Skip to main content

“Të zhvishet nuk është problem për të, kamerat i ‘’përulen’’ Kim Kardashian-it (Foto)” plus 9 more Lajmi i Fundit

“Të zhvishet nuk është problem për të, kamerat i ‘’përulen’’ Kim Kardashian-it (Foto)” plus 9 more Lajmi i Fundit


Të zhvishet nuk është problem për të, kamerat i ‘’përulen’’ Kim Kardashian-it (Foto)

Posted: 10 Oct 2017 08:22 AM PDT

Kim Kardashian në sy të të mediave sërish! Me linjat mëse perfekte, bukuroshja e Kardashianëve, shfaqet në rrugët e Los Angelos, pothuajse lakuriq.

Duke i lënë shumë pak vend imagjinatës, Kim provokon keq kamerat dhe fansat. Të gjithë sytë tek ajo, ajo ka mahnitur me veshjen e saj. Pak muaj më parë, bukuroshja u kritikua rëndë kur u fotografua me trupin me celulit, gjë që u korigjua shumë shpejt nga ajo.

Asaj i kushtuan plot 100 mijë ndjekës kjo neglizhencë.

The post Të zhvishet nuk është problem për të, kamerat i ''përulen'' Kim Kardashian-it (Foto) appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Tifozi me thikë shokon në ndeshjen Izrael- Spanjë, reagon Isco

Posted: 10 Oct 2017 08:10 AM PDT

Në ndeshjen Izrael- Spanjë, një tifoz është futur me thikë në fushë,drejtuar Iscos, por fatmirësisht tragjedia u shmang.

Policia e Izraelit ndërhyri menjëherë duke mbrojtur futbollistët.
Me të arritur në Madrid mediat spanjolle e kanë pyetur Iscon për incidentin, i cili tha se nuk di dhe nuk ka parë asgjë.

"Tifozi me thikë në fushë? Nuk di asgjë rreth kësaj, nuk kam parë asgjë", u shpreh Isco

The post Tifozi me thikë shokon në ndeshjen Izrael- Spanjë, reagon Isco appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Bashkëpunimi mes LSI dhe PD, Paloka: Jemi gati

Posted: 10 Oct 2017 07:56 AM PDT

Pritet një bashkëpunim mes LSI-së dhe PD-së. Së fundmi, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka shprehur qëndrimin e forcës së tij politike që të bashkëpunojë me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Në një deklaratë për mediat, ai theksoi se ky bashkëpunim duhet të bëhet në të mirë të qytetarëve.
Nënkryetari i Partisë Demokratike,
Paloka, tha se gjate procesit të reformës zgjedhore do të kërkohet edhe ndryshimi i hartës territoriale.

"Sigurisht ne jemi të hapur jo vetëm të bashkëpunojmë me LSI-në por me çdo qytetar i cili është gati të bëhet pjesë e një fronti të gjerë kundër një qeverisje që mund të jetë qeverisja më e keqe që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.
Reforma territoriale siç ne e kemi denoncuar më se një herë për ne është kryer në atë formë vetëm për arsye politike dhe sigurisht që jo vetëm nuk dha rezultatet për të cilat u premtua nga Rama por përkundrazi pati efekte krejtësisht negative. Sot është domosdoshmëri jo thjesht për faktin që kemi të bëjmë me një hartë krejtësisht elektorale por edhe për faktin sepse qytetarët nuk po arrijnë të marrin asnjë nga shërbimet që kanë marrë dikur nga pushteti lokal", pohoi Paloka.

 

The post Bashkëpunimi mes LSI dhe PD, Paloka: Jemi gati appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Plot 7 gola, Norvegjia shkatërron portën e Shqipërisë

Posted: 10 Oct 2017 07:45 AM PDT

Një humbje poshtëruese është regjistruar në historinë e Kombëtares U-19, ku është mundur 1-7 nga Norvegjia. Të drejtuar nga Erjon Bogdani, djemtë janë poshtëruar në "Selman Stërmasi".

Më e habitshme është se Shqipëria mori e para avantazhin në minutën e 12-të, por rezultati u përmbys shumë shpejt dhe pjesa e parë përfundoi me shifrat 1-4 me golat e shënuar nga Haland në minutat 18 dhe 28, Markoviç në minutën e 32-të dhe Vetlesen në minutën e 44-t.

Në pjesën e dytë Oestigard shënoi golin e pestë në minutën e 66, Markoviç shënoi në minutën e 72-të dhe Pedersen shënoi në minutën e 78. Në minutën e 87 kuqezinjtë mbetën edhe me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Myrtezait.
Pas 3 ndeshjesh, Shqipëria U-19 nuk ka marrë asnjë pikë duke u renditur në vendin e fundit në Grupin 12.

The post Plot 7 gola, Norvegjia shkatërron portën e Shqipërisë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

‘’Shqipëri dinjitoze, Panuçi nuk është frikacak’’

Posted: 10 Oct 2017 07:41 AM PDT

Ishte një ndeshje e mirë e Shqipërisë. Shoh që kemi një trajner që nuk kënaqet me pak siç ka ndodhur deri tani me teknikët e mëparshëm të Kombëtares.

Dhe tani duhet t'i përgjigjet edhe skuadra në fushë. Po kërkon që, edhe me kundërshtarët më të fortë siç ishin Spanja dhe Italia, t'i imponojë edhe lojën. Luajtëm me dinjitet dhe këtë e tregon edhe fakti se sa shumë u gëzua Italia.

PJESA E PARË – Skuadrat u vendosën mirë në fushë. Italia e nisi me skemën 4-2-4 dhe ne me 4-3-3. Italia e ka shumë të vështirë të na bëjë presion dhe ka vetëm një avantazh të lehtë në zotërimin e topit. Por, nuk arrin që me katër sulmuesit të na bëjë presion. Mbrojtja jonë, e ndihmuar edhe nga Basha, është e vendosur shumë mirë.
Ishte një nga pjesët më të bukura të pjesës së parë kur mbrojtja jonë dilte shumë mirë me kombinacione nëpërmjet Bashës dhe i afrohej zonës së Italisë. Sigurisht, treguesit teknikë janë më të favorshëm për Italinë, edhe pse nuk kishte supremaci. Në fillim të ndeshjes, ne godasim dy herë portën, ndërsa Italia shfaqet për herë të parë në minutën e 21-të dhe krijon direkt rast për gol. Hera e parë që shkojnë në portën tonë dhe krijojnë rast për të shënuar. Ishte një Itali në kulmin e mobilizimit, pasi kishte lënë edhe dy pikë me Maqedoninë në fushën e vet.

PJESA E DYTË – Ishim dinjitozë në lojë dhe tentuam ta barazonim rezultatin deri në fund. Në momentin e golit, u bë një gabim. Një mbyllje e Agollit, që nuk u shoqërua nga Grezda dhe kundërshtari përfitoi. Është eksperienca e skuadrave të mëdha. Me ekipe të mëdha si Spanja apo Italia, ne luajmë me dinjitet. Por, kur bëhet fjalë për kualifikimin, përballë kundërshtarëve të tillë është shumë e vështirë. Vendi i tretë në grup është një premisë dhe rritje e përgjegjësisë për të gjithë që Shqipëria të kërkojë të ecë më lart. Megjithatë, kur ke Italinë përballë, mendoj se ishte një paraqitje dinjitoze.

TAKTIKA – Italia e vendosur me katër sulmues nuk arriti të na bënte dot presion në mbrojtje, pasi ne dilnim shumë bukur me katër mbrojtësit tanë dhe Bashën. Krijuam epërsi në mesfushë duke mos lejuar kundërshtarin që të na bënte presion. Në mesfushë kishim Bashën, Kaçen dhe Memushajn, ndërsa Italia kishte vetëm Parolon dhe Garialdinin. Mendoj se duhet të kemi më shumë cilësi në sulm. Sadiku nuk ra shumë në sy sepse kishte përpara dy kolosët, Panuçi-Kielini.

Lojë e mirë e jona nga krahët me Grezdën, Latifin dhe Roshin. Kandreva ishte thuajse inekzistent, pavarësisht se luajti gjatë të gjithë lojës. Po ashtu, edhe dy pykat, Eder dhe Imobile ishin në hije. Golashënuesi më i mirë i Italisë nuk arriti që të shënonte. Këto janë detaje të vogla me të cilat dua të them se edhe Italia me sulmues klasi nuk arriti që të dominonte.
KRAHASIMI DE BIAZI-PANUÇI – Shoh një mentalitet që nuk e kam parë asnjëherë tek asnjë trajner deri tani në gjithë këto vite. Panuçi është një trajner që mendon për të mirën e skuadrës dhe jo për vete siç ka menduar De Biazi në fillimet e veta përpara se të vinte rasti i kualifikimit në Europian. Edhe në takimet ku mund të kërkonim fitoren për të ecur më shumë në grup, De Biazi nga frika që të mos mundej, hynte në lojë për të barazuar.

Te Panuçi shoh një trajner që ka ambicie për të ecur përpara dhe kjo u pa në ndeshjen me Spanjën dhe Italinë. Ai kërkon gjithmonë më tepër dhe kjo është shumë e rëndësishme. Sigurisht, tani duhet t'i përgjigjet edhe kualiteti i lojtarëve. Për shembull, Basha luajti shumë mirë, por trajneri e zëvendësoi, pasi dihet që ai aq minuta mund të japë. Ndërrimet ishin efikase dhe u freskua loja, por kaq janë mundësitë. U bë dy herë që Kaçe luan në formacion.

Është po ai lojtar që ka qenë, por këtu hyn zgjedhja e trajnerit. Ky është avantazhi i Panuçit me të tjerët. Kishte nevojë skuadra për një organizator, por nuk luajtëm me Kukelin, por me Bashën. Panuçi i shfrytëzoi në mënyrë të përsosur këto tri ndeshje. Arriti ta mbajë skuadrën në vendin e tretë dhe futi edhe frymën e vet të lojës. Këto janë avantazhet që kemi fituar tani në këtë mbyllje të edicionit. Panuçi nuk luajti me 2 mbrojtës në krah, qoftë majtas apo edhe djathtas siç bënte De Biazi.
Kujto Lilën që e aktivizonte sulmues vetëm për të mbuluar mbrojtësit kundërshtarë. Një ndryshim i madh në mentalitet. Aspekti mbrojtës i skuadrës realizohet pra me lojtar sulmues krahu dhe jo demode me mbrojtës. E lavdëroj Panuçin, pasi shoh se ka ambicie për të bërë më shumë se të tjerët. U përshtat shumë mirë. I pa të gjithë lojtarët në një hark të shkurtër kohor dhe i mori përgjigjet e veta.

Nëpërmjet përgjigjeve, po shohim edhe lëvizjet, Grezda në formacion, vazhdon Roshi të luajë titullar apo të tjera me radhë. Me kohën që do të ketë në dispozicion Panuçi, do të shohim një skuadër edhe më të mirë. Edhe pse nuk ka eksperiencë si trajner, me sa duket ndikon eksperienca me lojtarë të mëdhenj, po ndikon.
Sigurisht, ka përfituar edhe nga trajnerët që e kanë stërvitur dhe mbi të gjitha me Kapelon, me të cilin ka punuar. Më pëlqen mënyra e lojës që bën. Kritikat më parë i kam pasur për trajnerët, ndërsa te ky nuk shoh deri tani ndonjë problem./Analiza e Sulejman Starova/

The post ''Shqipëri dinjitoze, Panuçi nuk është frikacak'' appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Skema e TVSH-së, qeveria bën ndryshime, përjashtohen dy kategori nga tatimi

Posted: 10 Oct 2017 07:23 AM PDT

Një ditë më parë, në Lezhë, kryeministri Rama deklaroi se në skemën e TVSH-së do të përfshihet i gjithë biznesi i vogël.

Por duket se do të ketë disa përjashtime. Ministri i Financave sqaroi dy shtresat që nuk do të preken, zejtarët dhe tregjet e bashkive. Ndërsa kreu i qeverisë e zgjeroi shojegimin e tij, duke bërë ironi edhe me vetë administratën e tatimeve.

KUSH PËRJASHTOHET NGA TVSH
Duke shpjeguar skemën e TVSH, që do të shtrohet për të gjitha bizneset, pra edhe ato me xhiro nën 5 milionë lekë në vit, ministri i Financave theksoi dy kategori biznesi që do të përjashtohen.
"Ne sot (dje), patëm një diskutim shumë të gjatë me Kryeministrin për detajet. Kryeministri ka vendosur që logjika e TVSH-së për zejtarët dhe për tregjet e miratuara të bashkive të jetë e përjashtuar, pra, të mos të aplikohet. Për zejtarët, me definicion, meqë s'kanë impute dhe për tregjet e bashkive të vazhdojë të jetë siç ka qenë. Te pjesa tjetër pastaj shtrihet 20 përqindëshi", theksoi Ahmetaj.
Më pas ishte vetë Rama, ai që saktësoi politikën e re fiskale duke bërë ndryshimin mes biznesit të vogël dhe atij zejtar, ai shtoi: "Me një ndryshim midis të dyjave, se në rastin, p.sh, të berberit, – se këtu këto bandat e tatimeve tmerruan edhe berberët, – taksa është zero dhe nuk ka sesi aplikohet, apo në të gjitha rastet e tjera të zejtarëve, te tregjet, do të ndërtojmë në bashkëpunim me bashkitë, në rastin kur tregjet janë jopublike, janë të menaxhuara nga privatët, me atë që i menaxhon do ndërtojmë një skemë, që tregu si i tërë, të jetë i kontrolluar, të fiskalizohet. Pra, jo çdo individ që hyn brenda, jo të vërë kasë çdonjëri që shet në treg, se kjo s'ka kuptim, por tregu si i tërë, të jetë i fiskalizuar. Këtu flasim vetëm për tregjet, të cilat janë tregje bashkiake, që do plotësojnë standardet sipas kërkesave të bashkive, jo tregje të ndërtuara rrugëve, që nuk do t'i lejojmë më. Kështu që, besoj se s'do ketë probleme për ata të tregjeve, kurse të gjithë të tjerët do jenë brenda sistemit me TVSH", theksoi kryeministri.
KUSH DO PAGUAJË TVSH
"Do të përfshijmë të gjitha bizneset në skemën e TVSHsë. Një nga arsyet e bashkëpunimit të paligjshëm mes biznesit të madh dhe biznesit të vogël, për të mos dhënë dhe për të mos marrë faturën e TVSH-së, është se një pjesë e biznesit të vogël, duke marrë faturën, del mbi limitin e përcaktuar dhe faktikisht, zbulohet që nuk është biznes i vogël.
Nuk është një numër i vogël ky i bizneseve, që deklarohen si të vegjël dhe qahen si të vegjël, por në fakt, nuk janë të vegjël. Duke e mbyllur skemën e TVSH-së, atëherë kemi një pamje më të qartë të xhiros", tha Rama. Në paketën e re fiskale, Kryeministri Rama tha se nuk ka rritje të tatimit mbi të ardhurat dhe tatim fitimit të biznesit.
"Për sa i përket tatimit mbi të ardhurat, qofshin të ardhura personale, qoftë tatimi mbi fitimin i kompanive, qoftë taksa e biznesit të vogël, asgjë nuk ndryshon. Biznesi i vogël e ka taksën zero, do ta ketë taksën zero deri në një kufi të caktuar, natyrisht kur është i vogël. Kush e ka zero, do e ketë zero. 15% e kanë kompanitë e mëdha, 15% do ta kenë", tha Rama.

The post Skema e TVSH-së, qeveria bën ndryshime, përjashtohen dy kategori nga tatimi appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Adidas ‘’braktis’’ Milanin, prish kontratën pas 20 vitesh bashkëpunim

Posted: 10 Oct 2017 07:11 AM PDT

Adidas, pasi gati 20 vitesh, prish kontratën me Milanin. Prodhuesi gjerman i veshjeve sportive prej vitit 1998 prodhon bluzat e kuqezinjve, ndërsa më parë e kishte bërë këtë edhe ndërmjet viteve 1978-1980 dhe 1990-1993.

Marrëveshja aktuale, e cila vlen 19.7 mln euro në sezon vazhdonte deri në 2023, por mëngjesin e së martës "Gazzetta dello Sport" raporton se Adidas ka vendosur t'i japë fund partneritetit në qershor.

Një kontratë 10-vjeçare është nënshkruar në 2013, por pronarët e mëparshëm të "djallit" kanë rënë dakord të prishin kontratën. Adidas aktivizoi të drejtën për të prishur marrëdhëniet gjatë shitjes së klubit drejt investitorëve kinezë, por marrëveshja u arrit deri në vitin 2018.
Pritet që Adidas të lajmërojë zyrtarisht në dhjetor ose janar fundin e partneritetit, por vendimi është marrë tashmë. Ky do të jetë sponsori i dytë që largohet nga Milan brenda pak muajve, me Audi që u largua në mars.
Sipas "Gazzetta-s", nuk është e mundur që Nike të jetë sponsori i ri për shkak të marrëdhënies që ka me Inter. Kështu që është e mundur që Neë Balance ose Under Armour do të marrë të drejtën e prodhimit të fanellave Kuqezi.

The post Adidas ''braktis'' Milanin, prish kontratën pas 20 vitesh bashkëpunim appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Faqja ‘’Lolita’’ deri tani misterioze, Jul Deda zbulon kush e menaxhon (Foto)

Posted: 10 Oct 2017 07:01 AM PDT

Zbulohet se kush e menaxhon faqen ''Lolita''? Aktori Julian Deda ka bërë një koment të çuditshëm në faqen e tyre, duke tentuar të “zbulojë” edhe administratorët e saj.

Ndërkohë që “Lolita” shkruante sipër një videoja ku akuzonte Bashkinë e Tiranës për ndërtime në Parkun e Liqenit, ndërsa për këtë nuk shqetësohej as JulianDeda (po bëntë vrap aty) ai i përgjigjet: Hahahah…bravo Desada. Sa bukur shkruan mi dreq.

Nuk dihet me saktësi se për këtë e ka patur Deda, por përgjigja e “Lolitës” më poshtë ishte edhe më thumbuese. “Ti e di shume mirë kush e ka bërë videon. Mos përmend emra që nuk kanë lidhje me faqen vetëm për inate personale. Ishalla të bën deputet Luli herë tjetër!”., – shkruan ajo.

The post Faqja ''Lolita'' deri tani misterioze, Jul Deda zbulon kush e menaxhon (Foto) appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Grabtija në Shkodër, autorët i kthejnë të moshuarëve unazën e djalit të vrarë

Posted: 10 Oct 2017 06:51 AM PDT

Një histori jashtëzakonisht prekëse është rrëfyer nga një cift të moshuarisht në Shkodër. Këta tregojnë se tre grabitës hynë me forcë në shtëpinë e tyre, u marrë para dhe bizhuteri.

Teksa rrëfentr ngjarjen, ata theksojnë se një moment grabitësit i kanë kthyer unazën e djalit të vrarë.

“Këtë e shtynë, e përsheshën aty, dhe as e ngrinin, as e bënin. E zinin për fyti. U ngrita ashtu si isha, më dhanë një të shtyrë, rashë dhe unë. Këmbë e duar vajta në krevat. Atëhere e ngritën këtë dhe e përplasën aty. Kjo (gruaja) ulërinte. Na thonin “Mos lëvizni se do ju vrasim”. Pastaj na kërkuan paratë. Unë u tregova i sinqertë, i thashë që kisha në portofol, por më thanë ato i morëm. I thashë ato janë të pensionit, ne nuk kemi para. Pastaj shkuan andej nga dollapi i kësaj. Gjetën edhe ca lekë andej. Ne e dimë ç'kemi hequr. Gruan e goditën, mua më shtynë. Kjo bërtiste, ndërsa mua më panë ashtu gjysmak. Dy vetë erdhën brenda, një i gjatë, i hollë, ndërsa një i shkurtër, pak esmer.

Panë foton e djalit aty, edhe i tha gruaja që na e kanë vrarë. Edhe thanë betohuni për djalin që nuk do njoftoni policinë. I morën varësen dhe unazën, por unazën ja kthyen se iu lut kjo. Ai i gjati, se ai tjetri nuk donte. Menjëherë ne thirrëm policinë. Edhe erdhi vetë drejtori, nëndrejtori, shefi i policisë, nja 20 vetë”., – shpjegon i moshuari. /albeu.com/

The post Grabtija në Shkodër, autorët i kthejnë të moshuarëve unazën e djalit të vrarë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Detajet e ngjarjes/ Vrasja e teknologut në Ballsh, zbardhet dëshmia e gruas së viktimës

Posted: 10 Oct 2017 06:42 AM PDT

Detaje të reja janë publikuar nga prokuroria e Fierit mbi ngjarjen e ndodhur një vit më parë në Ballsh, ku teknologu i uzinës së Naftës në Ballsh u gjend i pajetë në pyllin e fshatit Kalenjë.

Policia, pas një sërë hetimesh, ka arrestuar autorin e ngjarjes së ndodhur më 29 nëntor 2016 në Mallakastër, ku një bari gjeti trupin e pajetë të 57-vjeçarit Shefo Duraj.

Ai ishte shpallur në kërkim që në datën 14 nëntor 2016, pasi familjarët nuk kishin patur më kontakt me të, pas një telefonate ku i njoftonte se do të shkonte për ngushëllim tek një shok. Por vetëm disa ditë më pas u gjet i vrarë dhe me plagë djegie në trup.
Pas hetimeve, policia e Fierit ka arrestuar autorin e dyshuar për ngjarjen Feti Yzeiraj, 41 vjeç, banues në fshatin Aranitas të Mallakastrës.
Sakaq, mësohet se detaji që ka tradhtuar autorin e ngjarjes është një celular që i është gjetur autorit të dyshuar, i cili i përket viktimës.
Prokuroria e Fierit ka dhënë informacione mbi ngjarjen, si dhe dëshminë që familjarët e viktimës kanë dhënë në polici.
DOSJA E PROKURORISE
Fakti penal i referohet ngjarjes se dates 29.11.2016, ne oret e mbasdites, ne vendin e quajtur "Bregu i Shkunjezes", qe te çon per ne fshatin Kalenje Mallakaster, u gjet I djegur kufoma e shtetasit Shefo Duraj, me banim ne fshatin Kalenje, per te cilin familjaret e tij me date 15.11.2016 kane bere kallezim ne Komisariatin e Policise Mallakaster, per humbjen e ketij shtetasi. Kufoma u konstatua se ishte i djegur
Nga akti i ekspertimit mjekoligjor date 30.11.2016, ka rezultuar se ne trupin e viktimes se shtetasit Shefo Duraj verehen: Thyerja e verejtur ne koke ne regjionin parietal te majte eshte shkaktuar me mjeteprerese-çares, thyerja e brinjeve jane shkaktuar me mjete te forte jot e mprehte. Djegja e lekures eshte shkaktuar nga veprimi I temperaturave te larta mbi trup (sic mund te jete flaka).
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se viktima Shefo Duraj mund te jete vrare per motive hasmerie, pasi babai i tij Llane Duraj ka vrare rreth viteve 1968 nje bashkefshatarin e tij qe quhej My.G dhe se djali i My.G i cili quhet Mu. G. ka dijeni per vrasjen e shtetasit Shefo Duraj. Per kete, jane kryer kontroll ne banesen e shtetasit M.G, ne te cilen u gjet ky i fundit, gruaja e tij dhe djali i tij. Ne kontrollin e baneses u gjeten dy sepata te vogla, nje sepate e madhe, nje kosare, nje bel si dhe dy bidona plastic 1.5 l, njera e mbushur plot dhe tjetra deri ne 1/3 e saj me lende te dyshimte djegese, te cilat u sekuestruan me cilesine e proves materiale per ekspertime te metejshme.
Ne deklarimin qe i eshte marre familjareve te viktimes dhe konkretisht gruas se tij Shyqyrije Duraj, kjo e fundit ka treguar se burri i saj Shefo Duraj punonte ne Uzinen e Perpunimit te Naftes ne Ballsh ne sektorin e transportit. Me date 13.11.2016, Shefoja ka qene me sherbim turni I trete naten, te cilen e merrte ne oren 23:00 dhe e linte ne oren 07:00 te mengjezit te dites se neserme. Sipas saj, Shefoja ka dale nga shtepia rreth ores 21:30 duke I thene asaj se te nesermen pasi te linte punen do te shkonte ne fshatin Gjerbez per ngushellim te shtetasi N.B. Te nesermen e dates 14.11.2016, Shyqyrija nuk pati mundesi qe te komunikonte ne telefon me Shefon, pasi nuk kishte lek ne telefon dhe duke qene se pas ngushellimit ku do shkonte ishte po ate dite truni I trete naten, mendoi se Shefoja mund te flinte tek e motra e tij ne qytetin e Ballshit.
Sipas saj, vajza i kishte bere telefonate rreth ores 08:30 te dates 14.11.2016 dhe kishte konstatuar se ishte i fikur. Duke qene se edhe me date 14.11.2016 Shefoja nuk erdhi ne banese, atehere ata e kane kerkuar dhe kane bere kallezim ne Komisariatin e Policise Mallakaster per humbjen e tij. Ne lidhje me kete ngjarje, ajo ka thene se Shefoja nuk ka pasur konflikte , por dyshonte se njehere ne muajin Gusht apo Shtator te ketij viti ka ardhur nje nipi i M.G. nga Berati dhe kishte pyetur Shefon se ku kalohej per ne Aranitas dhe Shefoja ia kishte treguar rrugen. Kete dyshim Shyqyrija e kishte, pasi para viteve 1990 babai I Shefos qe quhej Llane ka vrare me thike babane e shtetasit M.G..
Viktima Shefo Duraj ne momentin e vrasjes dispononte dy aparate telefonike celulare, njeri prej te cileve u gjet ne vendin e ngjarjes kurse aparati tjeter nuk eshte gjetur.
Organi I Prokurorise ka hetuar per gjetjen e aparatit tjeter telefonik celular. Nga hetimi rezultoi se aparati telefonik qe dispononte viktima kishte numrin IMEI xxxxxxxx480.
Sipas pergjigjes se shoqerise telefonike xxxxx date 04.10.2017 rezulton se aparati telefonik me kete numer IMEI si me lart eshte regjistruar ne emer te shtetasit Feti Baki Yzeiraj banues ne fshatin Aranitas te rrethit te Mallakastres.
Rezulton se ky shtetas eshte nipi i shtetasit M.G , djali i motres, shtetas me te cilin dyshohet se viktima kishte hasmeri.
Deri ne kete faze te hetimeve paraprake provohet se telefoni qe viktima kishte me vete ne momentin e vrasjes eshte mare nga shtetasi Feti Yzeiraj me familjen e te cilit viktima dyshohet se kishte hasmeri.
Nga aktet e ketij procedimi penal rezulton se ka dyshime te arsyeshme se shtetasi Feti Yzeiraj eshte autor i vepres penale te "Vrasje me dashje" parashikuar nga neni 76 i K.Penal.
Per shtetasin Feti Yzeiraj eshte leshuar urdher ndalimi nga ana e Prokurorit me date 09.10.2017. Urdheri i ndalimit eshte zbatuar nga ana e policise gjyqesore me deate 10.10.2017 ora 00.30.

The post Detajet e ngjarjes/ Vrasja e teknologut në Ballsh, zbardhet dëshmia e gruas së viktimës appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more