanërisht duke pasur parasysh zbatimin e zonës ekonomike rajonale të përgatitur nga KBR-me Planin e Veprimit, të cilin udhëheqësit e rajonit miratuan në Trieste këtë verë”, shtoi Svilanoviç.

Pavarësisht mbështetjes imagjinare për integrimin evropian, vazhdon të jetë një skepticizëm i përhapur në lidhje me perspektivat e pranimit afatshkurtër dhe afatmesëm të rajonit, ku 23% e të anketuarve thonë se besojnë se anëtarësimi në BE nuk do të ndodhë kurrë, tregon Barometri.

Maciej Popowski, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Zgjerimin përsëriti gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të vazhduar mbështetjen për zgjerimin e Bashkimit, siç është shprehur në mesazhet vokale të Presidentit të KE Junker për ekonomitë e Ballkanit Perëndimor.

“Është gjithmonë mirë të njohësh mendimet e qytetarëve dhe komunitetit të biznesit në rajon. Tani shohim se zhvillimet pozitive sigurojnë mjedis për optimizëm. Samiti i Triestes ishte një tjetër përforcues, pasi ai mundësoi punën e përbashkët të BE-së dhe rajonit dhe kjo rezultoi në Zonën Ekonomike Rajonale, Traktatin e Transportit etj.”

Duke paraqitur gjetjet kryesore të qëndrimeve, përvojave, aspiratave, perceptimeve dhe pritjeve në të gjithë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, Vladimir Gligorov, Konsulent i Ekspertëve dhe Hulumtues i GfK në Institutin e Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare theksoi se njerëzit e biznesit vazhdojnë të luftojnë me atë që ata e shohin si një sistem i komplikuar tatimi dhe një mjedis biznesi jo miqësor shoqëruar me një sistem të paparashikueshëm ligjor.

“62% e biznesmenëve në rajon e perceptojnë shumë të vështirë ose të vështirë për të filluar një biznes privat në vendin ku banojnë. Më shumë se gjysma e tyre (51%) besojnë se përmirësimi i rrugëve do të kishte efektin më pozitiv në biznesin e tyre. Ndërsa 56% e të anketuarve pajtohen se qeveria merr parasysh nevojat e tyre, por vetëm në një masë të kufizuar, është pozitive që regjistrohet rënia e numrit të të anketuarve që ndjehen të injoruar nga autoritetet (deri në 30% nga 38% në 2015)”, Tha Gligorov.

Balkan Barometër 2017, është organizuar nga KBR në bashkëpunim me Qendrën Europiane të Politikave (EPC) – një ngo e pavarur. Pjesëmarrësit e panelit të panelit BB 2017 përfshinë edhe Vedran Dzihiç, bashkëdrejtor i Qendrës për Studime të Avancuara, Evropa Juglindore dhe Ligjërues i Lartë në Institutin për Shkenca Politike, Universiteti i Vjenës; Nikica Mojsoska Blazhevski, Dekan, Shkollën e Ekonomisë dhe Menaxhimit të Biznesit në Shkup; Jesper Johnson, OECD SIGMA; Mark Vasic, Menaxher i Lartë për Çështjet Rregullatore Ndërkombëtare, Deutsche Telekom AG; Davor Dubravica, Kryetar i Iniciativës Rajonale kundër Korrupsionit; dhe Orhan Usein, Udhëheqës i Ekipit të Projektit të RCC për Integrimin e Romëve 2020; dhe Corina Stratulat, i EPC, moderator i panelit.

Barometri i Ballkanit (BB) është një anketim vjetor i kryer nga KBR dhe i kryer nga GfK, duke mbledhur dhe analizuar të dhënat nga qytetarët dhe bizneset e rajonit në një sërë fushash tematike si punësimi, tregtia, investimet, korrupsioni etj. 8000 qytetarë dhe 1600 kompani.

 

 

Pas vrasjes së teknologut të Ballshit fshihet një hasmëri e nisur 54 vite më parë

Posted: 10 Oct 2017 07:03 AM PDT

Prokuroria e Fierit ka dhënë detaje shtesë në lidhje me vrasjen e ndodhur një vit më parë, por që u zbardh vetëm tani.

Burimet zyrtare shprehet se më datë 29.11.2016, në orët e pasdites, në vendin e quajtur "Bregu i Shkunjëzës", që të çon për ne fshatin Kalenjë, Mallakastër, u gjet i djegur kufoma e shtetasit Shefo Duraj, me banim në fshatin Kalenje, për të cilin familjarët e tij me datë 15.11.2016 kane bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Mallakastër, për humbjen e këtij shtetasi.

Kufoma u konstatua se ishte i djegur.

Viktimës i janë thyer brinjët dhe më pas i është vënë flaka

Nga akti i ekspertimit mjekoligjor date 30.11.2016, ka rezultuar se ne trupin e viktimës vërehen: Thyerja e vërejtur ne koke ne regjionin parietal te majte është shkaktuar me mjete prerëse-çarës, thyerja e brinjëve janë shkaktuar me mjete te forta jo te mprehta. Djegia e lëkurës është shkaktuar nga veprimi i temperaturave te larta mbi trup (siç mund te jete flaka).

Motivi i vrasjes ishte për hasmëri

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se viktima Shefo Duraj mund të jetë vrare për motive hasmërie, pasi babai i tij Llane Duraj ka vrarë rreth viteve 1968 një bashkëfshatarin e tij qe quhej My.G dhe se djali i My.G i cili quhet Mu. G. ka dijeni për vrasjen e shtetasit Shefo Duraj.

Për këtë, janë kryer kontroll ne banesën e shtetasit M.G, ne te cilën u gjet ky i fundit, gruaja e tij dhe djali i tij. Ne kontrollin e banesës u gjeten dy sëpata të vogla, një sëpatë e madhe, një kosare, një bel si dhe dy bidonë plastik 1.5 l, njëra e mbushur plot dhe tjetra deri ne 1/3 e saj me lëndë të dyshimtë djegëse, te cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale për ekspertime te mëtejshme.

Deklaratat e familjarëve

Në deklarimin qe i është marrë familjarëve të viktimës dhe konkretisht gruas se tij Shyqyrije Duraj, kjo e fundit ka treguar se burri i saj Shefo Duraj punonte në Uzinën e Përpunimit të Naftës në Ballsh ne sektorin e transportit. Me date 13.11.2016, Shefoja ka qene me shërbim turni i treti, natën, te cilën e merrte ne orën 23:00 dhe e linte ne orën 07:00 te mëngjesit te ditës se nesërme. Sipas saj, Shefoja ka dalë nga shtëpia rreth orës 21:30 duke i thënë asaj se te nesërmen pasi te linte punën do te shkonte ne fshatin Gjerbez për ngushëllim te shtetasi N.B. Te nesermen e dates 14.11.2016, Shyqyrija nuk pati mundësi qe te komunikonte ne telefon me Shefon, pasi nuk kishte lek ne telefon dhe duke qene se pas ngushëllimit ku do shkonte ishte po atë dite turni i trete natën, mendoi se Shefoja mund te flinte tek e motra e tij në qytetin e Ballshit.

Sipas saj, vajza i kishte bërë telefonatë rreth orës 08:30 te datës 14.11.2016 dhe kishte konstatuar se ishte i fikur. Duke qene se edhe me date 14.11.2016 Shefoja nuk erdhi ne banese, atëherë ata e kane kërkuar dhe kane bere kallëzim ne Komisariatin e Policisë Mallakastër për humbjen e tij. Ne lidhje me këtë ngjarje, ajo ka thënë se Shefoja nuk ka pasur konflikte , por dyshonte se njëherë ne muajin Gusht apo Shtator te këtij viti ka ardhur një nipi i M.G. nga Berati dhe kishte pyetur Shefon se ku kalohej për ne Aranitas dhe Shefoja ia kishte treguar rrugën. Këtë dyshim Shyqyrija e kishte, pasi para viteve 1990 babai i Shefos qe quhej Llane ka vrare me thike babanë e shtetasit M.G.

Celularët e viktimës zbardhën vrasjen

Viktima Shefo Duraj ne momentin e vrasjes dispononte dy aparate telefonike celularë, njëri prej të cilëve u gjet në vendin e ngjarjes kurse aparati tjetër nuk është gjetur. Organi i Prokurorisë ka hetuar për gjetjen e aparatit tjetër telefonik celular . Nga hetimi rezultoi se aparati telefonik qe dispononte viktima kishte numrin IMEI xxxxxxxx480.

Sipas përgjigjes se shoqërisë telefonike xxxxx date 04.10.2017 rezulton se aparati telefonik me këtë numër IMEI si me lart është regjistruar ne emër te shtetasit Feti Baki Yzeiraj banues ne fshatin Aranitas te rrethit te Mallakastrës. Rezulton se ky shtetas është nipi i shtetasit M.G , djali i motrës, shtetas me te cilin dyshohet se viktima kishte hasmëri.

Deri ne këtë faze te hetimeve paraprake provohet se telefoni qe viktima kishte me vete ne momentin e vrasjes është marre nga shtetasi Feti Yzeiraj me familjen e te cilit viktima dyshohet se kishte hasmëri. Nga aktet e këtij procedimi penal rezulton se ka dyshime te arsyeshme se shtetasi Feti Yzeiraj eshte autor i veprës penale te “Vrasje me dashje” parashikuar nga neni 76 i K.Penal.

Per shtetasin Feti Yzeiraj është lëshuar urdhër ndalimi nga ana e Prokurorit me date 09.10.2017. Urdhri i ndalimit ehte zbatuar nga ana e policisë gjyqësore me date 10.10.2017 ora 00.30.

Izrael-Spanjë, tifozi vrapon drejt Isco me thikë në dorë

Posted: 10 Oct 2017 06:44 AM PDT

Momente frike në fundin e ndeshjes mes Izraelit dhe Spanjës. Gjashtë tifozë janë futur në fushën e lojës dhe njëri prej tyre ka shkuar drejt Isco-s me një thikë në dorë.

Vetëm ndërhyrja e shpejtë e forcave të sigurisë të stadiumit kanë penguar tifozin që të arrijë yllin e Real Madrid.

Tifozët e tjerë kanë patur të gjithë celularë në dorë, gati për të bërë "selfie" me futbollistët, me përjashtim të njërit, i cili ka mbajtur një thikë.

Sipas "The Times of Israel", ky tifoz është shkëputur nga grupi dhe, me thikën në dorë, është drejtuar nga futbollisti.

Ndërsa vraponte, ka humbur thikën para se të ndalej nga forcat e sigurisë, që e kanë transportuar bashkë me të tjerët jashtë fushës.

Policia nuk ka folur për atentat ndaj Isco-s. Zëdhënësi i policisë lokale, Micky Rosenfeld, ka thënë: "Nuk ka patur gabime, masat e zakonshme të sigurisë janë marrë para dhe pas ndeshjes". Sipas tij, nuk ka patur asnjë tentativë për një atentat ndaj kampionit spanjoll. Një situatë e çuditshme, duke parë se një njeri me thikë ka arritur të futet në fushën e lojës.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more